Projekti BLUE BEAM

Shkenca, teknologjia... Diskutoni rreth ketyre lemive, tregoni, pyesni, mesoni.

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82, adela

Post Reply
User avatar
LaNi
Moderator
Posts: 2091
Joined: Tue May 10, 2005 12:44 pm
Location: Digital Ocean
Contact:

Projekti BLUE BEAM

Post by LaNi »

Një halucinacion kolektiv nën kontroll për një religjion botëror
Image
Kjo armë mund të përdoren nga hapësira për të goditur këdo që gjendet në sipërfaqen e tokës.

Projekti Blue Beam i NASA-s është një strategji për të imponuar fenë New Age me "Antikrishtin" në Blue Beam.

Pas këtij formulimi religjiozë fshihet një plan shkencor duke vënë në zbatimi teknologjinë e lartë hapësinore.

Religjioni i vetëm në botë do të ishte baza e Rendit të Ri.

Një "teokraci" për një Rend të Ri Botëror duhet të ketë një fe dhe një shpëtimtar për të imponuar një kult të vetëm përndryshe një kontroll botëror nuk është i realizueshëm.

Projekti teknologjikë "Blue Beam" ka për qëllim të mashtroi njerëzit në mënyrë të avancuar duke drejtuar dhe krijuar një mashtrim të madh spektakolare në shkallë botërore.

Në planin shkencor, kjo teori e konspiracionit është e bazuar në disa elemente.

Për tridhjetë vjet, sovjetikët dhe amerikanët kanë konstruktuar baza të mëdha të dhënash specifike si fiziologjike, psikologjike, me përbëje anatomike dhe elektromekanike të trupit të njeriut, por edhe studimet elektromagnetike, kimike dhe biologjike të trurit.

Këto baza të dhënash përfshijnë gjithashtu edhe gjuhët dhe dialektet e të gjitha kulturave në mbarë botën.

Programe fetare të tipit mesianik dhe të tjera gjithashtu përfshihen në bazat e të dhënave.

Megjithatë, të gjitha këto të dhëna mund të barten me anë të satelitit.

Nëse ne e vendosim këtë shfaqje hapësinore, paralelisht me programin e "Star Wars", ne konstatojmë se kombinimi i rrezatimit elektromagnetik me hipnozë ka qenë subjekt i kërkimeve intensive.

Më 1974, studiues të GF Shapits kanë thënë për këtë: "Ky hulumtim ka treguar se gjuha e folur e hipnotizuesit mund të transmetohet me anë të energjisë elektromagnetike direkt në disa pjesë të trurit të njeriut, pa përdorimin e mjeteve mekanike të pranimit dhe të kodimit dhe pa ekspozimin e këtij ndikimi te personi i cili nuk mund kontrolloi me vetëdije hyrjen e informacionit. Kjo dmth se sjellja vullnetare e personit u hoq me vetëdashje . "

Sipas psikologut James Mc Connell: "Ne tani mund të kombinojmë privimin shqisor me drogë hipnotike dhe me një manipulim të zgjuar nga shpërblimi dhe ndëshkimi në mënyrë që të marrim kontrollin absolut mbi sjelljen e një individi. Atëherë do të jetë e mundur për të arritur një ndërrim pikëpamjesh të shpejta dhe efektive (pastrim truri) që do të na lejojë të bëjmë ndryshime të rëndësishme në personalitetin dhe sjelljen e një personi. "

Në librin e tij "Trupi elektrik" laureati për Nobel, Robert Baker përshkruan një seri eksperimentesh duke treguar se ne mund të dëgjojmë dhe kuptojmë mesazhet të dërguara në një kabinë izolimit, nga një audiogram me pulse mikrovalë të ngjashme me një dridhjen e një fjale e dërguar në tru.

Baker thekson "se një sistem i tillë ka kërkesa të qarta për të mbuluar operacionet që nxisin çmenduri dhe që ka si objektiv njeriun me ndihmën e zërave të panjohur, ose për të dhënë urdhëra të pakapshëm për një vrasës të programuar.

James C. Lynn në librin e botuar më 1978, (Efekti dhe zbatimi i mikrovalëve auditivë), gjithashtu përshkruan se si mund të dëgjohen zëra dhe se si mund të transmetohen direkt në tru

Këto mikro-valë mund gjithashtu të përdoret për të djegur lëkurën, të rrisë ndikimin e drogës apo të ndikojnë në funksionimin e trurit.

Këto efekte të gjitha kanë qenë të njohura zyrtarisht nga ana e CIA-s, me 21 shtator 1977, gjatë një dëshmie përpara Komitetit të Shëndetit dhe Kërkimit.

Dr Sidney Gottlieb i cili drejtoi programin MK-Ultra në atë kohë u detyrua të pranoj se CIA-s hulumtonte për të zbuluar teknikat të cilat ndikojnë në trupin e njeriut duke përdorur mjete elektronike.

SHQIP

Kjo strategji i ka katër faza.
User avatar
LaNi
Moderator
Posts: 2091
Joined: Tue May 10, 2005 12:44 pm
Location: Digital Ocean
Contact:

Re: Projekti BLUE BEAM

Post by LaNi »

FAZA E PARË
Image
Faza e parë përfshin prishjen e të gjitha njohurive arkeologjike, fetare dhe shkencore si dhe botëkuptimet tradicionale.

Zbulimet e reja do t’i tregonin njerëzve gabimin themelor të doktrinave tradicionale.

Ky falsifikim i informacionit do të synojë të bindë të gjithë njerëzit që mësimet e tyre fetare kanë qenë të keqkuptuar dhe të keqpërdorura për shekuj me radhë.

Kjo është një fazë e përgatitjes psikologjike që ka për qëllim shkatërrimin e themeleve të feve tradicionale.

Si rast të ri kemi disa premisa me afrimin e feve nga David Icke.

Shumë teori konspiracioni minojnë themelet e feve tradicionale, duke i hapur rrugën një religjioni mito-shkencor duke përfshirë të gjitha besimet pra edhe ateizmin në një lëvizje të fuqishme globaliste mendimi.

Kjo fazë ka për qëllim që t’i rrëmbej disa nga iluzionet njerëzve, duke fshehur qëllimin e vërtetë të saj dhe duke ofruar atyre "religjionin e vetëm dhe të vërtetë që pajton, qetëson dhe zbut gjithë botën."

Bëhet fjalë për një lloj religjioni unik që përfshinë të gjitha disiplinat dhe të gjitha shkollat e mendimeve në një paradigmë shumë të gjerë ku të gjithë e gjejnë veten.

Kjo do të ishte ekuivalente me idenë e "Shkencës" së Greqisë së lashtë, i vetmi ndryshim do të ishte që do të dilte jo natyrshëm nga një kontekst kulturor, por do të ishte e vendosur apo e imponuar artificialisht pas një destabilizimi të thellë psikik të popullsisë.


FAZA E DYTË
Image

Faza e dytë e projektit Blue Beam ka të bëjë me një hapësirë masive dhe gjigande duke përdorur holograme optike dhe tingujt në tre dimensione, një projeksion lazer i imazheve holografike në pjesë të ndryshme të botës.

Secili do të marrë një imazh në përputhje me besimin dominuese të vendit të tij.

"Zëri i Perëndisë" do të flas në të gjitha gjuhët, dhe të gjithë do të dëgjojë qartë fjalët fetare dhe kulturore të përshtatura me kushtet e tij.

Ky show hapësinor, dmth projektimi i imazheve holografike në qiell do të përdoret për të stimuluar fundin e kohës së popujve.

Njerëzit do të jenë dëshmitarë të skenave që përfaqëson profecitë dhe ngjarjet që secili ka pasur dëshirë për t’i verifikuar.

Këto imazhe, muzikë dhe tingujt do të jenë të projektuar nga një rrjet i gjerë i satelitëve, përafërsisht njëqind kilometra sipër tokës.

Qëllimi i këtyre shfaqjeve është për të treguar në sytë e botës një "Krishti të Ri ", mesia i ri Maitreya për të cilin flasin sutrat budiste.

Projekti Blue Beam do të ketë një stategji aq të avancuar sa një numër i konsiderueshëm i njerëzve në një gjendje pothuajse kënaqësie dhe ekstaze, do t’i shtyjë ata të hyjnë në një realitet alternativ.

Projekti Blue Beam - ardhja e Mesisë - pretendon të jetë përmbushja e profecive të lashta, të ngjarjes më madhe për 2000 vjet.

Dhe kjo do të jetë një sfond kinemaskopik qiellor, të njëjtën kohë duke përkthyer një mesazh të dashurisë në të gjitha gjuhët dhe dialektet e botës.

Me këtë animacion virtual dhe me zë që vjen nga thellësia e hapësirës, njerëz të besimeve të ndryshme, shumë të impresionuar, do të jenë dëshmitarë në kthimin e Shpëtimtarit të tyre si një realitet i gjallë.

Pastaj parashikimet e Jezusit, Muhamedit, Budës, Krishnas, etj ... do të bashkohen në një figurë të vetme pasi të kenë shpjeguar misterin e zbulesës fetare.

Në fakt, kjo « hyjni » e vetme, do të shpjegojë që shumë shkrimet të ndryshme janë keqinterpretuar dhe keqkuptuar, dhe se fetë e vjetra janë përgjegjëse që kanë drejtuar njeriun kundër njeri-tjetrit.

Ky mashtrim i madh do të rezultojë në krijimin e trazirave shoqërore, politike, kulturore dhe fetare.
User avatar
LaNi
Moderator
Posts: 2091
Joined: Tue May 10, 2005 12:44 pm
Location: Digital Ocean
Contact:

Re: Projekti BLUE BEAM

Post by LaNi »

FAZA E TRETË

Në fazën e tretë do të kombinohet elektronika me telepatinë, sistemi i shpërndarjes, i pranimit, ku valët ELF, VLF dhe LF mund të arrijnë çdo person brenda në ndërgjegjen e tij në mënyrë që t’a bind se është vetë Zoti ai i cili i flet nga thellësia (brendësia) e shpirtit të tij.

Rrezatimi i tillë transmetohet nga satelitët ku mund të përzihet me idenë për të formuar atë që ne e quajmë mendim artificial i përhapur.

Eksperimente në këtë drejtim kanë ndodhur në shumë vende të ndryshme.

Image
Norvegji 10 dhjetor 2009

Image
Britani 29 janar 2010

http://i62.servimg.com/u/f62/12/42/55/59/projec12.jpg
Britani 4 qershor 2009

Në disa rrethana, një impuls në frekuenca të ulta mund të prodhojnë sinjale që mund të dëgjohet vetëm nga një individ i vetëm, ndërsa të mbetet i padëgjueshëm nga të tjerët.

FAZA E KATËRT


Faza e katërt ka të bëjë me manifestime mbinatyrore.

Kjo fazë do të përbëhet nga tre etapa të ndryshme.

E para ka të bëjë që njerëzit të besojnë në një pushtim jashtëtokësorë, i cili do të ndodhë në çdo qytet të madh të botës.

Etapa e dytë do të jetë për të joshur të krishterët të besojnë në një ngjarje të mrekullueshme që do të ndodhë në formë të një ndërhyrje jashtëtokësore e dobishme për të mbrojtur tokësorët nga një demon i pamëshirshëm.

Qëllimi i kësaj manovre është që të mblidhen të gjithë kundërshtarët e Rendit Botëror vetëm pak para fillimit të spektaklit qiellor.

Pika e tretë e kësaj faze është përdorimi i përgjithshëm i të gjitha mjeteve të komunikimit modern për të shpërndarë valë për të destabilizuar psikologjikisht popullsinë me anë të hallucinacioneve individuale dhe kolektive.
Image
Pas "Natës së një mijë yjeve", dhe të gjitha krizave globale të shkaktuar nga kjo ngjarje, popullsia botërore do të jetë e gatëshme për të mirëpritur Mesinë e ri nga mishi dhe gjaku, një Cyber-Rockefeller i rreme, që do tî luten të gjithë për të rivendosur rendin dhe të paqen me çdo çmim, por sidomos me çmimin e lirisë sonë.

Një njësi artificiale e krijuar nga popujt do të trajtojë problemet urgjente, në të cilat kemi qenë, gjithsesi të krijuar nga zeroja.

Por gradualisht fytyra tiranike e religjionit të ri botëror do të shfaqet dhe shumë njerëz do ta kundërshtojnë.

Kontrollin i tokës do të jetë në dorë të një kaste "priftërinjësh të lartë" dhe teknokratë të pamëshirshëm të cilët do të veprojnë "në emër të Zotit."

Qëllimi i kësaj diktature është kontrolli mbi të gjithë banorët dhe shfytëzimi i përgjithshëm i burimeve të planetit.
Post Reply