Drejtshkrimi Ne Rocksonte

Arkiva e temave te forumit
User avatar
andromeda_rock
Posts: 7416
Joined: Sun Sep 04, 2005 3:50 pm
Location: Edinburgh

Post by andromeda_rock »

katastrof .!.
User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

Post by V | a G r a »

andromeda_rock Tu kisha lut me e spjegu qka po te duket 'katastrof'
User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

Shqipja standardet

Post by V | a G r a »

Lexoni standardet e gjuhes shqipe

Shqipja standardet
Formimi i gjuhës letrare kombëtare të njësuar (gjuha standarte), si varianti më i përpunuar i gjuhës së popullit shqiptar, ka qenë një proòes i gjatë, që ka filluar që në shekujt XVI-XVIII, por përpunimi i saj hyri në një periudhë të re, në shekullin XIX, gjatë Rilindjes Kombëtare.
Ne vitin 1824 Naum Veqilharxhi filloi punen per te krijuar alfabetin shqip dhe ne vitin 1844 dhe 1845 u botua “Evetar”-i. Vaqilharxhi ishte i pari qe shprehu qellimet e Rilindjes Kombetare Shqipëtare nëpërmjet traktatit të tij, parathënies së “Evetr”-it të pare dhe shume shkrimeve të tjera.
Në programin e Rilindjes, mësimi dhe lëvrimi i gjuhës amtare, përpjekjet për pasurimin e saj dhe pastrimin nga fjalët e huaja dhe të panevojëshme, zinin një vend qëndror. Gjatë kësaj periudhe, u zhvillua një veprimtari e gjerë letrare, kulturore dhe gjuhësore.
Në vitin 1879, u krijua “Shoqata e të shtypurit shkronja shqip”, që i dha një shtysë të re kësaj veprimtarie. U hartuan gramatikat e para me synime normative dhe u bë hapi i parë për hartimin e një fjalori kombëtar i gjuhës shqipe, që është “Fjalori i Gjuhës Shqipe” i Kostandin Kristoforidhit, i botuar pas vdekjes së autorit, më 1904.
Gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare, u arrit të përvijoheshin dy variante letrare të kombit shqiptar, varianti letrar jugor dhe varianti letrar verior. U bënë gjithashtu, përpjekje për afrimin e këtyre varianteve dhe për njësimin e gjuhës letrare. Detyra e parë që duhej zgjedhur, ishte njësimi i alfabetit. Deri atëhere, shqipja ishte shkruar në disa alfabete: alfabeti latin, alfabeti grek, alfabeti turko-arab dhe alfabete të veçanta. Këtë detyrë e zgjidhi Kongresi i Manastirit, i mbledhur më 14 deri më 22 Nentor të vitit 1908, në qytetin e Manastirit, që sot ndodhet në Maqedoni. Ne këtë Kongres, pas shumë diskutimesh, u vendos që të përdorej një alfabet i ri, i mbështetur tërësisht në alfabetin latin, i plotesuar me nëntë digrame (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh), dhe me dy shkronja me shenja diakritike (ç, ë), është alfabeti që ka edhe sot në perdorim gjuha shqipe. Kongresi e la të lire edhe përdorimin e alfabetit të Stambollit, që kishte mjaft përhapje, por koha ja leshoi vendin alfabetit të ri, që u paraqit në Kongres, pra alfabetit të sotëm.
Një hap tjetër për njësimin e gjuhës letrare shqipe, bëri “Komisioni letrar shqip”, që u mblodh në Shkodër në vitin 1916. Komisioni nënvizoi si detyrë themelore lëvrimin e gjuhës letrare shqipe dhe zhvillimin e letërsisë shqiptare. Ky komision gjuhëtarësh e shkrimtarësh, krijuar për të ndihmuar në formimin e një gjuhe letrare të përbashkët përmes afrimit të dy varianteve letrare në përdorim, vlerësoi variantin letrar të mesëm, si një urë në mes toskërishtes dhe gegërishtes dhe përcaktoi disa rregulla për drejtshkrimin e tij, të cilat ndikuan në njësimin e shqipes së shkruar.
Vendimet e Komisionit letrar shqip për gjuhën letrare e për drejtshkrimin e saj, u miratuan më vonë edhe nga Kongresi Arsimor i Lushnjës (1920) dhe vijuan te zbatoheshin deri në Luftën e Dytë Botërore.
Pas Luftës së dytë Botërore, puna për njesimin e gjuhës letrare kombëtare (gjuhës standarte) dhe të drejtshkrimit të saj, nisi te organizohet nga Instituti i Shkencave. U krijuan komisione të posaçme për hartimin e projekteve të drejtshkrimit. Kështu, u hartuan disa projekte në vitet 1948, 1951, 1953 e 1956. U organizuan gjithashtu, dy konferenca shkencore në vitin 1952, për të diskutuar për problemin e gjuhës letrare.
Me 1967, u botua nga Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, projekti i ri “Rregullat e drejtshkrimit të shqipes”. Ky projekt filloi të zbatohet në të gjithë hapsiren shqiptare, në Republikën e Shqipërisë, në Kosovë dhe në Mal të Zi. Ndërkohë, perpjekje për njesimin e gjuhes letrare dhe të drejtshkrimit të saj, bëheshin edhe në Kosove.
Në vitin 1968, u mblodh Konsulta Gjuhësore e Prishtinës, e cila, e udhëhequr nga parimi “një komb-një gjuhë letrare”, vendosi që projekti i ortografisë i vitit 1968, posa të miratohej e të merrte formën zyrtare në Republikën e Shqipërisë, do të zbatohej edhe në Kosovë. Vendimet e kësaj Konsulte kanë qenë me rëndësi të jashtëzakonshme për njesimin e gjuhes letrare kombëtare shqipe.
Projekti “Rregullat e drejtshkrimit të shqipes “ i vitit 1967, pas një diskutimi publik, ai u paraqit për diskutim në Kongresin e Drejtshkrimit të Shqipes, qe u mblodh në Tiranë, në vitin 1972, i cili ka hyrë në historinë e gjuhes shqipe dhe të kulturës shqiptare, si Kongresi i njësimit të gjuhës letrare kombëtare.
Kongresi i Drejtshkrimit të Shqipes, në të cilin morën pjesë delegatë nga të gjitha rrethet e Shqipërisë, nga Kosova, nga Maqedonia dhe nga Mali i Zi dhe nga arbëreshet e Italisë, pasi analizoi të gjithë punën e berë deri atëhere për njesimin e gjuhës letrare, miratoi një rezolutë, në të cilën përveç të tjerash, pohohet se “populli shqiptar ka tashmë një gjuhë letrare të njësuar”.
Gjuha letrare kombëtare e njësuar (gjuha standarte), mbështetej kryesisht në variantin letrar të jugut, sidomos në sistemin fonetik por në të janë integruar edhe elemente të variantit letrar të veriut.
Pas Kongresit të Drejtshkrimit, janë botuar një varg vepra të rëndësishme, që kodifikojnë normat e gjuhës standarte, sic janë “Drejtshkrimi i gjuhes shqipe” (1973), “Fjalori i gjuhës së sotme letrare (1980), Fjalori i shqipes së sotme (1984), Fjalori Drejtshkrimor i gjuhës shqipe (1976), Gramatika e gjuhës së sotme shqipe I Morfologjia (1995), II Sintaksa (1997).
User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

Studimet për gjuhën shqipe dhe drejtshkrimi

Post by V | a G r a »

Studimet për gjuhën shqipe

Gjuha dhe kultura e shqiptarëve, lashtësia dhe karakteri origjinal i tyre, kanë tërhequr prej kohësh vëmendjen e studjuesve të huaj dhe shqiptarë që në shekullin XVIII dhe më parë. Në mënyrë të veçantë, gjuha, historia dhe kultura e shqiptarëve, tërhoqi vëmendjen e botës gjermane. Me të u mor edhe një filozof i madh, sic ishte Gotfrid Vilhelm Lerbnitz, që punoi një shekull para lindjes së gjuhësisë krahasimtare. Ai mendonte, se studimi krahasues i gjuhëve ishte themelor për të ndërtuar një histori universale të botës, për ta kuptuar dhe për ta shpjeguar atë. Në disa letra, qe ai i shkruante një bibliotekari të Bibliotekës Mbretërore të Berlinit, në fillim të shekullit XVIII, shprehet edhe për natyrën dhe prejardhjen e gjuhës shqipe dhe pas disa luhatjeve, arriti në përfundimin, se shqipja është gjuha e ilirëve të lashtë.
Megjithatë, studimet shkencore për gjuhën shqipe, si dhe për shumë gjuhë të tjera, nisën pas lindjes së gjuhësisë historike-krahasuese nga mesi i shekullit XIX. Një nga themeluesit e kësaj gjuhësie, dijetari gjerman Franz Bopp, arriti të provonte që në vitin 1854, se shqipja bënte pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane dhe se zinte një vend të veçantë në këtë familje gjuhësore. Pas tij, studjues të tjerë, si G.Meyer, H.Pedersen, N.Jokli, studjuan aspekte të ndryshme të leksikut dhe të strukturës gramatikore të gjuhës shqipe. G.Meyer do të hartonte që në vitin 1891 një Fjalor etimologjik të Gjuhës shqipe (Etymologisches Wörterbuch der albanesischen Sprache, Strasburg 1891), i pari fjalor i këtij lloji për shqipen. Përveç këtyre, një varg i madh gjuhëtarësh të huaj, si F.Miclosich, G.Weigand, C.Tagliavini, St.Man, E.Hamp, A.Desnickaja, H.Ölberg, H.Mihaescu, W.Fredler, O.Bucholtz, M.Huld, G.B.Pellegrini, etj. kanë dhënë kontribute të shënuara për studimin e historisë së gjuhës shqipe, të problemeve që lidhen me prejardhjen e saj, me etimologjinë, fonetikën dhe gramatikën historike, si edhe në studimin e gjendjes së sotme të shqipes.
Ndërkohë, krahas studimeve për gjuhën shqipe të albanologëve të huaj, lindi dhe u zhvillua edhe gjuhësia shqiptare. Ajo i ka fillimet e saj që në shekullin XVII, kur Frang Bardhi botoi të parin fjalor të gjuhës shqipe “Dictionarium Latino-Epiroticum” (1635). Gjatë Rilindjes Kombëtare u botuan disa gramatika të gjuhës shqipe. Kështu, në vitin 1864, Dhimitër Kamarda, një nga arbëreshët e Italisë, botoi veprën “Laggio della grammatica comparata sulla lingua albanese”, Livorno 1864, vëll.II “L’Apendice al saggio dalla gramatica comparata sulla lingua albanese”, Prato 1866. Më 1882, Kostandin Kristoforidhi botoi “Gramatikën e gjuhës shqipe” dhe më 1806, Sami Frashëri botoi “Shkronjëtoren e gjuhës shqipe”, dy vepra gjuhësore të rëndësishme të shekullit XIX për gramatologjinë e gjuhës shqipe. Nga fundi i shekullit XIX, Kostandin Kristoforidhi përgatiti edhe një “Fjalor të gjuhës shqipe”, i cili u botua në vitin 1904 dhe përbën veprën më të rëndësishme të leksikografisë shqiptare, që u botua para Luftës se Dytë Botërore. Në vitin 1909, botohet Fjalori i shoqërisë “Bashkimi”.
Pas shpalljes së Pavarësisë, u botuan një varg gramatikash dhe fjalorë dygjuhësh, për të plotësuar nevojat e shkollës dhe të kulturës kombëtare. Në fushën e gramatikës u shqua sidomos Proff. Dr.Aleksandër Xhuvani.
Aleksandër Xhuvani (1880-1961)
Kreu studimet e larta në Universitetin e Athinës. Veprimtaria e tij për studimin e gjuhës shqipe dhe arsimin kombëtar, e nisi që gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare. Bëri një punë të madhe për pajisjen e shkollës sonë me tekste të gjuhës shqipe, të letërsisë, të pedagogjisë dhe të psikologjisë. Drejtoi e punoi për hartimin e udhëzuesve drejtshkrimorë në vitet 1949, 1951, 1954, 1956.
Pati një veprimtari të gjerë në fushën e pastërtisë së gjuhës shqipe e të pasurimit të saj dhe botoi veprën “Për pastërtinë e gjuhës shqipe” (1956). Bashkëpunoi me profesorin Eqerem Çabej, për hartimin e veprave “Parashtesat” (1956) dhe “Prapashtesat e gjuhës shqipe” (1962), trajtesa themelore në fushën e fjalformimit të gjuhës shqipe. Botoi dhe një varg punimesh monografike për pjesoren, paskajoren dhe parafjalët e gjuhës shqipe.
Ai ishte njohës i mirë dhe mbledhës i pasionuar i visarit leksikor të gjuhës së popullit. Fjalët dhe shprehjet e mbledhura , u botuan pjesërisht pas vdekjes, në formën e një fjalori. Përgatiti një botim të dytë të “Fjalorit të gjuhës shqipe” të Kristoforidhit (1961).
Vepra e plotë e tij, e projektuar në disa vëllime, ende nuk është botuar. Në vitin 1980 është botuar vëllimi i parë.
Një zhvillim më të madh njohu gjuhësia shqiptare në gjysmën e dytë të shekullit XX, kur u krijuan edhe institucione shkencore të specializuara, si Universiteti i Tiranës, Universiteti i Prishtinës dhe Akademia e Shkencave, Universiteti i Shkodrës, më vonë, Universiteti i Elbasanit, Universiteti i Gjirokastrës, Universiteti i Vlorës, Universiteti i Tetovës, etj. Gjatë kësaj periudhe, u hartuan një varg veprash përgjithësuese nga fusha të ndryshme të gjuhësisë. Në fushën e leksikologjisë dhe të leksikografisë, përveç studime leksikologjike, u hartuan edhe një varg fjalorësh të gjuhës shqipe dhe fjalori dygjuhësh, nga të cilët, më kryesorët janë: “Fjalori i gjuhës shqipe” (1954), “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe” (1980), “Fjalori i shqipes së sotme” (1984), “Fjalori drejtshkrimor i gjuhës shqipe” (1976), “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe” (1973), etj. Kohët e fundit kanë dalë edhe “Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe” (2000) dhe “Fjalor frazeologjik ballkanik” (1999).
Në fushën e dialektologjisë është bërë përshkrimi e studimi i të gjithë të folurave të shqipes dhe është hartuar “Atlasi dialektologjik i gjuhës shqipe”, një vepër madhore që pritet të dalë së shpejti nga shtypi.
Eshtë bërë gjithashtu, studimi i fonetikës dhe i strukturave gramatikore të gjuhës shqipe përmes studimeve të veçanta dhe përmes gramatikave të ndryshme, niveleve të ndryshme, nga të cilat, më e plota është “Gramatika e gjuhës shqipe” I Morfologjia (1995), II Sintaksa (1997), hartuar nga Akademia e Shkencave, në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, me kryeredaktor Mahir Domin.
Një vend të gjerë në studimet gjuhësore të këtij gjysëmshekulli, kanë zënë problemet e historisë së gjuhës shqipe, problemet e etnogjenezës së popullit shqiptar e të gjuhës shqipe, të etimologjisë, të fonetikës dhe të gramatikës historike, etj. Disa nga veprat themelore në këto fusha janë: "Studime etimologjike në fushë të shqipes” në 7 vëllime, nga E.Çabej; “Meshari” i Gjon Buzukut (E.Çabej); “Gramatika historike e gjuhës shqipe” (Sh.Demiraj); “Fonologjia historike e gjuhës shqipe” (Sh.Demiraj); “Gjuhësia ballkanike” (Sh.Demiraj), etj.
Eqerem Cabej (1908-1980). Studjuesi më i shquar i historisë së gjuhës shqipe dhe një nga personalitetet më në zë të kulturës shqiptare.
Pasi bëri studimet e para në vendlindje (Gjirokastër), studimet e larta i kreu në Austri, në fushën e gjuhësisë së krahasuar indoevropiane. Pas mbarimit të studimeve, kthehet në atdhe dhe fillon veprimtarinë shkencore e arsimore në vitet ’30 të këtij shekulli dhe punoi në këto fusha për një gjysëm shekulli, duke lënë një trashëgimni të pasur shkencore.
Eqerem Çabej solli dhe zbatoi në gjuhësinë shqiptare metodat dhe arritjet shkencore të gjuhësisë evropiane, duke kontribuar shumë në ngritjen e nivelit shkencor të studimeve gjuhësore shqiptare. Eqerem Cabej punoi shumë në disa fusha të dijes, por u shqua sidomos në fushën e historisë së gjuhës, në trajtimin e problemeve të origjinës së gjuhës shqipe, të autoktonisë së shqiptarëve e të etimologjisë dhe të filologjisë së teksteve të vjetra.
Veprat themelore të tij janë: “Studime etimologjike në fushë të shqipes”, në shtatë vëllime, I “Hyrje në historinë e gjuhës shqipe”, II “Fonetikë historike” (1958), “Meshari i Gjon Buzukut” (1968), “Shqiptarët midis perëndimit dhe lindjes” (1944).
Ai është bashkëautor edhe në një varg veprash në fushën e gjuhës së sotme, siç janë: “Fjalor i gjuhës shqipe” (1954), “Rregullat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe” (1972), “Fjalori drejtshkrimor”.
Përveç veprave, ai ka botuar një varg studimesh në revista shkencore brenda e jashtë vendit dhe ka mbajtur dhjetra referate e kumtesa në kongrese e konferenca kombëtare e ndërkombëtare, të cilat kanë bërë të njohura arritjet e gjuhësisë shqiptare në botë, duke rritur kështu prestigjin e saj.
Veprat e prof. Eqerem Cabej janë botuar në tetë vëllime, në Prishtinë, me titullin “Studime gjuhësore”.
Me veprimtarinë e shumanëshme shkencore e me nivel të lartë, Eqerem Cabej ndriçoi shumë probleme të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare, duke argumentuar lashtësinë dhe origjinën ilire të saj, vitalitetin e saj ndër shekuj dhe marrëdhëniet me gjuhët dhe kulturat e popujve të tjerë
User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

Kusuret e ë-së drejtshkrimore

Post by V | a G r a »

Kusuret e ë-së drejtshkrimore


Aspekti tjetër i rëndësishëm, kur flasim për mundësinë e përmirësimit të standardit tonë, është reformimi i vetë drejtshkrimit të shqipes. Janë një numër zgjidhjesh, mendoj (por që kam vërejtur se kështu mendojnë edhe një numër kolegësh), të cilat ose nuk kanë qenë të mira që në krye të herës, ose kanë dalë të tilla me zhvillimin e gjuhës në tre e më shumë dhjetëvjeçarët e fundit.
Le të qëndrojmë tek ë-ja e patheksuar, drejtshkrimi i së cilës i shkakton dhimbje koke çdo shqiptari që ulet të shkruajë. Shkruhet amtar apo amëtar, gjithçka apo gjithëçka, vetëvetor apo vetvetor, malësor apo malsor e kështu me radhë? Nuk njoh asnjë njeri, përveç redaktorëve profesionistë ose disa mësuesve të gjuhës, që t’i shkruajnë siç i do drejtshkrimi rastet e vështira dhe të shumta të ë-ve të patheksuara.
Të gjitha vështirësitë vijnë nga fakti se autorët e drejtshkrimit të 1972-shit këtu më njërën anë nuk e ndoqën parimin fonetik (dhe praktikisht nuk mund ta ndiqnin në mënyrë konsekuente), por më anë tjetër edhe përzierjen e tij me parimin morfologjik ose historik shpesh e bënë në mënyrë alogjike, me përjashtime e me kundërthënie të shumta.
Kështu, në fjalët e përngjitura me gjithë e me kurrë do ta lëmë në shkrim -ë-në kur fjala është emër, por do ta heqim kur kemi ndajfolje, lidhëz, përemër të pakufishëm etj., pra do shkruajmë gjithkush, kurrfarë etj. Si ta mbajë mend përdoruesi normal që nuk është profesionist gjuhe një rregull të tillë? Nga ta dijë që duhet shkruar gjithfarë, por i gjithëfarshëm?
Ose shkruajmë tëharr, tëholl por shkruajmë arsye, shkruajmë pastrim por duhet të shkruajmë motërim, shkruajmë përgënjeshtrohem por duhet shkruar gjendërohem, dhëndërohem etj. etj.
Te fjalët e përbëra me vetë nuk shkruhet ë-ja vetëm kur vetë përsëritet dy herë (! pse rregull është ky?), pra duhet të shkruajmë vetëvendos dhe vetvetor...
Sikur të mos mjaftonin ë-të e shumta që kanë fjalët e parme, të cilat i ruajnë ato edhe kur kthehen në fjalë të prejardhura, hartuesit e drejtshkrimit të 1972 kanë shtuar edhe ë të tjera aty ku bashkohen fjalë të parme, që këtë ë nuk e kanë, me fjalë a prapashtesa të tjera. Prandaj duhet të shkruajmë armiqësi, mjekësi, ndërkombëtar, zdrukthëtari etj. etj., por nuk mund të shkruajmë oborrëtar ose shkakëtar sepse këto duhen pa -ë.
Nga gjithë kjo ngatërresë, askush nuk e kupton pse p.sh. duhet të shkruajmë nevojëshumë ose nevojëmadh dhe më anë tjetër nevojtar dhe nevojtore.
Me plot të drejtë Martin Camaj, Arshi Pipa e të tjerë, standardin e krijuar më 1972 e quajtën gjuha “të-të-të”, cok për shkak të arsenalit të stërmadh në ë që kërkon kjo gjuhë në të shkruar.
U ndala këtu vetëm në problemet që sjell zanorja (ose gjysmë a çerekzanorja) ë në drejtshqiptim dhe në drejtshkrimin ekzistues. Por natyrisht problemet shtrihen edhe në zgjidhje që janë gjetur për fonema a kombinime të tjera.
Shoqëria jonë i ka të gjitha kushtet që të përmirësojë kodin e shkrimit të saj, bashkë me krijimin e një kodi të përgjithshëm të drejtshqiptimit. Edhe gjuhë me histori shkrimi dhe drejtshkrimi shumë më të gjatë se tonat, bie fjala gjermanishtja, guxojnë në ditët tona të vendosin norma të reja, përderisa ato ndihmojnë në thjeshtimin dhe lehtësimin e komunikimit.
Vetëm se këto zgjidhje duhet të bëhen me një konsensus të përgjithshëm, ku të pjesëmarrin njerëz të kulturës, shkrimtarë, gjuhëtarë, pedagogë etj., qoftë edhe pas një rilevimi të kujdesshëm të gjendjes së sotme të folur të shqipes. Askush nuk mund të ketë më sot monopol në zgjidhje kaq të rëndësishme për të gjithë pjesëtarët e kombit, më pak nga të gjithë zyrat shtetërore që i patën në të kaluarën.

Skript nga 'Sh'


Nese din shqip lexo pak ma shum per drejtshkrimin pastaj e kuptoni se pse osht hap kjo tem (vlen per te pa ndergjegjshum qe flasin fjal te kota )
User avatar
SOPRANO
Administrator
Posts: 12039
Joined: Thu Jun 17, 2004 3:04 am
Location: tu plepi

Post by SOPRANO »

nuk shkruhet ndoll po ndodh...e deri sa dikush i sheh krejt tu e shkrujt NDODH ateher duhet me kuptu se nuk shkruhet NDOLL,pse me bo gabime me vetdije ne drejt shkrim,per mu dok ma kull apo ku esht forja?
User avatar
Dënalisa Insane
Posts: 7381
Joined: Sun Oct 02, 2005 7:36 pm
Location: Berlin/Perzeren*

Post by Dënalisa Insane »

SOPRANO wrote:nuk shkruhet ndoll po ndodh...e deri sa dikush i sheh krejt tu e shkrujt NDODH ateher duhet me kuptu se nuk shkruhet NDOLL,pse me bo gabime me vetdije ne drejt shkrim,per mu dok ma kull apo ku esht forja?

Paj e qka o puna per ato qe sjon kan nshkollen Shqipe me msu Gramatiken e sene vene qe sedin a osht Ndodh apo Ndoll e verteta ne drejtshkrim...:|

Un perveti po Munohna boll me shkrujt pak me Gramatik e qe sme qellon spo di skom faj jom ne Phazen e mssimit..:?
User avatar
qenpo
Posts: 2350
Joined: Sun May 29, 2005 9:53 am

Post by qenpo »

SOPRANO wrote:nuk shkruhet ndoll po ndodh...e deri sa dikush i sheh krejt tu e shkrujt NDODH ateher duhet me kuptu se nuk shkruhet NDOLL,pse me bo gabime me vetdije ne drejt shkrim,per mu dok ma kull apo ku esht forja?


ehehehee Bro as ndodh nuk shkruhet po Ndodhë sepse folja pershtatet me emer ne gjini numer :D!

Sorry a hahahahah !

Mes mu idhno se hajgare bona pak ! ;)
User avatar
K@LtR!n@
Posts: 845
Joined: Thu Oct 06, 2005 4:05 am
Location: Gjilan
Contact:

Post by K@LtR!n@ »

valla katastrof osht maspari po nisna prej vetit :S
v0th1
Posts: 260
Joined: Fri May 05, 2006 4:02 pm
Location: s.S
Contact:

Post by v0th1 »

Paj mir ish kon nese kisha fol une prej s'vogli pak ma me fjalor letrar.. po qa me bo tash qushtu jom msu 2 - 3 her mu ka ndrru theksi edhe i te folnes edhe i te shkrunes :S.. po apet ma mir me fol qushtu qysh e di.. se sa me u munu me fol kishe gjuh letrare e me e prish krejt.. une profesor as sjom as spo du me u bo kopja e tina e mos me kon kerka hiq.. qito po e foli ne forum ne familje ne shoqni.. ne rrug edhe ka te shkoj kom me e fol.. se qyky qe jom.. jom edhe spo du me e kopju kerkon :S e di qe so mir amo ma mir pom doket me kon vetja :D:D

--> -->
User avatar
Morrison
Posts: 4210
Joined: Fri Jul 15, 2005 5:36 pm
Location: Strawberry Fields

Post by Morrison »

qenpo wrote:
SOPRANO wrote:nuk shkruhet ndoll po ndodh...e deri sa dikush i sheh krejt tu e shkrujt NDODH ateher duhet me kuptu se nuk shkruhet NDOLL,pse me bo gabime me vetdije ne drejt shkrim,per mu dok ma kull apo ku esht forja?


ehehehee Bro as ndodh nuk shkruhet po Ndodhë sepse folja pershtatet me emer ne gjini numer :D!

Sorry a hahahahah !

Mes mu idhno se hajgare bona pak ! ;)


Masi u bane edhe ti me korigju per GJUH ktu...qe edhe une ni korigjim...pse e ke shenu met madhel qat fjal :D :?: osht folje a :D ...nejse...

e sa per DREJTSHKRIM kerka iq...kshtu qe dhi nto krejt :|
User avatar
Born2sk8
Posts: 7269
Joined: Sat May 07, 2005 8:17 pm
Location: 40000
Contact:

Post by Born2sk8 »

JO be njerz qka pe merrni ngat zemres ket pun ...kjo o Rock sonte e jo Letersi Sonte ........pse une ne ket forum me pas drejt shkrim .... psh ( fjalen Krejt pse une mos me bo K8 ) po leni kto sene :P
User avatar
SOPRANO
Administrator
Posts: 12039
Joined: Thu Jun 17, 2004 3:04 am
Location: tu plepi

Post by SOPRANO »

jasha qenp letrari :lol:
User avatar
qenpo
Posts: 2350
Joined: Sun May 29, 2005 9:53 am

Post by qenpo »

ahha po valla di letersi e gjuhe :D haha !

me sum keqkupto vlla !;)
User avatar
qenpo
Posts: 2350
Joined: Sun May 29, 2005 9:53 am

Post by qenpo »

Morrison wrote:
qenpo wrote:
SOPRANO wrote:nuk shkruhet ndoll po ndodh...e deri sa dikush i sheh krejt tu e shkrujt NDODH ateher duhet me kuptu se nuk shkruhet NDOLL,pse me bo gabime me vetdije ne drejt shkrim,per mu dok ma kull apo ku esht forja?


ehehehee Bro as ndodh nuk shkruhet po Ndodhë sepse folja pershtatet me emer ne gjini numer :D!

Sorry a hahahahah !

Mes mu idhno se hajgare bona pak ! ;)


Masi u bane edhe ti me korigju per GJUH ktu...qe edhe une ni korigjim...pse e ke shenu met madhel qat fjal :D :?: osht folje a :D ...nejse...

e sa per DREJTSHKRIM kerka iq...kshtu qe dhi nto krejt :|


e kom shkru me t`mdhaja per arsye me dit per ku e kom fjalen !

Normal qe bona me korigju pse a ti a ?
kur dush ti shtyhum per msim per cka t`dush ti ne cfare lende dush ti ! ;)
Locked