Kuriozitete nga shkenca dhe jeta

Shkenca, teknologjia... Diskutoni rreth ketyre lemive, tregoni, pyesni, mesoni.

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82, adela

User avatar
Vissy Dream
Posts: 5699
Joined: Sun Jul 15, 2007 7:20 pm
Location: Old Trafford

Kuriozitete nga shkenca dhe jeta

Post by Vissy Dream »

Ktu postoni kuriozitete nga shkenca dhe jeta.

PS: Temen kerkun s`e pash, edhe nese ekziston me falni.

Vazhdojme.
User avatar
Vissy Dream
Posts: 5699
Joined: Sun Jul 15, 2007 7:20 pm
Location: Old Trafford

Re: Kuriozitete nga shkenca dhe jeta

Post by Vissy Dream »

1. Kanguru
Kur u duken per here te pare ne Australi, europianet vune re nje kafshe te cuditshme: ajo ecte me kembet e prapsme ndersa ne bark kishte nje si qese nga nxirrnin koken te vegjlit. "C'eshte kjo?" - i pyesnin ata indigjentet.
"Kan-gu-ru" - pergjigjeshin ata. Qe nga ajo kohe kafsha e cuditshme u quajt kanguru. Kur me vone studjuan gjuhen vendase, evropianet mesuan se "kanguru" do te thote "nuk kuptoj".

2. Njerezit me te gjate e me te shkurter
Njeriu me shtatin me te larte ka qene austriaku Frederik Vinkelmeir, qe ka jetuar ne shek. VII. Ai ishte 2.78 m i gjate. Gruaja me e gjate e te gjitha kohrave ka qene gjermania Mariane Wehler me gjatesi 2.55 m. Njeriu me i shkurter ka qene Xhin Vorenburgu me gjatesi 45 cm dhe konkurrentja e tij Halami Aqube Ton Sinai me gjatesi vetem 38 cm.

3. Shpikesi i telefonit
Uaston, hajde ketu, me duhesh.---Fjala e pare e transmetuar nepermjet telefonit nga shpikesi i tij, Aleksander Graham Bell qe therriste ndihmesin e tij, Uaston. Ai mori patenten e telefonit me numer 174465 ne vitin 1876.
User avatar
Sitting Bull
Posts: 2403
Joined: Mon Jul 02, 2007 11:09 pm
Location: Gjilan
Contact:

Re: Kuriozitete nga shkenca dhe jeta

Post by Sitting Bull »

Ne nje nate te kthjellet mund te shihen rreth 2000 yje me sy te lire.

Vetem mushkonjat femra piskojne.

Lindjet vjetore ne Indi, e kalojne popullsine e Australise

Dallga me e madhe e regjistruar deri me sot ka qene ne vitin 1971 ne Ishullin Ishigaki, Japoni,

Ne 1 kg limon ka me teper sheqer se ne 1 kg luleshtrydhe.

Shteti me me teper rruge te asfaltuara eshte Franca.

Nje njeri qesh mesatarisht 13 here ne dite.

Kuajt mund te qendrojne deri ne 1 muaj ne kembe.

Ne trupin e nejriut muskuli me i forte eshte gjuha.

derri nuk arrin fizikisht ta shikoje qellin...

Ne SHBA 1/3 e zezakeve mes 20-29 vjet
jane ne burg ose nen hetim.

Pavaresiht nga madhesia dhe trashesia nje flete nuk mund te paloset me
teper se 9 here.

Mendohet se qe nga krijimi i shoqerise njerezore ne bote kane jetuar mbi 80 miliard njerez.


50 grame te helmit te nje kobre Mbret mjaftojne per te vrare nje elefant ose 20 njerez! Fuqia e helmit te tij e ben kete krijese vdekjeprurese gjarperin helmues me te gjate ne bote. Kobra Mbret(Ophiophagus hannah) e ka origjinen ne Azine juglindore dhe Indi. Ai arrin mesatarisht nje gjatesi prej 3.65-4.5 m – kjo eshte sa gjatesia e nje veture familjare. Eek! Kobra Mbret ka dhembe 1-cm te gjate por aii tret viktimat e tij, zakonisht gjarperinj te tjere, duke i gelltitur ata pernjehere.

-Seul (kryeqyteti i Korese se Jugut) ne gjuhen vendase do te thote kryeqytet.

Kur dhe ku janë ndërtuar banjat e para?
Vaska e parë është përdorur nga njerëzit që në shekullin e dytë para erës sonë. Ajo është zbuluar gjatë gërmimeve arkeologjike në pallatin e Knosit, në ishullin e Kretës. Banjoja më interesante është zbuluar në dhomën e mbretëreshës. Vaska e saj është prej argjili dhe iu përngjet vaskave që përdoren në shtëpitë e banimit edhe tani. Një kanal i posaçëm e heq ujin e papastër nëpërmjet një tubi të vendosur nën dysheme dhe e nxjerr atë jashtë. Këto ishin banjot e para, ndërsa më vonë, sidomos në periudhën e Qytetërimit Miken, ato u përmirësuan. Kjo ka ndodhur andej nga vitet 1600—1100 para erës sonë. Gjatë gërmimeve në qytetin Pilos, në një pallat tjetër është zbuluar një vaskë– terrakotë e zbukuruar me ornamente të ndryshme jashtë dhe brenda. Karakteristikë e tyre kryesore është fakti që uji vinte i rrjedhshëm dhe po kështu kalonte nëpër kanale të posaçëm...


Merr vrasës me pagesë se prindërit s’e linin të luante me kompjuter

Si gjithë prindërit në botë, edhe Shannan dhe Joey Troiano ishin të shqetësuar për notat e ulëta në mësime të djalit, Cory Ryder, dhe e dënuan duke i konfiskuar “PlayStation”-in dhe televizorin. Por ndryshe nga djemtë e mirë, 16-vjeçari po planifikonte të punësonte një vrasës me pagesë. Për fat të mirë, e ëma e dëgjoi në telefon dhe nga ana e saj planifikoi një operacion sekret me policin që hiqej si vrasësi me pagesë. Plani i adoleshentit u zbulua dhe para gjyqit do të qëndrojë në burgun e të miturve në Uashington.

Dyqani vë kobrën të ruajë këpucët 120 mijë dollarë
Për anëtarët e shoqërisë së lartë, këpucët mund të jenë diçka e vyer. Por për të ruajtur një palë sandale me rubin, safir dhe diamant të dizenjatores Rene Caovilla, një prej dyqaneve me pakicë "Harrods" mori masa ekstreme: Mori një kobër të vërtetë egjiptiane për të ruajtur banakun e këpucëve. Edhe pse përdorimi i gjarprit helmues është mjeti më efektiv për të ruajtur sandalet e çmuara, përsëri kjo masë është diskutuar mes ekspertëve të sigurisë. Gjarpri kaloi një ditë të tërë në banakun e xhamit duke u rrotulluar rreth sandaleve të kuqe.

fjala me e njohur ne bote eshte : ''ok''
fjala e dyte ne bote me e njohur eshte : ''coca cola''

1 Miliard kiliometra eshte distanca qe bejne 7500 ashensora ne Hotele,ne pallate,cdo vite ne amerik.

9.000.000 vete ne dite kane ditelindjen te njejten dite me ty.

karrika elektrike u zbulua nga nje Dentist.

Eskimezt,jane i vetmi popull qe nuk loz lojra fati.

ne afganistan 6 000 000 njerez jane vrare gjate luftes me rusine,dhe per ruset 1.200.000 ose humbja me e madhe pas luftes se 2 boterore

Fshati Karkakros në Irlandë nuk ka asnjë shtëpi. Banorët e këtij fshati jetojnë në barka, ndërkaq i vetmi objekt i ngritur është kisha e fshatit.
Reply With Quote

Ne vitin 1961, Muzeu i artit modern ne Nju Jork e ekspozoj pikturen ,,Anija" te Anri Matistit ( 1869-1954). Plot dyzet e shtat dite vizituesit mahniteshin nga vepra e tij, e atehere dikush e verejti rastesisht se piktura e tij ka qene e ekspozuar mbrapsht.
User avatar
Sitting Bull
Posts: 2403
Joined: Mon Jul 02, 2007 11:09 pm
Location: Gjilan
Contact:

Re: Kuriozitete nga shkenca dhe jeta

Post by Sitting Bull »

15 vendet me konsumin me te madh te alkolit.

1. Luksemburgu
Konsumimi vjetor i alko0lit: 15.5 litra për banor
Konsumimi i birrës: 84.4 litra për banorë
Mosha ligjore e përdorimit të alkoolit: 16 vjeç (birra); 18 (pijet e tjera alkoolike)

2. Franca
Konsumimi vjetor i alkoolit: 14.2 litra për banor
Konsumimi i birrës: 35.5 litra për banorë
Mosha ligjore e përdorimit të alkoolit: 16 vjeç (birra); 18 (pijet e tjera alkoolike)

3. Irlanda
Konsumimi vjetor i alkoolit: 14.2 litra për banor
Konsumimi i birrës: 131.1 litra për banorë
Mosha ligjore e përdorimit të alkoolit: 18 vjeç

4. Hungaria
Konsumimi vjetor i alkoolit: 12 litra për banor
Konsumimi i birrës: 75.3 litra për banorë
Mosha ligjore e përdorimit të alkoolit: 18 vjeç

5. Çekia
Konsumimi vjetor i alkoolit: 11.8 litra për banor
Konsumimi i birrës: 156.9 litra për banorë
Mosha ligjore e përdorimit të alkoolit: 18 vjeç

6. Spanja
Konsumimi vjetor i alkoolit: 11.5 litra për banor
Konsumimi i birrës: 83.8 litra për banorë
Mosha ligjore e përdorimit të alkoolit: 18 vjeç

7. Danimarka
Konsumimi vjetor i alkoolit: 11.5 litra për banor
Konsumimi i birrës: 89.9 litra për banorë
Mosha ligjore e përdorimit të alkoolit: 18 vjeç (vetëm në bare ka limite)

8. Portugalia
Konsumimi vjetor i alkoolit: 12.9 litra për banor
Konsumimi i birrës: 59.96 litra për banorë
Mosha ligjore e përdorimit të alkoolit: 16 vjeç

9. Zvicra
Konsumimi vjetor i alkoolit: 11.2 litra për banor
Konsumimi i birrës: 57.3 litra për banorë
Mosha ligjore e përdorimit të alkoolit: 16 vjeç (për birra); 18 (për pije të tjera alkoolike)

10. Austria
Konsumimi vjetor i alkoolit: 11.1 litra për banor
Konsumimi i birrës: 108.3 litra për banorë
Mosha ligjore e përdorimit të alkoolit: 16 vjeç (për birra); 18 (për pije të tjera alkoolike)

11. Gjermania
Konsumimi vjetor i alkoolit: 10.5 litra për banor
Konsumimi i birrës: 116.8 litra për banorë
Mosha ligjore e përdorimit të alkoolit: 14 vjeç (për birra); 16 (për verë); 18 (për pije të tjera alkoolike)

12. Anglia
Konsumimi vjetor i alkoolit: 10.4 litra për banor
Konsumimi i birrës: 99 litra për banorë
Mosha ligjore e përdorimit të alkoolit: 18 vjeç

13. Belgjika
Konsumimi vjetor i alkoolit: 10.3 litra për banor
Konsumimi i birrës: 93 litra për banorë
Mosha ligjore e përdorimit të alkoolit: 16 vjeç

14. Holanda
Konsumimi vjetor i alkoolit: 10.1 litra për banor
Konsumimi i birrës: 79 litra për banorë
Mosha ligjore e përdorimit të alkoolit: 16 vjeç; 18 vjeç (për pije të tjera alkoolike)

15. Australia
Konsumimi vjetor i alkoolit: 9.8 litra për banor
Konsumimi i birrës: 109.9 litra për banorë
Mosha ligjore e përdorimit të alkoolit: 18 v
User avatar
Vissy Dream
Posts: 5699
Joined: Sun Jul 15, 2007 7:20 pm
Location: Old Trafford

Re: Kuriozitete nga shkenca dhe jeta

Post by Vissy Dream »

Teper kuriozitete interesante Sitting Bull.
Flm shume qe postove, definitivisht po ja vlejka mi lexu 8)
User avatar
Vissy Dream
Posts: 5699
Joined: Sun Jul 15, 2007 7:20 pm
Location: Old Trafford

Re: Kuriozitete nga shkenca dhe jeta

Post by Vissy Dream »

Peshqit e harrojnë çdo gjë që u ndodh vetëm pas 10 min.

Një njeri i rritur merr frymë afërsisht 25 000 herë në ditë.

Në Perëndim njerëzit ndërrojnë shtëpi mesatarisht 1 herë në 7 vjet.

Në krahun e një majmuni ka rreth 25 milionë qime.

Peshkaqenët nuk sëmuren kurrë.

Breshka mund të ecë me 10 km në orë.
User avatar
maqorri 12
Posts: 654
Joined: Thu May 01, 2008 12:59 pm
Location: in the place where we have to die for living (hades the world of darkness)

Re: Kuriozitete nga shkenca dhe jeta

Post by maqorri 12 »

ja nje koriozitet në një CD ka hapsir për 700 flopi disqe kurse memoria e tij mund të ruaj reth 300.000 faqe tekst
User avatar
Vissy Dream
Posts: 5699
Joined: Sun Jul 15, 2007 7:20 pm
Location: Old Trafford

Re: Kuriozitete nga shkenca dhe jeta

Post by Vissy Dream »

SadButTrue wrote:
Vissy Dream wrote:Peshqit e harrojnë çdo gjë që u ndodh vetëm pas 10 min.

Një njeri i rritur merr frymë afërsisht 25 000 herë në ditë.

Në Perëndim njerëzit ndërrojnë shtëpi mesatarisht 1 herë në 7 vjet.

Në krahun e një majmuni ka rreth 25 milionë qime.

Peshkaqenët nuk sëmuren kurrë.

Breshka mund të ecë me 10 km në orë.
kush u kan ai qe i ka njeh a thu?!! :mrgreen:
Edhe une jam qudit a, teper kuriozitet interesant ish qajo, e kshtu kush i ka numru s`e di tybe :D
User avatar
Vissy Dream
Posts: 5699
Joined: Sun Jul 15, 2007 7:20 pm
Location: Old Trafford

Re: Kuriozitete nga shkenca dhe jeta

Post by Vissy Dream »

Gjirafa është e vetmja kafshë e cila mund të dalloje ngjyrat, sepse syri i saj është përafërsisht i njejtë me syrin e njeriut.

Flutura më e madhe në Botë është 270 centimetra katror.

Më 1590 holandezi Zaharijaz Jansen që merrej me optikë, konstruktoi mikroskopin.

Më 1628 shkencëtari V. Harvej nga Anglia i pari dha shpjegimin mbi qarkullimin e gjakut në trupin e njeriut.

Xhejson Pitri nga Mexburgu (SHBA), plot 13 vite nuk bëri asnjë mungesë në shkollë.
User avatar
David Gilmour
Posts: 5122
Joined: Sun Sep 09, 2007 9:05 am
Location: Prizren
Contact:

Re: Kuriozitete nga shkenca dhe jeta

Post by David Gilmour »

Shqiperia e ze vendin e trete n'bot per ngrenien e bukes se grurit :) pas Turqise dhe Bosnjes
User avatar
KFK
Posts: 1188
Joined: Mon May 28, 2007 9:55 pm
Location: Prizren

Re: Kuriozitete nga shkenca dhe jeta

Post by KFK »

kali po flejke n'kome :D 8)
User avatar
Che !!!
Moderator
Posts: 5109
Joined: Tue Aug 02, 2005 10:43 pm
Location: West Of Somewher

Re: Kuriozitete nga shkenca dhe jeta

Post by Che !!! »

sot e lexova qeto edhe mu dok interesant:
1 italian 70 vjeqar osht arestu se resht per 40 vite osht shtihu qe osht i verber per me marr 1 penzion invalidor po e kan nxan tu gra ker
(qfar bole =) )
User avatar
Che !!!
Moderator
Posts: 5109
Joined: Tue Aug 02, 2005 10:43 pm
Location: West Of Somewher

Re: Kuriozitete nga shkenca dhe jeta

Post by Che !!! »

edhe njo besa qe e pata lexu moti edhe qe mka lon pa mend edhe diqysh skom mujt me besu
(i kom dit edhe emnat po kom harru)
2 invalida njo pa 2 dur tjetri pa 2 kom jon ngjit ne malin e mount everestit me ndihmen e njoni tjetrit
User avatar
Sitting Bull
Posts: 2403
Joined: Mon Jul 02, 2007 11:09 pm
Location: Gjilan
Contact:

Re: Kuriozitete nga shkenca dhe jeta

Post by Sitting Bull »

Në tokë ekzistojnë 4 oqeane dhe 56 detëra që së bashku e formojnë “Detin Botëror” I cili përfshin 71% të sipërfaqës së përgjithshme të tokës (316 mil.km2)

Për nga sasia e kripës më së shumti ka deti I Kuq ndësa më së paku deti Baltik

Lumi Amazona është i vetmi lum që nuk ka të ndërtuar asnjë urë mbi të.

Në Evropë patataja është sjellë nga Amerika në vitin 1536. Në fillim e mbillnin për shkak të lulës së bukër që ka, kurse më vonë filluan ta përdorin për ushqim.

Gjethet më të mëdha i ka një lloj pallme e quajtur “Rafia”, rritet në brigjet e lumit Amazon. Gjethet e saj të blerta arrin gjatësi deri 22 metra dhe gjereësi afër 12 metra, kurse bishtin e gjethës e ka 5 metra të gjatë.
Një gjethë e tillë mund të shtrehoj 10 njerëz.

Në Brazil gjatë shek. XX-të është vrarë gjarpëri më i madh në botë, Anakonda, gjatësia e të cilit arrinte ne 35 metra. Për ta vrarë këtë gjigant u desh që të goditej me 500 plumba.

Gjarpëri i ujit që jeton në veriperëndim të Australisë rreth shkëmbinjëve të ujit, është shtaza më helmuese në botë. Helmi i tij është 100 herë më i fortë se helmi i gjarpërit Australian në tokë i quajtur “Tapana e Shkretëtirës” e që konsiderohet gjarpëri më helmues tokësor.

Rusia është shteti më i madh për nga sipërfaqja me 17.075,000 km².

Malet më të larta në Ballkan janë Alpet Shqiptare dhe kanë 13 maje me mbi 2.500 metra lartësi dhe sipërfaqe 2.240 km².

Në trupin e njeriut ka rreth 656 muskuj. Disa prej tyre jane 38 cm, e disa mezi arrijne nje milimetër.

Maja me e larte ne bote eshte Mont Everest me 8882 m, gjendet ne Nepal.


Qelizën i pari e zbuloi shkencëtari anglez Robert Hooke me 1665 i cili edhe ia dha emrin. Ky është zbulimi më i madh në mjekësi, sepse qeliza është njësia themelore kryesore e çdo organizmi të gjallë.

Novobërda është quajtur Mali I Argjentit e më vonë Kodra e Re e cila ra nën sundimin osman më 1455.

Gjaku në organizmin e njeriut udhëton shumë shpejte: prej zemrës deri te gishtërinjtë e këmbës arrin për 16 sekonda, deri në tru për 8s, deri në mushkëri vetëm për 6 s.

Në Turqi gjendet një skulpturë, vepër e natyrës, që paraqitet një grua duke qarë. Lotët e saj rrjedhin me shekuj, por nga burimet e fshehta të ujit që ndodhen nën shkëmb.

Helmi i Meduzës mund ta mbys njeriun nëse është në sasi të mëdha, ndërsa shkencëtarët prej tij po perpiqen të nxjerrin ilaqin për sherimin e sëmundjes së zemrës.
User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

Re: Kuriozitete nga shkenca dhe jeta

Post by V | a G r a »

Njerez me Brire...!!!

Ma Zhong Nan, nje burre 93 vjecar qe jeton ne nje fshat te vogel te Kines, tregon se si nje bri ka filluar ti “mbije” ne koke 5 vjet me pare. Zoti Ma ishte duke u krehur nje dite kur padashje vrau koken. Duke qene se nuk ishte ndonje plage e madhe, ai nuk i dha shume rendesi. Por nuk do ta kishte menduar kurre qe nje bri i vogel dhe i forte do te kishte filluar t’i rritej ne koke. Qe atehere i moshuari e ka injoruar kete “bri” i cili me kalimin e kohes ka arritur nje gjatesi prej 10 centimetrash ne me pak se nje vit, duke formuar keshtu nje “bri” gjithmone e me te gjate dhe te forte. Por para tre javesh zoti Ma ka filluar te ndjeje nje kruarje te cuditshme ne koke dhe keshtu femijet e tij kane vendosur ta cojne ne spital per nje vizite.
Me mberritjen e te moshuarit ne spital mjeku ka mbetur i habitur dhe nuk ka arritur te jape nje shpjegim mjekesor. Tani familja Nan po kerkon ndihme nepermjet mediave per te gjetur nje kure per kete semundje te cuditshme. Por zoti Ma nuk eshte i vetmi qe vuan nga kjo anomali…

Image

E njejta fatkeqesi i ka ndodhur edhe Granny Zhao-s, nje e moshuar 95 vjecare banuese ne Zhanjiang City, ne provincen e Guangdong ne Kine. Briri i saj ka filluar t’i “mbije” ne balle rreth 3 vjet me pare, eshte 10 centimetra i gjate dhe eshte i perkulur si bishti i nje kungulli sic e shikoni ne foto. “Ne fillim ishte vetem nje nishan, por me kalimin e kohes eshte bere gjithmone e me i madh dhe tani i ngjan gjithmone e me shume nje briri” thote gruaja. Megjithate, sipas saj, kjo semundje nuk i ka shkaktuar probleme te medha, pervec nje reduktimi te lehte te fushes se pamjes.
Ndersa familja e saj eshte akoma ne pritje qe mjeket dhe ekspertet t’i japin nje pergjigje ketij fenomeni te vecante.

Image
Post Reply