Mbretërsha evropiane me gjak Amerikan "Cinderella"

Shkruni qka dini per histori, vetni, msoni... ma mire se n'shkoll ko me u kan.

Moderator: AciDiuS

Post Reply
User avatar
Sitting Bull
Posts: 2403
Joined: Mon Jul 02, 2007 11:09 pm
Location: Gjilan
Contact:

Mbretërsha evropiane me gjak Amerikan "Cinderella"

Post by Sitting Bull »

NEW YORK NY : Atë që duhej ta bënim ne shqiptarët shumë më mirë se sa ne e bënë të huajt. Kjo mbase është një fatkeqësi e kombit tonë, që në vend se ne të jemi ata të cilët nderojmë edhe kujtojmë figura të tilla kaq dinjitoze, figura të cilat janë krenaria dhe nderi i kombit, duhet të na i tregojnë të tjerët se kush jemi dhe kemi qënë në shqiptarët. Po të mos kishte shkruar kaqë shumë media botërore( ajo amerikane vecanerishte), kaqë shumë gjëra sa që nuk i dimë ne shqiptarët, kurr se do të na shkonte mëndja se kush jemi me të vërtet. Se jemi një nga popujtë me të qyteruar e të nderuar, Ballkanit.

Vdekja e Nanës Mbretëreshë Geralidina Appony, vetëm në SHBA-s, pati faqe të tëra gazetash e informacionesh të të gjitha formave. Në disa raste ato dukej se mburreshin se ajo kishte gjak të lidhur me kombin amerikan , si gazeta New York Times e cila me atë titull te madh hapte dhe faqen(metropol) ne gazetë. Thuajse të gjitha mjetet informative amerikane dhe ato nga më presitigjozet në botë, i kushtuan shkrime të tëra "Cinderelles" shqiptare, Nanës Mbretëresh Geralidina Appony, me rastin e vdekjes. Çfarë nuk shkruan ato me fjalët më të bukura e kanë përshkruar ato jetën e kësaj gruaje të zgjuar, të bukur, bujare e fisnike. Geraldina e Shqipërisë siç u pëlqen atyre ta thërasin atë, qe si gruaja e Mbretit Zog, e cila për një vit ishte dhe e para zonjë Evropjane me gjak Amerikan. Geralidina vdiq . Ajo ishte 87 vjeçare. Jeta e asaj ishte si një fantasi nga ato të filmave të Hollivudit. Megjithse ajo ishte zonjë, familja e asaj u bënë aq fukara në fillim sa që ajo arriti të shiste kartolina në Museun Kombëtar të Budapestit, kur ajo nuk ishte veçse 20 vejçare.

The New York Times: Në këtë kohë Mbreti Zog, i cili thuhej se po kërkonte një grua fisnike pa fotografinë e saj para Muzeut Kombëtar- Budapest. Ata e panë njëri - tjetrin për herë të parë ditën e Vitit të ri 1938, dhe mbas 10 ditëve ata shpallën fejesën e shumë shpejtë, u martuan, dasma e tyre ishte me të vertet madhështore. Velloja e "Cirendeles" siç ka qef t'a quaj autori, kishte një diamand të lartë me lule portokalli dhe fustani i asaj ishte mbushur përplot me perla. Pesëmbëdhjet fëmijë me kostume kombëtare duartrokitën të parët hyrjen në sall, fiset mike e armike u bënë bashkë e po pinin verë. Nga peshqeshet më të bujshëme të dasmës mondane ishte dhe e një Mercedesi nga Hitleri, me të cilin dhe miqësia mbaroj shpejt pasi që Shqipëria nuk pranojë të bëjë koalicion me Gjermaninë naziste. Një vit më vonë, Italia e pushtoj Shqipërinë, dhe Geraldina e cila ishte në fazën së gruas që sa po ka lindur, ashtu..... u largua me foshnjën pesë ditëshe me një ambulancë nga malet e jug lindjes së Shqipërisë, deri sa doli në Greqi. Mbreti me 115 anëtarët të oborrit tij, duke marr dhjetëra valixhe të rënda midis tyre dhe stolira floriri u përqëndrua në këtë vend fillimisht si transit. Kështu që me këtë rrugë vdiqën dhe dëshirat e Geraldines për një mbretëri të gjatë.

Miami Herald : Mbretëresha Geralidinë e gjatë dhe e bukur, megjithë propozimet e saja nuk pranoj asnjëher që ajo të luajë në filma, pasi që pati oferta nga kinematografitë e njohura botërore si Hollivudi. Një muaj në Kështjellen e Versait, një muaj tek pallati mbretëror në Egjypt kur ishte gjallë Mbreti Farruk me gjak shqipëtari ishin për familjen mbretërore në egzil, për tu perzantuar. Kur ata u larguan nga Egypti, Mbreti Zog e bëri më të lehtë situatë e tyre, kur, ai, futi në bursën e Europës një pjesë të floririt Shqiptar, pasuri personale, dhe e kalojë atë në bankat Zvicerane dhe Anglese. Akti i fundit i Mbretit Zog, para se të largohej nga Shqipëria ishte ai që i kërkoj popullit shqiptarë të "luftojnë të gjithë së bashku deri tek pika e fundit të gjakut për pavarsinë e të gjitha trojve, shqiptare."

Los Angels Time: Geraldine Apponyi u lind në Budapest më 6 Gusht 1915. Babai i saj ishte aristokrati Kont Gyula Apponyi de Nagy-Appony dhe mamaja e asaj ishte Gladys Virginia Stewart, nga një familje e vjetër në Virginia,familje e cila është nga të parat në këtë vend dhe ndaj shteti federal Virginia edhe sot quhet nga që ka marrë emrin e kësaj familje fisnike europiane. Ndërsa , revista e njohur Time theksonte se "Through her mother, Queen Geraldine descended from Isaac Stearns, whose other colourful descendants include President Richard Nixon (Queen Geraldine’s eighth cousin once removed), and the Mormon leader Brigham Young." Geraldina nga lidhja e gjakut bie kushuri i tetë me ish-presidentin Nikson. Gjyshi i Geraldinës ishte nji oficer i madh në oborrin mbretëror, Hapsburg. Por në atë kohë mbretëritë e Evropës Qëndrore po vinin më në fund mbas humbjes së fuqisë. Pasuria dhe prestigji i mbretërive mbas Luftës së parë Boterore ra shumë. Babai i Geraldinës vdiq në 1924, dhe e ëma pasë vdekjes së të shoqit, u martua me një oficer Francezë. Familja e edukoj Geraldineë dhe dy motrat e saj në shkollat hungarez.

Kur ajo ishte 17 vjeçe, fotografia e Geraldinës u bë simbol i bukurisë tek monarchistat hungarez. Një nga ato fotografit e cila ka mbritur origjinale edhe në ditët e sotëme përdoret në shumë revista e kartolina. Në atë kohë, Mbreti Zog, që u bë nga më i madhi i fisit të Zogollve u bë edhe kryeministër pastaj monarku i parë Shqiptarë, i cili në atë kohë quhej edhe "Napoeloni i Ballkanit" por njohësit e tij thonë se ai nuk ishte i kënaqur me këtë cilësim. Mbretit Zog kundërshatrët e tij i bënë disa atentate . Njëri prej tyre është ai ku atë gati e vranë në 1931 kur ai po dilte nga Opera e Vienës. Nëna e i ati i tij kujdeseshin gjithmonë me guzhinën mbretërore së mos dikush fuste edhe ndonjë helm tek ushqimet e tija.

Megjithse Mbreti Zog i konfesionit Muslyman dhe një njeri që thuhej se paguante deri në 1 miljon dollar për të gjetur një grua të bukur dhe më të pasur se veten, ra në dashuri me Katoliken Romane Hungarese, Geralidinen, pa para. Ai e thëriti atë në Shqipëri, dhe ajo erdhi për herë të parë në 25 dhejtor ditën e Krishtlindjeve më 1937. Ajo u bë princesh kur e pranoj kërkesën e Mbretit që ajo të qëndronte edhe për vitin e ri e më vonë për gjithmon. Geraldina që më parë nuk i njihte shqiptarët u bë shumë e dashur dhe i pëlqenin jashtë mase shqiptarët. Kur, Geralidina erdhi në Shqipëri, zëvëndës/kryeministri i Shqipërisë i dha asaj si peshqesh një kulet violet me afersisht $500,000( 10 miljon dollarë me paret e sotëme) Geralidina një grua bujare dhe fisnike ja dha ato pare si ndihmë humanitare tek grupet shqiptare, në Amerikë , simbas gazetës Neë York America. Geraldina ishte një besimtare e mirë ajo megjithse u martua me një Muslima, ajo vazhdojë të jet një Katolike deri në fund dhe bëri martësën me një ceremoni civile në 27 Prill 1938.

Kjo martesë kishte më shumë politikë se sa gëzimin martesorë. Mbasë një viti fantazia e Geraldinës do të mbaronte. Gazeta New York Herald Tribune shkrojë se Geraldina, në atë kohë ishte veçse 22 vjeçare, dhe "dukej si kur po martohej me aleancën Romë-Berlin, përveç mbretit." Gazeta shtoj se ajo "me siguri po martohesh me politikën e jashtme të Mussolinit." Por, në Prill 1939, trupat Italiane erdhën si pushtues dhe okupuan Shqipërinë, Mbreti, Mbreteresha, së bashku me familjen mbretërore u arratisën. Konti Galeazzo Ciano, ministri i jashtem Italian, që ishte edhe në dasmën e Mbretit Zog patë ardhur me aroplan ushtarak. Italianët e justifikuan pushtimin e Shqipërisë me atë sepse Mbreti po i përdorte fondet Italiane gabimisht. Por, analistët dhe politikanët e asaj kohe më shumë besojnë se Mussolini, ishte xheloz sepse Hitleri po kërkonte tokë në Shqipëri, dhe Italia ishte më afër Shqipërisë nuk e lejonte një gjë të till.

Kështu që familja mbretërore shqiptare kalojë në shumë vende duke filluar nga Greqia, Turqia, Rumania, Polonia, shtetet Baltike, Suedia, Belgium, dhe në Francë para së të rrinin në Hotelin Ritz në Londër. Ata, pastaj lëvizën për në Egjypt me ftesën e Mbretit të Egypitit Farruk. Mbreti Farruk me origjinë shqiptare u bë mirëptitësi i Mbretërisë Shqiptare në egzil. Kur, egjytianët larguan mbretin Faruk në 1952, Mbreti Zog me gjithë familjen lanë Kajron dhe lëvizën në Paris. Në Parisë ku mbreti Zog, jetojë gjatë shpëtoj nga shumë raste, kur kundër jetës së tij kurdiseshin atentate nga sigurimi shqiptarë dhe agjenturat serbe deri sa ai vdiq nga vdekja natyrore i sëmurë në 1961. Geraldina më pasaj jetojë në Spanjë dhe së fundi në Johanesburg - Afrikë e Jugut, para se të kthehej në Shqipëri ku ajo kishte dëshirën e saj .
Post Reply