E verteta rreth grupit “EDISONI” (1963) – PRISHTINE

Diskutoni rreth rock grupeve shqiptare.
Post Reply
User avatar
AC/DC
Posts: 339
Joined: Sun Feb 07, 2010 7:38 pm

E verteta rreth grupit “EDISONI” (1963) – PRISHTINE

Post by AC/DC »

Flet Hilmi Statovci, themelues, kengetar dhe batrist i grupit:

E kaluara eshte e verteta e cila duhet treguar ashtu si ka ndodh ose te mos permendet fare. Falsifikimi sipas deshires eshte turp edhe mekat i madh.

Kam menduar nje kohe te gjate, shume te gjate (menjehere pasluftes) se keto do te ndalen, por nuk ndodhi ashtu. Perdite e ma shume po rriten falsifikimet, thote Hilmi Statovci. Prandaj, ai ka vendos qe ti shpalosi ato te verteta per fillimin e Rock muzikes ne Prishtine.

Per te gjitha keto qe do ti thote Hilmiu zotohet se jane te verteta dhe se ai merr pergjegjesine per vertetesine e shenimeve.

Sabri Fejzullahu, ka 13 vite qe jep deklarata te llojllojshme dhe te paverteta, sa qe vertete nuk mundet njeriu as me i paramendua. Nje deklarate e fundit e tij e qe ishte katastrofale, ishte ne emisionin “Odeon”, ku ai tha se eshte shqiptari i pare dhe themeluesi i pare ne Kosove i AVI (Ansamblit Vokalo Instrumental) “Edisoni”. Disa te cilet i permendi si (Bujko Gami, Shpend Bajrami, njefare Adnani), te cilet kane qene muzikante, por me te vjeter se NE, dhe se nuk kane pas lidhje me grupin“Edisoni”, ata kane qene me se paku 4 apo 5 vjet me te vjeter se NE. Sabri Fejzullahu, as qe ka kenduar me ata ndonjehere.

Ajo me e renda eshte se Sabriu pretendon se ka qene themelues. Nuk pi uje kjo, sepse ne ate kohe prinderit tane mezi na kane ushqyer me buke, e jo se jo me na dhane lek, per te formuar orkestra apo grupe. E them kete per veten time edhe per Sabriun, sepse e di kete me siguri (Babai i Sabriut ka qene djali i halles sime). Pra ne kemi qene te nje shtepie edhe kemi ngrene ne nje sofer. Keto qe po i them publikut por edhe Sabriut, duhet te kuptohen si dy gjera te ndara.

Relacioni i jone familjar eshte i pamohueshem, i pa diskutueshem, prandaj edhe me vjen shume veshtire. Por duhet thene te verteten per shkak etikes, por edhe muziken dhe rrugen tone artistike. eshte diçka shume e ulte kur per shkak te njefare “patriotizmi” i anashkalon akteret e vertete, kur te gjithe jane te vetedijshem dhe e dine fort mire se, ata (nuk ishin shqiptare), ata kane qene anetare te grupi dhe kane ekzistua, dhe nuk mundemi te genjejme tani vetem se nuk ishin shqiptare, pa marre parasysh se ai pelqen dikujt apo jo. Keshtu Sabri Fejzullahu, shpik emra shqiptar pa qene fare anetar te grupit. E papranueshme apo jo ?

Kengetaret te cilet kane kenduar Rock e te cilet kam njohte shume mire : Nexhmedin Mustafa (Çelentano) dhe Selatin Muqolli kane qene kengetare te afirmuar dhe kane kenduar me Orkestren e Radio Prishtines, dhe nuk kane kenduar ne asnje Rock grup, sepse nuk ka pas. Me vone kane qene (nuk eshte renditja kronologjike) keta : I ndjeri Haki Misini me grupin “Mak”, Naser Gjinolli (Minatori, Njazi Bytyqi me “Marimangat, “Elita”-5, e mandej me radhe. Une edhe Sabriu kemi kenduar muzike te kohes, pra Cancone edhe tjera, kryesisht italiane edhe angleze.

Nje gje eshte shume e vertete, se Sabriu nuk ka kenduar asnjehere ne gjuhen serbo-kroate, kurse une po.

Kenga e pare e imja e kenduar para publikut te gjere eshte kenduar ne Gjilan, ne takimet e qyteteve (ku edhe e mora çmimin e pare), ka qene kenge e kengetarit italian, Adriano Celentanos , Si e spento il sole, e kenduar ne gjuhen Jugosllave, ne Korrik 1963.

Une mundem me e quajt veten Rock-er, sepse kam qene instrumentist (Bateri), edhe themelues i AVI-t te pare, edhe kam qene ne nivelin e duhur.

Ja se si kane rrjedhur gjerat, tregon Hilmiu :

Ansambli Vokalo Instrumental- AVI ose VIS “Edisoni”, eshte themeluar ne Vjeshten e Vitit 1963, ne Shkollen e Mesme Teknike “19 Nandori” ne Prishtine. Iniciatoret kryesore kemi qene une-Hilmi Statovci, edhe e nderuara Kaqusha Jashari (atehere Fejzullahu). Kaqusha ka qene kryetare e komitetit te rinise, kurse une kryetar i komisionit per jeten kulturo-zbavitese. Ne ate kohe j’u ndan shkolles nje shume e parave per keto aktivitete, edhe ne bleme tri kitare elektrike, nje pale Tupana, perforcuese me nje mikrofon, edhe nje altoparlant. Kurse anetaret e grupit ishin :
Hilmi Statovci -Solo kengetar dhe baterist
Agron Beluli -Ritem Kitare
Aleksandar Millosheviq -Solo Kitare
Zllatko Janiçijeviq -Bass Kitare dhe
Sllobodan Nojkiq -Baterist

Emerimi i grupit “EDISONI” ju dha fale rrethanave dhe respektit ndaj Kaqusha Jasharit edhe ndaj meje, edhe pajtoheshin te gjithe. Nuk ishte as serbisht e as shqip, por ishte emri i shkencetarit.

Koncertin e pare, para opinionit te gjere e kemi dhene me 19 nentor te vitit 1963 (tani eshte 50 vjetori i paraqitjes se pare te grupit EDISONI)-per diten e shkolles, e meqenese ajo ishte edhe dita e çlirimit te Prishtines. Ky manifestim u mbajt ne “Ballkonin” e Keshillit Ekzekutiv (ende pa perfunduar ndertimi), ne anen e Komunes, mbi skelet e ndertimtareve, te cilat na mundesuan me u pa nga publiku i tubuar para permendores.

Keshtu filluam edhe organizimin e ballove kryesisht neper shkolla: teknike, gjimnaz, shkollen ekonomike, bujqesore-aty ku gjetshim mirekuptim, e dikur me vone, kah fundi i vitit 1964 filluam te dalim edhe jashte Prishtines si : ne Peje, Ferizaj e pak ma vone edhe ne Kurshumli, Prokuplje, e vende tjera.

Ka pasur ndryshime te shumta te anetareve (kane shkuar edhe kane ardhur te tjere), por asnjehere ata te cilet po i permende, ose me mire te them-po i trillon, qe sa e sa here Sabri Fejzullahu.

Shume shkurt do ta sqaroj edhe kontributin e tij. Sabriun, une e kam ftuar ne fund te vitit 1965, kur edhe e kompletuam disi AVI-ne. Une dhe Rista me dy gjimnaziste Hasanin dhe Nenin. Kemi kenduar bashke (me nje mikrofon) ne shume vende si ne : Mensen e Ramiz Sadikut, kopshtin veror “Kozara”,Kurshumli, e pak me gjate ne shtepine e armates ne Prishtine, prej ku edhe morem ftesen per audicion ne Radio. Ate e kaluam me sukses dhe i beme incizimet e para.

Sabri Fejzullahu, u regjistrua ne shkollen e larte per aktrim, dhe keshtu u nda rruga e jone e perbashket. Ai ne teater dhe radio, e une neper Ballo, e me vone neper hotele dhe lokale tjera.

Kjo eshte e verteta, sa i perket nismave te para te Rock-ut ne Prishtine, e per me teper do te shkruhet (besoj shume shpejte ne monografine e Rock-ut kosovare, te cilen eshte duke e shkruar i nderuari Luan Tashi. Shpresoj qe kjo do te ndodh shpejt, sipas deklarates qe e pat dhene Tashi ne emisionin”Oksygen”.

Fatkeqesisht, Hilmi Statovci ka pas me shume foto te asaj kohe (4 apo 5), por qe gjate luftes ja dogjen. Kjo eshte e vitit 1965. Nuk ka foto te grupit “Edisoni”. Ne foto eshte grupi qe formohet pak me vone, e qe eshte quajtur “Bozhuret”./rockshqip.com

Ilaz Aliu

Linku direkt
Post Reply