ÇAMËRIA DHE HISTORIA E SAJ

Shkruni qka dini per histori, vetni, msoni... ma mire se n'shkoll ko me u kan.

Moderator: AciDiuS

Post Reply
User avatar
Sitting Bull
Posts: 2403
Joined: Mon Jul 02, 2007 11:09 pm
Location: Gjilan
Contact:

ÇAMËRIA DHE HISTORIA E SAJ

Post by Sitting Bull »

Çamëria shtrihet në pjesen veriperëndimore të Greqisë me një sipërfaqe prej 10.000 km2. Pelasgo-Ilirët ishin banorët e hershem të Çamërisë, kurse mbret i parë ishte Therporti me prejardhje Pellazge. Fiset ILIRE ishin Molosët, Dodonët, Kasopianet, Efyrianet etj. Çameria ishte pjesë e Mbretrisë ILIRE. Heroj Pirro ishte heroj i shquar i Çamërisë, sukseset në luftëra e derguan ate dhe ushtrine e tij deri ne Itali. Besohet që Pirro të jetë i afërm i Aleksanderit. Gjatë pushtimit Bizantin, fise te reja erdhen në Çamëri, siq ishin Gothet, Ostret, Sarakenet, dhe Norset.
Me 1449 Çameria u pushtua nga perandoria Osmane.Ne shkujt 16 dhe 17,Cameria u kthye ne arene te revoltave te ashpra kunder sundimit osman.Populli Çamë luftoj kundër ushtrisë Osmane në vitet 1611 dhe 1803, ku në betejen e fundit u shqua regjioni i Sulit (qendra e Sulit ishte Paramithia, më Shqiponjën dy krershe).Me 1750 regjioni i Sulit perbëhej prej 60 fshatrave dhe kishte 25000 banor. Gjatë pushtimit Osman , Çameria ishte pjesë e Janinës, njëra nga katër vilajetet Shqiptare. Shqiptaret e njohur si luftëtar, mësues, dhe patriot ishin: Luli Çapari, Marko BoÇari, Hasan Tasini, Osman Taka, Çelo Mezani dhe të tjerë.
Ne shekullin 18 fillon procesi i islamizimit me force--pjese e popullsise se Sulit dhe Parges largohen per ne ishujt greke per ti shpetuar shnderrimit.Gjate viteve 1820-1850,krahina merr pjese perseri ne kryengritjet kunder Perandorise Osmane.Ne vitet 1854 dhe 1877,popullsia i reziston me sukses sulmeve te Andarteve Greke.

Gjate luftrave Ballkanike,trupat greke hyjne ne Cameri.Per te ndihmuar popullin came qeveria e (perkohshme) e Vlores dergoi trupa ushtarake atje ,por vendimi i Konferences se Ambasadoreve i dha Camerine Greqise. Mbas Luftes se Dyte Boterore,qeveria greke deboi me force mijera shqiptare myslimane ne Turqi me preteksin qe ato ishin per shkak te fese se tyre.Me fundin e Luftes se Dyte Boterore,terrori i ushtruar ndaj popullsise vendase,detyroi 25.000 Came te besimit mysliman te lene atdheun e tyre dhe te kerkojne strehim te perkohshem ne Shqiperi.
PREJ NGA RRJEDHE FJALA ÇAMERI ?

Fjala çam eshte nje evoluim i termit "t'chiam" dhe perkon me emrin e nje lumi te vjeter qe kalonte permes krahines se Çamerise.
Fjala "T'chamis" haset ne shume harta te vjetra romake dhe helene, duke na treguar se emri “Chameria” eshte me i vjeter se Epiri dhe eshte perdorur vetem nga popullsia shqiptare nder shekuj.

Ajo qe eshte me e rendesishme te thuhet ketu eshte se, popullsia çame ka nje etnitet, tradite dhe zakone te mirefillta shqiptare
KU SHTRIHET EPIRI ?

Meqë në afishimin e mësipërm u përmend Epiri,ne vijim po ju sjelli nje historik te shkurter lidhur me kete fis ilir.
Epiri eshte krahinë dhe një nga shtetet e Ilirisë së Jugut, që shtrihej nga malet e Vetëtimës (Akrokeraunet antike) dhe rrjedhja e mesme e Vjosës në Veri, deri në gjirin e Ambrakisë në Jug, dhe nga malet e Pindit në Lindje, deri në brigjet e detit Jon në Perëndim.

Emërimi Epir për këtë krahinë (në greqishte do të thotë stere, tokë), ka qenë përdorur në fillim nga autorët grekë si një emër i përgjithshëm që përcaktonte pozitën kontinentale të saj përballë Greqisë ishullore. vetëm nga fundi i shek. VI p.e.r. ai mori edhe kuptimin të përcaktuar politik. Epiri banohej nga shumë fise, ndër të cilët më kryesorë ishin tesprotët, kaonët dhe molosët. Me gjith disa veçori të jetës kulturore e politike, këto fise ishin etnikisht të një trungu me ilirët., me të cilët i lidhte gjatë gjithë periudhave të historisë së tyre, një fond i gjerë i përbashkët traditash, që ndryshonin nga ato të Greqisë antike.
Në të tretën e fundit të shek. V p.e.r. fiset epirote kishin arritur të organizoheshin në bashkime federative të njohura me emrin koine (bashkësi) të cilat kishin sisteme të ndryshme politike. Koinoni i molosëve sundohej nga mbretër të dinastisë së Aikidëve, ndërsa kaonët dhe tesprotët qeveriseshin nga dy magistart të lartë (prostatë), të cilët zgjidheshin çdo vit nga rrethe aristokratike. Këto bashkësi dolën në skenën e historisë si forma politike më vete në kohën e luftës së Peloponezit (432-404 p.e.r.), kur ushtritë e kaonëve, të tesprotëve dhe molosëve, me sundimtarët e tyre në krye, morën pjesë më 429 p.e.r. në ekspeditën kundër qytetit Strato të Akranonisë, në anën e Spartës.
Që nga ajo kohë molosët të sunduar nga Tarypa e pasardhësit e tij filluan të fitojnë epërsi mbi fiset e tjera dhe e vunë Epirin në rrugën e bashkimit të tij ushtarak e politik. U krijua një organizim shtetërorë më i gjerë, i njohur me emrin Lidhja e Molosëve, që përfshinete e popullsi tjera epirote, nën hegjemoninë e fisit që i jepte emrin bashkësisë. Kjo përbënë etapën e parë në procesin e krijimit të shtetit federativ të Epirit. Pas mesit të shek. IV. p.e.r. Lidhja e Molosëve hyri në sferën e ndikimit maqedon, megjithatë sundimatarët e saj e vazhduan politikën e bashkimit të vendit. Zgjerimi i mëtejshëm i lidhjes, sidomos pas përfshirjes në gjirin e saj të koinonit të rëndësishëm të tesprotëve, që u krye në kohën e sundimit Aleksandrit Molos (342-331 p.e.r.), çoi në krijimin e një forme të re shtetërore me karakter gjithnjë federativ, por me përmbajtje të re kushtetuese, e quajtur Aleanca e Epirotëve, në të cilën gjithë pjesmarrësit kishin të drejta të barabarta. Ajo përbënte etapën e dytë në procesin e bashkimit politik të Epirit.

Etapa e tretë u realizua në kohën e sundimit të mbretit të dëgjuar epirot, Pirros (307-272 p.e.r.). Pirroja arriti të sundonte për një kohë jo vetëm mbi Epirin, por edhe mbi një pjesë të madhe të Maqedonisë dhe të T në Lindje, si dhe mbi krahinat greke të Ambakrisë, Amfilokisë dhe Akarnanisë në Jug etj. Gjat sundimit të Pirros, shteti i Epirit u bë një nga fuqitë e rëndësishme ushtarako-politike të kohës , që luajti rrol të shënuar në zhvillimin e ngjarjeve në Maqedoni, Greqi e Itali. Pas Pirros shteti monarkik epirot filloi të humbasë fuqinë e mëparshme derisa në kohën e përfaqsueses së fundit të dinastisë së Aikidëve, Deidamesë, në vitet 30 të shek. III p.e.r. u kthye në një bashkim shtetërorë republikan me emrin Lidhja Epirote.
Gjat kësaj kohe (232-168 p.e.r.) Epiri kaloi sistuata të vështira, të shkaktuara nga pleksja e interesave të mëdha të kohës: shtetit ilir, atij maqedon dhe Romës. E gjetur në vorbullin e kontradiktave dhe lufërave midis këtyre fuqive Lidhja Epirote nuk qe në gjendje të luaj një rol të dukshëm. Në vitin 167 p.e.r. ajo ra nën sundimin romak dhe pas vitit 148 p.e.r. Epiri u bë pjesë e provincës maqedone, kurse kurse në fund tüe shek. II p.e.r. formonte një provincë më vete. Me reformën administrative të Dioklecianit në fund të shek. III emërtimi Epir ushtri edhe në trevat në Veri të Vjosës, të cilat formuan provincën Epirit i ri; për t'u u dalluar nga kjo, trevat tradicionale të Epirit u quajtën provinca e Epirit të vjetër. Këto emërtime vazhduan të përdoren gjat mesjetës nga autorët eurodit, sipas traditës klasike, ndërsa administrata shtetërore bizantine njihte vetëm themat e Nikopojës dhe të Durrësit.

Në trevën e Epirit të Vjetër u shtri nga fillimi i shek. XIII një formacion i ri shtetërorë feudal, i cili për këtë shkak u quajt nga shkenca Despotat i Epirit. Nën ndikimin e autorëve të vjetër dhe të paqartësisë së caqeve teritoriale gjeografike, sidomos autorët humanist të shek. XV-XVI, midis të cilëve edheMarin Barleti, e përdorën termin Epir, pa e dalluar në të Vjetër e në të Ri, për mbarë trevat shqiptare, që në të vertetë përputheshin vetëm pjesërisht me shtrirjen e Epirit. Që nga shekulli XI, lidhur me afirmimin e shqiptarëve si faktor politik, u afirmua dhe u përtgjithësua emri etnik i vjetër Albanon e Arbanon, i trashëguar nga antikiteti ilir. Ishte ky emër që pasqyronte relitetin etnik, i cili u përgjithësua duke përfshirë në shek. XIV një pjesë të trevave të banuara nga një popullsi homogjene etnike, arbëreshët.


DHIMBJE QË NUK IKËN

Kur viset e populluara zbrazen nga gjindja njerëzore, letërsia dhe arti janë të fundit që i braktisin. Mund të thyhen ushtritë, të tërhiqen rojet e fisit, të heshtë diplomacia, arti nuk bindet. Ai kthehet e rikthehet atje, te logu i vjetër. Atje ku ndodhi shkulja, këputja mizore, krimi. Atje ku tjerët i ndal shenja e kufirit të ri, traktatet ose rendi i ri i botës.

Çamëria bën pjesë në hartën më të dhimbshme të Evropës, atë që ka njohur shpërnguljen. Është një hartë për të cilën flitet me kujdes, për të mos nxitur acarime të reja, në këtë botë të shqetësuar. Ndërkaq, heshtjet gjithashtu mund të acarojnë, madje me keq.
Shumica e çamëve që u shpërngulen mizorisht nga vatrat e veta, në mbarim të Luftës së Dytë Botërore janë ende të gjallë sot. Janë shuar dy ose tre breza, ata që mezi çapiteshin drejt Shqiperisë, por janë gjallë adoleshentët, fëmijët, së fundi foshnjat, që hynin në atdheun amë nëpër djepe.
Të gjithë ata, në një mënyrë ose në një tjetër, mbajnë mend. Asnjë ligj i botës, asnjë formim kulturor nuk mund t`i bëjnë njerëzit të mos kenë kujtesë, e aq më pak të mos kenë nostalgji. Ky libër nuk është as politikë, as nismëtar i një fushate. Ai është para se gjithash libër njerëzor. Libër me vjersha, me poema, me art, shkruar nga njerëzit, për njerëzit. Është një dhimbje, që nuk ikën ngaqë dikush e shpall të paligjshme. As duke bërë sikur nuk e di. E, aq më pak, pa nderim ndaj saj.
Në botën e sotme të të drejtave të njeriut, drama e çamëve kërkon rishqyrtim. Në këtë libër jemi në botën e artit, atje ku shpesh kanë nisur rishqyrtimet e mëdha të ndërgjegjes së njerëzimit.
Sami Frashëri mbi Çamërinë

Sami Frasheri mbi Çamerine dhe disa nga qytetet e saj kryesore,marrë nga vepra e tij "Fjalor i pergjithshem i historisë dhe i gjeografise" (Konstandinopoje 1889).Vepra 2 e Sami Frasherit,botim i Akademise se Shkencave,1988.

Tesprotia (Çamërinë)

Adjonati (Paramithi)
Janina
Konica
Margellici
Parga
Preveza
Suli


Tesprotia (Çamërinë)

Është një nga krahinat që perbenin Epirin e lashtë.Krahina e lartpermendur zgjatej nga Ambrakija,pjesa jugore e bregditit d.m.th. nga gjiri i Nartes deri ne lumin Thijamis d.m.th Kalama.Me një fjale Tesprotia ishte emri i vjetër i pjeses jugore te Shqipërisë te quajtur Cameri.

Kufizohet nga veriu me Mollosine që perbehet nga sanxhaku i Janines dhe me krahinen e Kaonise që perbehet nga sanzhaku u Gjirokastres d.m.th nga krahina e Laberise,nga jugu me Ambrakine d.m.th. me gjirin e Nartes,nga perndimi me detin Jon.Kjo krahine laget nga lumenjte Akeron dhe Kogjin,që bashkohen para derdhjes se tyre ne det.

Këta konsiderohen nga greket e lashtë si lumenjte e sketerres.Ndërsa lumi Haradros d.m.th. Loros e ndante këtë krahine nga Mollosia.Qytetet dhe qytezat kryesore janë Pandosja,Kasupa,Allaka,Haradra,Himrion,Efina, Vruka e te tjera.Këto përfshihen midis 80 qyteteve që kryekomandanti romak Pal Emili rrafshoi ne Epir.Megjithekete ekzistoje germadhat e disave prej tyre.Flitet dhe besohet se tempulli i famshem i Dodones ndodhej ne këtë krahine.Pas kësaj romakët themeluan ne skajin jugor te kësaj krahine një qytet të madh me emrin Nikopolis,gjermadhat e te cilit ekzistojne ne një istme te ngushtë një ore larg ne veri te Prevezes.

Tesprotianet e vjetër i perkasin thjesht popullit pellazg.Ishin te një gjaku dhe kishin te njëjtën gjuhe me popullin e Kaonise dhe te Mollosise.Për
shumë kohe u qeverisen nga kreret e tyre dhe pastaj për një periudhe u qeverisen ne formën e një republike.Pas kësaj u pushtuan nga sundimtari i Moloseve,Pirrua dhe me vonë iu aneksuan shtetit maqedonas.Se bashku me Maqedonine kaluan ne duart e romakeve dhe së fundi pas shkaterrimit te shtetit te Bizantit,ashtu si ne viset e tjera te Shqipërisë,edhe ne këto anë u formuan principata te vogla te cilat u pushtuan ne kohën e sundimit te sulltan Mehmetit II dhe te Bajazitit II dhe iu aneksuan tokave osmane.

Ajdonat (Paramithi)

Është një qyteze,qendër kazaje ne krahinen e Camerise,e cila formon pjesen juglindore te Shqipërisë,varet nga vilajeti dhe sanxhaku i Janines.

Ajdonati ndodhet afersisht 40 km ne jugperendim te Janines dhe 18 ne lindje te limanit te Myrtos,rreze një mali,ne anën e majte te lumit Vuvo d.m.th ne lindje te tij.Pozicioni i tij është i lartë,me ajër shumë te mirë dhe i rrethuar me vreshta e kopshte.Popullsia e tija arrin ne 2500 njerëz, thuajse te gjithë myslimane dhe shqiptare.
Keshtjella quhet Ajos Dhonatos dhe emri Ajdonat që perdohet ne gjuhën zyrtare për qytezen,e cila njihet nga vendesit me emrin Paramithi,është marrë nga emri i sipermendur.Perreth gjenden rrenimet e qytetit te vjetër Uria.Është një qyteze ku zhvillohet mjaf tregeti dhe çdo vit me dhjetë shtator bëhet një panair i madh që vazhdon pesë ditë.Burnot i cilesise se lartë,i njohur me emrin burnoti i Janines,prodhohet nga duhani,që rritet ne këtë qyteze dhe ne disa vende te kësaj kazaje.Qyteza bashke me kazane ka 64 fshatra,40 nga këto janë ne veri te qendres se kazase dhe 24 ne jug te saj.Ne juglindje te kësaj kazaje ndodhet nahija e Sulit,popullsia e se cilës është e njohur për qendresen e guximshme kundër Ali pashë Tepelenes.Toka e saj është malore,por ka edhe disa lugina e pllaja te bukura.Toka e saj është pjellore,prodhon drithera të ndryshme dhe duhan.Ka një popullsi afersisht prej16.000 njerezish shumica e te cileve janë shqiptare e afro gjysma myslimane.Brenda kazase ka 22 xhami e mesxhide,1 shkolle plotore,një medrese,4 shkolla fillore kuranike,3 punishte për regjien lekureve,13 ura.Rrethi i kazase mund te pershkohet për 23 ore.

Janine

Është një qytet,qendër e vilajetit me te njëjtin emër.Ndodhet ne jug te vilajetit te Shkodrës 700 km ne jugperendim te Stambollit e 210 km ne jugperendim te Selanikut,ne bregun perendimor te liqenit me te njëjtin emër.Ka 35.000 banorë,30 xhami,6 kisha,2 sinagoge,3 teqe,disa medrese,një biblioteke,një gjimnaz,një shkolle fillore e disa shkolla fillore kuranike (mektep),një gjimnaz me emrin Zosimea,disa shkolla fillore dhe një shkolle për vajza vetëm për greket,një shkolle plotore për vllehet,një azil grek për jetim e te varfer si dhe një spital,një spital tjetër te ndertuar kohët e fundit nga bashkia,treg te bukur,hane e hamame te shumta,një keshtjelle te mbetur nga Ali pashë Tepelena,që ndodhet mbi gadishullin që futet brenda ne liqen,te rrethuar me hendek;përreth ka disa pende dheu.

Ne rrethet e qytetit ka vreshta e toka pjellore,punishte lekuresh;prodhohen sende prej argjendi dhe prej lekure dhe zhvillohet një tregti mjaft e rëndësishme.Janina është ndertuar nga i quajturi Jani,një nga princat e vendit ne kohën e rënies se perandorise bizantine.Ajo i është dorezuar paqesisht sulltan Bajezit Jellderemit,pastaj u kishte dalë dorë (osmaneve) dhe ne vitin 1431 ne kohën e sulltan Muratit II u pushtua përfundimisht.Me vonë ne kohën kur sundoi i pavarur Ali pashë Tepelena,(qyteti) u zhvillua dhe u zbukurua tepër prej tij dhe kishte me shumë popullsi.

Kazaja e Janines,ndodhet ne mes te sanxhakut e te vilajetit që mban te njëjtin emër.Se bashku me dy nahijet e quajtura Zagor dhe Korondos,
perfshin 233 fshatra me 87.256 banorë.Toka është e ndryshme,ka fusha pjellore,kullota dhe disa pyje.Shumica e popullsise se fshatrave është
e krishtere dhe perbehet nga greke dhe vllehe.

Sanxhaku i Janines.Është sanxhaku qendror i vilajetit që mban te njëjtin emër.Kufizohet nga juglindja me kufirin e Greqise,nga verilindja me vilajetin e Manastirit,nga veriperendimi me sanxhakun e Gjirokastres,nga perëndimi me detin Jon,nga jugu me sanxhakun e Prevezes.Sanxhaku perbehet prej 6 kazave dhe dy nahijeve me 439 fshatra dhe 166.691 banorë si me poshtë:

Sanxhaku Kazate Nahijet Fshatra

Janine Zagore 233
Korondos 49
Leskovik 34
Janine Konice 3
Mecove 62
Ajdonat 68
Filat

Vetëm popullsia e Janines me fshatrat e Mecoves dhe te Konices është e perbere nga myslimane,vllehe e greke,kurse popullsia e tri kazave te tjera është krejesisht shqiptare dhe shumica myslimane.Të krishteret shqiptare deshirojne të mësojnë ne gjuhën e tyre shqipe dhe nuk e mbajnë
veten te kombesise greke.


Konice

Është një qyteze,qendër kazaje që ndodhet ne sanxhakun e vilajetin e Janines,45 km ne veri te Janines,ne anet e lumit te Vjoses,ne rrezat e maleve që ndodhen ne skajet e një fushe;ka 5500 banorë,nëpër rrethe ka shumë kullota,ku mbahen shumë dhen me qumeshtin e te cilave bëhet djathe i famshem shqiptar.Popullsia është shumë e zgjuar.

Kazaja e Konices,rrethohet nga jugu me kazane e Janines,nga perndimi me sanxhakun e Gjirokastres,nga veriu me kazane e Leskovikut,nga lindja me vilajetin e Manastirit.Perbehet nga 34 fshatra me popullsi afersisht 35.000 banorë,prej te cileve gjysma janë myslimane shqiptare dhe te tjerët janë te krishtere shqiptare dhe vllehe.

Toka është malore,më pak vende te përshtatshme për bujqesi.Kullota ka shumë,prandaj mbahen sasira te mëdha dhensh dhe bageti te tjera.Ne fushën e Konices dhe ne luginen e Vjoses ka shumë drure arre dhe nxirret një sasi mendafshi.

Grate ne fshatra prodhojne corape,fanella,velenxe e te tjera sende prej leshi.Lumi i Vjoses pershkon kazane duke marrë me vete perrenjte Vidomati dhe Sarandoporo.Ne këtë kaza ka një llixhe squfuri me nxehtesi te madhe,dobia e se cilës është provuar.Një herë ne vit organizohet një panair me emrin Pazaropolo,ku tregtohen shumë kafshe dhe prodhime leshi.

Margellic

Është një qyteze,qendër kazaje ne sanxhakun e Prevezes te vilajetit te Janines,ndodhet 50 km ne veriperendim te Prevezes,ne një distance 10 km prej bregut te detit.Ka 3000 banorë,te gjithë janë myslimane shqiptare.
Kazaja e Margellicit se bashku me nahijet e Parges e te Fanarit ka 71 fshatra me afersisht 25.000 banorë.E gjithë popullsia është shqiptare,pjesa me e madhe myslimane.Janë te njohur për guxim e trimëri.

Toka e saj është pjellore,prodhohen drithera,oriz,ullinj e te tjera.Ne vendet afër bregut te detit klima është e bute gjatë dimrit,prandaj andej ka kullota te mira dimerore.Pervec Parges,ka edhe disa skela te vogla,ne te cilat mund te hyhet me barka te vogla.

Parge

Është një qyteze,qendër nahijeje ne kazane e Margellicit te sanxhakut te Prevezes te vilajetit te Janines,ne pjesen jugore te bregdetit shqiptar.
Ndodhet 45 km ne veriperendim te Prevezes dhe 55 km ne jugperendim te Janines.Ka 5000 banorë,një xhami,një keshtjelle te vjetër te ndertuar mbi një shkemb te futur ne det;përreth ka kopshte me portokalle e limone dhe ullishta te bukura.Ka shumë nerenxa që janë tepër te kerkuara dhe që pelqehen nga çifutët.Nga ky prodhim,popullsia ka nxjerre shumë te ardhura.eksportimet e tjera kryesore janë portokallet,limonat e vaji i ullirit; ne qyteze prodhohet një lloj sapuni ne ngjyrë geshtenje;e ka ajrin te kendshem e te mirë,që u sjell mjaft dobi atyre që vuajne nga semundje te mushkerive.Ka edhe banja deti shumë te dobishme.Megjithëse anijet nuk ndalin aty,ajo është skele për krahinen e Camerise,pasi aty vijnë e shkojnë barka me vela dhe zhvillojne tregti me Korfuzin dhe Triesten.Kjo qyteze për shumë kohe ka qenë ne dorë te anglezeve,por Ali pashë Tepelena e bleu qytezen nga shteti i lartpermendur,dhe me këtë rast popullsia u shperngul dhe kaloi ne ishujt.

Qyteza dhe toka e saj u be ciflig i Ali pashes dhe pas ekzekutimit te tij,i kaloi thesarit te shtetit.Ne atë kohe u ble prej Rifat pashes që ishte ministër i financave dhe sot gjendet ne dorë te trashegimtareve te tij.Nga popullsia e saj,ata që janë myslimane dhe një pjesë e te krishtereve janë shqiptare,te tjerët janë greke.

Nahija e Parges varet nga kazaja e Margellicit,që formohet nga pjesa qendrore e krahines se Camerise,se bashku me qytezen perfshin edhe tre cope fshatrash përreth.Me përpara se bashku me një numer fshatrash formonte një kaza me vete.

Preveze

Është një qyteze ne skajin jugor te Shqipërisë,në fund te një gadishulli që mbyll anën perendimore te gjiut te Artes,ne bregun verior te grykes që mban te njëjtin emër.Është qendra e sanxhakut me te njëjtin emër,te përfshirë ne vilajetin e Janines si dhe e krahines se Camerise.Ndodhet 92 km ne jugperendim te Janines.Pozicioni i saj shumë i bukur te kujton atë te Stambollit.Ka 8000 banorë dhe shumë kopshte me portokalle e limone si dhe ullishte.Ne anën nga toka është e mbrojtur nga një kanal,nga deti me dy fortifikata dhe 4 kala,te ndertuara prej Ali pashë Tepelenes. Ne qytet ka dy xhami,njera e ndertuar prej Ali pashë Tepelenes dhe tjetra prej Ahmet aga Dinos.Ka gjithashtu dy teqe,disa tyrbe,një shkolle plotore e disa shkolla fillore,dy shkolla fillore greke,një për vajza e një për djem,një mulli me avull,një punishte për regjjen e lekures,disa fabrika sapuni e vaji.Prodhohet një lloj pelhure shumë e preferuar,pambuku e mendafshi e punuar shumë holle,corape e te tjera prodhime.Ka një liman mjaft te frekuentuar,që bën shumë tregti me skelat e Triestes,Korfuzit,te Greqise dhe te Italise.Ne veri dhe brenda gjiut ka edhe një liman me të madh te quajtur Vati ose me emrin Drin,i cili ka qenë liman i qytetit te lashtë te Nikopolisit.Emri Preveze rrjesh nga emri i qytetit te lashtë te ndertuar prej te famshmit Pirro,i cili ka marrë emrin e se vjehrres se tij,Berenika,e shoqja e Ptolome Lagosit dhe ishte quajtur Berenikia.
Ky qytet ndodhej ose ne vendin e Prevezes se sotme ose ne atë te qytetit te Nikopolit.nikopoli,i ndertuar prej Oktavianit dhe germadhat e te cilit duken edhe sot një ore larg ne veri te Prevezes,u shkaterrua nga sulmet e bullgareve dhe te serbeve,kurse Preveza e tanishme u ndertua prej venedikasve;ajo qendroi për shumë kohe ne dorë te francezeve bashke me ishujt e Dodekanezit.Ne vitin 1798,Ali pashë Tepelena e mori qytezen nga francezet me lufte dhe qysh prej asaj kohe ajo bën pjesë ne territorin otoman.Preveza për rendesine ushtarake dhe tregtare i ka të gjitha mundësitë te perparoje.

Sanxhaku i Prevezes.është me i vogli nder katër sanxhaket që formojne vilajetin e Janines.Ndodhet ne skajin jugor te Shqipërisë dhe perbehet nga gjysma jugore e krahines se Camerise.Kufizohet nga veriu me sanxhakun e Janines,nga lindja me kufrin grek,nga jugu me gjirin e Nartes dhe me gryken e Prevezes,nga perëndimi dhe jugperendimi me detin Jon.Pjesa me e madhe e tokes perbehet nga kodra te uleta,me kullota te bukura,te veshura me portokalle e limona. Megjithëse tokën e ka shumë pjellore,për shkak te helmimit te ajrit nga kenetat dhe te mungesës se popullsise,tokat kanë mbetur djerr dhe përdoren vetëm si kullota dimerore.

Lumi i Nartes rrjedh ne lindje te sanxhakut dhe ndan kufirin me Greqine.Ne tokat e sanxhakut ka edhe dy lumenj te tjerë,njeri është Lorosi që mbledh ujerat që zbresin prej maleve te Olickes,te cilat ndodhen ne sanxhakun e Janines dhe që derdhet ne gjirin e Nartes.Ky lume e kthen ne një kenete fushën që ndodhet midis Nartes dhe Prevezes.Tjetri është lumi Ferari që rrjedh nëpër kazane e Margellicit,buron prej maleve te Sulit pastaj drejtohet nga veriu e duke marrë me vete lumin Vovo,derdhet ne detin Jon.ky është lumi Akeron që mitologjia greke e quante sketerre.Popullsia e tij arrin ne 55.000 banorë,shumica janë myslimane e te tjerët te krishtere e një numer i pakte cifutesh.E gjithë popullsia myslimane dhe shumica e te krishtereve janë shqiptare,përveç te krishtereve te vete qytezes se Prevezes dhe te vendeve kufitare me Greqine,te cilët janë greke.Kazaja perfshin 179 fshatra,48 xhami e mesxhide,dy medrese,30 shkolla (fillore kuranike),220 kisha e manastire,450 dyqane,50 mullinj e te tjera.Prodhohen drithera të ndryshme dhe me shumicë ullinj,portokalle,limone,vaj ulliri e pemë te tjera;si sasi e madhe vaj ulliri eksportohet.Ka shumë bageti,dhente e shumta që kullosin veres nder malet e sanxhakut te Janines dimrit zbresin nder kullotat e Prevezes.Klima është e bute dhe e këndshme,rrale bie bore.Sanxhaku ndahet ne 3 kaza e dy nahije si me poshtë:

Kaza nahije fshatra

Preveze ------ 38
Loros Xhemernik 68
Margellic Parge 73

Kazaja e Prevezes ndodhet ne skajin jugor te sanxhakut dhe kufizohet nga verilindja me kazane e Lorosit dhe nga veriu me kazane e Margellicit.
Megjithëse kazaja ka toka te gjëra më pak banorë,ka vetëm 38 fshatra me një popullsi deri ne 13.000 banorë.Shumica e atyre që banoje ne fshatra janë shqiptare te krishtere.Ne këtë kaza gjenden shumica e kullotave dhe e ullishteve te sanxhakut.

Suli

Është një qyteze e vogël ne krahinen e Camerise ne Shqipëri,45 km ne jugperendim te Janines,ne një vend malor dhe te fortifikuar prej natyre;
banoret prej shqiptare te krishtere.Këta se bashku me popullsine e fshatrave përreth kanë ruajtur te drejtën e mbajtjes se armeve,duke marrë përsipër në rast lufte,detyren për te luftuar ne radhet e ushtrise osmane.Janë njerëz shumë trima dhe te zotet për te ruajtur të drejtat e tyre personale.Ali pashë Tepelena,me qëllim që te shperngulte suliotet nga vendi,dergoi ne vitin 1790 forca ushtarake kundra tyre por pesoi humbje.

Edhe ne vitin 1792 suliotet qendruan burrerisht,por ne vitet 1800 e 1803 u derguan përsëri forca te tjera kundër tyre dhe me në fund popullsia e Sulit nuk mundi t'u beje ballë dhe u shperngul ne Parge,e cila ne atë kohe gjendej ne dorë te Anglise.Qe ne atë kohe Suli u shkretua.Edhe sot nuk ka tjetër veçse një kala te ndertuar prej Ali pashë Tepelenes,e cila është e shkaterruar.

Kur Ali pasha bleu Pargen,suliotet iken se andejmi ne Korfuz dhe me vonë u shperndane andej këtej.Ne revolucionin e fundit grek,kryetaret me trima janë suliotet.Njëherë kur Ali pasha rrethoi Sulin,ne te gjendeshin vetëm gratë,te cilat për një kohe bënin qendrese,por duke kuptuar se do të detyroheshin te dorezoheshin,te kercenuara nga Tepelenasi,me guxim të madh pranuan te veteflijoheshin.Duke vallezuar ne një shesh që gjendej mbi një shkemb te lartë,te kapura dorë me dorë,u hodhen se bashku ne humnere dhe vdiqen.
Faqet 329-330


Fjalorth
Kaza: Njesi administrative ku shtrihej pushteti i kajmekamit ne kohën e sundimit osman;qendra e kësaj njesie.
Nahije: Nenndarje administrative me e vogël se sanxhaku;komune
Sanxhak: Njesi administrative me e madhe se kazaja,me shtrirje tokësore të ndryshme sipas periudhave historike dhe me një sanxhakbej a me një mytesarif ne krye.
Vilajet: Ndarje e madhe administrative që kishte ne krye një vali.

BALADË ÇAME

Ylberi, si një përshëndetje e përlotur
lamtumire,
u zhduk matanë largësive,
mbi kreshtat e flakëve,nëpër shi.

Matanë largësive u zhduk e përflakur Çamëria
dhe të gjitha rrugët tona shpien në veri.
Ulërin era e Mesdheut mbi trojet e lashta thesprote, mbi të shtrenjtat trojet tona stërgjyshore.

Në kullotat e braktisura kullosin rrufetë.
Ullishtet e pavjelura gjëmojnë si dallgë
nëpër bregore.

Dhe kudo toka çame mbuluar nga retë,
rënkon e mbytur në gjak e lot,
e mbetur shkretë,pa zot.

Na e tregojnë drejtimin plumbat,
na e ndriçojnë rrugën flakët, që gjithë
tokën kanë përpirë.

Pas shpinave tona përplas tufani dyert e shkallmuara të shtëpive.
Dhe rrugët zgjaten e zgjaten në veri.
Ne, popull muhaxhir, ecim nëpër shi.
Lamtumirë, Çamëri

Nga poeti:Bilal Xhaferri
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: ÇAMËRIA DHE HISTORIA E SAJ

Post by Clavicula »

Na si Kosove nime kem pas vujtje e sene amo ma ne fund i qelum syte edhe nuk kemi naj shtypes, a ne Cameri jo qe kan vujt po edhe sot ka nji diskriminim t'pa pam, Greqia as qe don me njoft "Ceshtjen Came", plus ksaj cdo vendbanim t'munshem e bon toponim grek. Pazarlleqet qe jon bo me camet osht teper e dhimshme, Greqia i ka importu turqit e Izmirit edhe atje ka qu Cam autokton.

Njo e di qe per Camerine vec dite t'zeza cka e presin atje kurr s'ka me ndodh sen, jo naj autonomi ose pavaresi a naj sen, po as e drejta me qujt veten cka jon jo e le mo ma shume.

Edhe ma heret e pata kallxu nji rast me nji ushtar "grek" te KFOR-it n'Kosove. K'ta jon te vendosun ne Ferizaj po shpesh kane dal edhe ne komplet Regjionin e Gjilanit, edhe nji here e nalin nji te njofshem temnin, edhe dokumentet ja lyp ne shqip, edhe ly habitet, e atij ju kishin mush syte me lot, edhe i thote qe mos ta dijne k'ta tjert qe po foli shqip se e pat e jemja, po une jom Cam.
User avatar
AciDiuS
Moderator
Posts: 7206
Joined: Wed Mar 09, 2005 4:11 pm
Location: Free on Universe

Re: ÇAMËRIA DHE HISTORIA E SAJ

Post by AciDiuS »

Clavicula wrote:Na si Kosove nime kem pas vujtje e sene amo ma ne fund i qelum syte edhe nuk kemi naj shtypes, a ne Cameri jo qe kan vujt po edhe sot ka nji diskriminim t'pa pam, Greqia as qe don me njoft "Ceshtjen Came", plus ksaj cdo vendbanim t'munshem e bon toponim grek. Pazarlleqet qe jon bo me camet osht teper e dhimshme, Greqia i ka importu turqit e Izmirit edhe atje ka qu Cam autokton.

Njo e di qe per Camerine vec dite t'zeza cka e presin atje kurr s'ka me ndodh sen, jo naj autonomi ose pavaresi a naj sen, po as e drejta me qujt veten cka jon jo e le mo ma shume
.

Edhe ma heret e pata kallxu nji rast me nji ushtar "grek" te KFOR-it n'Kosove. K'ta jon te vendosun ne Ferizaj po shpesh kane dal edhe ne komplet Regjionin e Gjilanit, edhe nji here e nalin nji te njofshem temnin, edhe dokumentet ja lyp ne shqip, edhe ly habitet, e atij ju kishin mush syte me lot, edhe i thote qe mos ta dijne k'ta tjert qe po foli shqip se e pat e jemja, po une jom Cam.
2012 pritet tpakten pronat pronarve e trashigimtarve me ju kthy . Hilary Clinton osht e para qe e ka inicu qeshtjen Came ne kongresin Amerikan .
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: ÇAMËRIA DHE HISTORIA E SAJ

Post by Clavicula »

wow se pasna ni qet sen, shume me gzove, ishalla po bohet naj sen pra :)


s'di a ju kujtohet nji cam qe kish pas ardh meprit pavarsine e kosoves ne prishtine. tipi tu jetu ne usa dikund, edhe tha kom pas vendos qe ne kosove me shku vec kurta fiton pavarsine se nuk komforce ndrysh, edhe sun u majke o daj, far emocioni harro
User avatar
AciDiuS
Moderator
Posts: 7206
Joined: Wed Mar 09, 2005 4:11 pm
Location: Free on Universe

Re: ÇAMËRIA DHE HISTORIA E SAJ

Post by AciDiuS »

Po bre mka ra me nejt mu me cam ne Lukove-Bunec ne jug te Shqiperis katuni i vetem nat pjes i banum me shqiptar shumica Cam , ka pas anej edhe do levizje UCC ushtria clirimtare e cameris amo ska pas as mbeshtetjen mat vogel te Shqiperis edhe osht shperba , ka pas edhe ne luften e Kosoves ne UCK shiptar t'Cameris , tash poget qe ka mu pranu si Gjenocid prej amerikes ajo qka ka ndodhe anej .
Post Reply