Ana tjeter e Perbindshit a.k.a Enver Hoxha!

Shkruni qka dini per histori, vetni, msoni... ma mire se n'shkoll ko me u kan.

Moderator: AciDiuS

User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Ana tjeter e Perbindshit a.k.a Enver Hoxha!

Post by Clavicula »

Njerz, kush keni kohe mos e leni pa i lexu se jon shume shume sene te mira dhe ja vlene definitivisht.

Disidentetja Musine Kokalari


Historia e dhimbshme e jetës së disidentes së burgosur e internuar nga diktatura. Komunizmi nuk mundi të varrosë veprën e saj të shquar Gjyqi që i bëri diktatura Musine Kokalari nuk do të stepej përpara xhelatëve të saj komunistë, më shumë se një gjysmë shekulli më parë. Thëniet e saj ishin akuza e një shpirti të pamposhtur rilindës që sfidonte vdekjen. “Unë s´jam fajtore. S´jam komuniste dhe ky s´mund të quhet faj. Ju fituat në zgjedhje, por në burg nuk duhet të jem…. Unë jam nxënëse e Sami Frashërit. Me mua ju doni të dënoni Rilindjen”. Pas këtyre fjalëve, ajo nuk mund t´i shpëtonte
dënimit barbar të sitemit të Enver Hoxhës, edhe pse ky i fundit e njihte mirë familjen intelektuale dhe patriotike të Kokalarëve nga Gjirokastra. Madje, Hoxha kishte lidhje gjaku me Musinenë, por ai nuk e kurseu as atë, pasi kishte pushkatuar pa gjyq dy vëllezërit e saj, në nëntor të vitit 1944. Sistemi i kaluar kishte dhe një inat tjetër me Musinenë. Fakti që ajo kishte krijuar së bashku me Skënder Muçon, Partinë Socialdemokrate, në vitin 1943, nuk mund të anashkalohej nga sistemi njëparti i Enverit. Me xhelozi njerëzit e këtij të fundit shikonin edhe nxjerrjen e gazetës “Zëri i Lirisë”, organi i PSD, realizuar me kontributin e Musinesë, Skënder Muços dhe Osman Kazazit.

Grupimi opozitar kryesohej nga Musine Kokalari Pas Luftës së Dytë Botërore, kur Shqipëria po vihej nën diktaturë, si kundërveprim i kësaj të fundit u themelua më 6 nëntor të vitit 1946. në Tiranë, grupimi i parë opozitar antikomunist “Bashkimi Demokratik Shqiptar”, një aleancë e Partisë Socialdemokrate, kryesuar nga Musine Kokalari, me Frontin e Rezistencës, drejtuar nga Sami Qeribashi dhe me Grupin Monarkist, të drejtuar nga Qenam Dibra. Pra, Musineja u bashkua me disidentët e tjerë të opozitës, e cila, sipas ideve të saj, do të ishte ilegale dhe do të luftonte me mjete demokratike për një Shqipëri ndryshe.

Ajo nuk mund të pranonte diktaturë, ndaj dhe i shfaqi hapur bindjet politike, por në të njëjtën kohë dhe diktatura nuk mund ta pranonte Musinenë ndaj e goditi për vdekje. Në hetuesi dhe në gjyq, Musine Kokalari do të depononte: “Mbas Mbledhjes së Mukjes, kam marrë pjesë në Ballin Kombëtar si socialdemokrate dhe kam qenë përgjegjëse e gazetës `Zëri i Lirisë`, në të cilën kam botuar artikuj ku flitet për çështjen e Kosovës në bazë të Kartës së Atlantikut…. Kriteri për të luftuar ishte jo për qëllimin e përfitimit të disa klikave, por për demokratizimin e vendit”. Musineja, një intelektuale e kompletuar e tipit perëndimor, mendonte ndryshe nga Enver Hoxha, i cili e ndjente rrezikun e intelektualëve, sidomos atyre opozitarë, ndaj i vrau, burgosi i internoi, i persekutoi, i bloi ata në luftën e përbindshme të klasave. Kështu bëri edhe me Musinenë, pasi ajo nuk u bë kurrë komuniste dhe vegël e Enver Hoxhës. Asaj iu bë thirrje që të futej në Partinë Komuniste, por ajo nuk pranoi të ishte anëtare e një partie, që drejtohej nga serbët dhe e futi Shqipërinë në diktaturën më të egër e më të përgjakshme të historisë së saj. Musine Kokalari ishte e dashur, e butë, e ditur, e zgjuar dinjitoze dhe me karakter të fortë, në kundërshtim me antinjerëzoren e njeriut të programuar, të njeriut “të ri” që ushqehej me luftë dhe urrejtje, ateist, pa personalitet që zhbiron të tjerët, konformist e servil, formatuar i varur dhe i nënshtruar.



Çastet e fundit të jetës
Në dorëshkrimin “Mbi jetën time”, Musineja shkruan: “Komunistët më varrosën për së gjalli, se nuk iu kërkova falje në gjyq për aktivitetin tim. Dhe pse do të kërkoja falje?…. Unë s´jam fajtore…”. Në një seancë gjyqi, ndërsa dikush thirri se ajo duhet të dënohej me vdekje në litar, dhe kryetari Frederik Nosi, e pyeti se a e dëgjonte atë që kërkonte populli, Musineja me qetësi iu përgjigj: “Nesër këtë do të thonë edhe për ju”. Musineja nuk pranoi avokat, ajo bëri një apologji të shkëlqyer që e jep qartë edhe në qëndrimin e saj prej politikaneje demokrate, konsekuente dhe e papërlyer. Gjyqi komunist e dënoi me 20 vjet heqje lirie, me hubjen e të gjitha të drejtave civile dhe kunfiskim të pasurisë. Pasi kreu 16 vjet nga dënimi i saj, Musinenë e internuan në Rrëshen, ku për 22 vjet punoi në bujqësi dhe ndërtim, si punëtore llaçi, e përgjuar ditë e natë nga Sigurimi i Shtetit. Pas punës, ajo shëtiste vetëm, por dhe shkonte në vendin e saj të preferuar, bibliotekën e qytetit, ku gjente miqtë e saj të vërtetë, librat. E dërmuar nga vuajtjet dhe e raskapitur nga punët e rënda, Musineja u sëmur nga kanceri. “Ç´fat tragjik, shkruan ajo. Më doli edhe sëmundja kundër. Të paktën të kisha pak qetësi në vitet e fundit të jetës sime”. E shtruar në spitalin onkologjik, ajo shkruan: “Këtu kuptova një gjë. Për mua jo vetëm që nuk interesohen, por kanë qejf të më zvarritin. Dhe vetë kontrollet e këtyre muajve s´kanë gjë tjetër veçse fjalë të kota. Sipas rregullave, unë duhet të isha operuar këtu e gjashtë muaj më parë. Ç´do të ngjasë?”. Duke iu referuar epilogut, diçka nga përvoja e saj: “Njoha kulturën demokratike, njoha tragjedinë e përmbysjeve të mëdha revolucionare. Njoha një gjyq special. Njoha 16 vjet burg dhe 22 vjet internim me përplasje andej-këndej. Njoha punën e punëtorit me normë
individe, njoha punën e krahut me normë kolektive në bujqësi e ndërtim.


Njoha vetminë e vetëkërkuar, shoqërinë e rastit në burg dhe gjithë ndryshimet që pasojnë nga ky tërmet i pandërprerë për të konsoliduar
diktaturën e proletariatit. Nganjëherë them me vete se nuk fitova gjë që
mbeta gjallë. Kam 38 vjet që nuk e di ç´domethënë familje. Ndoshta do të ishte mirë të kisha mbyllur sytë njëherë e përgjithmonë. Kështu merrnin fund edhe vuajtjet, me gjithë gjendjen tragjike. Kjo do të ishte një gjë shumë e mirë. Nëse vdes, në valixhen e vogël kam disa sende me vlerë etnografike për Muzeun e Gjirokastrës. Ato pak kursime dhe gjithçka tjetër le të hyjë në fondin e shtypit që duhet të krijohet për punëtorin e krahut, i cili është i domosdoshëm, që të demokratizohet puna e krahut dhe të kultivohet punëtori i thjeshtë”. Falë ditëve që erdhën u mundësua të thuhet e vërteta për personalitete të tillë si Musine Kokalari. Diktatura e burgosi, e internoi, e vdiq, por nuk e varrosi dot. Ajo i mbeti e gjallë popullit dhe atdheut, si një dritë e pashuar e kulturës shqiptare, si flakadan i përjetshëm i demokracisë. Nga piedestali ku e vendosi koha, ajo na mëson: “Besa, shpresa, dashuria, ato pra na lartësojnë. Përçarja dhe marrëzia na poshtërojnë dhe na mjerojnë”.



Fragmente nga romani i Shefqet Musarajt “Para agimit” Ermira Velo (M.Kokalari) kish një respekt të madh për të vëllanë dhe ushqehej vazhdimisht nga idetë e tij. Kur mbaroi shkollën e mesme, ajo njihej si një nga vajzat me prirje përparimtare. (V 1, faqe 18) Ermira Velo ishte e thjeshtë, e dashur, e afruar me çdo njeri dhe nuk bënte kurrë dallim midis njerëzve me pozitë dhe atyre që nuk kishin as strehë ku të futnin kokën. Prekej pa masë nga vuajtjet e të tjerëve dhe nuk kursehej t´i ndihmonte me ç´t´i kish dora. (V 1, faqe 20)

Ajo kishte lexuar “Ana Karenina” që ishte përkthyer në shqip. “Ringjalljen” e kishte lexuar në italisht, e cila e kishte bërë për vete. Më vonë me rekomandimin e vëllait kish lexuar po italisht disa vepra të Niçes. Edhe ato e kishin tërhequr shumë dhe sidomos ideja e filozofit gjerman rreth mbinjeriut…. Kish lexuar edhe “Nënën” e Gorkit, por nuk i kish pëlqyer, duke thënë se “s´janë të përshtatshme për ne ato gjëra”. (V 1, faqe 21)

Dhe qe një gëzim I madh për të kur pa të botuar në një revistë shkrimin e
saj të _are…. Kështu që shkrimi kish dalë me të vërtetë “një xhevahir I vogël letrar”, siç e gjykuan shumë nga të njohurit e saj. (V 1, faqe 21)

Mbi të gjitha, Ermirën e entuziazmonte një fakt tjetër, që provonte se shtëpia e saj kish për të qëndruar gjithmonë një fole patriotizmi. Kish filluar të vinte dendur për vizitë Mit´hat bej Frashëri, njeriu që nuk është komprometuar asnjë majë thoi gjatë regjimit të Zogut dhe që ka një urrejtje të tmerrshme për italianët. (V 1, faqe 67)



tradita patriotike - Musineja dhe familja e saj në letërsinë shqipe Familja Kokalari, në të cilën u rrit dhe u edukua Musineja, kishte gjithë potencialin ekonomik, kulturor e patriotik që ajo të trashëgonte vlera pozitive për formimin e saj intelektual. Falë zgjuarsisë krijuese të saj, vullnetit dhe karakterit të fortë, ajo arrin të bëhet një nga studentet më cilësore në Universitetin e Romës, duke u diplomuar “Doktoreshë në Letërsi” në vitin 1941 me temën “Literatura Albanese - Naim Frashëri”. Personalisht nuk e kam njohur Musine Kokalarin, por duke qenë mësuese letërsie në shkollën e mesme për dekada të tëra, kam lexuar dhe komentuar në mënyrë të përsosur romanin “Para Agimit” të Shefqet Musarajt. Në diskutimet midis kolegëve për figurat artistike, prof.Nexhat Hakiu më kishte thënë (sigurisht në mënyrë të rezervuar që komenti nuk do të transmetohej më tutje), se Shefqet Musaraj për të krijuar figurën e Ermira Velos në roman, është frymëzuar nga veprimtaria e Musine Kokalarit. Janë faqe të tëra në roman që kanë të dhëna reale nga jeta e saj, sigurisht duke lënë mënjanë tendencat politike e klasore dhe të tjera ndryshime, që i duheshin autorit për të zhvendosur vëmendjen nga figura historike. E vërteta është se Sh.Musaraj, Musine Kokalari, Nexhat Hakiu, bënin pjesë në plejadën e shkrimtarëve të viteve ´30-të, dhe të tre bashkëpunuan me Branko Merxhanin (që në roman njihet me emrin zoti Bardhi), për të mbajtur në këmbë revistën “Përpjekja Shqiptare”. Në qoftë se e shohim me syrin e sotëm figurën e Ermira Velos (M.Kokalari), është vënë midis dy korifejve më të mëdhenj të kombit shqiptar. Idhëtar i saj ishte ideologu dhe nacionalisti demokrat Mit´hat Frashëri dhe pionieri i filozofisë
progresive Branko Merxhani. Të dy këta personalitete ishin miq të familjes Kokalari. Ajo i adhuronte jo vetëm për nivelin kuturor dhe mendjen e ndritur, por edhe si atdhetarë e njerëz të pakomprometuar nga regjimi. Në familjen Kokalari bëheshin diskutime të gjata dhe me diversitet mendimesh, lidhur me fatin e Shqipërisë në prag të Luftës së Dytë Botërore. Cila do të ishte e ardhmja e këtij vendi, apo çfarë rruge do të zgjidhte Shqipëria, e të tjera pyetje si këto, që ishin të lidhura me fatin e atdheut, e kishin munduar dhe munduan Musinenë gjithë jetën e saj. Mjafton të lexoje në atë kohë artikullin e famshëm të Branko Merxhanit “Pse nuk jam marksist”, i cili argumentonte ajo dhe deri në konkluzionin se “Komunizmi është eksperiment pa të ardhme”, ku bindesh plotësisht pse nuk duhej ndjekur ajo rrugë. Pra, Musineja dhe familja e saj me tradita patriotike, nuk mund të binin pre e ideve sllavokomuniste, sepse ata mendonin si ideologu i tyre, Mit´hat Frashëri, për çështjen e Shqipërisë etnike, veçanërisht për Kosovën, dhe për një shoqëri demokratike të tipit evropian. Vetëm mendimet që janë diskutuar në këtë familje për të mos qëndruar indiferent ndaj problemit madhor që shtrohej para atdheut, vlejnë të studiohen në një kapitull më vete, sepse kanë vlera pozitive edhe për kohën tonë sot, që kemi humbur torruan dhe jemi në mes të dilemave të mëdha. Në fushën e krijimtarisë artistike, në botimet e para “Seç më thotë nënua plakë”, “Rreth vatrës”, “Sa u tunt jeta” e deri te botimi i fundit “Sikur të isha një lule”, shkrimtarja e parë shqiptare, Musine Kokalari,
ka trajtuar temën e mjerimit, duke i parë skicat nga një vëzhgim i hollë i

realitetit dhe duke i ndjerë me një psikologji të thellë. Ideali për

barazi shoqërore i kalonte kufijtë e klasës së saj, duke mos pasur asnjë

pretendim material përpara asaj ideje të madhe që donte të realizonte.

Koha e provoi se Musineja u flijua në vazhdimsi për këtë ideal, prandaj

ajo përsëri do t´u flasë brezave me gjuhën e heronjve. Tema tjetër për

emancipimin e gruas dhe pjesëmarrjen e saj aktive, çlirimi nga zakonet e

vjetra, është trajtuar në shumë skica të saj, në kohën kur ishte për

studime në Universitetin e Romës dhe këto mesazhe Musineja i kishte për

vajzat shqiptare, që të luftonin fanatizmin e të merrnin rrugën e

shkollimit, për t´u bërë forca aktive në progresin shoqëror. Madje, ajo

vetë nuk pranoi të punonte pas studimeve në Universitetin e Romës, por

erdhi të kontribuojë në vendin e të parëve të saj. Ishte vendosmërisht e

bindur se kontributi i saj i duhej Shqipërisë. Një tjetër temë që Musineja

trajtoi në skicat e saj ishte dhe ajo e lirisë së individit, ku vetë ishte

e lirë të shkruante dhe të mbronte haptazi idetë e saj. Musineja ishte e

para në demonstratat atifashiste dhe në formimin e Partisë

Socialdemokrate. U përpoq shumë për daljen e gazetës “Zëri i Lirisë” dhe

integrimin e PSD në frontin nacionalçlirimtar. Ëndrra e saj për bashkimin

mbarëkombëtar gjeti mbështetje të plotë nga familja e saj; i ati Reshat

Kokalari, gjykatës i njohur, dhe nga vëllezërit Vesim, Muntaz dhe Hamit,

me profesione, profesor, jurist dhe përkthyes. Këta ishin dhe njëkohësisht

shokë të saj, me të cilët konsultohej. Nëse për një moment do ta shkëpusim

emrin e Musinesë nga veprat që kishte botuar, ato do të futeshin pa frikë

në tekstet shkollore të periudhës së diktaturës, sepse ishin po ato tema

që kishte trajtuar edhe Migjeni, Nonda Bulka, Mitrush Kuteli etj., por,

Musineja shkruante dhe vepronte pa komplekse, vetëm e vetëm që t´i

shërbente kombit dhe kulturës shqiptare. Ajo ishte një shkrimtare e

talentuar, revolucionare e vendosur në mbrojtjen e pikëpamjeve të saj,

intelektuale e shquar, demokrate përparimtare, por vetëm komuniste, siç e

kishte pohuar edhe vetë në gjyq, nuk ishte. Ky ishte i vetmi faj i saj, që

e vuri dhe në bankën e të akuzuarve. Kur kjo po gjykohej, babai i saj

erdhi nga Italia ku po kurohej. Kur Reshat Kokalari, mori vesh mënxyrën,

pushkatimin e dy djemëve të tij dhe fatin e paditur të vajzës, nuk duroi

më, por mbylli sytë përgjithmonë. Këtë fatkeqësi të radhës, Musine

Kokalari e mësoi në kohën kur ishte në burg, ndaj dhe ajo vendosi të mos

flasë se pasoja do të binin mbi nënën, nuset e vëllezërve të pushkatuar

apo dhe fëmijët e tyre. Pas burgut vjen internimi, që do të thoshte

përsëri kushte të vështira jete. E vetmja e mirë në këtë kohë ishte jeta e

saj për pak kohë me nënën, e cila vdiq pak më vonë. Në Rrëshen, ku e

dërguan për të kryer internimin, e shanin dhe denigronin, por ajo të

gjitha këto i kaloi me qetësi, pasi e dinte se ata ishin njerëz të shtyrë

nga të tjerët. Musineja nuk pati mundësi të krijonte familje, por,

megjithatë, ajo shpresoi që një ditë të kthehej te familja e saj, nipërit

dhe mbesat, të shijonte disa vjet ngrohtësinë familjare, që prej vitesh e

kishte humbur. Pas burgut dhe internimit një tjetër gjë do ta dënonte më

rëndë. Kanceri ia mori jetën përfundimisht. Pas viteve ´90-të, Musine

Kokalari ishte ndër të parat disidente që u dekorua me medaljen “Martir i

Demokracisë”. Me kujdesin e nipit të saj, Hektor Kokalari, bëher rivarrimi

i saj pranë familjarëve në Tiranë. Nadje, për nder të Musine Kokalarit,

një shkollë e kryeqytetit dhe një fondacion mbajnë emrin e saj. Sot

personaliteti i Musine Kokalarit është në piedestalin e nderit, ndonëse

dekorata “Nder i Kombit” i është vonuar asaj. Megjithatë, dekoratën më të

lartë Musinesë ia ka dhënë vetë populli me vlerësimin, konsideratën dhe mirënjohjen që ka për të.



Jetëshkrimi - Kush ishte Musine Kokalari

U lind më 10 shkurt të vitit 1917, në Adale, të Turqisë. Në vitin 1921,

familja e saj kthehet në Shqipëri dhe vendoset në Gjirokastër, ku Musineja

kreu shkollën fillore. Nëntë vjet më vonë, familja Kokalari vendoset në

Tiranë. Në vitin 1937, Musineja mbaroi shkollën e mesme “Nëna Mbretëreshë”

dhe më pas shkoi për studime në Universitetin e Romës, në Itali, të cilin

e mbaroi shkëlqyeshëm në vitin 1941. Ajo botoi librin e saj të parë “Seç

më thotë nëna plakë” në vitin 1939. Ishte viti 1943, kur Musine Kokalari

së bashku dhe me disa shokë të tjerë formuan Partinë Socialdemokrate. Një

vit më vonë, me përpjekjen e saj, doli numri i parë i gazetës “Zëri i

Lirisë”. Në vitin 1944, botoi librin e saj të dytë “Rreth vatrës”, ndërsa

më 12 nëntor të po këtij viti u pushkatuan pa gjyq vëllezërit e saj,

Muntaz e Vesim Kokalari. Katër ditë më vonë e arrestuan dhe Musinenë, të

cilën e mbajtën 17 ditë në burg. Në janar të vitit 1945, u botua libri i

tretë i Musine Kokalarit “Sa u tund jeta”. Më 23 janar të vitit 1946, ajo

u arrestua për së dyti nga forcat e Mbrojtjes së Popullit e gjyqi komunist

e dënoi me 20 vjet heqje lirie. Në vitin 1961, e nxjerrin nga burgu dhe e

internuan në Rrëshen, ku dhe doli në pension me gjysmë page. Në vitin

1981, sëmuret nga sëmundja e kancerit, që dy vjet më pas do ta largonte

përgjithmonë nga jeta. Dhjetë vjet më vonë, pra në vitin 1993, Presidenti

i Republikës i dha pas vdekjes medaljen “Martir i Demokracisë”.



Pertefe Leka , Gazeta Panorama, 30-03-2004


Musine Kokalari, e panjohura në arkiva

Tetë Marsit i prihet me një figurë, simbol të papërdorur deri tani të intelektuales shqiptare. Musine Kokalarit i bëhet homazh nga ministria e TKRS-së e cila premton botimin e veprës që i ruhet në Arkivin e Shtetit

Musine Kokalari, e panjohura në arkiva


Alma Mile

Pena i mbeti i fundit mik. Deri në gusht të vitit 1983 ajo shkroi. Mënyra më e mirë për të mbytur dhimbjen e trupit e të shpirtit, për të jetuar edhe pas vdekjes. Mbase ka qenë edhe kjo arsye pse e varrosën duarlidhur me tela me gjemba gruan që jo prej vetiu do kthehej simbol i intelektuales shqiptare. Me rastin e 8 Marsit, festës së gruas, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, në bashkëpunim me Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës, organizuan dje “Një mbrëmje për ty”. Historianë e studiues, rikujtuan kalvarin jetësor, përmes të cilit kaloi Kokalari, sollën fakte të reja për persekutimin e saj, por edhe kujtime të vetë Musinesë, të shkëputura nga shënimet dhe dorëshkrimet origjinale të cilat ruhen në Arkivin e Shtetit. Sipas drejtores së institucionit të kujtesës, Nevila Nika, në Arkiv gjendet një fond i veçantë me emrin “Musine Kokalari” ku ruhet material i bollshëm, i panjohur me dorëshkrime, letërkëmbime, shënime të së parës grua shqiptare që guxoi t’i bënte opozitë regjimit komunist. Sipas Nikës, në këtë fond ruhen 88 njësi arkivore, apo dosje, ku numërohen 6806 faqe të shkruara me dorë, apo të daktilografuara, jo vetëm në shqip, por edhe frëngjisht, italisht, gjermanisht, anglisht. Shënimet i përkasin viteve 1921-1983, pra deri pak kohë para vdekjes së saj. Nuk dihet se si kanë mbërritur ekzaktësisht deri në arkiva këto materiale, por koha kur u depozituan aty duhet të ketë qenë pas sulmit persekutues ndaj saj dhe familjes Kokalari. Fatkeqësisht këto materiale nuk janë bërë asnjëherë publike. Në takimin e zhvilluar dje, ministri i MTKRS-së, Bujar Leskaj, u shpreh se botimi i vepës i Musine Kokalarit është një borxh ndaj saj, prandaj u bëri thirrje pasardhësve dhe institucioneve të tjera, për bashkëpunim, për publikimin e veprës së kësaj gruaje të madhe. “Jemi shumë vonë për të promovuar veprën e saj, jemi shumë vonë për të prezantuar figurën e kësaj intelektualeje, të persekutuar dyfish nga regjimi”, - u shpreh Leskaj. Ministri deklaroi dje se institucioni i tij merr përsipër botimin e studimit të saj “Mbi Naim Frashërin”, me të cilin mbrojti doktoraturën, por edhe të tjera studime të saj në fushën e gjuhësisë e letërsisë. Nga gjithë vepra që ka lënë Kokalari në nëntor të vitit 2003, u botuan vetëm 60 esse të saj nën titullin “T’isha një lule”.

Intelektualja
Musine Kokalari u lind në vitin 1917 në Turqi, megjithatë vitet e rinisë i kaloi në Gjirokastër, prej nga rridhte familja e saj. Kreu studimet e larta për letërsi në Universitetin “La Sapienza” në Romë dhe në moshë fare të re, gjatë viteve 1937-1942, publikoi skica dhe tregime të shkurtra në gazetat “Shtypi” dhe “Tomorri i vogël”. Musine Kokalari, ishte ndër të parat gra, që gjatë viteve’30, ngriti krye kundër zakoneve të vjetra, për një shoqëri të ndriçuar. Punoi pedagoge në Institutin Femëror “Nana e Skanderbeut” në Tiranë. Kokalari ishte një nga themelueset e partisë Socialdemokrate.

Kur vdekja komandohet nga “lart”
“Për shëndetin tim nuk i drejtohem kujt, aq më pak atij që kishte në dorë të më lehtësonte dënimin”. Kështu shkruante Musineja vetëm pak kohë para se të vdiste, duke lënë të kuptohej se “ai” nuk ishte veçse Enver Hoxha i cili u kujdes deri në fund për dënimin e saj. E konsideruar si kundërshtare e regjimit komunist, ajo u dënua me 20 vjet burg dhe më pas u internua për 22 të tjerë në Rrëshen, ku vdiq në vitin 1983, nga kanceri. Bashkëkohësit tregojnë se nuk iu dha mundësia as të kurohej në spitalin onkologjik. Vdiq e vetme dhe u varros nga varrmihësit. Kur e zhvarrosën vite më vonë, u pa se duart e saj ishin të lidhura me tela me gjemba.
User avatar
JOHN BON JOVI
Posts: 841
Joined: Sun Aug 13, 2006 10:55 pm
Location: Atje ku CIA, FBI, M16 & Anti-terroristat i luftojnë Talebanët & Wahabistat

Re: Ana tjeter e Perbindshit a.k.a Enver Hoxha!

Post by JOHN BON JOVI »

Clavicula - shoq, fillimisht t'pergezoj per temen pasi osht mir me i diskutu edhe senet negative t'Enver Hoxhes, po veq nji sen po ta permendi njeri, meqense je njeri me shkoll, po pretendoj qe je njeri pak ma i kulturum edhe munem me u kuptu mes veti(masi jemi edhe shok). Megjithse, ndoshta i ka bo 1,000,000... t'kqija Shqiprise, nese veq 1 sen e ka bo t'mir, athere duhesh me pas respekt per to, e jo me lu me emrin e tij masi qe ka vdekun(Perbindshi a.k.a Enver Hoxha!), bile qet send se kom prit prej teje:
1. pik s'pari njeriu osht i vdekun veq ma, kshtuqe s'di a duhet me lujt me njerz t'vdekun, pamarr parasysh se cka ka bo e cka s'ka bo...
2. e thash prej teje se kom prit ket send, masi t'shoh per njeri me kultur t'nivelit pak ma t'lart se sa t'antarve t'rendomt...
3. sa i perket argumenteve qe po i qet kunder Enver Hoxhes osht krejt OK, secili njeri mundet me hulumtu edhe me qit kunder-argumente e sene...

...veq tregoni rrespekt s'paku si njeri i vdekur qe osht, e per tjerat pak pun osht...

sa i perket temes ma von kycna edhe n'diskutim

arividerci
User avatar
The Green
Posts: 4079
Joined: Sun Jul 01, 2007 12:59 pm

Re: Ana tjeter e Perbindshit a.k.a Enver Hoxha!

Post by The Green »

Ky se meriton as respektin ma t'vogel, kur ni njeri qe ja don t'keqen popllit t'vet edhe i keqtrajton intelektualt e venit t'vet n'mnyre ma mizore t'mujshe, s'di cfare respekti me pas per kete mut.
Naj t'mire qe e ka pase ky, qato t'kqijat s'ja lane me respektu kto. Njeri ma i keq qe ka egzistu naj her n'Shqiptari. S'ma merr menja qe u kane n'gjendje t'mire mendore perderisa i ka ba ton kto gjeste t'pahijshme edhe t'pamoralshme per ni njeri normal.

S'di cfare respekti me meritu ky i KEQ! Ishalla s'na del edhe naj njo qesi, per t'kane boll kem muta po si ky o Problem me gjete.
User avatar
Sitting Bull
Posts: 2403
Joined: Mon Jul 02, 2007 11:09 pm
Location: Gjilan
Contact:

Re: Ana tjeter e Perbindshit a.k.a Enver Hoxha!

Post by Sitting Bull »

Nje ze shqiptar antikomunist nga Australia

Historia e Hiqmetit, nga fisi i famshëm Ndreu i Sllovës së Dibrës i cili u arratis në Australi, ku për 22-vjet me rradhë drejtoi emisionin "Zëri i shqiptarëve të lirë"

Hiqmet Ndreu: "Aventura ime nga internimi në Radion e Melburnit"


Dashnor Kaloçi

Hiqmeti rrjedh nga fisi Ndreu i Sllovës, i cili është një nga fiset më të njohura jo vetëm të Qarkut të Dibrës, por edhe në të gjithë Shqipërinë.Babai i Hiqmetit është quajtur Islam Ndreu dhe ka qenë një nga fëmijët e të famëshmit Cen Elezi, nacionalistit që pasi u përndoq në mënyrën më barbare nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, u arratis në Jugosllavi me disa nga djemtë e tij ku dhe vdiq në burgun e Shkupit nga torturat e sllavokomunistët titistë në vitin 1949. Trungu i familjes së Hiqmet Ndreut, përveç të jatit Islamit, e gjyshit Cen Elezit, vazhdon edhe më tej me stërgjyshin e tij Elez Isufin, i cili është tepër i njohur jo vetëm në të gjithë Shqipërinë, por dhe në historinë e Ballkanit. Pas Elez Isufit, Suf Xhelilit e Cen Elezit, të cilët lanë emër të madh në historinë e Shqipërisë, gjatë viteve të pushtimit fashist të Shqipërisë, nga trungu i fisit Ndreu dolën edhe burra të tjerë jo më pak të njohur që e vazhduan më tej traditën patriotike të asaj familje. Ndër ata ishin Dali Ndreu dhe Esat Ndreu, të cilët me gradat e Gjeneralit e Kolonelit drejtuan formacionet e mëdha partizane gjatë Luftës Antifashiste. Por i gjithë ai kontribut i madh që dhanë për Shqipërinë burrat e kësaj familje, i fshi menjëherë fill mbas mbarimit të Luftës nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, i cili i ndoqi dhe i persekutoi në mënyrën më barbare pinjollët e atij fisi, duke filluar nga Cen Elezi, Daliu e Esati e me rradhë Xhelal Ndreun, Mehdi Ndreun, Xhetan Ndreun, Mersin Ndreun, Gani Ndreun, Selman Ndreun, Tafil Ndreun, Riza Ndreun, Isa Ndreun e deri tek brezi i Hiqmet Ndreut, që për t'i shpëtuar hakmarrjes komuniste morën rrugët e mërgimit duke u arratisur nga Shqipëria. Si rezultat i atij gencidi të pashembullt që ndoqi regjimi komunist i Enver Hoxhës ndaj kësaj familje, 6 burra u varanë apo u pushkatuan, 20 të tjerë u dënuan me mbi dhjetë vjet burg, 12 djem u arratisën nga Shqipëria për t'i shpëtuar përndjekjeve dhe 55 familje të tjera nga trungu i Ndreve u dërguan nëpër kampet e internimit ku vuajtën nga viti 1946 deri në 1991-in. Një nga ata djem të këtij fisi të njohur që për t'i shpëtuar përndjekjeve të egra të sllavo-komunistëve u arratis nga Shqipëria, ishte dhe Hiqmeti i cili pas shumë peripecive u vendos në Australi, ku për njëzet e dy vjet me rradhë drejtoi një program në gjuhën shqipe të titulluar "Zëri i shqiptarëve të lirë". Lidhur me këtë Hiqmeti dëshmon në intervistën e botuar më poshtë, ekskluzive për Gazetën.

Zoti Hiqmet, ju jeni nga fisi i njohur Ndreu i Dibrës, ç' mund të na thoni diçka më konkretisht, për veten dhe familjen tuaj?
"Unë kam lindur më 20 mars të vitit 1932-të në fshatin Sllovë të Dibrës dhe babai im, Islam Ndreu, ka qenë një nga 15-fëmijët e Cen Elezit, djalit të Elez Isufit, i cili është shumë i njohur në historinë e Shqipërisë. Babai im Islami, nga fundi i viteve 20-të u diplomua në shkollën amerikane të Harry Fultzit dhe ka qenë një ndër nxënësit më të mirë të asaj shkolle. Këtë gjë e ka shkruar vetë Harry Fultz në memorjet e tija të botuara në SHBA. Pas diplomimit në atë shkollë, babai ka punuar si Kryetar i Komunës së Kryevidhit në Kavajë dhe më pas si Kryetar i Bashkisë së Shijakut".

Po gjatë viteve të pushtimit fashist, cili ka qenë aktiviteti i tij?
"Pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia, babai nuk pranoi të shërbente më si Kryetar Komune e dha dorëheqjen nga ajo detyrë e u kthye në Sllovë së bashku me Kolë Tromarën. Gjatë viteve të Luftës ashtu si të gjithë burrat e tjerë të fisit tonë edhe babai, Islami, si nacionalist që ishte u lidh ngushtë me lëvizjen antifashiste".

Kur filloi persektutimi i familjes suaj nga regjimi komunist i Enver Hoxhës dhe cilat ishin shkaqet?
"Persekutimi i fisit tonë Ndreu dhe njëkohësisht edhe i familjes sime, filloi në marsin e vitit 1946 dhe shkaku kryesor ishte se gjyshi im Cen Elezi, u shpall armik nga regjimi komunist i Enver Hoxhës që erdhi në fuqi në dhjetorin e vitit 1944".

Goditja ndaj gjyshit tuaj Cen Elezit nuk filloi menjëherë pas mbarimit të Luftës?
"Jo, ajo filloi aty nga marsi i vitit 1946 dhe deri në atë kohë Cen Elezi nuk u trazua shumë, ndoshta dhe për faktin se akoma ruhej një farë respekti për vëllanë e tij Esatin, ish-komandant i brigadave partizane dhe për Gjeneral-major Dali Ndreun, komandantin e Korparmatës së Parë. Në atë kohë, pra në marsin e 1946-ës, bashkë me gjyshin Cen Elezin, i cili doli në arrati në mal, u arratis edhe babai im Islami, me vëllezërit e tij. Në atë kohë që u arratis Islami, familjen tonë e internuan në Kalanë e Beratit së bashku me 50-të pjestarë të tjerë të fisit tonë. Aty nga maji i vitit 1946, babai, Islami, me vëllezërit: Selmanin, Xheladinin, Xhelalin, Rizain, Baftjarin, Halitin, Irfanin etj, u dorzua pas një amnistie që dha Qeveria komuniste e Tiranës. Ndërsa gjyshi Cen Elezi, me vëllanë Mediun, e disa nga djemtë e tjerë u arratis e doli në Maqedoni ku dhe vdiq nën tortura në Shkup në vitin 1949".

Ç'ndodhi me babanë tuaj Islamin dhe të tjerët që u dorzuan, a u falën ata?
"Jo atyre iu bë gjyqi në Peshkopi dhe babai, Islami, me vëllanë, Xhelalin, u dënuan me nga 15-vjet burg, kurse të tjerët më burgime të ndryshme, ku më i pakti ishte dhjetë vjet".

Po ju deri sa qëndruat në internim në Berat?
"Në Berat ne qëndruam deri në atë kohë që u dorzuan babai me disa nga vëllezërit e tij dhe pas dorëzimit të tyre, një pjesë të fisit tonë (më pak se gjysma) na liruan nga Berati dhe na lanë të ktheheshim në Sllovë, ku na i kishin djegur e bërë shkrumb e hi shtëpitë tona që ishin më të mëdhatë e gjithë krahinës. Por pas dy vjetësh, mua së bashku me familjen time: nënën, dy vëllezërit, Pëllumbi e Kapllani e motrat, na internuan përsëri në Llakatund të Vlorës ku jetuam në një gjëndje të tmerrshme ekonomike. Bashkë me ne aty erdhën të internuar edhe disa nga kushërinjtë tanë të fisit Ndreu.

Deri kur qëndruat në internim aty në Llakatund?
"Unë personalisht kam qëndruar në Llakatund deri më 2 mars të vitit 1952. Në atë kohë së bashku me dy kushërinjtë e mi, Nazmi e Faik Ndreun, ikëm dhe u arratisëm nga Shqipëria e dolëm në Jugosllavi"

Kush ishin Faiku e Nazmiu?
"Faiku ishte djali i Dik Xhelilit që së bashku me vëllanë e tij Suf Xhelilin, kishin luftuar kundër serbëve, ndërsa Nazmiu ishte djali i Gani Ndreut, që ishte vrarë në përpjekje me komunistët në vitin 1946-të".

"Si mundët të arratiseshit duke qenë të internuar?
"Pasi kishim bërë planin e arratisjes së bashku me dy kushërinjtë, Faikun e Nazmiun (në atë kohë 42 dhe 19-vjeç) ne shfrytëzuam katër ditët e pushimit që ishin dhënë në atë kohë në pragun e Kongresit të Partisë Punës që do mbahej në Tiranë. Dy ditë para Kongresit ne erdhëm në Tiranë me autobuz dhe nga Tirana në Dibër kemi shkuar për tre ditë duke udhëtuar në këmbë maleve".

Po në Dibër ku u strehuat?
"Në Dibër u strehuam tek një dhëndri jonë i quajtur Sami Erebara në fshatin Erebarë, i cili na mbajti tre ditë në shtëpi. Pas tre ditësh ne shkuam fshehurazi në fshatin tonë Sllovë, ku pamë shtëpitë e djegura dhe pasi u çmallëm për një gjysëm ore me to, aty morëm disa armë që i kishte pas fshehur Faiku para se të internoheshim në vëndin e quajtur Lisivadhe".

Nga shkuat më pas?
"Nga aty jemi nisur në drejtim të Malit të Korabit ku ishte dhe kufiri e kemi dalë në vëndin e quajtur Laku i Xhypve. Kur hipëm aty pamë forcat e kufirit që po na ndiqnin për të na rrethuar dhe menjëherë hapëm zjarr në drejtim të tyre. Ndërsa forcat e kufirit u tërhoqën, ne dolëm matanë dhe shkum në fshatin Tanushë. Aty u strehuam tek shtëpia e parë që hasëm dhe të nesërmen ata na dorëzuan në postën e kufirit të Riekës ku tre oficerë të UDB-së na morën në pyetje".

Për çfarë iu pyetën?
"Ata donin të dinin nëse na kishte dërguar me mision shteti shqiptar, por ne iu deklaruam se kishim ikur për të shpëtuar nga regjimi bolshevik i Tiranës. Ato gjëra ishin formalitete, sepse ata sapo morën vesh se ishim nga fisi Ndreu, nuk kishin më asnjë dyshim se na njihnin mirë se kush ishim".

Ku iu çuan më pas?
"Pas tre ditësh na çuan në Gostivar e më pas në një kamp në Strugë ku pasi na mbajtën gjashtë muaj, na dërguan në Vranjë të Serbisë ku ndodheshin xhaxhallarët tanë, djemtë e Cen Elezit: Nuzi, Tafili, Hakiu, Elezi dhe Mediu, vëllai i Cenit. Këta ishin arratisur bashkë me gjyshin Cen Elezin".

Po këta, si kishin mundur të shpëtonin të gjallë pas ekzekutimit të Cenit?
"Në vitin 1948 kur u keqësuan marrëdhëniet në mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë, djemtë e tjerë të Cenit, së bashku me vëllanë e tij Mediun, i nxorrën nga burgu dhe deshën t'i përdorin kundër Shqipërisë. Por ata nuk pranuan duke thënë se nuk bëheshin vegla të Jugosllavisë dhe kështu që ta kishin mbetur në Vranje së bashku me shumë nga familjet e tjera nacionaliste të Shqipërisë".

Sa kohë qëndruat ju në Vranje dhe ku shkuat më pas?
"Nga Vranja, mua së bashku me Nazmiun, Tafil Ndreun e 35 shqiptarë të tjerë na lejuan të vazhdonim gjimnazin e Prishtinës. Mbas katër vjetësh kur ishim duke dhënë provimet (në klasë kisha Adem Demaçin) na erdhën e na morën dy oficerë të UDB-së e na çuan në kampin e internimit në Gerovë të Kroacisë. Atje ku kishte dhe shqiptarë të tjerë nga familjet antikomuniste të Shqipërisë, na mbajtën për 19 muaj dhe në atë kohë erdhi e na mori një shoqatë bamirësie amerikane e cila na çoi në Itali, në kampin e Capuas afër Napolit. Pasi qëndruam për 19 muaj në Capua, mua dhe Mediun, erdhi dhe na mori një shoqatë bamirësie australiane e cila na dërgoi në Australi. Kurse pjestarëve të tjerë të fisit Ndreu që ishin aty në Capua, u doli azili politik për në SHBA, pak ditë pasi ikëm ne për në Australi".

Me çfarë aktiviteti u morët në Australi?
"Në Australi ne ramë në kontak menjëherë me komunitetin shqiptar të Melburnit dhe aty krijuam një shoqatë me emrin "Qëndra Shqiptare". Meqënse ishim të gjithë myslymanë ajo u quajt "Qëndra Myslymane Shqiptare" e Melburnit dhe sekretar të saj më zgjodhën mua. Shoqatës sonë iu dha e drejta që të kishte një emision të veçantë në gjuhën shqipe në Radion shtetërore të Melburnit dhe për të drejtuar atë emision u caktova unë së bashku me Profesor Luk Çunin e Bahri Bregun".

"Ç'përmbante ai emison dhe sa orë transmetohej?
"Atë emision që ne e trasmetonim dy orë në javë pranë Radios së Melburnit, e titulluam "Zëri i shqiptarëve të lirë" dhe ishte me karakter të përgjithshëm, politik, social-kulturor, historik etj, por më shumë aty zinte vënd politika. Pas largimit të Prof. Lukë Çunit e Bahri Bregut, të cilët ishin të vjetër në moshë, unë e drejtova atë emision krejt i vetëm".

"Në atë emison a bënit propagandë kundër regjimit komunist të Enver Hoxhës?
"Pothuajse pjesën më të madhe të atij emisioni e zinte propaganda antikomuniste kundër regjimit të Enver Hoxhës dhe kundër politikës që Serbia e Greqia ndiqnin ndaj Shqipërisë. Në atë kohë unë bërë disa emisione ku trajtoja masakrat greke ndaj shqiptarëve i cili u prit mjaft mirë. Ky emision pati një audiencë të gjërë dhe mua më vinin vazhdimisht letra nga mërgata shqiptare e Australisë që më falenderonin për ato që trajtonim në emisonin tonë".

"A kishte reagime nga qarqet serbe dhe greke pas atyre emisioneve?
"Po reagimet ishin të menjëhershme dhe unë u sulmova nga qarqet Vorio-epirote, të cilët i kërkuan Qeverisë australiane, që të më hiqnin nga Radio e Melburnit. Pas kësaj Drejtori i Programeve, Ëillson, i paraqiti Drejtorit të Përgjithshëm disa akuza kundër meje, në mënyrë që të më hiqnin menjëherë. Drejtori i Përgjithshëm më thirri në zyrë dhe më pyeti nëse qëndronin akuzat që më bëheshin. Unë i thashë: "Jam shqiptar dhe të gjitha ato që kam thënë kundra grekëve janë të vërteta". Pas kësaj i paraqita librin e botuar nga Akademia e Shkencave e Neë Yorkut, të titulluar "Si u ngrit Mbretëria në Shqipëri", ku vetë akademikët amerikanë trajtonin krimet e grekëve ndaj shqiptarëve. Pasi e pa librin, Drejtori i Përgjithshëm më tha: "Zoti Ndreu a ke mundësi që t'i përgënjeshtrosh këto që ke thënë për grekët". Unë i revoltuar iu përgjigja: "Kurrë nuk do ta bëj një një të tillë për të përgënjeshtruar qëndresën e luftën e popullit shqiptar, sepse do të bëja tradhëtinë më të madhe karshi popullit tim". Pas kësaj, duke u larguar ai më tha: "Mundohu t'i zbutësh pak tonet nacionaliste", por emisionin nuk ma mbylli".

Po nga Qeveria komuniste e Tiranës a patët probleme gjatë asaj kohe?
"Gjatë gjithë atyre viteve që drejtova atë emision, Tirana zyrtare me anë të Sigurimit të Shtetit e gjithashtu edhe UDB-ja, futën disa agjentë të tyre në mënyrë që të më pengonin dhe të dy palët më ndiqnin e bënë çmos që të më hiqnin nga puna. Gazeta serbe "Novosti", protestoi kundër meje dhe bënte thirrje që të më hiqnin nga Radio-Melburni. UDB-ja dhe Sigurimi i Shtetit me anë të agjentëve të tyre bënë një peticion në Drejtorinë e Përgjithshme të Radio-Melburnit për të më hequr mua që andej. Organizatori kryesor i atij peticioni ishte agjenti i Sigurimit shqiptar Shpëtim Lloga, por përsëri nuk ia arritën qëllimit se Drejtori i Përgjithshëm më mori në mbrojtje. Po kështu Tirana zyrtare mua më kishte shpallur një nga armiqtë kryesorë të saj. Këtë gjë ia thanë motër sime në vitin 1990-të, kur ajo kërkoi të merrte një pasaportë për të ardhur tek unë në Australi".

"Çfarë i thanë motrës suaj?
"Ata i thanë: "Nuk të japim pasaportë për të takuar Hiqmet Ndreun, armikun tonë më të madh që vjell vrer kundër nesh".

Deri kur e vazhduat emisionin tuaj në Radion e Melburnit?
Emisionin e vazhdova deri në vitin 1991 kur në Shqipëri u përmbys regjimi komunist dhe atëhere e mbylla sepse ai ia kishte arritur qëllimit".
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Ana tjeter e Perbindshit a.k.a Enver Hoxha!

Post by Clavicula »

Bon Jovi,
Nuk po pajtona kur po thu 'mos luj me njerz te vdekur', per mu kur njeri osht i keq e katil, qat epitet duhet me e majt edhe mosi te vdes, koft ky naj diktator ose naj njeri i thjeshte. Njerez te vdekur jon edhe Hitleri, Milloshi, Stalini, Mao e shume e shume perbindsha tjere, dhe kjo nuk duhet me naj ndrru bindjet per ta, ani pse te vdekur, ata qysh jon kane te gjalel duhet mu konsideru edhe te vdekun.

Per mu ma e ndishme osht mnyra se si ju ka kalu jeta qetyne njerzve se sa qe ka vdek Enveri (i lutna Zotit mos mu shfaq ne toke mo ksi "njerz"), e ktyne njerzve ja ka nxi jeten edhe i ka sakatu Enveri, a Enveri ka vdek prej pleqnie.

Menoj qe ma shume do duhej me te ardh keq edhe mu ndi keq per k'ta njerez per t'cillt po postoj se sa sjellja jeme karshi Enverit, edhe ato me shume arsye.

Mu nuk m'bon pershtypje nese Enveri ka mjell lula n'sheshin Skenderbej, e ka tha kneta, se tek e fundit ato lula e ato kneta i kantha elita e kombit. E fale ksaj politike, na e kemi pa nji Shqipni te vitetve '90-ta me ni gjendje katastrofale. Qeshtu osht kur njeri i tri diplomave, maron patkoj per kuaj, ne ven se tjeter kush me maru patkoj te kuajve, ka drejtu shtet per 45 vjet.
User avatar
Sitting Bull
Posts: 2403
Joined: Mon Jul 02, 2007 11:09 pm
Location: Gjilan
Contact:

Re: Ana tjeter e Perbindshit a.k.a Enver Hoxha!

Post by Sitting Bull »

Jo me lujte me njerez te vdekun...po me pase mundesi edhe me mujte me ia gjete eshtrat me kenaqesi ia kisha pshurre njiher..
User avatar
JOHN BON JOVI
Posts: 841
Joined: Sun Aug 13, 2006 10:55 pm
Location: Atje ku CIA, FBI, M16 & Anti-terroristat i luftojnë Talebanët & Wahabistat

Re: Ana tjeter e Perbindshit a.k.a Enver Hoxha!

Post by JOHN BON JOVI »

Clavicula wrote:Bon Jovi,
Nuk po pajtona kur po thu 'mos luj me njerz te vdekur', per mu kur njeri osht i keq e katil, qat epitet duhet me e majt edhe mosi te vdes, koft ky naj diktator ose naj njeri i thjeshte. Njerez te vdekur jon edhe Hitleri, Milloshi, Stalini, Mao e shume e shume perbindsha tjere, dhe kjo nuk duhet me naj ndrru bindjet per ta, ani pse te vdekur, ata qysh jon kane te gjalel duhet mu konsideru edhe te vdekun.

Per mu ma e ndishme osht mnyra se si ju ka kalu jeta qetyne njerzve se sa qe ka vdek Enveri (i lutna Zotit mos mu shfaq ne toke mo ksi "njerz"), e ktyne njerzve ja ka nxi jeten edhe i ka sakatu Enveri, a Enveri ka vdek prej pleqnie.

Menoj qe ma shume do duhej me te ardh keq edhe mu ndi keq per k'ta njerez per t'cillt po postoj se sa sjellja jeme karshi Enverit, edhe ato me shume arsye.

Mu nuk m'bon pershtypje nese Enveri ka mjell lula n'sheshin Skenderbej, e ka tha kneta, se tek e fundit ato lula e ato kneta i kantha elita e kombit. E fale ksaj politike, na e kemi pa nji Shqipni te vitetve '90-ta me ni gjendje katastrofale. Qeshtu osht kur njeri i tri diplomave, maron patkoj per kuaj, ne ven se tjeter kush me maru patkoj te kuajve, ka drejtu shtet per 45 vjet.

Ok Clavicula, cysh t'thush t'i njeri :wink:
User avatar
gothblood
Posts: 3096
Joined: Wed Jul 12, 2006 7:53 pm
Location: CEMETERY
Contact:

Re: Ana tjeter e Perbindshit a.k.a Enver Hoxha!

Post by gothblood »

kurr skam ni simpati per ket njeri,nje grua tash ne mosh tregojke qysh nuk kan pas mundesi me u marr as me femijet e vet ...bile ju ka dhan aq pak para perkunder puneve qe kan ba
ai thjesht e ka kqyr me u kan ma komunist se vet baballart e komunizmit thjesht njeri i deshtum bre
cornholio
Posts: 1384
Joined: Thu Apr 19, 2007 5:14 pm
Location: s'jom mo ksajde

Re: Ana tjeter e Perbindshit a.k.a Enver Hoxha!

Post by cornholio »

The Green wrote:Pas sundimit Osman, radhitet edhe regjimi i Enverit.
Gjynah osht qe ka pas shiptaria ksi njeri.
Op se kolonite e Grekeve ne tokat Ilire jon kon te mira, gjithashtu Sundimi i Romes edhe i Bizantit na kan knaq krejt.
User avatar
asusi
Posts: 16
Joined: Fri Sep 05, 2008 4:24 pm
Location: EIBAR

Re: Ana tjeter e Perbindshit a.k.a Enver Hoxha!

Post by asusi »

cornholio wrote:
The Green wrote:Pas sundimit Osman, radhitet edhe regjimi i Enverit.
Gjynah osht qe ka pas shiptaria ksi njeri.
Op se kolonite e Grekeve ne tokat Ilire jon kon te mira, gjithashtu Sundimi i Romes edhe i Bizantit na kan knaq krejt.

Na kemi qen forca e tyne e ata koka jone!

SAMI FRASHEREI.
Cannibal Corpse
Posts: 372
Joined: Tue Jan 08, 2008 5:24 pm

Re: Ana tjeter e Perbindshit a.k.a Enver Hoxha!

Post by Cannibal Corpse »

qetash e pash ket tem, ka koh qe skom hy nHistori... clavi ski nevoj me perdor shprehje ofenduese munesh veq me cek se per kon osht fjala..po flas kshtu se e di qe mirkuptohemi bashk nejse (ofenduse ke per mu).
zhuti_rock
Posts: 2391
Joined: Wed May 03, 2006 1:35 pm
Location: anej ka molla kuqe..

Re: Ana tjeter e Perbindshit a.k.a Enver Hoxha!

Post by zhuti_rock »

sa here qe permendet ky emer smuj pa ja qu ni selam!!!
edhe pse eshte kulture e jemja mos mi sha te vdekurit,nket rast jame i pakulturume!:D
User avatar
AciDiuS
Moderator
Posts: 7206
Joined: Wed Mar 09, 2005 4:11 pm
Location: Free on Universe

Re: Ana tjeter e Perbindshit a.k.a Enver Hoxha!

Post by AciDiuS »

zhuti_rock wrote:sa here qe permendet ky emer smuj pa ja qu ni selam!!!
edhe pse eshte kulture e jemja mos mi sha te vdekurit,nket rast jame i pakulturume!:D

urimit i bashkangjitna edhe une apet :D
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Ana tjeter e Perbindshit a.k.a Enver Hoxha!

Post by Clavicula »

Cannibal Corpse wrote:qetash e pash ket tem, ka koh qe skom hy nHistori... clavi ski nevoj me perdor shprehje ofenduese munesh veq me cek se per kon osht fjala..po flas kshtu se e di qe mirkuptohemi bashk nejse (ofenduse ke per mu).
Drilo, nese i lexon postimet, e shef qe une nuk muna mi dhan tjeter epitet, n'ket rast humanist s'muna me ba ;)
User avatar
SOPRANO
Administrator
Posts: 12039
Joined: Thu Jun 17, 2004 3:04 am
Location: tu plepi

Re: Ana tjeter e Perbindshit a.k.a Enver Hoxha!

Post by SOPRANO »

tu e kqyr mir ku jemi na ne kosov...muj me thon pa pik pendimi,se ni Enver neve na u kish duht...maspaku nja 15 vjet

se veq ni enver kish mujt mi ra trup e mi nxon tjert,se kemi mbet shum mbrapa...


spo muj me kuptu hala se qysh muni me shajt Enverin,kur ky osht truni i te gjitha kohrave ne shqiptari...

shum jeni tu u shit ma katolik se papa,ne kit rast ma demokrat se amerika...nuk pi merrni ne konsiderim shum sene,nuk pe merrni mas pari ne konsiderim vet karakterin e shqiptarve,edhe nvarjen ton per mu kon gllupanat e botes,pikerisht u kon enveri aj qe ka desht me ndryshu kit fakt..amo pe shoh se na gjith kemi mu kon gllupanat e botes,se mos mu kon gllupa na,sna doket diqka ne rregull,pasi na u ka bo smuj ky sen....parameno ku osht kosova e ku jetojn shumica,ktu kam rastin me lexu postime aq humaniste,sa qe edhe nona terez e kish lon punen e vet tish kon gjall kur ju kish pa juve...

jeni tu fol per gjana qe krejt i dijn...po enveri ka myt njerz,ka shti ne burgje,ka torturu,ka malltretu,i ka bo tona tzezat..po smuni me rrejt veten se metodat e tij skan pallit,thjesht per me ngrit nivelin e vetdijes tek populli...

nuk e di qysh mundet me ju dok sen i vogel,fakti qe kur e ka marr pushtetin jan kon 90% analfabeta..e gjat pushtimit qat 90% e ka bo 0...
e kjo nuk ish arrit,tish kon ky asi tinki vinki...po shkaku qe u kon qasi qfare u kon...p!dh nane
Post Reply