Crop Circle ose Rrathët në Grurë

Shkenca, teknologjia... Diskutoni rreth ketyre lemive, tregoni, pyesni, mesoni.

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82, adela

User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

Crop Circle ose Rrathët në Grurë

Post by V | a G r a »

Rrathët në Grurë ose Crop Circle

Nje teme e re mbi nje fenomen gjeresisht i pranishem sot ne realitetin tone por teresisht i pakuptueshem dhe i pashpjegueshem. Eshte fjala per Rrathet ne Grure ose Crop Circle qe filluan te behen te njohur per masen e gjere te njerezve ne kohet moderne. Ka qene pikerisht viti 1972 kur dy deshmitare Arthur Shuttlewood dhe Bryce Bond, te ulur ne nje ne njeren nga anet e kodres Star Hill ne Warminster, Angli me shpresen per te pare nje objekt fluturues te paidentifikuar, prania e te cileve e kishte kthyer kete pjese te Anglise ne nje Meke te UfO-ve per me shume se nje dekade.

Por ajo qe ata u bene deshmitare nen driten e henes, 100 kembe me larg nga aty ku po rrinin pane formen e dickaje qe filloi te ravijezohej ne fushe dhe nje hapesire e madhe ne forme rrethore me bimesi u rrafshua brenda 20 sekondave. Nga ketu u be popullor termi Crop Circle dhe si fenomen u shpernda ne te gjithe boten. Ndonese kjo nuk ishte hera e pare qe ishte vezhguar nje fenomen i tille, ky rast shenon si te thuash fillimin e popullaritetit te fenomenit ne shkalle boterore.

Natyrisht qe llogjika te shtyn qe ky fenomen eshte shume i vjeter por mundesia per ta konstatuar eshte e veshtire per shkak te dimensioneve te rratheve dhe grafikave qe perbehet. Nga kronikat e vjetra na vjen nje rast i rregjistruar ne vitin 1647 ne Angli ku fenomeni u vezhgua vetem rastesisht nga nje lartesi e nje kodre.

Menyra e shfaqes se tyre dhe e larmishmerise eshte e pafundme. Po ashtu dhe shperndarja gjeografike eshte e madhe. Nga e gjithe bota na vijne raporte dhe foto te ketyre rratheve (shpesh forma nuk eshte fare ajo e nje rrethi) por ne vend te pare eshte Anglia dhe sidomos nje zone e caktuar e saj qe quhet Wiltshire i cili eshte shume i njohur sot ne bote per shkak te ketij fenomeni. Wiltshire eshte nje nga vendet antike te Druideve dhe po ashtu eshte shume popullor pasi ne gjirin e tij ka dhe te famshmin Stonehenge (ndertimi i cuditshem me kollona te gurta qe i kalon disa qindra tonelata ne peshe). Wiltshire qe ndodhet ne jug te Anlgise mbulon nje zone prej 4300 km dhe perfshin Kennet, West Wilts, North Wilts, Salisbury dhe South Wilts dhe the Borough of Swindon.

Por le te kthehemi tek Crop Circle perseri. Sic thashe me larte gjeografia e pranise se tyre eshte e larmishme ne te gjitha kontinentet (ka mungesa raportesh nga Kina dhe Afrika e Jugut) dhe po ashtu dhe forma.
Ato behen kryesisht ne fusha me grure, miser, tershere, soje, bar te larte etj. ne pergjithesi ato paraqesin koncepte gjeometrike te realizuara ne perfeksion dhe qe presini te deshifrohen nga shkenctaret e planetit qe me kot hartojne teori mbas teorie duke u perpjekur fillimisht te gjejne burimin qe i krijon. Teorite jane te shumta

1- energjia planetare
2- energji plazmore, rrathe
3- jashtetokesore
4- energji nga brenda tokes bazuar ne teorine Gaia mbi Linjat Ley te Tokes
5- shpirtera te natyres
6- vorbulla dhe ferkim qe gjenerohet nga energjia plazmore
7- te bera nga vete humanet (gje qe eshte vertetuar per disa prej tyre)
8- krijuar nga nje satelit qe orbiton Token.

nje studim me foto per kto

PLANT ABNORMALITIES

Code: Select all

http://www.bltresearch.com/plantab.html
Krijimi i ketyre rratheve ne grure eshte shpesh i shoqeruar nga vezhgime te dritave te pazakonta ose mjete fluturuese qe ndricojne vendin ku nje dite me pas gjehet Rrethi. Shumica e rratheve krijohet gjate nates nga ora 11 deri ne oren 4 te mengjesit por ka patur edhe formacione qe jane shfaqur gjate oreve te dites.

Image

Image

Image

Image
User avatar
David Gilmour
Posts: 5122
Joined: Sun Sep 09, 2007 9:05 am
Location: Prizren
Contact:

Re: Crop Circle ose Rrathët në Grurë

Post by David Gilmour »

qysh po thojn mas shumti po dyshohet te jashtoksoret edhe po thojn se me kta rrath jan tuna paralajmru diqka

po mosbesimi ne jashtoksor m'shtin me dyshu te teoria e 7
User avatar
David Gilmour
Posts: 5122
Joined: Sun Sep 09, 2007 9:05 am
Location: Prizren
Contact:

Re: Crop Circle ose Rrathët në Grurë

Post by David Gilmour »

waiting for more information from other members ... :roll: :roll:
User avatar
gothblood
Posts: 3096
Joined: Wed Jul 12, 2006 7:53 pm
Location: CEMETERY
Contact:

Re: Crop Circle ose Rrathët në Grurë

Post by gothblood »

shum qudi se keto rrath jan me ermasa te medha dhe qe kerkush spo i nxen tuj i ba ...mirpo nashta edhe vet keta po i bajn keta qe me ardh ma shum turist ....pse jo
User avatar
KFK
Posts: 1188
Joined: Mon May 28, 2007 9:55 pm
Location: Prizren

Re: Crop Circle ose Rrathët në Grurë

Post by KFK »

gagagagagagaga scary movie shit :D
f16
Posts: 33
Joined: Sun May 04, 2008 11:51 am
Location: SHA POT HA ****?

Re: Crop Circle ose Rrathët në Grurë

Post by f16 »

Edhe pse po doken shum interesant edhe shum t'verteta. Apet nuk po thom qe i kan bo jasht-toksort,

me siguri ata qe i kullotin dhijt neper ara kur nuk kan sha me bo ja futin qaty pikturojn :P

Jo jo pernime, ka mujt kjo mu pregadit ma heret krejt prej naj grupit t'njerzve kumedit qfare, eh tash mu bo kishe po zbulojn dishka, une perveti hiq sun pi besoj kur po lidhet me jasht-toksor.. :)
User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

Re: Crop Circle ose Rrathët në Grurë

Post by V | a G r a »

Crop circlers warned 'stay away'

Image

Image

Image

bbc

Code: Select all

http://news.bbc.co.uk/1/hi/england/wiltshire/3552168.stm
User avatar
Dr.SkaL.
Posts: 1079
Joined: Sat Apr 21, 2007 1:03 pm
Location: Khazad Dum

Re: Crop Circle ose Rrathët në Grurë

Post by Dr.SkaL. »

shum filma po kqyrini edhe ju :lol:
User avatar
andromeda_rock
Posts: 7416
Joined: Sun Sep 04, 2005 3:50 pm
Location: Edinburgh

Re: Crop Circle ose Rrathët në Grurë

Post by andromeda_rock »

Ky fenomen ma mire me than ky mister ka fillu me u shfaq prej vitit 1972 , kur Arthur Shuttlewood dhe Bryce Bond kan pa nje objekt fluturus qe zavarritej ne took mbi fushat e tyne por thuhet me sa kom lexu edhe kom pa per ket fenoemn qe ne Angli mbahet mend nga viti 1647 , zakonisht keta rrath bahen ne fusha me grunë , tershanë bari te lart , miser etj.
Keta rrath paraqesin koncepte gjeometrike te realizume ne menyr perfecte qe i shtin shkenctart me ardh dej te deshifrmi shum i zorshem i ketyne rratheve shkenctar kan hartu shum teori per to qe jan te shumta si psh:
1.Shpirtra te natyres
2.Energji planetare
3.Energji jashtoksore
4.Energji plazmore
5.Energji nga brendia e tokes qe bazohet ne teorine Gaia mbi linjat lay te tokes.
6.Vorbulla dhe ferkim e gjenerume nga energjia plazmore
7.T`bane nga vet humanet
8.Dhe krijaur nga nje satelit qe orbiton token.
Keto rrethe zakonisht krijohen nga ora 11 deri ne 4 te nates dhe zakonsiht ne kohet e fundit ne vitet 2000 keta rrath jan kriju ne forma te ndryshme si psh . ne form syri , ne form te kodeve gjenetike , ADN etj .!.
User avatar
heroidi
Posts: 315
Joined: Sat Apr 19, 2008 3:55 pm
Location: Permi Qermide

Re: Crop Circle ose Rrathët në Grurë

Post by heroidi »

aiiii po bre do drrita i bojshin qito sene e kom pa kit san en televizor 1000000 her
User avatar
Dr.SkaL.
Posts: 1079
Joined: Sat Apr 21, 2007 1:03 pm
Location: Khazad Dum

Re: Crop Circle ose Rrathët në Grurë

Post by Dr.SkaL. »

gjith ngrun e nkallamoq...
mos mi mjell qito a thu a kish pas qisi far crop circels ? :mrgreen:
User avatar
andromeda_rock
Posts: 7416
Joined: Sun Sep 04, 2005 3:50 pm
Location: Edinburgh

Re: Crop Circle ose Rrathët në Grurë

Post by andromeda_rock »

Op jangjë e bari kishum mjell bilem disa kishin pas ushqim boll .!.
User avatar
gothblood
Posts: 3096
Joined: Wed Jul 12, 2006 7:53 pm
Location: CEMETERY
Contact:

Re: Crop Circle ose Rrathët në Grurë

Post by gothblood »

Dr.SkaL. wrote:gjith ngrun e nkallamoq...
mos mi mjell qito a thu a kish pas qisi far crop circels ? :mrgreen:

po more qysh jo ja kishin ba si ne naska ne tok :\
Image
Image
User avatar
XheneraL!
Posts: 108
Joined: Thu Sep 18, 2008 7:47 pm
Location: PenTagon

Re: Crop Circle ose Rrathët në Grurë

Post by XheneraL! »

shum e quditshme kjo far pune :idea:
User avatar
Vissy Dream
Posts: 5699
Joined: Sun Jul 15, 2007 7:20 pm
Location: Old Trafford

Re: Crop Circle ose Rrathët në Grurë

Post by Vissy Dream »

Ni foto e rratheve ne grure me daten 18 Qershor 2008, ne Wiltshire (Angli).

Image
Post Reply