Sporti si imazh i keq

Diskutoni per gjitha sportet ne pergjithsi me perjashtim te football dhe basketball.
Post Reply
User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

Sporti si imazh i keq

Post by V | a G r a »

Sporti si imazh i keq

Miku im më shpjegonte faktin se shqiptarët po i ndërtonin heronjtë e tyre të gjallë, gjë të cilën e vlerësonte si hap shumë të rëndësishëm. Ndjehej i lumtur që fëmijët po e zëvendësonin emrin e Dzajicit, një futbollist i njohur serb, me emrin e Vokrrit

Kam shkruar njëherë për një mik timin se është gjyqtari më i rrahur në botë, por nuk e di pse ky fakt nuk është futur në Librin e Ginisit. Ai ndante drejtësinë në futboll dhe në hendboll, kështu që i binte të hante dajak edhe nga ata që luanin me dorë, edhe nga ata që luanin me këmbë. Ai njësoj ka hëngër dajak si para lufte, si pas lufte. Kur një ditë, jo fort moti, ia zunë pritën në rrugë dhe e rrahën për vdekje, më në fund u dorëzua. Jam shumë i lumtur që ai është gjallë. Ata që merren me sport e kanë të qartë se fjalën e kam për gjyqtarin Feriz Parllaku.

Për Libër Ginisi ishte edhe finalja e Kupës së Kosovës në basketboll, e cila u “derdh” para se ta merrte fituesi. Njësoj për Libër Ginisi ishte edhe rasti i së shtunës në ndeshjen futbollistike ndërmjet juniorëve të Flamurtarit nga Prishtina dhe Dritës nga Gjilani. Ndeshja e këtyre pionierëve të rritur përfundoi vetëm për 30 sekonda! Një junior i Flamurtarit grushton gjyqtarin dhe i jep fund ndeshjes pa bërë edhe as një minutë lojë.

Raste të tilla dhe të ngjashme mund të gjejmë sa të duam në sportin kosovar. E nëse psikologjia e turmave shprehet më së miri në tubime të tilla të karakterit garues, kjo do të thotë se pamjet nga këto ngjarje reflektojnë drejtpërsëdrejti në gjendjen e përgjithshme shoqërore tek ne. Si konkludim, mund të themi se gjendjen e kemi keq.

Dikush mund të thotë se i kemi gjyqtarët e korruptuar në sport, njësoj siç i kemi të korruptuar edhe në sistemin e drejtësisë. OK! Por këta gjyqtarë në fushë të gjelbër dhe në bankë të zezë janë nga ne, përkatësisht prodhim yni. Ata janë ne, ne jemi ata – kjo është çështja.

Krejt këto zhvillime duhet parë në kuadër të përpjekjeve për shtetndërtim, përkatësisht në kuadër të funksionalizimit të institucioneve tona. Shih për këtë, duhet ndërtuar standarde dhe rregulla të cilat do t’i parandalonin këto pamje makabre, këto imazhe të shëmtuara që dëmtojnë ashpër përpjekjet për shtetndërtim dhe për njohje ndërkombëtare të këtij shteti të ri.

Sporti, në veçanti futbolli, tashmë është shndërruar në një industri të njëmendët. Edhe në Kosovë nuk ka veprimtari më profitabile se bastoret. Sporti është nga mundësitë më të mira për afirmim ndërkombëtar, sepse nuk është thënë kot se sportistët janë ambasadorë të vendeve që përfaqësojnë. T’i kujtojmë vetëm zhvillimet e njohjeve që përjetoi Sllovenia fill pas ndarjes nga ish Jugosllavia. Sporti ishte ai që i fuqizoi njohjet sllovene.

Më kujtohet si sot, dhe mbase kurrë nuk e harroj, një rast kur një veprimtar i madh i çështjes kombëtare tek shihte fëmijët duke lozur futboll dhe duke thirrur emrin e Vokrrit, më thoshte se kjo shënonte një fitore të madhe kombëtare. Ai pastaj më shpjegonte faktin se si shqiptarët po i ndërtonin heronjtë e tyre të gjallë, gjë të cilën e vlerësonte si hap shumë të rëndësishëm. Ndjehej i lumtur miku që fëmijët po e zëvendësonin emrin e Dzajicit, një futbollist i njohur serb, me emrin e Vokrrit.

Dhe kishte të drejtë miku.

Çështja është, pra, si do të mund të ndërtojmë kushte dhe atmosferë për të prodhuar Vokrra sa më shumë. Çështja është si të vejmë një rend në sport, në këtë veprimtari me interes kaq të madh shoqëror. Nuk ka dyshim se pamja e shtetit më së miri duket në ngjarjet sportive, ku vepron psikologjia e masës. Këtë pamje që e kemi sot më mirë është të mos e kemi fare; të shpallim një moratorium dhe t’i ndërpresim të gjitha aktivitetet sportive, ose të vejmë rend dhe të ndërtojmë një imazh më të mirë që na duhet më shumë se kualiteti.

Jemi dëshmitarë se nëpër ngjarjet e rëndësishme sportive, gjithnjë e më shumë, në radhët e para të publikut i shohim udhëheqësit shtetërorë. Një gjë të tillë e bën edhe Presidenti i shtetit shqiptar, Bamir Topi. Përse të mos e bëjnë edhe udhëheqësit tanë një gjë të tillë? Udhëheqësit kosovarë besojnë se politika është sport mbi të gjitha sportet, dhe se garat mund të zhvillohen edhe me karrige.

Bardh Frangu
Post Reply