Rezistenca e vetme kisha katolike shqiptare ...

Shkruni qka dini per histori, vetni, msoni... ma mire se n'shkoll ko me u kan.

Moderator: AciDiuS

Post Reply
User avatar
cory taylor
Posts: 1567
Joined: Thu Dec 02, 2004 11:43 pm
Location: Holy Nazi Empire

Rezistenca e vetme kisha katolike shqiptare ...

Post by cory taylor »

...Edhe afro 100 vjet më parë në vitin 1913 Kisha Orotodokse Serbe e shpall kishën katolike shqiptare e në veçanti atë të Mirditës, Abatin dhe priftërinjtë si armikun më të madh të Serbisë, pra fill pasi shpallet pavarësia e vendit tonë Në një kohë që po kjo kishë ka ngritur akuza mjaft të rënda ndaj kishës Katolike në Kosovë e vijon të ngrejë edhe sot...



Po t’ju referohemi dokumentave të botuar nga akademia e Shkencave të Serbisë por edhe nga botimet e Kishës Ortodokse Serbe, në vijimësi dhe qysh heret, vemë re një qëndrim të ashpër, aspak tolerant e mbi të gjitha armiqësor të kësaj kishe ndaj popullsisë shqiptare e sidomos ndaj klerit katolik shqiptar. Kjo strukturë, e cila në shtetin Serb është pjesë e masakrës ndaj shqiptarëve dhe hartuese e politikave antishqiptare, akoma edhe sot harton dhe shpif apo mundohet të rindërtojë frymën e përcarjes dhe vëllavrasjes ndër shqiptarë, të nxisë politikat e nacionalizmit ekstrem dhe mbi të gjitha mundohet me të gjitha mënyrat të pengojë ecjen përpara, integrimin dhe mosnjohjen e shtetit të Kosovës. Akoma dhespotë të ardhur prej Serbie turren të quajnë Kosovën pjesë të Serbisë edhe pse kjo copë tokë e Ballkanit është larë me gjak cep më cep prej masakrave dhe Golgotës serbe.

Politikanë dhe drejtues të kishës ortodokse serbe herë nën zë e herë haptazi mundohen ta quajnë Kosovën një shtet të tipit mysliman,madje një shtet të tipit fondamentalist dhe kur kisha katolike shqiptare nuk është gjendur në anën e tyre si falsifikatore e historisë dhe fakteve, atëhere dhe ajo është kthyer në objekt sulmi dhe shpifjesh. Ky sulm dhe këto shpifje ashtu si dhe lufta e përhershme ndaj shqiptarëve është e hershme.

Nëse hedhim një vështrim më heret atëhere katërqind e ca vjet më parë në një natë të ftohtë dhjetori antishqiptarët më të egër nuk patën hezituar ta mbysnin në ujrat e Drinit të Bardhë, Pjetër Budin (në dhejtorin e vitit 1622), (1) i cili ishte bërë i njohur si një atdhetar, ishte dalluar për veprimtarinë e vet të pareshtur në të mirë të atdheut. Njëri ndër hartuesit e raporteve mbi gjendjen e kishave klerit dhe popullsisë në Shqipërinë e Veriut, por ai ishte dhe njëri ndër udhëheqësit shpirtëror më të spikatur e më fisnik të kohës së vet, madhështia e të cilit veçse rritet me kalimin e viteve dhe shekujve.

Më 28 nëntor të vitit 1912, në qytetin e Vlorës u shpall shteti i pavarur shqiptar dhe pas pak kohe u njoh si shtet. Megjithatë shteti shqiptar përmblidhte përafërsisht gjysmën e regjioneve të banuara me shqiptarë në Ballkan. Më shumë se 50% e popullsisë shqiptare mbeti jashtë kufijëve të shtetit kombëtar. Serbët ishin turrur të rrëmbejnë një copë të truallit të shqiptarëve.

Edhe afro 100 vjet më parë në vitin 1913 Kisha Orotodokse Serbe e shpall kishën katolike shqiptare e në veçanti atë të Mirditës, Abatin dhe priftërinjtë si armikun më të madh të Serbisë, pra fill pasi shpallet pavarësia e vendit ton.ë(2) Në një kohë që po kjo kishë ka ngritur akuza mjaft të rënda ndaj kishës Katolike në Kosovë e vijon të ngrejë edhe sot.

Barbaria serbe nuk e kishte kursyer jetën e njërit ndër më të ndriturat mendje të shqiptareve At Shtjefën Gjeçovit e kështu faktet kokforta ndjekin njëra tjetrën

Gjithnjë udhëheqësit shpirtëror e në mënyrë të veçantë klerikët katolik shpalleshin armiqtë më të mëdhenj të popullit serb jo rastësisht por sepse siç pohon Rexhep Qosja në veprën e tij“Populli i ndaluar” “..., në historinë e popullit shqiptarë, faktori fetar, as ai mysliman, as ai ortodoks, nuk kanë luajtur ndonjë rol atdhetar, çka nuk mund të thuhet për një numër të klerit katolik, ndër të cilët ka të tillë, që kanë merita të mëdha në kulturën shkrim-këndim, gjuhë dhe letërsi shqipe. Ata ishin atdhetar të mëdhenj.”(3)

Apo siç shkruan Faik Konica në revistën e tij “Albania” se katolikët shqiptar janë shkak që u mbajtë gjallë gjer më sot kombësia jonë.

Krishterimi ishte feja e parë ndër shqiptar. “Ilirët ishin të parët në Ballkan që pranuan këtë besim të ri në vend të paganizmit”(4) Kështu katolikët përbënin dhe rrezikun kryesor për kishën dhe kishtarët e Serbisë pikërisht pse ata ishin historikisht ura lidhëse me Europën e qytetëruar. Katolicizmi, nga njëra anë, i jepte Shqipërisë bashkimin që i mungonte si shtet dhe nga ana tjetër e lidhte me botën e krishterë europjane, vinte në dukje Fan Noli.

Pikërisht këto atdhetarë të mëdhenj i vinte së pari në shënjestër kisha ortodokse Serbe dhe i shpallte armiq më të mëdhenj të Serbisë.

Në fundvjeshtën e vitit 1912, menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, Petar Karagjorgjeviq urdhëron ushtritë serbe, të cilat pasi kishin kryer masakra të pashoqe në Kosovë, të suleshin për pushtime të reja të territoreve të Shqipërisë. Ai urdhëron “... Tej shkrepave shqiptar dhe alpeve me borë, përtej strofujve të rebelëve arnaut në detin Adriatik, për të ngritur flamurin burrëror të Serbisë...”(5) Dhe këtë e pohon në kujtimet e veta Kryeshefi i Shtabit, i cili mbërriti deri në Durrës, Dragoljub M. DINIÇ vetëm se dhjetë vjet më vonë. Pra veç shtetit serb dhe kisha ortodokse serbe kërkon të shtrihet drejt brigjeve të Adriatikut në Shëngjin apo në Durrës me çdo çmim. Ani se jeta e shqiptarëve vihej në fillen e perit.

Në Beograd gjenerali famëkeq Bozo Jankoviç merrte dhe përpunonte njërin pas tjetrit raportet e nënkolonelit Dimitrie Bulic, i cili e lajmëron shefin e tij gjaksor mbi situatën e trupave që lëviznin drejt zemrës së Shqipërisë “... Situata e ardhës ka qënë fatale po të mos haste në mirësjellje nga ana e Mirditës kreqendra e të cilës është Oroshi. Aty gjendet selia e kryesuesit të Mirditasve Marka Gjoni, i cili ka pushtet të pa kufizuar gjygjësor dhe ekzekutiv dhe selia e të parit të tyre fetar msgr Prend Doçi” (6)

“... Ipeshkëvi dhe fretërit e tjerë për nga kombësia janë arbëreshë dhe patriot të mëdhenj. Pritjen që e organizoi ipeshkëvi ishte e përzemërt aq edhe e shkëlqyeshme, nga biseda që më të u zhvillua në gjuhën frënge se ai është udhëheqës politik i këtij fisi (Mirditës). Pyetja e tij e parë ishte cilat janë qëllimet tona, gjegjësisht të Serbisë, në lidhje me Shqipërinë. I është përgjigjur: se ne nuk kemi pretendime pushtuese në këto anë... dhe se jemi të frymëzuar me mendimin që pas luftës ta lëmë Shqipërinë të lirë. Në atë moment, rreth ipeshkëvit ishin të mbledhur bajraktarët e ketij fisi, të gjithë njerëz të pjekur me shprehje të vendosura dhe inteleigjente në fytyrë, dhe kur kjo bisedë u është spjeguar e kanë pritur kënaqshëm” (7)

Dimitrie Bulici në një mënyrë të stërholluar mundohet t’u hedhë hi syve parisë së Mirditës tek e cila duke shfrytëzuar qënjen e kësaj treve katolike dhe njëkohësisht e një parie jo fort të orjentuar si duhet, mundohet të luajë një lojë mjaft djallëzore me pabesi të tipit serb. Kështu Buliç i drejtohet shefit të tij në Beograd Petroviç duke i shkruajtur “... Përveç të tjerash ato pra (mirditasit) e kanë lajmëruar ipeshkëvin e tyre dhe neve se Mbreti Nikollë,( mbreti i Malit të Zi) i ka pritur shumë keq disa udhëheqës të Mirditës. Për këtë shkak mirditasit janë shumë të prekur...Pas kësaj u kam dhënë garanci të reja gojore se në liri të Mirditës nuk do të preket, se Serbia do të përkujdeset që të ruajë të drejtat e tyre shekullore e se me ta do të mbajë marrëdhënie më të mira miqësore, me këtë rast ipeshkëvi dhe udhëheqësit deklaruan se me Serbinë do të punojmë së bashku. Pas kësaj Kapidani Marka Gjoni u vu në dispozicion që me njerzit e tij të nxjerrë çka ka nga ushqimet në këto anë të varfëra...”(8)

Pas këtij informacioni, që për Beogradin përbëntë një rëndësi të veçantë, gjenerali famëkeq Bozo Jankoviç u drejtohert komandantëve që drejtonin forcat në Shqipëri “ u lutem komandantëve që në rastin e diskutimit politik të mëtejshëm në pyetjen mbi fatin e Shqipërisë të merret parasysh fjala e dhënë nga komandanti (Bulic) dhe oficerët e ardhës udhëheqësve shqiptar nëse është e mundur të ju japin edhe vërtetime formale mbi pavarsinë e Shqipërisë”.(9) Theksojmë se në këtë kohë në krye të forcave serbe që gjendeshin në Shqipëri ndodheshin dhe komandantët famëkeq Dimitrie Tucoviç dhe Kosta Novakoviç ndër organizatorët kryesor të forcave pushtuese serbe.

E ndërsa situata në Shqipëri ishte e tillë komandantët merrnin e jepnin me komandën e tyre Kisha ortodokse serbe nga ana e saj vijonte të shfaqte hapur ambicjet mbi territoret shqiptare, kërkonte të vinte kufi të ri në shtrirjen e territoreve dhe zotërimeve të saj mbi tokat shqiptare dhe ta shpallte kishën katolike Shqiptare dhe klerikët e saj të të gjitha niveleve armikun më të madh të popullit serb.

Në vitin 1913 “Stev. Bojoviç, prift, Obramoviç” në fletoren zyrtare kishtare publikon artikullin me titull “Vështërsitë në punën e ardhshme të priftërinjëve serb”, ku në mes të të tjerave gjejmë të publikuar thelbin e ëndrrës shekullore për gllabërimin dhe asimilimin serb “... Atdheu ynë ka realizuar ëndërrat pesëshekullore.... krahët e vet i ka shtrirë edhe mbi vëllezrit e vet në Serbinë e Vjetër (Kosovë) .... është dyfishuar numri i popullsis, është...

Sipas priftit ortodoks serb Stev. Bojoviç për të gjitha mossukseset serbe në territoret shqiptare fajtori kryesor janë priftërinjtë katolik shqiptarë dhe besimtarët e tyre”.

Ky prift duke njohur veprimtarinë patriotike, luftën e vazhdueshme për komb dhe kulturë, nivelin e dijeve të klerit katolik shqiptar shkruan:

“Në katolicizëm deri më tani ne kemi pasur armikun më të zemëruar dhe më tinëzak... edhe në luftrat e kaluara rezistencën më të madhe nëpër Serbinë e Vjetër (Kosovë) dhe nëpër Arbëri farkuar rishtaz e kanë bërë arnautët katolikë, kurse Shkodrën Serbe(!) ushtrisë fituese serbe ia mori katolicizmi e jo kombi arnaut. Shkodra dhe Arbania nuk i janë falur (!) kombit, Europa e pashpirtë dhe mizore nuk ua dha arnautëve për sy të zi Arbaninë, Shkodrën dhe detin serb(!), por ia dha katolicizmit. Dhe të gjitha vështërsitë që i patëm më heret dhe atherë dhe të cilat do t’i kemi në të ardhmen vijnë nga ana e katolikëve...”(10)

Ky prift ortodoks serb e dinte mirë se klerikët katolik gjithnjë kishin qënë në nismat e mëdha të luftës për komb dhe kulturë. Gjithsesi orientimi i shqiptarëve e sidomos i klerikëve katolik ishte drejt Perëndimit. Kisha katolike dhe katolikët në përgjithësi ishin një urë e fortë lidhëse midis Europës së krishterë dhe shqiptarëve. Kultura dhe tradita 2000 vjecare ndër shqiptare kishte ngulur rrënjë të forta dhe ishte e vështirë të zhbëhej.

Prandaj duhej bërë vemendje sidomos ndaj klerit katolik, ndër të cilët ka të tillë, që kanë merita të mëdha në kulturën shkrim-këndim, gjuhë dhe letërsi shqipe. Ata ishin atdhetar të mëdhenj, themeluesit e gjuhes së shkruar, historianët që njihnin mirë historinë e tyre por dhe të serbëve në Ballkan. Kisha Katolike i ka afruar shqiptarët me Perëndimin, me kulturën dhe zhvillimin e vendeve të tjera perëndimore

E natyrisht kjo nuk kishte si të mos e shqetësonte klerin ortodoks. Prandaj ai nuk heziton të shkruajë “... Rrezikun më të madh për Kishën Ortodokse Serbe, e kjo do të thotë edhe për popullin serb, e paraqet Kisha Katolike në kufinjtë tanë të rinj. Kjo do të jetë një demon i cili nuk do të na lërë të qetë dhe i cili në vazhdimësi do të jetë barrë edhe për shtetin edhe për popullin tonë”...(11)

Pra ky prift ortodoks e shihte me frikë përballjen në të gjitha planet me klerin katolik shqiptar. Priftërinjët katolikë shqiptarë në pjesën më të madhe të tyre ishin të shkolluar, kishat e tyre ndër malet e Shqipërisë i kishin kthyer në cerdhe të dijes dhe të kulturës. Kisha katolike ishte pjesë e pandarë e jetës së shoqërisë, udhëheqëse shpirtërore dhe një faktor i rëndësishëm të frymëzimit të qëndresës, kulturës, arsimimit, ndoshta si më të parin e më të vlefshmin gur në themelin e kulturës sonë kombëtare. Prandaj prifti ortodoks serb shkruan:

“ Fretërit katolik dhe Kisha Katolike disponojnë fuqi të mëdha mendore dhe materjale. Priftërinjtë katolikë me gadishmëri dhe sakrificë qëndrojnë lart mbi ne. Ata të shumtën kanë mbaruar fakultete, derisa ne kemi të mbaruar seminare fetare të një niveli të arsimit të mesëm. Priftërinjtë e tyre në krahinat tona(!) të reja dhe në përgjithësi në Ballkan disponojnë gadishmëri të fortë për obligimin seminarik, për të cilën zgjidhen më të gatshmit, më aktivët dhe më të përkushtuarit e kishës dhe thirrjes së vet, të cilët me çmim të jetës shkojnë nëpër grykëmalet e egra dhe të pakalueshme të Arbërisë, predikojnë mësimin e vet dhe përfitojnë idhëtarë të katolicizmit(....) dhe me kundërshtarë të tillëe do të duhet të luftojë prifti serb... i cili ka mbaruar një seminar të keq , sipas programit të vjetruar dhe të papërsosur pa kurrëfar librash...”(12)

Priftat katolik shqiptarë, shkruan prifti ortodoks serb, janë më të rrezikëshëm se artileria turke.

Menjëherë pas okupimit të Kosovës, Kisha serbe iu përvesh punës së kthimit masiv të katolikëve dhe myslimanëve në fenë ortodokse. Duke mohuar akuzat e jashtme se ky kthim i popullsis në fenë ortodokse është i dhunshëm, fletushka e priftërninjëve ortodoks “Vesnik Srpsske Crkve” publikon artikullin Predstavka velikih ortodoksë serbë” ( Pedicioni i fuqive të më dha) (13)

Përfaqësuesit e fuqive të mëdha në Beograd më 17 mars 1913 dorëzuan peticionin me të cilin therrasin Qeverinë serbe të largojë rrethimin e Shkodrës dhe të evakojë sa më parë teritoret e zëna shqiptare. Njëkohësisht mendojmë se duhen marrë masa urgjente për sigurimin e lirisë së vërtet fetare për katolikët dhe myslimanët e kombit Arbëresh (14)

Kjo politikë e kishës ortodokse serbe e montuar dhe e ndjekur ndër shekuj ka ardh e njejtë edhe në ditët tona. Don Lush Gjergji, njëri ndër personalitetet më të larta të kishës katolike shqiptare dhe njëri ndër përsonalitetët më të ndritura të kulturës shqiptare në një intervistë të tij në mars të viti 2008 pohon: “Kjo cështje është e njohur. Kisha katolike e Mirditës dhe gjith kisha katolike shqiptare ishte kthyer në një udhëheqëse shpirtërore në vitet 1910-1913. Pastaj Lashtësia jonë, traditat dhe kultura jonë 2000 vjecare ku gjendet prani a e kishës dhe e Krishterimit ndër truallin shqiptar. Sigurisht kjo ka qënë peng jo vetëm për serbët por edhe për Turqit që s’mundën ta zhbëjnë.

Atëhere pra, para vitit 1913 kur flisni ju Kisha Serbe bëri kompromis me ushtrinë otomane Turke. Biles fill pas rënjes së Kostandinopojës dhe prej atëhere u mundua të gjej një lloj qetësie. E kështu ne jemi gjendur midis dy zjarresh, midis gërshetimit dhe kompromisit të dy armiqe.

Kështu kisha Serbe, kur u shkëput përfundimisht prej Kishës së Romës gjithë mellefin e shprehu ndaj vendorëve që kishin mbetur besnik të Romës.

Në anën tjetër me turqit dhe Islamikët gjeti një lloj mirëkuptimi dhe një lloj kompromisi. Prej vitit 1622 kur u themelua kongregata, pra Propoganda Fide, në të gjitha relacionet cështja që paraqesin ipeshkëvinjtë tanë janë “vuajtja nga shovinizmi serb dhe nga turqia’

Është shumë e rëndësishme që ne të japim mesazhin, nuk duam të kushtëzohemi nga e kaluara e idhët por dëshirojmë të kemi dimensione ekumenike siç kishte i madhi Fan Noli Temeluesi i kishës autoqefale të Shqipërisë. Sic ishte i madhi Atenagora po ashtu me prejardhje shqiptare i cili bashkë me Palin e VI në vitin 1964 bëri vizitën e trefishtë në Jeruzalem, Romë dhe në Kostandinopojë (në Stambollin e sotëm) dhe hapën rrugën e dialogut, takimit dhe afrimit dhe mundësisht të bashkimit të plotë.

Ne nuk kemi ngarkesa në anën fetare ato janë kryekëput në anën kombëtare apo nacionale.

Nacionalizmi i tepriar dhe shovinizmi e dëmton dukshëm njeriun, kombin e mbi të gjitha bashkimin fetar.

Edhe ne na ka akuzuar në vitin 1981 Kisha ortodokse Serbe këtu pse nuk jemi kinës (tamam) me ta për të thënë se në Kosovë po ndodh një fondamentalizëm islamik.

I ndjejeri Ipeshkëvi Nik Prela atëhere dhe më vonë ne të tjerët e kemi thëne se 200 metra larg nesh gjendej kisha Ortodokse Serbe ku ishte Ipeshkëv Pavli që tash është Patriku në Beograd.

Ne ju thamë haptazi nëse keni argumente konkrete na i thoni dhe ne do ju themi vëllezërve shqiptarë se nuk jemi as vëllezër as shqiptar njësoj pse me të keqin dhe ne s’mund të jemi dhe të keqin s’mund ta kemi vëllezër.

Po vetëm që Kosova është një vend fondamentalist islamik, vetëm këtë nuk mund ta themi. Dhe pasi nuk e bëmë këtë kompromis atëhere kisha Orotodokse ishte në sulm kundër kishës Katolike dhe njerëzve të saj

Imagjinoni deri ku shkon cmenduria. Kur ndodhën helmimet e më se 7000 fëmijëve dhe të rinjëve Beogradi shpiku se është Katolike ajo që i ka helmuar. Kjo që të krijonte përcarje dhe të shkaktonte mosbesim dhe dashakeqësi, por populli e dinte mirë se kush ishte fajtori. Nga ana tjetër që të kishte edhe një armë më shumë në sy të Europës dhe botës llogarisni deri ku shkon mendja e keqe. Megjithatë ne nuk kemi lejuar provokime por kemi vënë në lëvizje mendjen e ndritur dhe zemrën e hapur e s’kemi rënë në kësi grackash.” (15)

Kështu ujku qimen ka ndërruar ndërsa vesin jo...
User avatar
Pandemonis
Posts: 2495
Joined: Sat Jun 24, 2006 2:39 pm
Location: Lluga-city
Contact:

Re: Rezistenca e vetme kisha katolike shqiptare ...

Post by Pandemonis »

kur ja nisin religjionet me bo Politike, ska gjo prej asaj pune.
User avatar
AciDiuS
Moderator
Posts: 7206
Joined: Wed Mar 09, 2005 4:11 pm
Location: Free on Universe

Re: Rezistenca e vetme kisha katolike shqiptare ...

Post by AciDiuS »

Pandemonis wrote:kur ja nisin religjionet me bo Politike, ska gjo prej asaj pune.

Plus e cek aty qe katolikt shkau mas shumti i ka njek sen qe so e vertet se kur kerkon njet as se ka vra pse o musliman a pse o krishter po veq pse o kon Shqipar .
User avatar
cory taylor
Posts: 1567
Joined: Thu Dec 02, 2004 11:43 pm
Location: Holy Nazi Empire

Re: Rezistenca e vetme kisha katolike shqiptare ...

Post by cory taylor »

mos folni pa lexu, ju kisha lut ...

aty ceket kleri katolik e jo katolikt ...
kjo nuk ka kurrfar t'keqe, po vetem se po e ofroj alternativen e postimeve te fundit, e temave t'fundit qe i kan qit njerzit knej pari pikerisht nlidhje me ket tem ... mos harroni se fillimisht nuk ka pas bartes tjer te proceseve perveq se "barinjeve te zotit" (hoxhallarve, prifterinjeve), keshtu qe nuk mund te anashkalohet kjo periudh edhe duhet me rikujtu cdo her se cili kler ka qen ma aktiv ne qashtjen kombetare si rezultat i mungeses se intelektualve qe nuk kan qen pejse e klerit ... pra thjesht osht periudh bajagi e gjat e karakterizume me keta bartes dhe sot dihet mirfilli qe pikerisht kleri katolik eshte me pasiv ne aspektin politik pikerisht per shkak se vetem tani 100 vjetet e fundit kemi arit me pas njerez me te aft dhe me te ngritur shkencerisht (per mos me than qe gjith kan qen analgabeta perpara) ... pra fillimisht ata e ndien detyren per te shkolluar popullin dhe per te nfrite vetedijen kombetare si alternativ te vetme perball influencave greke-turke qe manifestoheshin pikerisht permes identitetit-fetar, se ai ai kombetar bajagi vone ka hy ne mendsin e shqiptareve edhe sir ezultat i kesaj kemi edhe cungimine torjeve shqiptare ne ket mase ...

per mos mu zgjonu ma shum ju kisha lut ma te perpikt me kon edhe boll mo me shabllona edhe me spekulime n'baze te titullit e me banalizu temen ne tipin "kone ka vra ma shum e kon ma pak katolik-msuliman" ....
User avatar
Pandemonis
Posts: 2495
Joined: Sat Jun 24, 2006 2:39 pm
Location: Lluga-city
Contact:

Re: Rezistenca e vetme kisha katolike shqiptare ...

Post by Pandemonis »

prej ku e ke mar kete far burimi te dhonave?
User avatar
cory taylor
Posts: 1567
Joined: Thu Dec 02, 2004 11:43 pm
Location: Holy Nazi Empire

Re: Rezistenca e vetme kisha katolike shqiptare ...

Post by cory taylor »

e kom marr prej burimit qe se ka cek burimin, kshtu qe s'pe shoh qka osht relevante, per veq se nese don me argumentu noj cka edhe pse ktu munet me ardh ne shprehje vetem injoranca apo edhe noj efekt "averzioni" psikologjik, perndryshe sherbehuni me to vetem si me informat ...
User avatar
gothblood
Posts: 3096
Joined: Wed Jul 12, 2006 7:53 pm
Location: CEMETERY
Contact:

Re: Rezistenca e vetme kisha katolike shqiptare ...

Post by gothblood »

institucionet fetare kan lujt nje rol te rendesishem edhe ne politik,arsim dhe jeten kulturore shqiptare ,ne daq pajtohi ne daq jo!
User avatar
cory taylor
Posts: 1567
Joined: Thu Dec 02, 2004 11:43 pm
Location: Holy Nazi Empire

Re: Rezistenca e vetme kisha katolike shqiptare ...

Post by cory taylor »

Dr. Pjetër Pepa

Mbi bazën e dokument eve të arkivit del e qartë dëshmia e sinqertë e At Çiprian Nikës: “Armët nuk i kam pas vetë. Ishin disa mbeturina të lëna nga gjermanët kohë më parë, që kur ishin strehuar dhe kishin banuar në seminarin tonë”. I shkreti At Çipriani, mendonte se bëhej fjalë për 3-4 mbeturina rrangallë të mbetura si trofe pas ikjes së gjermanëve, dhe me sinqeritet e thoshte edhe atë, pa e ditur se do të dilte në fotografi pranë një mori pushkësh fare të reja, që ishin futur një mëngjes në atë kuvend e në atë kishë. “Njeriu e ka për detyrë të thotë gjithmonë të vërtetën, por jo të thotë gjithë të vërtetat”, – porosit Aristoteli, por ishte koha e Lilo Zenelëve, dhe jo e Aristotelëve. “Gjithë arkivin me vlerë historike e futëm në dy koshunj të mëdhenj, - dëshmon at Zef Pllumi. - Ishte një pasuri e pamasë dokumentesh të Rilindjes Kombëtare, si dhe shkrimet, letrat, kujtimet e dorëshkrimet e Luigj Gurakuqit, Hasan Prishtinës, imzot Doçit, imzot Bumçit etj. Ishin dhe dokumentet e Gjeçovit, fondi i Fishtës etj. Dorëshkrimet përgjithësisht i sistemuam në valixhe metalike, që kishin qenë dikur arka municioni dhe ishin lënë bosh nga gjermanët, sepse ishin të përshtatshme kundër lagështirës. E ironia e dhimbshme konsistonte në faktin se në libra, revista dhe ekspozita nxirrnin fotografitë tona para atyre arkave të shoqëruar me nënshkrimin: ‘Ja municioni i fshehur në kishë, në ato arka që me shkrimet e tyre gjermanisht kishin diçka të tillë lidhur me municionin...’ Natyrisht, ishte kjo një djallëzi ‘e vogël’ e Sigurimit, e vështirë për ta kuptuar cilido”.
“Ka qenë një vepër e shëmtuar, që na ka kushtuar shumë, - dëshmon at Leon Kabashi. - Më duket, urdhri kishte ardhur nga Tirana. Punonjësit e Sigurimit të Shkodrës u futën nga oborri i gjimnazit të françeskanëve, u lidhën me një student (Xhakua) dhe me ndihmëskuzhinierin, të cilëve me sa duket i kishin thënë që më parë se kleri ka mbaruar, ndërsa ju do të shpërbleheni. At Aleks Baçli, që kishte parë lëvizjet e dyshimta, ndenji gjithë natën nën mbikëqyrje (në sakristi) dhe mundi të shohë hyrjet e daljet e asaj nate në kishë, por ngaqë ishte mjaft larg dhe errësirë, nuk mundi të dallojë saktësisht se çfarë po bëhej aty”.
“Në të dalë të dritës, - tregon at Zef Pllumi, - forcat e Sigurimit shpërthyen brutalisht kuvendin, mblodhën gjithë fretërit, organizuan atë ‘kontrollin e imët’ deri ndër altare, dhe në njërin prej tyre gjetën me shumicë armë...”
I nxorën gjithë fretërit në oborr, shumica përfunduan në pranga, shuplakë e pështymë, shkelma e sharje, çka s’ishte parë asnjëherë në asnjë vend të botës. Kuvendi ishte shkelë në atë mënyrë, sa banorët përreth s’e harrojnë ende sot. S’vonuan shumë dhe ia behën të ftuarit dhe autoritetet. U gjendën menjëherë prezent telekamerat jugosllave për të dokumentuar këtë ngjarje, zjarri i së cilës sapo ishte vënë. E përballë kësaj të vërtete, ja se si bëhej propaganda: “Armët e shumta dhe të llojeve të ndryshme që u gjetën të fshehura në seminar, kuvend e institucione të tjera, - pohon provinciali françeskan Mati Prendushi, - ne i ruanim me shumë kujdes. Depot me armë, një pjesë të pushkëve, të mitralozëve, të bombave dhe mortajave e municionin përkatës, ne i patëm marrë nga ushtria italiane”. (Rakip Beqja, f. 72).
Në altarin e zemrës së Krishtit, në ish-kishën françeskane Shkodër, sipër dhe në fund të tij janë fshehur armë lufte (fishekë, mitraloza e bomba ), për t’u përdorur kundër pushtetit popullor. (Idem. f.80).
“Në altarin e Shën Ndout, në kishën françeskane u gjetën armë brezi. Disa ditë më vonë, edhe në kishën e madhe në Shkodër u gjetën armë lufte të markës gjermane dhe arka me municion”, - thuhet në një vend tjetër.
“Më 16 dhjetor 1946, seksioni i Sigurimit të Shtetit zbuloi në abacinë e Mirditës, brenda në kishë e në qelë, armë e materiale të tjera komprometuese”, - njofton përgjegjësi i Sigurimit të Mirditës, togeri Bardhok Biba. “Më 1946 u zbuluan me shumicë armë lufte, pushkë, bomba e mitraloza të fshehura nga klerikët në arqipeshkvinë e Shkodrës... Prifti Donat Kurti, mbasi ka prishur murin e dhomës së tij, tregon vendin ku gjendej depoja e armëve të fshehura, që kleri katolik kishte marrë nga gjermanët”, - thuhej në një vend tjetër.
E përballë kësaj propagande që bëhej në opinionin kombëtar dhe
ndërkombëtar, si mund të zbulohej e vërteta, kur dëshmitar i vetëm ishte Zoti e frat (vëlla) Ndou, portieri i kishës? Ai nuk pranoi të dorëzojë çelësat e të hapë portën për të futur armët e reja e pa pluhur, pushkët e gjata e mauzeret e llustrosura, rreth orës 4.30 të mëngjesit të asaj dite të zezë. Për këtë veprim, e masakruan si mos më keq!
“Ishim te burgu i Ulqinakut, - kujton Terezina Zorba. - Natën erdhën e morën At Mati Prendushin. Të nesërmen na tregoi se bashkë me At Pal Dodën, Donat Kurtin e Çiprian Nikën, ata i çuan në kishën e françeskanëve, hapën elterin e Shna Ndout, u vunë pushkë e mitraloza në krahë dhe i fotografuan disa herë”.

Gjithçka, pra, ishte organizuar e përgatitur si s’ka më mirë. Regjisorët kishin qëlluar specialistë të përkryer... Ishin nga ata që pyesnin: “Kako si ti Pope...”, e që drejtonin këtë lojë të dhimbshme. Por, tani le të kthehemi për disa çaste tek përgjigjja që i kishte ardhur lutjes së imzot Gjinit:
Ja shkresa e fundit:
Ju njoftojmë se të dënuarit me vdekje: 1. Mons. Frano Gjini 2. P. Mati Prendushi 3. D. Nikollë Deda, të gjithë nga Shkodra u ekzekutuan më datën 11.3.1948, në orën 5 paradite dhe fjala e fundit ka qenë:
- Rroftë Krishti mbret, Feja katolike dhe katolikët në botë. Rroftë Papa! Gjaku dhe trupi jem mbeten këtu, por shpirti dhe zemra është te Papa! Rroftë Shqipnia!
Mons. Frano Gjini
- Jam i pafajshëm; po vdes në krye të detyrës t’eme. Rroftë Krishti mbret! Rroftë Papa! Rroftë Kisha Katolike! Rroftë Shqipnia! Ja baj hallall gjyqit dhe atyne që do të shtinë mbi trupat tonë të pafajshëm.
P. Mati Prendushi.
- Rroftë Shqipnia! Po vritem në punën time! Rroftë Krishti mbret! Rroftë populli shqiptar!
Mons. Nikollë Deda.
P/ Kryetarin e Gjykatës Kapiten I,
Misto Bllaci
(Arkivi i Ministrisë së Rendit).
11 mars 1948, ora 5 e mëngjesit... Burgu i fretërve ka lëvizje e zhurmë më shumë se asnjëherë tjetër... Hekura duarsh e shula dyersh, zhurmë makinash e trokitje çizmesh përbëjnë sfondin e atij mëngjesi të vrenjtur... Te vendi tashmë tradicional i pushkatimeve janë rreshtuar 16 vetë, ndër ta 4 janë klerikët më në zë, imzot Gjini e Deda, at Prendushi e Nikaj... 12 të tjerët janë qytetarë që nga gjyqet e mëparshme, janë dënuar për kryengritjen e Postribës: Abdulla Kazazi e Guljelm Suma, Xhelal Hardolli e Bilbil Hajni, Fahri Rusi e Caf Dragusha, Cin Sereqi e Dulo Kali, Kol Prela e Pjetër Pali, Paulin Pali e Murat Haxhia. Pra, drejtësia e historia i është borxh edhe atyre për të provuar përfundimisht të vërtetën e për të zbuluar pafajësinë e tyre. Ata janë intelektualë e inxhinierë, avokatë e deputetë, por mbi të gjitha, janë patriotë e martirë të demokracisë shqiptare.
Një shi i imët i shtohej atij sfondi vajtues në orët e para të mëngjesit... Ashtu flokëthinjur, të lidhur pranë njëri-tjetrit, klerikë, myslimanë e të krishterë qëndrojnë para një grope të madhe që ngjason me një gojë të hapur e gatshme për t’i përpirë. Një heshtje si vetë vendi në të cilin ndodheshin, varret ......
-AKTI I DYTË-
ZBULOHET E VËRTETA
Të vërtetën e dinte vetëm Zoti e frat Ndou, portieri, të cilit i kishin kërkuar çelësat... por tashti edhe ai nuk mund të fliste, sepse e kishin çuar edhe atë tek Zoti... Çfarë mund t’i ketë mbetur pa thënë kësaj drame të përgjakshme? Nuk kanë kaluar as katër muaj nga pushkatimi, dhe një valë e re arrestimesh shpërthen sërish në Shkodër, e bujshme dhe tepër e veçantë për llojin e saj. E veçanta konsistonte te të arrestuarit. Është një grup tashmë të rinjsh, 20-25 vjeçarë, tre nga të cilët janë jo vetëm anëtarë partie, por edhe punonjës të Sigurimit të Shtetit. Më 28 korrik 1948 do të arrestohen:
1. Pjerin Kçira - 25 vjeç, anëtar partie, aspirant në seksionin e sigurimit Shkodër, korrespondent i “Zërit të popullit”.
2. Gjovalin Mazreku - 20 vjeç, anëtar partie, kapter në seksionin e sigurimit, Shkodër.
3. Lin Çollaku- 23 vjeç, anëtar partie, kapter në seksionin e sigurimit, Shkodër.
4. Zef Bardhoku - 24 vjeç, anëtar partie, nëpunës.
5. Nush Simoni - 22 vjeç, nëpunës banke.
Edhe për ta - rituali i zakonshëm. Po cila ishte akuza? Natyrisht, do të bëhej shpejt e shpejt edhe për ta një...
Procesverbal
Prokuroria ushtarake e Tiranës me funksion në Shkodër, me Aktakuzën e saj datë 26.5.1949 i sjell për gjykim kësaj gjykate çështjen penale për të pandehurit Pjerin Kçira... me shokë se:
- Kanë qenë anëtarë të një grupi të organizuar në mbledhje të fshehta.
- Kanë bërë agjitacion e propagande me gojë e me shtyp.
- Kanë marrë vendime që të kryejnë atentate kundër funksionarëve të partisë e të pushtetit dhe kanë kërkuar të bëjnë atentat kundër një anëtari të sigurimit, por që nuk e kanë kryer nga frika se mos diktoheshin... etj.
Kur u formua dhe çfarë ishte ky grup?
Mbi bazën e dokumenteve rezulton që grupi u krijua më 18 korrik 1948, dhe se në një mbledhje të rregullt me votime kanë zgjedhur kryetar Pjerin Kçirën.
“Koçi Xoxe nuk ka dominuar mbi sekretarin e parë të partisë, E. Hoxhën, prandaj ky i fundit është fajtor e përgjegjës për gjithçka që po ndodhte në Shqipëri”. Ishte ky mendimi i anëtarëve të këtij grupi në atë periudhë të turbullt, kur një “tradhti” zbulohej në Shqipëri e që me vonë (3 mars 1949) u hiqej mandati edhe vetë Koçi Xoxes e Pandi Kristos (Arkivi i Kuvendit Popullor). Pra, veprimtaria e grupit rezulton të jetë zbuluar në krye të dhjetë ditëve... Të ishte një armiqësi apo truk që organizonte Sigurimi, i cili nuk kursente as edhe shërbëtorët e vet kur duheshin zhdukur gjurmët?... Dhe, hetimet do të zgjasin njëmbëdhjetë muaj, e natyrisht edhe torturat me devocion të posaçëm po i realizonin Ali Xhunga, Kasem Troshani e shumë të tjerë, që deri dje kishin qenë shokë të tyre... Madje, gjatë procesit gjyqësor, të pandehurit akuzojnë për këto tortura dhe të mësipërmit detyrohen të vijnë dhe të dëshmojnë në gjyq siç e ka kërkuar mbrojtja. Por natyrisht, as që mund të ndodhte ndryshe. U provua “katërcipërisht” se deklaratat e të pandehurve ishin marrë “pa asnjë detyrim e presion”... Akuzohen gjithashtu për atentate që kishin dashur të bënin kundër Abaz Lazes, Lilo Zenelit, Ali Begut etj.
Dhe... një procesverbal tjetër:
“Sot, më datën 28.5.1949 trupi gjykues, i përbërë nga kapiten i parë, Vangjel Kocani, kryetar, dhe toger Haxhi Beqiri e kapter Ali Tirana, anëtarë, me prokuror, kapiten i parë, Harito Nashin, hapin gjyqin kundër të pandehurve...”
...për të arritur kështu në pretencën e prokurorit që dënon Pjerin Kçirën e Nush Simonin me 20 vjet, Zef Bardhokun me 15 vjet, Gjovalin Mazrekun me 13 vjet e Lin Çollakun me 8 vjet. Të nesërmen, më 11.6.1949, pas mbrojtjes formale, gjykata vendos për Pjerin Kçirën dënim me vdekje, me pushkatim e gjithçka merr fund. Kjo, së paku zyrtarisht në bazë të dokumenteve të arkivuara.
Pjerin Kçira dërgohet tek Zalli i Kirit e pushkatohet, siç ishin pushkatuar shumë të tjerë para tij e siç do të pushkatoheshin edhe shumë të tjerë pas tij.
Ku qëndron e veçanta? Fatkeqësisht, dokumentet e arkivit nuk na
ndihmojnë... Ato ose janë zhdukur, ose me qëllim janë ndryshuar që të mos përmendet fare ai sekret që lidh bashkë këto dy akte të kësaj drame të përgjakshme.
Ndoshta e veçanta kishte filluar që më herët... Ajo kishte filluar që atëherë kur Pjerin Kçira, nga A-P kthehej në a-p po me një ndryshim tepër të madh... Pra, nga anëtar partie, në armik i popullit. Dikur, anëtar partie me privilegje e favore. Dikur, aspirant i sigurimit të shtetit e përgjegjës i burgut të kishës. Dikur, hetues i At Mark Harapit, dom Anton Muzajt e sa e sa të tjerëve. Dikur, i njohur e i fuqishëm me miq e shokë, oficerë e hetues të sigurimit. E tashti, përsëri a-p, por me vulën e zezë si armik i popullit. Pra, antipod i asaj çka kishte qenë dikur; nga persekutor, në i persekutuar e kaq menjëherë e papritmas...
Për hir të së vërtetës duhet pohuar që të rinjtë kishin qëlluar trima dhe realizuan një gjyq që do të kujtohej për shumë kohë për llojin e vet. Të 16 seancat do të vazhdonin njëra pas tjetrës, për të arritur në pikën kulmore, kur kryetari i gjykatës do t’i mbyllë gojën Pjerin Kçirës. Ai, për të pastruar ndërgjegjen, nxjerr një sekret që e digjte prej kohësh, por që do të binte si bombë mbi trupin gjykues e mbi të gjithë sallën:
“Mos mendo se bën me mua siç kemi bërë me klerikët katolikë, duke ia futur armët në kishë e duke i detyruar përmes torturave çnjerëzore të pranojnë se janë të tyret... Për të mbuluar poshtërsitë tuaja e të E. Hoxhës, ju doni të dënoni njerëzit e pafajshëm!”.
Natyrisht, kjo shokoi plotësisht kryetarin e trupit gjykues, që deri atëherë me zor po e mbante veten e po zotëronte situatën. Nuk kishte rrugë tjetër. Seanca duhej të mbyllej.
- Neve që kishim radhën të gjykoheshim mbas Pjerinit, - dëshmon Ernest Përdoda, - gjyqi do të na bëhej me dyer të mbyllura... Deklarata e tij për futjen e armëve në kishë i kishte futur frikën...
- Pjerini ka qenë nxënësi im, - dëshmon at Leon Kabashi. - Në vitin 1947, ndërsa torturohesha nga Anesti Kopali për të vërtetuar akuzat e paqena mbi armët, isha i lidhur për shtyllë pa hangër, pa pirë e pa fjetë. E pranë meje kalon Pjerini, të cilit iu drejtova me fjalët: “A ky është komunizmi i vërtetë, me zhdukë të pafajshmit”? Ai më hodhi një vështrim dhe iku pa folë asnjë fjalë. Mbas pak erdhi roja me pak ujë e ushqim dhe më zgjidhi... Munda të kuptoj që ai diçka ishte rrezikuar. Me fjalën e fundit ai nxori në dritë të vërtetën e madhe se, armët i kishte futur vetë sigurimi dhe për këtë u pushkatua duke u bërë martir i së vërtetës...” Ndërsa bashkëvuajtësi i qelisë, zoti Ahmet Bushati kujton çastet e fundit:
-Erdhën duke kënduar himnin kombëtar e menjëherë sapo e futën në birucë, me sinjalin që kishim filloi menjëherë të më tregojë për qëndrimin e tij dhe vendimin e gjyqit... U përpoqa t’i mbush mendjen se nuk mund ta pushkatojnë, por ai fare i qetë m’u përgjigj: - Jo, jo! Që do të më pushkatojnë atë e di mirë, jam i sigurt, sepse i kam dekonspiruar aty ku atyre u djeg më fort, por unë e bana timen.
- Të nesërmen ne u ndamë se Pjerinin e çuan në Burgun e Gestapos. - Ishte viti 1949, - kujton ish-i burgosuri Gjon Ljarja. Gjendesha i arrestuar në burgun e sigurimit, të quajtur Burgu i Gestapos. Tek një birucë-nevojtore, ku zakonisht ndrynin të dënuarit me vdekje, ato ditë kishin futur të dënuarin me pushkatim Pjerin Kçira...Një paradite dëgjova që u hapën hekurat e dyert dhe dikush u fut tek ai e sapo u largua, Pjerini filloi të këndojë me zë të lartë: “Por si fleta e ejllit të Zotit” e këngë të tjera patriotike... Nga darka mundi të më tregojë se i kishin komunikuar pushkatimin e se në drekë ishte takuar edhe me nënën dhe të fejuarën për të fundit herë para pushkatimit.
-Deshëm t’i japin shpresë, - vazhdon një tjetër dëshmitar, - duke i thënë se kemi ndërhyrë te Tuk Jakova e se do t’i falej jeta, por përsëri jo!
- Gjithçka ka marrë fund! - ishte përgjigjja e Pjerinit, - veç ju lutem më sillni një prift që të rrëfehem për të fundit herë. E nëse nuk do ta lejojnë si prift, le të maskohet e të veshet si fshatar e të vijë tek unë, se e pres patjetër për rrëfimin e fundit”. Më tej zoti Gjon Ljarja vazhdon: -Rreth orës 22 dëgjuam sërish zhurmë çelësash e dyersh, na e mori mendja. Pjerini filloi të thërrasë me zë të lartë: “Lamtumirë, ma bani hallall shokë!” E kështu, doli në oborr ndërsa zhurma e motorit të një makine që u nis përfshiu gjithçka. Pastaj, prapë heshtje varri...
Shënim: Pjesa e mësipërme është përzgjedhur nga botimi i ri i dr.Pjetër Pepës,
“Dosja e diktaturës”
Post Reply