Bjelo dugme

User avatar
Xheloz|
Posts: 5526
Joined: Mon Dec 29, 2003 7:54 pm
Location: Prizren
Contact:

Bjelo dugme

Post by Xheloz| »

Bregovic, nje sukses i vertete ne Tirane. Sot nata e dyte ne Pallatin e Kongreseve

2 Prill 2006



Goran Bregovic, nje nga personalitetet e muzikes ballkanase ne bote, arriti sukses te shtunen ne mbremje ne naten e pare te koncertit te tij 'live', ne sallen qendrore te Pallatit te Kongreseve ne Tirane.

Pergjate tri oresh Bregovic, i veshur ne te bardha i shoqeruar nga orkestra e tij "Martesa dhe Funerale" e perbere nga 42 muzikante, nga kori i grave veshur me veshjet tradicionale te Ballkanit si dhe nga kori zemadh i burrave percollen per spektatorin shqiptar, 28 krijime te shkruara nder vite.
Me duartrokitje u priten melodite klasike te kantautorit boshnjak, i cili hyri ne rrugen e suksesit ne vitet '60-'80 si lider i grupit rock "Bjello dugme". War, Dreams, Lost lamb-Scherzzo, So nevo si, St. Bartholomy Night, Sanktus Deus, Aven ivenda, Natura, Maki maki, Te kuravie, Sex, Polizia, Underground Tango, Hop, hop, hop, Ringe, ringe raja, Lubenica, Death, In the Death Car (Arizona dreams), "Ederlezi" (Koha e ciganeve), Mjesecina, Kolo, Rasle Tikve, Underground Cocek, Bulgarian Traditionnal, Caje Sukarije, Weddings and Funerals, Kalasnikov dhe Belly Button of the World ishin pjeset e shkelqyera te nates se pare te koncertit te Goran. Se bashku me orkestren e tij te larmishme permes notave moderne te harmonizuara me folkun ballkanas dhe fanfaren cigane, liturgjite e shenjta, Goran arriti ta kthente sallen e Pallatit te Kongreseve ne Tirane, ne nje arene te gezueshme. Ne kenget e tij transmetohej pasioni, misteri, origjinaliteti ballkanas si dhe dhimbja qe kane sjelle luftrat ne kete toke mesdhetare.

Pjeset e ndryshme te krijimtarise se 56 vjecarit Bregovic te njohura per publikun shqiptar nuk mund te mos krijonin dhe atmosferen e nje feste ku te gjithe kercenin sapo degjonin tingujt e pare te melodive.
Sonte ne mbremje-e Diele- ne ndryshim nga nata e pare, koncerti eshte konceptuar me ritme rinore, rock, ku Bregovic do te shoqerohet nga banda e tij.
Gjashte vitet e fundit Bregovic ka organizuar rreth 160 koncerte ne mbare boten. Producente e muzikes se kantautorit boshnjak, Bregovic ne koncertet ne mbare boten eshte kompania muzikore "Universal music", ndersa per koncertet ne Ballkan kompania "Star music".
����� Goran Bregovic e nisi karrieren e tij me muziken Rock ne vitet '60-'80, dhe per pesembedhjete vite radhazi u be i njohur me grupin e tij "Bjello dugme", grup me te cilin publikoi trembedhjete albume, te shitura deri ne 6 milion kopje. Turet muzikore te panumert ne keto vite e bejne Bregovicin idhull te rinise serbe dhe me gjere.



(Atsh/Balkanweb)
User avatar
Xheloz|
Posts: 5526
Joined: Mon Dec 29, 2003 7:54 pm
Location: Prizren
Contact:

Post by Xheloz| »

harrova me bo 1 pytje lidhje me ket..
qka mendoni a ishin mir pritur Bjelo Dugme ne KS?
User avatar
KING
Posts: 1490
Joined: Thu Apr 01, 2004 1:42 pm
Location: Larg prej ktu
Contact:

Post by KING »

Menoj qe Bjelo Dugme si bend ish prit mir, sidomos prej gjeneratav te vjetra qe e kan ngu qit bend n'kohen e tyne, ama Goran Bregovic me orkester te tij sma merr mendja qe ish prit mire, pasi qe shumica e orkestres jon shkije,magjup etj, edhe per ni arsye tjeter qe ai e ka ndrru zhanrin edhe po bon muzike ma shum per darsma edhe per funerale, e jo kang te Bjelo Dugmes.
User avatar
eL^bArTo
Posts: 1932
Joined: Thu Apr 28, 2005 8:43 pm
Location: Mitrovicë
Contact:

Post by eL^bArTo »

Bjello Dugme kur jon kon ne PZ para lufte e kan knu kangen Kosovska(qe qit kang e kan marr prej te ndjerit Agim Berishes)edhe e kan kall atyyhen( qita ma ka kallxu rock_mitrovica)...pperndryshe Bjello dugme jon tfort i kan do sene tmira e sa per a ishin mirprit a jo...sdi kan ndryshu shum sene tash osht shum shtir me konkludu se a kan me mirprit me ju knu ni shka shiptarve....

sa per Goranin niva qi kish bo Music ne Shqipri edhe kish knu kang Shoveniste AntiKsv qi sem ka pelqy hiq se krejt shiptart e Shqipnis e kishin perkrah e tuj ja nis prej Edi Rames e te posht....
User avatar
andromeda_rock
Posts: 7416
Joined: Sun Sep 04, 2005 3:50 pm
Location: Edinburgh

Post by andromeda_rock »

un kisha shku me i ngu me ton qef e sidomos disa kang shqip qe i kan knu .!.
User avatar
Android
Posts: 4919
Joined: Fri Mar 25, 2005 8:44 am
Location: The Elegant Universe

Post by Android »

E kom lexu para njo 20 dite n'gazeten Lajm qe Goran ka pas me dhon performance bile se bashku ka kerku edhe grupin polifonik te Janines, po siduket nuk ju ka shku pershtat.
Pergjithesisht per Bijelo Dugmen kom pas njifar simpatie, edhe kan pas muzika te mira, amo qka kom kuptu osht se deshtim total per Goran Bregoviqin ka qen konga Kollashnikov qe e ka kendu (bile gjat trazirave dhe kohes luftes ne KS), osht kong me porosi nacionaliste e shoveniste, ashtu kur e paraqet qe qdo ballkanas mesatar..ka nevoj per ni kollashnikov personal blla blla, nashta nuk i ka pas per cak shqiptaret, veqse ajo kong ka qen definitiv pasqyr qe e kom kuptu se qka ne t'vertet osht Goran Bregoviq, thjesht.. per muzik me ja shtri doren amo per diqka ma shum ë-ë!
Edhe mvjen shum keq edhe shum rond prejj...ngazellimit te shqiptareve tu perfshi edhe vajzen e Ismail Kadares e masnej Edi Ramen.. t'ciilet me fol ashtu banal- jon lag mas tij at nat, me t'vertet deshpruse.
User avatar
skinhead
Posts: 5392
Joined: Sun Dec 26, 2004 5:37 pm
Location: Reich!
Contact:

Post by skinhead »

Qiriri në vernd te targetit


*Ta kujtojm Roger Water-in dhe kengen ''Each small candle'' te cilen ia kushtoi KOsoves.Inspirimin e mori nga nje artikull qe lexoi ne ''the london times'' ne kohen kur Bregoviq mbante fanellat me taegetin qe sfidonte misionin shpetimtar te natos. Ndoshta prap po e perziejm ''politiken me art'' dhe nuk po shprehim ndjesi per nostalgjiken shqiptare. Por qfar te bejme kur ne kosove nuk kemi nostalgji per Bregoviqin por per Pink Frloydat dhe kohen kur Water, Gilmour, Mason dhe Wright ishin bashk

-Ne nje medium te Shqiperise , Tedi Papavrami thote se Prishtinen , ne femijeri e ka indentifikuar me Nju Jorkun: Rokeret e shqiperise degjonin fshehurazi Radio Prishtinen , per tu informuar me rrjedhat e rokut nga krijimtaria ne Kosove.. dhe qe kengetaret ne Kosove kishin nje ndikim te madh ne dukjen dhe stilin muzikor te kengetarve ne shqiperi

-ta kujtojm ne ket aspekt Roger Waters-in dhe kengen ''Each Small Candle'' i cili tregim lind me 22 korrik 1999, per ta deshmuar repektin ndaj adhuruesve , vendosi ta kendoj kengen e tij me te re per luften ne Kosove, ku inspirimin e mori ne gazeten ''london times'' ne koohen kur Bregoviqi mbante fanellat me targetin qe sfidonte misionin shpetimtar te natos.


Prap po e permendim njeriun prane te cilin Bregoviq e njohu veten ( se edhete roket katunare); prap po e ''perziejm politiken me art'' dhe nuk po shprehim ndjesi per '' nostalgjine shqiptare''!?Qfare te bejme kur ne Kosove nuk kemi nostalgji per Bregoviqin , por per Pink Floyd-at dhe kohen kur Waters, Gilmour, Mason dhe Wright ishin bashke.
Equditshme, por diket se nostalgjine e kemi te sofistikuar!?
Apo ndoshta ky edhte nje paragjykim....?!

Qiriri


Image


ne vend te targetit


Image

kush e kupton kto dy shenja ta trusin bothen e mos t folin frrcc mrrcc :wink:
User avatar
skinhead
Posts: 5392
Joined: Sun Dec 26, 2004 5:37 pm
Location: Reich!
Contact:

Post by skinhead »

... do sene t mahershme duhet mos mi qit n harre...

9 vjet ma heret faith no more n albumin ''album of the year'' kan edhe kangen ''Prishtina'' e cila nga rock-kritiket edhte cilesuar si kanga me e dhimbdhme friksuese.Autori i ksaj kange Billy Guild, synante ta tehiqte vemendjen e botes te vuajtjet e Kosoves.

-hapja e shqiperise ndaj botes ne vitet '90 dhe ringjallja e kontakteve Kosove-shqiperi, fatkqesisht u be permes njerzve te gabuar te tedy aneve.Ne njeren ane ishte shqiptari i cili ''per nje benz do ti duronte 10 millosheviuqe''dhe Kosovari i cili mendonte se me para mund te siguronte superioritet.
Por fatkeqsisht edhe pas 15 vjetve vazhdojme te shikohemi se ''ne dhe ata'' me arsyetime e pytje bajate si: ku ishim-ku mbetem; ku ishin-ku vajten; kush patriot e kush tradhtar, kush kriminel e kush i ndershem, kush flet bukur e kush keq.
Krahasimet per te keq na viheshin kryesisht neve te Kosoves.
te tilla jan reagimet ne shqiperi pas boyimit te shkrimit ''garoan bregoviqi ndryshe...''


fejton--- ja ku jemi ne ''shqiptaret''
zhuti_rock
Posts: 2391
Joined: Wed May 03, 2006 1:35 pm
Location: anej ka molla kuqe..

Post by zhuti_rock »

u kan ne tirane goran bregovic edhe shume ka pas publik e per ne ks??????
User avatar
Born2sk8
Posts: 7269
Joined: Sat May 07, 2005 8:17 pm
Location: 40000
Contact:

Post by Born2sk8 »

ooo vec me ngu Djurdjevdan i her lajv ma shum sen skisha dasht :D
User avatar
Dënalisa Insane
Posts: 7381
Joined: Sun Oct 02, 2005 7:36 pm
Location: Berlin/Perzeren*

Post by Dënalisa Insane »

Baba jem shum i adhurojke keto dhe m'pat tregu qe Goran Bregovic ka qen Gitarrist n'der mate mirave ne Evrop. :)

Un perveti si njo valla.
User avatar
SySTeM_oF_A_DoWn
Posts: 889
Joined: Fri Oct 21, 2005 9:20 pm
Location: Nga Republika e Kosoves

Post by SySTeM_oF_A_DoWn »

spo e njoh qet bregovicin.... kurse per bjello dugme.. me ka tregu nji shok qe kishe shum te mir jan kan ... ku ta di une ..aj me pat tregu se Bjelo Dugme me "Deep purple" kan bo muzik me nji studio ne angli....jo pernjehre me ta bashk mirpo..kishe DP paskan bo muzik masdite ne qat studio e BD ... paskan bo paradite ...
User avatar
skinhead
Posts: 5392
Joined: Sun Dec 26, 2004 5:37 pm
Location: Reich!
Contact:

Post by skinhead »

...aj me pat tregu se Bjelo Dugme me "Deep purple" kan bo muzik me nji studio ne angli....



me Pink FLoyd


t paska thon gabim :wink:
User avatar
rrezarta
Posts: 247
Joined: Tue Apr 26, 2005 1:38 am
Location: G-L::A::N-G-ike
Contact:

Post by rrezarta »

U PLANINE HEHEHHE SHUM I DU MPELQEJN
User avatar
alterlife
Posts: 1731
Joined: Sat Mar 04, 2006 5:22 pm
Location: Parallel Universe

Post by alterlife »

Alice_Cooper_Rocks wrote: Baba jem shum i adhurojke keto dhe m'pat tregu qe Goran Bregovic ka qen Gitarrist n'der mate mirave ne Evrop. :)

Un perveti si njo valla.

:arrow: as une si njo, edhe knaiher i qet kshtu neper kanale t serbis, po sedi sum lajn qaq pershtypje...nashta edhe pse si mar vesh qka thojn :cry: :P
Post Reply