Ana tjeter e Perbindshit a.k.a Enver Hoxha!

Shkruni qka dini per histori, vetni, msoni... ma mire se n'shkoll ko me u kan.

Moderator: AciDiuS

User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Ana tjeter e Perbindshit a.k.a Enver Hoxha!

Post by Clavicula »

Kur folim per Enver Hoxhen, shumica e njerzve e njofin per patriot te madh, e si njeri qe e deshti Kosoven dhe vise tjera dmth nji, Shqipni Etnike, po nuk paska pas munsi per ket sen, edhe ky osht arsyetimi.

Qellimi i temes, nuk ka te boj me sen tjeter, pos asaj, se vertete Enveri i shkolloi e i emnancipoi si shoqni, a shkatrroj per mes nji arsimi te instrumentalizum, ku ma perpara duhet dit marksizem-leninizmi se sa profesioni per t'cillin don me u shkollu e me studiu?

Per mendimin tem, Enveri osht shkaterrusi ma i madh i asaj per t'cillen kemi me diskutu n'vazhdim.

Une per me plotesu ato qe e thash ma nalt, i kom zgedh disa personalitete qe jon kan viktime e ksaj politike famekeqe. K'tu ka me pas prej tona ketagorive te shoqbise shqiptare qe kane jetu ne kete regjim, nga njerzit te cillet e ngriten Enverin, ata qe nuk ishin perkrahes te komunizmit, shkirmtar e poet, gazetar e analist, profesinost qe nuk u interesonte politika, klerik e burra e patriota qe kane dhan gjithcka per nji Shqipni Etnike.

Per perfundoj me nji thanje te Enver Hoxhes ne letrat qe ja ka dergu Fan Nolit, n'kohen kur Noli ka kerku me ju kthy eshnat ne Shqipni Faik Konices "Shqiperia nuk ka dy mentra vend per Faik Konicen".
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Ana tjeter e Perbindshit a.k.a Enver Hoxha!

Post by Clavicula »

1.

Sabiha Kasimati, gruaja e vetme ndër 22 të dënuarit me vdekje
14 Dhjetor 1951, biologia që u pushkatua për bombën në ambasadën ruse

Nje nga grate e shquara shqiptare ka qene ihtiologia libohovite Sabiha Kasimati.

Ajo lindi dhe u edukua ne nje familje intelektuale libohovide, si shume te tjera, qe ndonese jetoi dhe punoi jashte trevave shqiptare, i rriti femijet e saj me ndjenja te larta atdhedashurie dhe me nje deshire te madhe dhe te thelle per dije, kulture dhe shkence.

Babai i saj Abdurrahman Kasimati (1865-1943) ishte i biri i kadi-nyvabit te mirenjohur, per erudicionin dhe emancipimin e tij, te Veli efendiut. Ky kadi djalin e tij nuk e beri kadi sipas tradites shumevjeçare libohovite, por e futi ne Shkollen Perando-rake te Mjekesise( Mekteb-i-Shalane-i-tibbije).

Abdurrahmani e perfundoi shkollen ne vitin 1890 dhe me pas sherbeu ne shume vise te perandorise, duke filluar nga zonat e thella te Anadollit.

Ne vitin 1889 atij i lindi djali i pare Hifziu (1889-1962) i cili ndoqi profesionin e te atit. Ai u be mjek ne prag te Luftes I Boterore dhe sherbeu nje jete te tere, deri sa vdiq, mjek ne qytetin e Korçes.

Kur dr.Abdurrahmani ishte duke sherbyer ne Adanane e larget, ne kufi me Sirine dhe Libanin dhe ku ai sherbeu disa vite radhazi, atij i linden djali i dyte Refiu (1903-1986) qe mbaroi inxhinierine civile ne Paris, vajza Minireja qe u martua ne Izmir dhe djali i trete Nevzadi (1905-1951), qe perfundoi studimet juridike po ashtu ne Paris.

Nga Adanaja, mbas shpalljes se Hyrietit ne vjeshten e vitit 1908, dr.Abdurrahman transferohet ne Ederne (Adrianopoje) ne afersi te Stambollit. Aty doktorit, ne vitin 1912, i lindi vajza e dyte Sabihaja dhe me vajzen e vogel mbas nje viti transferohet ne Shkoder, ku qendroi vetem nje vit, 1914-1915. Ne vitet e veshtira te Luftes I Boterore familja Kasimati u vendos ne pronat e tyre, prej disa mijera akrash, ne Verrie prane Selanikut. Aty djemte ndoqen shkollen e Misionit Laik Francez te Selanikut.

Kur ne vitet 1923-1924, po realizohej shkembimi i pronave te nenshtetasve osman me ato te grekerve qe kishin banuar ne zonat e pasura perreth Izmirit, familja Kasimati nuk pranoi te merrte prona ne Turqi, por u kthye ne atdhe duke riskuar dhe sakrifikuar pronat e tyre ne Verrie edhe sot e kesaj dite.

Ne Shqiperi, fillimisht, u stabilizuan ne Korçe, ku punonte si mjek dr.Hifziu dhe ku djemte dhe Sabihaja filluan dhe ndoqen Liceun Kombetar Franko-shqiptar.

Ndersa Refiu vazhdoi vitin e shtate te liceut dhe u diplomua ne veren e vitit 1925, Nevzadi filloi vitin e trete dhe e mbaroi ne vitin 1929, Sabihaja e filloi vitin e pare (qe sipas sistemit francez quhesh viti i nente) dhe qe e mbaroi ne qershor te vitit 1931.

Nuk kishte ndodhur asnje here, qe ne ate instuticion t’a ndiqnin me shume sukses tre femije te se njejtes familje.

Sabiha Kasimati kishte qene studente shembullore, qytetare dhe atdhetare e mire

Ja se çfare ka shkruar ne librin e tij, me titull «Nje mozaik per Liceun Kombetar»

Mesuesi i Merituar, profesori i matematikave te Universitetit te Korçes, Xhuvi Bino,

qe kishte qene edhe ai vet nje liceist:

« ...Vajza e pare qe ndoqi dhe mbaroi me sukses liceun, ne vitin 1931, ishte nje libohovite Sabiha Kasimati, qe guxoi dhe theu paragjykimet dhe u hapi rrugen ne kete menyre vajzave te tjera te ndiqnin ate shkolle shume te lakmuar. Dy vellezerit e saj e kishin mbaruar me kohe liceun, si Refiu po ashtu edhe Nevzadi, por Sabihaja çau rruge te pashkelura, jo nen hijen e tyre, por me personalitetin e saj te nje vajze te zgjuar e guximltare. Gjithe Korça e njihte Sabihane, qe shoqerohej si djale me shoket e klases me Selman Rizen, Prenk Kaçinarin-kosovare, Fejzi Hoxhen, Shemsi Totozanin, Beh-xhet Reson, Nazmi Shehun- gjirokastrite;Sami Hysin-skraparlli;Dhimiter Dimcon-korçar, sikur t’i kishte te barabarte me veten, mbante edhe ajo kasketen e liceut me shiritin me ngjyrat e flamurit kuqezi edhe gjithkush ne Korçe e shihte ate vajze me nderim, respekt e pergjerim, qe ishte aq e shkathet, sa ishte e qeshur e gjithe optimizem.

Sabihaja gjithenje e para e klases, e dashur edhe e dhimbesur me te gjithe shoket qe kishin nevoje per mendjen dhe aftesite e saj. Ajo ndihmonte pa pertuar cilindo shoke qe i kerkonte ndihme asaj, per te permiresuar notat e shkolles..

Ajo studjoi ne universitet, per ate dege, qe deri atehere nuk kishte studjuar as edhe nje shqiptar, per ihtiologji, pjese e zoologjise, qe merret me studimin e peshkut dhe mund te kishte qendruar te punonte ne Itali, ne ate universitet ku ajo kishte mbaruar studimet, sepse ishte dalluar edhe aty per zotesi e aftesi te veçante dhe ishin profesoret e saj qe ngulmonin, por ajo u kthye ne atdhe, ku e priste martirizimi, sepse thoshte me kurajo kurdohere vetem te verteten,vetem ate qe ishte e drejte, vetem ate qe i sherbente popullit te saj, kur te tjeret nuk guxonin as t’a mendonin jo me t’a shfaqnin dhe t’a mbronin.

Sabihaja nuk dinte dhe nuk deshte kurre te perdorte arme e bomba, por ate e akuzuan pa te drejte se kishte dijeni per «bomben» qe u vu ne ambasaden sovjetike, ne shkurtin e vitit 1951dhe ajo u be dhe mbeti Pishtare e Demokracise …».

Kur ajo e mbaroi Liceun e kishin mbaruar vetem 78 maturante, qe kishin fituar edhe bakaloriatin e dyte. Sabihaja ishte e vetmja vajze qe ishte diplomuar dhe si e tille qendroi deri ne vitin 1937, kur ate lice e mbaroi edhe nje vajze e dyte, gjirokastritja Nedrete Hoxha dhe deri sa u mbyll ai lice studente te tjera nuk pati.

Mbas liceut, ajo punoi disa vite si mesuese ne Shkollen Normale Femerore te Korçes, ku ka dhene lendet «Edukata Morale» dhe gjuhen frenge. Me pas, kur shkollat ne Shqiperi u shtetezuan, Sabihaja u emerua mesuese ne Institutin Shqiptaro-Amerikan te Kavajes, duke dhene po ato lende si edhe biologji.

Ne vjeshten e vitit 1936, shteti shqiptar i akordoi burse studimi universitar per ne Itali.

Ajo studioi ne Fakultetin e Shkencave Natyrore te Universitetit te Torinos.


Sabihaja zgjodhi specialitetin e ihtiologjise, ate dege te shkences, sepse ajo ishte e bindur se Shqiperia me mbi 400 km bregdetin Adriatik e Jonian, me tre liqene, me nje siperfaqe totale mbi 1000 km katrore duhet te kishte nje ekonomi te fuqishme peshkimi, kultivimi te peshkut trofte e koran, duke i dhene te ardhura te medha ekonomise kombetare dhe mireqenie popullit shqiptar.

Mbaroi Universitetin e Torinos me rezultat te larte, me notat 30/30 «me lavderim»

( trenta su trenta con lode) dhe me pas ne veren e vitit 1941, mbrojti edhe doktoraten.

Katedra i ofroi asaj vendin e asistentes ne ihtiologjine fluviale, por ajo nuk pranoi dhe u kthye menjehere ne atdhe.

Sabihaja u emerua menjehere mesuese biologjie ne Institutin Femeror «Nena Mbretereshe», ku gjeti shume kolege, intelektuale ne kuptimin e vertete te fjales, te cilet e donin, ndihmonin dhe respektonin njeri-tjetrin. Ajo arriti nje kenaqesi morale e shpirterore.

Shendeti i saj i brishte e detyroi ate te shkonte per kurime ne nje sanatorium te Italise veriore, ku qendroi deri ne veren e vitit 1945.

Kthehet ne atdhe dhe menjehere emrohet ne Institutin e Shkencave (parardhese e Universitetit Shteteror dhe e Akademise se Shkencave). Ky instuticion kishte te mbledhur, asokohe, eliten intelektuale, shkencore te atyre viteve. Aty punonin gjuhetaret Prof. Aleksander Xhuvani, Eqerem Cabej, Selman Riza, Kostaq Cipo, Mahir Domi, fizikanet e matematikanet si prof.Selaudin Toto, qe ishte njekohesisht deputet i Kuvendit Popullor dhe kryetar i Institutit, Kristaq Piliken, Qazim Turdiun, Sotir Kuneshken, botanistet: Kole Papariston, Ilia Mitrushin; zoologet: Sabiha Kasimati, Islam Zeko e tj.

Dr. Sabiha Kasimati ishte emeruar shefe e sektorit te zoologjise, por ajo vet u morr vetem me ihtiologji. Ate fushe ajo e kishte hulumtuar qe nga koha e studimeve universitare, ndaj kur ajo u be shefe hulumtoi, gjurmoi, studioi gjithe faunen ihtiologjike detare dhe liqenore te ujerave territoriale shqiptare. Gjate dhjete viteve kerkimesh, ajo arriti te evidentonte te gjithe faunen ujore shqiptare, beri klasifikimin ne taksonomine ihtiologjike ne klasa, gjini, lloje, e nenlloje peshqish, percaktoi zonat e perhapjeve te llojeve me te rendesishme te peshqeve, ciklet biolgjike te tyre e tjere.

Mbas nje pune voluminoze, mbi dhjetevjeçare, S.Kasimati duke plotesuar mijera skeda, koleksione mostrash te grumbulluara nga dhjetera ekspedita, duke filluar nga Liqeni i Butrintit e deri te liqejt e Lures, nga liqenet e Prespes e deri te detrat Adriatik e Jonian, duke regjistruar e perpunuar mijera refenca bibliografike e fotografi, ajo asokohe e kishte bere te gateshme monografine voluminoze «Peshqit e Shqiperise ».

Por nuk ishte thene qe ate monografi ta botonte autorja e vertete.

Ne vitin 1955, kur ne Shqiperi ende nuk ishte botuar as «Flora e Shqiperise» as edhe «Shpendet e Shqiperise», per te cilat punonin prej vitesh nje numer shkenctaresh, botohet vepra e dr.Sabiha Kasimatit, natyrisht jo me emrin e saj, por me emrat e rusit Anatolij Poljakov dhe te dy fillestareve: Ndoc Filipit dhe Ndoc Rakajt


Pothuaj 39 vite me pare, kur kisha pake vite qe kisha mbaruar universitetin per biologji-kimi, isha i ngarkuar nga katedra e Zoologjise se Fakultetit te Shkencave, te studjoja e te hulumtoja boten shtazore e bimore te Liqejve Karstike te Dumrese. Mbas dy viteve pune vendosa te shkruaja nje artikull mbi kete teme, por aty ne ate artikull te botuar te revista «Ylli» ne maj te vitit 1966, kisha evidentuar shpendet e egra, gjitaret, zvarraniket si edhe bimesine, por nuk pata kurajon dhe pergatitjen per te evidentuar peshqit e atyre liqeneve. Kete problem e trajtova me profesor Islam Zekon, Mesues i Popullit, shef i katedres se zoologjise dhe ai duke njohur mire familjen dhe farefisin tim, ndonese si tip shume i ndrojtur, madje i frikesuar tere jeten e tij, me tha disa fjale qe sot e kesaj dite nuk i kam harruar. Ai atehere me foli per ihtiologen e talentuar, per Sabiha Kasimatin, qe njihte jo vetem tere peshqit e Shqiperise, por edhe ata te Detit Mesdhe e madje edhe te gjithe peshqit e liqejve te Evropes. Ajo vajze, sipas profesor Zekos, i cili kishte punuar se bashku me te ne nje dhome, ne nje sektor shkencor, ishte nje shkencetare evropiane ne fushen e ihtiologjise dhe qe Shqiperia do te ishte kurdohere e nderuar me personalitetin e saj.

Por ATA e vrane !!!, me tha atehere profesori i mire dhe i gjore.

Sabiha Kasimati ajo shkenctare idealiste e edukuar me Idete e Iluminizmit Freng, me nocionet e «Barazise, Lirise dhe Vellazerimit» u zhgenjye kur jetoi ato vite dhune dhe neperkembjeje. Ajo u tmerrua kur prof. Selaudin Totoja, deputeti shqiptar dhe disa intelektuale te tjere u pushkatuan, disa te tjere u futen neper burgje dhe u denuan me dhjetera vite, pse ishin atdhetare dhe jo internacionalista, pse donin Kosoven bashkuar me memedheun.


Qendrimi protestues, kritikues i dr.Sabiha Kasimatit bie ne sy te Sigurimit te Shtetit.

Sabiha Kasimati ne 22 shkurt 1951 arrestohet midis 81 intelektualve antikomuniste dhe pa asnje gjyq, kater dite me vone, pushkatohet, e vetmja grua, midis 22 te denuarve

me vdekje. Gjate dy diteve hetuesi, dr. S.Kasimati nuk e humbi kurajon civile qytetare, guximin e saj karakteristike dhe i foli hetuesve te saj ato fjale qe sot e kesaj dite gjenden ne dosjet e Gjykates se Kasacionit Tirane. «Kam qene dhe jam kunder ketij pushteti, sepse nuk pajtohet me idelogjine time. Une nuk kam qene asnjehere e mendimit qe me akt revolucionar te merrej pushteti e te arrihej ne socializem.Une jam biologe dhe si etille une jam evolucioniste. Evolucioni eshte ne natyren e gjerave. Me dhune nuk shkohet ne as ne socializem, as edhe ne demokraci, me dhunen shkohet ne shkaterrim.
Une vet nuk kam kryer ndonje atentat dhe as kam marre pjese ne ndonje mbledhje kur eshte marre vendimi per akt terrorist».



Ky qendrim i saj vulosi denimin me vdekje. Ajo u pushkatua ne mengjesin e 26 shkurtit, ne fshatin Menik, 200 m. larg lumit Erzen.
User avatar
andromeda_rock
Posts: 7416
Joined: Sun Sep 04, 2005 3:50 pm
Location: Edinburgh

Re: Ana tjeter e Perbindshit a.k.a Enver Hoxha!

Post by andromeda_rock »

Une diqka di muj me than qe Enveri Shqipnin e ka lan me shekuj mrapa edhe trunin e shqiptarve gjithashtu i ka edhe ai do sene qe duhet me ja pranu qe e ka pas mire , sa i perket asaj qe ai qka ka than per Faik Konicen une kisha than qe Faik Konices i duhet nje shesh e jo veq nej varr ne Shqiperi sepse ai asht gjeniu i vetem shiptar .!.
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Ana tjeter e Perbindshit a.k.a Enver Hoxha!

Post by Clavicula »

2.

Sejfulla Malëshova

Sejfulla Malëshova ne kujtimet e Nexhmi Ballkes


Ndërsa ishte duke punuar si punëtor mekanik në një uzinë të rëndomtë të Kaukazit verior në Bashkimin Sovjetik, djaloshi nga Shqipëria, Sejfulla Malëshova, thërritet nga autoritetet politike të ndërmarrjes dhe i komunikohet fakti se i ishte hequr dënimi i dhënë nga organizata e partisë në Moskë.

Pas atij lajmi, ai heq rrobat tërë graso dhe vesh kostumin e intelektualit. Pas kthimit të tij në Moskë nuk vonoi shumë dhe ai jo vetëm që u ripranua në Partinë Komuniste, prej së cilës një vit më parë ishte përjashtuar me ndëshkim, por befasisht u gjend në detyrën e dekanit të Fakultetit të Filozofisë, ku tre vjet më parë kishte qenë student. Kjo është e kaluara e largët e Sejfulla Malëshovës, i cili ishte larguar nga Shqipëria me rrëzimin e Nolit nga pushteti. Por historitë e tij të çuditshme do të vijonin edhe pas kthimit të tij në atdhe dhe zgjedhjes në forumet më të larta politike dhe ekzekutive të shtetit komunist. Gjithçka do të vinte pas një betimi të tij të prerë për të mos u martuar asnjëherë. Për më tepër rreth figurës poliedrike të intelektualit të shquar ku shumë detaje të jetës së tij janë të panjohura për publikun, i tregon në shkrimin e mëposhtëm miku më i tij më i afërt, Nexhmi Ballka.

Zoti Nexhmi, cila është e vërteta e peripecive të Malëshovës në ish-Bashkimin Sovjetik?

Atje ai kishte shkuar që në vitin 1926 dhe ishte pranuar jo vetëm si antar i PKBS-së, por kishte mbaruar edhe Fakultetin e Filozofisë. Kishte ikur nga Shqipëria pas përmbysjes së Nolit me të cilin kishte një miqësi të jashtëzakonshme. Madje në qeverinë e tij, Malëshova ishte sekretar i përgjithshëm i kabinetit.

Ka qenë viti 1932, kur në një diskutim të zgjeruar që kishte ndërmarrë organizata bazë, pikërisht për problemin e veprimtarisë së brendshme të partisë, ai ka shfaqur hapur dhe prerë kundërshtimin e tij, para të gjithë mendimit të organizatës. Ai jo vetëm e kundërshtoi, por i bindur në të vërtetën e idesë së tij, këmbënguli me një forcë të madhe për ta mbrojtur atë. Kjo gjë solli përjashtimin fare të tij nga radhët e partisë. Menjëherë pas kësaj, u dëbua nga Moska dhe u dërgua si punëtor i rëndomtë në një uzinë mekanike në Kakukazin verior. Por edhe në atë rast ka ndodhur një fenomen i çuditshëm, i cili do t’i ndryshonte menjëherë jetën, që i kishte marrë rrokullimën e rrezikshme.

Pse çfarë ndodhi?

Fjala është për dy suprizat, që i rezervoi fati në verën e vitit 1933 kur Sejfullai kishte mëse një vit që punonte në Kaukaz, bëhet një mbledhje e radhës në Buronë politike të KQ-së të Bashkimit Sovjetik, të drejtuar nga Stalini. Ajo mbledhje kishte si rend dite për të diskutuar pikërisht caktimin e rregullave të brendshme të funksionimit të partisë. Ishte kjo temë, që kishte flakur Malëshovën. Çuditërisht dhe për fatin e madh të Malëshovës, në fjalën e Stalinit u vu theksi saktësisht për mënyrën e funksionimit të partisë në idetë dhe në parimet, që një vit më parë i kishte mbrojtur Malëshova. Stalini kishte ngritur zërin, duke thënë se të gjithë ata komunistë, që nuk kanë qenë dhe nuk janë dakord me parimet e përmendura kanë ide të qëllimshme kundër rrugës së partisë sonë.
Vetëm kaq mjaftoi që e gjithë organizata, e cila një vit më parë kishte përjashtuar Sejfulla Malëshovën, të shkrihej tërësisht si organizatë partie dhe Sejfullai të rehabilitohej në mënyrë të menjëhershme. Kjo për të do të thoshte që të kthehej në Moskë dhe të kishte mundësi të ushtronte profesionin e tij si intelektual.
Por nuk mjaftoi vetëm ai rast fatlum, që atij i çeli në mënyrën më të papritur në atë verë të 1933-it, pasi një tjetër dritë jeshile iu hap përpara.

Për çfarë rasti bëhet fjalë?

Sa u rikthye në Moskë në vitin 1933, mësoi se në Universitetin e Lomonosov, ku ai tre vjet më parë kishte qenë student, vdiq dekani i Fakultetit të Filozofisë, i cili më parë kishte qenë edhe pedagogu i tij. Nuk vonoi as një muaj nga ai njoftim, kur i shkon një ftesë nga universiteti me të cilën i krijohej mundësia për të konkurruar për vendin e pedagogut, që kishte mbetur bosh. Në atë çast, ai mësoi rregullat e emërimit të një pedagogu në universitetin e famshëm, ku ftoheshin në konkurrim ish-studentët më të shkëlqyer të pesë viteve të fundit. Në 100 konkuruesit me kombësi nga shumë vende të botës fitoi pikërisht djaloshi nga Shqipëria, Sejfulla Malëshova.

Është e vërtetë se ai ka qenë i martuar një herë në Moskë?

Është e vërtetë një gjë e tillë. Ai në periudhën që ka qenë në Bashkimin Sovjetik ka qenë i martuar. Ishte viti 1932, kur vendosi të krijonte familje, duke u martuar me një komuniste nga Moska, por që për divergjenca të theksuara mendimesh ajo martesë nuk zgjati as tre muaj. Pas saj ai vendosi të mos martohet asnjëherë.

Pse?

Unë këtë gjë e mësova në periudhën e parë pas Çlirimit, kur ai ishte ministër i Arsimit dhe unë zëvendës i tij. Atëherë, unë pasi e pyeta pikërisht për atë gjë.

A mund të m’i përshkruani hollësitë e asaj bisede?

Një herë, si çdo vit, unë kisha dërguar gruan dhe fëmijët në fshatin Dardhë të Korçës, për të kaluar disa ditë me pushime pasi u bënte mirë klima e atjeshme. Këtë e bëja se gruaja kishte herë pas here shqetësime shëndetësore. Unë zakonisht pas mbasdites kur mbaroja punën zyrtare ikja me makinën time deri te shtëpia e Sejfullait, të cilën e kishte te Blloku, ku ishin vendosur qeveritarët e lartë. Atje i thoja shoferit të largohej dhe merrja Sejfullain dhe niseshim në këmbë për xhiron e zakonshme, deri te hotel “Dajti” ku pinim nga një kafe dhe qëndronim gjatë.
Unë si zakonisht, bisedat i nisja nga gruaja dhe fëmijët, që i kisha larg. Ai dëgjonte me vëmendje dhe më së shumti nuk reagonte. Pas kësaj teme e merrte fjalën ai, duke e çuar bisedën te problemet, që i lindnin në Byronë politike dhe në Komitetin Qendror të partisë. E shikoja që e shqetësonte shumë mënyra e kryerjes së punëve politike. Ai kishte shumë pakënaqësi me mënyrën e funksionimit të autoritarizmit brenda radhëve të udhëheqjes politike. Me Enverin nuk i kishte punët mirë dhe shpesh e theksonte që nuk duhej ta kishte ndihmuar në Berat, kur në Plenium desh i dhanë shkelmin.
Ishte e zakonshme kjo gjendje e tij dhe më dhimbsej jo pak, prandaj detyrohesha t’i thoja shpesh që të rrinte urtë se këtë tip kishte pasur që e kishte pësuar dhe në Bashkimin Sovjetik, që ishte dënuar duke u shndërruar në punëtor të rëndomtë. Por, ai nuk donte t’ia dinte për ato këshilla.
Një ditë, prej atyre ditëve kur i shkova si zakonisht në shtëpi gjeta dhe nënën e tij që i kishte ardhur nga fshati. Ajo u gëzua shumë që më pa në derë dhe më përqafoi me shumë dhembshuri. Para se të niseshim për kafen e zakonshme, e ëma e tij, “nënua” siç e thërrisnim ne të gjithë në mënyrën e Sejfullait, më tërhoqi veç dhe m’u lut që të ndikoja për t’i mbushur mendjen Sejfullait, që të martohej edhe ai si të gjithë shokët. Ajo m’u përgjërua se nuk ndihej mirë që i biri nuk kishte familje. “ Ka shtëpi të mirë, ka plaçkë, ka të hajë e të pijë , ka punë të mirë, por nuk ka familje, tha. Nuk ka grua dhe në shtëpi nuk dëgjohen zëra fëmijësh”. Unë i premtova se do t’ia hapja një bisedë të tillë. Kështu, sa u larguam dhe ishim duke biseduar, diku aty te ura e Lanës unë i them: Ore Sejfulla nuk të kam folur ndonjë herë, por nuk mund të rri pa të pyetur
Për problemin e martesës, e kam fjalën. Nuk e di si e ke menduar për këtë punë, do të vendosësh ndonjëherë të martohesh apo jo? Të paktën si shok që jemi doja të dija diçka edhe unë.
Ai, në këtë moment vuri buzën në gaz dhe ndërsa ndaloi një hop ma ktheu: Kush të tha të më pyesje për këtë gjë, nëneja? Pas kësaj qeshi dhe më shumë. Unë vazhdova në timen. “Po çfarë rëndësie ka se kush më tha mua, nëneja apo e mendova vetë. Rëndësi ka shqetësimi që ne kemi në lidhje me këtë punë.
“Dëgjo Nexhmi, ma ktheu i përqëndruar dhe i vendosur të shpjegonte diçka, edhe ti nuk më ke pyetur, por edhe unë nuk të kam thënë ndonjëherë, por po ta them tani se unë e kam vendosur që të mos martohem asnjëherë. ”Pse? i them i shqetësuar, si ta kuptoj këtë?”
“Sa ditë ke ti Nexhmi, që i ke çuar fëmijët në Korçë”, vazhdoi më tej ai pa më lënë të kuptoja se ku do të dilte.
“Po bëhen afërsisht 10 ditë”, ia ktheva unë pa e bërë të gjatë.
“E pra i dashur Nexhmi, ju keni 10 ditë që jeni ndarë nga familja dhe pothuajse çdo ditë e përmendni se ç’po bëhet për fëmijët, ç’po bën gruaja. Pra jeni shumë i lidhur dhe kjo gjë ju frenon në shumë gjëra, ku mund të keni edhe të drejtë.
Ndërsa unë e njoh tipin dhe temperamentin tim, pasi jam shumë gjaknxehtë dhe impulsiv. Pastaj unë jam revolucionar dhe i tillë do të ngelem tërë jetën. Por që të ngelesh revolucionar do të thotë që të ndeshesh çdo ditë me lloj-lloj njerëzish. Kjo kërkon që të mos e mbash mendjen mbrapa nga familja. Unë e di se lufta që kam nisur nuk ka mbaruar dhe situatat nuk i shikoj të mira. Unë nuk mundem të qëndroj indiferent në asnjë moment. Kështu që, edhe të ardhmen time e shikoj me probleme.
Ti e di se luftën e nisur në Pleniumin e Beratit kundër Enver Hoxhës nuk do ta ndërpres në mes sido që të jetë. Në Berat, ne i lamë gjërat pezull me pretendimin që të ridiskutoheshin mirë edhe një herë pas Çlirimit, kur partia ta kishte bërë kongresin dhe të kishte zgjedhur organet e saj legjitime.
Tani unë do të kërkoj brenda në Byronë politike, që të mbahet qëndrim për vetë Enver Hoxhën, i cili nuk njeh parime dhe statut partie në mënyrën e drejtimit dhe të veprimit të tij politik”.
“Por ai është kryeministër tani dhe nuk ka më pozitat që kishte në Berat, ku u ndodh papritur në minorancë, i thashë jo pak i shqetëuar kur dëgjova sërish nga goja e Sejfullait qëllimet që i kishte vënë vetes”.
“Po pra, ma ktheu, prandaj edhe unë nuk mendoj të krijoj familje, se jam betuar që t’u shkoj gjërave deri në fund dhe nuk besoj se do të dal pa pasoja”.


Biografia

Pasaporta e Sejfulla Malëshovës

Vendlindja: Sejfulla Malëshova lindi në Malëshovë të Përmetit në 2 Mars të vitit 1900.
Arsimimi: Kreu shkollën fillore në vendlindje
Kreu studimet në shkollën “ San Demetro Di Korona” në Siçili, në të cilën më parë kishte ndjekur studimet edhe De Rada
Më pas ishte student i Fakultetit të Mjekësisë në Romë.
Në vitet 1926-1931 kreu studimet në Universitetin e Filozofisë, në Lomonosov të Moskës.
Gjuhët e huaja: Njihte shkëlqyer me shkrim dhe këndim tetë gjuhë të huaja por veç fushës së përkthimit ai spikaste dhe në poezi, publicistikë, politikë dhe në fushën e përkthimit

Aktivitetiti
1924- Sekretar i përgjithshëm i kabinetit qeveritar të Fan Nolit
1931- Bëhet anëtar i PKBS-së
1933- Pedagog dhe dekan në Universitetin e Filozofisë në Lomonosov të Moskës
1934- Bëhet anëtar i Komiterrnit
1941- Kthehet në Shqipëri
1943- Bëhet anëtar i Këshillit të Përgjithshëm Antifashist Nacionalçlirimtar
1945- Ministër i Arsimit dhe i Kulturës
1946- Përjashtohet nga partia dhe shkarkohet nga të gjitha detyrat
1947- Izolohet në Fier, ku i ndalohen të gjitha botimet dhe përdhoset psikologjikisht, duke e vënë në punë tepër të rëndomta.
1971- Vdiq në vetmi, në banesën e tij në Fier

Vazhdimi i intervistes me Nexhmi Ballken

Ndërsa Malëshova lëngonte nga dhimbjet e padurueshme aq sa bërtiste me forcë duke kërkuar ndihmë, askush nuk iu gjend pranë shtratit jo vetëm në atë çast, por deri në mëngjes sa e çuan me Gazin e Degës për të mbyllur përgjithmonë sytë në spitalin e Fierit. Kjo ndodhi pasi, për çudinë e komshinjve sa kishin filluar të bërtiturat e tij, në shkallë të pallatit ishte gjendur një polic, që jo vetëm nuk hynte brenda për të ndihmuar atë njeri që po jepte shpirt, por nuk lejonte as të tjerët që të shkonin.
Të nesërmen në mëngjes, ndërsa mjeku i operacionit po i afronte mbi hundë pajisjen e narkozës Sejfullai gjeti forca për ta shtyrë atë me dorë duke thënë: Është vonë. Pas kësaj jeta e tij mbaroi për t’u varrosur në një varr anonim, duke u transportuar mbi një qerre të fermës. Për ato hollësi, që kanë ndodhur në momentet e fundit me kollozin e kulturës shqiptare, Sejfulla Malëshova, tregon për gazetën miku i vjetër dhe zëvendësi i tij i Ministrisë së Arsimit, Nexhmi Ballka.


Zoti Nexhmi, në çfarë rrethanash u kthye në atdhe Sejfulla Malëshova?

Sejfulla Malëshova pas një aktiviteti të jashtëzakonshëm patriotik të kryer jashtë shtetit dhe kryesisht në Bashkimin Sovjetik, duke u bërë madje edhe anëtar i Komiterrnit, menjëherë me fillimin e Luftës së Dytë Botërore dhe pushtimin e Shqipërisë nga Italia, ai u kthye në atdheun e tij, prej të cilit kishte ikur që në kohën e përmbysjes së Nolit.
Ardhja në atdhe e Sejfulla Malëshovës dhe përkrahja e hapur, që ai i bëri Luftës Nacionalçlirimtare ishte një hap cilësor për vetë nivelin e përfaqësimit të kësaj lëvizjeje. Kemi parasysh se Malëshova në atë kohë ishte një emër i madh për intelektualët shqiptarë, pasi ishte ish-pedagogu i Universitetit të Moskës dhe ish-kuadri i lartë i qeverisë së Nolit. Por ai ishte edhe anëtar i Komiterrnit dhe mik i afërt me Gjergj Dimitrovin. Nga ana tjetër aktiviteti i tij letrar e kishte bërë të famshëm, ashtu siç e bënte të famshëm fakti që ai njihte shkëqlyer tetë gjuhë të huaja. Ai u bë menjëherë kuadër i lartë i luftës, madje në vitin 1943 u zgjodh anëtar i Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar.
Pikërisht në ato periudha ai shënon edhe përplasjet e para me Enver Hoxhën, të cilin arriti që në momentin më të vështirë të tij ta ndihmonte.

Mund të ma saktësoni këtë detaj për ndihmën që i ka dhënë Enver Hoxhës?

Ka qenë pleniumi i famshëm i Beratit, i cili në të vërtetë Enverin e ka vënë me shpatulla pas murit, aq sa sot njihet të paktën fakti që vetë Enveri pranoi nënshtrimin, duke pranuar gabimet politike të tij si komsiar i shtabit të përgjithshëm. Kishte ardhur momenti për të mbajtur qëndrim dhe kur Enveri e pa se ishte në minorancë të thellë kërkoi edhe një herë ndihmë dhe mbështetje nga shokët, pasi gjithçka ka ardhur si rezultat i padijes së tij ushtarake. Vetë Sejfullai që zotëronte pothuajse të gjithë atë mbledhje, kërkoi të shtyhet seanca e atij pleniumi, e cila do të vijonte me marrjen e masave ndaj kuadrove politikë që kishin prezantuar mangësi dhe gabime të tjera në drejtim. Me ndërhyrjen e Sejfullait u la që vazhdimi i tij të bëhej pas çlirimit, kur të kishte përfunduar dhe kongresi i parë i partisë, i cili do të ligjëronte dhe organet politike të saj. Kjo gjë u pranua dhe Enveri në këtë mënyrë i shpëtoi për punë çastesh një eliminimi politik nga kreu i Partisë, që do të thoshte se pas saj, ai nuk do të arrinte më asnjëherë të bëhej kreu i Partisë dhe i shtetit. Këtë fitore e arriti vetëm me ndërhyrjen e Sejfulla Malëshovës në momentin e fundit të pleniumit.

Pastaj Sejfullai u bë anëtar i qeverisë si ministër i Arsimit?

Pas çlirimit ai erdhi në krye të dikasterit të arsimit, ndërkohë që unë mora detyrën e zëvendësit të tij në atë ministri. Mirëpo edhe pse kishte kaluar disa kohë nga pleniumi i Beratit, ai asnjëherë nuk mendoi, që të tërhiqej nga mendimet dhe lufta e vetë për ta bërë Partinë me të vërtetë ashtu siç ishte propaganduar. E dëgjoja gjithmonë që fliste me pasion për frymëmarrjen e Partisë, e cila duhej të ishte larg autoritarizmit të individit. Ishte i bindur se po të mos u shkonin deri në fund problemeve të lëna gjysmë në Berat, punët do të shkonin gjithnjë e më keq.
Megjithatë, ashtu siç dihet ajo që nisi në Berat, jo vetëm që nuk u vazhdua, por u kthye në të kundërt, ku një nga ata që e pësoi ishte dhe vetë Sejfullai. Enveri që tashmë ishte bërë kryeministër e kishte marrë situatën në dorë dhe siç e tregoi veten më vonë nuk e linte kollaj t’i rrëshqiste në disfavor të tij.

Në çfarë mënyre u shkarkua Sejfullai?

Ishte viti 1946, kur Sejfullai para se të shkonte në një nga mbledhjet e Byrosë politike më takon dhe më thotë, se do të diskutonte dhe do t’ia përplaste Enver Hoxhës se nuk mund të linte në heshtje shumë gjëra, që dukej sikur harroheshin aq më shumë problemet e mëdha të Beratit, që u pranua nga e gjithë udhëheqja se ishin bërë gabime, por nuk po dilnin në asnjë konkluzion. Unë të them të drejtën i thashë të bënte kujdes, pasi Enver Hoxha zotëronte qeverinë, partinë dhe të gjithë administratën dhe kështu që ishte blinduar mirë. “Megjithëse nuk është e lehtë-, më tha,- unë nuk jam tip që funksionoj formalisht”. Por në atë mbledhje të Byrosë Enver Hoxha, siç e kishte zakon pas një ekspozeje që shtroi para anëtarëve me fjalë të mëdha, ku zihej shumë në gojë sovraniteti populli kërkoi shkarkimin e Sejfullait nga të gjitha funksionet shtetërore dhe politike, madje ai kërkoi largimin e tij përfundimisht nga Partia. Dihej se si do të venin ngjarjet pas kësaj, se Enveri ishte aktor i rregullimit të situatave dhe përpunimit të ambientit. Si përfundim Sejfulla Malëshova mbeti një njeri i thjeshtë dhe aq më shumë u shkarkua nga Partia në të cilën ishte pranuar në Bashkimin Sovjetik, kur në Shqipëri nuk njihej fare.

Pas kësaj vazhduan peripecitë persekutive të tij?

Rrezikonte arrestimin. Pas asaj që i ndodhi dhe etiketimeve politike, që i kishin vënë ne nuk takoheshim më si më parë me të. Unë që nuk e ndava asnjëherë nga mendja ime e takoja në mënyrë të fshehtë se mund të më godisnin edhe mua. Një herë, në të errësuar mbaj mend se u takuam aty ku takoheshim zakonishtm te ana e lumit të Lanës, ku për të mos na njohur njerëzit rrinim poshtë një shelgjishteje me degë të dendura në formë kurore dhe më tregoi shumë të reja në lidhje me situatën e tij.
Ambasadori sovjetik në Tiranë, Çuvakini me një begraund të madh diplomatik dhe influencë të madhe te qeveria sovjetike i kishte kërkuar Enver Hoxhës që të mos veprohej ndaj Sejfulla Malëshovës, pasi ai kishte qenë anëtar i Komiterrnit dhe një nga profesorët e nderuar të Universitetit të Filozofisë në Moskë. Unë, në ato momente tepër i gëzuar nga ajo që dëgjoja u çova nxitimthi në këmbë dhe e përqafova me gëzim të jashtëzakonshëm. Nuk ishte pak që të mësoje një lajm të tillë për shokun dhe mikun tënd më të mirë, por këtë hov ma uli disi vetë Sejfullai, i cili tashmë që e kishte njohur mirë Enverin nuk i zinte shumë besë. Saktësisht mbaj mend që më tha: Ai njeri është një shkërdhatë, që nuk i gjendet shoku në asnjë vend. Ashtu ndodhi, nuk kaloi veç një vit dhe në 1947-ën Sejfullai u internua në qytetin e Fierit. Unë ndërkohë u arrestova në mënyrë të befasishme i akuzuar me grupin e deputetëve të kryesuar nga Riza Dani.

Kur e takuat pas kësaj?

Kur dola nga burgimi i parë, se më mbrapa u arrestova sërish, pasi tashmë isha në listat e zeza të sigurimit, mësova se Sejfullai ishte përdhosur keq. Ai ishte vendosur në një hyrje të rëndomtë në periferi të Fierit, ku merr rruga për në Vlorë dhe ishte caktuar të punonte në një dyqan tip kjoske, ku tregtonte samarë kafshësh, patkojë, litarë, kapistallë etj. Merrte një rrogë prej 350 lekësh në muaj. Ishte e dhimbshme të mendoje se miku i Nolit dhe i Konicës, shoku i afërt i Dimitrovit, njeriu i tri diplomave dhe i tetë gjuhëve të huaja, pedagogu dhe dekani i Fakultetit të Filozofisë në Moskë, ish-ministri i Kulturës të shiste patkojë dhe samarë kafshësh. Sikur të mos mjaftonin vetëm këto ai ishte dhe njeri i vënë në shënjestër të opinionit si “heretik”. Kur mësova gjithë këtë fund të Malëshovës të them të drejtën kam qarë. Nuk m’u ndenjt dhe mora rrugën menjëherë për në Fier për t’u çmallur me të. Gjatë gjithë rrugës e mbaja mendjen tek ai, nuk më besohej që do ta takoja, pasi kishim një kohë të gjatë që ishim ndarë. Nuk do ta besoni, por për Sejfullain më vinte shumë keq pavarësisht se edhe unë po e pësoja në të njëjtën formë, madje më shumë e ai. Mendoja se si mund të arrinte njeriu deri këtu, sa të caktonte në një punë të tillë një gjigant të kulturës siç ishte Malëshova. Nuk mund të të flas më tepër për ato momente, se mendja ime ka qenë krejt e mpirë aq sa mendonte lloj-lloj çudirash.

E takuat?

Patjetër. U nisa në Fier me mendimin se do ta takoja shpejt. Sa hyra në qytet nuk dija ku të shkoja dhe kujt t’i drejtohesha. Pastaj pyeta disa persona të rastit, ku njëri e kishte komshi dhe dinte të gjithë itinerarin e lëvizjes së tij, ku mësoj që ai moment ishte pikërisht ora që Sejfullai bënte shëtitjen e zakonshme, pasi çdo mbasdite në orën 18-19:00 ai përshkonte rrugën nga kryqëzimi që të çon në Vlorë dhe te dalja tjetër e qytetit që është kryqëzimi që shkon për në Lushnjë. Nuk vonoi shumë kur kisha shkuar te kryqëzimi i rrugës që vjen nga Lushnja me atë që hyn në qytetin e Fierit, kur syri ma kapi së largu që po ecte në mënyrë të shkujdesur dhe pa kthyer kokën as majtas dhe as djathtas. Dallohej që ishte i dërrmuar dhe gjatë atyre viteve ishte plakur shumë. Nuk donte shpjegim që po përjetonte halle të mëdha, nga të cilat po rrënohej me shpejtësi. Ndërsa më ishte mbledhur një lëmsh në fyt nga dhimbja, renda me vrap pas tij për ta takuar. Që së largu i fola me sa zë që kisha: O Sejfulla, o Sejfulla, por çuditërisht ai nuk ndaloi por shtoi hapin më shumë duke u larguar më shpejt. U befasova nga ai veprim pa ditur t’i jepja shpjegim, pasi isha shumë i bindur se më kishte dëgjuar. Nuk mund të tërhiqesha, pasi unë për atë kisha shkuar që nga Tirana. Nxitova hapat dhe fillova me zë më të lartë, duke i thirrur vazhdimisht. Por i njëjti veprim ndodhi sërish. U afrova fare afër dhe i thashë me fort: Po ndalo o Sejfulla se jam unë Nexhmiu. Në këtë çast ndaloi këmbët dhe m’u kthye: Çfarë ke more Nexhmi, kujton se nuk të dëgjova? Unë nxitova vetë se nuk doja të të takoja atje, se ishim shumë afër degës së punëve të brendshme dhe të bëja keq ty se për mua është shkruar tani. Sejfulla, - i thashë, çfarë paska ndodhur kështu me ty. Si po ia kalon, si rron, ke të hash e të pish? Siç më shikon jam mirë, – ma ktheu me një përtesë të jashtëzakonshme nga dhimbja që ndjente për fatin e tij të keq. Më kanë caktuar një punë ku marr ca lekë për të mos vdekur. Më kanë ndaluar dhe botimet. Kisha një kafe që quhej e gjahtarëve, në të cilën shkoja çdo ditë për të pirë ndonjë kafe dhe të kaloja disa çaste shlodhjeje, por kohët e fundit ma kanë ndaluar të shkoj edhe atje. S’më ka ngelur gjë tjetër, vetëm të bëj këtë xhiron, të shkoj në shtëpi dhe të shkruaj gjithë natën. Pas kësaj nuk më foli më, por u largua sërish për të vazhduar itinerarin e nisur më parë, duke më lënë ashtu në mes të rrugës. Nuk donte mend që të kuptohej se ai nuk donte të më përziente më shumë në punët e sigurimit, pasi siç mësova dhe më vonë e ndiqnin në çdo çast dhe në çdo hap. Me kaq u ndava për herë të fundit me të. Kjo ka qenë koha kur shkoi Mehmet Shehu në sezonin e radhës së mbledhjes së OKB-së dhe në emër të Enver Hoxhës ai shkoi te Noli, duke e ftuar që të bënte një vizitë në Shqipëri. Noli iu përgjigj: Mua më keni atje në fushat e Myzeqesë, ku është Lame Kodra. Lironi Lamen dhe tek ai jam unë.

Pas atij takimi vdiq?

Unë u interesova shumë për mënyrën tragjike të vdekjes, ku gjithë komshinjve u kishte ngelur në mendje ajo mesnatë e datës 10 qershor e vitit 1971, kur Sejfullai kishte vuajtur tërë natën nga krizat në bark, aq sa kishte bërtitur me të madhe, duke kërkuar ndihmë. Por njerëzit e sigurimit që ishin ndodhur në derë nuk kishin lënë njeri për të hyrë brenda. Të nesërmen ai mbylli sytë në spitalin e Fierit.

Po varrimi ku iu bë?

Kanë qenë orët e mesditës së datës 11 qershor të vitit 1971, kur një qerre me arkivolin e Sejfulla Malëshovës ka marrë rrugën në mes të pluhurit dhe të vapës për në varrezat e Fierit. Mbrapa i shkonin vetëm nëna, motra dhe dy nipërit e vegjël të Sejfullait. Varrimi është bërë në një varr anonim. Kam mësuar nga vetë vajza e Gjin Markut, familja e të cilëve në atë kohë ishte e internuar në Fier dhe ishte vendosur pikërisht shumë afër varrezave se varrmihësi i Sejfulla Malëshovës, Ramadan Qyrama menjëherë si ka mbuluar i vetëm gropën e varrit, ka shkuar në shtëpinë përballë që ishin familjarët e Gjin Markut dhe i ka thënë Zvetllanës: Mos e harroni atë varr që mbuluam sot, se nuk i dihet jetës, pasi unë jam plak, por po ju them se në atë varr ndodhet trupi i Sejfulla Malëshovës.

*******

Ato qe ka bere diktatura e Enver Hoxhes perkundrejt figurave intelektuale ne Shqiperi, mund te krahasohet vetem me persekutimet e inkuizicionit ne mesjete. Ky eshte vetem nje prej atyre rasteve...
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Ana tjeter e Perbindshit a.k.a Enver Hoxha!

Post by Clavicula »

Deri tash i permena vec dy veta dmth, nji shkenctare, edhe merreni me men, nji njeri qe ka lind me 1912, edhe ka studiu per peshkun, edhe ka ba projekt se qysh me kultivu Shqipnia peshkun, tuj e dit se nuk osht prit me prodhu BMW e Mercedes, po dicka qe ka mujt edhe ka pas munsi. Kjo gruja kurre nuk osht kane e interesume per politike e per pozite. Po nuk osht pajtu me politiken e tij edhe mule me pushkatu ncnc.

Sejfullah Maleshova, ani pse me prirje komuniste, njeri qe e ngiti Enverin, edhe n'fund e la me maru e me shit patkoj te kuajve. Njeri qe ka fole 8 gjuhe e me tri diploma.

Neser kismet e postoj edhe mbrojtesin e Kelmendit i cilli pushkatohet nga Mehmet Shehu, me direktivat e komunistave nga Mali i Zi.
User avatar
Sitting Bull
Posts: 2403
Joined: Mon Jul 02, 2007 11:09 pm
Location: Gjilan
Contact:

Re: Ana tjeter e Perbindshit a.k.a Enver Hoxha!

Post by Sitting Bull »

Shum um kan emocioonu keto postime Clavicul
cornholio
Posts: 1384
Joined: Thu Apr 19, 2007 5:14 pm
Location: s'jom mo ksajde

Re: Ana tjeter e Perbindshit a.k.a Enver Hoxha!

Post by cornholio »

JA PRA KY ISHTE PERBINDESHI !!!


<object width="300" height="250"><param name="movie" value="http://www.youtube.com/v/YzqALtaHOWs&hl ... ram><param name="allowFullScreen" value="true"></param><embed src="http://www.youtube.com/v/YzqALtaHOWs&hl=en&fs=1" type="application/x-shockwave-flash" allowfullscreen="true" width="300" height="250"></embed></object>[/youtube]
<object width="425" height="344"><param name="movie" value="http://www.youtube.com/v/7jLojeICOp8&hl ... ram><param name="allowFullScreen" value="true"></param><embed src="http://www.youtube.com/v/7jLojeICOp8&hl=en&fs=1" type="application/x-shockwave-flash" allowfullscreen="true" width="425" height="344"></embed></object>[/youtube]
<object width="425" height="344"><param name="movie" value="http://www.youtube.com/v/RXcbnJwZ6zY&hl ... ram><param name="allowFullScreen" value="true"></param><embed src="http://www.youtube.com/v/RXcbnJwZ6zY&hl=en&fs=1" type="application/x-shockwave-flash" allowfullscreen="true" width="425" height="344"></embed></object>[/youtube]
<object width="425" height="344"><param name="movie" value="http://www.youtube.com/v/jVS8fCc541I&hl ... ram><param name="allowFullScreen" value="true"></param><embed src="http://www.youtube.com/v/jVS8fCc541I&hl=en&fs=1" type="application/x-shockwave-flash" allowfullscreen="true" width="425" height="344"></embed></object>[/youtube]
User avatar
The Green
Posts: 4079
Joined: Sun Jul 01, 2007 12:59 pm

Re: Ana tjeter e Perbindshit a.k.a Enver Hoxha!

Post by The Green »

Pas sundimit Osman, radhitet edhe regjimi i Enverit.
Gjynah osht qe ka pas shiptaria ksi njeri.
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Ana tjeter e Perbindshit a.k.a Enver Hoxha!

Post by Clavicula »

Cornholio,
Pse bre burre po terhjek ksi paralele shume palidhje?

K'to sene te Enverit per Kosoven edhe ato para se me dhan shpirt jon sa per sy e faqe sen ma shume, se ashiqare shifet kur i ka ba k'to sene. Na nuk kem pa ksi loj kangsh n'kohen kur u kan aleta me Jugosllavin, Rusinee ne fund edhe Kinen. Po inetersant kjo dashni ndaj Kosoves ju shfaq kur i hupi aletat edhe miqt e shqiptarve historiskisht Jugosllavia, Rusia dhe Kina phaaaa.

Per nji njeri qe nuk i ka pas dy mentra vend per Konicen edhe per nji njeri qe e ka fshi bothen me letra te Nolit nuk besoj qe ka nevoje per shume koment.
User avatar
Therion
Posts: 4454
Joined: Mon Sep 10, 2007 3:00 am
Location: The Giggle Loop

Re: Ana tjeter e Perbindshit a.k.a Enver Hoxha!

Post by Therion »

Clavicula

Se pata njet me post, po veq ni sen njeri 50 vjet edhe pa gabime osht e pa logjikshme.tash qysh i paske hi ti me serach e qka shkrujn njerzia as un e ti sjem njerz tmir. Mos harro se fal qeti "perbindshtit" shum e senin shqipria mëm i gzon e hala i shkrryn. Edhe normale qe e shajn.. e vetmja arsyje izolimi per sen tjeter.

nQofse kapesh veq per vrasje gabim je shum njeri se edhe sot ki vrasje tmontume edhe nqeverin e kalume e edhe ntsodit,bile at'her u kon veq 1 parti ajo e PUNËS edhe papa tjerat. tana mos t'harroj me cek, punen e kishave/gjamive qe jon kthy nvende Kulturore etj. Urbanizimi i TR e qyteteve tjera .. mi ju hi ti seneve tmira qe i ka bo ky njeri madhështor besom qe ja nis me dasht,kur bon krahasim me soden e edhe pa bo krahasim hiq. :)
User avatar
The Green
Posts: 4079
Joined: Sun Jul 01, 2007 12:59 pm

Re: Ana tjeter e Perbindshit a.k.a Enver Hoxha!

Post by The Green »

Ky i ka pase 1 t'mire e 100 t'kqija, e qeto t'kqija t'ktij se kane lane mu zhvillu Shipnia. Pse mu internu kta njerze, kta intelektual t'venit, po u tute qe bjen pi pushtetit edhe pordhe n'shishe. Kjo nuk u kane qeverisje, po u kane diktature.
cornholio
Posts: 1384
Joined: Thu Apr 19, 2007 5:14 pm
Location: s'jom mo ksajde

Re: Ana tjeter e Perbindshit a.k.a Enver Hoxha!

Post by cornholio »

Clacicula, nuk mendova me terhjek paralele, po veq i postova qeto video (Arvif Vladi i ka knu enverit se ska guxu me knu nej sen tjeter).

Therion Enveri u kon PERBINDSH, edhe ja kom inati per arsye qe e ka ndalu besimin. Per do sene tjera osht kon penicilin.
User avatar
Therion
Posts: 4454
Joined: Mon Sep 10, 2007 3:00 am
Location: The Giggle Loop

Re: Ana tjeter e Perbindshit a.k.a Enver Hoxha!

Post by Therion »

The Green wrote:Ky i ka pase 1 t'mire e 100 t'kqija, e qeto t'kqija t'ktij se kane lane mu zhvillu Shipnia. Pse mu internu kta njerze, kta intelektual t'venit, po u tute qe bjen pi pushtetit edhe pordhe n'shishe. Kjo nuk u kane qeverisje, po u kane diktature.
Kadal tkeqe pe zen ti me ta kthy malin/kodren ntok pjellore a?! ti veq njehi sa prodhimin e han jo vendor per 1 dit tu bo perjashtim veve :) e edhe qato ve i maron me naj vaj tprodhim jo vendor. e mos ti ceki punen e bujkut qe sot e ka rrafsh total edhe ska pse e punon at tok tu u kon me ardh me jetu nqytet. e at'her u desht me kerku leje nkomun per me ardh me banu nqytet aj qe ka jetu nfshat edhe u desht me pas arsyje tfort. qekjo mu sum doket e e keqe hiq.. kshyri sot ton "ahh ti katunar - ahh ti qytetar" ky u kon perbindsh per ata qe sja ka kon me kto mu shty e bojn shkrime lidhje'palidhje. e ka shum tjera sene qe kto ti e tjert duhet me dasht per qato qka i ka bo ntmir t'shqipris mëm :)
User avatar
Therion
Posts: 4454
Joined: Mon Sep 10, 2007 3:00 am
Location: The Giggle Loop

Re: Ana tjeter e Perbindshit a.k.a Enver Hoxha!

Post by Therion »

cornholio wrote:Clacicula, nuk mendova me terhjek paralele, po veq i postova qeto video (Arvif Vladi i ka knu enverit se ska guxu me knu nej sen tjeter).

Therion Enveri u kon PERBINDSH, edhe ja kom inati per arsye qe e ka ndalu besimin. Per do sene tjera osht kon penicilin.
shija nuk diskutohet ka pas thon ni filozof :)
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Ana tjeter e Perbindshit a.k.a Enver Hoxha!

Post by Clavicula »

Enver Hoxha s'ka vra shqiptare me direktiva sllave? :roll:

SHOVINIZMI SERBO-MALAZEZ, PREZENT NE VRASJEN E PREKE CALIT
Agostin Lelecaj


Falenderimi me i madh, mirenjohja me e madhe, do t'ju takonte te gjithe brezave te Kelmendit, nga ruajtja e vlerave morale e shpirterore dhe krenarine qe te jep historia e kesaj treve. Ne kete rast nuk dua te shperndahem ne figura te tjera por mendoj se do te ishte me vlere te shtoja dicka me shume lidhur me figuren e Preke Calit, qe me te drejte thesari i madh popull e quan "Ora e Malesise".



Kelmendi eshte vendi me me shume histori por me me pak te verteta te shkruara. Ne shume raste edhe ne shkrimet e fundit qe flasin per Kelmendin, kryesisht nga autoe vendas, spikat nacionalizmi fisnor pa u shtrire teresisht ne te verteten historike. Figura qe mund te quhen te shquara dhe madhore, si Nike Leke Pepa, Nora e Kelmendit, Ujke Gila, Preke Cali, etj. i japin privilegjin Kelmendit te radhitet nder trevat me histori te vecante. Kjo histori ne shume raste paraqitet e pergjakur, ashtu sic ka qene vertet epoka, por ne fund gjithmone triumfuese. Falenderimi me i madh, mirenjohja me e madhe, do t'ju takonte te gjithe brezave te Kelmendit, nga ruajtja e vlerave morale e shpirterore dhe krenarine qe te jep historia e kesaj treve. Ne kete rast nuk dua te shperndahem ne figura te tjera por mendoj se do te ishte me vlere te shtoja dicka me shume lidhur me figuren e Preke Calit, qe me te drejte thesari i madh popull e quan "Ora e Malesise".

Kam lexuar me vemendje pothuajse gjithcka qe shkruhet per kete jeri qe meriton plotesisht perkushtim. Kam vene re se ne asnje nder ato raste ku permendet aktiviteti dhe jeta e Preke Calit, nuk percaktohet kur dhe ku ka lindur ky njeri. Vec kesaj, duke filluar qysh nga botimet e Mehmet Shehut per luften e Kelmendit e deri tek keto te fundit, ne shume raste aktiviteti i ketij trimi deri ne momentin e pushkatimit pa gjyq shpesh nuk eshte i njejte.

Atdhetarizmi i Preke Calit eshte i pazevendesueshem, vendosmeria, guximi dhe trimeria e tij ne momentin e percaktimit te kufijve me Malin e Zi, jane pika kulminante e veprimtarise se tij patriotike. Me vjen keq qe ndonje grup njerezish, shpesh edhe te politizuar, perpiqen ne rrethe te ngushta t'i japin nje pamje tjeter figures se Preke Calit. Lidhur me raportin qe ka pasur ky njeri me mbretin Zog, nuk duhet te harrojme se ky i fundit e pati internuar ne Gjirokaster. Me cinizem Enver Hoxha, ne vepren e 19-te, shpreh keqardhje per kete burre fisnik qe kishte "rreshqitur" pa permendur ketu fare percaktimin e kufijve. Kete akt populli i Kelmendit e ka perjetesuar edhe ne vargje.

Ti diplomat ne dac me dijte

Ne Mal te Zi ku i kem kufijte

Del ne popull ku jeton

Fort kollaj aty kupton

Merr nje buke e mbaje ne dore

"Buke" i thome, cka jem malesor

"Hleba" i thone ne Cernagore

Pra ku thuhet buk' e uje

asht e jona e s'ja leshojme kuj'

Kjo shprehje e popullit per Prek Calin kuptohet se e verbonte jo vetem Enverin, por gjithe kasten e asaj kohe. Ajo cka eshte fakt, eshte se kjo shprehje me shume pune i prishte shovinizmit serbo-malazez qe edhe sot e kesaj dite nuk e ka harruar dhe nuk e harron strofen e Fishtes se madh.

Jane vu topat koder ne koder

Per me marre Malesi e Shkoder

Ne muzeumin e Mark Milanit ne fshatin Ubel, treve shqiptare ne Kuc te Malit te Zi, kjo strofe ekziston e shkruar ne nje forme me te cuditshme.

Iz Milota do Kotorra

Eto Nasha Cernogora

Qe do te thote: nga Miloti deri ne Kotorr do te jete Mali i Zi i joni.

Pikerisht ne kete muzeum, duke kerkuar te dhena per nje pjese te fisit tim qe jeton ne trevat shqiptare te Jugosllavise "Malit te Zi) kam hasur ne shenime qe benin fjale per Preke Calin.

Per t'i dhene nje kuptim me te qarte asaj cka dua te sqaroj eshte e domosdoshme te theksoj se treva e Kucit eshte nje treve qe ne kohe te hershme eshe banuar nga shqiptare dhe sot eshte heterogjen. Ajo shtrihet gjithkund perbri kufijve te Kelmendit ne perendim dhe juglindje te tij. Ne kete treve kane origjinen dajat e Preke Calit, nje pjese e te cileve, rreth viteve 1940, ishin zhvendosur nga Kuci ne zonen e Ulqinit.

Si e kujtojne malesoret Preke Calin?

Ne keto rrethana "sipas shenimeve te muzeumit te Mark Milanit) por edhe sipas shume njerezve te moshuar qe e kane njohur Preke Calin, shovinizmi serbo-malazez eshte munduar ta konsideroje me te lehte komprometimin e tij. Novak Peric, banor i fshatit Rahove, treva e Kucit, rreth 80 vjec, deklaron: "Babai im ishte ngarkuar me nje grup tjeter nga Koja e Kucit te negocionte me Preke Calin per te hequr dore nga pretendimet per kufirin. Nje takim eshte bere tek liqeni i Rikavesit ne kufirin perendimor te Vermoshit dhe nje ne Guci, fshat ne lindje te Vermoshit, sot ne protektoratin e Malit te Zi. Peric shton se megjithese i ofruan shume, ai nuk kishte pranuar. Ne kete moment ne morem vesh se qarqet e Malit te Zi, si ato vendoret dhe ato te Potgorices, kishin marre vendime qe Preke Cali te vritej por jo ne menyre te hapur, por ne menyre sa me te fshehte. Pjeter Nika, me nofken Petko Nikic, nga fshati Rahove i Kucit, ne moshen 78 vjec, thote se fshehtesia per vrasjen e Preke Calit, duhej ruajtur edhe prej nesh qe nuk e kemi fshehur kurre origjinen si shqiptare. Dihej mire nga qarqet malazeze se ky njeri kishte njefare perkrahje edhe tek nje pjese e shqiptareve qe jetonin me te ashtuquajturen "copeza shqiptare ne Malin e Zi". Momenti kryesor qe u shfrytezua nga shovinizmi malazez ishte fundi i luftes per clirimin respektivisht te vendeve nga pushtuesit naziste.

Duke e njohur mire karakterin e pathyeshem te kelmendasve, duke pasur ne konsiderate trimerine dhe vendosmerine e Preke Calit per te mos u tjetersuar jo vetem tokat shqiptareve, por as karakteri, nderi, besa dhe burreria e malesoreve, diplomatet shoviniste moren nje vendim. Ky ishte qe me te gjitha format dhe mjetet te bente te mundur te fuste ne lufte Kelmendin me forcat qe luftoni pushtuesit e vendit.

Lidhur me kete une kam marre kontakt me shume persona qe nuk mohojne te tregojne realisht te verteten lidhur me kete ceshtje.

Halit Decevic, me banim ne Potgorice, ne moshen 84-vjecare, sqaron keshtu: "Kam qene nder te paret ne krijimin e Partise Komuniste ne Mal te Zi. Dy vitet e fundit para perfundimit te luftes kam qene i ngarkuar te mbaja lidhje me grupet e Partise Komuniste ne Shkoder, por kryesisht une jam qene i ngarkuar te krijoj dhe te mbaj lidhje me rinine komuniste shqiptare "zonen e Shkodres)".

Lidhur me luften e Kelmendit tregon: "Ishte rasti per t'u shfrytezuar karakteri dhe besnikeria e Preke Calit. Pikerisht grupet tona te quajtura agjitatore dhe njerez te propagandes tone, qe propagandonin te mirat dhe jeten e mrekullueshme qe do te sillte komunizmi u perdoren per kete pune. Ato u derguan nen mbrojtjen e disa cetnikeve te blere nga ana jone ne Vermosh nepermjet Konjuhes dhe ne Tamare, nepermjet Pobrates.

Porosia qe kishin marre ishte qe te binin ne kontakt me Preke Calin dhe ishte formuluar nje leter e shtypur ne gjuhen shqipe ne njeren ane dhe serbisht ne anen tjeter, ku ju shperndahej dhe ju lexohej sa me shume njerezve qe te ishte e mundur. Permbajtja e kesaj letre ishte sic e thosht vete Decevic, helmi i kurdisur, ku brenda, shton ai, ishin futur edhe shenjti, edhe djalli.

Pervec njemije te keqijave qe ishin formuluar per vetite e komunisteve per te perforcuar permbajtjen e saj, ishte theksuar se pjesa me e madhe e atyre qe drejtonin LANC-in ne Shqiperi ishin shitur dhe luftonin per interesa te tjeterkujt dhe jo te Shqiperise. Kjo, thekson ai, behej me qellim qe ne nje forme ose ne nje tjeter, ne menyre te domosdoshme, te ndizej konflikti ne mes te zones se Kelmendit me forcat clirimtare partizane. Gjithe diplomacia e kesaj iniciative ishte qe shqiptaret te ndesheshin ne mes tyre, ku ne kete mes dihej qe Preka do te ishte protagonisti kryesor dhe kundershtari i pare.

Nje tjeter burre i vjeter me banim ne Potgorice, i quajtur Raco Drekulivic, shpjegon se jane harxhuar shume para dhe jane vene shume njerez ne sherbim per te futur ne sherr Kelmendin me forcat partizane. Ky ishte nje moment qe duhej shfrytezuar dhe duhej qe patjeter Preke Cali, duke kundershtuar hyrjen e forcave partizane ne Kelmend, do te perfundonte i eliminuar.

Nje tjeter i moshuar me banim ne Potgorice, i quajtur Millorad Nikic, sqaron se neve e dinim mire se Preke Cali ishte kembe e koke kunder komunizmit. Organizimet tona duheshin sipas fjaleve te tij origjinale "vetem sa per pak benzine ne zjarr, ne menyre qe konflikti te behej i pashmangshem".

Sic shihet, po vete ata njerez qe ne kontaktet qe mbanin me drejtuesit tane ne zonat jashte Kelmendit, i benin gjithe ate thurje lavdie komunizmit, ne zonen ku atyre u interesonte diplomacia e tyre percarese benin te kunderten.

Shenjestra e malazezeve dhe dorezimi i tij

Dinakeria dhe pabesia malazeze ishin te njohura prej shekujsh nga ana e malesoreve te zgjuar. Kete e tregojne vargjet qe thureshin ne ate kohe kur konkretish zhvilloheshin keto ngjarje:

Prej Cetinet, prej Serbiet

Vijne furtuna pabesith

Ndryshin moti, koha e stina

por askurre nuk ndryshon Cetina

Prej inatit se pat bjerre

Plane te tjera rrinin tue tjerre

Me fut helm e me perca

E prej mbrenda me hi ne kala

Pra, keto vargje japin qarte te kuptosh se kelmendasit e ndjenin eren e pabesise dhe te tradhtise se radhes. Ne ato momente shume delikate historike dihej qe tehu i shpates ishte i drejtuar tek Preke Cali me perkrahesit e tij.

Keto ishin ata qe perfundimisht prishen planin e Cetines per pushtimin e Malesise dhe te Shkodres qe edhe sot ka cetnike te vjeter qe e kane ne synim kete superproblem sipas tyre. Ka shume pleq te vjeter ne Mal te Zi qe kur bisedon me ta e percjellin ceshtjen sidomos te Kelmendit, njesoj si deputetet e vjeter greke problemin e Vorjoepirit.

Eshte fakt qe forcat partizane per te hyre ne Kelmend, pas zmbrapsjes ne luften frontale te Tamares, u detyruan te nderrojne drejtim dhe te udhetojne drejt Vermoshit nepermjet tokes jugosllave. Keshtu u realizua krahmarrja nga perendimi dhe sulme nga mbrapa i forcave te Prek Calit deri sa u rrethuan ne Vukel. Kjo nuk mund te arrihej ne asnje menyre nepermjet tokes neqoftese nuk do te shfrytezohej hyrja nga mbrapa nepermjet tokes jugosllave.

Mjeshterisht nuk eshte shume pozitive por duhet theksuar se ketu, ne momentin e te ashtuquajturit Pushtimii Kelmendit, forcat partizane kane vrare dhe torturuar vec mbeshtetesve te Preke Calit edhe njerez te pafajshem. Per kete ne fshatin Tamare ne qender te Kelmendit eshte ngritur edhe nje permendore, ku ne nje pllake mermeri jane shenuar emrat e gjithe atyre qe bisha komuniste i pushkatoi dhe i torturoi pa asnje shkak as arsye.

Dorezimi i Preke Calit u be me kusht qe ai te dergohej dhe te takohej direkt me Enver Hoxhen. Kete e vertetojne gjithe ata bashkeluftetare qe jetojne edhe sot ne Kelmend. Mjerisht ai u pushkatua menjehere nga forcat qe ne ate kohe drejtoheshin direkt nga Mehmet Shehu. Pse ishte gjithe ky nxitim per t'u pushkatuar ky njeri? Kjo eshte shume e qarte. Forcat tona ishin te lidhura dhe bashkepunonin me forcat malazeze, ashtu sic ishin edhe lidhjet ne mes te grupeve komuniste. Ashtu sic kam sqaruar me lart theniet e Halit Gjeqevicit plotesonin kuadrin se grupet komuniste malazeze punonin per kete moment, pra per eliminimin fizik te Preke Calit.

Te besh nje analize se sa duhet te kete ndikuar shovinizmi malazez ne kete drejtim, kjo nuk mund te saktesohet. Nje gje flet qarte qe ata kane punuar ne momentin kritik qe kjo figure e permasave te medha te likuidohet dhe sipas tyre ky ndikim te mbetet i fshehur.

Ajo qe eshte plotesisht e vertete, eshte fakti se pavaresisht nese do te likuidohej apo jo figura e Prek Calit ne rremujat e perfundimit te luftes, ky person ishte i futur ne shenjestren e shovinizmit serbo-malazez per t'u vrare patjeter.

Lidhur me kete po jap edhe nje fakt tjeter. Ne vitin 1998, ne Potgorice, me kerkesen time kam takuar nje grua te quajtur Stane Pjetri, ne moshen 96 vjecare. Me kishin thene se kishte pasur lidhje fisnore me nenen e Preke Calit. Ishte e vertete. E kam pasur kusherire, me tha, nenen e Preke Calit, shihja dhe degjoja shume forma dhe menyra se si mund te vritej ky njeri. Me vinte shume keq. Nepermjet shume njerezve i kam derguar fjale te emes se Prekes qe te ruhej i biri, pasi kunder tij po pergatiteshin shume plane qe mund te rrezikonin jeten. Une e dija se do te vritej ky njeri, keshtu qe mua nuk me beri fare pershtypje kur e mora vesh se ishte vrare. Ajo qe ndjeva ishte dhimbja shpirterore pasi ishte njeri qe e kishim ne gjakun tone, por se do te vritej kjo dihej nga te gjithe njerezit tane.

Pra, keto fakte me cojne ne konkluzionin se efekti i shovinizmit serbo-malazez ne vrasjen e ketij trimi, atdhetari, patrioti dhe njeriu qe lindin rralle, ka qene i pranishem ne vrasje.
Post Reply