Ndihmojeni Kastriotin e Vogel

Arkiva e temave te forumit
Locked
User avatar
TheBrain
Posts: 723
Joined: Tue Apr 27, 2004 5:48 pm
Location: Prishtine
Contact:

Ndihmojeni Kastriotin e Vogel

Post by TheBrain »

Gjatë prillit të vitit 2004, për shkak të dhimbjeve të barkut që i kishte Kastrioti, vizituam shumë mjekë të ndryshëm, si në Klinikën Univerzitare të Prishtinës ashtu edhe nëpër ordinanca private. Janë bërë analiza të ndryshme si dhe inçizime me ultrazë e madje edhe rezonanca magnetike (më 23.04.2004), por askush nuk ka ditë të na tregon se çka nuk ishte në rregull.

Dhe, kah fundi i majit 2004, gjatë larjes së Kastriotit tonë, prekëm një masë të fortë në pjesën e poshtme të barkut dhe u shqetësuam! E vizituam pediatrin në Prizren, i cili, pas ekzaminimit, na udhëzoi që menjëherë të kryejm edhe një inçizim me ultrazë dhe pa vonesë të drejtohemi për mjekim në Klinikën e Univerzitetit të Prishtinës. Në mbrëmje më 3 qershor 2004, dy ekzaminime të pavarura me ultrazë konfirmuan që në hapësirën e barkut është një tumor me madhësi 10x10 cm. Profesori i Klinikës Kirurgjike të Prishtinës na propozoi që menjëherë të shkojmë për mjekim jashtë Kosovës (për shkak të pamundësisë së trajtimit të suksesshëm në Kosovë). Pasi që kishim njerëz të njohur në Zagreb të cilët mund të na ndihmonin, ai propozoi Klinikën e Zagrebit.

Me aeroplan nga Shkupi arritëm në Zagreb të premtën në mëngjes më 04.06.2004. Por, Dr. Ljubica Rajic e onkologjisë së Klinikës Pediatrike “Shalata” të Zagrebit na trajtoi në mënyrë joadekuate dhe refuzoi rastin duke na thënë që sëmundja e Kastriotit është rast për kirurgji. Në klinikën kirurgjike “Rebro” në Zagreb, CT-ja tregoi që tumori është duke u rritur me shpejtësi të madhe, duke bërë shtypje në organet përreth (si dhe mushkërinjtë). Për të mundësuar frymëmarjen e rregullt, është bërë operimi urgjent me ç’rast është larguar tumori i madhësisë 17x11x8 cm. Pas një jave, pas analizave të indit tumoroz, u diagnostifikua se është fjala për tumorin më agresiv që mjekësia njef, të quajtur “Burkitt Limfoma”. Ndonëse është fjala për kancer, për fat, ky tip i kancerit është i mjekueshëm. Shefi i onkologjisë në Klinikën Pediatrike “Shalata” të Zagrebit, Josip Konja, parakushtëzoi pranimin në këtë klinikë me pagimin paraprak të tërë mjekimit, rreth 70.000 EUR. Për shkak të situatës, ishim të detyruar me veprua shpejt!

Klinika më e afërt që kishte mundur të mjekon me sukses dhe e cila ishte e gatshme të na pranoj pa parakushte financiare ishte Klinika e Onkologjisë së Fëmijëve në Graz, ku dhe jemi tani. Është bërë një javë prej se kemi arritur këtu dhe djali ynë është duke u mjekuar me sukses. Rruga deri te shërimi i plotë është e gjatë (terapia zgjatë rreth 6 muaj) dhe intervenimi kirurgjik në Zagreb veq sa e ka komplikuar mjekimin. Të brengosur jemi nga se po na zvoglohet sasia e parave që i kemi për mjekim. Deri tani kemi paguar më shumë se 31.000 EUR (prej tyre 13.000 të huazuara)!

Sa i përket Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës, ajo na ka premtuar ndihmë financiare edhepse nuk dihet kur dhe sa.

Është me rëndësi për tu theksuar domosdoshmëria e mjekimit urgjent, intensiv dhe komplet të Kastriotit sepse në të kundërtën nuk do të kishte mundur të mbijetoj as një muaj. Vetëm mjekimi adekuat dhe intensiv mund ta eliminon këtë tumor dhe ta mbron kundër rikthimit eventual të sëmundjes.

Në këtë situatë të përshkruar, na janë afrur shumë njerëz për ndihmë. Ata kanë formuar fonde për financimin e mjekimit të djalit tonë me veprimtaritë që botohen çdo ditë në këtë webfaqe. I falënderojmë dhe u jemi mirënjohës nga thellësia e zemrave tona!

Prindërit e Kastriotit

Dua dhe Iliri

Graz, 29.06.2004
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Post by Clavicula »

Wow.
Kjuuu, qe nuk paska shkru kush ne qete teme, edhe koka tema e fundit ne kete seksion. :( :(
User avatar
AciDiuS
Moderator
Posts: 7206
Joined: Wed Mar 09, 2005 4:11 pm
Location: Free on Universe

Post by AciDiuS »

euu mor ti djal sa kastiotat jon nkosove :(
User avatar
bg82
Moderator
Posts: 2564
Joined: Fri Dec 01, 2006 11:56 am
Location: New York

Post by bg82 »

po e di e maj ne mend kete rast, po ky djali ka afer 1 vjet qe ka vdek.
gjynah shume, po e vertet osht qe me hi me hulumtu ki shume e shume raste te mjerushme ne kosove qe nuk munesh me ju bo ball nese i merr krejt ngat zemres.
User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

Post by V | a G r a »

kqyre daten Postuar: Sun Jul 04, 2004 10:00 am

futne ne arkiv ket
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Post by Clavicula »

Po vallla ka shume.
Shume keq per fmi s'pari e edhe per krejt.

Ishalla numri i tyne zvoglohet.
User avatar
Stigmata
Posts: 545
Joined: Mon May 28, 2007 10:29 am
Location: Black*Dreams.
Contact:

Post by Stigmata »

:?
User avatar
Medinaa
Posts: 164
Joined: Mon May 14, 2007 8:46 pm

Post by Medinaa »

po de po
a po nin mir se
User avatar
gothblood
Posts: 3096
Joined: Wed Jul 12, 2006 7:53 pm
Location: CEMETERY
Contact:

Post by gothblood »

kush nuk po kujdeset per shum femij qe kan nevoj...e se di pse xoti nuk e ban kiametin tash ska ku me shku ma shum
User avatar
Android
Posts: 4919
Joined: Fri Mar 25, 2005 8:44 am
Location: The Elegant Universe

Post by Android »

:? :? :?
User avatar
Muki
Posts: 4685
Joined: Thu Oct 06, 2005 10:38 pm
Location: Mitrovicë

Post by Muki »

Ish kon mire kta te familjes se Kastriotit me bo marreveshje me bashkesine Islame,qe me organizu neper xhamia qe pas faljes se xhumas njerzit me qit pare,i bindun jom qe ishin bo kogja do pare,se shpesh kur ka ksi raste organizohen neper xhamia me ju ndihmu edhe aty njerzit qesin kogja pare te mdhaja,sidomos kta qe kan,e jo si tjert qe ka 1euro edhe menzi i qesin.

Familjes se Kastriotit,Allahu ju dhuroft durimin,se me te vertete eshte nje sprove e madhe,e Kastrioti inshAllah sherohet sa me shpejt.
Ju muslimant e forumit boni dua(lutje) per Kastriotin.

Shpresojme.
User avatar
Android
Posts: 4919
Joined: Fri Mar 25, 2005 8:44 am
Location: The Elegant Universe

Post by Android »

po ky djali ka vdek, a po ?.



:?
User avatar
Bullet fOr My Valentine
Posts: 198
Joined: Sun May 20, 2007 2:58 am

Post by Bullet fOr My Valentine »

Inshaellah Allahu na ndihmon te gjithve se jemi me te vertet ne nje situate shum te veshtire jetesore :( :(
User avatar
Artan
Administrator
Posts: 3457
Joined: Wed Dec 17, 2003 12:52 am
Location: RockSonte.com
Contact:

Post by Artan »

shum tem e vjeter osht nuk ka vyt me ringjall per ma shum.. http://www.kosovaonline.com derin dje u kan webfaqja kastriotit po sot diqka po punon linku besoj qe lshohet neser, i keni krejt detajet aty.
Muki wrote:Ish kon mire kta te familjes se Kastriotit me bo marreveshje me bashkesine Islame,qe me organizu neper xhamia qe pas faljes se xhumas njerzit me qit pare,i bindun jom qe ishin bo kogja do pare,se shpesh kur ka ksi raste organizohen neper xhamia me ju ndihmu edhe aty njerzit qesin kogja pare te mdhaja,sidomos kta qe kan,e jo si tjert qe ka 1euro edhe menzi i qesin.

Familjes se Kastriotit,Allahu ju dhuroft durimin,se me te vertete eshte nje sprove e madhe,e Kastrioti inshAllah sherohet sa me shpejt.
Ju muslimant e forumit boni dua(lutje) per Kastriotin.

Shpresojme.
muk Kastrioti ka ndru jet moti, RIP
Locked