Code: Select all
(Mu dok palidhje qe s'kish pas ni tem t'hapme per SOAD edhe vendosa me hap njo)
System of a Down, gjithashtu i njohur si S.O.A.D., eshte band nga California Jugore, rock-band ky i formuar me 1994 nga Serj Tankian, Daron Malakian, Shavo Odadjian dhe John Dolmayan! Bandi ka thurur shume suksese me 5 albumet e tyre, bandi luan zhanret Alternative Metal, Progressive Rock, Hard Rock dhe Experimental.
Bandi System of a Down ishte nominuar 4 here per "Grammy Awards", por vetem nje here ka fituar, ne vitin 2006 per "Best Hard Rock Performance" me kengen "B.Y.O.B".
System of a Down, sic thame dhe me heret ka 5 albume! Albumi i pare eshte ai i titulluar "System of a Down" ne vitin 1998 me gjithesejt 13 kenge, albumi i dyte eshte "Toxicity" i cili ka dalur ne vitin 2001 me 14 kenge, albumi i trete eshte quajtur "Steal this Album" nje vite me vone (pra ne 2002) me 16 kenge, ne vitin 2005 dolen dy albume te ketij grupi, i pari ishte "Mezmerize" me 11 kenge dhe albumi i dyte i ketij viti dhe i fundit deri me tani per kete grup ishte "Hypnotize" me 12 kenge te incizuara.
Antaret e Bandit:
Serj Tankian (lead vocals, keyboards, rhythm guitar)
Daron Malakian (vocals, guitar)
Shavo Odadjian (bass, background vocals) dhe
John Dolmayan (drums)
Qe nga krijimi i ketij bandi, ka funksionuar ne kete form dhe me keta antare "System of a Down", pa ndryshuar asnjehere deri me tani.
Ne vitin 2006 kenga "Toxicity" e S.O.A.D., ishte radhitur e 14 ne listen e "Top 40 Metal Songs", gjithashtu Daron Malakian eshte vleresuar si gitaristi 34 ne top 100 gitaristat!