Lora wrote:Shum mire ti Kreshnik qe po e din se qka qenka zjarri i xhehnemit se une nuk e di, e a mundesh mem tregu se prej nga po je kaq i sigurt ti qe une nuk e di pse kaq bindes po fol per dikon tjeter ti mundesh me fol veq per vete se qka din ti e qka nuk din, e per veten time flas une vet se qka mendoj une eshte puna e ime e qka mendon ti eshte e ytja OK, secili ka te drejt per mendimet e veta pa marr parasysh a pajtohen te gjithe apo jo.
E sa per muziken qe the shqiptaro-amerikane OK ky eshte mendimi yt e mendimi im per ilahit eshte shqiptaro-arabe a turke a afganistanqe a qka po di une sme pelqejn as sot as neser as kurr nuk do te me pelqejne.
Secili njeri duhet te jete vetvetja pa marre parasysh se sa kritika do te kete ai person duke qene vetvetja, e mbroj qendrimin tim.
E sa per kengetarin Adem Ramadani shum mire qe paska gradime ne muzik a qka permende ma lart per te, por une nuk di qe ka deshmu veten ai me diqka te till, veq e di qe ka bere muzik palidhje (nje keng te tij me degju duhet menjiher me shku te mjeku nje pastrim te vesheve me bo) e sa per tash qe paska nderru zhanrin e muzikes OK, mire per te por "ndoshta" i ka pas ra shitja e albumeve te meparshme pse edhe ai mos me nderru diqka te vetja si shum te tjere. Njejt me TNT gati sa pati deshtu ky grup duhet me bo diqka boom. Edhe ky eshte nje lloj imitimi i kengetareve boteror kur ta shohin qe mediat jane ndal se shkruari per to apo albumet nuk ju shiten apo thjesht nuk jane ne qender te vemendjes bojn naj ndryshim drastik dhe prap jane IN.
Me fal a....por pak a shum kjo qe thash po gjason ne realitet mund te jete a?
Pse po paragjykon Loraa, Islamin e paske marre si karriere, pikërisht ti nuk mundesh me fol për tjerët kur nuk e njeh Islamin, Pikësëpari sa ke lexua literature Islame ? e dyta sa ke drejte me paragjykua për planet e te lartepermendureve, Unë kam pas rastin me te dy me ndejt ( Ferkiun dhe Ademin) Për ferkiun kanë dhënë komente jo vetëm shqiptar por edhe nacionalitete tjera, me zërin qe e ka. Ka mundur shume lehte te gjej një përkrahje te forte nga ndonjë grup tjetër apo jo? Çka u bë me Nexhat Maculen? A nuk ka mujt edhe ky me ju bashkëngjit?
Mos i paralelizo gjerat me këngëtaret botërore sepse për kthimin e Ferkiut e Ademit mediumet me as qe do te shkruajnë dhe as qe kanë shkruar për Ademin apo jo? D.m.th nuk ka bere boom neper mediume dhe as qe ka perfitu ne aspektin e ilahijeve.
Gjithmonë duhesh me ba një statistike sa njerëz dëgjojnë ilahije dhe sa njerëz muzike tallave e Rock,
P.sh me shku ne Gjermani përfiton shume prej muzikës Tallava, Jam i sigurte qe Ademi kish me gjet një përkrahje te forte ne Gjermani edhe sikur te kishte kënduar thuajse gati çdo nate ne ndonjë klub shqiptaresh apo jo? D.m.th nuk ka qene ne pyetje karriera e as puna materiale por thjeshte vetëdijesimi i tij për Islamin.
Çka me thane tash për Cat Stevens? Ai ka qene ne kulminacion te karrierës kur e ka lënë muzikën apo jo?
Çka me thane për Jermaine Jackson ( vllaun e Michael Jackson ) edhe ky ka qene si single shume i suksesshëm apo jo?
Peter Murphy ish vokalist i Punk Bendit “BauHaus”
Ose Jemima Goldsmith , vajza e miliarderit
Çka me thane për shembull për disa futbollist si Nicolas Anelka, Robbie Van Persie,
Mohammed Yusuf njeri prej kriket lojtareve ma te mire ne bote tani per tani, ish krishtere tash mysliman.
Ose Muhammed Ali qe ne kulm te karrieres eshte bere Musliman.
Ka shume e shume e mos te zgjerohem .
Prandaj mos paragjyko sepse kthimi i ketyre ne Islam askush nuk i ka komentuar si renie e karrierizmit.