A OSHT GJDO SEND NE KET BOT MATEMATIK ?

Shkenca, teknologjia... Diskutoni rreth ketyre lemive, tregoni, pyesni, mesoni.

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82, adela

User avatar
g1ca
Posts: 1912
Joined: Wed Jan 04, 2006 3:12 pm
Location: in bloodpej
Contact:

A OSHT GJDO SEND NE KET BOT MATEMATIK ?

Post by g1ca »

?
User avatar
MuffinMan
Posts: 195
Joined: Sun Oct 08, 2006 2:49 pm
Location: Level 8

Post by MuffinMan »

jo tojat e patikav sjon, ato i ka kriju dreqi^^
User avatar
g1ca
Posts: 1912
Joined: Wed Jan 04, 2006 3:12 pm
Location: in bloodpej
Contact:

Post by g1ca »

pse po thu ?
User avatar
Android
Posts: 4919
Joined: Fri Mar 25, 2005 8:44 am
Location: The Elegant Universe

Post by Android »

matematika i ka bazat n'njesi qenesore eksistente.
analogikisht, po.
User avatar
SOPRANO
Administrator
Posts: 12039
Joined: Thu Jun 17, 2004 3:04 am
Location: tu plepi

Post by SOPRANO »

se ka pas shkolla platonit badihava en hymje te shkrujtme "aj qe sdi matematik mos te hyn" :D
User avatar
gothblood
Posts: 3096
Joined: Wed Jul 12, 2006 7:53 pm
Location: CEMETERY
Contact:

Post by gothblood »

gjdo sen nuk osht matematik ama matematika i rras hund kudo
User avatar
Godzilla
Posts: 195
Joined: Fri Aug 11, 2006 3:03 pm
Location: Prishtine

Post by Godzilla »

valla matematika tona ant asht siiii krymm mos tish kon qikja matematik po du me thon ani me u kon so problem po veq me msu tabeln e shumzimit pjestimin minusin plusin edhe kurrgju tjeter seeee te hunt em ka ardh mo kerqysh spo i kom punt me baben veq per matematike :D O KREJT FAMILIN
QATINA QE E KA ZBULU MATEMATIKEN SI LAND :evil:
krenaruus
Posts: 835
Joined: Sat Nov 05, 2005 3:50 pm
Location: pejëëë

Post by krenaruus »

ka edhe sende qe nuk lypin matmatikkkk.. veq npergjithsi matmatika kerkohet
User avatar
jacksparrow
Posts: 3617
Joined: Sat Apr 08, 2006 11:58 pm
Location: Ashburton Grove

Post by jacksparrow »

"Mos t guxon asni njeri qi zdin Matematik mi pa veprat e mija" Leonardo Da Vinci
User avatar
Packi Rocks
Posts: 798
Joined: Sun Jan 22, 2006 2:11 pm
Location: Pejë

Post by Packi Rocks »

Kurani Dhe Matematika :D !

Shprehja "shtatë qiej" perseritet shtat her ne Kuran.
Edhe shprehja "krijimi i qiejve" perseritet shtate her ne Kuran.

Shtat qiej 7 her,
Krijimi i qiejve 7 her.

Fjala "dite" ne numrin njejs perseritet 365 her, ne numrin shumes perseritet 30 here, fjala "hene", perseritet 12 her ne Kuran !

dit 365 her,
ditet 30 her,
hena 12
... etc etc per fund :

"Ne e kemi krijuar njeriun nga toka. Pataj e bëmë pikë (nutfetun) në një vend të sigurtë (në mitrën e nënës). Pastaj e shndërruam pikën në alek, pastaj alekun e shndërruam në copë mishi (mudga) pastaj këtë copë mishi e shndërruam në eshtra, pastaj eshtrave u veshëm mishin, pastaj e bëmë njeriun krijesë tjetër (me shpirt). I lartë është Allahu, Krijuesi më i mirë." (El-Mu’minun: 10-14)

fazat e krijimit jan : toke , pik (far),diqka e varur, cop mishi(alek), eshtra dhe mish : nese i mbledhim shumen e permendjes se ketyre fazave ne Kuran e fitojm numrin 65 dmth nr. 65 po kaq her eshte permendur edhe fjala "njeri" ne Kuran .

toka 17+pika 12+diqka e varur 15+cop mishi 6+eshtra 3+mishi 12 = 65
njeriu = 65
vertet caktim i Tij osht edhe matematika se e ka dit qe ka me pas plot klloshar qe thojn ska numra n Kuran po sosht ashu :D:D !

tka jep me kuptu edhe me metematik permendja e fazave te krijimit = me krijesen...

s mendoj se osht rastesi edhe kjo ????
User avatar
DeSeRtRoSe
Posts: 886
Joined: Thu Aug 24, 2006 3:53 pm

Post by DeSeRtRoSe »

Jo bro, nuk eshte e rastesishme, por jane argumente te qarta per njerezit qe kane logjike :D

Edhe une po shenoj disa fakte qe deshmojne se ekziston matematike ne Kuranin Famelarte dhe kjo eshte nje argument i pamohueshem se ky liber eshte nga Krijuesi i Persosur, Allahu i LartMadheruar.



Në Kur’an është përdorur sistemi matematikor me bazë numrin 19. Numri 19 është numër pa pjestues ( pjesetohet vetëm me 1 dhe me 19), ndryshe nga numri 18 që ka pjestues 2, 3, 3, 9 apo 20 me pjestues 2, 4, 5, 10.
Le të shohim disa fakte me të vërtetë interesante :

- Sureja e parë e shpallur “Al-Alak” përbëhet prej 19 ajetesh dhe është e vendosur në Kur’an në vendin e 19 nga fundi.

- Xhebraili herën e parë që u paraqit, shpalli vetëm pesë ajetet e para që përbëhen prej 19 fjalësh dhe këto fjalë kanë 76 shkronja : 76 = 19 x 4.

- Në herën e dytë Xhebraili shpalli ajetet e para të sures “Al-Kalem” që përmbajnë 38 fjalë : 38 = 19 x 2.

- Herën e tretë Xhebraili shpalli 10 ajetet e para “Al-Muz-zem-mil” që përmbajnë 57 fjalë : 57 = 19 x 3.

- Në herën e katërt Xhebraili shpalli 30 ajetet e para të sures “Al-Mud-dath-thir” dhe ajeti I fundit është “Mbi të vigjëlon 19-ta”

-Herën e pestë Xhebraili shpalli shpalli suren e parë të plotë “Al-Fatiha”, e cila fillon me deklarimin e parë të Kur’anit “Bismilahirr-Rrahmanirr-Rrahim”, me 19 shkronja arabe. Kjo vulë gjendet në të gjitha suret, të tilla ka 114 = 19 x 6.

- Vetë ky verset përbëhet gramatikisht nga katër emra: Ism, Allah, Rrahman, Rrahim. Duke përdorur kompjuterin, është llogaritur se secila prej këtyre fjalëve është përdorur një numër herësh që është i plotëpjestueshëm me numrin 19; kështu:

- Fjala “Ism” është përdorur në Kur’an 19 herë.

- Fjala “ Allah” përmendet 2698 herë dhe 2698 = 19 x 142.

- Fjala “ Rrahman” përmendet 57 herë dhe 57 = 19 x 3.

- Fjala “Rrahim” përmendet 114 herë dhe 114 = 19 x 6.

Deri këtu do të ishte e mjaftueshme për shumë persona, madhështia e arritjes së përdorimit të një numri pa pjestues dhe të shumëfishave të tij, gjatë shtjellimit të ideve në një libër jo matematik.

Kush vallë mund të krijojë një mrekulli të tillë ? Me anën e kompjuterit u muarr edhe përgjigja e pyetjes : Cfarë mundësish ka të shkruhet një libër i tillë, që përmban sistemin matematikor me bazë 19, me lidhjet dhe kombinimet konkrete dhe që kjo të jetë rastësisht.

Përgjigja eshte: Mundësia që kjo të ndodhë rastësisht është 1 me 626 septilion dhe 1 septilion = 10000... (1 ka 42 zero).

Bile, kjo mundësi që konsiderohet nga çdo shkencë e pamundur, vjen gjithnjë duke u zvogëluar sepse gjithnjë e më shumë zbulohen argumente të reja me po këtë bazë.
E kush përveç Allahut, mund të jetë autor i këtyre mrekullive ?
“Thuaj: “Edhe sikur të bashkoheshin njerëzit me xhinët për të sjellë një Kur’an të tillë, ata nuk do të mund të bënin një si ky, sado që do ta ndihmonin njëri tjetrin” ( 17 : 88 ).

Pastaj, a mendojmë se po të kishte humbur gjatë 14 shekujve një sure do të kishim 113 të tilla, shifër kjo që nuk plotëpjestohet me 19. Jo një sure, po edhe sikur një inicial të hiqej, të shtohej apo të ndryshohej, do të prishej pjestueshmëria me 19.

Pra, do të shkatërrohej sistemi matematikor i përdorur. Por, edhe kjo ka përgjigjen e vet:

“Ne me Madhërinë tonë e shpallëm Kur’anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtës të Tij".
zhuti_rock
Posts: 2391
Joined: Wed May 03, 2006 1:35 pm
Location: anej ka molla kuqe..

Post by zhuti_rock »

DeSeRtRoSe edhe Packi Rocks Allahu ju shpebleft per qeto te dhana...se qe ni vjet jam kan tu i lyp
User avatar
MaNgupja_nR1
Posts: 7435
Joined: Sat May 13, 2006 1:27 pm
Location: KingstonTown

Post by MaNgupja_nR1 »

matematika o ni sen shum i thjesht, qe osht veq sen apo di ajo ............... qy
User avatar
p1rati
Posts: 541
Joined: Thu May 19, 2005 8:42 pm
Location: iN paradise
Contact:

Post by p1rati »

Normal qe nuk osht e rastesishtme mir e ceki DeSeRtRoSe ne ket rast per : Në Kur’an është përdorur sistemi matematikor me bazë numrin 19. Numri 19 është numër pa pjestues ( pjesetohet vetëm me 1 dhe me 19), ndryshe nga numri 18 që ka pjestues 2, 3, 3, 9 apo 20 me pjestues 2, 4, 5, 10. eshte mese e vertet sepse para 14shekujve ska pas kompjutera per mi llogarit kto pjestime matematikore :roll: :lol:

Un e kisha vequ ket rast : "Hapi i pare matematikor qe nga konceptimi grek i nje universi statik deri tek konceptimi islam i nje universi dinamik u ndermor nga el-KKhuarizmi (780-850), themeluesi i algjebres moderne. Ai zhvilloi karakterin e paster te numrave si madhesite e kufizuara duke demonstruar mundesite e tyre si elemente te manipulimeve dhe hetimeve te infinite te pronave dhe lidhjeve.

"Ne matematiken greke, numrat mund te zgjeroheshin vetem me ane te proceseve laboratorike te shtimit dhe shumezimit. Simbolet algjebrike te numrave te el-Khuarizmit permbajne mundesite e infinitit. Keshtu qe ne mund te themi qe avancimi nga aritmetika tek algjebra eshte nje hap nga te qenurit tek te berit nga universi grek tek universi i gjalle i Islamit. Rendesia e algjebres se Khuarizmit u njoh nga Perendimi ne shekullin e 12te - kur Zherardi i Kremones perktheu tezat e tij ne latinisht. Deri ne shekullin e 16te ky version u perdor ne universitet evropiane si libri matematikor kryesor. Por influenca e Khuarizmit arriti shume me larg se sa universitetet. Kete influence e gjejme ne veprat matematikore te Leonardo Fibinacit si ajo e Pizes, Mjeshtri Jakob i Firences, deri tek Leonardo da Vinci. :wink:
User avatar
DeSeRtRoSe
Posts: 886
Joined: Thu Aug 24, 2006 3:53 pm

Post by DeSeRtRoSe »

zhuti_rock wrote:DeSeRtRoSe edhe Packi Rocks Allahu ju shpebleft per qeto te dhana...se qe ni vjet jam kan tu i lyp


Amin vëlla, edhe ty inshAllah :)
Ekziston edhe nje liber i tërë lidhur me matematiken ne Kuran, te cilin e kam pas para 8 viteve, por u dasht me ja dhan axhes tem (matematikan) se i interesojke shume dhe tash, nuk e di a eshte ribotu ky liber, por do t'interesohem, inshAllah...

Ja edhe disa shembuj tjere:


Kur’ani është i vetmi libër në botë që ka në krye të disa sureve disa “iniciale” ose “ shkronja të shifruara”, të cilat quhen arabisht Mukatta-at ( shkurtesa). Këto duket sikur nuk kanë kuptim.
Nga 28 shkronjat e alfabetit arab, gjysma e tyre 14, gjenden në këto iniciale. Me to janë formuar vetëm disa nga kombinimet e mundëshme dhe pikërisht 14 të tillë: 3 njëshe ( Kaf. Nun, Sad), 4 dyshe ( Ta Ha; Ja Sin; Ta Sin; Ha Mim), 4 treshe (Elif Lam Mim; Elif Lam Ra; Ta Sin Mim; Ajn Sin Kaf), 2 katërshe ( Elif Lam Mim Ra; Elif Lam Mim Sad) dhe 1 pesëshe ( Kaf Ha Ja Ajn Sad).

Inicialet e treguara janë përdorur në krye te 29 sureve, atëherë, duke mbledhur 14 germat + 14 inicialet + 29 suret = 57 dhe 57 = 19 x 3.

Duke përdorur kompjuterin, është konstatuar se çdonjëri inicial përmbahet një numër herësh që është i plotëpjestueshëm me 19. Le t’i shohim me redhë:

- Inicialia Kaf. Gjendet në krye te sureve 42 dhe 50. Në suren 42 ajo gjendet 57 herë dhe
57 = 19 x 3. Edhe në suren 50 ajo shfaqet 57 herë, dhe 57 = 19 x 3.

- Inicialia Nun. Gjendet në krye të sures 68 dhe shfaqet aty 133 herë dhe 133 = 19 x 7.

- Inicialia Sad. Me të fillojnë suret 7, 19 dhe 38 dhe shfaqet në to 152 herë dhe 152 = 19 x 8.

- Inicialia e dyfishtë Ta Ha. Me to fillon sureja 20. Shkronja Ha përdoret 314 herë, ndërsa shkronja Ta përdoret 28 herë. Vërehet se këto dy shkronja përdoren pra,
314 + 28 = 342 herë dhe 342 = 19 x 18.

- Inicialia e dyfishtë Ja Sin. Me to fillon sureja 36. Shkronja Ja përdoret 237 herë, ndërsa shkronja Sin përdoret 48 herë, pra të dyja shfaqen 237 + 48 = 285 herë dhe
285 = 19 x 15.

- Inicialia e dyfishtë Ha Mim. Me to fillojnë suret 40, 41, 42, 43, 44, 45, 46. Shkronja Ha përdoret 304 herë, kurse shkronja Mim 1862 herë. Shuma 304 + 1862 = 2116 dhe
2116 = 19 x 114.

- Inicialia e dyfishtë Ta Sin. Në suret që i përmban cilindo nga këta shkronja si iniciale (suret 20, 26, 27, 28 36, 42) këto shkronja shfaqen 494 herë dhe 494 = 19 x 26.

- Inicialia e trefishtë Ta Sin Mim. Në suret ku përdoren këto shkronja si iniciale, ato shfaqen 1444 herë dhe 1444 = 19 x 76.

- Inicialia e trefishtë Elif Lam Mim. Këto shkronja, në suret 2, 3, 7, 13, 29, 30, 31, 32 përdoren 26676 herë dhe 26676 = 19 x 1404.

- Inicialia e trefishtë Elif Lam Ra. Këto shkronja, në suret 10, 11, 13, 14, 15 përdoren si iniciale dhe shfaqen ndër to 9709 herë dhe 9709 = 19 x 511.

- Inicialia e trefishtë Ajn Sin Kaf. Këto shkronja në suret e përdorura si iniciale ( 26, 27, 28, 36, 42, 50 ) shfaqen 722 herë dhe 722 = 19 x 38.

- Inicialia e katërfishtë Elif Lam Mim Sad. Këto shkronja në suret e përdorura si iniciale shfaqen 38114 herë dhe 38114 = 19 x 2006.

- Inicialia e katerfishtë Elif Lam Mim Ra. Me te fillon sureja 13 dhe aty shkronjat përbërëse shfaqen 1501 herë dhe 1501 = 19 x 79.

- Inicialia e pesëfishtë Kaf Ha Ja Ajn Sad. Me te fillon sureja 19 dhe aty shkronjat përbërëse shfaqen 798 dhe 798 = 19 x 42.

Me anën e kompjuterit është treguar se shumëfish të numrit 19 janë edhe tregues të tjerë brenda ketyre inicialeve të marra më sipër. Më pas është llogaritur se:

shkronja Elif përdoret 17499 herë dhe 17499 = 19 x 921;
shkronja Lam përdoret 11780 herë dhe 11780 = 19 x 620;
shkronja Mim përdoret 8683 herë dhe 8683 = 19 x 457; etj.

Gjithashtu, me anën e kompjuterit është konstatuar se numrat ( p.sh. kemi krijuar 7 qiej,etj) përmenden 285 herë dhe 285 = 19 x 15. Bile, në qoftë se i mbledhim të 285 numrat sipas vlerës së tyre numerike merret shuma 174591 = 19 x 9189. Ka raste që i njëjti numër përsëritet disa herë. Nëqoftë se këta i marrim vetëm nga një herë, merret shuma 162146 dhe 162146 = 19 x 8534.
Post Reply