I bën dorëzat gati

Diskutoni per gjitha sportet ne pergjithsi me perjashtim te football dhe basketball.
Post Reply
User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

I bën dorëzat gati

Post by V | a G r a »

I bën dorëzat gati

Image

Luan Krasniqi po përgatitet për t’iu rikthyer ringut, pas një viti e gjysmë pauze. Boksieri kosovar ndihet në formë dhe mezi pret meçin e tij të radhës. Ai preferon një revansh me ukrainasin Dimitrenko, por nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të boksuar edhe me kampionin e botës në kategorinë WBC, ukrainasin Vitali Klitschko. 38-vjeçari dëshiron ta përfundojë karrierën me fitore.

Luan Krasniqi është duke u përgatitur për t’u rikthyer në ring, pas pauzës së gjatë. Boksieri kosovar me nënshtetësi gjermane po qëndron për pushime në Turqi me gruan dhe me vajzën, por kjo nuk do të thotë se ai nuk po mendon për sportin më të dashur të tij, boksin.

Nga momenti kur kishte humbur në Hamburg Universum nga ukrainasi Alexander Dimitrenko (27), në nëntor të vitit 2008, Krasniqi nuk i ka kryqëzuar dorëzat. Por, shpresën për t’u rikthyer, 38-vjeçari nuk e ka humbur asnjëherë.

“Ndihem në formë dhe jam gjithnjë i gatshëm për të dhënë gjithçka, për një mundësi të re”, ka thënë Krasniqi për ueb faqen gjermane abendblatt.de.

Kontrata e tij ka skaduar qe një kohë, por boksieri kosovar dëshiron ta vazhdojë bashkëpunimin me menaxherin e Universum Boxing, Klaus-Peter Kohl.

“I kam kërkuar atij të më tregojë nëse epoka ime kishte përfunduar. Por, Peter Kohl më ka thënë se do të ma japë edhe një mundësi. Unë besoj ende në këtë”, vazhdoi Krasniqi.

Preferenca kryesore për ish-kampionin evropian të peshave të rënda është të ndeshet sërish me ukrainasin Dimitrenko. Si alternativa të tjera për Krasniqin janë përmendur Audley Harrison, Bakhov Denis apo Steffen Kretschmann.

Mirëpo, Krasniqi nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të boksuar edhe me vetë kampionin e botës në kategorinë WBC, ukrainasin Vitali Klitschko, i cili megjithatë për meçin e radhës ka zgjedhur një kundërshtar tjetër.

“I kam thënë atij (Klitschkos) se ka mundur të më zgjidhte mua për të boksuar, në vend të polakut Albert Sosnowski, për meçin e tij të 29 majit. Kjo do të ishte një betejë më e mirë për Gjermaninë”, vazhdoi Krasniqi.

Ai ka humbur në dy meçet e fundit, fillimisht në korrik të vitit 2007 nga amerikani Tony Thompson, e më pas nga ukrainasi Aleksandr Dimitrenko, në nëntor të vitit 2008. Për këtë, Krasniqi nuk dëshiron ta përfundojë karrierën me disfatë. “Unë nuk ndalem me këto dy humbje”, nënvizoi ai.

Fansat e tij shpesh pyesin për të ardhmen dhe dëshirojnë që ta shohin kampionin e tyre duke e përfunduar karrierën pozitivisht. “E di se këtë mund ta bëj”, përfundoi Luan Krasniqi.

Në karrierën profesioniste, 38-vjeçari nga Juniku ka fituar 30 nga 35 meçet e tij. Ai pritej të rikthehej në fund të vitit të kaluar, por një lëndim i nyjës së këmbës ia pamundësoi këtë.
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: I bën dorëzat gati

Post by Clavicula »

shume jom skeptik nese ky mun me arrit dicka ma teper. jeta na mson qe vera ka dera vec nji here vjen. ky e pat rastin edhe e huqi.
User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

Re: I bën dorëzat gati

Post by V | a G r a »

Luani me 26.02.2011 e ka meqin kunder Johnathon Banks

Image

Për Krasniqin kjo do të jetë lufta e parë pas më shumë se dy vitesh pauzë. Krasniqi së fundi boksoi më 15 nëntor të vitit 2008, kur pësoi me nokaut në raundin e tretë nga ukrainasi Alexander Dimitrenko.

“Unë kam stërvitur vazhdimisht, por para katër javësh kam nisur stërvitjet intesive. Shumë njerëz më kanë hequr nga lista, por do të shohim në shkurt se a kanë gabuar”, ka thënë Krasniqi.
Dueli mes Krasniqit dhe Banksit do të transmetohet nga televizioni gjerman RTL.

Krasniqi 39-vjeçar në rast të fitores ndaj Banksit, do të ketë mundësinë që të sfidojë njërin nga vëllezërit Klitschko, Vitalyn apo Vladimirin. Vitaly është kampion i botës në versionin WBC, ndërsa Vladimiri kampion në versionet IBF, WBO dhe IBO.

“Momentalisht nuk po mendoj për Vitalyn e Vladimirin. Së pari në listë e kam Johnathon Banksin. Do të jetë detyrë e vështirë. Banks është i shtati në renditjen e WBC-së dhe i teti në atë të IBF-së. Nëse e mposht atë do t’i afrohem realizimit të ëndrrës, luftës për titull bote me njërin nga vëllezërit Klitschko”, ka shtuar Krasniqi.

Krasniqi në ringun profesionist ka zhvilluar 35 meçe. Ka 30 fitore (14 KO), 4 humbje dhe 1 barazim. Krasniqi në pesë meçet e fundit ka pësuar tri disfata. Ai më 28 shtator të vitit 2005 kishte sfiduar titullin e botës në versionin WBO, por u mposht me nokaut teknik në raundin e nëntë nga amerikani Lamon Brewster.

Kundërshtari i Krasniqit, Banks, është 28-vjeçar. Ai në ringun profesionist ka bilanc prej 25 fitoresh (17 KO), 1 humbje dhe 1 barazim. Banks në shkurt të vitit 2009 ishte mposhtur nga polaku Tomasz Adamek me nokaut teknik në raundin e tetë, në duel për titullin e botës në kategorinë kruzer në versionin IBF.

“Banksi është kundërshtar i vështirë, por jo i pakalueshëm. Po të ishte i pakalueshëm do të isha i çmendur të kthehesha në ring. Banks është një detyrë që mund të zgjidhet dhe jam i sigurt se do ta zgjedh. Unë jam i lumtur që po kthehem në ring. Jam i lumtur për mundësinë që më është dhënë. Unë do të jap më të mirën që mos ta zhgënjej askënd”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi aktualisht është pa kompani promovuese, pasi kontrata e tij me Universumin i ka skaduar. Junikasi është përcaktuar edhe për trajnerin që do ta përgatisë për meçin me Banksin.
“Trajner do ta kem Hans-Juergen Wittenin. Me të kam fituar në Liverpool në vitin 1994 turneun tim të parë si amator”, ka thënë Krasniqi.

Ndërkohë, amerikani Banks ka vlerësuar se ka gjasa të mëdha për ta mposhtur Krasniqin.
“Në vitet e fundit kam punuar shumë dhe dua që më në fund të jem kampion bote. Do ta kaloj edhe këtë pengesë, do ta mposht Kransiqin. Më pas do të trokas në dyer të Klitschkove dhe do të sjell titujt e botës të peshës së rëndë në SHBA”, ka thënë Banks.

Mendimi juaj :arrow:
User avatar
Emcee
Posts: 1958
Joined: Tue Nov 06, 2007 4:17 pm
Location: n`Südkurve (zh)

Re: I bën dorëzat gati

Post by Emcee »

Lidhje nuk ka hiq me box..
Post Reply