H2O a.k.a uji

Shkenca, teknologjia... Diskutoni rreth ketyre lemive, tregoni, pyesni, mesoni.

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82, adela

Post Reply
User avatar
David Gilmour
Posts: 5122
Joined: Sun Sep 09, 2007 9:05 am
Location: Prizren
Contact:

H2O a.k.a uji

Post by David Gilmour »

Ndoshta egziston tema, veq pritova me kqyr


Mbi te gjitha uji eshte elementi pa te cilin te gjitha qeniet e gjalla nuk do te kishin jete.
Qysh ne koherat e lashta uji eshte studiuar dhe rendesia e tij eshte aq e madhe sa qe filozofet e lashte e paraqesin ujin si nje nga kater elemtet kryesore te Tokes dhe gjithesise: Toka, Zjarri, Ajri dhe Uji.
Uji në formën e tij të pastër nuk ka shije dhe eshte pa erë. Duket i pangjyrë në sasi të vogla për syrin tonë, megjithkëtë mund të shihet si i kaltërt në sasi të mëdha ose me vegla shkencore. Gjendet më tepër ndër oqeane dhe detera, por edhe si re, shi, lumenj, liqene dhe akuj te ndryshem. Në planetin tonë, uji është në lëvizje të vazhdueshme qarkulluese duke përfshirë avullimin, reshjet dhe derdhjen në det.
Uji i përshtatshëm për t´u pirë nga njeriu quhet uje i pijshëm. Uji që nuk ështv i përshtatshëm për t´u pirë, por që nuk është i rrezikshvm për njërzit dhe quhet ujë i sigurt.
Ky burim natyror po bëhet gjithnjë e me tepër më i pakët në disa vende, dhe pasja e tij është një shqetësim i madh shoqëror dhe ekonomik.
Tani, rreth 1 miliarde njerëz në gjithë botën pijnë vazhdimisht ujë jo të shëndetshëm.
Uji ka formulën kimike H2O që domethënë se një molekulë uji perbëhet nga 2 atome hidrogjen dhe një oksigjen. Atomet e molekules se ujit jane te lidhura mes vete me lidhjen kovalente ndersa molekulat e ujit ne mes veti jane te lidhura me lidhje hidrogjenore.
Uji është e vetmja substance e paster qe gjendet ne natyre ne te tria gjendjet e lendes.


qka keni me shtu ( e di qe dini shum per ujin) mos ngurroni
User avatar
Aria
Posts: 1092
Joined: Wed Jan 09, 2008 6:03 pm

Re: H2O a.k.a uji

Post by Aria »

"Mbi te gjitha uji eshte elementi pa te cilin te gjitha qeniet e gjalla nuk do te kishin jete" M`vje mir qe kjo vlen edhe per mu, osht e nevojshme me pi uj edhe pi sa t`muj me krejt fuqin e vetes, amo sinqerisht uji i ujsjellsit nuk pihet.
I(L)Rosa.
Last edited by Aria on Mon Jun 08, 2009 7:43 pm, edited 1 time in total.
User avatar
paajttimi
Posts: 44
Joined: Tue Feb 03, 2009 3:50 pm

Re: H2O a.k.a uji

Post by paajttimi »

Uij e dim te gjithe se perbehet prej dy atomeve te Hidrogjenit dhe nje atom te Oksigjenit.

Uij ne natyre ze 1/3 e siperfaqes se pergjithshme te Tokes.
Uij nuk ka shije dhe as ere.
User avatar
paajttimi
Posts: 44
Joined: Tue Feb 03, 2009 3:50 pm

Re: H2O a.k.a uji

Post by paajttimi »

Kerkoj Falje ndoshta per pergjigjen e thjeshte te dhen,por nuk e di se per qfar behej fjalë...

Qe dhe nje Dukuri per Uijn po mos te egzistonte lidhja Hidrogjenore mes Atomeve, Atehere Uij nuk do te ishte ne gjendje te lenget por ne gjendje te Gazet..

Dhe Paramendoni Uij ne Gjendje te Gazet as qe kishim mujt me parashikue egzsitencen ne Tokë.
User avatar
Vissy Dream
Posts: 5699
Joined: Sun Jul 15, 2007 7:20 pm
Location: Old Trafford

Re: H2O a.k.a uji

Post by Vissy Dream »

Uji mbulon 71% te siperfaqes se tokes, oqeanet permbajne 97,2%.

Uji osht ni trets shume i mire edhe tret shume lloje substancash. Substancat qe treten mire ne uje quhen hidrofilike, ato qe nuk treten mire ne uje quhen hidrofibike.
User avatar
darian
Posts: 1040
Joined: Wed Nov 05, 2008 4:50 pm
Location: .www

Re: H2O a.k.a uji

Post by darian »

uji osht perbers i limonades.
nje gote uje dhe gjys limoni, pak sheqer.
me uje ska.
User avatar
MaNgupja_nR1
Posts: 7435
Joined: Sat May 13, 2006 1:27 pm
Location: KingstonTown

Re: H2O a.k.a uji

Post by MaNgupja_nR1 »

MOS e ngatrroni etjen per uj me ate te ushqimit, se trashni :mrgreen:
User avatar
rock kid
Posts: 18
Joined: Sun May 31, 2009 6:42 pm
Location: vushtrri

Re: H2O a.k.a uji

Post by rock kid »

hmm kini ha krejt qe pasuli me uj marohet :mrgreen:
Selma
Posts: 81
Joined: Thu Jun 04, 2009 12:21 pm

Re: H2O a.k.a uji

Post by Selma »

Ndotja e Ujit - Cilësia e Ujit

Në histori, cilësia e ujit të pijes ishte një faktor me rëndësi në vlerësimin e mirëqenies së njeriut.Sot ende përhapen epidemi të kohëpaskohshme sëmundjesh bakteriale dhe virale, që i shkaktojnë agjentët infektues në ujëra të pijes. Megjithatë, sëmundjet me origjinë nga uji, përgjithësisht janë nën kontroll.

Elementet në gjurmë si ndotës uji

Nocioni element në gjurme u referohet atyre elementeve që, ne një sistem të caktuar shfaqen në nivele shumë të ulëta. Definicioni i kuptueshëm i një elementi në gjurmë është ai që shfaqet në nivel prej ca ppm (pjesë për milion) ose më pak.

Disa nga metalet e rënda janë ndër më te dëmshmit më elemente ndotëse. Këto elemente përfshijnë elementet esenciale, si hekuri si dhe metalet toksike plumbi, kadmiumi dhe merkuri. Shumica e tyre kanë afinitet të madh ndaj sulfurit dhe i atakojnë lidhjet sulfurike në enzime, duke bërë në këtë mënyrë imobilizimin e enzimave.

Arseni, Kadmiumi, Plumbi Merkuri

Arseni ishte shkaktar kimik i shumë vdekjeve. Helmime akute me arsen mund të rezulton nga djegia e më tepër se afro 100 mg te elementit. Ekzistojnë ca te dhëna për atë qe edhe ky element është po ashtu karcinogjenik. Arseni paraqitet në koren e tokës në një nivel mestarë prej 2-5 ppm. Djegia e karburanteve fosile, posaçërisht e qymyrit, përhapin sasi të mëdha arseni në mjedis, kështu që, shumica e tyre arrijnë në ujëra natyrorë.

Kadmiumi ndotës mund të arrijë në ujë nga shkarkimet industriale dhe hedhurinat e mihjeve nga xeheroret.
Efektet e helmimit akut te njerëzit me kadmium, janë shumë serioze tensioni i latë i gjakut, dëmtimi i veshkave, shkatërrimi i rruazave te kuqe te gjakut.

Plumbi shfaqet ne ujë në gjendje +II oksiduese dhe atje arrin nga një numër burimesh industriale dhe të minierave.Helmimi akut me plumb shkakton disfunksionime të rrezikshme në veshkë, sistem reproduktiv, mëlçi si dhe në tru dhe sistem nervor qendror. Helmimi me plumb, nga burimet mjedisore mendohet të ketë shkaktuar retardime mentale në shumë fëmijë. Helmimi i butë me plumb shkakton anemi.

Keshille: leshojeni ujin per nje kohe para se me pi ;)

Merkuri gjendet si komponentë në gjurme në shumë minerale. Merkuri arrin në mjedis nga një numër burimesh të ndryshme. Ndër to janë kimikatet laboratorike hedhurinë , bateriet, termometrat e thyer, fugnicidet, pllombat amalganile të dhëmbëve dhe produkteve farmaceutike.
Ndërmjet efekteve toksikologjike të merkurit janë dëmtimet neurologjike, duke përfshirë këtu imitimin, paralizën, verbërinë si dhe shpërbërjën e kromozomeve dhe defektet e lindjes.

Cianuret prania e cianureve në ujë ka një efekt të rëndësishëm në aktivitetin biologjik të sistemit. Përkufizimet toksike ndikohen nga cilësia e ujit, temperatura, si dhe lloji dhe madhësia e organizmave.

Amoniaku nivelet ekcesive të azotit amoniakal shkaktojnë probleme në cilësinë e ujit. Amoniaku është produkt nismëtar i kalbjes së hedhurinave organike azotike, kështu që prania e tij shpesh tregon praninë e hedhurinave të tilla.

Sulfuri i hidrogjenit, H2S, është produkt i kalbjes anaerobe të materies organike, e cila përmban sulfur. Ai prodhohet po ashtu gjatë reduktimit aneorob të sulfateve nga mikroorganizmat. Sulfuri i hidrogjenit, lirohet si ndotës i gaztë, nga ujërat gjeotermalë, nga hedhurinat e impianteve kimike, të industrisë së letrës, tekstilit etj.

Gazi karbonik i lirë, CO2 shpeshherë është i pranishëm në ujë, madje në nivele të larta, dhe rrjedh nga kalbja e materies organike. Nivelet ekscesive të gazit karbonik mund ta bëjnë ujin më korroziv dhe mund të jenë të rrezikshëm për jetën ujore.
"Kimia e mjedisit " N. Daci

Ishte vec informacion per kuriozitet. Pini uje sa te mundeni, ska vend per panik :)
Post Reply