genvi wrote:Black Metalli
Ky stil i HM u krijua nga grupi britanik Venom. Tekstet kanë një përmbajtje të zymtë satanike. Grupet koketojnë me simbole si Pentagrami, kryqe të kthyera mbrapshtë dhe me nr. 666 (“The number of the beast”, ). Mirëpo shumica e grupeve këto nuk i mendojnë seriozisht dhe qëllimi i vetëm i tyre është që të provokojnë. Vetëm pak grupe (Morbit Angle, Deicide, etj) në intervista deklarohen se janë ithtar të vërtetë të satanizmit. Përfaqësues tjerë të Black-ut janë: Cradel of Filth, Dimmu Borgir, etj.
Glam/Sleaze-Metalli
Ky lloj i Metallit ishte karakteristikë për disa grupe kah mesi i viteve të `80 të cilat shfaqeshin me një pamje të jashtëzakonshme. Ata visheshin me rroba të lloj-llojshme, përdornin kozmetikë dhe i mbushnin flokët e tyre me spray për flokë. Kryeqendra e Glam - Metallit ishte L.A., ku grupet si Mötley Crüe, Warrant, RATT, Poison, W.A.S.P. dhe Cinderella ishin vendas. Aftësitë e tyre muzikore ishin të kufizura. Nga metallsat e “vërtetë” ata quheshin “Posers” ose “Wimps”.
Nga Glam-Metalli u zhvillua edhe i ashtuquajturi Sleaze-Metalli, i cili ishte më i “ndyer”, më blues por edhe më i fortë.
Shembulli më injohur për këtë janë Guns’n’Roses, të cilët me publikimin e albumeve të tyre “Use your illusion I+I” (1992) i vënduan pikë këtij stili muzikor.
Sot Glam/Sleaze-Metalli, nuk është më askund i pranishëm.
Speed Metalli
Te Speed Metalli bëhet fjalë për një variacion të Heavy Metallit dhe siç tregon vetë emri ky stil karakterizohet me tempo të shpejtë dhe këndim edhe më të qartë.
I afërt me Speed Metallin është i ashtuquajturi Thrash Metalli, i cili pëmban rifa të rënda dhe këndim gati të pakuptueshëm. Kalimi ndërmjet këtyre stileve është bërë në mënyrë të rrjedhshme. Përfaqësuesit më të rëndësishëm të viteve të `80ta konsideroheshin Megadethi me albumin e tyre “Peace sells… but whos buying”, Metallica me "Ride the lightning", Slayer me "Reign in Blood" dhe pastaj Kreator, Testament, Sodom, Anthrax dhe Sepultura.
Në vitet e nëndëdhjeta, këto dy stile bëhem gati fare të parëndësishme. Vetëm pak grupe si Megadeth, Anthrax dhe kuptohet Metallica mund ta ruajnë deri diku popullaritetin e tyre, por vetëm sepse i ndërrojnë pjesërisht, por në mënyrë të theksuar stilet e tyre muzikore. Kështu që në albumin e tyre "Sound of white noise", Anthrax paraqiten me këngëtar të ri dhe me tempo shumë më të ngadalshëm, sikur të ishin ndonjë grup Grung. Edhe Megadeth te albumet e tyre “Coutdown to extinction” dhe “Youthanasia” paraqiten me rifa më të njëtrajtshme, por në krahasim me Anthrax këta nuk i largohet Metallit dhe më këtë mënyrë arrijnë ta ruajnë famshmërinë e tyre.
Metallica, nga një Speed-Metall bend u shëndrruan në grupin më të suksesshëm të fundit të viteve të `80ta dhe `90ta. Edhepse albumi i tyre i parë ishte tërësisht Speed, në "...and justice for all" (1988) kënga “One” është një gjysëm baladë dhe me këtë Metallica fillojnë të hynë nëpër toplista, jo vetëm në ato të Metallit. Por suksesin e vërtet e arritën me kryeveprën e tyre “Metallica” (1991), që në të gjitha vendet e botës i zuri vendet e para nëpër toplista. Përshkak të baladave "Nothing else matters" dhe "The Unforgiven" që përmban ky album, Metallica fillojnë të adhurohen nga një publik më i gjërë.
Një rast të veçant paraqitën mesiguri Sepultura. Ata i mbetën besnik Thrash-Metallit të tyre deri vonë. Nuk ndryshuan aspak dhe në vitet e `90ta me albumet e tyre "Chaos A.D." (1993) dhe "Roots" (1996), në të cilat trajtojnë instrumente tradicionale nga vendlindja e tyre, arrinë sukses të mëdha nëpër toplistat internacionale. Por pas largimit të Max-it nga grupi edhe Sepultura fillojnë t'i largohen Thrashit të vërtetë.
Përfaqësuesit tjerë të Speed/Thrash-Metallit si p.sh. Testament tani ekzistojnë vetëm si “grupe të qoshit”. Edhe mbretërit e Thrashit, Slayer janë interesant vetëm për një grup të vogël adhuruesish; grup i vogël por i përbetuar.
Death Metalli
Death Metalli u zhvillua nga Speed/Thrash Metalli, ku këndimi përbëhet vetëm nga "gurgullitja". Tekstet në rastet më të shpeshta sillen rreth vdekjes dhe gjërave të tjera në lidhje me të, shpesh të inspiruara nga "Splatter - Movies". Etët e Death Metallit janë suedezët Death, ndërsa përfaqësues tjerë të rëndësishëm janë Carcass, Morbid Angel, Canniball Corpse, etj.
Kah fundi i viteve të `80ta edhe kjo degë e Heavy Metallit e humbi dukshëm famën e vet dhe sot është muzikë që qëndron në prapavijën më të thellë, por disa grupe, që kanë filluar si akt Death-Metall, e shëndrrojnë stilin e tyre dhe arrinë sukses nën termin Gothic-Metall.
Gothic ose Doom-Metalli
Gothic-u karakterizohet me një tempo të ngadalshëm, me një këndim që është pak brutal por njëkohësisht edhe i ndjeshëm dhe në përgjithësi e përhap një atmosferë të zymtë, melankolike dhe të "frikshme". Stërgjyshit e këtij stili padyshim se janë Black Sabbath. Gothic-u sot është një ndër stilet më të rëndësishme dhe më të suksesshme të Heavy Metallit. Përfaqësuesit më të njohur të viteve të `90ta janë mesiguri Paradise Lost nga Anglia. Me albumet e tyre "Icon", "Shades of God" dhe "Draconian Times" (1995) arritën popullaritet të madh në skenën e Metallit.
Edhe Tiamat, fillun gjoja se me Death-Metall, por sukses arritën vetëm si grup Gothic me albumin e tyre “Wildhoney” (1994).
Një grupt tjetër që ndoshta nuk filloi me Death por i cili që nga vitet e `80ta klasifikohet në fushën e Gothic-ut është Type O Negative. Ky grup dhe lideri i tij Pete Steele, kombinojnë Metall melodik me pjesë të rënda dhe të shpejta. Me albumet "Bloody Kisses" (1993) dhe "October Rust" (1996) arritën të përforcojnë qëndrimin e tyre si një nga grupet më të rëndësishme të këtij stili.
Përfaqësues tjerë të rëndësishmëm janë My dying bride, Cathedral (që konsiderohen pasardhës të Black Sabbath) dhe The Gathering.
Crossover
Crossover do të thotë përzierja e disa stileve të ndryshme muzikore, në diçka të re. Te Heavy Metalli dallojmë rreth tri lloje të Crossover. Dhe atë, përzierja e Metallit me:
- Hardcore:
Grupet e para në kët lëmi kan qenë nga Amerika: S.O.D., M.O.D., D.R.I. dhe Suicidal Tendencies. Në vitet e `90ta arrinë sukses ndër të tjerash edhe Biohazard, Henry Rollins, Pro Pain, Sick of it all dhe Pantera.
- Industrial:
Industriali filloi si një muzikë e pastër elektronike, që kishte karakter eksperimental. Themelues të këtij stili konsiderohen Einstürzenden Neubauten ose KMFDM. Në fund të viteve të `80ta disa grupe përzinë elemente të shumta të Industrialit me riffe të forta gitare dhe kështu e krijuan Metallin Industrial. Përfaqësues të më njohur dhe ndoshta edhe themelues janë Ministry, pastaj Nine Inch Nails, Rammstein, Krups etj. .. por edhe Korn (mos të çuditet dikush që mendonte se Korn bëjnë Metal të pastër).
Kjo formë e Crossover-it paraqet formën më të popullarizuar të viteve të `90ta. Qysh në mes të viteve të `80ta filluan grupe diverzante Rap-in ta përziejnë me elemente të Metallit, ndër të tjerësh edhe Beasty Boys, të cilët në hitin e tyre “Fight for your right to party”, kombinojnë rife të giatrës me "këndim folës". Pastaj Aerosmith të cilët hitin e tyre të vjetër “Walk this way” e inçizuan edhe njëherë, por tani sëbashku me raperat Run DMC. Dhe Anthrax, të cilët në “I’m the man” të tyre fusin elemente të Rap-it. Megjithatë kjo fromë e Crossover-it arriti popullaritet më të madh në vitin 1992 përmes grupit radikal Rage against the Mechine. (Disa e quajnë këtë stil të Metallit, "Metal modern". Ky nuk është Metall modern sepse në radhë të parë nuk është Metall).
Në muzikën e suksesshme të Faith No More ("King for a day, fool for a lifetime" ) dhe Red Hot Chili Peppers ("Blood Sugar Sex Magik" ) përveç Rap, gjejmë edhe elemente të muzikës Funk.
Në vitin 1993 u publikua Soundtrack-u gigant i filmit (për nga vlera i dobët) "Judgment Night", ku kënduan në duet grupe të ndryshme nga skena e Metall-it dhe e Rap-it. Aty ndër të tjerash këndojnë këto grupe sëbashku: Slayer & Ice-T, Faith No More & Boo-Yaa T.R.I.B.E. dhe Therapy? & Fatal.
Përfaqësues tjerë të kësaj dege të Crossover-it janë: Bodycount, Clawfinger, Dog Eat Dog, H-Blockx, Such a surge etj.