Me cilën pjesë të trurit dashurojmë?

Shkenca, teknologjia... Diskutoni rreth ketyre lemive, tregoni, pyesni, mesoni.

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82, adela

Post Reply
User avatar
vaLton
Posts: 6568
Joined: Sat Nov 11, 2006 3:10 pm
Location: Rep. of Peja

Me cilën pjesë të trurit dashurojmë?

Post by vaLton »

Me cilën pjesë të trurit dashurojmë?

Femra dhe meshkuj, çifte të reja dhe të vjetra përdorin zona të ndryshme të trurit për të dashuruar. Një studim tregon se cilat janë këto zona

DELINA CICI

"Dashuria të ndryshon". Kjo është një shprehje shumë e vjetër, e cila ka rezultuar e vërtetë. Qesh më shumë, bëhesh më i/e mirë dhe shpeshherë mendja të fluturon. Por çfarë ndodh në trurin tonë kur biem në këtë gjendje?

Falë metodave moderne të studimit të trurit, si p.sh., rezonanca manjetike, është e mundur që të ekzaminojmë proceset neurobiologjike, të cilat janë të lidhura me emocionet dhe ndjenjat. Një publikim i ri i Shoqërisë së Neuroshkencëtarëve ka verifikuar se cilat janë zonat në tru, të cilat aktivizohen kur ndizet shkëndija e dashurisë. Rezonanca manjetike është eksperimentuar te 17 femra dhe meshkuj të dashuruar teksa tregonin gjendjen e tyre të dashurisë, si dhe te njerëzit, të cilët nuk kishin rënë në dashuri. Aktiviteti cerebral i personave, të cilët kishin rënë në dashuri korrespondonte me një përfshirje më të madhe emotive te zona cerebrale e djathtë VTA(Ventral Tegmental Area). Këto zona të trurit janë të pasura me dopaminë që lëshojnë energji, dëshirë kundrejt stimujve të reja, motivim dhe ekzaltim. Të gjitha këto simptoma shoqërojnë fazën e parë të rënies në dashuri.

Rënia në dashuri dhe dashuria

Është e rëndësishme që të theksohet se ndërmjet pasionit fillestar dhe atij të mëvonshëm vihen në punë zona të veçanta të trurit, të cilat janë të lidhura me impulset dhe ndjenjat që ndiejmë kur jemi në një lidhje të stabilizuar prej kohësh. Të dhëna, të cilat konfirmojnë edhe nga ana neurobiologjike ndjenjën e dashurisë që rritet me kalimin e kohës.

Mënyra e të reaguarit për të njëjtën ndjenjë është edhe nga ana cerebrale e ndryshme. Në trurin e një femre të dashuruar aktivizohen më së tepërmi zonat të cilat janë të lidhura me emocionet, përkujdesjen, dëshirën dhe përkushtimin e madh. Ndërsa pjesa më e madhe e meshkujve, shpjegojnë përgjegjësit e eksperimentit, kur bien në dashuri kanë më të aktivizuar zonat të cilat janë të lidhura me eksitimin seksual.

Së fundi, të vetmuarve studiuesit u këshillojnë konsumimin e çokollatës, sepse kjo e fundit stimulon zonat që përmendëm më lart.
User avatar
aneurysm
Posts: 203
Joined: Wed May 21, 2008 9:53 am
Location: Tacoma

Re: Me cilën pjesë të trurit dashurojmë?

Post by aneurysm »

kuku.."dashuria po ta demtojka trunin" breeee

ani un qysh e kam RAM-in 128MB,,po mujka me ta kall procesorin
:!:


:shsmile:
User avatar
adela
Posts: 1534
Joined: Fri Jan 19, 2007 5:57 pm
Location: UK

Re: Me cilën pjesë të trurit dashurojmë?

Post by adela »

Valton, te lutem, a mund te postosh burimin e artikullit? Keshtu, i respektohet dhe e drejta autoriale atij qe eshte munduar ta shkruaje dhe i jepet mundesia per te lexuar me shume dikujt qe eshte i interesuar :D
User avatar
AC/DC
Posts: 339
Joined: Sun Feb 07, 2010 7:38 pm

Re: Me cilën pjesë të trurit dashurojmë?

Post by AC/DC »

adela wrote:Valton, te lutem, a mund te postosh burimin e artikullit? Keshtu, i respektohet dhe e drejta autoriale atij qe eshte munduar ta shkruaje dhe i jepet mundesia per te lexuar me shume dikujt qe eshte i interesuar :D
Site prej nga eshte marre artikulli: http://www.gazeta-shqip.com/
Ajo qe e ka shkruar artikullin (eshte shkruar dhe ne postimin e Valtonit) eshte: Delina Cici
User avatar
Her!
Posts: 1261
Joined: Fri Jul 04, 2008 7:00 pm

Re: Me cilën pjesë të trurit dashurojmë?

Post by Her! »

me Loqke:)
Post Reply