Trekendeshi i Bermudes [spjegim shkencor]

Shkenca, teknologjia... Diskutoni rreth ketyre lemive, tregoni, pyesni, mesoni.

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82, adela

Vlora
Posts: 598
Joined: Sun Jul 20, 2008 11:18 am
Location: Mitrovica

Re: Trekendeshi i Bermudes [spjegim shkencor]

Post by Vlora »

Therion wrote:
Vlora wrote:
Therion wrote:Qka jon ishujt e Bermudes - paradise :)
pse a je kon a? :roll:
What can I see in High Definition?
ma murr menja :lmao:
Bujari
Posts: 1744
Joined: Fri Jan 28, 2005 7:01 pm
Location: Në tokën e dy Lumenjëve
Contact:

Re: Trekendeshi i Bermudes [spjegim shkencor]

Post by Bujari »

Me një liber qe e pata lexu, se aty gjendet froni i Iblisit ( shejtanit kryesor ).

Allahu Alem - Zoti e din me mire ...
User avatar
SOPRANO
Administrator
Posts: 12039
Joined: Thu Jun 17, 2004 3:04 am
Location: tu plepi

Re: Trekendeshi i Bermudes [spjegim shkencor]

Post by SOPRANO »

Bujari wrote:Me një liber qe e pata lexu, se aty gjendet froni i Iblisit ( shejtanit kryesor ).

Allahu Alem - Zoti e din me mire ...

e ki lexu ne librin "bised me xhinin musliman"...

ajo liber spranohet ne shum shtete islamike...

e trekendeshi i bermudev,osht thjesht fenomen klimatik...
User avatar
hammer_of_god
Posts: 1213
Joined: Mon Jun 26, 2006 4:16 pm

Re: Trekendeshi i Bermudes [spjegim shkencor]

Post by hammer_of_god »

@jklm256
Are you suggesting coconuts migrate?
User avatar
CRADLE OF FILTH
Posts: 333
Joined: Sun Feb 08, 2009 10:47 pm
Location: FERIZAJLI DERI NE PIKE TE FUNDIT
Contact:

Re: Trekendeshi i Bermudes [spjegim shkencor]

Post by CRADLE OF FILTH »

Rasti i vetem i dokumentuar ne Trekendeshin e Bermudeve me nje avion me pasagjere qe ka patur si te thuash humbje kohe, ose shtrembrim kohe ka te beje me nje avion te linjes British Airways ne mes te viteve 70 i cili mbasi u futen ne nje re mbi trekendeshin e Bermudeve, doli qe andej 10 minuta me vonese. Te gjitha oret e dores te pasagjereve si dhe ato te avionit , kur u zbrit ne aeroport tregonin nje humbje kohe prej 10 minutash.
Po te kishte nje rast te tille kur nje avion me pasagjer do humbte dhe do rishfaqej perseri mbas 25 vjetesh, kjo do kishte qene nje sencacion dhe do vazhdonte te flitej edhe sot e kesaj dite.
Arsyeja pse e them kete ka te beje (pa u mburrur) me faktin qe kam shume informacion per Trekendeshin e Bermudeve dhe u be nje kohe pothuajse prej 10 vjetesh qe lexoj rregullisht mbi ate qe ndodh aty madje kam marre pjese edhe ne 2 simpoziume te organizuara, nje ne Itali ne mars te vitit 1993 dhe nje ne Canada ne tetor te vitit 2001. Natyrisht thjesht si i apasionuar i fenomenit asgje me shume. Ketu po ju shkruaj dicka mbi ate qe di si dhe disa nga teorite e shumta qe ekzistojne mbi misterin e trekendeshit.
Termi trekendesh ka lindur nga forma qe ka hapesira ku ndodhin fenomene te pashpjegueshme. Ne nje linje te drejte nga Miami (Florida) ne Porto Rico dhe perseri nje tjeter linje nga Porto Rico ne ishujt Bermude, linje qe me pas rikthehet nga Bermudet ne Miami, te treja me nje gjatesi prej 1000 Miljesh seicila formohet ai qe eshte quajtur prej shume vitesh Trekendeshi i Bermudeve.
I ashtuquajturi trekendesh eshte bere objekt i nje sere shkrimesh sensacionale dhe i zhdukjeve te mistershme si dhe disa anomalive qe eshte pothuajse e pamundur te shpjegohen shkenceritsht apo brenda koncepteve tona per fiziken, kimine dhe vete kohen apo materien ne te. Rasti zyrtar qe e shnderroi trekendeshin ne nje nga fenomenet me te mistershme dhe te frikshme te globit eshte ai i vitit 1945 me te famshmen Skuadriljen e 19. Ne daten 5 dhjetor te vitit 1945, 5 bombardues te rende te tipit Avenger rreth mesdites nisen nga baza ushtarake e Fort Lauderdale, Florida, per nje fluturim stervitor. Koha paraqitej mese e pershtatshme per nje fluturim te tille dhe ekuipazhi pervec nje piloti te ri, ishte me eksperience te mjaftueshme duke patur seicili te pakten 400 ore fluturimi. Mbas pothuajse 2 oresh nga nisja e tyre, u kap nje mesazh qe mendohet se ka qene midis komandantit te skuadriljes dhe njerit prej piloteve i cili i thoshte qe kishte humbur orientimin. Instrumentat nuk funksiononin ndersa edhe vete komunikimi midis tyre kishte nderhyrje te forta ne frekuence. Mesazhe te shkeputura u vazhduan u kapen nga kulla e kontrollit ne Fort Lauderdale, Florida, dhe po ashtu nga disa drejtues anijesh te vogla private te ndodhura ne afersi. Nga permbajtja e tyre kuptohet qe te gjithe kishin humbur orientimin, instrumentat keqfunksionin nga nje lloj nderhyrje e forte magnetike dhe vizibiliteti ishte pothuajse zero. Me pas sinjalet u nderprene dhe vetm heshtje. Nga Fort Lauderdale u ngrit nje avion kerkimi dhe fill mbas tij nje tjeter ne nje distance kohore te shkurter. Kur avioni i pare ju afrua trekendeshit dhe ui zhduk ne nje re te bardhe (nga e cila nuk doli me kurre) ne kullen e kontrollit u kap nje mesazh qe thoshte Mos hajde mbas meje, o zot kjo nuk eshte tokesore....
Mbas ketij mesazhi avioni i dyte i kerkimit u kthye ndersa i pari u zhduk si te tjeret per te mos u gjetur me kurre. Cdo perpjekje per te gjetur ndonje gjurme nga skuadrilja e avioneve rezultoi e kote por fakti me trondites per kerkuesit ishte ai qe nuk u gjet asnje gjurme e vetme vaji motorash gje qe ndodh rendom ne raste rrezimesh ne det, ose ndonje nga objeket e vete avioneve ndonje xhakete shpetimi ose gjera te tjera te kesaj natyre. Cdo gje dukej sikur ishte perpire nga uji.
Arsyeja pse u zgjata me kete "aksident" ka te beje me faktin qe prej asaj dite fama e trekendeshit mori perpjestime te medha dhe njohu nje lloj zyrtarizimi ndonese nga organizma te caktuara te qeverise amerikane, fenomeni kishte disa kohe qe po studiohej.
Qe prej asaj dite numri i raportive per zhdukje anijesh dhe aeroplanesh si dhe varkash te volga apo anijesh te medha eshte rritur ndjeshem. Nisur dhe nga kurajo e njerezve per te folur dhe me ne fund thyerja e heshtjes prej disa nga deshmitareve qe kane perjetuar situata te ndryshme brenda trekendeshit, lista e zhdukjeve fatkeqesisht eshte pasuruar ndjeshem. Studiues te ndryshem te te gjitha fushave, fizikante, kimiste, oqeanologe, gjeologe, arkeologe etj i kane kushtuar jeten dhe pasionin e tyre studimit te ketij fenomeni dhe sot e kesaj dite ndonese kane dale shume teori per ate qe mund te ndodhi ne trekendesh, asnjera prej tyre nuk mund te quhet e provuar teresisht. Nje prej tyre nga me prestigjiozet Carls Berlitz (seminarin e te cilit pata fatin ta degjoja ne Itali ne mars te vitit 1993) i cili eshte autor i shume librave per kete fenomen (njeri prej tyre i perkthyer edhe ne shqip Pa Lene Gjurme) ka mbledhur informacionin me te madh qe ekziston per trekendeshin duke e koordinuar punen e tij dhe me te famshmin ufolog Dr Carl Sagan apo Stanton Friedman dhe Allen Hynek si dhe me studiues te tjere te fushave te materies dhe fenomenve natyrale.
Ne nje pamje te pergjithshme per ate qe ndodh ne trekendesh ata kane dale me nje teori qe deri tani eshte nga me te qendrueshmet. Ana me pozitive e ketij studiuesi, ne ndryshim me shume te tjere eshte qe ai merr ne konsiderate cdo lloj teorie te paraqitur nga shkenctare te ndryshem madje i perfshin ato ne referimet e tij ne te gjithe auditoret e botes.
Me pak fjale gjeja me e zakonshme qe verehet ne Trekendesh nga anijet dhe sidomos nga avionet eshte ndryshimi i papritur i kohes. Nga nje pamje e qarte dhe nje qiell blu, papritur cdo gje shnderrohet ne nje mjegull te dendur ne nje te ashtuquajtur White Out qe nga pilotet shpjegohet si bashkimi i qiellit me ujin ne kuptimin e orientimit, pra mjegulla eshte kaq e denduar sa nuk arrin te shquash ku mbaron ajri dhe fillon uji. Kesaj i shtohet edhe mosfunksionimi i plote i instrumentave magnetike si rezultat i nderhyrjeve shume te forta qe shmangin cdo lloj orientimi si dhe humbja pothuajse e plote e komunikimit si rezultat i daljes jashte perdorimit te aparaturave. Nje gje tjeter qe deshmohet rendom eshte dalja papritur e disa reve ne forme konike dhe ne momentin kur pilotet jane futur brenda tyre, eshte deshmuar qe per disa caste kane provuar nje lloj ndjesie sikur kane humbur gravitetin. Nga disa pilote te forcave ajrore amerikane gjate nje stervitje ne kohen e krizes se raketave ose sic njihet nga te gjithe si konflikti kuban, eshte deshmuar qe jane "kapur" nga nje re e tille dhe ajo qe kane perjetuar eshte sa e mrekullueshme aq dhe misterioze dhe e frikshme. Ne momentin qe grupi i avioneve futet ne re, humbasin komunikimin me kullen e kontrollit, instrumentat fillojne te keqfunksionojne dhe ajo qe i shtangu me shume ishte humbja e gravitetit si dhe pamja qe kishin para syve. Ne momentin qe u futen ne re e cila nga larg dukej e nje permase te vogel, qielli ishte i paster dhe shume i qarte. Ndersa ne momentin qe futen brenda rese ajo nuk kishte te mbaruar dhe cuditerisht ndryshonte forme duke u rrotulluar brenda vetes me shpejtesi. Nga te gjithe pilotet pamja e brendeshme e rese pershkruhet si ne ngyjuren e aluminit dhe qe zgjatohej ne formen e tunelit. Ne fund te tunelit shikohej toke, po nje pamje shume e vecante per pilotet qe e njihnin mire ate zone te bregdetit. Ne momentin qe skuadrilja del nga reja, rifitohet komunikimi me radio, busulla fillon funksionimin por ajo qe ishte me shokuesja ishte qe te gjithe avionet kishin pershkuar nje distance prej me shume se 1500 miljes ne nje hark kohor prej 15 minutash. Gje e pamundur per teknologjine tone pa harruar qe edhe sasia e karburantit te harxhuar ishte ajo qe zakonisht perdoret per nje fluturim rreth 100 mile. Per te mos harruar qe grupi i piloteve e pa veten e tyre shume shume largt destinacionit dhe per kete arsye ata nuk mund te njihnin bregdetit qe pane gjate kohes qe ishin brenda rese. Natyrisht kjo deshmi eshte e atyre fatlumeve qe i kane perjetuar gjera te tilla brenda Trekendeshit dhe kane dale gjalle prej tij por shume te tjere jane zhdukur pa lene gjurme.
Te kthehemi tek Berlitz dhe tek teorite e tij. Ai mbeshtet fort teorine qe ne zonen e trekendeshit ka nje shmangie te forte magnetike qe krijon nje lloj deformimi kohor si dhe dimensional (sipas koncepteve tona per dimensionin dhe njohurite qe kemi per ekzistencen e vetem 3 prej tyre). Nje lloj force e pashpjegueshme ndodhet brenda trekendeshit, force e cila shpesh here shperthen duke thithur anije, aeroplane dhe njerez per te mos i kthyer me kurre. Nese keta fatkeq ne nje menyre ose tjetren perfundojne ne nje dimension tjeter apo ne nje bote me te mire, atehere le ti urojme qe te kthehen nje dite dhe te na tregojne per ato qe kane pare. Eshte marre shume ne konsiderate edhe teoria e ekzistences ne trekendesh te nje lloj StarGate, ose nje lloj porte per te kontaktuar bote te tjera. Nga te gjithe njihet teoria e famshme e kontiniumit hapesire-kohe por brenda trekendeshit kjo duket sikur nuk para perfillet. Me pak fjale disa nga ligjet e fizikes qe ne njohim aty nuk perfillen. Shume anije kane humbje ne kohe, disa prej tyre pershkojne distanca qe nuk i justifikon as koha e shpnezuar, as karburanti dhe as teknologjia tokesore. Shume prej tyre deshmojne per nje beteje te vertete magnetike brenda Trekendeshit te Bermudeve qe shoqerohet me shperthime te forta elektrike, eren e squfurit qe eshte e zakonshme gjate shperthimit te rrufeve si dhe pranine e mjeteve te panjohura nga teknologjia jone UFO dhe USO (Unidentifying Sea Object). Per nje stuhi te tille magnetike ka deshmi dhe nga kronikat e Kristofor Kolombit ne nje nga udhetimet e tij brenda trekendeshit ku gjate nje stuhie magnetike ai humbi 6 nga anijet e tija te ngarkuara me ar dhe me sende te tjera te vyera. Shume here jane deshmuar pamje te ufove ne kete zone sidomos gjate stuhive te tilla magnetike po ashtu dhe pamje te ufove qe zhyten me shpejtesi te ma imagjinueshme nen siperfaqen e oqeanit pa bere piken me te vogel te zhurmes dhe pa lene asnje gjurme ne uje. Nje fenomen i tille eshte pare me shume ne Detin e Sargaseve, pjesa veri lindore e trekendeshit aty ku dhe aktiviteti magnetik eshte me i madhi. Disa studiues e lidhin veprimtarine e madhe magnetike ne kete zone si rezultat i efektit qe krijohet nga sistemi i propulsionit qe perdoret nga UFO dhe duke qene se pamja e tyre brenda trekendeshit deshmohet pothuajse nga te gjithe, kjo teori mbeshtetet si nga me te fortat per fenomenin. Shmangiet e pashpjegueshme ne kohe, ne distanca dhe crregullimi teresor i te gjitha aparaturave eshte gjithmone i pranishem.
Disa studiues mbeshtetin teorine e ekzistences se Atlantides ne zonen e trekendeshit. Te gjithe kemi degjuar per kontinentin e humbur (do bej nje shkrim me vone per kete gje) por edhe kjo teori eshte e lidhur me nje aktivitet jashtetokesor pasi mendohet qe nese kontinenti i fundosur eshte brenda trekendeshit atehere ai ne nje menyre ose tjetren ka lidhje me nje teknologji te panjohur nga shkenca jone dhe qe smund te shpjegohet tjeter vecse me nje prani aliene.
Te shkruash per Trekendeshin e Bermudes natyrisht do duheshin mijera faqe per te thene cdo gje qe dihet apo supozohet. Ajo qe ka me shume rendesi eshte qe cdo gje deri me sot nuk mund te provohet shkencerisht. Fenomenet qe ndodhin akoma nuk mund te kuptohen nga shkenca jone dhe sidomos nga botekuptimi jone per dimensionet dhe perkuljet e kohes. Teoria e fundit qe po mbeshtetet nga nje grup shume brilliant shkenctaresh eshte ekzistenca e tuneleve ne hapesire qe mundesojne shkurtimin e distancave midis planeteve, sistemeve diellore dhe vete galaksive. Trekendeshi me fenomenet qe ndodhin eshte nje prove per kete teori. Plus teoria tjeter per ekzistencen e nje dimensioni te katert te cilin ne akoma nuk mund ta emerojme sepse koncepti jon eshte vetem 3 dimensional. Pra lartesi, gjeresi dhe gjatesi. Cdo gje tjeter jashte ketij trinomi akoma nuk te perceptohet nga te gjithe sepse eshte jashte botekuptimit tone per ambjentin qe na rrethon.
Sic e thashe me siper qeveria amerikane (e shquar per fshehje informacioni apo per tendence keqinformimi) e ka anashkaluar te pakten zyrtarisht ate qe ndodh ne trekendesh por nga ana tjeter ka filluar prej shume kohesh te studioje fenomenin, majde shume me perpara sec mund te mendohet.
Rasti me tipik eshte ai i te ashtuquajtures Eksperimenti i Filadelfias i bere ne vitin 1943. Nepermjet krijimit te nje rryme te forte magnetike u arrit transportimi brenda casteve i nje destrojeri te marines amerikane nga Philadelphia, Pennsylvania, ne Norfolk, Virginia.
Anija USS Eldridge me nje ekuipash prej disa dhjetra vetesh u teletransportua brenda disa casteve ne nje distance qe do ti duheshin ore te tera navigimi. Fatkeqesisht eksperimenti pati pasoja shume te renda per ekuipazhin te cilet gjate teletransportimit u kthyen ne nje gjendje transparente dhe te temerruash shikonin gjymtyret dhe pjeset e tjera te trupit te beheshin te padukshme. Shume prej tyre paten probleme mendore, disa vdiqen nga shkaqe te panjohura dhe disa u mbyllen neper institucione speciale dhe kur dolen prej andej, askush nuk deshironte me te fliste per ate qe kishte ndodhur. Cdo gje u mbulua nga heshtja dhe konspiracioni dhe duket sikur qeveria amerikane e ka nderprere kete eksperiment.
Per te mbyllur kete shkrim dua te shtoj nje tjeter fakt shume te cuditshem. Ne te njejten forme dhe ne te njejten zone, vetem se ne anen tjeter te globit tokesor ekziston nje tjeter trekendesh ne detin e Japonise qe quhet Trekendeshi i Djallit. Cdo gje ketu ndodh ne te njejten menyre si ne trekendeshin e Bermudeve dhe fenomeni duket te jete i njejte perfshi zhdukjet dhe anomalite e tjera. Mbas nje studimi te detajuar rezultoi qe te dy trekendeshat perputhen plotesisht vetem se ne ane te kunderta te globit.
Agonn.
Posts: 1668
Joined: Mon Oct 20, 2008 3:15 pm

Re: Trekendeshi i Bermudes [spjegim shkencor]

Post by Agonn. »

CRADLE OF FILTH shum sen interesant.
User avatar
CRADLE OF FILTH
Posts: 333
Joined: Sun Feb 08, 2009 10:47 pm
Location: FERIZAJLI DERI NE PIKE TE FUNDIT
Contact:

Re: Trekendeshi i Bermudes [spjegim shkencor]

Post by CRADLE OF FILTH »

Eshte diqka qe te shtyen te mendosh se sa misterie ka ne bote e nuk jane te zgjidhura as 1% e tyre.
User avatar
HolyAlbanian
Posts: 370
Joined: Sun Sep 25, 2005 10:30 pm
Location: shkup

Re: Trekendeshi i Bermudes [spjegim shkencor]

Post by HolyAlbanian »

CRADLE OF FILTH wrote:Eshte diqka qe te shtyen te mendosh se sa misterie ka ne bote e nuk jane te zgjidhura as 1% e tyre.
postim i mire ke vallah.... :arrow:
User avatar
unike
Posts: 1009
Joined: Tue Jan 08, 2008 4:08 pm
Location: tirane

Re: Trekendeshi i Bermudes [spjegim shkencor]

Post by unike »

cadle of filth shume postim interesant, e lexova te gjithin, shume gje e cuditshme, dija vetem dicka per anomaline magnetike te trekendeshit.
[necrobutcher]
Posts: 1367
Joined: Tue Sep 16, 2008 1:15 pm
Location: Detroit - Ferizaj

Re:

Post by [necrobutcher] »

paj jon edhe storjet shum te hershme qe aty kan pa perpara ni drit qe kan menu qe sikur osht ni zon e ufove ajo pjes ,po edhe un menoj qe ka tboj me fush magnetike shum t`madhe anejpari.bile po menoher qe osht qaq mystic sa po dyshohet se ka madhsin sa piramida e keopsit tamon me kand te njejt po spo mrrijn hala me mat bash sakt.e nese del qashtu ....huh[/quote]

jo more qfar piramide, dyshohet qe ka madhsi shum mat madhe
Image
User avatar
Vissy Dream
Posts: 5699
Joined: Sun Jul 15, 2007 7:20 pm
Location: Old Trafford

Re: Trekendeshi i Bermudes [spjegim shkencor]

Post by Vissy Dream »

Hera e pare qe po ni per kete sen edhe koka kogja interesant!
Pe shfrytzoj rastin me pyt, mos kan zbulu naj sen tjeter shkenctart rreth ksaj?
User avatar
maqorri 12
Posts: 654
Joined: Thu May 01, 2008 12:59 pm
Location: in the place where we have to die for living (hades the world of darkness)

Re: Trekendeshi i Bermudes [spjegim shkencor]

Post by maqorri 12 »

e kom pa ni dokumentar per vendet e quditshme
e trekndshi i bermudes mos gabofsha u radhitke n vendin e 4
User avatar
maqorri 12
Posts: 654
Joined: Thu May 01, 2008 12:59 pm
Location: in the place where we have to die for living (hades the world of darkness)

Re: Trekendeshi i Bermudes [spjegim shkencor]

Post by maqorri 12 »

ni njeri folke qysh i ka pshtu trekndshit te bermudes
ish kon me airoplan
User avatar
CRADLE OF FILTH
Posts: 333
Joined: Sun Feb 08, 2009 10:47 pm
Location: FERIZAJLI DERI NE PIKE TE FUNDIT
Contact:

Re: Trekendeshi i Bermudes [spjegim shkencor]

Post by CRADLE OF FILTH »

Ja edhe nje vazhdim i asaj qe e lame ne gjysem:

Ç'FARE ESHTE TREKENDESHI I BERMUDEVE?
Trekendeshi i Bermudeve gjithmone ka qene nje zone e rrezikshme dhe e mistershme, nga qe zhdukja e marinareve, piloteve dhe turistave asnjehere nuk ka qene e zgjidhur.
Elementet e informacionit rreth kesaj zone jane intriguese: ne nje ane te oqeanit Atlantik oksidental, ne forma pak a shume trekendeshe , ndermjet Bermudeve, Florides dhe meridianit 40 , kane ndodhur zhdukje gjate 30 vjeteve te fundit te shume avioneve , anijeve pa lene asnje gjurme nga to, dhe qe kurre nuk janw gjetur pjese apo te mbijetuar.
Çdo gje qe nje here hyri aty , kurre me nuk u pa.

ZHDUKJE PA PERGJIGJE:
Gjate gjithe historise ka patur raporte te zhdukjeve ne Trekendeshin e Bermudeve .Pjesa e mistershme eshte qe asnjehere nuk ka pasur copa ne det ; nqse do ishte nje anije ,ekipet e kerkimit do kishin gjetur copa ne det qe te tregonin ekzistencen e saj si psh veshje shpetimi, vaj ne uje etj.Asnjehere nuk eshte gjetur asgje e tille ne kerkimet e tyre.
Mesazhet e disa avioneve , para zhdukjes nuk jepnin asnje shenje anormaliteti;ne fakt ne nje moment te caktuar çdo gje shkonte normal dhe nje minute me vone çdo gje ishte zhdukur pa me te voglin lajmerim.
Numri i zhdukjeve eshte impresionant dhe i tmerrshem.Me misterioze eshte qe nuk ndodhen ne nje uragan o ciklon sepse shumica e zhdukjeve ka ndodhur ne kohe te mire.Sipas te dhenave te diteve te lundrimit me vela, Bermudet dhe zona me ne jug u braktisen nga lundrimi per rreth 100 vjet nga qe kishin ndodhur shuem zhdukje anijesh dhe mendohej qe ndodhte nga anijet pirate.Vetem ne shekullin e 19 dhe me shume ne shekullin e 20 u qartesua qe ndodhte diçka e pashpjegueshme nga qe nuk gjendej asnje gjurme nga zhdukjet.
Per me shume nje numer i zhdukjeve prekte vetem pasagjeret dhe gjallesat e tjera ; dhe anijet ngeleshin te braktisura por ne gjendje perfekte dhe ne rregull, çdo gje ne vendin e saj.
Trekendeshi i Bermudeve gjithmone do jete nje burim i pashpjegueshem frike dhe enigme misterioze.Atehere nqse anijet, avionet dhe barkat nuk u zhduken nga faktore natyror klimatik , atehere ç'fare ndodhi?Ku kane shkuar gjallesat?Ç'fare ka ndodhur me reston e anijeve dhe avioneve qe jane zhdukur totalisht ?
Dhe pyetja me e rendesishme eshte : Ku jane ?

DISA SHPJEGIME
Faktikisht Trekendeshi i Bermudeve eshte nje qender energjetike , ajo nuk eshte thjesht nje trekendesh por shihet ne formen e nje piramide , shume afer trekendeshit te Bermudeve eshte gjetur nje vend ku personat zhdukeshin fizikisht dhe shfaqen kohe me vone, eshte i njejti rast i personave qe zhduken ne trekendeshin e Bermudeve , hyjne ne tjeter kohe hapsinore ndryshe nga jona.
Dhe mendohet se kjo piramide kohore perdoret nga universe te tjera (dmth UF
ANIJET E ZHDUKURA NE TREKENDESHIN E BERMUDES !
1- Rosalia- u zhduk ne 1840 ne rrugen midis Havanes dhe Evropes. Ishte nje anije franceze qe u takua e abandonuar ne brendesi te trekendeshit duke lundruar normalsht, me velat te hapura me ngarkesen te pa prekur , por ishte zhdukur çdo gje e gjalle.
2- Mari Çeleste - u zhduk rreth muajit Nentor 1872, pasi doli nga porti i N. Yorkut u takua ne 4 dhjetor te po atij viti ne trekendesh pa asnje ne bord Kishte pasur 10 persona ne bord.
3- Atlanta- u zhduk ne janar 1880. Ishte nje fregate britanike qe shkonte nga ishujt Bermude ne Angli. U zhduk bashke me 209 persona ne bord shume afer ishujve Bermude.
4- Freja- u zhduk ne 4 tetor 1902. Ishte nje anije e madhe gjermane me tre direke qe u takua ne po kete muaj afer Manzanijes , ne Kube, nga ku kishte dal ne daten 3 te po atij muaji.Ishte zhdukur gjithe ekipi.
5-Ciklopi-u zhduk ne 4 mars 1918, Ishte nje anije e madhe e marine amerikane, 150 m gjatesi .U zhduk me 309 pasagjere pa leshuar asnje mesazh ndihme. Lundronte mes ishujve Barbados dhe Noorfolk kur u zhduk.
6-Raifuku Maru- u zhduk ne 1924.Ishte nje anije mallrash japoneze qe lundronte midis ishujve Bahamas dhe Kubes kur u zhduk. Kerkoi ndihme me radio.
7-Cotopaxi- u zhduk ne 1925. Ishte nje anije qe udhetonte midis Çarlestonit dhe Havanes. U zhduk afer Kubes.
8-Stavenger- u zhduk ne 1931. Ishte anije tregetare qe nodhej afer ishullit Cat, ne Bahama , kur u zhduk me 43 persona ne bord.
9- John and Mary- U zhduk ne prill 1932. Ishte nje anije prej dy direkesh qe u shfaq duke lundruar pa asnje ne bord dhe rreth 80 km ne jug te ishujve Bermude.
10-Anglo-Australian- u zhduk ne mars 1938. Ishte nje anije qe leshoi mesazhin e fundit te saj nga ishujt Azore. U zhduk me 39 njerez ne bord.
11- Gloria Colite - u zhduk ne shkurt te 1940. Ishte nje jaht i San Vincent ne ishujt Antillas angleze. U shfaq pa asnje ne bord, por me te gjitha gjerat ne rregull, duke qene 320 km ne jug te Mobile, Atlanta.
12-Rubicon- u zhduk ne 22 tetor te 1944. ishte nje anije kubane qe u zhduk ne qender te Trekendeshit. Me vone u takua nga rojet detare amerikane perbale brigjeve te Floridas pa asnje njeri ne bord, kishte shpetuar vetem nje qen qe ishte deshmimtari memec i drames.
13-Sandra-u zhduk ne qershor 1950. Ishte anije prej 106 m gjatesi qe lundronte nga Savanah, Giorgia, ne portin Cabello , Venezuela. Ishte ngarkuar me 302 tonelata insekticidesh pe plantacionet. Kaloi ne portin e Agustines ne Florida dhe me vone u zhduk me gjithe ngarkesen dhe ekuipazhin.
14-Connemara IV- u zhduk ne shtator 1955.Ishte nje yaht privat qe u shfaq complet vetem , pa asnje gjurme te asaj qe mudn tekishte ndodhur.U shfaq 640 km ne lindje te Bermudeve.
15-Sulphur Queen- u zhduk ne 4 shkurt te 1963. Ishte nje anije tregetare prej 130 m qe shkonte nga Beaumont, Texas, ne Norflok, Virginia. U zhduk pa leshuar asnje mesazh ndihme, me gjithe ekuipazhin.
16-SNO'Boy- u zhduk ne 1 korrik 1963. Ishte nje peshkarexhe e vogel , vetem 20 m dhe me 40 peshkatar ne bord. Shkonte nga Jamaica ne Cayo ne verilindje kur u zhduk me gjithe ekuipazh.
17-Witchcraft-u zhduk ne 24 dhjetor 1967.Ishte nje anije qe bente udhetime turistike (crocero). Eshte nje nga rastet me te çuditshem te trekendeshit. U zhduk papritur me pronarin dhe nje pasagjer ne bord, kur bente shetitje ne det jo me larg se 1600 m nga Miami, ne Florida.
18- Anita- u zhduk ne mars te 1973. Ishte nje anije tregetare me 20.000 tonelata ngarkese dhe lundronte nga Newport News per ne Gjermani. U zhduk ne trekendesh me 32 veta ne bord.
19-Milton Latrides- u zhduk ne prill 1973. Ishte anije qe udhetonte nga New Orleans per ne El Cabo

AVIONET E ZHDUKUR
1- Super Contellaton- u zhduk ne 30 tetor 1945. Ishte nje avion i flotes amerikane . U zhduk me 42 persona ne veri te trekendeshit.
2-Martin Mariner- u zhduk ne 5 dhjetor 1945. Ishte nje hidroavion bombardues PBM i armates amerikane me 13 persona ne bord.U zhduken te gjithe pas 20 minutash udhetim.
3- C-54- u zhduk 1947. Ishte avion ushtarak i ushtirse amerikane .U zhduk me te gjithe njerzit ne te 180 km nga ishujt Bermude.
4- Tudor IV-u zhduk ne 29 janar te 1948.Ishte nje avion tregetar katermotoresh Star Tiger. U zhduk me 31 pasagjer dhe tre personel 600 km ne veri te ishujve Bermude.
5- DC-3- U zhduk ne 28 dhjetor 1948. ishte nje avion privat ne nje udhetim tregetar qe u zhduk me 32 pasagjer dhe ekipin e tij ne nje pike te papercaktuar midis San Juan (PUerto Rico) dhe Miami.
6-Tjeter Tudor IV- u zhduk 17 janar 1949. Ishte nje avion tregetar i quajtur Star Ariel (binjak i Star Tiger). U zhduk midis ishujve Bermude dhe Jamaica, 600 km nga Bermudet.
7- Globemaster-u zhduk ne mars 1950.Ishte nje avion tregetar amerikan qe fluturonte per Irlande.
8-York- u zhduk ne 2 shkurt 1952. ishte nje avion tregetar britanik dhe fluturonte per Jamaika.U zhduk me 33 pasagjer ne bord ne veri te trekendeshit.
9-Martin P-5M- u zhduk ne 9 nentor 1956. Ishte nje avion amfib nga patrullat e marines amerikane. U zhduk me 10 veta ne ekuipazh shume afer Bermudeve.
10- Chase YC-122- u zhduk ne 11 janar 1957.Ishte nje avion tregetar me 4 pasagjer. U zhduk mes Palm Beach dhe Gran Bahama.
11- KB-50- u zhduk ne 8 janar 1962.Ishte nje avion tank i Forcave Ajrore Amerikane. U zhduk duke kryqezuar trekendeshin nga Virgina per ne Azore.
12-Stratotankers KC-135- u zhduk ne 28 gusht 1963.Ishin 2 avione katermotoresh totalisht te rinj t Forcave Ajrore Amerikane.Shkonin ne nje mision sekret nga Bazen Homestead, ne Florida , ne nje baze tjeter sekrete ne Atlantic, por nuk harriten kurre , u zhduken 480 km ne verilindje te ishujve Bermude.
13-Cargomaster C-132-u zhduk 22 dhjetor 1963 duke shkruar per Azore.
14- Flyng Boxcar C-119-u zhduk ne 5 qershor te 1965.Ishte nje avion tregetar me 10 pasagjer ne bord.U zhduk ne juglindje te ishujve Bahamas.

Hetimet vazhdojne :o
User avatar
Vissy Dream
Posts: 5699
Joined: Sun Jul 15, 2007 7:20 pm
Location: Old Trafford

Re: Trekendeshi i Bermudes [spjegim shkencor]

Post by Vissy Dream »

CRADLE OF FILTH wrote:Ja edhe nje vazhdim i asaj qe e lame ne gjysem:

Flm shume per kto info Cradle of filth.
Shume interesant koka.
Post Reply