ALBA LYRICS

Diskutoni rreth rock grupeve shqiptare.
User avatar
Dënalisa Insane
Posts: 7381
Joined: Sun Oct 02, 2005 7:36 pm
Location: Berlin/Perzeren*

Re: ALBA LYRICS

Post by Dënalisa Insane »

kush e din tekstin e kenges "Po Perzihet Perzereni"?
User avatar
maqorri 12
Posts: 654
Joined: Thu May 01, 2008 12:59 pm
Location: in the place where we have to die for living (hades the world of darkness)

Re: ALBA LYRICS

Post by maqorri 12 »

shum ide e qellume jom i bindur qe ka me pas sukses t madh
User avatar
Dënalisa Insane
Posts: 7381
Joined: Sun Oct 02, 2005 7:36 pm
Location: Berlin/Perzeren*

Re: ALBA LYRICS

Post by Dënalisa Insane »

Dënalisa Insane wrote:kush e din tekstin e kenges "Po Perzihet Perzereni"?
:| :arrow: pliisss
cimi_rhcp
Posts: 5040
Joined: Sat Sep 09, 2006 4:00 pm
Location: Capital

Re: ALBA LYRICS

Post by cimi_rhcp »

Dënalisa Insane wrote:
Dënalisa Insane wrote:kush e din tekstin e kenges "Po Perzihet Perzereni"?
:| :arrow: pliisss
qe se e gjeta tekstin.
btw, ne fund e ki edhe pak ni historiat. ne google e gjeta, sosht historiati prej meje, anyway, shum shum interesant. baj :wink:

Kenga e Rrust Kabashit

Po perzihet mor Prizereni,
na jane qarte ,zotnit mes veti.
Qarte na jane zotnite nder veti,
Shaqir Aga qaj Rrust Regjepi.
Rrust Regjepi i hypi atit,
gjan e gate po ia leshon sokakut.
Leshon sokakut e leshon qarshise,
shkon tuj ble barut te alltise.
Blen barutin me Ukshinin,
a ma pat kun Shaqir Age Nishin.
As'ma pate kun Shaqir Agen,
te xhamia po e fale xhenazen.
Fale xhenazen te xhamia.
Hysen Ages na i vdiq e bija.
Pe hjekson ai imamgjia.
Imamgjia Mulla Zymeri.
Lufton Rrusta UKimeri.
Lufton Rrusta ne Bazharhane,
aman Rrust pash jeten tane,
shume e gjakun sot na e bane.
po shkon gjaku si ne kasaphane.
Ne kasaphane si te kasapi
I shkoje haberi Sulltan Muratit.
I shkoj haberi Sulltan Hamitit.
ti kane pre tuxharte prej Nishit.
Se m'kane nxjerr jashte prej mexhlisi.
Se m'kane nxjerr m'kane lane ne sokak.
Hafez Pasha nje pashe plak,
qiti topat mbi Muzhlak,
Kall Kabashin tym e flake.
Tym te zi e flak te verdhe
kulla e Rrustes me qemer.
Me qemer rrethue ne xhama,
po thote Rrusta vete e bana.
Vete e bana e s'po e kam dert,
kam nis luften me hyqymet.
Zot kesaj lufte kush i prini,
Rrust Kabashi e mulla Brahimi.

Kjo kenge i kushtohet Rrust Kabashit, nje figure majft te perfolur gjate kohes se lidhjes se Prizrenit. Ngjarja e shtjelluar ne kenge mund te kete ndodhur rreth viteve 1878-1880.
Shaqir Age Nishi siq duket ishte nje feudal shqiptare i cili si shume muhagjire te tjer pasi kishin hyre trupat serbe ne Nish, Leskovc dhe Vranje ,kishin ardhe ne Kosove.
Me sa dihet ky feudal si perkrahes i Perandorise osmane,gjate kohes se Lidhjes se Prizrenit , kishte pasur nje zenke me Rruste Kabashin te parine e Kabashit te Prizrenit dhe kjo kishte shkaktuar kete gjakederdhje.
Ne historiografine shqiptare thuhet se Rrust Kabashi ne vitin 1881, gjate sulmite forcave turke te Dervish Pashes per te pushtuar Prizrenin, ai me shume feudale te tjere kishte bashkepunuar me turqit. Megjithate dilema perseri qendron, sepse ne krahasim me feudalet e tjere posa ushtri turke hyne ne Prizren urdheron varjen e Rrust Kabashit.
Kenga edhe pse nuk ka motive te forta, megjithate paraqet Rrust Kabashin si nje kundershtare te hershem te Turqise. Mulla Brahimi ishte nje hoxhe nga fshati Semetishte i Llapushes.
User avatar
Dënalisa Insane
Posts: 7381
Joined: Sun Oct 02, 2005 7:36 pm
Location: Berlin/Perzeren*

Re: ALBA LYRICS

Post by Dënalisa Insane »

ej flm shume, po historin pak a shume e njoh, kenga e Stergjyshit tem =)
cimi_rhcp
Posts: 5040
Joined: Sat Sep 09, 2006 4:00 pm
Location: Capital

Re: ALBA LYRICS

Post by cimi_rhcp »

Dënalisa Insane wrote:ej flm shume, po historin pak a shume e njoh, kenga e Stergjyshit tem =)
po a? :shsmile:
se pasna dite, anyway, une te kallzova qe se kom shkru une, kshtu qe edhe me pas naj gabim pa fakte ose njs, sosht prej meje.
ba baj :mrgreen:
User avatar
Nothingham
Posts: 29
Joined: Tue Jul 22, 2008 10:01 am
Location: In hell...

Re: ALBA LYRICS

Post by Nothingham »

ajt a po provon me ma gjet dikush...

crossbones-perseri lyric-in se m tranoj...
User avatar
David Gilmour
Posts: 5122
Joined: Sun Sep 09, 2007 9:05 am
Location: Prizren
Contact:

Re: ALBA LYRICS

Post by David Gilmour »

kush mundet me gjet "Ku ka me mir se me qen shqiptar"
ehde "Koleteralisht"
cimi_rhcp
Posts: 5040
Joined: Sat Sep 09, 2006 4:00 pm
Location: Capital

Re: ALBA LYRICS

Post by cimi_rhcp »

David Gilmour wrote:kush mundet me gjet "Ku ka me mir se me qen shqiptar"
ehde "Koleteralisht"
CUTE BABULJA - KOLATERALISHT

Kolateralisht qendroj ne haps
dhe mahnitem kur mahitem se habitem
por stu hiqem japim kaps

Konspirativisht tentoj, tentoj
tja tentoj tentativa qe ma shporin kalkulimin
mu ne laps

Ajo me nuk me don
nuk me pervidhet neper kambe
me vjen marri ta shoh
vend pa vend
Nuk me don me jet zbrazeti ta shoh
vend pa vend

Dekorativisht nuk ndermarr me asnje hap
dhe qortohem kur mundohem te afrohem dhe palohem ne dollap

Shkurtimisht jam i vogel dhe i trashe
dhe shkallmoj kur tentoj t'masturboj duke menduar tjetren vashe
duke menduar tjetren vashe
duke menduar tjetren vashe

Ajo me nuk me don
nuk me pervidhet neper kambe
me vjen marri ta shoh
vend pa vend
Nuk me don me jet zbrazeti ta shoh
vend pa vend
cimi_rhcp
Posts: 5040
Joined: Sat Sep 09, 2006 4:00 pm
Location: Capital

Re: ALBA LYRICS

Post by cimi_rhcp »

qe edhe kta 8)

Asgje Sikur Dielli - Ku ka më mirë se me qenë shqiptar

Ku ka më mirë, ku ka më mirë
ku ka?
shqiptar... shqiptar

Shefqet, Alban, Dibran, Fatime, Selime, Aida, Klejda, Mimoza, Zana, Ariana, Theofan, Bujar, Visar, Altin, Kadrush, Kristë, Anton, Faton, Labinot, Drita, Iliriana, Shtjefën, Sherafedin, Alaudin, Gjergj, Lekë, Floriana, Vjosa, Suzana, Fatos, Petraq, Ilir,
Salih, Ibrahim, Hashim, Enkela, Jeta, Marenglen, Enver, Fidan, Korab, Alma, Arta, Kastriot, Stakë, Bedri, Zylfiqefli, Lutfi, Luigj, Shefkije, Alije, Lejla, Ibish, Ndue, Miranda, Fron, Sherafedin, Bora, Shkëndije, Patriot, Trim, Aldo, Ridvan, Shyqri, Paskal, Zeqir, Robert, Gani, Ardit, Shinasi, Sandër,
Redon, Saranda, Ragip, Afrim, Gëzim, Besim, Bajram, Shkenca, Flamur, Veton, Halit, Xhavit, Ramush, Enkela, Jeta, Liridon, Irena, Hysnije, Elena, Rifadije, Fllanza, Mariza, Melihate, Shqipe, Kosovare, Abetare, Shqiptare.
User avatar
David Gilmour
Posts: 5122
Joined: Sun Sep 09, 2007 9:05 am
Location: Prizren
Contact:

Re: ALBA LYRICS

Post by David Gilmour »

Cimi shum thnxxx se shum m'kan vyt qito dyjat sidomos Ku ka me mir se me qen shqiptar
cimi_rhcp
Posts: 5040
Joined: Sat Sep 09, 2006 4:00 pm
Location: Capital

Re: ALBA LYRICS

Post by cimi_rhcp »

me ner kofsh, sa her t'kish nevoje sosht prob! 8)
User avatar
Nothingham
Posts: 29
Joined: Tue Jul 22, 2008 10:01 am
Location: In hell...

Re: ALBA LYRICS

Post by Nothingham »

Nothingham wrote:ajt a po provon me ma gjet dikush...

crossbones-perseri lyric-in se m tranoj...

a sma gjetet be qet tekst a ...
Search
Posts: 944
Joined: Mon Sep 08, 2008 3:40 pm
Location: SICILi

Re: ALBA LYRICS

Post by Search »

Nothingham wrote:
Nothingham wrote:ajt a po provon me ma gjet dikush...

crossbones-perseri lyric-in se m tranoj...

a sma gjetet be qet tekst a ...

une ta gjoj
User avatar
dark
Posts: 2023
Joined: Thu Feb 03, 2005 4:33 pm
Location: KRYEQYTET
Contact:

Re: ALBA LYRICS

Post by dark »

Bravo kejtve, sidomos cimi_rhcp qe po ndihmon nket topik...

Moti sjom kon knej veq per me i mar do texte hina, bravo anilë se mki ndihmu :P
Post Reply