Historia e Islamit

Shkruni qka dini per histori, vetni, msoni... ma mire se n'shkoll ko me u kan.

Moderator: AciDiuS

Post Reply
User avatar
LaNi
Moderator
Posts: 2091
Joined: Tue May 10, 2005 12:44 pm
Location: Digital Ocean
Contact:

Historia e Islamit

Post by LaNi »

HISTORIA E TEOLOGJISË ISLAMIKE



Parathënie

“Teologjia” është një fjalë që është pothuajse aq e padefinueshme sa fjala “religjioni”.
Gjithsesi teologjia nuk është shkenca e religjionit, por vetë pjesë e fesë.

Si përmbledhje mund të thuhet ndoshta për marrëdhënien midis shkencës së religjionit dhe teologjisë: Shkenca e religjionit analizon religjionin, religjionet dhe religjiozitet në përgjithësi në bazë të gjendjeve faktike të historisë së religjioneve; ndërsa teologjia ekzaminon, justifikon dhe konfirmon sjelljen religjioze në hapësira të caktuara të kufizuara historike nga angazhimi i vet.
Kështu teologjia mund të bëhet objekti i shkencës së religjionit, por jo anasjelltas, dhe kështu është edhe tek ne: Shkenca e Islamit si shkencë religjioni përpiqet të përshkruajë dhe të analizojë teologjinë e Islamit si religjion.

Mirëpo, nuk është e pakundërshtueshme të flasësh për një teologji të Islamit.

Në Islam, krahas formulimeve të Kuranit, që shkëlqejnë mbi gjithçka tjetër, tradita nga njëra anë dhe ligji nga ana tjetër luajnë një rol të ngjashëm me teologjinë; njëkohësisht mungon një shprehje si “teologji”.

Fjala “kalam”, që nganjëherë përkthehet me “teologji”, me kuptimin e saj si “fjalim” ose “dialektikë” përcakton dogmatikën spekulative, pra i përgjigjet pjesës së dytë përbërëse të teologjisë.

Me këtë kufizim i drejtohemi teologjisë së Islamit; qëllimi do të jetë të shpaloset përmbajtja e mesazhit të Muhametit në atë mënyrë që të rezultojë një strukturë koherente pohimesh.
Mirëpo, pikënisja nga shikohet teoria islamike nuk është myslimane.

Kjo ka arsyen që zhvillimi i mësimeve analizohet në lidhje me historinë.
Prandaj mund të përkojë pjesërisht me historinë sociale; në të bëhet fjalë për të përvijuar zhvillimin historik të shoqerive myslimane, ndërsa këtu bëhet fjalë po ashtu për zhvillimin historik, por të mësimeve islamike.

Dosido, në 150 vitet e para të Islamit ende nuk mund të bëhet fjalë për teologji; shoqëria si dhe teologjia ishin ende në kërkim të vet.

Historia e ndërveprimit të tyre është njëkohësisht përshkrimi i lindjes së “ortodoksisë”.
Vetëm një “fundamentalist” mund të mashtrohet nga imazhi që vizatohet nga burimet tona nga perspektiva e mëvonshme: që Islami paska qenë gjithmonë ai që ishte më vonë.

Myslimanët e kane gjetur veten duke përzgjedhur nga modele dhe ndikime të shumta ato që kishin rrënjët në zbulesë dhe në traditë, dhe ky ishte një proces i “provës dhe gabimit” përgjatë problemeve përkatëse urgjente praktike.

Forma e Kuranit

Kurani është shkrimi (Shkrimi i Shenjtë, dmth. shkrimi i zbuluar nga Zoti) i myslimanëve, dmth. i përkrahësve të Islamit.

Islami është religjioni që lindi në fillim të shekullit VII tek arabët në Gadishullin Arabik.
Profeti Muhamet ishte transmetuesi i tij, i cili në qytetin e tij të lindjes Mekë e mori zbulesën në arabisht nga Zoti me ndërmjetësimin e kryeengjëllit Gabriel.

Kurani ndahet në 114 sura, nga të cilat zakonisht vetëm surat e shkurtra paraqesin një njësi tematike (përjashtim: Sura e Jusufit); ndërsa surat vetë nënndahen në një numër vargjesh (ajete), numri dhe madhësia e të cilave ndryshon shumë.

Mesazhi i Kuranit

Kurani trajton shumë histori që janë të njohura nga Bibla, por në përgjithësi jep vetëm referenca të shkurtra për to.

Përveç historisë së profetit dhe të shpëtimit, Kurani sqaron çështje morali dhe drejtësie dhe vë në dispozicion predikime dhe lutje.

Fatiha, sura fillestare ose sura e hapjes, thotë [përkthimi im i versionit gjermanisht në shkrimin e prof. Enderwitz]:
“Në emër të Zotit të mëshirshëm dhe mëshirëbërës. Lavdi i qoftë Zotit, Zotit të njerëzve në gjithë botën, të mëshirshmit dhe mëshirëbërësit, i cili sundon në ditën e gjykimit. Ty të shërbejmë dhe Ty të lutemi për ndihmë. Çona në rrugën e drejtë, në rrugën e atyre ndaj të cilëve ke treguar mëshirë, jo në rrugën e atyre që kanë rënë në zemërimin Tënd dhe që janë humbur!”
Ndonëse e shkurtër, Fatiha përmbledh disa ide thelbësore të Islamit: Ka vetëm një Zot (krijues, mëshirues, gjykatës), por dy lloje njerëzish, të drejtuarit mirë dhe të drejtuarit keq.

Fatiha nuk na sqaron për kushtet në të cilat Zoti jep mirëdrejtim (huda).
Nga vendet e tjera në Kuran del se ai ka dërguar profetët dhe të dërguarit e tij: biblikë, si Noen, Ibrahimin, Moisiun dhe Jezusin, por edhe disa jashtëbiblikë arabë si Salihun.

Por historia mëson gjithashtu që jo të gjithë njerëzit pranojnë mirëdrejtimin nga Zoti dhe të dërguarit e tij, dhe nganjëherë Kurani sugjeron një keqdrejtim të qëllimshëm nga Zoti.
Këtu është prejardhja e njërit prej problemeve më urgjente të teologjisë së mëvonshme: problemi i drejtësisë së Zotit, i vullnetit të lirë të njeriut dhe i teodicesë [origjina dhe arsyja e së keqes] në botë.

Shoqëria politike, sociale dhe fetare rreth vitit 600

Situata në Gadishullin Arabik në fillim të shekullit VII karakterizohej nga shtrëngimi në të gjitha anët nga politika e perandorisë bizantine dhe asaj sasanide [persiane] si dhe te Etiopisë së krishtërë.

Në Gadishullin Arabik mbizotëronte jetesa e beduinëve, dmth. nomadëve që rrisnin deve.
Njëkohësisht ndodhte ngritja e bashkësive joshtegtuese, në radhë të parë e Mekës, një qyteti tregtar, në të cilin një shenjtërore lokale, Kaba, fitonte gradualisht një domëthënie mbirajonale.
Rojët e Kabasë, zonës së saj të shenjtë (haram) dhe kultit të saj ishin Quraishët, fisi prijës i qytetit, që degëzohej në një numër nënfisësh apo klanesh.

Kështu krijohej një gërshëtim midis pelegrinazhit të përvitshëm dhe tregtisë, i favorizuar nga fakti që festat e shenjta shfuqizonin gjakmarrjen midis fiseve të armiqësuar.

Në këtë kontekst të një publiku ndërfisnor formohej një gjuhë e njësishme arabe, e promovuar sidomos nga përhapja e poezisë nëpër gjithë Gadishullin Arabik.

Me ngritjen e Mekës filloi njëkohësisht rënia e “humanizmit fisnor”; në vend të kësaj mund të vështrohet ngritja e një monoteizmi “emocional”, i cili mbante njëkohësisht edhe forma panteiste, si në adhurimin e tri hyjnive femërore al-Manat, al-Lat dhe al-Uzza.

Struktura e përkrahësve të parë

Muhameti vinte nga fisi Kuraish, më saktë nga nënfisi Banu Hashim, por duke qenë jetim, nuk ishte i pasur dhe rritej nga xhaxhai i tij Abu Talib.

Fillimisht punonte si tregtar në një pozitë të nënrënditur për dhënës të tjerë kapitali derisa u martua me një të ve tregtari, Hadixha, që ishte e pasur.

Në moshën dyzetvjeçare filloi veprimtaria e tij të zbulesës, dhe gradualisht u formua përreth tij një bashkësi e vogël.

Sipas historianëve, ajo përbëhej fillimisht nga dy grupe: ahdat ar-rixhal (burra të rinj, dmth. të rinj nga familje të mira) dhe duafa (njerëz të dobët, persona me të drejta më të pakta, si skllevër, mawali [njerëz që kishin një "mbrojtës" fisnor] dhe gra).

Koncepti i Zotit dhe konflikti rreth monoteizmit

Njëkohësisht Islami nuk mund të kuptohet vetëm si lëvizje sociale, sepse në qendër ndodhet koncepti i Zotit me monoteizmin e tij radikal.

Islami predikon një koncept transcendent të Zotit, por njëkohësisht pohon prezencën e Zotit në histori; Zoti i rri njeriut më afër se “damari i vet”.

Ndaj shpjegohet kërkesa e sjelljes morale, që theksohet me kërcënimin e Gjykimit të Fundit.
Kjo çoi deri tek acarimi i kontrastit midis mekanëve dhe myslimanëve, që arriti kulmin në bojkotimin dhe përndjekjen e myslimanëve nga mekanët.

Pasoi mërgimi i përkohshëm i një pjese të bashkësisë në Etiopi dhe 621/2 emigrimi i bashkësisë së tërë për në Medinë.
Kjo është hixhra (emigrimi), dhe pjesëmarrësit e saj quhen muhaxhirun (emigrantë), ndërsa ata që e thirrën Muhametin për në Medinë, quhen ansar (ndihmës).
Distancimi nga cifutet dhe te krishteret

Muhameti dhe perkrahesit e tij shkuan ne oazen Jatrib treqind kilometra larg Mekes, Medinen e mevonshme (madinat rasul Zot), ku fiset vendase merreshin me bujqesi (pra nuk ishte qytet tregtar si Meka).

Ato fise mes tyre jetonin ne armiqesi, dhe e kishin thirrur Muhametin si udheheqes karismatik, qe duhet te vepronte si arbiter dhe njekohesisht te krijonte nje shenjtore si Kaaben.

Ende ne Meke, Muhameti kishte kuptuar se ishte i lidhur me pak me fene e Kuraisheve dhe me shume me Judaizmin dhe Krishterizmin; por ne Medine, cifutet vendase i bene te kuptonte qe ata nuk do ta pranonin si profet.

Ne kete kohe bie distancimi nga Judaizmi dhe Krishterizmi, perndjekja e cifuteve dhe zhvendosja e dreitimit te lutjes nga Jeruzalemi ne Meke.

Tani e tutje, cifutet dhe te krishteret konsideroheshin si pronare te shkrimeve te shenjta (ahl al-kitab), por njekohesisht ishte e qarte qe feja e tyre gjendet brenda Islamit dhe anulohet nga Islami.

Pese detyrat kryesore

Ne Medine, Islami mori forme si fe te mevetesishme. Kesaj i perkisnin detyrat kryesore te Islamit (arkan = kolonat, shtyllat kryesore).
Se pari kredoja, deklarimi i besimit (shahada - ne formulen: la ilaha illa llah Muhamadun rasulu llah).

Pastaj lutja rituale pese here ne dite (salat) me orientim nga Meka (kibla). Ne qender gjendet lutja kolektive te premten (jaum al-xhuma) ne xhami (masxhid); ndersa xhamia e se premtes, qe ne rastin ideal (si katedralja ne kontekstin e krishtere) duhet te perfshije teresine e besimtareve, quhet xhami.

Ne vendin e trete eshte taksa e lemoshes (zakat), nje takse e rregullt ne favor te te varferve (ne kohen e hershme ishte ende nje tatim i pergjithshem per bashkesine), ku salat dhe zakat u bene karakteristikat vendimtare per perkatesine ne bashkesine islame.

Agjerimi (saum), abstenimi nga ushqimet, pijet dhe marredheniet seksuale, u percaktua per muajin e shenjte te Ramazanit midis lindjes se diellit dhe perendimit te diellit.
Edhe pelegrinazhi ne Meke (haxh), te cilin cdo mysliman duhet ta ndermarre se paku nje here ne jete, ka muajin e tij te parapelqyer.

Pergjegjesia kolektive dhe individuale

Domethenia e madhe e ritualit ne lutjen e se premtes, gjate agjerimit dhe gjate pelegrinazhit e ben te qarte qe feja e re ende mendonte shume ne konceptet e kolektivit.

Kjo perputhet me faktin qe ne fillim nuk ishin aq shume individe, por me teper kolektive (fise) qe konvertoheshin ne Islam.

Shembulli me i mire eshte marreveshja e Muhametit me grupet ekzistuese ne Medine, qe u be e njohur ne shkencen orientale si "Rregullorja e bashkesise e Medines"; nje shembull tjeter eshte edhe institucioni i nje "patronazhi", me ane te te cilit te konvertuarit joarabe anetaresoheshin ne nje fis arab ose nje familje arabe si kliente (maula, ku mbrojtesi quhet gjithashtu maula).

Njekohesisht mund te vezhgohet dallimi i disa elementeve individualiste, si per shembll neshahada, deshmine individuale te fese. Keto elemente individualiste mbeshteteshin mbi faktin se tani perkatesia ne Islam tejkalonte edhe kufite e fiseve.

Ky zhvillim ishte pergatitur ne shoqerine tregtare te Mekes dhe tani gjeti shprehjen me te qarte ne suren 49/13:
" O ju njerëz, vërtetë Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj (shu-ub) e fise (k'abail) që të njiheni ndërmjet vete, e s'ka dyshim se te Zoti më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur nga te këqijat (atk'a) [ne perkthimin gjermanisht: ai qe eshte me besimtar/fetar/i devotshem] e Zoti është i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë."


Islam - iman

Tensioni midis pergjegjesise kolektive dhe individuale shprehet me qarte ne keto fjale.

Iman, besimi i brendshem dhe prandaj individual ne Zotin, engjejt, librin e shenjte, profetet dhe ringjalljen, thuhet ne Kuran qe beduinet nuk e kane domosdo, ndersa kane islam si fe te jashtme.

Sura 49, 14-15, 17:
14. Beduinët thanë: "Ne kemi besuar!" Thuaj: "Ju nuk keni besuar ende, por thuani: ne jemi dorëzuar, e ende nuk po hyn besimi në zemrat tuaja. E nëse e respektoni All-llahun dhe të dërguarin e Tij, Ai nuk ju pakëson asgjë nga veprat tuaja, se Zoti është shumë mëkatfalës, shumë mëshirus". 15. Besimtarë janë vetëm ata që besuan Zotit, të dërguarit të Tij, e mandej nuk dyshuan dhe për hirë të Zotit luftuan me pasurinë dhe me jetën e tyre. Të tillë janë ata të vërtetit.

17. Ata të shprehin ty mirënjohës që u bënë myslimanë. Thuaj: "Pranimin tuaj të fesë islame mos ma përmendni mua, por nëse jeni të sinqertë Zoti juve ju bëri mirë, kur ju udhëzoi për besim".

Ne fakt, pas vdekjes se Muhametit do te tregohej qe nje numer fisesh e braktisen Islamin, sepse sipas zakonit te lashte arab, lojalitetin e tyre ia kishin besuar vetem Muhametit (te kuptuar si kryetar fisi), dhe vetem me dhune, me lufterat "ridda" (braktisja e Islamit) mund te detyroheshin per t'u kthyer ne Islam.

Por, edhe pse beduinet nga pikepamja e besimit konsideroheshin si te pasigurte, a s'ishte megjithate prejardhja arabe parakushti per t'u pranuar si besimtar?

Nga njera ane, Kurani u eshte drejtuar arabeve dhe u zbulua ne gjuhen arabe, dhe nga ana tjeter, ai ka pretendimin universal te perfshije dhe te anuloje brenda vetes zbulesat e meparshme dhe keshtu te jete detyrues per te gjithe njerezit.

Ne fakt (shih me pare), kur besimtari me i madh, me i devotshmi, konsiderohet si njeriu me fisnik, perkatesia ne nje etni apo "komb" te caktuar humb rendesi.
Kjo del edhe nga Fatiha, qe e kupton Allahun si Zotin e boterave (rabb al-alamin).
Post Reply