Teatri Kombetar i Kosovës - Shfaqja "Me Afer" - Reprizat

Lajme te pergjithshme rreth muzikes rock, faqes rocksonte etj.
Post Reply
Massive Attack
Posts: 762
Joined: Wed Aug 18, 2004 1:00 am
Location: in limbo

Teatri Kombetar i Kosovës - Shfaqja "Me Afer" - Reprizat

Post by Massive Attack »

Image

Teatri Kombetar i Kosovës - Shfaqja "Me Afer" - Reprizat

Më 13, 17, 19 dhe 20 Prill prej orës 20:00 - Reprizat në Teatrin Kombëtar

Shfaqet "Më Afër"

Ora: 20h00

Shfaqja “Më Afër” (Closer) është një produkt artistik që i takon zhanrit dramë i cilësuar ndërkombëtarisht si tekst modern i nivelit Britanez që paraqet jetën e disa personave me të gjitha karakteristikat e jetës normale.

Nëpërmjet tekstit “Me afer” (Closer) paraqiten emocione të forta dhe tunduese të cilat me doemos përbëjnë eksperiencat personale të çdo njeriu. Dan (Besart Sllamniku)është një gazetar i dështuar i cili ka ambicie të bëhet edhe shkrimtar, dhe aksidentalisht takon Alis (Gresa Pallaska) një stiptizere e ardhur nga New Yorku në Londër, të cilët edhe nisin një lidhje liberale në aspektin e përgjegjësive dhe obligimeve veçanërisht nga ana e Dan. Gjatë lidhjes me Alis, Dan në një fotografim portret për librin e tij, dashurohet marrëzisht në fotografen Ana (Arta Selimi) e cila nuk ka bukurinë e Alis, mirëpo ka rrezatimin dhe profesionin joshës për Dan. Në një moment të veçantë bie në pah Larri (Astrit Kabashi) doktor nga qyteti i cili në një mënyrë bie në kontakt dhe dashurohet me Anën, me të cilën edhe fillojnë një lidhje me fillim të pasionuar. Pas një kohe të caktuar Dan mban lidhje me Alis vetëm për nevoja personale ndërsa dashurohet në Anën marrëzisht duke u munduar që me çdo kusht ta ndajë nga Larri. Alis me gjithë profesionin e saj fyes për një pjesë të shoqërisë mbetet e dashuruar në Dan në çfarëdo rrethane dhe kushti.

Në këtë mënyrë dashuria apo lidhja seksuale përcillet tek; Dani dhe Ana, Larri dhe Ana, Alis dhe Dan, si dhe Anes me Larrin dhe Dan-in. I gjithë ky kombinim tek çiftet, ku në të njëjtën kohë vinë në shprehje edhe emocionet e tjera si; hakmarrja, urrejtja dhe vetmia, në fund përshkruajnë tregimin intim të personazheve të cilët në mënyrë tejet origjinale paraqiten në këtë tekst.

Autor: Patrick Marber

Regjia :Kushtrim Koliqi

Luajnë: Gresa Pallaska,Astrit Kabashi, Besart Sllamniku, Arta Selimi

Kostumet dhe skenografija: Njomza Luci

Muzika: Trimor Dhom

Per te shiquar promon e shfaqjes percill linkun:
http://www.youtube.com/watch?v=FMaU0RSw5p0

Ju mirepresim

Rezervimin e biletave mund ta beni ne: 044/430693
Post Reply