Teoria e Relativitetit
Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82, adela
- Aristoteli2
- Posts: 2478
- Joined: Sun Sep 19, 2004 6:19 pm
- Contact:
deepblue wrote:ok... guitarist.. ma se pari HIQ-in nuk duhet me perdor si koncept.
Se dyti, nese veq perdoret ateher duhet me pas parasysh se ne cfar kontektsi perdoret. Ne menyre gjenerale shumica me HIQ nenkuptojne ate pjese te hapesires ne te cilen nuk ka asgje... dmth po te shkojme ne ekstrem, ateher HIQ duhet me simbolizu nje pjese te hapsires ku nuk ka asnje grimce te materies... shkurt e shqip VAKUUM I PLOTE.
Mirpo nese dikush don me provu me u zgjeru edhe ma shume botkuptimin per HIQ-in, ateher me HIQ duhet te nenkuptohet krejt GJITHESIA ne kohen -1 sekond... (dmth 1 sekond para se te ndodhte BIG BANG-ut)... apo ma mire me then, HIQ-i eshte AJO PIKE ne te cilen HAPESIRA KOHA DHE MATERIA NUK EKZISTOJNE.
Tjeter dicka....guitarist ne astrofizike vrima e zeze eshte trup me madhesi shume te vogel, por me dendesi JASHTAZKONISHT (MARRAMENDESE) te MADHE.. KJo dendesi e materies e ben qe Vrima e Zeze te ket fushe gravitacionale teper te madhe... Apo ma shkurt me then, fushe gravitacionale nga e cila nuk mund te ik as Drita. (pse drita nuk mund te ik, apo a ka dicka qe mundet me ik prej vrimes se zeze, eshte dicka krejt tjeter.. ndoshta me vone mundemi edhe me bisedu per kete)... Ama perkunder krejt ketyre, vrima e zeze eshte vetem nje trup kozmik..., normal me veti shume ma ekstreme se trupat e tjere kozmik, mirpo prap se trup kozmik i cili i nenshtrohet ligjeve te fizikes. Qe dmth se vrimat e zeza e kan kohen e vet edhe hapesiren e vet... normal ketu duhet me cek, se fushat dimenzionale te kohes dhe hapesires qe shtrihen rreth fushes gravitacionale te vrimes se zeze dallojne jashtazkonisht shume prej fushave dimenzionale te kohes dhe hapesires rreth trupave te tjere kosmik siq jane planetet dhe yjet.
Tash per hapesiren.... qysh e the edhe ti, une veq po vulosi edhe ma shume
NE momentin 0 (zero), momentin kur ka shperthyer BIG BANG-i, ka filluar krijimi i HAPSIRES KOHES DHE MATERIES.... te tri keto, jan krijuar pernjeher dhe asnjera prej ketyre nuk mundet me ekzistu si e veqant...
me spjegu me fjal te thjeshta, ateher thuhet keshtu "nje GRIMCE E MATERIES, zen HAPESIREN e caktuar ne KOHE te caktuar".
Per fund edhe dicka... shiqoni... gjithesia eshte ne kete forme qe eshte, vetem pershkak te forces gravitacionale te materies qe ekziston ne te.... e ardhmja e gjithesis pra mvaret nga kjo force.. Se a do te ben kolaps GJITHESIA prap ne nje pike singulare, apo do te zgjerohet perjetesisht, kjo mvaret krejt nga forca gravitacionale....
Tash, pasi qe forcen gravitacionale e krijon dendesia e materies, dhe sipas llogaritjeve te para eksperimentale eshte pa qe materia e DUKSHME (qe shihet me sy) ne GJITHESI nuk eshte e bollshme per te krijuar force gravitacionale per te mbajtur GJITHESIN ne formen ne te cilen eshte tash.. eshte supozuar se per te ekzistuar Gjithesia ne kete forme ne te cilen eshte tash, patjeter duhet te ekzistoje edhe me shume materie... Nuk e di ne cilin vit ka ndodh kjo, mirpo me ane te eksperimenteve eshte arritur te behet zbulimi i te ashtuquajtures MATERIE E ZEZE - DARK MATTER (materie qe nuk shihet).... kjo materie eshte llogaritur se perben 2/3 e krejt Gjithesis....
Pra materie ne gjithesi ka me shume se sa qe mund te shihet...
me te mira...
Deep shoku jem faleminderit per gjithe keto te mira qe po na e shtjellon. Cka eshte eshte dhe cka s'eshte s'eshte!
Ndoshta une nuk jame ne keto rrjedha shkencore apo edhe ndoshta vetem pjeserisht i di ligjet fizike, kimike etj. Please me lejo te te korrektoj ne nje GABIM LOGJIK tendin!
Shkojm.....Ti pohove
.. ma se pari HIQ-in nuk duhet me perdor si koncept.
E pastaj me poshte shkrove
....dmth po te shkojme ne ekstrem, ateher HIQ duhet me simbolizu nje pjese te hapsires ku nuk ka asnje grimce te materies... shkurt e shqip VAKUUM I PLOTE
Nuk po hi deep ne detale vetem i mora keto dy fjali tuat per te argumentuar ate se si ti gjykon natyren dhe ligjet e saja!
* Nese shkojm sipas pohimit tend te pare se Hiqi spo bojka as me u emertu apo mu perdor si koncep....(normal edhe une pajtohem ), atehere nese e krahasojme me pohimin tend te dyte aty menjehere shofim se sipas teje HIQI eshte "VAKUM I PLOTE"! Dmth ti po e "fut" ate "hiq" ne dicka, qe realisht ti po e quan ate "hapesire" me atome apo molekula Zero, apo jo?
Thjesht kjo nuk perputhet, dhe kjo deep shoku jem Argumenton ne nje menyre se hapesira eshte vet materia, vetem per 1 arsye, SEPSE "Hiqi nuk ekziston fare"!
Ende pranoj vetveten te paafte ndoshta qe ti kuptoj keto gjera, por deep shoku jem nese jame gabim me permireso pa u lodhe dhe le t'iu lejm pak hapesire edhe te tjereve te kyqen ne kete qeshtje filozofike, logjike apo fizike.
P>S Deep mos e nenqmo Logjiken, sepse pa logjike s'mundesh me njoft natyren fizike ne kete rast Realitetin e jashtem, apo edhe tere universin si materie! flm
@aristoteli:
Deep shoku jem faleminderit per gjithe keto te mira qe po na e shtjellon. Cka eshte eshte dhe cka s'eshte s'eshte!
Ndoshta une nuk jame ne keto rrjedha shkencore apo edhe ndoshta vetem pjeserisht i di ligjet fizike, kimike etj. Please me lejo te te korrektoj ne nje GABIM LOGJIK tendin!
Shkojm.....Ti pohove Kuotë:
.. ma se pari HIQ-in nuk duhet me perdor si koncept.
E pastaj me poshte shkrove Kuotë:
....dmth po te shkojme ne ekstrem, ateher HIQ duhet me simbolizu nje pjese te hapsires ku nuk ka asnje grimce te materies... shkurt e shqip VAKUUM I PLOTE
Nuk po hi deep ne detale vetem i mora keto dy fjali tuat per te argumentuar ate se si ti gjykon natyren dhe ligjet e saja!
aristotel shoqi jem, pse po i shtremberon ato qe i kom then.... Lexoje mire edhe njeher ate qe e kom then, e tek ateher jep komente.. te lutem mos i cito vetem gjysmen e fjalive te mia, sepse ashtu e humb krejt kuptimin e asaj qe kom desht me tregu. PRA LEXOJE EDHE NJEHER
deepblue
ma se pari HIQ-in nuk duhet me perdor si koncept.
Se dyti, NESE VEQ PERDORET ateher duhet me pas parasysh se ne cfar kontektsi perdoret. Ne menyre gjenerale shumica me HIQ nenkuptojne ate pjese te hapesires ne te cilen nuk ka asgje... dmth po te shkojme ne ekstrem, ateher HIQ duhet me simbolizu nje pjese te hapsires ku nuk ka asnje grimce te materies... shkurt e shqip VAKUUM I PLOTE
ketu qarte po te them SE HIQI SI KONCEPT NUK DUHET ME U PERDOR... kjo eshte ajo cka mendoj une... MIRPO, NESE DIKUSH VEQ E PERDOR, ateher DUHET ME PAS PARASYSH SE NE CFAR KONTEKSTI PERDORET... EDHE ATA QE VEQ E PERDORIN, ATA ne menyre gjenerale ME HIQ e nenkuptojne PJESEN E HAPESIRES KU NUK KA ASNJE ASGJE, KU NUK KA GRIMCA TE MATERIES (shkurt e shqip VAKUUM-in e PLOTE).
Kjo qarte po te tregon se ketu nuk ka asnje gabim logjik qe ti po e permend.... kjo vetem po tregon se ti po komenton, pa e kapur krejt kuptimin e asaj qe e kom then...
@aristoteli
* Nese shkojm sipas pohimit tend te pare se Hiqi spo bojka as me u emertu apo mu perdor si koncep....(normal edhe une pajtohem ), atehere nese e krahasojme me pohimin tend te dyte aty menjehere shofim se sipas teje HIQI eshte "VAKUM I PLOTE"! Dmth ti po e "fut" ate "hiq" ne dicka, qe realisht ti po e quan ate "hapesire" me atome apo molekula Zero, apo jo?
Po te lutem edhe njeher, para se me komentu lexoj mire ato cka i kom shkru.... po duhet me ta perserit kete shume here...Ne asnje rast nuk kom len te nekuptohet "sipas meje Hiqi eshte vakuum i plote"
Ne pergjithesi kom then SHUMICA me HIQ (jo une) NENKUPTONE ate pjese te hapesire ku nuk ka grimca te materies (VAKUUM-in) dmth HIQ-i per SHUMICEN eshte VAKUUM....
Keshtu qe mos i keqkutpo, edhe mos i shtrembero fjalet e mia.
aristoteli
Thjesht kjo nuk perputhet, dhe kjo deep shoku jem Argumenton ne nje menyre se hapesira eshte vet materia, vetem per 1 arsye, SEPSE "Hiqi nuk ekziston fare"!
Kjo ne asnje menyre, as ne menyre logjike e as ne ate fizike, nuk po e argumenton ate qe po e thua ti "se materia eshte vet hapesira"... Kjo vetem po tregon se ti nuk i ki te kjarta se cka jane koha hapesira dhe materia....
Apo ma mire me then, ti tere kohen po mundohesh me luajt me fjal, dhe ne asnje rast nuk po prezenton fakte reale per me mbrojt ate qe po e thua, por po jep vetem fakte filozofike pa asnje kuptim.
HIQ-i eshte dicka qe eshte shume veshtire te kuptohet, mos me then e pamundur, edhe nuk mundet askush me then se ajo ekziston apo nuk ekziston. Thjesht Hiq-i eshte jasht intelektit tone.
Lexoje edhe njeher kete qe e kom thene
deepblue
Mirpo nese dikush don me provu me u zgjeru edhe ma shume botkuptimin per HIQ-in, ateher me HIQ duhet te nenkuptohet krejt GJITHESIA ne kohen -1 sekond... (dmth 1 sekond para se te ndodhte BIG BANG-ut)... apo ma mire me then, HIQ-i eshte AJO PIKE ne te cilen HAPESIRA KOHA DHE MATERIA NUK EKZISTOJNE
Kjo eshte HIQI, ajo pike ne te cilen nuk ka as kohe as hapesire dhe as materie... Per arsyen se eshte TEPER veshtire te paramendohet nje pike ku nuk ka hapesire kohe dhe materie, HIQ-i si koncept kom then se nuk duhet me u perdor...
Per te treguar se sa e veshtire eshte m'u kuptu ky koncept i Hiq-it, le te provojne antaret e tjere te paramendojne nje "dicka" ne te cilen nuk ka as kohe as hapesire edhe as materie???????.
aristoteli
Ende pranoj vetveten te paafte ndoshta qe ti kuptoj keto gjera, por deep shoku jem nese jame gabim me permireso pa u lodhe dhe le t'iu lejm pak hapesire edhe te tjereve te kyqen ne kete qeshtje filozofike, logjike apo fizike.
P>S Deep mos e nenqmo Logjiken, sepse pa logjike s'mundesh me njoft natyren fizike ne kete rast Realitetin e jashtem, apo edhe tere universin si materie! flm
Aristotel, keto gjera jan shume te veshtira per ti kuptuar... ama eshte edhe ma e veshtire me i kuptu keto fenomene nese dikush perdor vetem logjiken dhe asgje tjeter.
Eshte thelbesore te kuptohen dy teorit kryesore te fizikes, Teoria e Pergjithshme e Relativitetit dhe Teoria Kuantike per ti kuptuar keto fenomene. Dhe pa studimin e ketyre dy teorive, kuptimi i ketyre fenomeneve eshte i pamundur.
Aristotel edhe dicka, logjika cfare e kuptojme ne nuk luan edhe shume rol te rendesishme ne keto qeshtje, prandaj edhe nuk duhet me e marr si serioze ne KETE QESHTJE QE PO FLASIM.
Po ta marr nje shembull... nese i ke lexuar postimet e mehershme qe i kom shkru ne kete teme, do te shohesh se kom then shume qarte se sipas Teoris se pergjithshme te relativitetit, NESE SHPEJTESIA E LEVIZJES SE NJE TRUPI, i AFROHET SHPEJTESIS SE DRITES, ATEHER MASA E ATIJ TRUPI RRITET PAKUFI, GJATESIA E ATIJ TRUPI ZVOGELOHET NE PAKUFI,.. dhe kete pjese nuk e kom cek asnjeher ne postimet e meparshme, KOHA (qe eshte relative) E ATIJ TRUPI TENTON NE ZERO...
Keto cka i thash jane SHUME TE VERTETA, dhe keto gjera Logjika e shendosh e nje njeriu nuk i PRANON... "si te rritet masa ne pakufi?,..kjo nuk eshte e mundur", "si te zvogelohet gjatesia?.. kjo eshte e pamundur"....
Po kjo Logjike e njeriut, me 1905 kur Ajnshtajni e ka publikuar per here te pare Teorine Speciale te Relativitetit - TSR-ne, e ka quajtur kete teori "si teori e pavlere" pikerisht per faktin se LOGJIKA nuk ka mundur te kuptoj ate qe Ajnshtajni e ka spjeguar ne TSR... Eshte dashur vite e vite eksperimente per te treguar se kjo teori eshte shume e sakt, dhe qe postulatet e saj logjika nuk i pranonte.... Nuk ka nevoje me tregu se cka ka ndodh me vone per kete teori, se te gjithe e dijme....
Vetem se TPR-ja (puna e Ajnshtajnit) si NJERA NGA DY TEORIT NE TE CILAT BAZOHET FIZIKA MODERNE eshte e nxjerrur prej TSR-s.
DHE IRONIA MA E MADHE eshte se Ajnshtajni nuk e ka marr cmimin Nobel per kete TEORI, sepse Logjika e atehershme nuk e ka pranuar si te sakt. Por e ka marr kete cmim per nje zbulim tjeter qe ne krahasim me TPR-ne ka qen miniature.....
Ajo cka po du me te tregu eshte, se shume fenomene qe ndodhin ne gjithesi, JANE JASHT LOGJIKES SE NJERIUT, keshtu qe ajo nuk luan rol te rendesishem gjat studimit te atyre fenomeneve. Tek e fundit, a mundet logjika me e kuptu qe ora qe e mban ti ne dore, dhe ora qe e mbaj une ne dore, nuk e tregojne kohen e njejte??? Me jep pergjigjje ketu...
me te mira
- Aristoteli2
- Posts: 2478
- Joined: Sun Sep 19, 2004 6:19 pm
- Contact:
nese po dyshon se kjo teori nuk eshte e mundshme, ateher udhero lexo vet se cka tregojne eksperimentet.
"Gravity Probe B" eshte satelit artificial te cilin NASA para njo 2 vjeteve e ka dergu ne orbite rreth tokes per me i vertetu disa postullate te kesaj teorie qe ti po dyshon se nuk osht e vertet, per arsye se mendon qe SE KAP LOGJIKA.
http://www.nasa.gov .. .bon nje search per "gravity probe B"
http://www.gravityprobeb.com/
http://einstein.stanford.edu/
KQYRI CKA KAN TREGU REZULTATET DERI TASH, e tani hajde edhe komentojme rreth atyne rezultateve...

- David Gilmour
- Posts: 5122
- Joined: Sun Sep 09, 2007 9:05 am
- Location: Prizren
- Contact:
Re: Teoria e Relativitetit
deepblue, aristoteli edhe 4tas brevo treve shum gjera kam msuar nga postimet tuaja
Re:
hera e par qe spo pajtona me ty.deepblue wrote:aristotel... ma se pari kallxom CKA eshte HIQ PER TY ?????, mandej flasim me gjeresisht...
HAPESIRA ESHTE HAPESIRE, EDHE NUK ESHTE MATERIE... :), edhe nese ki veshtiresi me kuptu kete, ateher qe nje shembull te thjesht edhe praktik ....
une psh e them nje fakt "salla e sportit ka hapesire prej 1000 m^3".. PO te kisha then tash, hajde ta largojme krejt materien prej hapesires se salles, (ne menyre qe salla te jet e zbrazur, dhe te mos ket as edhe nje grimce te materies), ATEHER A DO TE KISHTE MBETUR PRAP HAPESIRA E SALLES prej 1000m3 ???.. NORMAL SE PO.... CKA KA TASH MBRENDA NE ATE HAPESIRE TE SALLES ??? pergjigjja KURGJO, ESHTE HAPESIRE E ZBRAZUR....
CKA ESHTE TASH KETU "HIQ" ???? :)
me te mira
deepblue, a kishe mujt me ma dhan ni definicion per "dimenzionin" 0 ?
Re: Teoria e Relativitetit
Shume mire e paska spjeguar anetarja siper meje..
"Asgje nuk eshte Apsolute gjithqka eshte Realtive dhe kjo eshte Apsolutikisht e vertet."
Nese ndonjehere nuk perjashtohet mundesia te gjindet nje shpejtesi me e madhe se shpejtesia e drites atehere i ter Realativiteti i Ajnshtajnit nuk do te vlen me.

- Vissy Dream
- Posts: 5699
- Joined: Sun Jul 15, 2007 7:20 pm
- Location: Old Trafford
Re: Teoria e Relativitetit
Okej pi ceki do sene rreth Teorise Speciale te Relativitetit.
Teoria Speciale e Relativitetit osht ni teori e cila pershkrun strukturen e kohehapsires. Ajo u paraqit per here te pare nga Albert Einstein ne 1905 ne ni punim qe ka trajtu ``Elektrodinamika e trupave ne levizje``. Ne themel te ksaj teorie jan dy postulate qe sipas mekanikes klasike jan kontradiktore:
- Ligjet e fizikes jan te njejte per krejt vezhgust qe jan ne levizje te pandryshume apo uniforme, kundrejt njoni tjetrit. Sistemet e referimit te ktyne vezhgusve ne kete rast i qujme ``sisteme inerciale``.
- Shpejtsia e drites ne boshllek osht gjith e njejte edhe konstante per krejt vezhgust ne qdo sistem vezhgimi, pavarsisht levizjes qe ata mujne me pas kundrejt njoni tjetrit apo levizjes se vet burimit te drites.
Kjo teori nxerr perfundime teper interesante.
- Zgjatja e kohes. Ky fenomen shfaqet ne formen e ni vezhgusi i cili veren se tik-taket e ni ore ne levizje jan ma te rralla sesa tik-taket e ores qe ka me vete edhe osht ``fikse``. Oret jan identike.
- Tkurrja e gjatesive. Ne kete rast, matjet kallxojne se objektet jan ma te shkurta ne drejtimin e levizjes, relative ne lidhje me vezhgusin.
- Relativiteti i nikoheshmerise. Dy ngjarje te nikohesishme per ni vezhgus-A, nuk jan te nikohesishme per ni vezhgus tjeter vezhgus-B nese ky osht ne levizje ne lidhje me te parin, vezhgus-A.
- Masa edhe energjia jan ekuivalente. E = mc² osht formula qe lidh me njona tjetren energjine E te ni mase m.

Vissy Dream wrote:Okej pi ceki do sene rreth Teorise Speciale te Relativitetit.

Me falni per bezdisjen e keni nje teme per kete te sekcioni feja
http://www.rocksonte.com/forum/viewtopi ... 72&t=32047
E komenton kete ajet kuranor
Ai është që udhëheq çështjen (e të gjitha krijesave) prej qiellit në tokë, pastaj ajo (çështja) ngrihet te Ai në një ditë që sipas llogarisë suaj është sa një mijë vjet. ( 32:05)
- Vissy Dream
- Posts: 5699
- Joined: Sun Jul 15, 2007 7:20 pm
- Location: Old Trafford
Re: Teoria e Relativitetit
Nuk te kuptova Faris, qka deshte me than me at teme?
Re: Teoria e Relativitetit
e vetmja gje abosulute eshte qe gjithcka eshte relative