Ana tjeter e Perbindshit a.k.a Enver Hoxha!

Shkruni qka dini per histori, vetni, msoni... ma mire se n'shkoll ko me u kan.

Moderator: AciDiuS

User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Ana tjeter e Perbindshit a.k.a Enver Hoxha!

Post by Clavicula »

Vinçenc Prenushi

Permbi Vincens Prenushin po sjell pershkrimin e bere nga Arshi Pipa:

KUJTIME MBI VINÇENC PRENNUSHIN

Mbrapa burgut të Durrësit, brenda telave asht një ndërtesë përdhese. Shërben njikohësisht si mensë dhe si shkollë, aty policët marrin ushqimm e përditshëm, aty marrin edhe mësimet e partisë. Këtë herë shërben edhe si sallë gjyqi.
Nanduer 1947. Hove-hove të burgosunit janë nxjerrë përpara gjyqit ushtarak. Asht vala e terrorit ma të egër. Intelektualë, teknikë, klerikë, por edhe zejtarë, fshatarë, të gjithë ata qi mendohet se janë kundërshtarë, veprues ose jo, të partisë, janë fshi dhe rrasë nëpër burgje. Gjykimi asht sa për sy e faqe; proceset kurdisen ma parë nga Ministria e Mbrendshme, gjyqi vetëm i ven në skenë. I burgosuni merret një ditë nga Dega e Sigurimit dhe futet mbrenda në nji dhomë. Sheh para vetes, ulun në tryezë, tre oficera madhorë, nji tjetër pak mënjanë brylas, nji nënoficer me nji makinë shkrimi. Njeni prej tyne lexon nji fletë, zakonisht fillimin ose fundin e saj:
vazhdojnë pyetjet, shoqnue me kërcënime dhe shamje. Kjo vazhdon dhetë deri njizet minuta, simbas rasës. Mandej i burgosuni nxirret jashtë dhe nji tjetër futet në dhomë. Njeriu pandeh se gjindet në nji seancë hetuesie. Mbasi e sjellin në burg, merr vesht se ka qenë para gjyqit ushtarak.
Për disa ditë me radhë gjyqi ushtarak i Garnizonit të Tiranës, i kryesuem prej Major Gjin Banushit, ka gjykue ksisoj, me dyer të mbylluna. Tash asht vendimi.
Në sallën e vogël qëndrojnë mbi banka rreth gjashtëdhjetë të burgosun. E shumta nuk e njofin njëri-tjetrin. Fytyra të nxime, të hjekuna, qi kqyren ndërmjet tyne frikshëm, pabe-sueshëm.
Hyn trupi gjykues. Prokurori, Kap. I. Petrit Hakani, nis pretencën. Ban nji përmbledhje të shkurtën, të ngutshme, mandej nxjerr nga çanta një tufë letrash dhe ndanë andej listën e grupit të parë.


Përpara meje asht nji burrë me flokë të bardhë, i mbledhun kruspull, i veshun me nji mantel të zi të dalun boje. Nuk ka lëvizë gjithë kohën. Lëviz tash në thirrje të nji emni: Vinçens Prenushi!
Ngrihet ngadalë, mundshëm, dhe ulet mandej pa thanë nji Qalë. Prokurori lexon pretencën e të pandehunit. Akuzat janë krejt gjenerike, pa asnji fakt konkret, ato tashma të stereoty-puemet : "anmik i popullit", "bashkëpunëtor i okupatorit", "fashist". Theksohet fakte se ka qenë peshkop i Kishës Katolike dhe me këtë rasë shtohen frazat: "klerit reaksionar", "agjent i Vatikanit". Në fund kërkimi i dënimit: njizet vjet.
Njizet vjet në ato rrethana, dhe për nji personalitet si Vinçenc Prennushi, nuk asht fort keq, kur të mendohet se fill mbrapa prokurori kërkon dënimin me vdekje për famullitarin e tij, Dom Anton Zogajn.
Në fjalën e fundit Imzot Prennushi thotë me za të ramë:
"Nuk i kam dashtë kujt të keqen. Jam mundue me ba mirë.
Vendimi i gjyqit asht: njizet vjet privim lirije me punë të detyrueshme!.
Me Imzot Prennushin u njofta fill mbas gjykimit. Na qëlloi me ndenjë së bashku, në nji dhomë të vogël të burgut, ku vunë edhe Myftiun e Durrësit, Mustafa Varoshin, Prof. Prenk Kaçinarin dhe nji profesor tjetër. Disa ditë mbrapa Myftiu, i cili nga torturat e tmerrshme gjatë hetuesisë ishte ba nji kufomë e gjallë, vdiq në spital të Durrësit. Prof. Prenk Kaçinari, qi vuante nga tuberkulozi, u lirue nga burgu më 1949.I merzitun nga persekutimi i vazhdueshëm ai vrau vedin më 1956.
Pak ditë ma vonë u shbartëm andej në nji dhomë tjetër. Më kujtohet mirë kjo dhomë, e veçueme prej të tjerave, me nji skaj të oborrit; kishte qenë motit xhebehane (depo armësh) dhe kishte mure të trasha, me tavanin në trajtë kubeje, me vetëm nji dritare të vogël. Te kjo dhomë, e njoftun me emnin "Dhoma nr. 8", vendoseshin zakonisht "ma të rrezikshmit". Ishim ngushtë, rreth tridhjetë vetë në nji hapsinë ma pak se tridhjetë metrakatrore. Megjithkëtë të burgosunit u ngushtuen edhe ma për me i ba Imzotit nji vend ma të gjanë, tue e vu në krye të dhomës. Mue më qëlloi me qenë pranë tij.
Nuk vonoi shumë dhe u miqësuem. Kuvendojshim mbi gjana politike, tue komentue gjendjen me za të ulët, qi fjalët mos të ndigjoheshin prej të tjerëve. Torturat komuniste na kishin ba me qenë të matun. Por politika Imzotit nuk i pëlqente dhe ma shpesh kuvendojshim mbi gjana të tjera, mbi letërsi, mbi gjana të së kaluemes, mbi përvoja vetiake të ndryshme. Me të tjerët Imzoti ishte shumë i ndalun dhe çelte gojën për me dhanë ndonji këshillë, edhe atëherë kur ishte i pyetun, ose për me ngushëllue me fjalë të buta zemrat e vuejtuna të njerëzve. Fort rrallë tregonte ndonji ndodhi të jetës së vet, ndonji anekdotë ose nji fakt historik, dhe gadi gjithmonë me qëllim edukativ. Atëherë gjithë dhoma e vështronte në nji heshtje njimend fetare. Flitte thjeshtë, në mënyrë qi me e kuptue edhe fshatarët. Ndante me ma të vorfënt atë pak gjellë qi nji plakë e përshpirtshme i binte kur kishte.
Rrinte, ndonjiherë me orë, në vendin e vet pa folë, me kqyrjen e tretun përtej dritares. Mbas gjasë atëherë lutej. Ishte i butë me shpirt të paqëm, thellë i devotshëm, i kushtuem kryekput misionit të vet kishtar, në kuadrin e të cilit dinte me pajtue, me nji urtësi te bindshme, dashunin e vet për Atdheun dhe shijen për letërsinë. Buzëqeshun në të folun, zemërgjanë ndër gjykime, i qetë e i sigurtë në besimin e vet të patrandshëm, por jo i mbyllun ndaj shekullit, madje fort i kuptueshëm për nevojat dhe të metat e njerëzve. Imzot Prennushi të bante shpejt për vete.
Mbasi qemë afrue mjaft, un i lypa leje ta thirrsha Pater Vinçenc: titulli i françeskanit të dikurshëm më tingëllonte ma për zemër në ato kushte të trishtueshme ku dallimet mes njerëzve nuk mund të ishin veçse të rendit moral.
Dinjiteti kishtar i Vmçenc Prennushit, i kombinuem me vlerën e tij letrare dhe i kqyrun nën prizmën e atdhetarizmit shqiptar, i jep fytyrës së ty nji randësi madhore në radhët e përfaqësuesve të Kombit

NJI JETE E PANJOLLE

Jeta e tij është nji jetë e panjollë, e shkrime në shërbim të disave nga idealet eprore njerzore qysh janë: Atdheu, arti, feja.
Emni i Vinçenc Prennushit asht nji emën i dashun sidomos për shkodranët. Qysh i ri, i veshun me zhgunin e Shën Françeskut, Patër Vinçenci tregoi takt dhe kuptim të rrallë në të zbutunit e fanatizmës fetare në qytetin e Shkodrës, ndër kohnat e turbullta fill mbas krijimit të Shtetit Shqiptar. Qysh atëherë ai shquhej për atdhetarizëm të vet në radhën e urdhëntarëve të Shën Françeskut, këtij urdhni fetar, të cilit Shqipmja i detyron nderimin ma të madh për shërbimet e mëdha në lamën e kulturës e përgjithësisht të çështjes shqiptare. Mbahen mend ligëratat e bukura dhe të urta atdhetare të meshtarit të ri ndër rase të ndryshme në lidhje me data historike. Në ato mote nis edhe veprimtaria letrare e Patër Vinçencit, i cili në mbledhjen dhe botimin e "Kangëve Popullore Gegënishte" i dha nji hov të ri, në nji drejtim ma shkencor, folklorës shqipe dhe me lyrikat e veta të para të botueme ndër të përkohshmet "Hylli i Dritës" dhe "Zani i Shna Ndout" zu t'i gdheni vetes nji emën të denjë në historinë e letërsisë shqipe. Vinçenc Prennushi qe nji nga punëtorët ma të frutshëm të letërsisë sonë; përveç veprës së tij kryesore "Gjeth e Lule", ku janë të përmenduna Lyrikat e veta, ai përshtati ose përktheu në Shqipen shumë vepra të letërsisë botnore, i udhëhequn gjithmonë në zgjedhjen e vet nga kriteri i pajtimit të artit ndaj fesë. Për aftësinë e vet si udhëheqës shpirtëror, Pater Vinçensi qe zgjedhë Provinciali i Françeskanëve Shqiptarë dhe, ma vonë, qe emnue prej Selisë Shejte ipeshkëv. Pushtimi italian e gjeti Imzot Prennushin Argjipeshkëv të Durrësit, njeni nga dy dinjitarët ma të naltë të Kishës Katolike Shqiptare.
Si i këtillë në njënën anë dhe, në tjetrën, si njani nga përfaqësuesit e letërsisë kombëtare, Imzot Prennushi nuk mund ta kishte të gjatë me komunizimn, i cili asht me të njajtën kohë kundër fesë dhe kombësisë. Imzot Prennushi me ka rrfye qysh Enver Hoxha e kishte thirrë, gjoja të keshillohej me të për punët e Kishës Katolike Shqiptare, në të vërtetë për t'i imponue atij pikëpamjet e politikës komumste ndaj fesë. Nuk kishte mundë ta bindte. Ma vonë, mbasi Imzot Prennushi u burgos, ai u vërsul ashpër kundër tij në njënin prej fjalimeve të veta. Mbasi e burgosën, e torturuen. Prej vetë gojës së tij dij se e kanë rrahë ma parë me dru, mandej e kanë lidhë për kambësh e për duersh, i kanë kallë mes tyne nji dru me nji çengel në të, mandej e kanë varë drunin me nji gozhdë të madhe në murin e nevojtores, tue e lanë aty deri sa i ka ra të fiket. "Si dashin në krraba", shtonte buzëqeshun Imzoti, të cilit nuk u mungonte nji damar shakaje.

PRELATI I VARUN E I MUNDUEM
Përiytyroni tash këtë njeri, nji burrë gjashtëdhjetëpesë-yjeçar, nji prelat të naltë të Kishës, nji nga fort të rrallët shkrimtarë të Rilindjes, ende të mbetun gjallë, përfytyroni të varun asisoj në nji nevojtore të Degës së Sigurimit. Ky njeri i kqyrun prej Shqiptarëve me nderimin ma të madh, i ruajtun në mirënjohjen e tyne si nji relike mbrenda peshtafit të vet, ky simbol i së kaluemes së Shqipnisë për të cilën na mburremi, ky njeri rrëmbehet përdhunë nga shtëpija e pervujtë e nji katundi, ku kalonte ditët e mbrapme të jetës së vet, bashkë me Zotin dhe me librat, dhe ndryhet në burgjet dhe torturohet.
Nji ditë e nxorën me bartë trungje. Burgu i Durrësit asht i vendosun pak në kodër dhe kamionat zhgarkojshm në rrugën poshtë: prej andej i ngarkojshin të burgosunit, tue i ngjitë nalt dhe tue i stivue. Njeni rojesh, kur po caktonte punëtorët, iu suell Imzotit: "Edhe ti, prift!" Të gjithë u çuditën mbasi deri atë ditë nuk e kishin mërzitë për gjana të këtilla: Ai ishte jo vetëm plak, por kishte, për ma tepër, nji erni të theksueme të atillë sa memzi ecte. Imzoti nuk tha gja e duel me të tjerët.
Un nuk qeshë at ditë në punë, por shokët më treguen ma vonë gjithçka. I kishin ngarkue në sup trungje që ai nuk mund t'i barte kurrsesi, ishte rrokullisë me ta, nji herë, dy, tri, dhe gjithmonë pa bëza. Drejtori i burgut dhe Komisari i bajshin "sehir" nga shkallët e burgut. Qesheshin. Shokët bajshin çmos për ta ndihmue: i lejshin atij anën ma pak të randë të trungut, kur ky ishte i hollë, ose, kur ishte shumë i trashë dhe i gjatë, ndajshin peshën në supat e tyne në mënyrë qi trungu atij mos
t'i peshonte. Por edhe vetëm ngjitja përpjetë ishte për të tepër , tepër e mundshme. Shumë herë ishte rrëzue lëmuç tue mbetë pa frymë. Rojet e lejshin atëherë disa minuta me pushue dhe prapë e futshin në punë. "Prift", ke bamë ndonjëherë kështu punë!? "e kishte pyet njiherë drejtori i burgut, tue u zgërdhi. Ai, si edhe policët nuk e quejshin ndryshe veç "prift". E shqiptojshin këtë fjalë me nji shtrembënim të buzëve, theksueshëm në mendjen e tyne. Fjala ishte shamje.
Kujdesi i tij kryesor ishte për Dom Anton Zogajn. Dom Antoni ishte dënue me vdekje dhe ndodhej atëherë i mbyllun në njënën nga çelat qi i shërbejshin për banjë. Kishte qenë famullitar i Durrësit pra, nën mvarësinë e drejtë të Imzotit. Ishte e rrezikshme me marrë e dhanë me të dënuemin për vdekje, por me anë të shokëve Imzotit ia doli me ditë dëshirat e mbrame të famullitarit. Njena prej këtyne ishte me nxjerrë jashtë burgut komçat e petkut fetar që ai gjithnji mbante. Këtë gja mundem me e ba, Imzoti nuk dinte si me e falenderue për këtë.
E pata pyet Imzotin nëse kishte lanë të shtëpija ndonji dorëshkrim. M'u gjegj se kishte përpunue përkthimin e Weberit "Dreizchlinden". Kur e pyeta pse kishte përkthye bash vetë këtë vepër dhe jo ndonji tjetër ma të njoftun të letërsisë gjermanishte mbasi ishte edukue në Austri, ai më tha se kishte zgjedhë atë vepër për arsye se zakonet e malësorëve austriakë kishin shumë gjana të përbashkëta me ata të malësorëve tonë.

IMZOTI I SMUNDE

Me imzot Prennushin ndenjën deri nga vera e vjetit 1948, kur un u dërgova, bashkë me shokë ne kampin e punës së Vloçishtit. Kur u ktheva andej, nga fundi i nandorit, gjeta Imzotin të smundë. Vuente prej zemre dhe rrallë lente dhomën për me dalë në oborr. Gjendja e tij erdh tue u keqësue me të shpejtë. E dërguen në spital. Pak ma vonë shkova edhe unë në spital.
Spitali i burgut ndodhej në atë kohë në nji ndërtesë
përdhese, nji aneks i Spitalit të Durrësit, e cila binte mbi një rrugë të ngushtë, jo shumë larg bulevardit "Dalip Tabaku", të ndërtuem prej të burgosurve. Dhoma ishte e vogël, e ulët, e vjetër, me dy dritare, të cilat kqyrshin kah deti. Kishte qenë ma parë dhomë zjarrmi, mbasi kishte votër.
Mjekët i kishin gjetë Imzotit nji "asmë zemrës" sëmundje e randë, sidomos për moshën e tij. Astma e ngushtonte ma fort natën. I vinte me hove qi shkojshin tue u përshpejtue deri në gulshim të randë, sa me e lanë pa frymë.Kur i kalonte, mbas disa orësh, binte si i vdekun e për nji kohë të gjatë nuk mundte me folë. Mjeku i pavionit, Dr. Propopulli, nji njeri me zemër ari, të cilit, i dhimbseshin të burgosunit dhe të cilëve u shërbente me shpirt, bani gjithçka për Imzotin. E vizitonte disa herë ditën, jashtë zakonit dhe shpesh i binte barna nga të vetat, mbasi spitali nuk kishte.
Kjo ka qenë në fruer 1948. Flitej atëherë me ngulm se, mbas prishjes me Jugosllavinë, qeveria po përgatite nji amnisti të madhe, nga e cila do të përfitojshin të gjithë të burgosunit e pafajshëm. Në gjendje në të cilën ndodhej Imzoti, shpresa për me dalë nga burgu, me i kalue ditët e mbrame të jetës në shtëpi, nën kujdesin e ndonji njeriu të dashun, ishte një mënyrë me e mbajtë gjallë, dhe un përpiqesha sa ma shumë me ia këndellë atë shpresë. Nuk mendojsha aspak se komunistat do ta lirojshin për hir të së drejtës, por më rrente uzdaja se ndofta logjika e vijës së re politike mund të përparonte sa me shtrëngue qeveritarët qi bajshin çka nuk dëshirojshtn. Ndër ato ditë kemi ba me Imzotin shumë kuvendime mbi gjendjen politike, nëpër të cilat un shkojshe tue ia ushqye shpresën e lirimit.

NJI SKENE E MALLENGJYESHME
Më kujtohet një skenë e mallëngjyeshme. Nji ditë prunë ndër ne për pak kohë Dom Jul Bonatin, famullitarin e Vlonës. E bijshin nga burgu i Vlonës për ta strehue në azilin e të çmendunve të Durrësit.
Dom Jul Bonatin e kisha njoftë qysh kur isha qenë student
në Firence, ai përpiqej aso kohe me shtypë përkthimin e vet italisht të "Lahutës së Malcis".
Nisem kuvend. I kallzova se njeriu që po gulshonte në shtrat ishte Imzot Prennushi. Atëherë Dom Bonati, i cili memzi mbahej në kambë nga sëmundja dhe pleqnia e shtyme, u ngrejt dhe gati tue u zvarritë iu qas Imzotit:
bani me i puthë dorën, por Imzoti, sadoqi në ankthin e gulshimit, nuk e la dhe tërhoqi dorën. Atëherë Dom Bonati i kërkoi bekimin dhe Imzoti, me nji përpjekje të fundme i vuni dorën mbi krye. Mandej u plandos mbi shtrojë.
Nuk vdiq atëherë, por disa ditë ma vonë. Ndër ato ditë hoqi ma shumë se kurrë.Tmerri ishte nata. Der në mesnatë kishte dritë elektrike, deri atëherë vuajtja ishte ma e durueshme. Por, t'u fikmën drita, në errsinën qi mbytte dhomën, vuejtja e tij rritej acarohej. Ishte a- thuese mungesa e dritës, i mungonte frymën. Gulshimi bahej atëherë i mënershëm, si rënkim i një të plagosuni, i cili, në vend qi të shkonte teu ra, vinte tue ushtue, der në ulurimë. I bahej, siç më rrëfente, a- thue- se çapoj të hekurt ja mbërthejshin krahnorin tue ja shtrydhë zemrën gjithnji ma keq, tue ia shkye. Në atë kohë njeriu nuk mund të flente ma në dhomë. Ngriheshim me radhë dhe i fërkojshim kambët-kështu i dukej se diçka lehtësohej. Mbajshim të pafikun zjarmin në votër: kandil nuk kishim dhe drita e flakës ndihmonte shumë me ia fashitë vuejtjen. Prandej qysh në mbramje kujdeseshim me grumbullue në votër mjaft dru. Ishte dimën, dhoma ngrohej me anë të votrës, prandaj ishte parashikue nji sasi druni për zjarm. Por kjo sasi nuk mjaftonte për me mbajtë zjarmin gjithë natën dhe na duhej, me mënyra të ndryshme, me bindë rojet qi të urdhënojshin shërbyesit e spitalit për me na pru sa ma shumë dru.

KERKOI DRITE

Po ndodhte shpesh qi nuk mund të kishim dru sa duhej. Dhe kur fikeshm xhixhat e fundme dhe errësina peshonte në dhomë, ngriheshim prej shtratit, herë njeni herë tjetri, dhe i rrijshim të smundit të kryet, tue i folë (të folunit ja davarite
disi travajin), tue i dhanë zemër, tue e gënjye se do të bijshin dru të tjera ose se nata ishte në të sosun ...

Nji natë të këtillë me tha copa- copa:

"Tash po kujtoj fjalët e Goethes "Mehr Licht" (dua dritë).

Ajo dritë së cilës i kishte thirrë në pikë të mortjes Poeti nuk ishte, sigurisht, drita qi shohin sytë tanë shqisorë. Dhë këtë Imzoti e dinte mirë. Por cili njeri nuk pau në dritën e ambël të qiellit simbolin e jetës? "Me të ba syte dritë mbi dhe", thotë populli ynë, me nji shprehje egërsisht poetike, për me cilësue jetën. Dhe kur mendja e njeriut u rrek me gjetë nji urë kalimi mes landores dhe palandores u ndal, si nji herë përherë, por te drita. Prej neoplatomzmit, tërthuhet Augustinit, të shkolla françeskane e Oxfordit përfytyrimi i dritës ndriçoi konceptin e filosofisë tue ndërmjetsue mes poezisë dhe mystikës. Dhe Foscolo pat thanë afër ditëve tona:
"Perche gli occhi dell'uomo cercono morendo il Sole..." Imzot Prennushi u nda këso jete nji natë të frorit 1948. Atë natë kishte zjarm në votër. Kur ia mbylla sytë, sytë e lodhun, e të shterrun, qi aq shumë kishin rektue për dritë, m'u duk se pashë në fytyrën e tij të hajthët, të shkrime, të paqueme mbas aq mundimi, nji ndriçim jo të zakonshëm. Ndofta mue më bajshin sytë e përlotun, ndofta nuk ishte veçse nji refleks i flakrimeve të kuqremta të zjarmit të votrës, ngujue ndër rrudhat e thella të ballit të gjanë ndër zgavrrat e faqeve dhe ndër gropëzat e syve. Por ndofta ishte diçka tjetër. Shpirti qi në grahmat e dhimbës fizike topitet, tkurret, terrtiset, si kullohet prej saj, kur dhimba të prajë, si ujt prej lymit që e pat trazue. Njeriu mund të mos besojë në pavdeksinë e shpirtit.
Por asht vështirë me pranue se gjithçka mbaron me trupin kur vërejmë qysh njerzit vdesin për ideale.




Prof. ARSHI PIPA
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Ana tjeter e Perbindshit a.k.a Enver Hoxha!

Post by Clavicula »

Une me shtu edhe naj sen ma shume, po me doketq e vec bajat pe boj!
Ky osht fillimi, ka edhe shumeeeeee sene qe kane mu postu per ksi njerez shume te mire te kombit tone. Te pushkatum e te internum vec per ni arsye, ME RUJT PUSHTETIN.
User avatar
The Green
Posts: 4079
Joined: Sun Jul 01, 2007 12:59 pm

Re: Ana tjeter e Perbindshit a.k.a Enver Hoxha!

Post by The Green »

Therion,

Un se kom njet me ta kthy menen hiq se per ket pune kena diskutu si shume na dy te ni teme tjeter e kto llafe veq ishin perserite, po shume po munohesh me i ike realitetit edhe s'pi pranon do sene.
Senet qe i ka ba jon t'patolerushme edhe t'paharrushme. Edhe mire pi rrin ky epitet: Perpindshi :D
Kshtu qe, as sun ma ndrron as sun ta ndrroj menimin per kete pune.
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Ana tjeter e Perbindshit a.k.a Enver Hoxha!

Post by Clavicula »

Bilal Xhaferri

ENIGMA – BILAL XHAFERRI


(nga Namik Mane

Parathënie per librin „Dashuri e pergjakur“ (romancë) me autor Bilal Xhaferri, botim i vitit 1992.)



Jeta e Bilalit ishte një jetë e rënduar me halle dhe brenga, ishte një jetë me luftëra, përpjekje dhe humbje. Ishte një jetë me dimra, me shkrepje rrufeje. Ishte një jetë që jetës nuk ia njohu gëzimet...
Bilal Hoxha (Xhaferri) ishte një meteor, ishte një yll që u këput shpejt nga toka mëmë që përjetësia në gjirin e saj e mbështolli.
Bilali ka lindur më 1936 në fshatin Ninat të krahinës së Konispolit. Nëna e la të mitur. Një vëlla e tri motra. Në fillim të vitit 1945 babai i tij, Xhaferr Ferik Hoxha (Mustaqja) u arrestua dhe u ekzekutua pa gjyq. Fëmijët mbetën jetimë. Ata i rriti gjyshi plak disi i qorruar. Në moshën 12-vjeçare Bilali largohet nga fshati i lindjes dhe shkon në Sarandë ku punon si korier. Këto ishin përpjekjet e një fëmije për të mbijetuar. Më vonë kryen një shkolle për teknik-gjeometër. Ende të vogël, Bilalin e gjen Tiranës, Durrësit, Krujës, Laçit, Malsëive të Shkodrës. profesioni dhe tërë këto endje e bënë të njihej me njerëz të shumtë dhe mjedise të ndryshme. Gjatë këtyre viteve u burrërua. Shpirti i poetit, shkrimtarit të ardhshëm mbushej me përvojë jete, mbushej me mall për motrat, mbushej me peisazhet e mahnitshme që do të derdheshin në të tëra krijimet e tij. Dhe, që të përjetësonte babain e tij të ekzekutuar padrejtësisht, në krijimet e veta për mbiemër vuri emrin e të atit.
Bilal Xhaferri kishte një arsim të kufizuar, por ai ishte një talent i jashtëzakonshëm. Nisi të botojë tregime që në vitin 1962 dhe gjer në vitin 1968. Ai u mirëprit nga të gjitha organet letrare të atyre viteve. Bilali ishte një Tip i heshtur, disi i distancuar nga kënaqësia qä u jep jeta të rinjve. Mund të shtoj se kur shkruante romin „Krasta Kraus“ në një dhomë hoteli në Tiranë, kam parë pak më tej tavolinës së punës, në një pjatë: një riskë bukë, pak djathë dhe ndonjë fik. Kështu e shtynte urinë. Në vitin 1966 u botua vëllimi me tregime „njerëz të rinj – tokë e lashtë“. Në 1967 u botua, por nuk doli në qarkullim vëllimi poetik „Lirishta e kuqe“. Në vitet 67-68 përfundoi pjesën e parë të romanit „Krasta Kraus“. Ka tregime dhe vjersha të pabotuara, reportazhe dhe skica. Jeta e këtij talenti kaloi nëpër Shqipëri me një shkëlqim verbues dhe me një shpejtësi drite, por prapë mendoj se për një jetëshkrim mund të mblidhen momente, ngjarje, kujtime, fakte; mund të duhet të dëshmojnë me ndershmëri tërë dashamirësit e hershëm të Bilalit. Kështu mund të kontribuojnë edhe në plotësimet e trashëgimisë së tij letrare. Duke qenë larg strehës, ngrohtësisë familjare, nga rruga në rrugë, nga kantieri në kantier, Bilalit, këtij endacaku shekspirian, iu imponua parregullsia. Dheu që ia brumosi krijimtarinë e tij, vetë ia përpiu...
Në këtë biografi të shkurtër të Bilalit nuk mund të rri pa theksuar finalen, atë rastin fatal që ndikoi aq shumë në jetën e tij.
Në vitin 1968 në sallën e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë, bëhej diskutimi i romanit „Dasma“ i shkrimtarit të mirënjohur Ismail Kadare. Mbas shumë lavdërimeve ngrihet Bilali dhe me argumente bindëse dhe të sinqerta e kritikon romanin. Ky veprim nuk ka të bëjë me paramendime, por u ushqye nga dobësitë e shumta të vetë romanit, dhe nuk ka të bëjë aspak me atë ngjyrë që shkrimtari i madh Isamil Kadare i ka dhënë në librin „Ftesë në studio“. Zoti Kadare ka folur me hamendje, ashtu si oficerët e sigurimit të atyre viteve, që atë rast u mundua ta ndërlikonin dhe ta quanin si gjoja veprim të një grupi të oragnizuar kundër veprës më novatore, më revolucionare të shkruar gjer atëherë. Jeta e romanit „Dasma“ dihet...Zoti Kadare mjafton të kujtojë buzëqeshjen tërë ngrohtësi që i dha Bilalit kur u ngrit për të folur. „Ja, - ka menduar në ato çaste të vështira Kadareja, - po ngrihet për të më mbrojtur ky talent i ri, ky njeri i heshtur që nuk e kemi dëgjuar një herë të flasë. Besoj se do të ma kënaqë sedrën...“ Por nuk ndodhi ashtu, Kadareja u zhgënjye...
Bilali shpesh ma ka përmendur me dhimbje të papriturën që i bëri Ismailit. Kishte ndjenja të holla Bilali. Ishte i mbushur me virtyte e kurrsesi nuk mund të ngrihej kundër së vërtetës, qoftë edhe për hir të dobësisë që kishte për madhështinë e Kadaresë. Jeta njeh raste të shumta që njerëz të mëdhenj i kannë mohuar të thënat e tyre kur janë zhvleftësuar nga realiteti. Një rast i tillë do ta lartësonte së tepërmi edhe zotin Kadare. Në fund të fundit, e vërteta është në anën e Bilalit.
Nuk dua të zgjatem me qëndrimin e organeve të sigurimit e me trajtimin që iu bë Bilalit mbas atij diskutimi. Seç pillte komunizmi në të tilla raste tashmë dihet nga të gjithë...
...Bilalin e internuan nga Durrësi dhe e çuan në sektorin Kulle të fermës së Sukthit, ku punoi si punëtor.
Për motive të përafërta, unë me tërë fisin tim „Mane“, afro 56 vetë u internuam dhe u dëbum, një pjesë në Kryevidh dhe tjetra në Hamallë. Atëhere ishim 5-6 km larg njëri-tjetrit, por prapë takoheshim çdo ditë, shkruanim, këmbenim mendime. Krijuam dhe një vëllim të përbashkët me vjersha „Një siluetë në errësirë“. Shpesh ndodhte të kuptonim se survejoheshim e ndiqeshim nga persona të veçantë. Dhe ndoshta zoti na ka ndihmuar që s’u burgosëm. Mjerë ne shqiptarët ç’fat të zi kemi pasur!
Idenë e arratisjes së Bilalit në fillim u munduam ta realizonim nga porti i Durrësit, por shpejt pamë se ky veprim ishte i pamatur dhe me pasoja. Bilali shkoi në fshatin e lindjes, u njoh me vendin, përgatiti terrenin dhe mbas 3-4 muajsh, së bashku me kunatin, më 30 gusht 1969 u arratis nga Shqipëria. Ai u largua me mendimin që të kthehej një ditë. I vdekur do bëhem, emrin do ndërroj, operacione plastike do bëj e një ditë do të kthehem“! Kështu më kishte thënë. Dhe besonte tek vetvetja.
Pak dimë për jetën e Bilait larg Shqipërisë. E sigurt është se ka krijuar në SHBA, në Çikago, një revistë me titullin „Krahu i Shqiponjës“ që ka një theks të spikatur antikomunist. Shumë gjëra të tjera janë të mjegullta, enigmë: vetëm brenda një reviste është mbyllur krijimtaria letare e Bilalir?! Ç’është bërë me romanin „Krasta Kraus“? Dimë se pjesën e parë e mori me vete nga shëtpia ime. Pjesën e dytë si skicime e kishte përfunduar. Këtu të ketë ndaluar? Thueht se mbas operacionit të një tumori në vitin 1986 të ketë vdekur. Thuhet se dora komuniste e ka goditur deri atje. Deri kur do të thuhet?! Deri kur?! Le të shpresojmë në ndriçimin e kësaj engime...
Iniciativa e ndërmarrjes botuese me emrin „Bilal Xhaferri“, me drejtues zotin Shefki Hysa i ka vënë vetes si detyrë që të nxjerrë para lexuesve jetën e plotë dhe krijimtarinë brilante të Bilalit. Mendoj se, së pari, i përket e drejta pikërisht këtij enti botues për ta publikuar veprën e pavdekshme të të shquarit Bilal Xhaferri.
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Ana tjeter e Perbindshit a.k.a Enver Hoxha!

Post by Clavicula »

Dod Pervuka, njeriu i kalvarit me 4 djem të pushkatuar

Mirdite. U deshen plot 58 vjet qe njera prej figurave me elitare dhe shume e permendur ne zonen e Oroshit, por edhe ne te gjithe Mirditen e me gjere, ajo e Dod Pervukes, te gjeje prehje se bashku me kater djemte e tij te pushkatuar ne harkun kohor te nje viti. Urrejtja klasike ndaj kesaj figure e cila kishte bere kundershtare te ashper regjimin e sapoinstaluar, shkoi deri aty sa pervec pushkatimit te kater djemve te tij, u kujdesen deri ne detaje qe t'i fshihej emri ne te gjitha krijimet e rralla te tij, por edhe emrin ne deren e kulles ku lindi dhe siguroi vazhdimesine e trungut te tij familjar. Pikerisht pak dite me pare, atehere kur te afermit e fisit kishin mundur qe te gjenin dhe te bashkonin 4 djemte Pervuka sebashku me babin e tyre, nje dore e kujdesshme mundi te pastroje gurin me emrin e Dod Pervukes, gur i cili dikur kishte qene ne pragun e deres te se zotit, por vitet dhe frika e kishte degdisur diku ne afersi te catise se kulles, dikur prone e tij.

Kush ishte Dod Pervuka dhe familja e tij?

Epiqendra e kesaj familjeje ka qene fshati Shmri, ne komunen e Oroshit. Oroshi, kjo treve mjaft e degjuar jo vetem se aty ishte qendra e dinastise se Gjomarkajve, por edhe per faktin se mbi 100 vjet me pare ketu ishte ngritur shkolla e pare shqipe dhe konvikti i saj, gjithmone me shume, si asnje zone tjeter u masakrua barbarisht gjate gjithe periudhes se regjimit komunist. Dod Pervuka, banor i kesaj zone, ishte mjaft i respektuar edhe per faktin se ishte nje nder rapsodet popullore dhe autor i mijera vargjeve satirike qe me vone u futen edhe neper libra, por nen nje autoresi qe kamuflohej me te ashtuquajturen "populli". Komunistet qe kishin vendosur qe me cdo kusht te nenshtronin zonen e Oroshi, kishin vene ne fokus te tyre familjen e Dod Pervukes. Dhe per ta thyer ate, sulmi filloi aty ku ishte edhe pika me e dobet, djemte e tij. Ka qene nje dite e ftohte marsi, kur nje grup i forcave ndjekese te sigurimit, ekzeutojne ne menyre te pameshirshme njerin prej djemve, ate me te riun qe sapo kishte mbushur te njezetat, Gjeten. Krimi i pare per kete familje u realizua ne fshatin Lester, ne zonen e Kurbinit. Vetem 55 dite me pas, me 5 maj te vitit 1947 nje grup i forcave te sigurimit, te mbeshtetur nga ndonje vendali qe shpirtin ja pati shitur djallit, gjenden ne oborrin e Dod Pervukes ne fshatin Shemri te Oroshit. Pa asnje paralajmerim marrin djalin tjeter, Frrok Pervuken, por nuk e durojne me shume se 2-3km nga shtepia e pikerisht ne afersi te rruges, nje batare plumbash i merr jeten edhe te dytit te kesaj familjeje. Gjithnje nje justifikim, tentoi te arratisej. Po a mund te ndalohej hakmarrja ndaj atij qe nuk kishte asnje hak per te paguar vetem me keta dy vellezer? Natyrisht qe jo, dhe per kete nisin edhe ekzekutimet e tjera. Me daten 17 gusht, po te vitit 47, ne fshatin Noje te zones se Kurbinit, vritet edhe djali i trete i kesaj familjeje, i quajtur Mark, ne moshen 28-vjecare. Ne keto kushte, i shenjuari i radhes, djali i katert i Dodes, Zefi, hidhet ne mal per t'i shpetuar nje ekzekutimi te mundshem. Aty ai lidhet me njerin prej kundershtareve me te rrezikshem te atij regjimi ne zonen e Kurbinit te quajtur Fran Miri. Lufte, perpjekje, rezistence te pashoqe ne ate zone, por me ne fund sigurimi triumfon. Kete radhe jo nepermjet forces pasi ate e zoteronin me se miri edhe dy kundershtaret e tyre, por nepermjet dredhise dhe beseprerjes, realizuan edhe vrasjen e ketyre te dyve pikerisht ne shtepine e nje fshatari ne nje zone fushore te Kurbinit, me 30 maj te vitit 48. Edhe pse u realizua vrasja e katert ne femijet e Dod Pervukes, kalvari dhe vuajtjet nuk perfunduan ketu. Burgimet dhe internimet, pa i ndare ne femije e gra, vijuan per nje kohe te gjate. I vetmi i mbijetuar nga djemte e Dod Pervukes, Gjergji, ne ate kohe 13 vjec, ndonese u torturua ne menyren me monstruoze, mundi te mbijetonte per te mbajtur te gjalle vlerat dhe virtytet e kesaj dere me emer ne Oroshin e tejlodhur gjate 50 viteve te komunizmit.

58 vite me pas

Aty ne mesin e Mamurrasit ku nuk kuptohet nese eshte fshat apo qytet, aty ku dritat fiken ne ora 7 te mengjesit per te ardhur vetem ne ora 17, ndodhet edhe banesa e te mbijetuarve te deres se Dod Pervukes. Jane mbledhur qindra njerez per te organizuar ceremonine e ribashkimit te Dod Pervukes me djemte e tij. Eshte dashur nje pune e madhe, per t'u gjendur dhe identifikuar, e me pas per t'u ribashkuar ne godinen e perbashket dhe te mermerte qe ruhet nga nje shtatore e zojes se bekuar, kembet e se ciles jane vendosur mbi ne bunker te kohes se shkuar, si per te dashur te thote se e mira e mundi te keqen. Mbi jeten dhe vepren e 4 vellezerve te vrare ne nje kohe te shkurter, foli kryetari i keshillit bashkiak te qytetit te Mamurrasit, z. Gjete Kadeli. Me tej vijuan ceremonite ne perkujtim te ketyre martireve, viktima te nje kohe te pakuptueshme dhe te pabesueshme, per kedo qe nuk i ka jetuar ato kohe te cuditshme.
User avatar
The Green
Posts: 4079
Joined: Sun Jul 01, 2007 12:59 pm

Re: Ana tjeter e Perbindshit a.k.a Enver Hoxha!

Post by The Green »

Clavicula s'ka te ndalur fare, me qef jom tu i lexu.
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Ana tjeter e Perbindshit a.k.a Enver Hoxha!

Post by Clavicula »

Kush thote qe Enveri edhe klysht e tij nuk kane zemer shkavi?

Kush thote qe Enveri per ni pozite e ka fal Kosoven edhe osht kan kunder Shqipnise Etnike?

Duke lexuar librin e përkthyer në italisht IL SANGUE TRADITO , (Gjaku i trathëtuar) botim i Ministrisë së Jashtëme Jugosllave.

Dokumentim i hidhur i historise se re shqiptare


nga Prof. Abas Ermenji


Gjuhë Komuniste

Duke lexuar librin e përkthyer në italisht IL SANGUE TRADITO , (Gjaku i trathëtuar) botim i Ministrisë së Jashtëme Jugosllave.

Dokumentim i hidhur i historisë së re shqiptare

Në një fjalim që mbajti Enver Hoxha në Shkodër pakë muaj më parë, thosh se njerëzit e Ballit Kombëtar ishin duke u marrë vesh me Titon, në dëm të interesavet të Kosovës, për të vepëruar në Shqipëri.

E ç'nuk ndëgjuaka njeriu në këtë botë! Enver Hoxha që lindi prej Titos si Eva nga brinjë e Adamit, që u-emërua kumandar i t'ashtu-quajturës ushtëri nacional-çlirimtare të Shqipërisë nga Dushan Mugosha, ai që gjer dje i quante 'megallomani reaksionare' të drejtat t'ona mbi Kosovën, ai që, i shtytur prej jugosllavit
Svetozar Vukmanoviç-Tempo, prishi Lidhjen e Mukajt pikërisht pse Balli Kombëtar kish vënë si bazë të programit Shqipërinë Ethnike, ai që dërgoi fuqi në Kosovë për të shuar kryengritjen e shtytur nga Balli Kombëtar dhe për t'i a dorëzuar Titos të nënështruar, po ai na dalka sot me një moral patriotik t'u tregojë Ballistëvet detyrat kundrejt Kosovës !

Në një botim të Ministrisë së Jashtëme Jugosllave, punuar nga Vladimir Dedijer dhe nxjerrë si një farë 'Libër i Bardhë' pas prishjes së marrëdhënievet me Shqipërinë, përkthyer tani vonë n'italisht ndënë titullin 'Il Sangue Tradito' mund të kuptojë njeriu mjaft gjëra rreth komunistëvet dhe Ballit Kombëtar.
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Ana tjeter e Perbindshit a.k.a Enver Hoxha!

Post by Clavicula »

1. Partija Komuniste Shqiptare është krijesë e Jugosllavëvet

Partia Komuniste Shqiptare është fund e krye një krijesë e Jugosllavëvet dhe, pa ndërhyrjen e ngultë të këtyre, as që do të kish parti komuniste në vendin t'onë. Përpara se të vinin Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha për t'organizuar dhe udhëhequr komunizmin në Shqipëri, aty s'kish veç disa grupe të vegjël e të parëndësi që s'ishin aspak të lidhur me masat, "që ishin larg nga veprimtarija komuniste e vërtetë, që ishin në kundërshtim me njeri tjetrin, gjë kjo që ka shkaktuar luftë t'ashpër e të paprerë midis tyre. Ndër 'ta sundonte shpirti i ngushtë i sektarizmës, oportunizmës dhe i lokalizmës". (Sang. Trad. f. 3, nxjerrë nga rezoluta e Konferencës së parë të përgj. të P.K.SH., mbajtur në Labinot, në prill 1943).

Situata që mbretëronte midis grupevet komuniste në Shqipëri më 1941, u-karakterizua kështu nga Miladin Popoviç :

- "Kemi gjetur një kaos të vërtetë. Ndodheshin grupe dhe grupthe (gjithësejt tetë, ndër të cilët dy Trotskistë). Seicili prej tyre tërhiqte nga anë e tij. Shpeshëhere bënin edhe 'bashkime', 'marrëveshje' për të paditur tek ne njeri tjetrin. Bënin nga këto 'marrëveshje' deri me Fundon. Mund të kish çdo gjë tek këto grupe, por asgjë komuniste..." (Sang. Trad. f. 8, nga relacioni i Miladin Popoviç, Komitetit Qendror të partisë komuniste jugosllave, 21 Mai 1942).

"Bisedimet me këto grupe vazhduan prej dhjetë gjer më njëzet ditë. Kalonim nga një pjekje ilegale në tjetrën. Me grupin e Korçës i rrahëm çështjet në shtëpinë e Enver Hoxhës e të Koço Tashkos. Ky grup nuk donte t'i njihte gabimet e tij; kërkonte të shpallej si parti e pastaj gjithë grupet e tjerë të mblidheshin rreth tij, por
arritëm t'a bindim me argumenta të forta që të pranojë krijimin e partisë. Në grupin 'Korça', ndihma m'e fortë na erdhi nga punëtorët Koçi Xoxe dhe Pandi Kristo..." (Sang. Trad. f. 9, nga shënimet e Dushan Mugoshës mbi aktivitetin e tij në Shqipëri në vitet 1941-1944).


Miladin Popoviç e Dushan Mugosha, dhe pakë më vonë Blazo Jovanoviç e Svetozar Vukmanoviç-Tempo, qenë shtytësit, krijuesit, udhëheqësit dhe kumandarët e vërtetë të partisë komuniste shqiptate. Ata çdukin mosmarrëveshjet, ata vënë disiplinë, ata bëjnë mbledhjet, ata emërojnë kumandarët, ata organizojnë, ata
urdhërojnë. Ata shtyjnë të krijohet ushtërija 'nacional-çlirimtare', dhe, me t'u-formuar brigata e Parë, Dushani shkon si këshilltar pranë Mehmet Shehut, por në të vërtetën është ai që kumandon ; ata e shtyjnë më në fund partinë komuniste shqiptare në luftën vëllavrasëse me Ballin Kombëtar.
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Ana tjeter e Perbindshit a.k.a Enver Hoxha!

Post by Clavicula »

Dushani e cakton edhe Enver Hoxhën si kumandar të përgjithshëm t'ushtërisë 'nacional-çlirimtare'.

"Para se të nisej për Jugosllavi, Dushan Mugosha u-ftua në mbledhjen e K.Q. të P.K. Shqiptare, ku ishin prezent disa antarë të komitetit, dhe aty parashtroi mendimin se kumandari i përgjithshëm, Spiro Moisiu, nuk ishte në lartësinë e detyrës, dhe propozoi t'emërohej në vënt të tij Enver Hoxha, deri atëhere komisar i
komandës së lartë. K.Q. i P.K. Shqiptare e pranoi këtë propozim të Dushan Mugoshës dhe, në konferencën e Përmetit, nga fundi i Majit 1944, Enver Hoxha u-emërua kumandar i përgjithshëm me gradën kolonel-gjeneral." (Sang. Trad. f. 61).

Dushani emëron edhe Mehmet Shehun si kumandar të divizionit të Parë, me gjithë që Enver Hoxha nuk donte.


"Dushan Mugosha propozonte emërimin e Mehmet Shehut si Kumandar i divizjonit të Parë, kurse Enver Hoxha nuk qe d'akord. Por, pas shpjegimevet të Dushanit, më në fund e pranoi këtë propozim... etj.." (Sang. Trad. f.61).

Që Jugosllavët e kishin në dorë të tërë punën, dëshmohet edhe nga dallkaukllëqet që u bënin kryeterroristët, të cilët mundoheshin kush e kush t'ë fitonte favoret sa më shpejt. Kur Dushan Mugosha do të kthehej në Jugosllavi, kryeterroristët i çfaqnin servilizmat më të ulta, me anë letrash. Ja ç'i shkruan Mehmet Shehu :

- "Nuk kishim parti, por kishim e ishim 'komunistë bazhibuzukë', ishim një 'turli me zarzavate të hidhura', e me udhëzimet e Miladinit e të tuat, me ndihmat t'uaja mundëm të seleksionohemi, të formojmë partinë t'onë komuniste, t'a forcojmë. Na dhat dorën, na mësuat, na ngritët si mëma foshnjen... etj.." Më në fund i thotë :

- "O Salë! (pseudonimi i Dushanit) po për interesat e larta të brigadës tënde, kë do të lësh pranë shtabit të përgjithshëm ? Kujt do t'i a besosh këtë misjon special... ?! !"


Domethënë se brigata është e Dushanit dhe, passi po ikën, ai di se kujt do t'i a besojë misionin e tij special.

Bedri Spahiu :
- "Ne mësuam nga ti o Salë, atë çka është e nevojshëme dhe e domosdoshme që të mendojmë e të ndjejmë vehten si komunista. Prandaj unë për vehte, e besoj të gjithë ne, na duket sikur kemi diçka nga qenia e jote. Jeta e jonë si komunistë është lidhur me ty... Unë ngushullohem duke parë ndryshimin që kam bërë prej çastit të parë që jemi parë dhe se kam përfituar nga ti me sa ka qenë e mundur."

Erë servilizmi mban edhe letra e Enver Hoxhës, e Nexhmije Hoxhës, e Hysni Kapos, e Koçi Xoxes, e Ramazan Çitakut. Pa le i shkreti Omar Nishan që është mbyllur n'odë dhe qan me ngashërime duke "kujtuar poshtërsitë që ka thënë armiku për Dushanë". (Sang. Trad. Facsimili. Fotokopjet e të gjitha këtyre letravet.)

Servilizmi kundrejt drejtuesve Jugosllavë arrin kulmin me fjalën e Enver Hoxhës, në Berat, në mbledhjen e plotë të K.Q. të P.K., në Nëntorin e 1944-ës :

- "Shoku Blazo (Blazo Jovanoviç delegati i K.Q. të P.K. jugosllave, pranë K.Q. të P.K. shqiptare) ka dhënë ndihmën më të madhe në pregatitjen e konferencës dhe
në përpunimin e relacionit. Blazoja qe për ne si të kish zbritur Zoti nga qielli." (Sang. Trad. f.26, shënimi 28)
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Ana tjeter e Perbindshit a.k.a Enver Hoxha!

Post by Clavicula »

2. Kush e bëri qëndresën kombëtare prej Prillit të 1939 -ës gjer në Nëntor të 1941 -së ?

Të vimë tani tek qëndresa kombëtare ose lufta që i u-bë pushtuesit të huaj. Libri në fjalë e vë në dukje qëndresën e popullit Shqiptar në ditët e Prillit të 1939 -ës, vazhdimin e asaj qëndrese gjatë luftës italo-greke, tregon sesi populli Shqiptar nuk ndëgjoi n'asnjë mënyrë të luftojë kundër grekëvet, përkundrazi mbajti anën e tyre, edhe ata pakë bataljone që ndodheshin të mobilizuar u-hodhë nga anë e Grekëvet, u-shpërndanë ose sabotuan luftën. Por nga ana tjetër thotë se grupet komunistë kishin qëndruar si të mpitë gjatë kësaj periudhe, dhe s'kishin bërë asgjë gjer sa formuan partinë, ndënë shtytjen e Miladinit e të Dushanit, në Nëntorin e 1941-së. I vetëmi aktivitet që patën treguar komunistët gjer në këtë datë - thotë libri - qe një trakt që hodhi grupi Shkodrës kur Hitleri sulmoi Bashkimin Sovietik.

"Me sulmin e Hitlerit kundër Bashkimit Sovjetik, kushtet për fillimin e një kryengritjeje me armë të popullit shqiptar kundër pushtuesit u-bënë më të pjekura akoma. U-shkundën nga letargjija gjer disa drejtuesi grupesh (komuniste). Kështu për shembull, grupi i Shkodrës lëshoi një çpallje duke ftuar popullin të ngrihej me armë. Më gjithë këtë për shkak të veprimtarisë politike të mangët dhe në mungesë të ndonjë pregatitjeje organizative, kjo çpallje nuk pat, në të vërtetë, asnjë përfundim praktik." (Sang. Trad. f.44).

Kur bën fjalë për qëndresën e popullit Shqiptar në këtë periudhë të parë të luftës, auktori shton :

- "Krerët komunistë nuk dijtën t'i çfrytëzonin këto kondita objektive për t'i dhënë dallgë luftës nacional-çlirimtare. Pushtuesi shkonte gjithnjë duke e shtuar tmerrin. U-krijuan kampe përqëndrimi më të mëdha akoma, në të cilat ishin hedhur në dimrin e 1940-1941-së qindra Shqiptarë. Ndërkaqë, drejtuesit e grupevet komuniste nuk e pregatitnin popullin në luftë t'armatosur kundër pushtuesit. Ata mbajtën një qëndrim të tillë edhe në rastin e sulmimit të Jugosllavisë nga ana e trupavet fashiste e Hitleriane." (Sang. Trad. f. 43-44)

Autori harron të thotë, se n'atë kohë, një pjesë e tyre ishin milicë, dhe disa, si Omer Nishani, bënin apollogjinë e fashizmit !

Në konferencën e parë për formimin e partisë komuniste shqiptare, 8 Nëntor 1941, dhe rezolutën e së parës konferencë të përgjithëshme të P.K. shqiptare, mbajtur në Labinot në Prill të 1943-së, ky qëndrim i mpitë i grupevet prej Prillit të 1939-ës gjer në Nëntor të 1941-së, u-qortua rreptësisht.

Në rezolutën e konferencës së Labinotit është thënë tekstualisht :

"Lufta midis grupevet (komuniste) nuk i linte të merrnin një qëndrim siç duhet :

a) në çështjen e pushtimit të Shqipërisë më 7 Prill 1939 ;
b) në të tjera ngjarje të mbrendëshme të rëndësishme të Shqipërisë ;
c) në çështjen e luftës së Dytë imperialiste, si edhe në çështjen e luftës s'Italisë kundër Greqisë dhe Jugosllavisë." (Sang. Trad. f. 4).

Atëhere vjen pyetja, pasi grupet komuniste paskan ndejtur të mënjanuar e të mpitë gjersa u dha shtytjen Miladini me Dushanë, qëndresën e popullit Shqiptar kundër pushtuesit të huaj kush e frymëzoi dhe kush e udhëhoqi prej Prillit të 1939-ës deri më Nëtor të 1941-së ? Ata qindra njerëz që, gjatë kësaj periudhe, u-dergjën burgjevet dhe ishujvet, cilët qenë ? A nuk qenë ata burra që hodhë themelet e Ballit Kombëtar ? Ty s't'a nxë goja një hata të këtillë, Z. Vladimir Dedijer, por po t'a themi ne.
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Ana tjeter e Perbindshit a.k.a Enver Hoxha!

Post by Clavicula »

3. Qysh u-prish Lidhja e Mukajt dhe si filloi lufta vëlla-vrasëse.

Libri në fjalë, natyrisht, është plot sharje për Ballin Kombëtar dhe e quan këtë organizatë si një krijesë të reaksionit për të mbytur lëvizjen 'nacjonal-çlirimtare', në bashkëpunim me të huajin. Neve s'na bëjnë më përshtypje këto gjepura, pse kemi më shumë nga gjashtë vjet që po i ndëgjojmë, që n'atë mëngjes kur partija komuniste, e shtytur nga Vukmanoviç Tempo, e grisi marrëveshjen e Mukajt dhe i vuri gramafonit të saj zë-çjerrë një tjetër pllakë kundër Ballit Kombëtar. Por vetëm duamë të vëmë në dukje këtu disa të vërteta që s'mbulohen dot, e që dalin vetvetiu në shesh, si konkluzion logjik, nëpër kritikën e shtrëmbët t'armikut.

"Balli Kombëtar ish munduar të gënjejë masat me parullën se luftonte për një Shqipëri të lirë e të pamvarur, e cila kish për të pasur një rregullim republikan ku fshatari dhe beu të kishin të drejta të njejta, ku zotnia dhe shërbëtori do të kishin po ato të drejta përpara ligjit. Një nga parullat themeltare të Ballit Kombëtar, që e kanë shfrytëzuar për së tepërmi Italianët dhe qeveritë e ndryshme kuislinge, ishin krijimi i një 'Shqipërie të Madhe' në të cilën duhej të përmblidheshin Kosova e Metohija si edhe Çamëria."

"Balli Kombëtar, me këto parulla, kish arrijtur të hyjë në disa shtresa popullore. Krerët e Ballit Kombëtar janë reaksionarë të cilët bëjnë një politikë të dyfishtë, por rreth tyre është mbledhur një numur mjaft i math njerëzish me të vërtetë të nderçim dhe me influencë, të cilët besojnë verbërisht tek kryetarët. Kështu ndodhen në' të njerëz që gjer tani nuk kanë qënë përqafuar nga lëvizja nacjonal-çlirimtare, dhe s'marrin dot një qëndrim të këputur." (Sang. Trad. f. 77, nga relacioni i Miladin Popoviçit, me K.Q. të P. K. Jugosllave, 19 Prill 1943)

Ja ku na dolli tani, nga vetë raporti i Miladin Popoviçit, që Balli Kombëtar s'paska qënë fund e krye korb i zi por pëndët e trupit i paska pasur të bardha dhe vetëm kokën të zezë ! Por sesi mund të shkonin verbërisht gjithë këta njerëz të nderçim pas kryetarëvet trathtarë, këtë i-a lëmë për shpjegim llogjikës së Popoviçit.

Më poshtë :
- "Drejtuesit e Ballistëvet nuk donin të njihnin ekzistencën e të tjera organizatash përveç Ballit Kombëtar, dhe e shikonitn komitetin qëndror të nacjonal-çlirimtares si një organizatë tipikisht komuniste. Me Ballistët qenë zhvilluar në vend bisedime të gjata e të pafrytshëme. Ndër'to i shtyjmë për bashkëpunim, por drejtonjësit pastaj i bindin në të kundërtën. Ky Balli na ka bërë të humbasim shumë kohë dhe punë. Vetem se ky vepërim, në tërësinë e tij, nuk ka mbetur i pafrytshëm. Shumë fshatra kanë qënë çkëputur nga influenca e Ballit, jo nga që kemi zhvilluar një luftë të hapët kundër tij, por me guximin tonë në luftën kundër pushtuesit." (Sang. Trad. f. 77)

"Disa antarë të K.Q. të P.K. shqiptare, ndër të cilët edhe Enver Hoxha, u epnin tepër rëndësi bisedimevet për marrëveshje me Ballin Kombëtar, ndërsa linin pas dore aktivitetin që duhej zhvilluar në rradhët e Ballit Kombëtar për të demaskuar kryesinë e sajë reaksionare dhe trathtare." (Sang. Trad. f. 78)

Partia komuniste nuk donte të zbatonte vendimet që kish marrë në konferencën e saj të përgjithëshme të Labinotit, përsa i përkiste krijimit të një ushtrije komuniste ose 'nacional-çlirimtare', pa u-marrë vesh me Ballin Kombëtar pse kish frikë mos zgjuante dyshime në Ballin dhe dështonte marrëveshja. Por Svetozar Vukmanoviç-Tempo dhe Blazo Jovanoviç e shtyjnë me pahir në këtë drejtim.

"Zbatimi i vendimevet të konferencës përsa i përkiste formimit t'ushtërisë nuk po ecte shpejt, nga qëndrimi i mvarur i disa antarëve të K.Q. të P.K. shqiptare, ndër të cilët edhe Enver Hoxha. Shkaku i këtij qëndrimi të pavendosur duhej kërkuar në përçapjet për marrëveshje me organizatën e Ballit Kombëtar."

"Disa ditë pas konferencës së Parë të përgjithëshme, arriti në katundin Labinot, ku ndodhej një pjesëe e K.Q. të P.K. shqiptare, shoku Svetozar-Vukmanoviç-Tempo. Në bisedimet e tij në Labinot me disa antarë të K.Q. të P.K. shqiptare, shoku Vukmanoviç-Tempo, bashkë me Blazo Jovanoviçin, nënvizoi edhe njëherë detyrat kryesore të partisë në çështjet ushtarake. Ai u-mundua të vërtetojë se ish i domosdoshëm formimi i komandës së lartë t'ushtërisë nacional-çlirimtare të Shqipërisë pa pritur rrjedhën e bisedimeve me Ballin Kombëtar, i cili ish duke organizuar me ngulme ushtërinë e tij dhe i zgjatte me qëllim bisedimet me lëvizjen nacional çlirimtare. Mos me ia hyrë menjëherë formimit të komandës së lartë t'ushtërisë nacional-çlirimtare, donte të thosh t'i shkoje pas qejfit Ballit Kombëtar dhe planevet të tij trathtare. Këtë nuk e kuptuan, pra, disa antarë të K.Q. të P. K. shqiptare, ndër të cilët edhe Enver Hoxha e Dr. Ymer Dishnica,
nga papjekuri e tyre politike dhe pse s'kishin kurrfarë prespektive. Ata besonin se ish m'e dobishme të mbaronin njëherë bisedimet me Ballin Kombëtar, pa pastaj të mendonin për formimin e komandës së lartë e të njësivet sulmonjëse, sepse po t'i a hynin kësaj pune shpejt, Balli Kombëtar mund të tërhiqej nga bisedimet. Po t'a shpejtojmë mëkëmbjen e ushtërisë, thoshin ata, do të ngjallim dyshime tek Balli Kombëtar, gjë kjo që do t'na e bëjë të pamundur marrëveshjen." (Sang. Trad. f. 53, nga bisedimet me Svetozar Vukmanoviç-Tempo)

"Për të njëjtat arsye, disa antarë të K.Q. të P.K. shqiptare ishin kundër krijimit të njësivet të lëvizëshme. Shoku Vukmanoviç-Tempo këshilloi si - të domosdoshëm kalimin prej kompanish fushore (që nuk bëjnë jetë ushtarake) në detashmente partizane, që duhet të bëjnë jetë ushtarake të tamamtë, të jenë vazhdimisht n'ofensivë, lehtësisht të trasferuarshëm. Gjithashtu duheshin formuar me doemos njësira ushtarake më të mëdha...etj.." (Sang. Trad. f.53)

"Nga ky qëndrim i Enver Hoxhës, u-arrit në formimin e kumandës së lartë vetëm katër muaj pas konferencës së Parë të përgjithëshme, dhe në formimin e brigatës së parë vetëm pesë muaj pas konferencës. Njësitë ushtarake të trasferuarshme e sulmonjëse u-krijuan vetëm pas një ndërhyrjes së re të shokut Svetozar Vukmanoviç-Tempo, i cili, nga gjysma e dytë e Korrikut të 1943-së, duke u-kthyer prej Greqie, arriti në katundin Kucakë, afër Korçës, dhe parashtroi rishtas në gjitë mbledhjes së K.Q. të P. K. shqiptare pikpamjen e tij :

- Insistova rishtas mbi nevojën kalimit të domosdoshëm prej kompanish territoriale të fushavet në detashmente partizane të transferuarshëm dhe në njësira ushtarake më të mëdha e të rregullta. Mbasi aktiviteti përsa i përket organizimit të fuqisë në tokat e çliruara ish lënë mbasdore krejt, kam nënëvizuar nevojën e fillimit të menjëhershëm të një organizimi t'autoritetit ushtarak të prapavijavet, më parë se të mbaronin përpjekjet për marrëveshje me Ballin Kombëtar." (Sang. Trad. f. 54)

"Svetozar Vukmanoviç-Tempo, pasi u-pranuan definitivisht propozimet e tij nga anë e K.Q. të P.K. shqiptare, u-nis për në Maqedhoni." (Sang. Trad. f. 55)

Auktori mendon se ky qëndrim i antarëvet të K.Q. të P.K. shqiptare në lidhje me Ballin Kombëtar u-vinte nga papjekuri e tyre politike, nga mungesa e një pregatitjeje theorike, dhe nga që s'kishin prespektiva se qysh do të zhvilloheshin ngjarjet pas përzënjes s'okupatorit, as vendosmëninë në luftën kundër reaksionit të mbrëndshëm.

"Për këtë shkak u-arrit në kapitullimin e turpshëm t'antarëve të K.Q. të P.K. shqiptare, të delegatëve të K.Q. të nacional-çlirimtares, përpara drejtonjësve të Ballit Kombëtar në Konferencën e Mukajt më 1 dhe 2 Gusht 1943. Në krye të delegatës të K.Q. të nacional-çlirimtares ndodhej një nga antarët e lëkundshëm të zyrës politike të K.Q. të P.K. shqiptare, Ymer Dishnica, intelektual nga familje bejlerësh, i cili kish jetuar gjatë në Francë, dhe ish ndënë influencën e social-demokracisë, siç ishin shumë intelektualë komunistë shqiptarë që kishin studjuar në Francë. Dërgata e K.Q. të nacional-çlirimtares ra kryekëput në pozicionet reaksionare të drejtonjësve të Ballit Kombëtar, duke pranuar krijimin e një t'ashtuquajturi 'Komitet i Shpëtimit Kombëtar', të cilit i u-dhanë të gjitha kompetencat për të drejtuar lëvizjen e çlirimit kombëtar, ndërsa komiteti qëndror i nacional-çlirimtares nuk zihej ngoje fare dhe s'flitej për të sikur edhe një fjalë. Në rezolutën e nënëshkruar nga dërgata e komitetit qëndror të nacional-çlirimtares me krerët e Ballit kombëtar, nuk shënohet aspakë lufta kundër okupatorit, as bëhet fjalë për lëvizjen nacional-çlirimtare dhe fitoret e saj në të kaluarën. Në vënd të përshëndetjes 'Vdekje Fashizmit - Liri Popullit', u-vu fjala nacionaliste 'Ja Vdekje - Ja Liri'. Ndër
detyrat e 'Komitetit të Shpëtimit Kombëtar' figurante edhe krijimi i 'Shqipërisë së Madhe', parrullë me të cilën vepëronin pushtuesit italianë, gjithë qeveritë kuislinge, Balli Kombëtar dhe trathtorët e tjerë."

Nga mbarimi i Korrikut të 1943-së, në vegjiljen e konferecës së Mukajt, shoku Svetozar Vukmanoviç-Tempo kish arritur rishtas pranë selisë së K.Q. të P.K. shqiptare që ndodhej në katundin Kucakë. Në mbledhjen e K.Q. të P.K. shqiptare, me kërkesën dhe institimin e Koçi Xoxes, ai parashtroi pikpamjen e tij në lidhje me qëndrimin e tij kundër Ballit Kombëtar dhe qëndrimin rreth krijimit të brigatavet sulmonjëse, do me thënë njësivet ushtarake në lëvizje, t'ushtërisë nacional-çlirimtare të Shqipërisë. Në lidhje me shpjegimet në gji të kësaj mbledhje të K.Q. të P.K. shqiptare, shoku Vukmanoviç-Tempo thotë :

- "Duk'me qënë që K.Q. i P.K. shqiptare, me Enver Hoxhën në krye, i-jep rëndësi të madhe marrëveshjes me Ballin Kombëtar, kam dashur t'i bind që ish shumë më e dobishme të forcohej lufta e armatosur kundër okupatorit në të gjtha anët e Shqipërisë, të zhvillohej një ativitet politik m'i fortë në qarqet e ulëta dhe në njësitë ushtarake të Ballit Kombëtar, të bëhet i mundur dallimi midis tyre, kështu që të shihej kush ishte për luftë kundër okupatorit, dhe të demaskoheshin përpara masavet elementet trathtare. Të shpartalloheshin në çast, me forcë ushtarake të gjitha ato njësi të Ballit Kombëtar që do të bashkëpunonin me okupatorin. Me një fjalë, duhej luftuar gjallërisht për të bërë ndarje e dallime ndër rradhët e Ballit Kombëtar, për të tërhequr në lëvizjen nacional-çlirimtare elementet patriotë, dhe për të ç'farosur me armë bashkëpunëtorët e ç'faqur t'okupatorit. Disa antarë të K.Q. të P.K. shqiptare, ndër të cilët edhe Enver Hoxha e Dr. Ymer Dishnica, thoshnin që ish e dobishme të pritej gjersa ky dallim të bëhej vetë në rradhët e Ballit Kombëtar. Mbasi u-vu mirë çështja edhe nga ana e Koçi Xoxes dhe e shumicës së komitetit, u-muar më në fund qëndrimi që duhej. Komiteti Qëndror i P.K. shqiptare e dënoi trathtinë e turpshme të Mukajt." (Sang. Trad. f. 79)

Ja se ç'thotë edhe Miladin Popoviçi në raportin që i bën komitetit qëndror të P.K. jugosllave, më 19 Tetor 1943 :

- "Shokët delegatë ranë në Mukaj mbi pozicjonet e nacionalistëvet dhe qenë mbushur me opurtunizmë, duke u-kënaqur vetëm me ndonjë ndryshim fjale ose fraze të programit. Ndodhej atëherë këtej shoku Tempo. E rrahëm çështjen edhe me komitetin qëndror duke e studjuar krejt punën, gjendjen, etj., dhe vendosëm t'a kthejmë manifestën e të mos e njohim mënyrën e organizimit të 'Komitetit për Shpëtimin e Shqipërisë', as fonksonin e tij si autoriteti m'i lartë në luftën e çlirimit kombëtar, të mbledhim menjëherë konferencën dhe të zgjerojmë komitetin qëndror të nacional-çlirimtares." (Sang. Trad. f. 79 e 80)

- "Menjëherë pas konferencës së Mukajt u-thirr në Labinot konferenca e dytë e komitetit qëndror të nacional-çlirimtares, në gji të së cilës u-muar një qëndrim i qartë e i prerë kundër Ballit Kombëtar." (Sang.Trad. f. 80)

Pasi i rreshton të gjitha këto fakte, auktori i mëshon Ballit Kombëtar me gjuhën komuniste, e quan organizatë trathtare, bashkëpunëtore me okupatorin etj..

Le njëherë s'janë jugosllavët ata që gjykojnë se kush është trathtar e kush është patriot në Shqipëri, por, sido qoftë, një njeri që ka pesë pare mend, arsyeton kështu.

Sikur Balli Kombëtar t'ish një organizatë në bashkëpunim me okupatorin, pse do të kërkonin aq fort komunistët të merreshin vesh me' të, aqë sa s'donin të krijonin ushtëri, s'donin të bënin kumandë ushtarake, s'donin të merrnin asnjë inisjativë pa u-bashkuar me Ballin Kombëtar ?

Sikur Balli Kombëtar të kish bashkëpunuar me okupatorin, përse në Mukaj partia komuniste i u-nënshtrua vijës politike të tij, dhe s'kuxonte n'asnjë mënyrë të shqepej nga ajo vijë gjersa Vukmanoviç-Tempo dhe Miladin Popoviçi e shkulën që andej me shqelm ?

Në këtë mes, kujt i mbetet përgjegjësia e luftës vëlla-vrasëse, Ballit Kombëtar që s'i luan marrëveshjes apo partisë komuniste që, e-shtytur nga Vukmanoviç-Tempo, e-theu Lidhjen e Mukajt dhe e sulmoi befas Ballin Kombëtar ?

Ç'kuptim kanë fjalët e Vukmanoviç-Tempos kur thotë se 'duhet luftuar gjallërisht për të bërë ndarje e dallime ndër radhët e Ballit Kombëtar, për të tërhequr elementët patriotë në lëvizjen nacional-çlirimtare dhe për të çfarosur me armë bashkëpunëtorët e okupatorit' ?

Me fjalë të tjera a nuk do të thotë kështu :

- Të shikojmë në rradhët e Ballit Kombëtar cilët janë ata që mund t'i nënshtrohen partisë komuniste, dhe të tjerët t'i quajmë sikur bashkëpunojnë me okupatorin e t'i çfarosim me armë ? Dhe çfarosja filloi menjëherë. Pse Mehmet Shehu bashkë me Dushanin, menjëherë pas prishjes së marrëveshjes së Mukajt, zunë afër Lushnjes 68 ushtarë të Ballit Kombëtar dhe i-therrë të gjithë në një gjak, sikur ishin zoq pule dhe jo bujq Myzeqeje ? Një mizori të tillë se kanë bërë as Hunët e Atilët as Jeniçerët e Otomanëvet, s'di në se e kanë bërë Tartarët e Gengis-Khanit. Dhe pastaj përgjegjësinë e luftës vëlla-vrasëse e paska Balli Kombëtar ! Pse ky, kur pa që antarët e tij po binin ndënë thikën e përgjakur si bagëtia në kasaphanë, s'duhej të kish luftuar, por t'ulte xverkun ndënë satërin e Dushanit dhe t'i thosh : - 'prema kokën në qetësi' !

Një nga përpjekjet më djallëzore të komunistëvet ka qënë që t'a paraqesin Ballin Kombëtar si bashkëpunëtor të Gjermanëvet. Kurse e vërteta është që Balli Kombëtar i priti me luftë Gjermanët, në Barmash, në Qafë të Thanës, në rrethet e Vlorës, dhe pikërisht në këtë kohë partia komuniste e goditi me trathëti befas që mbrapa krahëvet. Atëhere ç'të bënte Balli Kombëtar, nëse ai luftonte me komunistët për të mprojtur vehten, duke goditur edhe Gjermanët nga ana tjetër, atje ku mundte dhe me ato fuqi që kishte.

Kjo ishte gjendja ku e kish hedhur vendin Partia komuniste me shtytjen e Serbëvet.
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Ana tjeter e Perbindshit a.k.a Enver Hoxha!

Post by Clavicula »

4. Balli Kombëtar dhe Kosova

Sa për pikëpamjen e Ballit Kombëtar në lidhje me problemin e Kosovës, shih se ç'thotë Libri i Bardhë i Ministrisë së Punëvet të Jashtëme Jugosllave :

- "Një nga parrullat themeltare të Ballit Kombëtar, që e kanë çfrytëzuar përsëtepri italianët dhe qeveritë e ndryshme kuislinge, ishte krijimi i një 'Shqipërie të Madhe', në të cilën duhej të përmblidheshin Kosova Metohija si dhe Çamëria." (San. Trad. f. 77.)

"Në konferencën e parë për formimin e partisë komuniste shqiptare, më 8 Nëntor 1941, u-dënua ashpër pikpamja e 'gabuar' që kishin patur gjer atëhere disa grupe komuniste, kur mendonin se 'zmadhimi i Shqipërisë do të kishte shtuar edhe numrin e komunistëvet e të proletarëvet, të cilët do të na kishin ndihmuar në krijimin e partisë ; kjo është pikpamje shoviniste më e errët dhe në të vërtetën i shërben imperializmit." (Sang. Trad. f. 44)

E shihni patriotizmën komuniste ?

Edhe ata grupe që, përpara se të formohej partia, 'e pranonin' një Shqipëri të madhe, nuk e kishin këtë nga dashuria kombëtare që kërkon të mbledhë mbrenda kufivet ethnike të gjithë bijt e shqipes, por nga pikëpamia e dobisë që do të kish pasur partia komuniste, se "zmadhimi i Shqipërisë do të shtonte edhe numrin e komunistëvet e të proletarëvet, të cilët do të ndihmonin n'organizimin e partisë".

Komiteti qëndror i partisë komuniste Jugosllave, në një letër të drejtuar komitetit qëndror të P.K.Shqiptare në Nëntorin e 1943-së, i jep udhëzime këtij të fundit se ç'qëndrim duhet të mbajë përsa i përket çështjes së Kosovës e të Metohisë. "Të vesh sot problemin e aneksimit, kjo do të thotë të hedhësh ujë në mulli të reaksjonarëvet... etj.."

Kjo letër e këshillon komitetin qëndror të partisë komuniste shqiptare që të mos shikojë tjetër gjë vetëm luftën kundër okupatorit pse lufta do të sjellë demokracinë e vërtetë në Jugosllavi e Shqipëri, dhe atëhere problemi i Kosovës nuk paraqitet fare, mbasi populli i asajë krahine do të mund të jetojë në vllazëri të plotë me popujt e tjerë të Jugosllavisë.

"Sot në popullsinë Shqiptare të Kosovës e të Metohisë duhet zhvilluar një dashuri vëllazërore kundrejt popujvet heroikë të Jugosllavisë e për luftën e përbashkët kundrejt shtypësvet Gjermanë. Vetëm nëpërmjet të një lufte të këtillë populli shqiptar mund të sigurohet se lëvizja nacjonal-çlirimtare në Jugosllavi nuk është dhe nuk mund të jetë armike e tij, por mike dhe bashkëpërpjekëse në luftën për një t'arthme më të mirë të të dy palëvet. Jugosllavija e re që po krijohet, do të jetë një vend popujsh të lirë ku nuk do të ketë shtypje kombësish, as edhe për pakicat shqiptare." (Sang. Trad. f. 116, letër e K.Q. të P.K. Jugosllave drejtuar K.Q. të P.K. Shqiptare)

Origjinale është edhe kjo : - Partia Komuniste shqiptare pret udhëzime nga K.Q. i P.K. Jugosllave mbi qëndrimin që duhet të mbajë në çështjen e Kosovës !

Krijimi i Shqipërisë Ethnike që u-caktua në programin e "Komitetit për Shpëtimin e Shqipërisë", në Mukaj, me këmbënguljen e Ballit Kombëtar, qe ajo që u-dogji më tepër këshilltarëvet jugosllavë. Ata e quajnë këtë si një parullë me të cilën 'vepëronin pushtuesit italianë, gjithë qeveritë kuislige, Balli Kombëtar dhe trathëtarët e tjerë'. Natyrisht, për këshilltarët jugosllave ishin trathëtarë ata që kërkonin këputjen e Kosovës nga Jugosllavija. Por çudija është se këtë fjalë e kishin në majë të gjuhës edhe komunistët shqiptarë, të cilët flisnin si papagalli që përsërit atë çka dëgjon. Me këtë rast, na kujtohet përgjigjja aqë e thjeshtë sa dhe e bukur që Hysni Lepenica u-dha disa komunistëve, kur thoshin se të kërkosh Kosovën është trathëti, passi atë e kërkojnë edhe fashistët.

"Po mirë, tha Hysniu, fashistët hanë bukë, pinë edhe ujë, atëhere të mos hamë bukë e të mos pimë ujë edhe ne pse hanë e pinë ata ? ".


Megjithëse 'Shqipërija e Madhe' e fashistëvet me Shqipërinë Ethnike të Ballit Kombëtar janë dy ide aqë të ndryshme sa nata me ditën. Fashistët kërkonin 'Shqipërinë e Madhe' vetëm për të përdorur fjalë të mëdha që ishin bomba tymi të stilit fashist, pse, në të vërtetën, Shqipëria ndënë fashizmin, e madhe ose e vogël, ishte mollë në xhep të tjetërkujt. Kurse Balli Kombëtar nuk kërkon ndonjë Shqipëri të Madhe për hatër të madhësisë, por kërkon Shqipërinë e Shqiptarëvet, Shqipërinë Ethnike, një Shqipëri që të përmbledhë mbrenda kufivet të gjithë bijt e saj.
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Ana tjeter e Perbindshit a.k.a Enver Hoxha!

Post by Clavicula »

Sipas mendimit të komunistëvet jugosllavë Balli Kombëtar e kërkonte Kosovën i shtytur prej qarqeve reaksjonare të Perëndimit.

"Një nga mjetet me të cilat reaksjonarët e Perëndimit donin t'a minonin lëvizjen nacjonal-çlirimtare, ishte parulla shoviniste e Shqipërisë Ethnike, e veçanërisht e Kosovës dhe Metohisë. Kjo parullë, për shembull, zinte vendin e parë në programin e Ballit Kombëtar." "Një nga mjetet me të cilat reaksjonarët e Perëndimit donin t'a minonin lëvizjen nacjonal-çlirimtare, ishte parulla shoviniste e Shqipërisë Ethnike, e veçanërisht e Kosovës dhe Metohisë. Kjo parullë, për shembull, zinte vendin e parë në programin e Ballit Kombëtar." (Sang. Trad. f. 115).


"Gjithë oficerët anglezë janë barabar t'interesuar në Kosovën. Interesohen shumë të dinë se ç'mendojnë Shqiptarët për'të, që nga fshatari gjer te kryetari i qeverisë, dhe në këto gjurmime janë këmbëngulët." (Sang. Trad. f. 117).

"Pranë disa grupevet terroristësh (kështu quhen në gjuhën komuniste ata që luftonin për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë) në Kosovë e Metohi, me 1944 e 1945, ndodheshin oficerë ndërlidhës të një fuqije të huaj perëndimore. Kryetari i gjithë bandavet terroriste (d.m.th. i fuqivet që luftonin për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë), Ejup Binaku, mbante kontakte të vazhduarshëme me misjonet e huaja në Tiranë. Një nga miqt'e ngushtë të Ejup Binakut ishte Haki Taha, mësues në Tiranë, i cili vrau trathëtish në Prishtinë, më 1945, heroin kombëtar (të cilit komb?!) Miladin Popoviç." (Sang. Trad. f. 118).


Kjo është puna që bënte Balli Kombëtar në Kosovë. Kurse partia komuniste, jo vetëm që e dënonte idenë e një Shqipërije Ethnike, por më 1945 dërgoi fuqi t'armatosura në Kosovë për të shtypur kryengritjen që kish frymëzuar Balli Kombëtar, dhe për t'i a dorëzuar Titos të nënështruar.

Nga fillimi i 1945-së, komanda e lartë e ushtërisë jugosllave kërkoi hyrjen e dy divizioneve shqiptare në Jugosllavi, gjoja për të ndihmuar në luftën kundër Gjermanëvet. Qëllimi i vërtetë ish që këta Shqiptarë të thyenin lëvizjen e Kosovës duke i treguar popullit Kosovar se Shqipëri e Jugosllavi u-bënë një gjë e përbashkët, dhe se s'ish më nevoja të kërkonin bashkimin e krahinës së tyre me Shqipërinë.


"Divizjoni i pestë shqiptar u-dërgua drejtë për drejtë në Kosovë e Metohi, ku, bashkë me njësitë e ushtërisë nacjonal-çlirimtare të Jugosllavisë, mori pjesë në çlirimin e Prizrenit e të Gjakovës." (Sang. Trad. f. 69).

Trathëtinë kundrejt Kosovës dhe krimet kundrejt kosovarëvet të pafajshëm i pohon vetë qeveria e Tiranës, si pa gjë të keqe, në përgjigjjen qe i jep qeverisë jugosllave 'mbi denoncimin unilateral të traktatit të miqësisë dhe të ndihmës reciproke midis të dy vendevet'. Vetëm se këtë faj i a heth Koçi Xoxes, i cili është bërë sot cjapi gjynahqar i të gjitha krimevet komuniste në Shqipëri, kurse këta të shkretët që kanë mbetur tani, janë engjëj të bardhë dhe s'kanë pasur gisht aspakë n'ato krime. Shif gazetën 'Zëri i Popullit', datë 23 Nëntor 1949, pikën 14 të notës që i është dhënë qeverisë jugosllave :

- "...Populli Shqiptar i Kosovës është masakruar dhe po masakrohet barbarisht, më keq se në kohën e Gestapos, nga organet e U.D.B.-së të qeverisë jugosllave. Me mijëra Kosovarë të pafajshëm janë pushkatuar në masë, ilegalisht, pa gjyq nga organet e U.D.B.-së gjatë luftës dhe pas luftës. Në këto masakra të pashembullta të popullsisë të Kosovës ka marrë pjesë edhe agjenti i qeverisë jugosllave në gji të qeverisë shqiptare, trathëtari Koçi Xoxe, në fillim të vitit 1945, kur, në cilësinë si ministër i mbrendshëm i Shqipërisë, ai autorizoi oficerët e U.D.B.-së që të pushkatonin ilegalisht dhe pa gjyq në tokën Shqiptare më tepër se 1000 Kosovarë të pafajshëm."

Këta janë komunistët e Shqipërisë, me ndihmën e të cilëvet oficerët jugosllavë paskan vrarë, vetëm në tokën Shqiptare, më tepër se 1000 Kosovarë të pafajshëm që kishin ardhur të gjejnë strehë në atdhenë-mëmë, si ata zoqt e mjerë kur i shtërngon dëbora ; po merreni me ment se ç'kasapanë është bërë në Kosovë. Qeveria shqiptare i paska ditur krimet që bënin komunistët jugosllavë në Kosovë, duke 'pushkatuar në masë, ilegalisht, pa gjyq, me mijra Kosovarë të pafajshëm, gjatë luftës dhe pas luftës' ; dhe, me gjithë këtë, gjer n'atë ditë që u-prish me Moskën, Titua ndodhej "jo në malet, as në qytetet e Shqipërisë, por në zemrat e popullit Shqiptar" - thosh Enver Hoxha.

Ah, Komuniste ! Vetëm ata qo ju kanë parë për s'afërmi ju njohin juve se ç'ini. Ju monstra që ushqeheni me mish njeriu ; ju fytyra t'errëta e katile që bini erë gjak, që frymëzoni tmerr, ju që, gjer dje, si xhelat-ndihmës të Jugosllavëve, lost satërin mbi Kosovarët, ju na dalkeni sot me një cinizmë të ndyrë, t'i tregoni Ballit Kombëtar detyrat kundrejt Kosovës !


Këto rreshta nuk i shkruam për t'u dhënë ndonjë përgjigjje komunistëvet, se tek komunistët s'ka vend arsyeja. As për t'i treguar popullit në Shqipëri se ç'janë komunistët, pse ai ka vjetë me radhë që po i sheh. Ai e di qe komunistët nuk vepërojnë as pas kokës së tyre as pas llogjikës kombëtare, por zbatojnë pikë për pikë atë çka u vinte dje nga Belgradi, sot nga Moska. Sikurse Balli Kombëtar që u-gdhi befas një mëngjes - me shtytjen e Vukmanoviç-Tempos - organizatë trathëtare, bashkëpunëtore e të huajit, etj., ashtu pesë vjet më vonë Titua, që në mbrëmje ndodhej 'jo në malet, as në qytetet e Shqipërisë, por në zemrat e popullit Shqiptar', me një telegram që erdhi nga Moska pas-darke, u-gdhi fashist, murtajë e nëmur, e djall i zi !

Populli Shqiptar i a ka njohur aqë mirë partisë komuniste natyrën e qenit, të papagallit e të majmunit, saqë s'ka nevojë t'i a tregojmë ne. Por këto rreshta i shkruajmë për ata Shqiptarë që, gjatë këtyre dhjetë vjetëve, kanë jetuar jashtë Shqipërisë dhe s'kanë asnjë ide mbi zhvillimin e ngjarjevet atje brenda. Dhe qe, t'influencuar nga gramafoni i propagandës së Tiranës, nga ndonjë politikan-hamall si Tuk Jakova ose ndonjë cinxami ferre si Behar Shtylla, i hedhin gurë edhe ata Ballit Kombëtar, kësaj organizate martire që, në këto dhjetë vjetë, u-bë kështjellë e përgjakur kundër çdo vale imperjaliste që i u-turr Shqipërisë.

Marrë nga gazeta FLAMURI
Janar 1950
User avatar
AciDiuS
Moderator
Posts: 7206
Joined: Wed Mar 09, 2005 4:11 pm
Location: Free on Universe

Re: Ana tjeter e Perbindshit a.k.a Enver Hoxha!

Post by AciDiuS »

Perbindsh me plot kuptimin e fjales nuk e lexova kejt shkrimin ni pjes tvogel e lexova po aty ku flitet per kit mut nuk muj pa hi e me sha niher
User avatar
Volcano
Posts: 1236
Joined: Thu Aug 21, 2008 9:12 pm
Location: The Eye Of Knowledge
Contact:

Re: Ana tjeter e Perbindshit a.k.a Enver Hoxha!

Post by Volcano »

mdhimen ata njerz qe e perkrahin kete njeri,po per mos me perkrah adoleshentet ket njeri ju kisha propozu ni liber,rrefime nga burgjet komuniste tni ish komunisti qe denohet nga vet komunistat qe spom kujtohet emri.
Post Reply