pytje Teologjike per historianet

Shkruni qka dini per histori, vetni, msoni... ma mire se n'shkoll ko me u kan.

Moderator: AciDiuS

User avatar
Pandemonis
Posts: 2495
Joined: Sat Jun 24, 2006 2:39 pm
Location: Lluga-city
Contact:

Re: pytje Teologjike per historianet

Post by Pandemonis »

masi veq jemi tek historia,

Anna Di Lellio ka botu nje liber te ri ku sipas saj ne kenget e vjetra folklorike "Milos Obiliqi" (Milush kopiliqi) ka qene shqiptar edhe kendohet neper gjenerata te ndryshme si hero shqiptar, shkijet e kan perkthy ate edhe e kan bo mit te vetinq e sot e ksaj dite perdoret kur osht fjala per kosoven.

per me shume lexoni ketu

Code: Select all

http://www.balkaninsight.com/en/main/interviews/21118/
User avatar
cory taylor
Posts: 1567
Joined: Thu Dec 02, 2004 11:43 pm
Location: Holy Nazi Empire

Re: pytje Teologjike per historianet

Post by cory taylor »

A p'ju asocon me ndoj cka t'pakten pse vetem shqiptaret edhe bogomilet (boshnjaket apo fis kroat) u konvertun masovikisht? ne rast se e dini pergjigjjen at'her krejt kjo "enigm" e madhe ju zgjidhet.. osht shum e thjesht .. kush pja nis i pari ...
User avatar
Pandemonis
Posts: 2495
Joined: Sat Jun 24, 2006 2:39 pm
Location: Lluga-city
Contact:

Re: pytje Teologjike per historianet

Post by Pandemonis »

nje liber i ri i je historiani zvican Jane oliver Schmitt qe quhet "Kosova, nje histori e shkurter e nje regjioni ballkanik qendror"

sipas Oliver Schmittit nuk egzistijne vetem "shqiptaret" por ai shkon ma larg dhe perveq dallimeve tek shqiptaret katolik, ortodoks edhe muslimon, bon dallimin ne mes shqiptarve te cilt jetun neper bjeshke te cilet me kete ju iken adetve, zakoneve dhe ligjeve te perandorise osmane dhe qe jetuan permes Kanunit dhe ne mes shqiptarve si shembull t prizrenit te i cili i auante ata "turko-shqiptaret" sepse ata plotesisht pranuan adetet dhe zakonet turke. nje definicion tjeter per shqiptaret ishin edhe te ashtequajturit "Proto-shqiptaret" dmth shqiptaret autokton, dhe kur flasim per keta, nuk mund te flitet automatikisht edhe per shqiptaret e kosoves.

per serbet pohon Schmitt gjithashtu se nuk jane popull homogen edhe ortodoks. edhe tek serben kishte konvertime ne islam. sipas ti nuk ka pas lidhje te vazhdushme ne mes te serbeve te kosoves dhe beogradit keshtu qe smund e flitet automatikisht pe nje popull serb kur bohet fjala per serbet e kosoves.

poashtu pohon sehistoria e kosoves nuk fillon me regjimin serb, ne krahasim me sundimet tjera, sundimi serb historikisht eshe kone shume i shkurt. dardanet e Kosoves fillun te debohen me invazimin sllav ne shekullin 6/7. ndersa sa i perket sundimit bullgar ne Kosove sipas schmittit ishte siperfaqesor qe sipas ti nuk ishin bullgaret sotit por bohej fjale per proto-bullgaret, nje popull turkofon qe ngadal u sllavizua.

sipas ti, ne kohen e sundimit osman, perandoria osmane mbante lidhje te mira me kishen ortodokse greke e cila kisha ortodokse greke) vazhdonte ti mposht shqiptaret katolik neper malesi.

sipas ti ne nen tjeter filloj konvertimi i shqiptarve ne islam per shkaqe te largimit nga tatimet si dhe me kete kishin mundesi shqiptaret te inkuadroheshin ne armate dhe ne administrate brenda perandorise osmane. me vone tregon se si gjakataria osmane i shtini qe shqiptaret katolik e malesise te luftojne kunder shqiptarve musliman, shqiptaret e malesise nuk iu nenshtroheshin perandorise osmane.
sipas Schmittit shumica e shqiptarve te Kosoves nuk ishin katolik qe me pas u konvertuan ne islam por ata ishin (shumica) Ortodox.

kur bohet fjale per autoktonine e shqiptarve ne KS, thot schmitt se edhe pse Serbet si popull sllav erdhen ne kete regjion ne shekullin 6/7, ata u shenderruan ne ortodo tek ne shekullin 9. sipas ti historia e serbve ne kete regjion filloj ne Novi pazar e jo ne Kosove siq pretendojne serbet ta quajn kosoven si djepi i kultures serbe.

ai thot se gjat procesit te sllavizimit shume shqiptar u debuan neper viset malore, se bashku me vllahet te cilet me vone prap u kthyen ne uginat ku merreshin me blegtori qe vertetin se gjuha sllave ka marre shume terme nga keta sa i perket blegtorise.

kosova e mesjetes.

sipas schmitit ne mesjete shqiptaret nuk ishin shumice ne Kosove sipas regjistrit te tatimeve. historianet shqiptar thonin se ne baze te emrave nuk mund te identifikohej nacionaliteti i asaj kohe dhe se nje mer sllav nuk dmth automatikish te jete sllav. ai thot se sipas kesaj ateher n cdo emer sllav duhej te dyshohej se a ishte ai shqipetar apo jo, por megjithate sipas tije shqiptaret kan jetu sidomos ne rrafshin e dugagjinit qe se bashku me Vllahet jane perfshi me emrin "blegtoret" edhe ne regjistrat serbe. ndersa ne regjistrat osmane thuhej se shqiptaret kesaj ane ishin edhe bujq.

arsytimi se me sundimin osman ua mundesoj shtrirjen e shqiptarve neper keto vise, e demantonte ai me arsytimin se Shqiptaret e viseve malore se bashku me skenderbeun, ju kundervy me shume perandorise osmane se sa pasanikat serb te luginave.
Post Reply