Ali Pashë Tepelena

Shkruni qka dini per histori, vetni, msoni... ma mire se n'shkoll ko me u kan.

Moderator: AciDiuS

Post Reply
User avatar
lumiu.
Posts: 123
Joined: Thu Aug 27, 2009 4:46 am

Ali Pashë Tepelena

Post by lumiu. »

http://www.mesazhi.com/news_detail.php?id=14871

kush osht i interesum me dite qe ky njeri SKA BO KURGJO per shqiptar mundeni me lexu ma poshte...


Ali Pashë Tepelena

Autor: Shevki Sh. Voca

Qyteti i Tepelenës ngrihet mbi bregun e majtë të lumit të Vjosës, rreth 3 km më tej nga bashkimi me Drinosin, mbi një ngritje shkëmbore ndërmjet rrjedhës kryesore të lumit dhe përroit të Bënçës nga Kurveleshi i Sipërm. Në antikitet mali mbi lumë njihej me emrin Aeropus. Emri i Tepelenës ka prejardhje turke që don të thotë Kodra e Helenës, sepse sipas legjendës vendi dikur kishte pasur besëlidhje me fshatrat fqinje të Damësit e të Dragotit nën mbretëreshën vendëse, të quajtur Helena. Në afërsi të saj është gjetur një kështjellë e shek. IV-VI. Në vitin 1789 ajo u mor nga Ali Pashë Tepelena, ku ngriti sarajet e veta. Pashai aty ndërtoi një kështjellë, me tri hyrje dhe tri kulla, në një sipërfaqe prej mbi 4 hektarë.

"Origjina e familjes së Ali Pashës, sipas Sylejman Gylqes (shqiptar i lindur në Shkup më 1884, vdes në Stamboll 1955, ushtarak dhe bashkëkohanik i Mustafa Kemalit), ishte nga turqit e Anadollit e cila vinte nga familja e një dervishi mevlevi (sekt fetare islame pasues të Xhelaledin Rumiut, vërej. Sh. V.), të quajtur Nazif, i cili katër-pesë breza më parë kishte një qendër Mevlevi në qytetin e Kytahjas në Anadoll dhe më pas, kishte emigru në Ballkan. Ndërsa për gjyshin e Ali pashës, Gylqe thotë se quhet Muhtar bej, i cili ishte myteselim i Tepelenës dhe që kishte ra dëshmor në një fushatë ushtarake gjatë kohës kur kryeministër i Perandorisë Osmane ishte Damat Ali Pasha, kurse për Veliun, babën e Aliut, thotë se ishte nga paria e Tepelenës" . Është interesant që me këtë rast në lidhje me prejardhjen dhe origjinën e familjeve të mëdha shqiptare t'i referohemi kujtimeve të veprimtarit dhe diplomatit të shquar shqiptar Eqrem bej Vlorës, i cili thotë: "Gojëdhënat për zanafillën e pothuaj të gjitha shqiptare janë një përzierje e legjendës me të vërtetën. Dhe se ç'përqindje të vërtetë ka legjenda, kjo është vështirë të thuhet. Por për mendimin tim, vazhdon më tutje Eqrem bej Vlora, në Shqipëri ku populli dhe traditat e tij nuk janë prekur nga ndikime të tjera të huaja në atë masë sa edhe në vendet e përparuara, atyre u duhet dhënë një rëndësi më e madhe, aq më tepër që burimet historike janë të kursyera dhe të pasakta. Historianët osmanë dhe arkiva e tyre shtetërore i përmendin emrat e parë të shtëpive të mëdha vetëm atëhere kur ata kishin hyrë në historinë e sundimit osman, por edhe atëherë vetëm me emrin (e parë) dhe me titullin që u përket. Për të kaluarën e tyre, sidomos kur ata kishin qenë të krishterë, ato nuk flasin fare ose flasin shumë rrallë" .

Veli bej Tepelena me gruan e dytë Hankon e cila ishte nga Konica, kishte dy fëmijë; djalin Aliun dhe vajzën Shanise.
Babai i Veliut la pas tre djem. Veliu ishte djali i tretë dhe më i vogli, të cilin të mëdhenjtë e lanë pa trashëgimi, prandaj Veli beu ishte i shtrënguar të merret me hajdutëri. Pasi u pasurua dhe u përforcua në këtë mënyrë, me shokët e tij u kthye në Tepelenë. Vëllezërit e tij i dogji në shtëpin e tyre. Pas këtij rasti bejlerët e Tepelenës morën qëndrim të prerë që këtë ta bojkotojnë dhe ta dëbojnë nga krahina e tyre. Në vitin 1753 Veli beu u vra nga përfaqësuesit e një familjeje rivale. Aliu mbeti shumë i ri pa njërin prind. Nëna, Hanko ishte një grua trime, energjike dhe mjaftë e ashpër. Ajo për t'iu revanshuar bejlerëve të Tepelenës bëri marrëveshje me ish shokët e ngushtë të bashkëshortit, kurse fëmijën e saj, Aliun, që nga vegjëlia e mësonte për hakmarrje, urrejtje dhe ashpërsi ndaj armikut. Bejlerët e kasabasë së Kardhiqit, e cila i takonte Gjirokastrës kishin bërë shpifje për prishje të moralit ndaj nënës dhe motrës së Aliut. Hankoja, kur ishte edhe duke vdekur, Aliun e porositi që të mos harojë për hakmerrjen ndaj kardhiqasve, ashtu që e gjithë jeta dhe karriera e Aliut ishte dhe një hakmarrja e tij. Më vonë dot bëjmë fjalë se në ç'mënyrë Aliu kreu porosin e së ëmës për t'u hakmar ndaj Kardhiqiotve.

Data e saktë e lindjes së Ali Pashës nuk dihet; llogaritjet që janë shkruar deri më tani sillen nga viti 1732, 1740, 1741,1743, 1744, dhe1750. Por të gjitha burimet dëshmojnë se ka lindur në një familje fisnike myslimane shqiptare. Aliu lindi në fshatin Beçisht të Tepelenës,(dikun shkruan Kashisht të Tepelenës). Është një nga figurat më madhore dhe më komplekse të kombit shqiptar. "Ndoshta është shqiptari më i famshëm i të gjithë periudhës osmane" . Ali Pashë Tepelena kishte vazhduar rrugën e prindërve të vet, duke e filluar karrjerën e tij si kryetar i një bande hajdutësh që vepronte sidomos në Thesali dhe anës maleve të Pindit. Këto krahina administroheshin nga pashallëku i Beratit që kishte në krye Kurt Pashën. Një dit prej ditve Aliu arrestohet dhe sillet në Berat. Kurt Pashës i banë përshtypje bukurija mashkullore e djaloshit hajdut, mendja e tij e shkathët dhe zotësija në të folun. Prandaj,ai e amneston dhe vendos me mbajtë në konak si trim të rojës së tij personale. Aliut iu rrit mendja dhe një ditë muer guximin me kërkue për grue të bijën e Pashait. Mirëpo kërkesa e tij u refuzua dhe vajza u martua me Ibrahim Pashën e Vlorës. Kjo martesë e goditi Aliun si një thikë në zemër dhe ai ndjeu një urrejtje të pashuejtëshme kundër rivalit të tij më të lumtur. Rasti i parë që iu paraqit Aliut, ai, u arratis nga Berati dhe u bashkua me bandën e hajdutve. Kurt Pasha i zemruar dha urdhër që dezertori të shtihej në dorë, i gjallë apo i vdekur. Aliu gjeti strehim te Kapllan Pasha i Delvinës. Nëna i Aliut që vëzhgonte me kujdes çdo hap të tij e rregulloi martesën e Aliut me Gjylsymen, ( ndryshe Gjylsymen e quanin Emine) të bijën e Kapllan Pashës.Martesa u celebrua me salltanet të madh, Aliu asokohe i kishte 24 vjet .

Deri në moshën 25 vjeçare Aliu jetoi së bashku me të ëmën larg vendlindjes; më pas, me nxitjen edhe të së ëmës, ai u fut në rradhët e çetave në zonën e Tepelenës. Me një zemër luani që nuk dinte se ç'është frika dhe me një talent ushtarak të jashtëzakonshëm, pra falë aftësive të veta, ai brenda një kohe të shkurtë u bë lider i njërës prej çetave të asaj zone.

Aliu për gati 20 vjet (18), bëri një jetë kaçaku. Ai sulmonte dhe plaçkite fshatra e karavane në Shqipëri dhe Greçi. Pastaj filloi të ndërhynte në grindjet feudale, duke e mbajtur anën e Portës së Lartë. Ai vazhdimisht organizonte bastisje dhe inkursione
plaçkitëse kundër rivalëve të tij. Duke ndërhyrë dhe në konfliktet lokale të pronarëve të mëdhenj të tokave, ai tërhoqi vëmendjen e sulltanit dhe popullsisë vendase. Për këtë në vitin 1785 sulltani i dha atij titullin e pashait dhe e caktoi në detyrën e mytesarifit të Delvinës . Pas pak kohe Aliu u transferue në sanxhakun e Tërhallës për të vendosur atje qetësinë e tronditur, ku më 1786 muerr përsipër postin e mytesarifit të sanxhakut të Tërhallës . Një pozitë e tillë i hapi rrugën që të përdorte kompetencat për të vënë rregull dhe disciplinë në këtë rajon. Meqenëse brenda një kohe të shkurtër u tregua i suksesshëm në detyrën e tij, më 1787, u shpërblye nga sulltani duke i dhënë postin e dervenpashës së krahinave të Toskërisë dhe Thesalisë .Për Ali Pashën hyrja në shërbim të sulltanit ishte vetëm një shteg për të prue në vend ambicjet e jetës së tij. Tri gjana ishin që e shtynin me veprue: "Dëshira për me kriju pasuri, lakmija e pushtetit dhe pasijoni i hakmarrjes" , Ambicja e tij shtohej me suksesin, dhe kishte ditë kur Ali Tepelena ëndronte me u bë sundimtar i pamvarun i Shqipërisë dhe i një pjese të Greqisë.

Pushtimi i Janinës

Një qendër për të cilën pati shumë rivalitet e luftë ndërmjet familjeve feudale shqiptare ishte qyteti i Janinës, ku pjesa më e madhe e popullsisë ishte shqiptare. Janina aso kohe ishte një kaza e pasur dhe e zhvilluar, që konsiderohej qytet shumë i rëndësishëm për shkak të marrëdhënieve tregtare që kishte me Evropën. Në këtë kaza ishte krijua një rivalitet i madh mes disa familjeve të fuqishme të cilët pretendonin që secila për veti të vendosë kontrollin mbi te. Ambienti i tensionuar i krijuar në këtë kaza i dha mundësi Ali pashës që t'i kërkojë zyrtarisht sulltanit ta emëronte atë në këtë detyrë, duke shfrytzuar si pretekst pakënaqësinë e popullsisë lokale ndaj valiut, Izet Pashës. Meqenëse sulltani nuk i ktheu asnjë përgjigje, Aliu marshoi në Janinë kundër Izet Pashës, dhe e shtiu në dorë me dhunë më 1788, që e forcoi dhe e rriti nga Preveza deri në lumin Shkumbin . Në këtë kohë sulltani, duke marrë parasyshë kushtet e luftës me Austrinë dhe Rusinë, u detyrua ta mirratojë marrjen e Janinës prej tij. Pas kësaj Ali Pasha e emëroi të birin e vetë Veliun si mytesarif të Tërhallës.

Ekziston edhe versioni tjetër në lidhje me pushtimin e Janinës nga Ali pashë Tepelena të cilën ne për këtë rast dota paraqesim, me çrast sërish i referohemi librit të cituar më lart të Eqrem bej Vlorës: "Ali pashë Tepelena ishte sanxhakbej i Tërhallës dhe njëherësh i ngarkuari për sigurinë e rrugëve dhe të qafave në Ballkanin Jugperëndimor.

Ai shfrytëzoi vjegën e trazirave në sanxhakun e Janinës, erdhi me një fuqi mjaft të madhe ushtarake në Perama (fshat në bregun lindor të liqenit të Janinës) duke thënë se ka për
detyrë të rivendosë rendin. Përballë këtij rreziku bejlerët e shtëpisë së Asllan Pashalive (i pari i dinastisë së pashalive quhej Asllan Pasha, që sunduan në Janinë prej viti 1590-1786) u bashkuan dhe nga rradhët e tyre zgjedhin Asim beun, një djalë të ri dhe energjik, për komandant të trupave që duhej të mbronin Janinën. Mirëpo Ali pasha nuk ishte nga ata që tremben prej mburrjeve të një çunaku. Ndodhi një përleshje e përgjakshme, u vranë disa njerëz, por problemi mbeti i pa zgjidhur. Ali pasha nuk donte të futej me forcë në qytet, për të mos armiqësuar me banorët. Ai qëndroi në kamp dhe ndërkaq u mur vesh me të bijën e Tahir Pashës, gruan e ndarë të Ahmet beut (të dy nga dera e Asllan-Pashalive), që e kishte pallatin brenda kështjellës dhe që prej kohësh e shihte me simpati dhe admirim Ali Pashën. Ai i premtoi asaj ta marrë për grua, në rast se ajo e hap portën e kështjellës. Pasi u bë ujdia, një natë, Ali pasha, i shoqëruar nga disa besnikë të tij, kaloi liqenin dhe u ndodh para kështjellës: u hap një derë anësore dhe të gjithë hynë në pallatin e Zeliha hanëmit, ku, në praninë e një hoxhe, u lidh akti i martesës. Po atë natë Ali pashë Tepelena u kthye në kampin e vet, por tanimë si bashkëshorti i gruas më të pasur dhe më të rëndësishme të derës së Asllan Pashalive. Kjo martesë i ndau ata në dy parti: njera ishte me Ali pashën, tjetra kundër tij. Popullsia (me shumicë të krishterë dhe grekë) shpresonin se duke përkrahur emërimin e Ali pashës si sanxhakbej, do të mirrnin fund trazirat dhe do të arrinin barazin e të krishterëve me muslimanët. Ndaj nuk shkoi gjatë dhe nga Stambolli erdhi dekreti i emërimit të tij, ndërsa si sanxhakbej i Trikallës u caktua i biri i tij 17 vjeçar, Veli beu (pasha)" .

Ndonëse Ali Pasha ishte një njeri i pashkolluar, ishte shumë i aftë dhe i zgjuar. Arkeologu danez, Brondsted i cili për nevojat e zbulimeve arkeologjike me ekipin e vetë qëndroi një kohë pranë vezirit të madh, dhe për aq koh të qëndrimit ai shkroi një ditar i cili nuk u botua kurrë, por në arkivin e shtetit të Danimarkës, mund të gjendet sot. Arkeologut danez, Ali Pasha i la një përshtypje të pashlyeshme, i cili qe informuar deri në detaje për ngjarjet në oborret europiane dhe me një kujtesë fenomenale për çështje të tjera, Pashai shqiptar i bëri për vete udhëtarët e huaj. Bronsted në shënimet e veta për këtë takim hedhë dritë në një aspekt tjetër të panjohur të Pashait, atë të një burri shteti i cili nuk ishte i interesuar vetëm për intrigat e pushtetit, por edhe për çështje enciklopedike, historinë antike dhe arkeologjinë . Ali pashë Tepelena qysh kur hipi në fronin e Pashallëkut, populli e cilësoi si "Mbret i Shqipërisë" . Vendet të cilat gjendeshin nën
qeverisjen dhe administratën e tij, ai, duke i likuiduar bandat dhe hajdutët e ndryshëm në ato vende siguronte paqë dhe qetësi, gjithashtu bënte rregullimin dhe përmirsimin e
rrugëve dhe vendkalimeve. Kishte ndërtuar shumë kala dhe ura si dhe shumë ndërtesa të tjera të forta. Një biograf i tij shkruan: "Nuk mohohet fakti se gjatë sundimit të Aliut, Janina ishte bërë qendra më e qytetruar e Turqisë perëndimore", kurse sipas mendimit të Bajron-it, i cili Ali Pashën e njohu nga afër dhe e quajti "Piro i Ri" apo "Luani i Epirit" dhe "Bonapart", për Janinë thotë:"Janina qëndronte më nalt se Athina përsa i përket begatis, dituris dhe stërhollimit në sjellje dhe në të folun" , ndërsa për vet Aliun thotë,-Simpoziumet që u parashtronte të huajve dhe intelektualve të Janinës, të kujtonin simpoziumet e Platonit. . Vetë Janina kishte një rëndësi të pamasë ekonomike dhe kulturore. Ajo prej kohësh mbante raporte me vendet e bregut tjetër si Venediku, Padova dhe Livorno; në rrugë tokësore kishte kontakte të rëndësishme me Beogradin Sarajevën, Vjenën dhe qendra të tjera urbane. Lord Brugton (Hobhauz) e vlerësonte si qytetin më të rëndësishëm të Turqisë europiane pas Edrenesë dhe Selanikut dhe tregtarët e tij i konsideronte si një ndër komunitetet më të rëndësishme të rajonit.Të gjithë udhëtarët që shkonin në Janinë mbeteshin të befasuar nga lagjja tërheqëse e tregtarëve- në qendër kishte një kapali çarshi, domethënë një Pazar të mbuluar- me shtëpi të mëdha guri me oborre të brendshme dhe me kopshte, me stalla e me magazine. Brugton mendonte se në vitin 1809 qyteti kishte të paktën tridhjetë e pesë mijë banorë . Kurse sa i përket gjenezës së nismës dhe rritës së arsimit në Epir, përkatësisht në Vilajetin e Janinës, ajo që prej kohësh kishte pasur jetë të gjatë, madje do të thoshim që nga vitet e para të pushtetit osman. Një përbërje të tillë të sistemit arsimor e vijoi edhe më me ngulm Ali Pashë Tepelena, kryezoti i Janinës me hapjen e institucioneve të reja shkollore, për të vijuar më pastaj valitë osman . Lordi Brungton që cekëm më parë vërente se në vitin 1810 në Janinë ishin dy shkolla të mesme të afirmuara; "Më kryesorja drejtohej nga i mirënjohuri Athanasius Psalida dhe kishte 100 nxënës; tjetra nga profesori e bir profesori brez pas brezi…Valeno(familja e të cilit ka shërbyer në arsim prej më se treqind vjetësh). Kjo shkollë kishte 300 nxënës, financohej nga vëllezërit e famshëm Zosimeas, dy nga të cilët banonin në Itali dhe një në Rusi" . Shlollat e Janinës mund të mbështeteshin tek një trup mësimdhënës prestigjioz, në të cilën bënte pjesë edhe filologu Psalida dhe njeriu i shquar i letrave Georgius Sakellarius, autor i shumë punimeve të mirënjohura dhe mjek i Aliut. Këta akademikë, së bashku me bërthamën e oborrit të Aliut, përbënin elitën akademike të kohës; shumë nga këto figura luajtën një rol domethënës në lëvizjen greke për pavarësi. Xhon Koletis për shembull, i cili shërbeu si mjek personal i djalit të Aliut, Myftarit, dhe që shkroi dhe përktheu shumë vepra shkencore, u bë një nga figurat qendrore të Revolucionit Grek të 1821-shit . Në gjimnazin Zosimea u formuan jo vetëm grek por edhe shqiptar musliman dhe ortodoks. Prej ksaj shkolle kanë dalë shumë të rinj, të cilët më pas luajtën një rol të rëndësishëm në lëvizjet për pavarësinë greke dhe shqiptare.

Nxënësi i parë musliman i kësaj shkolle ishte simboli i pavarësisë babloku i urtë Ismail Qemali, ndërsa më vonë në këtë shkollë mësimet i vijuan Hoxha Tahsini vëllezërit Frashëri, dhe të tjerë. Ismail Qemali, në kujtimet e veta në lidhje me këtë na thotë: "Duke qenë i pari nxënës mysliman në atë kohë, u bëra objekt i një vemendjeje të veçantë, jo
vetëm për shokët e mi të shkollës, por edhe nga profesorët. Ruaj kujtimin më të mirë për këta mësues dhe ndiej një mirënjohje të thellë për kujtimin e Omer Efendiut e të profesor Çime, që çdo ditë vinin për të më dhënë mësime private, njëri për arabishten e tjetri për
frëngjishten. Një gjë që më argëtonte, ishte këmbëngulja e priftit grek, që vinte sipas zakonit çdo fillim muaji të bekonte shkollën, duke e spërkatur me ujë të bekuar. Ai
vazhdonte të më tregonte kryqin, megjithëse e dinte mirë që unë gjithnjë i shmangesha" . Kjo ngrehinë ishte e para shkollë moderne në gjuhën greke. Ali Pasha kësaj shkolle i kishte dhënë ndihmën e vet, duke mos e kuptuar se kjo shkollë greke në kryeqytetin e Toskërisë do t'i sillte shumë plagë popullit shqiptar .

Kur Aliu mori pashallukun e Janinës, ai me ndihmën dhe përkrahjen e dy djemëve të vet, dhe natyrisht me një ushtri që kishte pas veti, të cilës më vonë i kushtoi një organizim dhe një kujdes të veçantë duke i meremetuar kështjellat për nevoja ushtarake ai, i goditi feudalët rivalë, shfarosi bandat e hajdutëve dhe kusarëve, që në atë kohë ishin shumë të përhapur në Epir dhe në Shqipërinë e jugut, sa që udhëtimet ishin praktikisht të pamundura, dhe në këtë mënyrë në vendin e pashallëkut të tij u vendos një rend dhe qetësi. Ishte e qartë se Aliu synonte që në njëfarë mase të paraqitej si një sundues zemërmirë dhe mbrojtës, që përmirson ndjeshëm fatet e popullit duke i bërë territoret e tij më të hapura dhe duke i zbukuruar me ndërtesa të shkëlqyera. Këto vepra i shërbenin edhe për të mbrojtur veten nga një revoltë e mundshme e shtetasve të tij. Përmirsimi i komunikacioneve ishte në të mire të Aliut, si dhe në të mire të popullsisë së tij.

Vitet e rinisë që i kishte kaluar si kusar, Aliut ia kishin mundësuar që t'i njeh tokat me të cilat do të qeveriste më vonë. Udhëtarët e fillimit të shekullit XX si Liku dhe Brugtoni vunë në dukje se Aliu shpesh nuk gjendej në Janinë dhe se kalonte një kohë të konsiderueshme duke udhëtuar nëpër territoret e tij. Njohja e thellë e territorit ishte një nga themelet e forcës së Aliut dhe, për më tepër, duke vizituar zonat edhe më periferike, ai mblidhte të dhëna nga informatorë vendas në fshatra të ndryshëm. Kur në vitin 1809 Brugtoni dhe Bajroni po planifikonin të largoheshin nga oborri i Aliut dhe të niseshin për në Peloponez, vizitorët anglezë mbetën të befasuar ngaqë Pashai i njihte në mënyrë të përkryer të gjitha rrugët që mund të përshkonin në këtë udhëtim. Kështu, Aliu qeveriste në mënyrë shumë të centralizuar, duke u sjellë si një sundimtar shumë i kujdesshëm dhe shumë i pranishëm kudo. Ai bëri përpjekje të konsiderueshme për t'u kushtuar vëmendje edhe zonave më të largëta të tokave të tij dhe për të mbajtur mbi to një kontroll të plotë dhe të drejtpërdrejtë .

Aliu ishte i pamëshirshëm dhe brutal kundër të gjithë atyre që e kundërshtonin. Ai në fillim për ta fituar besimin e Portës së Lartë, luftoi kundra suliotëve heroik (Suliotët ishin shqiptarë të krishter të Sulit, jetonin në perëndim të Janinës ) që qeverisnin vetveten. Suliotët jetonin në afro 60 fshatra por vetëm me 1500 luftëtarë Për të pushtuar atë shpesh u orvatën ushtritë turke, por suliotët rezistonin me sukses. Mirëpo, vetë Aliu vendosi për të pushtuar atë. Përpjekja e tij u bë që në vitin 1792, me një ushtri disa herë më të madhe prej asaj të suliotëve, por u thye. Në vitin 1800 Aliu përsëri i sulmoi. Udhëheqësi i tyre i vërtet Boçari(mos të ngatërrohet me Markon e të njëjtit emër) kishte munguar. Pas një lufte të ashpër kundër fuqisë më të madhe, suliotët u thyen, por jo në tërësi. Me 1803 sulltani i urdhëroi Aliut që ta pushtojë gjithsesi Sulin. Suliotët luftuan si heronj, të udhëhequr nga prifti i quajtur Samuel, ofiqi i të cilit ishte"Last Judgment". Kur, me anën e tradhtisë, hendeqet e Sulit u pushtuan Samueli refuzoi të dorëzohet, dhe vendi kur ishte duke u pushtuar, një magazë e barotit qëllimisht u hodh në ajër, me ç'rast u likuiduan shumë miq dhe vetë Samueli . I biri i Ali Pashës, Muhtar beu i cili komandonte forcat rrethuese u dha Suliotëve besën e ushtarit se do të liheshin të lirë të shkonin me gjithë familjet e tyre në Parg të detit Jon, por Ali Pasha e shkeli premtimin dhe masakroi Suliotët ndërsa po shkonin në Pargë, dhe po atëher kur më nuk ishin në gjendje të mbronin vehten . Në tri ditë lufte u vranë 200 suliotë. U zunë të gjallë 55 veta, disa prej tyre të plagosur. Gratë kishin parë që nga manastiri Vasternicë fundin e burrave. Kur pushoi çdo krismë, gratë nisën krujën, u ngrit një ulërimë e madhe e shpirtit, që i ndali në vend ushtarët e nisur drejtë manastirit. Prej andej doli një varg i gjatë me 174 gra. Vargu i grave u drejtua nga shkëmbi dhe qëndroi grumbull reth tij. E para doli në majë Dhespoja, tundi shaminë dhe u hodh në humnerën e lumit. Pas saj tundi shaminë dhe u hodh Leni Boçari, e përcjellë nga klithma e përbashkët e grave. Tundja e shamive të bardha dhe përcjellja me klithmat e përbashkëta krijuan legjendën e "vallës së Zalonjës". Ushtarët kishin mbetur të shtangur .

Faktori kryesor që ndikoi në rezistencën e armatosur që i bënë Ali pashës banorët e krahinës malore të Sulit, nuk ishte sepse ata ishin të krishterë. Arsyeja ka të bëjë me natyrën luftarake të fiseve të kësaj krahine, çka është karakteristikë e të gjitha fiseve malësore, me shpirtin e ashpër, por krenar, dhe me dëshirën për të jetuar të lirë. Aliu nuk e kishte për zakon të përndiqte njerëzit për shkak të besimit fetar.

William Plomeri thotë se Ali Pashë Tepelena nuk karakterizohej nga ndonjë ndjenjë fanatizmi fetar, ishte mysliman me myslimanët, bektashi me bektashinjë dhe i krishterë me të krishterët; ashtu siç vazhdimisht ngrinte dolli për shëndetin e Shën-Mërisë, ashtu dhe mbante të varur në qafë një simbol të falur nga një dervish; këto thuhet se i bënte në
mënyrë të hapur . Nuk është e qartë se deri në ç'masë Aliu besonte tek Zoti. Kurse, W. M. Liku, i cili ishte nënkolonel i artilerisë në Angli, pastaj i ngarkuar me mision në Shqipëri dhe që qëndroi një kohë pranë Ali Pashës , vënte në dukje faktin se Aliu pinte verë haptazi. Por edhe sipas shumë tregimeve tjera, ai vërtet pinte verë, edhe pse me masë . Megjithatë pati të tillë të cilët luftën e Aliut kundër suliotëve e shihnin nga
këndëvështrimi fetarë. Haxhi Shereti, për shembull, në mënyr fare konvencionale, paraqet luftën e Aliut kundër suljotëve si një luftë fetare, duke iu referuar rebelëve ortodoksë si "din dushman" (armiq feje) . Aliu prirej të ishte më i rrept në praktikat fetare kur ishte për vizitë në territoret shqiptare ku kishte kaluar rininë e tij, ndërsa në mënyr të veçantë tregonte interes për besimin fetar vetëm kur mendonte se mund të nxirte ndonjë përfitim politik. Ndërsa Uliam Mileri në librin e tij "Perandoria Osmane" thotë se Aliu njihej për "shkatërrimin e paanshëm si të bashkësisë së krishterë ashtu edhe asaj muhamedane".

Por pavarësisht nga ajo që kemi shenuar në fillim të këtij shkrimi për prejardhjen e familjes së Aliut, e cila "rjedh nga familja e një dervishi i quajtur Nazif të ardhur nga Anadolli" të cilën na paraqet Sylejman Gylqe, dhe pavarësisht nga ajo se defterët, korespodencat administrative si dhe shkresat e instancave më të larta që shkruheshin më një gjuhë të rëndë greke që mund ta kuptonte vetëm ai , si dhe të dhënat që na ofrohen lidhur me konvertimin e familjes së Aliut nga krishterimi në islam dhe anasjelltas, ai, para se gjithash vehten e ndiente shqiptarë, e pastaj të tjerat vinin në rradhë.

Se në ç'mas kishte Aliu armiqësi dhe urrejtje të thellë ndaj suljotëve na tregon një ekspert ushtarak në artileri dhe avanturier i madh, i cili përkundër dëshirës qëndroi tre vite me rradhë (1816-1819) pranë Ali Pashë Tepelenës në Janinë, ku pati rast të shohë vuajtjet, peripecitë dhe përleshjet e ndryshme të disa njësive të armatës frënge me atë të Pashait. Në veprën e tij "Kujtime nga Greqia dhe Shqipëria" e paraqet Ali Pashë Tepelenën si njeri të pa shpirtë gjakëpirës dhe satrap. Ky ishte hebreu Samson Cerfler de Mendelsheim, identiteti i të cilit është i dyshimtë, sepse ka vende ku shkruhet për te se ishte franqez dhe që quhej Besjer, por edhe se ishte i konvertuar në fenë islame me emrin Ibrahim Manzour-Efendi .

Manzur efendiu në kujtimet e veta, në mes tjerash ku bëhet fjalë për suljotë na hedh një notë reale tragjike, me ç'rast na përshkruan fundin e jetës së Emines gruas së Aliut. Ai thotë: "Duke paraparë fatkeqsitë që do të ngjasin me rrëzimin e
Sulit, Emineja, shoqe e Aliut dhe mëma e Muhtar dhe Veliut, vete dhe i lutet të shoqit që të jetë shpirtmadh, i mëshirshëm. Duke dëgjuar fjalën Sul dhe suljotë, Ali Pasha
egërsohet dhe qëllon me kobure mbi të shoqen; Emineja nuk u plagos, por ra e mekur; shërbëtoret e heqin në haremllëk, po Aliu ka remorde (brerje ndërgjegjës), ka frikë se mos e vrau dhe kërkon që ta shohë; gratë trëmben dhe mbyllin derën; Aliu e thyen dhe rend në odën që ndodhet Emineja; kjo tmerrohet duke kujtuar se vjen ta therë, e zënë konvulsionet (ngërqet Sh. V.) dhe atë natë vdes. Aliu këtë pamje, këtë kujtim se paska harruar kurrë, natën shpesh here i shfaqesh hija e së shoqes dhe me lebeti thirkesh: Ime shoqe, ime shoqe, po më shikon! Edhe dhjetë vjet pas kësaj ngjarjeje satrapi nuk guxuakesh të flerë vetëm në një odë" .

Aliu pasi u emrua nga sulltani për pasha të Janinës ai me një rritëm të furishëm shtriu pushtetin e tij jo vetëm mbi krahinat e Shqipërisë së Poshtme, por edhe në viset greke të Tesalisë. Ali pashë Tepelena nuk lëkundej para asnjë akti uzurpues ose krimi në të gjithë Shqipërinë e Jugut, me qëllim që të forconte autoritetin e tij. Aspiratat dhe synimet ekspanzioniste të tija nuk kishin të ndalur. Ai brenda një kohe të shkurtër i përmirësoi pozitat e veta. Qysh në ditët e para shpalli se do të aministronte me drejtësi, do të vendoste qetësinë e brendëshme, do të ndiqte shkaktarët e trazirave dhe do të trajtonte njësoj të gjithë banorët, si shqiptarët edhe grekët, si myslimanët edhe të krishterët. Për të siguruar qetësinë vendosi garnizone ushtarake në qendrat kryesore të pashallëkut. Kundër atyre që shkaktuan trazira shpërtheu pesha e dënimit të pamëshirshëm të organeve të Aliut.

Në të njëjtën kohë Ali Pasha i kushtoi kujdes të veçantë edhe grumbullimit të të ardhurave fiskale. Për këtë qëllim vuri dorë mbi pasuritë e feudalëve të aratisur ose të burgosur, dhe mbi çifligjet e tyre së bashku me fshatrat që kishin në derebejllëk. Pjesën më të madhe të çifligjeve e ktheu në pronë personale. Pjesën tjetër ua shpërndau agallarëve të vet. Nga këto të ardhura u dërgoi dhurata dhe ryshfete të majme funkcionarëve të lartë të Stambollit. Me anën e dhuratave ai largoi dyshimet e qeverisë turke dhe siguroi kështu fermanet me të cilat sulltani e njohu atë sundimtar të Janinës, ndërsa birin e tij Veli Pashën, mytesarif të Tërhallës.

Me të hollat që grumbulloi Aliu filloi ndërtimin dhe meremetimin e kalave si dhe organizimin e një ushtrie të përherëshme e të disiplinuar. Me të përgatitur ushtrinë, Ali Pasha filloi më 1789 fushatën për zgjerimin e sundimit të vetë. Vështrimin e parë Ali Pashë Tepelena, e hodhi drejt limanit bregdetar të Artës. Arta ishte pas Janinës qyteti i dytë kryesor i Epirit. Si skelë në detin Jon, Arta lehtësonte marrëdhëniet tregëtare të Janinës me tregjet mesdhetare. Ai dëshironte të sundoi krahinat të cilat administroheshin nga funkcionarët e emruem me dekret të sulltanit.

Pasi e nënshtroi Artën, Ali Pasha iu drejtua Toskërisë, me pretekst se do të vendoste qetësinë. Në të njëjtin vit Aliu nisi ushtritë e veta bashkë me bandat e martallozëve grekë drejt luginës së Vjosës. Gjatë kësaj fushate ai nënshtroi Konicën, Përmetin, Këlcyrën, Libohovën,dhe Tepelenën. Këto vise ishin nën vartësinë e sundimtarit të Pashallëkut të Beratit, Ibrahim Pashë Vlorës, ( ky ka qenë daja Ismail Qemalit, Sh.V.), i cili kishte zënë vendin e Ahmet Kurt Pashës vjehrit të vetë. Midis këtyre dyve plasi një konflikt i armatosur i cili zgjati shumë. Ibrahim Pasha u orvat t'i kthente me forcë prapa territoret e humbura, por, nuk ia doli dot. Pasoi një marrëveshje me të cilën Ali Pashë Tepelena e martoi djalin Muhtarin me vajzën e Ibrahim Pashës. Më vonë Aliu lidhi krushqi të dytë me Ibrahim Pashën duke e martuar djalin tjetër Veliun, me vajzën e dytë të tij. Kështu dy djemtë e Aliut u martuan me dy vajzat e Ibrahim Pashës. Por, përkundër krushqis së dyfisht, veziri i Beratit nuk shpëtoi nga inati gjakpirës i Ali Pashës. Ky duke qenë një mjeshtër i madh i intrigave nga prapashpina e filloi një fushatë me plot ç'pifje kundër Ibrahim Pashës, duke bind Portën e Lartë se ky kishte marrëdhënie me Francën. Rezultati i kësaj fushate të shkurtër qe i favorshëm për Ali Pashën. Ai arriti ta kapë Ibrahim Pashën të cilin e burgosi në Janinë, i cili u keq trajtua dhe pas 12 vjetësh vdiq në burg. . Tashti Ali Pasha brenda kufijve të Pashallëkut të Janinës, përfshiu viset qendrore të Toskërisë, që mori nën kontrollin e tij territoret deri tek bregdeti i Jonit.

Ali Pasha bëri shumë vjet luftë për me shkatrrue vetqeverisjen e disa vendeve dhe qyteteve, të cilat e gëzonin shekuj me radhë, për këtë përkrahej edhe nga Porta e Lart. Në vitin 1793, Ali Pasha përfitoi nga marshimi i ushtrisë osmane drejt Shkodrës kundër Bushatlinjve për të vënë nën kontroll kazanë e Korçës dhe sanxhakun e Ohrit. Ndër betejat më të ashpra të Ali Pashës ishin ato për nënshtrimin e popullsisë së krahinës së vetëqeverisur të Sulit, për të cilën shkruam më herët, e cila qe shkatrruar plotsisht. Mbas këtyre sukseseve Ali Pasha emrohet për bejlerbej të Rumelisë. Kjo ishte pozita më e nalt që ekzistonte në Perandorin Osmane. Zotëruesi i Janinës dëshironte me marrë edhe pashallëkun e Shkodrë, por s'pati përgjigje të favorshme se pashallarët Bushatlinj ishin bërë çifligarë të mëdhenj. Nuk bëhej të luanin dy akrobat në një tel . Me një politikë të tillë, që përkrahej nga pushteti turk, Ali Pashë Tepelena ia doli në krye me sajua një krahinë të gjerë, mbi të cilën ushtronte sundimin e vet. Në këtë kohë tërë Peloponezi, Greqia kontinentale, Shqipëria e Jugut dhe një pjesë e madhe e Maqedonisë ishin nën mbikqyrjen e tij. Në të gjitha këto vise pushteti i sulltanit ishte vetëm nominal dhe Ali Pasha, si i besuem i sulltanit n'at krahinë, plotsonte vetëm disa detyrime të një karakteri mjaft të kufizuar .

Ali Pasha kishte kriju një aparat administrativ të përbërë nga fëmijët, nipërit dhe bashkëpunëtorët e tij. Ai ishte në pozitën e një sundimtari apsolut e të fuqishëm. Pranë kishte krijuar si organ ndihmës dhe këshillimor një Divan të përbërë prej shtatë vetësh: Thanas Vaja, Dalip Përmeti, Jusuf Arapi, Tahir Abazi, Meço Bono, Ali Gega, dhe Ilijaz Poda. Kurse një rol mjaft të madh e luante Omer Pashë Vrioni, kryekomandant i ushtrisë. Ndërsa ndihmës të Ali Pashës për punët e jashtme ishin një grup sekretarësh që njihnin
gjuhët kryesore të Evropës . Këshilltarë kryesor që i mbante afër Ali Pasha ishin njerëz nga borgjezia greke e Janinës si; Stavro Çapallano, Mantho Ekonomi etj. Por kishte edhe ekspertë të çdo lloji që kishin shkue nga të gjitha anët e Evropës për me i shërbye Pashës së Janinës. Ekspert i artileris ishte Samson Cerfler de Mendelsheim i cili kishte marrë emrin Ibrahim Manzour Effendi, për të cilin kemi bërë fjalë më heret, një francez i quajtur Charbonnel, ky ishte zënë rob nga kusarët e detit dhe ishte pru në Janinë, kishte hy në shërbim të Ali Pashës si mësues në shkollën ushtarake që kishte themelue ai vet, disa Grekë dhe Izraelitë punonin si sekretarë. Ushtria e Ali Pashës rekrutohej në mes të Shqiptarëve të çdo feje dhe krahine, ashtu edhe në mes të Grekëve, ndërsa aventurjerë të shumë kombësive mbushnin radhët e këtyre trupave mercenare. . Pra Aliu kishte krijuar një ushtri të re mbi bazat e parimeve ushtarake evropiane, e cila përbëhej nga këmbësoria, kalorësia, artileria dhe një flotë e vogël luftarake, me detarë himariotë, ulqinakë dhe grekë. Në kohë paqe pashallëku kishte një ushtri prej 15000 vetësh. Ushtarët rekrutoheshin me detyrim dhe me pagesë. Në kohë lufte numri i tyre, sipas rastit, dyfishohej ose trefishohej. Përveç ksaj, Aliu kishte ngritur punishte për prodhimin e barutit dhe fabrika për derdhjen e topave.

Në dallim nga pashallarët e tjerë, ai krijoi armën e policies dhe rrjetin e informacionit, shef i të cilit ishte Tahir Abazi i cili varej drejtpërdrejt nga veziri. Ai kishte organizuar një rrjetë të gjerë informatorësh të shpërndarë jo vetëm në krahinat e ndryshme të pashallëkut por edhe në oborret e sundimtarëve fqinj, në pallatin e sulltanit dhe në kryeqytetet e shteteve të mëdha të Evropës .

Duke marrë parasysh, se ushtria e tij përbëhej prej një larmie të struktures etnike dhe fetare, ai fuqin kryesisht e mbështeste tek shqiptarët. Pothuajse e gjithë kasta drejtuese dhe komandantët e ushtrisë që ishte nën urdhërat e tij, ishin shqiptarë. Meqenëse shumica e popullsisë së rajonit i përkiste sektit mysliman bektashian, Ali Pasha e intensifikoi veprimtarinë e tij në fushën fetare dhe kështu i hapi rrugë përhapjes së mëtejme të Bektashizmit në këtë rajon. Nga njëra anë, ai zhvilloi marrëdhënie personale me bektashinj, kurse nga ana tjetër, ndërtonte për ta teqe nëpër fshatra ku i dërgonte dervishët bektashi për t'i përgatitur si pasues të tyre. Në këtë kohë marrëdhëniet në mes bektashinjve dhe sultan Mahmutit II ishin tensionuar, dhe Ali Pasha përpiqej të përfitonte nga kjo, duke iu dalë në përkrahje bektashinjve me qëllim që të fuste nën kontrollin e vet institucionin e Jeniçerëve
User avatar
lumiu.
Posts: 123
Joined: Thu Aug 27, 2009 4:46 am

Re: Ali Pashë Tepelena

Post by lumiu. »

Aliu kishte arkën e pashallëkut dhe atë personale. Arka e Pashallëkut mbante të ardhurat nga sipërmarja e taksave, të timareve, ziameteve dhe mukatave, kurse ajo
personale merrte të ardhurat nga pronat, çifligjet, dyqanet, fabrikat dhe një pjesë të të ardhurave nga taksat shtetërore. Ai zakonisht i dërgonte Stambollit, pjesën që i takonte.
Thesari i pashallëkut, çelsin e të cilit e mbante vetë Aliu, ishte përherë plot. Në shpenzime Ali Pasha tregohej kursimtar i fortë. Asnjë shpenzim i buxhetit të pashallëkut nuk kryhej pa dokument të aprovuar prej Aliut. Në varësi të qëllimeve që i kishte vënë vetes, Aliu u përpoq, të shfrytzonte në dobi të vet gjendjen e vështirë të pushtetit qendror dhe të krijonte lidhje me armiqtë e shtetit osman. Ai mori në sipërmarrje të ardhurat e skelës së Artës, e cila i siguronte pashallëkut daljen në det si dhe taksat e qytetit të Korçës .

Kushtet në të cilat gjendej n'at kohë Perandoria Osmane, forcimi i luftërave dhe i lëvizjeve kombëtare te popujt e Ballkanit dhe situata e ndërlikuar në Europë, në kohën kur Bonaparti depërtonte me shpejtësi kah Moska, si duket shkonin në favor të Ali Pashës. Prandej ai në krahinën e vet zbatonte të gjitha masat që i ndërmerte atëhere një
sundues i vërtet. Në ato vende ku shtrihej sundimi i tij ai, vendosi gjygje, bëri mbledhjen e tatimeve, themeloi postën, përpiqej me ndihmue disa degë të zejtaris dhe ndërmuer një mori masash tjera. Përveç vetes dhe fëmijëve të tij, ai nuk lejoi kategorikisht asnjë pjesëtar të kastës ushtarake që të bëhej pronar çifligjesh tokësore. Kjo situate krijoi një hendek të madh në marrëdhëniet midis Ali Pashës dhe fshatarëve që punonin në këto çifligje .

Në veprimtarin e vet politike, Ali Pasha mbështetej në pushtetin qendror, derisa më në fund ai nisi me i kundërshtue edhe vetë sulltanit. Kështu, ai nuk e muer parasysh urdhërin e sulltanit që t'i dërgonte ushtri kundër Mahmut Pashë Bushatit, vezirit të Shkodrës. Por, Ali Pasha u përpjek me të gjitha forcat që të dobësoi autoritetin e vëllaut të Mahmut Pashës, Ibrahimit. Meqenëse, një pjesë e popullsisë myslimane e qytetit të Shkodrës kishte rebelu kundër Bushatlinjëve, atëhere në krye të kësaj opozite u gjend Ibrahim Pasha i cili personalisht shkoi në Stamboll dhe kërkoi ndëshkimin e të vëllait.Për këtë qëllim Ali Pasha ndihmoi fiset e Mirditës, në përpjekjet e tyre që të shkëputeshin prej pushtetit t'Ibrahimit, e madje në këtë drejtim ia duel në krye. Ibrahim Bushati i cili pas vdekjes së vëllait Mahmutit e zuri kolltukun e valiut të sanxhakut të Shkodrës, ashtu që sundimi prap vazhdoi të ruhej në duart e familjes Bushati. Ky ishte njeri i sulltanit, pra, ishte proosman. Por, përkundër ksaj ai arriti që të fitojë mbështetjen e popullsisë vendase.

Ibrahim Pasha vdiq në vitin 1810, ndërsa në vend të tij erdhë Muastfa Bushati, me të cilin Ali Pashë Tepelena kishte lidhje miqsore. Ali Pasha e kishte dhënë mbesën e vetë, Aishe, e cila ishte e bija e Veliut dhe pashë i Trikallës, për Mustafa Bushatin. Kronistët shkruajnë se kishte qenë darsëm e madhe me nja tremijë darsmor, ku në tri ditët e para të darsmës, ishin regjistruar 15000 krerë bagëti e imët dhe 500 kuaj e mëshqerra. Të gjitha këto dhe shumë barrë me stofra e ushqime, ishin peshqeshe për martesën e Aishesë,
mbesës së Vezirit, me Mustafa pashë Bushatliun . Ali Pasha bëshkë me Mustafa Bushatin hartuan një plan me të cilin kishte me u sigurua një llojë autonomie për viset e
Shqipërisë. Por, ky plan nuk u realizue, për shkakë të interesave personale dhe të aspiratave partikulariste të ndërlikuara. Midis këtyre dyve u krijua një rivalitet, pasi që
Ali Pasha i Janinës pas pak kohe në vitin 1812 ndërmori inkursione ushtarake për zgjerimin e territoreve të tij në dëm të pashallëkut të Shkodrës. Marrëdhëniet e Mustafa pashës me sulltanin kundër Ali Pashës përfunduan me rrënien e pashallëkut të Janinës . Mustafa Pasha qëndroi ngushtësisht me sulltanin deri në Luftën ruso-turke 1828-1829 .

Meqenëse Ali Pasha ishte një sundimtar i një pashallëku me një pozicion strategjik për marrëdhëniet e Stambollit me fuqitë evropiane, ai pati një politik të jashtme tepër aktive. Për nevojat dhe interesat e tyre, shtetet e fuqishme të kohës qoftë ajo Franceze apo Angleze nëpërmes diplomacisë përpiqeshin që ta përvetësonin Ali Pashën, e gjithashtu në këtë drejtim punonte edhe Rusia cariste. Marrëdhëniet dhe afrimet e tij herë me njerën e herë me tjetrën fuqi, nuk ishin të përcaktuara vetëm nga qëndrimet e Portës së Lart, por në disa raste edhe nga interesat e tij politike. Fuqitë evropiane si Rusia, Franca dhe Anglia vendosën lidhje të drejtpërdrejta me Pashallëkun e Janinës dhe akredituan përfaqësuesit e tyre diplomatikë pranë Ali Pashë Tepelenës . Marrëdhënie diplomatike të ngushta dhe të veçanta me Ali Pashën vendosën Britania dhe Franca. Por duhet cekur se edhe ai vet ishte i etur për aleanca të tilla, madje edhe kur këto aleanca ishin një shkelje e hapur e qëndrimeve diplomatike zyrtare të Shtetit Osman. Me që këto dy fuqi e konsideronin pashanë si një faktor madhor në gjeopolitikën e kohës, ata për këtë emruan konsujt e vet në Janinë. Franca kishte derguar për konsull Fransoa Pukvilin (1770-1838),
ndërsa Anglia, Uilliem Martin Likun (1777-1860). Të dy këta të akredituar kanë lënë pas shkrime me kujtime interesante të kaluara në Janinë.

Fransoa Pukvili kishte studiuar teologjinë, por Revolucioni Francez e ndalon të bëhet prift. Ai pastaj vazhdon studimet në mjekësi në të cilën edhe doktoron, por ai më tepër u mor me profesione të tjera si gjeologji, etnografi, etnopsikologji, histori të disa popujve të Ballkanit, veçmas të grekëve dhe të Greqisë. Pukvilli përafër nëntë vjet qëndron pranë Ali Pashë Tepelenës në Janinë (mars 1806-shkurt 1815), si konsull i përgjithshëm frëng. Me shpresë se do ta bënte për vete Napoleonin për qëllime të pavarësisë dhe të zgjerimit të pashallëkut të tij, Pashai i Janinës sillet në fillim shumë miqësisht me këtë diplomat. Ai lirisht korrespondon, i viziton apo i pranon në vizitë shumë shqiptarë epirot e të tjerë. E shoqëron edhe vetë Aliun në shumë ekskursione dhe vizita. Në këtë kontekst është shumë me rëndësi se nën autoritetin e këtij veziri, Pukvilli i pajisur me një pasaportë dhe i shoqëruar me një ushtar të tij dhe shumë përcjellës të tjerë, në pranverën e vitit 1807 bën një udhëtim të gjatë udhëpërshkrues nëpër shumë vise e krahina të Shqipërisë Veriore… Pas kthyerjes së tij në Francë do t'i përpunojë dhe sistemojë ato për t'i botuar në veprën "Udhëtimi në Greqi", Paris 1820. Ajo përbëhet prej tri vëllimeve me gjithsej 1760 faqe. Vëllimin e dytë ua kushton shqiptarëve si etnos, dokeve e zakoneve, prejardhjes, gjuhës, veshjes, kushteve të jetës dhe mënyrës së jetesës etj. Më vonë ai e riboton atë me titullin "Udhëtimi nga Greqia", Paris 1826-1827. Me rëndësi për shqiptarët është edhe vepra e tij "Kujtim mbi Greqinë dhe Shqipërinë gjatë sundimit të Ali Pashës" .

"Mjerisht urrejtja e Pukvilit kundër Ali Pashës, cinizmin që e ka pasur kundër këtij despoti e shtyjnë autorin të shkruajë kundër shqiptarëve, duke mos pas as më të paktën simpati për këtë race. Mbase edhe dy shkaqe të tjera kontribuan për opinionin e tij:

E para gjendja turbulente në të cilën ndodhej vendi ynë, luftat e parreshtura në mes vendasve, keqësia dhe pamëshirësia e rrëfyer në këto zihje dhe, aq më tepër akoma, gjakëftohtësia dhe pëlqimi sadist me të cilët Ali pasha dhe familja e tij derdhnin gjakun e njeriut;

E dyta simpatia e madhe e autorit për grekët, një admirim dhe adhurim intelektual rrjedhur prej studimit të literatures antike", shkruante Lumo Skendo (Mithad Frashëri), në Diturija, 1927,nr. 1, f. 1-14 .
Episod tragjike për Pukëvilin ishte kur Aliu arrinë me njerëzit e tij t'i vjedhë e t'i lexojë raportet e tij ndaj qeverisë franceze si dhe përgjigjet e të dytëve përpara se të arrinin në duart e secilës pale, kështu Aliu i dinte edhe qëllimet e Pukëvilit dhe ato të qeverisë franceze… Kur më vonë Pukëvili e mësoi këtë gjë, luajti mendsh, por Aliu, duke qeshur e përshëndeti me qetësi dhe paternalisht kur ai largohej nga Janina: " Mësova,- i tha,- gjithçka, që shkruaje kundër meje dhe të lavdëroj për zilinë. Të lumtë! Punove mjaft mirë për padronin tend dhe madje me tepricë" . Ali Pasha këtë konsull e quante "Qafir Pukvil".
14
Uliam Martin Liku ishte ushtarak dhe diplomat anglez, studiues i lashtësisë dhe njohës i vendeve të Ballkanit. Liku kreu misione të rëndësishme për qeverinë britanike në pjesë të ndryshme të Perandorisë Osmane. Liku në Ballkan për herë të parë shkel në vitin 1802 në Athinë, ndërsa në Shqipëri vjenë kah fundi i vitit 1804. Gjatë viteve 1804-1807 kur mendohej se francezët mund të sulmonin Shqipërinë dhe Greqinë, ai ngarkohet me mision nga qeveria angleze me pëlqimin e Portës së Lartë, të bëjë kërkime topografiko-ushtarake në Shqipërinë e Jugut dhe në Greqi. Në vitin 1807, pas fillimit të luftës Anglo-Turke, me ndihmën e Ali Pashë Tepelenës, Liku arrin që në bisedimet me Portën e Lartë, të vendoset paqja midis Anglisë dhe Turqisë. Pas kësaj në vitin 1809 ai emërohet përfaqësues (agjent) diplomatik i Britanisë së Madhe pranë oborrit të Ali pashë Tepelenës në Janinë .

Marrëdhëniet mes Aliur dhe kapitenit Lik duket se kanë qenë të paqarta. Deri në fund të qëndrimit të tij në Janinë, Aliu vazhdoi t'i drejtohej Likut me letrat e tij si "Miku im më fisnik dhe i dashur", por në realitet nuk duhet të ketë gjithmonë kështu. Në fakt,
gjatë muajve të parë të qëndrimit të Likut në Janinë, ku francezët ende zotëronin ishujt jonianë, Aliu i dha të kuptonte se e konsideron Likun jo vetëm si një të dërguar britanik, por edhe si një peng të mundshëm. Kështu, ai u shkroi britanikëve në mënyrë shumë të
qartë se nëse do ta braktisnin, duke e lënë pa ndihmë përpara rrezikut francez që po ravijëzohej, ai nuk do të nguronte fare ta mbante Likun të burgosur politik, shkruan në kujtimet e veta Robert Aderi ambasador i atëhershëm britanik në Stamboll .

Liku e takoi për herë të parë Aliun më 1807, (sipas librit "Bonaparti musliman", shkruar nga Katherine Fleming, kurse Shpëtim Mema në librin "Shqipëria dhe shqiptarët në veprat e udhëtarëve anglezë" shkruan se Liku gjatë arritjes së tij në Tepelen në prag të vitit të ri 1805 takohet me Ali Pashën), kur britanikët e dërguan në Janinë për ta pyetur Aliun se çfarë do të bënte nëse qeveria osmana do të humbiste kontrollin mbi territoret e saj europiane. Liku ishte porositur t,i premtonte Aliut se nëse do të deklaronte pavarësinë në rrethana të tilla, ai mund të mbështetej në asistencën navale britanike kundër Francës dhe Rusisë. Liku e dinte mirë se në oborrin e Aliut kishte agjent francezë, ndaj u përpoq të garantonte fshehtësinë e iniciativës britanike, duke shkuar te një port i paracaktuar, në bregdetin shqiptar, ku e dinte se Aliu merrte letra të huaja drejtuar Janinës…Kështu Liku bëri sikur u largua, doli për ca milje në det, dhe pastaj u rikthye natën në vendin e fshehtë të paracaktuar, në plazhin në veri të Prevezës.

Liku gjatë periudhës së viteve 1804-1810, kishte ndërmarr një sërë udhëtimesh nëpër Shqipërinë e Jugut, në Greqi dhe në Maqedoni. Të dhëna mjaftë interesante ai merr prej agait të Kardhiqit, Demir Dostit, prej të cilit arrin të mbledh informata të shumta për gjendjen ekzistuese politike në vend dhe për ndarjen gjeografike, etnike dhe administrative të Shqipërisë në këtë kohë. Ndësa Likun gjatë vizitës së tij që i bëri Sulit të famshëm, e shoqëroi Petro Korçari, kryearhitekti i pashait të Janinës. Anglezi Likë, përshtypjet e tija nga udhëtimet e kaluara dhe qëndrimet pranë oborrit të sundimtarit të Janinës, shumë vjet më vonë, në vitin 1835, i boton në veprën e tij " Udhëtimi në Greqinë e Veriut". Megjithatë, konkluzionet e kërkimeve të tij gjatë këtyre udhëtimeve, ai i jep që në veprat më të hershme të tij " Kërkime në Greqi", "Përmbledhje historike e Revolucionit Grek", dhe më pak në veprën tjetët trevëllimshe "Udhëtime në More". Por me këtë rast nuk duhet me lënë pa u thënë se Liku përveç që ishte një përfaqësues dhe zëdhënës i një fuqie më të madhe të kohës si dhe shkencëtarë i profesionit, ai është gjithashtu edhe një nga studiuesit e parë të huaj dhe autori më i rëndësishëm anglez i shek. të kaluar që ngre dhe trajton problemin e gjuhës dhe të prejardhjes së popullit shqiptar . Për Likun dhe Pukvilin të cilin e përmendëm më parë mund të shkruhet edhe shumë më tepër, por ne për shkak natyrës së këtij shkrimi nuk vazhdojmë më tepër.

Franca ishte fqinji më i afërt i Epirit, pasi që traktati i Kampo Formios i nënshkruar më 17 tetor 1797, komfirmonte zotërimin francez mbi ishujt jonianë dhe fitorja e 1805-ës e Napoleonit mbi forcat austriake në betejën e Austerlicit që përfundoi me marrjen e Dallmacisë nga Franca. Shtatë ishujt në Detin Jon ishin: Korfuzi, Qefalonia, Zante, Santa Maura, Itaka, Cerigo dhe Pakso, nga të cilat më e rëndësishmja ishte Korfuzi për shkak madhësisë dhe pasurisë që kishte.

Përfaqësuesi francez, Pukvili ia kishte soll Aliut premtimin e Bonapartit se do ta ngarkonte me qeverisjen e Korfuzit nëqoftëse ky do të merrte pjesë në dëbimin e Rusëve nga ishulli. Pas plasjes së luftës ruso-osmane më 1806 , Aliu arrestoi konsujt rusë në
territorin e vet dhe sulmoi ishullin e Shën-Maurës, por rusët ngritën kundër tij feudalët çamë dhe martallozët grekë.

Në anën tjetër marrëveshjet spektakolare ndërmjet carit dhe perandorit u nënshkruan në Tilsit, në Prusinë lindore, në korrik të vitit 1807. Aleksandri ishte zotuar se do të hynte në luftë me Napoleonin kundër Anglisë ndërkohë që perandori francez mori masa për prishjen e marrëdhënieve me Turqinë. Kishin kaluar njëzetvjet nga marrëveshja e Rusisë me Anglinë për luftë kundër Francës. Në mënyrë krejt të paturpshme, Perandori Napoleoni e tradhëtoi sulltanin, në momentin kur pa se për Francën ishte shumë më e favorshme një aleancë me Rusinë. Megjithatë, kjo lidhje ishte një rrezik shumë i madh, që nuk mund të sigurohej me një shtrëngim duarsh. Mosmarrëveshjet linden në momentin e shqyrtimit të problemit të ndarjes së provincave turke. Kur Aleksandri kërkoi ta merrte për vete Kostandinopojën, Napoleoni u përgjigj: "Kostandinopojën! Kurrë! Është perandoria e botës!" . Kjo përgjigje e nxehtë si dhe përgjigjet të tjera të këtij lloji të paraqitura në të ardhmen, tregonin qartë se Napoleoni kishte synimet e tij mbi Kostandinopojën si qëllim përfundimtar të fushatave të tij pushtuese. Dhe Napoleoni përsëri i ripushtoi të Shtat Ishujt dhe territoret e varura prej tyre, midis tyre dhe Pargën, duke shkaktuar kështu tërbimin e madh të Ali Pashës së Janinës.

Gjatë bisedimeve në Tilsit, Ali Pasha dërgoi përfaqësuesin e tij për t'i kujtuar Bonapartit premtimin e dhënë mbi Korfuzin, por ai as që e përfilli atë. Atëherë Aliu u bë pengesa vendimtare në planet e Bonapartit për marrjen e Butrintit, gjoja për të mbrojtur më mirë kanalin e Korfuzit, ndonëse Porta e Lartë e kishte dhënë pëlqimin për një veprim të tillë. Në shkurt të vitit 1808 gjenerali Bertje kërkoi me ultimatum dorëzimin e Butrintit. Ali Pasha këtë ultimatum ia bëri të ditur popullit shqiptar i cili e përkrahu qëndrimin e tij. Bonaparti hoqi dorë nga Butrinti . T,u shkëpusje ishujt francezëve nuk ishte detyrë e thjesht. Bonaparti e kishte kuptuar rëndësinë e fitores së tij. Në kujtimet e tij ai nënvizon
rëndësinë e ishujve jonianë që, së bashku me zotërimet e tjera franceze, i siguronin praktikisht një kontroll të plotë mbi Mesdhe. " Më duket,- shkruante Bonaparti,- se maksima e parë e Republikës që tani e tutje duhet të jetë të mos braktisë kurrë Korfuzin, Zanten, etj. Në këtë mënyrë do të gjejmë burime për tregtinë tonë, të cilat do të kenë rëndësi të madhe për ne dhe për rrjedhat e ardhshme në Europë". Zotërimi i këtyre ishujve garantonte dominimin në Adriatik. Bonaparti i kishte shkruar Ministrisë së Punëve të Jashtme për t'i shprehur gëzimin e tij që ato ranë në duart e Francës: " Korfuzi dhe Zante na bëjnë zotër të Adriatkut; këta ishuj janë shumë të rëndësishëm për ne" .

Mirëpo, sadoqë Napoleoni për njëkoh të gjatë e quante Evropën kontinentale si pronë të veten dhe nuk dëshironte asnjë ndërhyrje në punët e tij, si dhe që dihej se ai ishte
një ushtar i lindur dhe se beteja për të do të thoshte mish e verë, përfundimi i karrierës së tij ndodhi ashtu që ai si duket as që ka mund të parasheh. Prej vitit 1803 e deri më 1814
kundër këtij perandori u luftua nga të gjitha fuqitë Evropiane, dhe pas humbjeve dhe disfatave ai iu dorëzua Anglezëve, të cilët e burgosin në ishullin e Shën Helenës ku dhe vdiq më 1821.

Ali Pashë Tepelena pas këtij armiqësimi me Rusinë dhe Francën, nuk i mbeti tjetër përveçse të orientohet kah Anglia. Dhe në fund të vitit 1807, ai dërgoi në Londër përfaqësuesin e vet, Seit Ahmetin, për të bërë të ditur se ishte gati të ndërmjetësonte në Stamboll për paqe midis Anglis dhe Portës dhe të ndihmonte forcat angleze kundër atyre franceze. Qeveria angleze i premtoi se do ta njihte Aliun si sundimtar të pavarur në pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik, me kusht që t'i paguante një tribut vjetor për qeverisjen e ishujve jonianë dhe t'i linte flotës angleze portin e Polermos. Pasi u arrit paqja midis Londrës dhe Stambollit, në shkurt të vitit1809 qeveria angleze i dërgoi një pajisje të plotë artilerike me predha ndezëse që ishte një nga prodhimet e fundit të armatimit. Në këtë vitë në Shqipëri erdhi poeti i shquar romantik anglez, lordi Xhorxh Bajron me shokun e tij të ngushtë Xhon K. Hobhaus. Të dy këta kanë lënë pas, shkrime interesante rreth përshtypjeve të tyre gjatë vizitës së bërë në Shqipëri, si dhe për Ali pashë Tepelenën dhe të tjerët nga familja e pashait.

Anglezët e përkrahën Aliun në zgjerimin e pashallëkut të tij në drejtim të Shqipërisë Jugore. Në vjeshtën e këtij viti forcat e Ali pashës pushtuan Beratin. Pas Beratit Aliu i kthehet Himarës, ku vritet një pjesë e madhe e luftëtarëve. Himara u thye. Në dhjetorin e vitit 1810 ushtria e Aliut sulmoi qytetin e Gjirokastrës. Banorët e qytetit u bashkuan me forcat rrethuese, prandaj kalaja u dorëzua pa luftë . Tani i erdhi rradha Kardhiqit për të cilën Aliut nuk i kalonte ditë apo natë, e që mos t'i kujtohej nëna e cila deri në shtratin e vdekjes atij ia përkujtoi armiqt e Kardhiqit dhe Hormovës që bashkë me të bijën Shanishanë i kishin keqtrajtuar deri në poshtërime më të rënda.

Masakrimi i Kardhiqiotëve

Episoda më e ertë dhe më e neveritshme në karrjerën e përgjakshme të Ali Pashë Tepelenës mund të themi se ishte ajo e rastit të Kardhiqit me ç'rast Aliu masokrroi 600


17
burra (ky numër ndryshon nga lloji i burimeve, p.sh. me një vend shkruan se atë ditë janë masakruar 800 vetë ). Një version të historisë së kësaj ngjarjeje e japim në vijim: Esmihan Hanëm Hankoja, ishte bija e Zejnel bej Konicës (i madhi Faik Konica është stërnip i këtij), ndërsa nëna e Hankos ishte motra e Kurt Pashës së Beratit. Hankoja përshkruhet shpesh si një grua gjakatare dhe hakmarrëse sa nuk duket si njerëzore. Hobhauzi i përshkruan Hankos se të ketë helmuar të venë tjetër së bashku me të birin e burrit të saj të vdekur, dhe më pas kishte filluar luftën kundër krerëve të klaneve fqinje,
duke marrë me vete në fushat e betejave djalin Aliun dhe vajzën Shanishanë. Shumë të ngjajshme me këto të dhëna për Hankon janë edhe ato të Davenpotit dhe të Plomerit .

Hankoja u detyrua pas vdekjes së shoqit që të mbajë të vetmet fëmij, djalin Aliun dhe motrën e tij Shanishanë. Prandaj ajo u vu në krye të çetës së pasuesve të burrit të saj të ndjerë, duke marrë rolin e kusarit shqiptar, dhe udhëhoqte burrat në betejat kundër
atyre që ajo i konsideronte armiq. Ndër to ishin edhe dy fshatra fqinjë, Hormova dhe Kardhiqi. Kardhiqiotët u hoqën si aleat të Hankos dhe të çetës së saj, ndërsa në realitet kishin bërë marrëveshje të fshehtë me hormovarët për ta shkatërruar atë grua sypatrembur. Kur mori vesh për këtë komplot, Hankoja u deklaroi menjëherë luftë këtyre dy fshatrave. Pas shumë luftimesh, Hankoja dhe Shanishaja u zunë rob nga kardhiqiotët dhe u rrasën në një birucë në Kardhiq . Sipas tregimeve, le të kuptohet se Hankoja dhe Shanishja gjatë qëndrimit në burg ishin keqtrajtuar tepër ç'njerëzisht. Aliu kishte pasë fatë dhe u kishte shpëtuar armiqëve, por disa herë kishte dështuar në përpjekje për t'i shpëtuar. Nuk dihet sa zgjati robëria e Hankos dhe Shanishasë. Ato u liruan në saje të një tregtari grek nga Gjirokastra, i cili kishte dëgjuar për vuajtjet e tyre dhe i kishte ardhur keq. Thuhej se ai për ta liruar Hankon dhe Shanishanë kishte paguar një shumë të madhe, prej katër mijë sterlina angleze…

Kur Aliu mori pashallëkun e Janinës, qytete greke e shqiptare gjysmë të pavarura të krahinës (të shtuquajturit elefterochoria) e braktisën politikën e rezistencës ndaj regjimit osman dhe u deklaruan vasalë të ndershëm të Aliut. Autoriteti dhe emri i tij në krahinë ishin të tillë sa që, është e qartë,të ishe aleat i tij ishte e keqja më e vogël, se sa të mbeteshe i pavarur dhe të bëheshe pre e sulmeve të tij. Ndër këto fshatra ishte edhe Hormova, banorët e të cilit ishin të vetëdijshëm për urejtjen e vjetër që Aliu ushqente ndaj tyre. Pashai i Janinës, nga sa rrëfehet, e pranoi nënshtrimin e tyre dhe u premtoi se do t'ua falte fajet e bëra nëse zbonin nga qyteti ato pak familje që atij nuk i pëlqenin. Pastaj, duke u shtirur si mik i madh, iu afrua qytetit me disa qindra luftëtarë shqiptarë të armatosur. Duke u thënë hormovarëve se nuk donte t'u bëhej barrë, duke strehuar ushtarët e tij të shumtë në fshatin e tyre, Aliu u sugjeroi të strehohej në manastirin e afërm të Tribukit, ku propozoi të takohej me krerët hormovarë për të nënshkruar marrëveshjen e aleancës dhe miqësisë. Hormovarët e shkretë, të etur për t'i dhënëfund armiqësisë së vjetër me Aliun, morën rrugën për në vendin e takimit. Kur mbërritën, Aliu dhe njerëzit e tij i sulmuan dhe i vranë të gjithë .

Vetëm më 1812, rreth pesëdhjetë vjet pas ngjarjeve që ishin në zanafillë të hakmarrjes, u plotësua kërkesa e motrës dhe e nënës së vdekur. Kardhiqotët, që nxorën mësime nga fati i keq i hormovarëve, ia arritën që për vite me rradhë të mos gënjeheshin nga premtimet dhe deklaratat e shtirurra të miqësisë së Aliut. Së fundi, edhe ata e vunë fatin e tyre në duart e tij, kur, pas vitesh të tëra "aleance" me Aliun kundër popullit të Sulit, kardhiqotët nuk u treguan të kujdesshëm duke menduar se tashmë ai ua kishte falur fajet e tyre të vjetra ( ose më saktë kishte falur paraardhësit e tyre, meqenëse shumica e fajtorëve të vërtetë kishin vdekur prej kohësh) .

Pasi u rrethua Kardhiqi, në ditën e tretë Aliu kërkoi të shihej me burrat e vendit 16 vjeç e lart dhe të aratisurit nga Delvina e Gjirokastra. Ai doli rrëzë kalas së Shëntriadhës dhe priti në këmbë vargun e gjatë të robërve. Ai i quajti vllezër dhe djem të tij, dhe kërkoi me i pa një nga një. Duke pasë një aftësi të jashtëzakonshme me mbajtë mend fytyra dhe fakte, ai i njofti ata që i'a kishin poshtëruar nënën dhe motrën dhe kjo e bëri që të shkumbëzojë nga inati. Të tjerët i pyste për emrin, emrin e babës dhe mbiemrin. U deshtën tri orë që të kalonin para tij mshkujt e 800 familjeve, po veziri nuk tregonte shenja të të lodhurit. Në mbarim i kishte ndarë ata në dysh. Agallarët dhe farefisin e bejlerëve nga Kardhiqi e Delvina, 670 veta, i lidhi e i nisi me ushtarë për te hani i Bariagës në Valare ( një vend-pushimi publik i cili ndodhej në mes të rrugës së Kardhiqit dhe Janinës). Të tjerët, që s'kishin ndonjë lidhje gjaku me parinë, njerëz pa ndonjë emër të dëgjuar, i la në vend. Aliu kishte arritur te hani kur robërit i kishin futur brenda oborrit dhe rojat ishin duke i mbyllur dyert. Më parë me urdhërin e tij ishin masakruar 60 bura të cilët kishin shkuar në Janinë që të bënin nënshtrimin. Thuhet se Aliu u kishte ofruar për të ngrënë ushqim të robëruarve. Ndërkaq, sapo kishin filluar të hanë, ushtarët e Aliut kishin hapur zjarë mbi ta, dhe që të gjithë ishin vrar.

Ushtarët e Aliut, si mysliman vendës, ashtu edhe katolikët prej Mirdite, refuzuan të shtinë kundër njerëzve të çarmatosur. Ata i kishin thënë, duke treguar një guxim dhe krenari të admiruar: "Na jemi në shërbimin tend, o Vezir, dhe jemi gadi të luftojmë kudo që na urdhëron. Jepju armë këtyre burrave dhe ne do t'i luftojmë. Jemi ushtarë dhe jo kasap." Atëherë Aliu kishte thirë Grekët të prirë nga njëfarë Thanas Vaja, dhe ata kishin kryer masakrimin barbar të gjithë atyre burrave .

Në përfundim të masakrës, Aliu mbylli përgjithmonë dyert e hanit dhe urdhëroi që mbi derë të vihej një shënim në gjuhën greke. Zëri tregimtar i këtyre vargjeve është herë ai i kardhiqiotëve e herë i Aliut: Kush do të shkatërrojë shtëpinë e Aliut, sigurisht që do të humbasë jetën…Kur Aliu ishte një djalë i vogël, pa baba, pa vëllezër vetëm me një nënë, ne vrapuam me armë në dorë për t'i marrë jetën. Ai shpëtoi se ishte i zoti, ndaj ne shkuam në Karxhani dhe i dogjëm shtëpitë.Tani kanë kaluar plotë pesëdhjetë vjet. Për atë faj na masakroi në han; dërgoi krerët tanë në ishullin tek liqeni i Janinës dhe aty i vrau; i shpërndau familjet tona nëpër të gjitha kazatë nën sundimin e tij; bëri rrafsh me tokën qytetintonë të pa fat dhe urdhëroi që të mbetej i shkretuar përjetë.Meqë ai është burrë shumë i drejtë, po në të njëjtën mënyrë masakroi edhe hormovarët dhe urdhëroi që asnjë prej tyre të mos mbetej gjallë...Kur mendoj për këtë masakër të tmershme, më dhemb shpirti, dhe dëshiroj që njëkob i tillë të mos ndodhë kurrë më. Për këtë arësye paralajmëroj të gjithë fqinjët se nuk duhet të më prekin shtëpinë, port ë jenë të bindur, nëse duan të jetojnë të lumtur. Kjo ngjarje e trishtuar ndodhi më 15 mars 1812, pasdite.

Në këtë mënyrë, me një hakmarrjeje të tillë siç ishte kjo, Aliu arriti që pas një gjysëm shekulli ta qoi në vend porosinë e së ëmës së vdekur, dhe motrës Shanishasë. Ali pasha nuk kishte aftësi dhe prirje që mund të falte ndonjë të keqe.

Forcimi i pushtetit të Ali Pashë Tepelenës dhe synimet e tij për t'u bërë një sundimtar autonom në Shqipëri shkaktuan shqetësime në Stamboll.

Në vitin 1812 sulltan Mahmiti II, pasi lidhi paqë me Rusinë e drejtoi vemendjen te gjendja e brendshme e vendit. Qëllimi i tiji shte të forconte pushtetin qendror perandorak që po tronditej gjithnjë e më shumë nga përpjekjet separatiste të feudalëve të mëdhej provicialë dhe nga thellimi i mëtejshëm i pakënaqësisë së kombësive të shtypura të Ballkanit. Sundimtari më i fuqishëm dhe më i rezikshëm për sulltanin ishte Ali pasha, andaj sulltani urdhëroi që Aliu ta linte Janinën dhe të tërhiqej në Tepelenë, kurse Veli pashës t' mirret sanxhaku i Moresë. Ky urdhër i sulltanit ishte edhe si një përgjigje ndaj Aliut për shkaqe të vrasjesë së banorëve musliman të Kardhiqit. Ali Pasha që në fillim u duk që e respektoi këtë urdhër të sulltanit, por vetëm tre muaj pas u kthye përsëri në Janinë, pasi që mori vesh për disfatën katastrofale të Napoleonit në Rusi, megjithse e dinte se një hap i tillë do t'i kushtonte shumë marrëdhënieve të tij me sulltanin. Në Janinë vuri kontakte me gjeneralin anglezë Ejre , të cilit i premtoi ndihmë për pushtimin e Korfuzit që ndodhej në duart e francezëve, por me një kusht që qeveria angleze duhet ta merrte familjen e tij nën mbrojtje. Anglezët ndërhynë në Stamboll në favor të tij pasi që donin të përfitonin nga pjesëmarrëja e Aliut kundër ushtrive frënge, për të lehtësuar barren e tyre në pushtimin e Korfuzit. Aliu nga ana e vet synonte me këtë rast të tërhiqte nga anglezët sasi të mëdha materialesh luftarake për t'i bërë ballë ekspeditës ndëshkimore turke që pritej të organizohej nga sulltani .

Pikërisht këtë koh të marrëdhënieve të tensionuara mes Ali Pashës dhe Sulltanit, kryengritja e armatosur serbe (1813) filloi të zgjerohej. Këto rrethana e shtynë Hurshid pashën të ndërhynte pranë sulltanit për të mos i acarruar marrëdhëniet me vezirin e Janinës . Ndërkoh që sulltani i konfirmoi Aliut detyrën e derven pashës dhe qeverisjen e sanxhakëve të Tërhallës e të Janinës. Të bijëve dhe nipërve të tij iu shpërndau grada e poste në Shqipërinë e Jugut. Kësisoji sulltani urdhëroi Aliun dhe birin e tij Muhtar Pashën të niseshin bashkë me ushtritë e tyre në Serbi për të marrë pjesë në shtypjen e kryengritjes. Por që të dy nuk iu bindën urdhërit të sulltanit. Pasi që sulltani ishte i zënë me kryengritjen serbe, ai nuk vendosi të ndërmerrë ndonjë ekspeditë ushtarake. Në vitin 1814, me largimin e francezëve nga ishujt jonianë, anglezët morrën Pargën dhe e shkelën premtimin që i kishinë dhënë Aliut. Në anën tjetër marrëveshja e paqës që u firmos në "Kongresin e Vjenës"(shtator1814-qershor1815), krijoi një konjukturë të re politike ndërkombëtare e cila i dha fund ekzistencës së pashallëqeve. Si rrjedhojë i këtij kongresi, pasoi "Lidhja e Shenjtë", një aleancë e lidhur në mes Rusisë, Austrisë dhe Prusisë më 29. IX.1815. Dy vendime të rëndësishme të kësaj aleance ishin: e para; për të mos ndryshuar kufijtë politikë të Evropës, dhe e dyta; për të mos mbështetur asnjë lëvizje revolucionare brenda kufijve të saj. Këto i'a mundësuan Perandorisë osmane që si në marrëdhëniet brenda ashut dhe jashtë kufijve të saj, të marrë frymë disi e lehtësuar.

Me "Lidhjen e Shenjtë", shtetit osman, iu hap rruga për të ndërhyrë në veprimet separatiste që po ndodhnin brenda kufijve të tij. Tashmë vendin e politikës së
kompromisit që shteti osman kishte ndjekur kundrejtë pashallëqeve shqiptare, e zuri forma e luftës së hapur kundër tyre. Kushtet e reja që u krijuan me Kongresin e Vjenës
prekën drejtpërdrejt interesat e pashallëkut. Në këtë mënyrë Ali Pasha u gjend para dy alternativave: ose të pranonte pa kushte autoritetin e sulltanit, ose t'i shkëpuste fare lidhjet me të. Ai preferoi alternativën e dytë. Meqë ndjeu nevoj për ndihmë nga jashtë Aliu iu kthye Rusisë për të cilën besonte se nuk kishte hequr dorë nga politika e saj tradicionale për të shkatërruar Perandorinë osmane . Aliu zotohej se do ta ndihmonte Rusinë me 10 mijë ushtarë sa herë që ajo të ndodhej në luftë me cilindo fuqi tjetër, ndërsa që qeveria ruse propozimit të Aliut iu përgjegj se ajo nuk ka ndërmend t'i prish marrëdhëniet miqësore me Turqinë, prandaj këto propozime nuk i muerrë parasysh.

Ali pashë Tepelenës po i ngushtohej rrethi, andaj ai një rëndësi të veçantë ia kushtoi organizatës greke "Filiqi Hetaria", (Shoqëria e Miqëve), e cila punonte për kryengritjen çlirimtare në Greqi. Kjo organizatë u themelue në shtatorin e vitit 1814 në Odesë nga tre tregtarë shqiptarë të besimit ortodoks , Emanuel Ksanthos nga ishulli Parmos, Athanasios Cakalov nga Janina, dhe Nikollas Skufos nga Arta, dy të fundit janë Epirotë. Duke qenë e fshehtë, ajo frymëzohej nga modeli masonerik me betimin, ritualin, gradat përkatëse dhe pozicionohej në vijë të drejtë me poitikën tradicionale ruse . Objektivi themelor i shoqërisë ishte organizimi i kryengritjes kundër perandorisë otomane dhe ngritja e një shteti grek me kryeqytet Konstandinopojën. Pra synimi ishte ringjallja e perandorisë bizantine dhe jo krijimi i një shteti me karakter thjesht kombëtar. Në fillim Hetaria nuk pati shumë sukses. Në intervalin e viteve 1814-1816 ajo numëronte vetëm tridhjetë anëtarë, grekët e pasur nguronin të anëtarësoheshin dhe të kontribuonin me para. Në vitin 1818 qendra e shoqërisë u zhvendos në Stamboll dhe pas kësaj ajo shënoi një përparim të shpejtë .

Meqë edhe vetë Ali Pasha ishte anëtarë i Feliqi Hetaries me pseudonimin "Penthero", lidhjet e ngushta të tij me heteristët nisën atëherë kur sulltani e shpalli fermanlin. Kjo e kishte detyru atë që t'u ofroi aleancë projektuesve të kryengritjes greke.
Po atë lavërdi tashti e kishin edhe krerët kryengritës që të futen në bashkëveprim me Ali Pashën, ngase dihej botërisht se me potencialin ushtarak që kishte veziri i Janinës ai mund të shërbente si faktor frenues gjatë ndonjë sulmi eventual të Portës në Greqi. Ndërsa zyrtarizimi i plotë në relacionet e Ali Pashë Tepelenës me "Shoqërinë e Miqve" filloi në gjysmën e dytë të vitit 1818 . Në takimin që pati Aliu me J. Paparigopullin i tha haptazi se ai e përkrah veprimtarinë e "Shoqërisë së Miqve" pasi edhe vetë synonte të çlironte pashallëkun e tij nga vartësia e Perandorisë Otomane. Duke u afruar me "Shoqërinë e Miqve", Ali Pasha e la të lirë veprimtarinë e eteristëve brenda pashallëkut.

Në fakt eteristët e përdorën pashallëkun si strehë për veprimtarinë e tyre propagandistike dhe organizative. Ata regrutuan përkrahës edhe brenda në oborrin e Janinës. Me një
marrëveshje të tillë secila pale synonte që vemendja e osmanëve të tërhiqej në kahun e pales tjetër, me synim që lëvizjet çlirimtare respektive të zhvilloheshin në kushte sa mëtë rehatshme; por zhvillimi i ngjarjeve eci në një kurs të paparashikuar për të dy palët.

Sulltan Mahmuti II, duke parë çka po ndodhë, ai në fillim të vitit 1820 filloi kufizimin e pushtetit të Aliut. Të birin e tij Veli pashën e transferoi nga Tërhalla në Sanxhakun e Lepantit, që ishte i dorës së dytë. Aliu mendonte se ky transferim ishte bërë me nxitjen e Pasho beut, feudal janiot i dëbuar nga Aliu, prandaj organizoi një atentat. Pas dështimit të atentatit njerëzit pohuan se ishin të vënë nga Ali pasha. Kjo e shtyri sulltanin që t'i heqë Aliut sanxhakët e Janinës, Ohrit, Elbasanit dhe detyrën e derven pashës. Veli pashës iu hoq Lepanti, ku më parë me urdhërin e sulltanit ishte transferu. Ndërkohë u urdhëruan valinjtë e Bosnjës dhe të Rumelisë, si dhe qeveritari i sanxhalut të Selanikut që të përgatiteshin për luftë.

Ali Pasha u mundua me anën e dhuratave të mëdha që dërgoi në Stamboll të anulonte vendimin e sulltanit. Ai nisi në Stamboll delegacione pas delegacionesh të përbëra nga shqiptarë e grekë, mysliman e të krishterë, të cilët i u lutën Portës së Lartë të mos e largonte Aliun sepse me qeverimin e tij kishin qenë përherë të kënaqur. Këto orvajtje nuk dhanë fryt.

Në pranverën e vitit 1820 marrëdhëniet me Stambollin u ndërprenë. Aliu filloi të merrte masa ushtarake për mbrojtje. Qendër kryesore e rezistencës u caktua Janina. Kalatë rreth Janinës u forcuan. Një pjesë e ushtrisë, nën komandën e Muhtar Pashës, u vendos në Toskëri, në kalat e Beratit, Gjirokastrës, Ohrit, Tepelenës dhe në vende të tjera për të mbrojtur pashallëkun nga veriu. Një pjesë tjetër e ushtrisë nën komandën e Veli Pashës, u vendos në Thesali e Lepant për të mbrojtur pashallëkun nga jugu. Pjesa kryesore e ushtrisë, nën komandën e Omer Bej Vrionit, u vendos në lindje të Janinës për të mbrojtur qendrën e pashallëkut, ndërsa flota u ngarkua të mbronte gjirin e Artës.

Për të mobilizuar popullsinë e pashallëkut, Aliu thirri, më 23 maj 1820, në një mbledhje të posaqme krerë shqiptarë e grekë, hoxhallarë e priftërinj. Me një fjalim të gjatë pasi u kujtoi politikën që kishte ndjekur deri atëhere, qetësinë dhe barazinë që kishte vendosur, përkrahjen që u kishte siguruar të krishterëve ndihmën që u kishte dhënë në zhvillimin e zejtarisë dhe tregtisë, në fushën e arsimit dhe të kulturës, në ndërtimin e rrugëve dhe të kishave, u kërkoi atyre të bashkoheshin me të kundër ushtrive të sulltanit. Ai u premtoi dëgjuesve të tij se po të thyheshin turqit osmanli do të krijonte një shtet kushtetues që do të përfshinte Shqipërinë e Thesalinë kurse Greqia qendrore dhe Morea do të organizohshin në një shtet autonom, nën mbrojtjen e vetë Aliut .

Në korrik të vitit 1820 sulltani e shpalli Aliun jashtë ligjit, dhe urdhëroi fillimin e luftës duke premtuar se do t'u njihte të gjitha privilgjet atyre që do ta braktisin atë. Shumica e feudalëve e braktisën vezirin kryengritës, madje edhe bijtë e tij u dorëzuan pa luftë. Kështu Brenda një muaji ushtritë e pushtetit përparuan deri në Janinë. Besnike i qëndroi popullsia e Janinës dhe e Tepelenës.

Aliu shpresonte në sistemin e mrojtjes së kalasë ku kishte 250 topa, një garnizon të fortë dhe rezerva të shumta, si dhe në përqarjen e komandës armike. Nuk kaloi shumë dhe në shtabin e ushtrisë osmane shpërthyen mosmarrëveshje. Disa nga bashkëluftëtarët e vjetër që e kishin tradhtuar, si Tahir abazi dhe Zylyftar Poda duke kuptuar gabimin e bërë
kthehen pas, tek Aliu, i cili i komandon të nisen nëpër krahina të ndryshme për të grumbulluar forca. Suliotët të cilët s'ishin të kënaqur me Pasho beun, kaluan në anën e Aliut, i cili u dha një shumë të hollash dhe u premtoi që t'ua linte të lirë krahinën e tyre. Suliotët dhe krerët e tjerë filluan luftën guerile nga fundi i vitit 1820, dhe fillimi i vitit 1821. Me këtë, pozita e ushtrisë osmane u keqësua mjaft. Në këto rrethana Porta e Lartë shkarkoi Pasho beun dhe në vend të tij caktoi ish-vezirin e madh, Hurshit pashën . Ndërkohë, në mars të vitit 1821 shpërtheu lëvizja çlirimtare greke. Përveç inkurajimit dhe ndihmave në të holla, Aliu dërgoi Tahir Abazin në Mesolongji për veprime të përbashkëta. Kryetar i lëvizjes në Greqi A. Mavrokordato e nënvleftësoi bashkëpunimin me shqiptarët, madje ai kreu krime mbi popullsinë myslimane shqiptare. Kështu bashkëpunimi nuk u realizue. Ishte edhe qështja tjetër, sulltani kishte dërguar trupa të reja në Greqi. Në anën tjetër Zylyftar Poda kishte arritë të grumbullojë në zonat e Myzeqesë, të Tepelenës e të Gjirokastrës 6000 vetë duke u munduar që ta çante rrethimin e Janinës, por dështon .

Presioni i ushtrive turke vinte duke u shtuar, dhe qeveria e saj nuk i luante fare ushtritë e veta nga Janina. Këto shkaktuan demoralizimin e bashkëluftëtarëve të Aliut. Në dhjetor 1821 filluan dezertimet. Në janar 1922 Aliun e braktisën edhe shokët më të ngushtë të tij si Ago Vasjari, Tahir Abazi, Zylyftar Poda. Forcat që mbetën ua hapën turqve portat e kështjellës buzë liqenit. Ali pasha kishte mbetur me pak shokë në kështjellë. Hurshit pasha u mundua me dredhi ta bind Aliun që të dorëzohej, duke i dhënë shpresë për falje. Aliu pranoi të dorëzohej pasi që ta shikonte me syt e tij fermanin e faljes të nënshkruar nga sulltani. Ai ra në kurthin e përgatitur nga Hurshit pasha, i cili i premtoi t'i jepte fermanin e faljes në ishullin e liqenit. Gjatë rrugës për në Stamboll e transferuan në manastirin e Shën Pantelemonit në ishullin e liqenit të Janinës, së bashku me të famshmen Vasilika, gruan e tij të krishterë, dhe me disa shokë të tij tij besnikë, Thtanas Vaja, Selfo Bono, Fehmi Çami etj. Në këtë ishull ai e kuptoi gabimin por ishte vonë. Këtu megjithë fjalën e dhënë ai u sulmua nga trupat osmane të cilëve u rezistoi edhe përkundër moshës së shtyrë, ai trimërisht luftoi me ta derisa u vra.

Koka e tij së bashku me kokat e tre djemëve dhe një nipi u dërguan në Stamboll ku u ekspozua para publikut. Një dervish shqiptar e varrosi atë pranë të bijve me këtë mbishkrim: "Këtu është varosur koka e të famshmit Ali pashë Tepelena, ish qeveritar i Janinës, i cili për më tepër se 30 vjet qeverisi i pavarur në Shqipëri" .

Pas vdekjes së Ali Pashës, gruaja e tij Vasilika i mbeti besnike dashurisë e kujtimit të tij. Sulltan Mahmudi që e kishte marrë në Stamboll me ata që shpëtuan nga familja e Ali Pashës, i ofroi asaj ta mbante në haremin e tij, por Vasilika refuzoi propozimin dhe preferoi një jetë normale jashtë shtetit.

Pasuritë e Aliut u konfiskuan të gjitha. Çifligjet e tij të shumta u kthyen, në pjesën më të madhe, në pronë shtetërore dhe në pronë të sulltanit. Vetëm një pjesë e vogël i u kthye pronarëve të mëparëshëm feudalë. Pasuritë që u gjetën në thesarin e kështjellës-rreth 18 milion grosh-u konfiskuan nga sulltani.

Konflikti i Aliut me pushtetin qendror përfundoi me shembjen e Pashallëkut të Janinës. Shembja e tij ishte dështimi i parë i asaj pjese të klasës feudale që kishte hyrë në rrugën për të krijuar një shtet autonom të pavarur shqiptar.

Ndoshta kishte të drejtë Ismail Qemali, në kujtimet e të cilit shkruan: "Nëse Ali Pasha do të kishte qenë më pak burrë i kohës së tij e më shumë i pajisur me parashikimin politik, do ta kishte organizuar vetë këtë goditje me kohë dhe Shqipëria e Greqia, me gjithë Thesalinë e Maqedoninë, do të ishin ndoshta një shtet i pavarur i një rëndësie të madhe".

Këtë material e ka botuar para ca kohe "ZËRI" ditor në Kosovë.
User avatar
[CORNHOLIO]
Posts: 1869
Joined: Sun Jun 21, 2009 12:37 am

Re: Ali Pashë Tepelena

Post by [CORNHOLIO] »

me fjal tjera ky u kon qafir llegend
User avatar
GunsNoRoses
Posts: 78
Joined: Fri Apr 02, 2010 12:20 am
Location: N'birën e fundit të kavallit

Re: Ali Pashë Tepelena

Post by GunsNoRoses »

une per ali pashen kam lexu shume me shume se ky artikull, ali pasha eshte i pari qe ja ka shti fitilin turqise ne ballkan. e ka ba edhe francen e angline me ju tute shqiperise(edhe eshte shqiptari i vetem qe i ka nenshtu greket). veq nje gje nuk e kuptoj ali pasha o kan plaqkites para se me ardhe ne krye te pashallakut me te madh te shqiptareve, aj eshte kan i njoftun si njeri shume dinak, ne fund del qe ai njeri dinak mashtrohet prej krejt njerezve me te afert te tij.
User avatar
psy
Posts: 447
Joined: Wed May 26, 2010 1:44 pm

Re: Ali Pashë Tepelena

Post by psy »

[CORNHOLIO] wrote:me fjal tjera ky u kon qafir llegend
tako nesto...

I mire ky nuk u kon, po e mire u kon eksistenca e Pashallekut t'tij. Ky u kon bektashi edhe ehli sunnetin i ka qujt "Muavia" (ironizim qe shijat/bektashite edhe shumica e sekteve dervishe u'a bojne sunnive per Muhavia Ibn Sufjanin). Ironimizimi i tij ka shku aq larg, sa qe edhe qente n'rruge i ka qujt "Muavia". U kon bandit edhe hajn i madh (m'falni per sinqeritetin brutal), sa qe pjese t'tij t'pasurise po gjenden hala neper skuta t'Greqise. N's'paku 7 libra qe i kom lexu per to, e ne ni mori shkrimesh tjera, nuk e kom has askund ni deshmi e vetme qe ky n'lufterat e veta e ka pas parim perkatesine e vete kombetare, apo qe ka bo lufte per lajtmotive t'tilla. Madje n'masakrimin qe u'a ka bo sulioteve (element i krishtere neo-arber, por jo i brumosun si shqiptare), kane marre pjese edhe greket.

ka linde ne ni periudhe kur jon ndi lekundjet e Perandorise. Paqja e Prutit (1711), largon per ni kohe t'shkurte ndikimin rus n'Ballkan, qe pasohet edhe prej largimit t'ndikimit t'Venedikut n'More, megjithese n'vitin 1718 mas Paqes t'Pozharevcit fillon dominimi austriak n'Perandori qe zgjat deri me Paqen e Beogradit (1739), kur kthehet prap influenca ruse qe kulmon me Paqen e Kyçuk Kainarxhit (1774), mas disfates t'Perandorise n'Silistri. Krejt periudha (1739-1826 - kur edhe Aleksandri I del hapun me idene pansllave), u kon periudhe kur ka jetu Ali Pasha, edhe kur influenca panorthodokse ka metu me pas etablim sa ma t'madh n'renimin e Perandorise, edhe n'qumjen n'vend t'amanetit t'Petrit I.

edhe sipas Ushakovit, edhe sipas Nelsonit edhe sipas Lord Bajronit edhe sipas vete Napoleonit, n'luften perfundimtare t'tij ky ka kqyr me e pavaresu Pashallekun e vete e jo me kriju shtet kombetar shqiptar. Mungesa e lajtmotivit kombetar te ky shihet tek vete ekskomunikimi pothujse i plote qe e ka pas me Mahmut Bushatliun (kushti i "komunkimit social" - Deutch). Megjithate, eksistenca e Pashallakut te Janines u kon zeniti i dominimit te muslimaneve shqiptar n'gjysmen e Greqise, prej mas Betejes se Prevezes (1537). Zhdukja e Pashallekut t'ktij shenon triumfin grek mbi gjysmen muslimane te Greqise. Tendencat e para shfaqen qysh sa ky u kon gjalle, n'kohen e kryengritjes t'Kosta Kollokotronit (arvanit orthodoks) me djem n'vitet 1778-1780, mas Paqes t'Kyçyk Kainarxhit (1774), qe i parapriu Paqes se Sistoves (1792) - te dyja keto paqe Rusi-Perandori - e t'cilet u hodhen kunder Sulejman Çaparit per me e bo punen e panorthodoksizmit rus.

vrasja e tij, na del si ballafaqim n'mes dy t'kqive : n'mes vete Ali Pashes edhe Mahmutit II, nje nder sulltanet me jo-popullore te Peandorise. Ishte mu ky sulltan ai qe i pari futi shirkun e "Reformave te Tanzimatit" me 1839 (mas Dekretet te "Hati Hammujunit"), ishte mu ky sulltat qe vrau, ç'organizoi e zhduku totalisht jeniqeret, per ti hedhe gjoja bazat e nje Perandorie Civile sipas modelit europian, e qe n'fakt eleminimi i jeniqereve osht shkasi i kunderefektit ma t’madh t’asaj qe pretendohej : osht shkak i eksistences se militokracise ne Ex-Ottoman-an, qe gati 200 vjet e manifestume shpeshehere edhe me coup de'tat (Revolucioni Xhonturk, si dhe 5 grushtete tjera 1923-1997).

ishte mu ky sulltan qe lidhi aleance me ruset gjoja ne mbrojtje te Perandorise. Ballafaqimi i tij me Ali Pashen i ngjan ballafaqimit t'dy "budalleve" qe dora e trete e fitnes, i ve kunder njoni-tjetrit. Nje dore e tille ishte "Filiki Eteria" greke (Levizje Revolucionare Greke), e krijume ne Kijev me direktiva te Aleksandrit - Carit Rus. Vrasja e Ali Pashes ne Janine, u bo nepermjet rrethimit qe i'a bone 24 pashallare te Perandorise (ndaj qe edhe sot eksiston kanga : "'`Zetekater Pashallare"), pas ni rezistence shume te fuqishme te Ali Pashes se izolum ne Keshtjelle. Koka e tij, pas vrasjes u dergu ne Stamboll si trofe. Vakumin e krijum ne Rumeli pas zhdukjes se Pashallekut te Janines, e shfrytezoi n'menyren ma utilitare t'mundshme panhelenizimi grek duke e kriju shtetin-kombetar grek me 1821, per tu pasu nga njohjet e plota : 1827, 1835. Kryeminister i saj i pare qe arvanitasi Jani Kapodistria.

kshtu Greqia u kriju nga panorthodoksizmi rus, greket, arvanitet orthodokse dhe nga Europa. Per qato Ali Pashen muna me e qujt ni "t'mrapshte qe t'konvenon", per aq kohe sa e pengon t'keqen ma t'madhe. Situata konfliktuoze Perandori-Pashallek, para krjimit t'shtetit greke edhe per Perandorine Osmane edhe per shqiptaret i ngjante "te keqes se vogel", kundruall te KEQES SE MADHE qe u lindi pas pavaresimit te Greqise. Greqia perfundimisht ka linde (perpos faktoreve qe i permenda), n'rradhe t'pare nga budallakia edhe prepotenca e Ali Pashes dhe Mahmudit te II-te.
User avatar
KILI ROCK
Posts: 211
Joined: Tue May 05, 2009 11:06 am

Re: Ali Pashë Tepelena

Post by KILI ROCK »

Nuk është për tu cuditur kur del ndonjë matrapaz e shkruan artikuj p¨ër këtë apo atë figur kombëtare , sidomos me theks të vecant duke kundërshtuar atë cfarë dihet.

Për trima , atdhetarë , dalin mediokrit dhe shfryhen me akuza se kinse na paskan qenë të këqij , se skan bërë gjë , se kan pas një motiv tjetër e jo kombëtarë për të bërë ato cfarë kan bërë.

E dim mirë se kan shkruar negativisht edhe për Skenderbeun.

Ali Pashë Tepelena ka qen një shqiptarë i madh!
Për të jan mbajtur edhe simpoziume dhe studime të ndryshme. Bile ka shenime edhe nga autorë të huaj. E kam fjalen për autor të kohrave të sotme e jo vetëm për Bajronin e të tjerë që kan shkruar gjat kohës kur Ali Pasha ishte gjallë.

Kili
SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
BAC, UKRYMB!
User avatar
psy
Posts: 447
Joined: Wed May 26, 2010 1:44 pm

Re: Ali Pashë Tepelena

Post by psy »

pse bre shefe pi ja fut kot ?
User avatar
[CORNHOLIO]
Posts: 1869
Joined: Sun Jun 21, 2009 12:37 am

Re: Ali Pashë Tepelena

Post by [CORNHOLIO] »

po normal qe u krym kur Anton Kçira pritet e vizitohet sikur me kon far Babe i Shiptarve, ku çdo kritike qe ja bon njeri naj figure kombetare menihere thu se e shajte zotin te gjuhen ne qaf e kurr argument nuk jepin qe nuk osht qashtu!
User avatar
psy
Posts: 447
Joined: Wed May 26, 2010 1:44 pm

Re: Ali Pashë Tepelena

Post by psy »

po leje rrasja obu, spo ja sheh nivelin a ?

shkrimet e Kili-Milit perkthej serbisht, ashiqare shkrime t'Sheshelit dalin.
User avatar
KILI ROCK
Posts: 211
Joined: Tue May 05, 2009 11:06 am

Re: Ali Pashë Tepelena

Post by KILI ROCK »

psy , mesiguri per psikopat e ki!

ishalla bohesh ma mirë cuni!

serbishten e din ti mesiguri ma mir se shqipen!
Mos e harro balit!

Kili
SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
BAC, UKRYMB!

nb!
CORNHULIO
spjegoje pune e kcire bre djal se nuk po me lidhet fare me Ali Pashen e madh aj hardhuc pop i kishes!
User avatar
psy
Posts: 447
Joined: Wed May 26, 2010 1:44 pm

Re: Ali Pashë Tepelena

Post by psy »

Qe po ta dekonstruktoj pse urrejtja e gjuhes osht smundje. Ni ushtri me i hi ushtrise armike n'radiolidhje, e ata me kon tu planifiku naj masaker, e kta qe jon hi n'lidhje mos me dite asnjoni gjuhen e armikut, qka bohet ? Del qe ktyne ju kane ra si hutit n'zgur sekretet edhe planet e tyne ushtarake, po qa me bo qe asnjoni spe din GJUHEN E ARMIKUT. Edhe vjen armiku i bon sallate, pa e dite kta asnjoni qka leshi planifikun ata. Agim Qeku e Bekim Berisha qe jon shkollu SERBISHT n'Akademia Ushtarake, tradhtare kokan a ? Njohja e gjuhes t'armikut osht perparesi. Armiku nuk luftohet per perkatesi kombetare, se hin ni thes me to, po luftohet veq si pushtues. Mos u perzij n'sene qe nuk i ki t'studiume t'lutna.
Last edited by psy on Wed Sep 22, 2010 3:15 am, edited 1 time in total.
User avatar
faton_kelmendi
Posts: 14
Joined: Sun Sep 19, 2010 8:02 pm

Re: Ali Pashë Tepelena

Post by faton_kelmendi »

tja kish arrit qellimin ali pasha.... shum do shqiptar skishin pas mundsi me lind e me na e flliq sojin....ali pasha asht ma i madh se krejt ky forum me cka ka nto
User avatar
KILI ROCK
Posts: 211
Joined: Tue May 05, 2009 11:06 am

Re: Ali Pashë Tepelena

Post by KILI ROCK »

psy , o spo don o spo din more djal.

Pse nuk po flet per temen , apo ndoshta qëllimi yt është që ta devijosh temen për të madhin Ali Pasha .

Unë te thash mos e harro .
Kur është fjala për armik , mos u tut se ka mjaft qe e din kur bie fjala tek ajo qe thua ti po na sulmojn e nuk po e dimë se cka po ndodh se nuk pi marrim vesh.
Nuk është gjuha e armikut që duhet ditur që të mbrohemi nga ata, po psikologjia e armikut duhet ditur e studiuar dhe atëher dhe vetëm atëher e kuptojm se kush jan armiku i ynë , se cfarë mund dhe e kan ndërment të bëjn kundër nesh!

shnet!

Kili
SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
BAC, UKRYMB!
User avatar
SatanMyMaster
Posts: 154
Joined: Tue Apr 13, 2010 2:27 pm
Contact:

Re: Ali Pashë Tepelena

Post by SatanMyMaster »

Ky tipi ka pasun nen sundim trojet me te medhaja shqiptare ne histori, poashtu ju kan tut shume shtete
Hail To Ali Pashe Tepelena
User avatar
KILI ROCK
Posts: 211
Joined: Tue May 05, 2009 11:06 am

Re: Ali Pashë Tepelena

Post by KILI ROCK »

Greqia në krizë gërmon për thesarin e Ali Pashë Tepelenës




GREQI- Një grup kërkuesish të thesareve janë vënë në kërkim të thesarit përrallor që i përkiste Ali Pashë Tepelenës, pashait shqiptar, guvernatorit të territoreve europiane të Perandorisë Otomane në periudhën 1744- 1822. Nuk janë pak por 30 ton ar dhe bizhuteri.

Një grup kërkuesish thesaresh kanë nisur kërkimet e tyre në fshatin e vogël Vasiliki, 350 km në veri të Athinës. Kërkimet janë mbështetur dhe nga autoritetet vendase.
Në krye të grupit kërkues është një qytetar Greko-Amerikan, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Lajmi mësohet nga agjencia e lajmeve italiane Ansa. Sipas kryetari të bashkisë Vaios Ziakas, kryetari i këtij grupi ka në dore një dokument historik për vendndodhjen e thesarit të rrallë.

Operacioni në të cilin do të përdoren edhe dy eskavatore si dhe mjete të sofistikuara për zbulim thesaresh do të nisë në një zonë të Vasiliqisë, fshat i cili mban edhe emrin e gruas së preferuar të Ali Pashë Tepelenës.

Ali Pashë Tepelena sundimtar i fuqishëm feudal në Shqipërinë Jugore, themelues i Pashallëkut faktikisht autonom të Janinës, kryengritës kundër pushtetit të Portës Osmane në Shqipëri.

Lindi në Tepelenë në një familje feudalësh ushtarakë dhe u dallua shumë shpejt për aftësitë e tij dhe për energjinë me të cilën ndoqi planet e veta ambicioze.

(e.n/ansa/BalkanWeb)

Kili
SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
BAC, UKRYMB!
Post Reply