JAZZ BAND I PARË NË HISTORINË E QYTETIT TË PRIZRENIT

Lajme te pergjithshme rreth muzikes rock, faqes rocksonte etj.
Post Reply
User avatar
Xheloz|
Posts: 5526
Joined: Mon Dec 29, 2003 7:54 pm
Location: Prizren
Contact:

JAZZ BAND I PARË NË HISTORINË E QYTETIT TË PRIZRENIT

Post by Xheloz| »

Image
Libri “Standardet e Jazz-it”, i cili u erdhi si dhuratë Shenollit dhe Heltit, ishte ‘fajtori’ më i madh që sot Prizreni e ka Jazz bandin e parë në histori.
Donald Tingle, shtetas amerikan, ishte personi i cili ua dhuroi librin “Standardet e Jazz-it” anëtarëve të grupit. Ky libër ishte shkaktari që i nxiti dy profesorët e shkollës së mesme të muzikës “Lorenc Antoni” në Prizren, të porosisin CD të shumta të Jazz-it dhe t’ia fillonin ushtrimeve.
“Ka qenë muaji mars kur ia filluam”, thotë sot Shenoll Tokaj, violinist i Jazz band-it “Komplet”.

Ditët e para dhe ushtrimet intensive

“Së pari ia nisëm unë, Helti (kontrabas) dhe Elvisi (kitarë), por pas ushtrimeve të para ne filluam ta ndiejmë mungesën e baterisë në band dhe brenda muajit na e ftuam edhe Pajën (Fatlind Dehiri) në rrethin tonë”, shpjegon Shenolli ditët e para të ushtrimeve.
Qysh në ushtrimet e para me Pajën, ata e vërejtën se ai nuk kishte kurrfarë problemi me ritmet e Jazz muzikës, kështu që prej fillimit gjithçka u ecte mbarë.
Në dy-tri muajt e parë të formimit të grupit, anëtarët e “Kompletit” ushtronin nga gjashtë orë në ditë, përkundër asaj që të gjithë punonin si arsimtarë, profesorë dhe punë tjera private.
Entuziazmi ishte në kulminacion në këta muaj, kujton Shenolli dy-tre muajt e ushtrimeve intensive.
Me ardhjen e verës, djelmoshat e “Kompletit” prej Standardeve të Jazz-it kaluan në Jazz-in kontemporan. Kështu, sot në programin e tyre përveç Standardes, mund të dëgjohet edhe Jazz-i kontemporan.

Dalja në skenë

Dalja e tyre e parë në skenë ishte në Hamamin e Gazi Mehmet Pashës, që e shënoi hapjen e festivalit të fotografisë, “Dokuphoto”, ndërsa më vonë të njëjtit morën pjesë edhe në hapjen e festivalit të filmit dokumentar dhe të shkurtë, “Dokufest”.
“Pas kësaj filluan të na thërrasin në kafe-bare, ku netëve që bënim ne muzikë mblidheshin rreth 300 e deri në 400 persona”, kujton Shenolli ditët e para të Jazz Band-it me publikun.
Pas netëve të para në Prizren, nëpërmjet një shoku të tyre, Jazz Band-i ftohet që të performoj edhe në disa lokale të ndryshme në Ferizaj. Shenolli për herë të parë kishte vërejtur publik në numër që e kuptonte dhe e ndjente Jazz-in.
“Në njërin nga ato lokale rinin kryesisht amerikanët dhe lokali udhëhiqej nga ata. Kështu që më duket se për herë të parë vërejta publik më në numër që dinte çka është Jazz-i. Duke performuar ne në lokalin e amerikanëve, vërejta se sa ata ishin përmallu për vendin e tyre. Ata i preku muzika që e bënim ne”.

Synim: Jazz festivali

Sa i përket emrit të grupit, Shenolli shpjegon se ata në fillim dëshironin që ta emërtonin band-in e tyre si çdo Jazz grup që bazohet në emrin e ndonjë kënge, kështu që nëpër mendjet e tyre sillej emri “Desafinado”, derisa një shok i tyre u kishte propozuar ta emërtojnë grupin me emrin “Komplet”. Jazz-erët e pëlqejnë këtë emër dhe ia vejnë emrin e grupit “Komplet”.
Tash, pasi këta muzikantë u bënë të njohur në Prizren, synojnë festivalin e Jazz-it që pritet të mbahet gjatë muajit nëntor. Sipas tyre, ky do të jetë rasti më i mirë që ata të tregohen para atyre që me të vërtetë e kuptojnë këtë lloj muzikor.

“Kemi përcjell prej shtypit se do të mbahet festivali i Jazz-it dhe kemi mendu që të paraqitemi aty, ku edhe do të kemi rastin që të tregohemi para atyre që e kuptojnë Jazz-in”, shpresojnë anëtarët e band-it.
Një formacion i tillë i Jazz-it nuk ekziston në trojet shqiptare, ku gërshetohen violina, kontrabasi, kitara dhe bateritë.
“Djemtë e kompletuar” prej Jazz-it standard i performojnë kryesisht kompozimet e Mile Davis, Colle Porter, Antonio Carlos Jobim, George Gershwin, Duke Ellington, etj., ndërsa nga Jazz-i kontemporan, Chick Correa, etj.





Anëtarët e Jazz Band-it “Komplet”

Shenoll Tokaj, violinë
Helti Guraziu, kontrabas
Elvis Bytyqi, kitarë
Fatlind Dehiri, bateri

© by Gazetajava
Powerslave
Posts: 3290
Joined: Mon Apr 26, 2004 6:48 pm
Location: Mbreterine e Maskave

Post by Powerslave »

Shume xeher Paja bubnjare legjend oshte
User avatar
cory taylor
Posts: 1567
Joined: Thu Dec 02, 2004 11:43 pm
Location: Holy Nazi Empire

Post by cory taylor »

Donald Tingle qaj qe jau ka dhon demek libirn osht profa jem :D:D:D:D:D:D:D
sology
Posts: 1167
Joined: Thu Nov 25, 2004 10:44 pm

Post by sology »

zhajjjjjjjjjjj Tingle, hahahaha euu proffa i trent osht :D:D:D:D:D:D
User avatar
Morrison
Posts: 4210
Joined: Fri Jul 15, 2005 5:36 pm
Location: Strawberry Fields

Post by Morrison »

More Shenollin e kom djal te axhes :o
Hallall i koft,se nime e meriton ky djal se si kali ka punu per mi ju dallu talenti per violine...
User avatar
Gjara
Posts: 89
Joined: Sat Jun 18, 2005 7:16 pm
Location: en Dugoj

Post by Gjara »

ky Bend po lypet n Ks... edhe ishalla ju hec... se mir kan menu.... ky menim ke qen edhe i imi per pi bo 1 Bend ...JaZz muzik.. po shprsoj e n te ardhmen do ju bashkangjitem ksaj Muzike..
User avatar
Lacho Tayfa
Posts: 307
Joined: Mon Jul 11, 2005 7:30 pm
Location: gjakove - tirane

Post by Lacho Tayfa »

interesant shenollin po e njo mir boll qe koka rras en jazz pun e mir veq qe do pun shum kjo muzik so hajgare krejt disonanca suhet me punu shum per me mujt me nxjerr dishka ishalla ju hec e bojin naj san
User avatar
Born2sk8
Posts: 7269
Joined: Sat May 07, 2005 8:17 pm
Location: 40000
Contact:

Post by Born2sk8 »

xeer :) vec perpara :D
User avatar
AngelOfDeath
Posts: 2873
Joined: Thu Mar 25, 2004 7:52 pm
Location: an der schönen blauen Donau

Post by AngelOfDeath »

kta jon te mire, masi e kan Elvisin aty :D
User avatar
MaGnuM
Posts: 537
Joined: Sun Jan 18, 2004 3:41 pm
Location: Shkup

Post by MaGnuM »

xheloz| THNX,
qeky lajm ia vlen njerez ...
nashta ka shansa mi ngu najkun ? ose psh me te 14.tin bon me ardh edhe kta :) ?!
haziri
Posts: 19
Joined: Sat Jan 07, 2006 11:03 am

Post by haziri »

Ju pershdes te gjithve.

Un jm regjestuar ne ke forom dhe me duket shum i mir pra, dhe ju uraj te gjithve fat te kenqur.


haziri
Post Reply