Jugosllavët vranë Avni Rustemin

Shkruni qka dini per histori, vetni, msoni... ma mire se n'shkoll ko me u kan.

Moderator: AciDiuS

Post Reply
FARIS
Posts: 1084
Joined: Tue May 31, 2005 9:35 pm

Jugosllavët vranë Avni Rustemin

Post by FARIS »

Jugosllavët vranë Avni Rustemin
Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
Përgatiti: Klevisa Deçja
image

Pas tri atentateve që ndryshuan historinë e Shqipërisë në 1924, fshihen shërbimet sekrete të Mbretërisë Serbo-Kroato- Sllovene.

Pas tri atentateve që ndryshuan historinë e Shqipërisë në 1924, fshihen shërbimet sekrete të Mbretërisë Serbo-Kroato- Sllovene. Një burim misterioz në Konsullatën Jugosllave në Shkodër paralajmëroi shqiptarët disa ditë para se të ndodhnin: për dy atentate kundër Zogut (një i parealizuar) , atë kundër Avni Rustemit dhe vrasjen e dy amerikanëve në Mamurras. Një histori komploti që tentonte okupimin e Shqipërisë së Veriut apo vënien e vendit nën ndikimin jugosllav





Tri atentatet më të rënda në Shqipërinë e vitit 1924, që pasuan me një revolucion dhe më pas me një luftë të shkurtër që riktheu në pushtet Ahmet Zogun, janë organizuar nga jugosllavët. Tri telegrame të Prefekturës së Shkodrës dhe një nga Vlora me informacione nga një njeri i besuar pranë Konsullatës Jugosllave në Shkodër tregojnë se tentativa për të vrarë Ahmet Zogun kur ishte Kryeministër, vrasja e Avni Rustemit dhe ajo e dy amerikanëve në Mamurras ishin paguar nga fqinjët për të krijuar trazira në Shqipëri. Një komplot thuajse i përkryer, derisa shqiptarët edhe sot besojnë se të paktën atentati ndaj Zogut dhe vrasja e Rustemit ishin pasojë e konflikteve të brendshme.

Telegramet e mëposhtme janë të nisura nga prefekturat e Shkodrës dhe Vlorës dhe lajmërojnë Ministrinë e atëhershme të Brendshme në vend për të tria atentatet. Vrasja e dy amerikanëve në Mamurras, ekzekutimi në qendër të Tiranës të Avni Rustemit dhe tentativa për të vrarë Ahmet Zogun nga Valter Beqiri, janë të gjitha sipas informacionit të këtyre telegrameve të përgatitura nga Shërbimet Sekrete Jugosllave. Pas këtyre fshihej një komplot tjetër madhor, jugosllavët do të përfitonin nga trazirat që do të krijoheshin në vend, apo nga një luftë civile për të pushtuar dhe marrë nën kontroll Shqipërinë e Veriut. Telegrami që njoftoi vrasjen e një shtetasi të huaj (rasti i amerikanëve në Mamurras), u dërgua në Ministrinë e Brendshme 2 ditë para se të ndodhte vrasja, deri tani misterioze; telegrami që lajmëronte vrasjen e Zogut atëherë Kryeministër u dërgua 1 muaj para se Beqiri ta qëllonte atë në Parlament; po ashtu kohë më parë u dërgua edhe ai për vrasjen e Avni Rustemit. Për të tria atentatet deri më sot ka pasur shpjegime të ndryshme, në librat e historisë përgjithësisht mësohet se atentatet erdhën si pasojë e rivalitetit të brendshëm për pushtet. Por informacionet e këtyre telegrameve hedhin dyshime në një pistë krejt tjetër, ndërsa fakti që ato janë nisur muaj para vrasjeve apo atentateve të ndryshme i bën ato edhe më të besueshme. Jugosllavët ndërkohë ishin të interesuar për trazirat në Shqipëri. Fakti provoi që ata ndërhynë për të sjellë Zogun, më vonë mbret i shqiptarëve, në krye të vendit me synimin e vetëm që ta kishin atë nën kontroll, por ky i fundit braktisi influencën e tyre për përkrahjen e italianëve vetëm një vit më vonë. Telegramet nxjerrin ndërkohë në pah detaje misterioze. Si e dinte prefekti i Shkodrës se jugosllavët kishin paguar 10 mijë franga ari për të vrarë dy amerikanët në Mamurras, dy ditë përpara se ngjarja të ndodhte? Agjenti sekret mbetet ende mister, por ai njeri ka qenë i mirëinformuar kur tregonte se përgatitej një atentat ndaj Zogut. Një muaj pas këtij telegrami, Valter Beqiri qëlloi Zogun në Parlament dhe historia u fsheh pas rivalitetit dhe faktit se Beqiri ishte anëtar i grupit kundërshtar të Kryeministrit. Duket se pakkush e kishte marrë në konsideratë telegramin. Muaj më vonë paralajmërohet se do të vritet Avni Rustemi, sërish askush nuk e merr parasysh. Kur ai qëllohet fajet bien mbi rivalin politik, Ahmet Zogu dhe vendi kalon në protesta masive dhe me ndihmën e ushtrisë rrëzohet qeveria e Zogut. Jugosllavët deri në këtë pikë rezultojnë të fituar. Zogu kërkon mbështetje tek ta dhe me ndihmën e tyre, rrëzon qeverinë e Nolit. Fqinjët paguhen me një haraç të rëndë dhe marrin në atë kohë Shën Naumin, por edhe një garanci se qeveria në Tiranë do të ishte nën vasalitetin e tyre, gjë që ndryshon në 1926, kur pas një marrëveshjeje Shqipëria lidhet ngushtë me Italinë dhe shpëton nga ndikimi i Mbretërisë Serbo-Kroato- Sllovene apo Jugosllave.





Ministria e Punëve të Mbrendshme

Tiranë më 13.I. 1924

Dërguar: Zyrës sekrete të Kryeministrisë , Tiranë



Z.Syreja Bej Vlona tash më tha ç'ka pason: Jam informue se prej oficerve të gjandarmaris qi ndodhen për këtej Shkuminit asht formue nji komplot me qëllim atentati kundër personit të Z. Kryeministër prandaj lajmërojeni qit ë ketë kujdesin ma të madh për sigurimin jetës tij. Azizi sot mbas dite u nis për aty me anën e Fierit. Me vethe mori nji oficer, dy aspiranta, shtatë gjandarme. Gjindja e këtushme tue qënë fare e qetë.. dy ditë do të nisen për aty.



Prefekti i Vlorës

Z. Prodani



***

Prefektura e Shkodrës në komunikatën që i dërgon Ministrisë së Brendshme, tregon me hollësi mbi të dhënat që i ka dhënë një informator i besueshëm që është në brendësi të Konsullatës Jugosllave në Shkodër.



Shkodra

10-IV-1924

Zyrës sekrete të Ministrisë së Punëve të Mbrendshme, Tiranë



Ju parashtrojmë se para dy javëve nji konfident mjaft i zoti për me mbledhë informacione dhe qi ndodhet në kontakt me personat e Konsullatës së këtushme Jugosllave na kishte lajmue se më shtymjen e agjentave Jugosllav mbrenda dhjetë ditësh do t'u bante nji atentat në Tiranë koftra personave me randësi. Kjo Prefekturë tue mos pasë besë në seriozitetin e lajmit nuk bani të njoftun at Ministri. Ngjarja e vrasjes së dy Amerikanëve na shtyeni të besojmë vërtetimin e lajmit të sipërme prandaj dje thirren pranë vedit konfidentin e nalt-përmendun i cili na tha se vrasja e dy Amerikanëve asht e pregatitun prej Jugosllavëve me ndërmjetsien e dy agjentave Jugosllavë t'ardhun në Shqipni prej Gjakove dhe e organizuese prej Attashe-militerit Jugosllav në Tiranë e Konsullit të këtushëm. Ne këta kemi asht kah shërben dhe nji i qujtun Gjuro Gjevashkoviç në Durrës. Konfidenti shtojë se organizata Jugosllave nuk do të mjaftojnë vetëm me kaq por në këta ditë do të bajnë dhe nji atentat tjetër kontra nji personit të huej sepse Konsulli këtushëm në këta ditë ka paguem dhe 10 000 fr. Francet për kët qëllim. Thotë se Jugosllavia tue mos pasë besime miqsie me Qeverien e sotshme do të vazhdojnë në të tilla provokacjone me atentate t'arratisuna për me fitu kështu të drejtë për okupacionin e Shqipnis Sipërme. Këta lajme sa do qi janë të pa kontrollueshme për dijeni e shohim të nevojshme t'ia bajmë të njoftun Ministries.



Prefekti

1. Nepravishta

****

Në një letër që i dërgon personalisht Prefekti i Shkodrës, Abedin Nepravishta, Ministrisë së Brendshme e lajmëron këtë të fundit se informacionet që janë dhënë më sipër nuk janë trillime, por që vërtetë agjentët serbë kanë përgatitur një atentat kundër një titullari të rëndësishëm.



Shkodra, 24-IV- 1924

Zyrës sekrete, Ministria e Punëve të Mbrendshme, Tiranë



Si kur shkoqitërisht ju kemi parashtrue me telegramin t'onë Nr.102 datë 10 të k.m. konfidenti jonë sot erdhi dhe mbi lajmin qi na kish dhanë dhjet ditë ma parë për nji atentat eventual na kujtoi vrasjen e Avni Rustemit. Konfidenti sot serjozisht na thot se brenda pesë-gjashtë ditve do të bahet edhe nji atentat në Tiranë kontëra nji personit me randësi e ma të fort, thotë për Ahmed begun ose Luigj Gurakuqin. Vrasja e Amerikanëve e Avni Rustemit dhe atentatet e mbaskëndejshme të gjitha janë t'organizuara prej Jugosllavëve si ju kemi parashtrue me telegramin e sipërme. Konfidenti në fund shton se Qeverija Jugosllave mbas nji atentati eventual ka mendue me i dhanë nji ultimatum Qeverisë Shqiptare për punët e brendshme të territorit sajë. Thot të merret nën shiqim e kontrollim të rreptë i qujtuni Minestankoviç për të cilën ju keni telegrafue na Nr. 116 dt. 22 të k.m. Ky njeri ka hye pa pasaport prej Gjakove dhe Konsullata e këtushme jugosllave i ka dhanë pasaportën me emën Murto-Kaliç, vjeç njëzet e nandë, boj ezmer me mustake të preme anglisht dhe i veshun me kostum shqiptarë e mjaft masë mirit gjuhën shqipe.



Prefekti

A. Nepravishta

***



Shkodër, 30/ 4/ 1924

Zyrës Sekrete Ministries së Punëve të Mbrendshme, Tiranë

Vijon tel, Nr.0, res. Informohemi prej nji burimit jugosllav se këto ditë asht tue u pregatitun nji atentat i dytë kundër Ahmet Zogut, lutemi të merren masat e duhuna.

Prefekti

A. Nepravishta d.
User avatar
6POUNDER
Posts: 5966
Joined: Thu Jul 27, 2006 12:24 am
Location: Prizren, the Greater Albania
Contact:

Re: Jugosllavët vranë Avni Rustemin

Post by 6POUNDER »

pisa bre
User avatar
Ulurima
Posts: 625
Joined: Sun Apr 10, 2005 10:22 pm
Location: Lost in Space

Re: Jugosllavët vranë Avni Rustemin

Post by Ulurima »

interesant...

Sebia, qysh n'Konferencen e Londres (1913) edhe ma vone Mbreteria SKS n'ato t'Versajes (1919), e kane pas t'sigurume nifar lloj kontrolli mbi veriun e Shqiperise nepermjet ni 'skelje' derpetuse (rruge kaluse) neper veri, e munet me ndodhe qe ju ka interesu me kooptu krejt veriun...

per kit punen e konfliktit t'brendshem n'Shqiperi per at kohe, shume ka pas edhe ka spekulime edhe burime t'pabaza per konfiktet n'mes Zogut, Nolit edhe Hasan Prishtines, sa qe u kriju pernime ni konfuzitet i madh historik...

ni sen dihet qe n'Shqiperi prej 1914-tes ka pas konflikt t'brendshem s'pari nder-fetar, ku me hyrjen e Austro-Hungarise gjate Luftes t'Pare Boterore tendencat e dominumit katolik n'krye me Gjon Marka Gjonin (ma vone bashkohet me serbet) jon kon evidente, qka ka sjell deri te impulsimi i resentimentit musliman edhe kunder-pergjigjja e Toptanajve & Haxhiqamilit. Ma vone me mbarimin e Luftes vjen deri te eleminimi/diskualifikimi politik i Ismail Qemalit, i cili nuk thirret n'Versaje me perfaqesu Shqiperine po thirret Noli.

rastise qe Noli ideologjikisht me perkrah Leninizmin (qka per Vilsonin asokohe su kon naj tragjedi e madhe se pak a shume t'njejten ideologji e kane pas), edhe me u njoft ndersjellazi qeverine e Leninit, qka osht pernime kontrast n'veti qysh ni pop orthodoks me njoft qeverine ma anti-fetare n'bote asokohe (bile bash anti-ortodokse). E Avni Rrustemi si i perkrahes i Nolit, u kon i prekun pi ideologjise leniniste qe u kon n'ekspansion n'ate kohe qka edhe u kon lajtmotiv i vrasjes t'Esa Pashe Toptanit anipse historia kqyr me i jep krejtesisht ngjyrim kombetarist. Mirepo europianet s'kane dasht qe n'Shqiperi mu restauru as pushtet fetar othodoks, as katolik, as musliman, e as qeveri bolshevike, po QEVERI LAIKE PRO-PERENDIMORE, ndaj qe edhe nuk e kane perkrah Nolin, perderisa Zogu ka pas perkrahje edhe pi tyne edhe per Mbreterise SKS.

prandaj po del qe Europa se ka nxite Revolucionin Nolist, po qe krejt permbysjet edhe kriza politike jon kon rezultat i tendencave t'dominumit nder-fetar edhe nder-shoqeror si rezultat i stratifikimeve t'mdhaja edhe diferancave krahinore qe jon has atehere (t'cilat hasen edhe sot), edhe me t'cilat shume kollaj ka mujt me eksperimentu Mbreteria SKS me ane t'Sherbimit Sekret t'saj, n'menyre qe qe me gjet personin e pershtatshem per pushtet n'Shqipni. Nihere me rrxu Zogun, masnej nepermjet ndihmes ndaj kti t'fundit me rikthy apet, edhe me ja vra krejt kundershtaret politik, me menim qe n'qat menyre ai masnej ju qendron besnik edhe e fusin nen kontroll (dihet Marreveshja 24 pikeshe me Pashiqin), qka edhe ska ndodh. Shume e mundun, kur dihet qe asokohe anipse Shqiperia ka pas sherbim sekret, ai u kon shume i dobet.

ajo qka Zogu ka bo sa u kon n'pushtet u kon ni politike kooptuse, jo mi eleminu kundershtaret politike po tu ju ofru poste me i futu nen proviniencen e ndikimit t'vet. I ka lut edhe Nolin edhe Hasan Prishtinen, po s'kane pranu. I pari per arsyet e larteckura t'profilizimit t'tij, i dyti per faktin qe ka mendu veq per permbysje t'pushtetit. T'parin veq e ka internu prej Shqiperie (ka mujt edhe me myt po ska dasht), kurse t'dytin se ka myt hiq, anipse historia rren qe 80 vjet n'kit drejtim edhe anipse Hasani gjate periudhes t'konfliktit per pushtet 1921-1924 ka kqyr me eleminu Zogun. Si person qe Hasanin e kom t'familjes, me plot pergjegjesi thom qe Zogu ska gisht n'vrasjen e tina, po arsye e vrasjes thjeshte u kon private, e ka myt borgjlia i vet, n'kohen kur Hasani nuk u merr mo me çashtjen e ndrrim-pushtetit n'Shqiperi (1933).
User avatar
darian
Posts: 1040
Joined: Wed Nov 05, 2008 4:50 pm
Location: .www

Re: Jugosllavët vranë Avni Rustemin

Post by darian »

6POUNDER wrote:pisa bre

kesh ka thom edhe un.
a skishin kom me vra tjeter veq avnin e kan gjet.. ncnc.
idiota bre!
User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

Re: Jugosllavët vranë Avni Rustemin

Post by V | a G r a »

Image
User avatar
GunsNoRoses
Posts: 78
Joined: Fri Apr 02, 2010 12:20 am
Location: N'birën e fundit të kavallit

Re: Jugosllavët vranë Avni Rustemin

Post by GunsNoRoses »

paramendone qfar historie mesojme na shqiptaret :O
avni rrustemi, bajram curri, hasan prishtina, luigj gurakuqi e heronje tjere jane te barabarte me ahmet zogun; kurrfar logjike nuk e kape, kur ahmet zogu kurre nuk e ka mohu qe i ka vra.....
Post Reply