Cilen Luftë

Shkruni qka dini per histori, vetni, msoni... ma mire se n'shkoll ko me u kan.

Moderator: AciDiuS

User avatar
KanGaro_Toure
Posts: 2997
Joined: Wed Jun 14, 2006 12:19 am
Location: N`Karrig
Contact:

Cilen Luftë

Post by KanGaro_Toure »

Cilen lufte kishit mujt me vequ ne historin e njerzimit ?
dhe per cka bash qat lufte

Un e kisha vequ luften E ROMAKVE me Garden e HANIBALIT
qe o zhvillu 100 Kilometra larg ROMEs

edhe Per hanibalin un sdi kur kom lexu pak per ta jam habit edhe sdi pse ne histori e mesojm na se aj ka qen njeri i frikshem edhe njeri keq aj
sdi sa e ka prit ROMEN mu ba gati se ka sulmu se ka mendu se po bahet KUkavic me sulmu pa u kan gati ato
User avatar
Sitting Bull
Posts: 2403
Joined: Mon Jul 02, 2007 11:09 pm
Location: Gjilan
Contact:

Re: Cilen Luftë

Post by Sitting Bull »

paj i kisha vequ luftart Greko - Persiane, Luften e Peleponezit, Luftrat Punike, betejen e Normandies etj etj
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Cilen Luftë

Post by Clavicula »

KanGaro_Toure wrote:Cilen lufte kishit mujt me vequ ne historin e njerzimit ?
dhe per cka bash qat lufte

Un e kisha vequ luften E ROMAKVE me Garden e HANIBALIT
qe o zhvillu 100 Kilometra larg ROMEs

edhe Per hanibalin un sdi kur kom lexu pak per ta jam habit edhe sdi pse ne histori e mesojm na se aj ka qen njeri i frikshem edhe njeri keq aj
sdi sa e ka prit ROMEN mu ba gati se ka sulmu se ka mendu se po bahet KUkavic me sulmu pa u kan gati ato
N'kone e ktyne luftrave qe quhen Luftrat Punike, ka dominu nje fjale "Hanibal ante portas" (Hanibali osht te dera)
Dissonant
Posts: 1033
Joined: Sun Jan 27, 2008 1:02 pm

Re: Cilen Luftë

Post by Dissonant »

25 luftat e Skenderbeut!
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Cilen Luftë

Post by Clavicula »

Ka shume lufta interesante, po per vet faktin qe nuk jon te mira e kishe zgjedh Luften e Zanzibarit, qe edhe osht lufta ma e shkurt ne bote, e normal edhe me shume pak viktima.

Edhe k'to luftat qe jon zhvillu ne antikitet jon interesant, se n'shikim te pare doket qe vec jon dale qashtu edhe kane luftu amo edhe aty kane shkri shume shume men, edhe ma shume ka pas efekt strategjia se sa shuma e ushtarve qe kane pas.

Lufta e II Botnore osht ma fatalja ne historin e njerezimit, edhe aty jon qas krejta ushtrit ma te forta te Botes.
User avatar
septic-schizo
Posts: 514
Joined: Wed Sep 12, 2007 5:44 pm
Location: Smuggler's Notch/Aspen

Re: Cilen Luftë

Post by septic-schizo »

...
Last edited by septic-schizo on Sun Jan 18, 2009 5:53 pm, edited 1 time in total.
User avatar
The Green
Posts: 4079
Joined: Sun Jul 01, 2007 12:59 pm

Re: Cilen Luftë

Post by The Green »

Clavicula wrote:
KanGaro_Toure wrote:Cilen lufte kishit mujt me vequ ne historin e njerzimit ?
dhe per cka bash qat lufte

Un e kisha vequ luften E ROMAKVE me Garden e HANIBALIT
qe o zhvillu 100 Kilometra larg ROMEs

edhe Per hanibalin un sdi kur kom lexu pak per ta jam habit edhe sdi pse ne histori e mesojm na se aj ka qen njeri i frikshem edhe njeri keq aj
sdi sa e ka prit ROMEN mu ba gati se ka sulmu se ka mendu se po bahet KUkavic me sulmu pa u kan gati ato
N'kone e ktyne luftrave qe quhen Luftrat Punike, ka dominu nje fjale "Hanibal ante portas" (Hanibali osht te dera)
Masi ra fjala, kur nanat i kane perkun fmijte e tyne kane thon: Fli fli se Hanibali osht te dera.
User avatar
Hosefinë
Moderator
Posts: 2116
Joined: Mon Oct 30, 2006 3:54 pm
Location: World

Re: Cilen Luftë

Post by Hosefinë »

Flej se del ta han komen e djatht Hanibali,edhe prostatin ta dhunon,ta qkyn lukthin venit krejt arteriet ntok ti qet :hehr:: :hehr::
ASI NANE MORBIDE.
User avatar
Supernaut
Posts: 729
Joined: Mon Dec 17, 2007 9:46 pm
Location: Eon Blue Apocalypse
Contact:

Re: Cilen Luftë

Post by Supernaut »

Luften nmes Frances e Anglise nKohen e Zhana Darkut.. dmth ni ngjarje e pabesushme :D
User avatar
Nocturne
Posts: 347
Joined: Fri Jan 27, 2006 11:55 pm
Location: ::.. Orlando, FLORIDA. USA ..::

Re: Cilen Luftë

Post by Nocturne »

Nashta nuk ju vjen merzi qe osht shum e gat po qe pse e cilen luft ne kete rast cilat lufta edhe pse

ImageNë betejat e rëndësishme, si ajo e Shtimjes, e Slivovës, e Caralevës, etj. shqiptarët te fesë muslimane dhe katolike janë të bashkuar, me gjithë përpjekjet e qeveritarëve osmanë dhe të agjentëve të huaj për t'i përçarë. Këtë bashkim të shqiptarëve, pa dallim feje e rrethine, detyrohet t'a pranojë edhe pushtuesi osman, i cili pohon se „ndryshimi në fe nuk e ka dobësuar patriotizmin e tyre", se „devotshmëria kombëtare dhe patriotizmi midis shqiptarëve janë aq të fortë, saqë ndryshimi në fe nuk mund t'i dobësojë aspak ata"
Lëvizja e madhe popullore që shpërtheu në Shqipëri, e në mënyrë të veçantë në Kosovë, në vitet 1878—1881 për ruajtjen e tërësisë tokësore të vendit dhe fitoren e autonomisë nuk qe një gjë e rastit. Ajo qe kurorëzim i ligjshëm dhe i natyrshëm i luftërave të mëparshme kundër pushtuesit otoman dhe armiqve të tjerë.
Rezistenca e popullit tonë kundër pushtuesve osmanë është e pandërprerë. Po të marrim vetëm periudhën 1860—1877 do të gjejmë një seri kryengritjesh popullore, që ishin drejtuar kundër sundimit otoman. Vetë dokumentet arkivale të shteteve fqinje të kësaj periudhe provojnë se shqiptarët zhvillonin një luftë për pavarësi. Sipas dokumenteve arkivale serbe del se shqiptarët dalloheshin nga shkalla e lartë e rezistencës që i bënin pushtuesit dhe tendencave të tij centralizuese. Në vitet '60 në sanxhaqet e Prizrenit, të Shkupit dhe të Dibrës, edhe pas masave represive që ndërmori në vitin 1864 Porta e Lartë për t'i nënshtruar, pushteti turk, thuhet në dokumente, nuk mundi të forcohej në „këto vise malore shqiptare, në të cilat mbretëroi paligjëshmëria".1
Kryengritjet shqiptare të njëpasnjëshme ishin shprehje e pakënaqësisë së popullit tonë kundër shtypjes nacionale dhe shfrytëzimit ekonomik.
Populli shqiptar kishte mjaft arsye të ishte i pakënaqur nga gjendja në të cilën ndodhej atdheu i tij. Ai nuk mund të pajtohej kurrë me deklaratat e Portës se „Shqipëria është pronë ekskluzi-ve e Perandorisë Osmane", se „kjo e ka në dorë ta bashkojë ose ta administrojë duke e lënë të ndarë e të copëtuar".2
Pas fillimit të Krizës së Lindjes dhe të luftës ruso-turke, kur ushtritë e shteteve fqinje u futën në tokat shqiptare, doli mirë në dritë politika aneksioniste e tyre. Rreziku i copëtimit të tokave shqiptare, që parashikohej nga Traktati i Shën Stefanit si dhe qëllimi i lëvizjes sonë kombëtare për t'u çliruar nga zgjedha osmane, shtruan përpara popullit tonë detyra themelore, për zgjidh-jen e të cilave u formua në Prizren Lidhja Shqiptare.
Lidhja Shqiptare qe organizimi i parë politiko-ushtarak i kombit shqiptar brenda vendit. Në të u përfaqësuan të gjitha krahinat e vendit si dhe shtresat e popullsisë. Për realizimin e progra-mit të vet Lidhja krijoi në mbarë Shqipërinë organizmat drejtuese politike, ushtarake e administrativo-juridike dhe bëri mobilizimin ushtarak vullnetar, duke krijuar edhe forcat e veta të armatosura.
Në saje të veprimtarisë organizuese e drejtuese të Lidhjes, nën pushtetin politiko-juridiko-administrativo-ushtarak të saj u vu pothuajse i gjithë vendi. Lëvizja çlirimtare e popullit tonë nën drejtimin e Lidhjes u shtri në krejt Shqipërinë. Lufta e kombit tonë për çlirim e vetëmbrojtje mori tashmë karakter mbarëshqiptar.
Ashtu si popullsia e krahinave të tjera, popullsia e Kosovës mori pjesë aktive në lui'tën çlirimtare të udhëhequr nga Lidhja Shqiptare. Kosova u bë njëra nga vatrat më kryesore të lëvizjes çlirimtare të kombit tonë në luftën antiosmane dhe për mbrojtjen e trojeve shqiptare.
Për periudhën që shqyrtojmë, në krahasim me krahinat e tjera të vendit, Kosova ishte krahina më e zhvilluar ekonomikisht, me popullsi të dendur e numerikisht të madhe dhe me qytete të shumta. Përveç këtyre tokat e kësaj krahine u jepeshin shteteve fqinje, të cilat, për situatën strategjike dhe mundësitë ekonomike të saj, synonin ta aneksonin.
Në realizimin e qëllimeve të veta Lidhja Shqiptare u mbështet vetëm në popullin tonë. Miq të jashtëm ajo nuk pati.
Karakteri popullor dhe mbarëshqiptar i lëvizjes çlirimtare të udhëhequr nga Lidhja pasqyrohet në dokumentet e aprovuara prej saj, ku shtrohen qëllimet e Lidhjes si dhe detyrat për mobi-lizimin popullor dhe ushtarak të popullsisë.
Qysh në „aktvendimin" e saj të parë („Kararname") Lidhja Shqiptare shtron ndër detyrat kryesore „mbrojtjen e tërësisë së tokës amtare me armë në dorë", „moslejimin e ushtrive të huaja që të shkelin tokën tonë", „çlirimin e viseve të pushtuara nga Serbia dhe Mali i Zi me armë, po qe se ata nuk i lirojnë vetë", „kryerjen e detyrave të ngarkuara nga Lidhja si të domosdoshrne", dhe „shpalljen e Prizrenit si kryeqytet të Lidhjes".
Në „Rregulloren" („Talimati") e Lidhjes Shqiptare thuhet se në Prizren krijohet Komiteti Qendror, ndërsa në krahina do të krijohen nënkomitete, të cilët do të zbatojnë vendimet e Lidhjes.3 Krijimi i këtyre nënkomiteteve, që kishin funksion politikoadministrativo-juridiko-ushtarak, mobilizues dhe vetëmbrojtës, u bë menjëherë në tërë Kosovën, si dhe në të gjithë vendin. Këto i gjejmë të krijuara në Prizren, Gjakovë, Prishtinë, Shkup, Kumanovë, Dibër, Tetovë, Pejë, Mitrovicë, Ferizaj, Gilan, Gostivar, Kaçanik, Lumë etj. Krijimi i këtyre nënkomiteteve pasqyron bazën e gjerë popullore të lëvizjes çlirimtare të organizuar dhe udhë-hequr nga Lidhja. Në këto nënkomitete bëjnë pjesë njerëz të thjeshtë, të dalë nga gjiri i popullit, përfaqësues të fshatarësisë, e cila qe shtylla kryesore e lëvizjes në këto vite. Kështu nga procesi gjyqësor i zhvilluar në Prizren kundër Hakiut, nëpunës në zyrën e Post-telegrafës së këtij qyteti, del se atij Omer Prizreni, kryetar i Lidhjes, Haxhi Saliu, Haxhi Iljazi, Halim aga dhe disa katundarë, emrat e të cilëve nuk i mbante mend, i dhanë urdhër që të dërgojnë në Shtimje, përpara betejës së famshme, një makinë telegrafike.4
Po Hakiu deponon në gjyq se telegramet që dërgoheshin nga Shtimja i nënshkruante Komiteti. Në përgjigje të pyetjes se kush bënte pjesë në Komitet, Hakiu thotë: „Në Komitet bënin pjesë Halim efendiu, Zekerija aga, Sulejman Vokshi dhe disa katundarë nga fshatrat e Kazazë që unë nuk i njoh".5
Edhe në deponimet e Sulejman Gjakovës, i cili në emër të Lidhjes mbikqyrte zyrën e Post-telegrafës së Prizrenit lexojmë se në këtë zyrë vinin Omer efendi Prizreni, Shuaip Spahiu, Rauf efendiu, Abdyl efendiu, Muderriz Ali efendiu nga Gjakova, Zejnel efendiu nga Peja, si dhe përfaqësues të Prishtinës e Vuçiternit, emrat e të cilëve nuk i dinte.6 Në Prizren anëtar i Komitetit të Lidhjes ishte edhe Ymeri, biri i Jakupit me profesion lëkurëpunues.7
Këto dokumente provojnë se krahas fshatarësisë, e cila përfaqësohet nga njerëzit e saj në komitetet e Lidhjes, shtresa qytetare, e mesme dhe e lartë e qytetit, të cilave u bashkohen elementë të tjerë patriotikë nga klasa feudale, janë baza popullore e fuqishme e lëvizjes në vitet 1878—1881.
Po në „Rregulloren" e Lidhjes vendoset që deputetët, të cilët nuk janë anëtarë të Komitetit Qendror duhet të shkojnë në krahinat e tyre dhe brenda 10—15 ditëve të mobilizojnë ushtarë nga populli, që çdo krahinë do të jetë e përgatitur dy herë për luftë dhe të mobilizojë aq njerëz sa i përkasin; që çdo krahinë kur të jetë e nevojshme do të dërgojë njerëzit e aftë për pushkë në vendet e caktuara sipas listave në bazë të urdhërave që Komiteti Qendror u jep nënkomiteteve; që komandantët, majorët dhe oficerët e ushtrisë kryengritëse do të zgjidhen nga populli.8
Rregullorja e Lidhjes duke synuar të shmangë veprimet spontane dhe të pakontrolluara shpall se „ushtritë e krahinave do të jenë nën mbikqyrjen e Komiteteve të Sanxhakut".
Për të krijuar një ide edhe më të plotë për karakterin dhe mobilizimin popullor të lëvizjes çlirimtare në vitet 1878—1881 në Kosovë po përemndim edhe disa nga detyrat që shtrohen në „Rregulloren për organizimin e Ushtrisë dhe zënien e krahinave". Në të përcaktohen planet dhe sasia e ushtarëve që do të mobilizohen në Kosovë, si dhe numri i atyre që do të dërgohen në krahina të tjera për t'i mbrojtur ato nga sulmet e Malit të Zi dhe të Serbisë. Kështu për mbrojtjen e Gucisë dhe të Rugovës, parashikohet të dërgohen respektivisht 2.000 gjakovar dhe 2.000 pejanë, prë mbrojtjen e Kolashinit parashikohet të dërgohen 1.000 vullnetarë nga ushtria që do të grumbullohej në Pazar të Ri, ku përveç ushtrisë së vendit, do të dërgoheshin edhe 20.000 vullnetarë nga Kosova. Po kjo „Rregullore" parashikon që numri i ushtrisë që do të krijohej në Kosovë për të mbrojtur viset nga Mitrovica e deri në Gilan do të kapte të 70.000 vetët, ndërsa ushtria që duhej të formohej në Shkup do të ishte e përbërë ng 40.000 vullne-tarë. Dibra, me nënprefekturat e saj, parashihte të kishte 20.000 burra nën armë.9
Këto shifra që përmendëm nuk janë të plota, meqë nuk për-fshijnë edhe vise që në atë kohë bënin pjesë në Vilajetin e Koso-vës. Megjithëkëtë ato të japin një ide rreth mobilizimit të gjith-anshëm popullor që përfshin popullsinë e Vilajetit të Kosovës dhe që kishte qëllime vetëmbrojtjeje dhe çlirimtare ashtu si dhe e gjithë lëvizja e udhëhequr nga Lidhja në mbarë Shqipërinë.
Për të mbrojtur vendin nga copëtimi dhe për të rikthyer tokat e pushtuara, në Kosovë vëmë re një përgatitje të gjithanshme dhe veprime konkrete. Kështu për mbrojtjen e Pazarit të Ri nga synimi austro-hungarez për ta pushtuar, Lidhja dërgon vullnetarët e saj, të cilët pengohen nga më se 20.000 ushtarë osmanë.10 Pas pushtimit nga Serbia të Pirotit, Vranjës, Nishit, Toplicës, Kurshumlisë, Prokupjes, etj. dhe dëbimit të rreth 100.000 shqiptarëve,11 që krijuan ushtrinë e madhe të muhaxhirëve, shqiptarët bënë disa tentativa për t'ia marrë Serbisë tokat e tyre. Kështu në telegramin e baronit Herbert, më 19 prill 1879, dërguar Kontit Andrashi, thuhet se në Beograd kishte ardhur lajmi zyrtar se „pardje pranë Prepolcit ndodhi një dyndje e rreptë e shqiptarëve dhe këta të fundit, pas një luftimi të ashpër, përparuan deri në Kurshumlie dhe e pushtuan këtë qytet".12
Po Herberti me 1 qershor 1879 lajmëron Andrashin se sipas fjalëve të ambasadorit anglez, dyndjet e shqiptarëve në drejtim të Prepolcit e Kurshumlisë janë shkaktuar nga dëbimi me dhunë i shqiptarëve nga krahinat kufitare dhe nga persekutimet.13
Për gjendjen në kufirin serbo-shqiptar flet edhe ministri i jashtëm serb në letrën e 18/30 majit 1879 dërguar Ministrit të Jashtëm austro-hungarez. Këtu ai ankohet për inkursionet e shqip-tarëve në tokat e pushtuara dhe kërkon rektifikimin e kufijve në favor të Serbisë. Po këtu ministri serb shton se po nuk u morën masat përkatëse, Serbisë do t'i duhet të luftojë pa ndërprerje kundër popullsisë shqiptare, e cila „nuk i pranon faktet e kryera", dhe ka „degëzimet e saj shumë më larg se sa vija kufitare deri në Pejë, Gjakovë, Prizren dhe Shkup, meqenëse të gjitha këto vise kanë dërguar kontingjentet e tyre në pushtimin e 6/18 prillit".14
Sipas dokumenteve diplomatike austro-hungareze të këtyre viteve del se në Vilajetin e Kosovës gjendja ka qenë shumë e nderë dhe pushtetin efektiv e ka pasur Lidhja. Nëpunësit turq ishin përzënë nga shumë krahina dhe ishin zëvendësuar me nëpunës shqiptarë. Pushteti i Lidhjes ishte shtrirë në qytetet e Prizrenit, Gjakovës, Prishtinës, Shkupit, Dibrës, Tetovës, Gostivarit, Preshevës, Mitrovicës, Pejës, Gilanit, Ferizajt, etj. Populli nuk paguante taksat dhe nuk dërgonte rekrutë për Turqinë. Gjithashtu edhe dezertimet e ushtarëve dhe oficerëve shqiptarë nga ushtria turke ishin fenomen i zakonshëm. Më 26 shkurt 1881 Lipihu njofton nga Shkodra Ministrinë e Jashtme në Vjenë se gjendja në Shqipëri „është shumë e rrezikshme", se „dezertimet janë të shumta nga radhët e ushtrisë" dhe Lidhja „pajiste me ushqim e municion fiset malësore".15
Në të njëjtën kohë gjykatat e vjetra ishin shpërndarë dhe ishin zëvendësuar me gjykata shqiptare si në Prizren, Prishtinë, Shkup, Kumanovë, Mitrovicë, Dibër, Tetovë etj.
Po nga raportet e Lipihut marrim vesh se mjaft mutesarifë ishin larguar nga puna e tyre me urdhër të Lidhjes, si mutesarifi i Prizrenit, i Tetovës, i Dibrës, i Shkupit, i Prishtinës etj., dhe në vendin e tyre Lidhja kishte caktuar njerëzit e saj. Njerëzit i Lidhjes i gjejmë në krye të administratës edhe në Pejë, Gjakovë, Lumë, Kaçanik, Ferizaj, Gilan etj. Edhe personeli vartës emërohej nga Lidhja. Të gjitha masat e marra nga Lidhja Shqiptare në Kosovë, për të vënë në krye të administratës njerëzit e saj, gjenin përkrahjen e plotë të popullit, gjë që pasqyron bashkimin e tij rreth Lidhjes.16
Me përkrahjen e masave popullore Lidhja e shtriu pushtetin e vet politiko-ushtarak e juridiko-administrativ në krejt Kosovën. Me këtë, de facto, pushteti osman u shthur dhe nuk ekzistonte më. Është me vend të përmendim se në këtë periudhë Lidhja Shqiptare ftoi popullin që të mos vinte dorë mbi banorët me origjinë sllave dhe të kishte marrëdhënie të mira me ta. Ky që-ndrim i drejtë i Lidhjes u përkrah nga populli, i cili respektoi të drejtat e këtyre banorëve dhe nuk kreu veprime kundër tyre, gjë që nuk e bënë ushtritë pushtuese kundër popullsisë shqiptare në tokat e pushtuara.
Bashkimi i popullsisë së Vilajetit të Kosovës nën flamurin e Lidhjes Shqiptare e gjen shprehjen e vet në mobilizimin e gjithanshëm ushtarak vullnetar pa dallim feje. Ushtria vullnetare popullore e Lidhjes Shqiptare, e cila përbëhej nga dhjeta mijëra luftëtarë, shkroi faqe të lavdishme në veprimet luftarake si për mbrojtjen e tokës amtare, ashtu edhe në përleshjet me ushtritë osmane. Vetëm në Shtimje, para fillimit të luftës me ushtritë e Dervish pashës, i cili vetë krenohej se komandonte 300 batalione dhe këcënonte se gjysmën do t'a përdorte për të shtypur lëvizjen në Kosovë, ishin grumbulluar mijëra vullnetarë shqiptarë.17
Përpara se të zhvillohej kjo betejë historike, Lidhja kishte marrë masat e veta për mobilizimin popullor. Kështu, në telegramin e 3 gushtit 1881, valiu i Kosovës njoftonte Portën e Lartë se Lidhja, nëpërmjet komiteteve të veta, kishte përpiluar listat e sa ushtri mund të nxirrte dhe se sa pushkë mund t'i nevojiteshin,18 ndërsa më 9 gusht 1880 i shkruante Kryeministrisë në Stamboll se „shqiptarët janë bërë aq krenarë saqë është e pamundur t'i largosh nga qëllimet e tyre të dëmshme me anë këshillash".19
Në dokumentet osmane gjendja e revoltimit popullor dhe e kryengritjes në Kosovë, cilësohen si „veprime të papëlqyeshme që kanë përfshirë popullsinë" dhe janë „pasojat e rrezikshme të ideve të zbrazëta, të cilat i vuri përpara dhe i solli rryma e turmave".20
Ndjenja e bashkimit dhe urrejtja për pushtuesin e huaj janë karakteristikë për gjendjen shpirtërore të shqiptarëve. Sipas raportit të 10 prillrt 1881 të kryekonsullit austro-hungarez të Selanikut shkruar në pragun e betejës së Shtimjes, del se „tek shqiptarët sundon disiplina më e rreptë", se trupat e Lidhjes mbahen me ushqim nga populli, se populli pyet „Ç'farë kërkon i huaji në tokat tona?".21
Porta e Lartë, në udhëzimet e 22 janarit të vitit 1880, dhënë pashallarëve Ismail Hakiu dhe Ahmet Rasimi, të dërguar në Kosovë për të marrë masat e nevojshme për shtypjën e Lidhjes, pranon se popullsia e Kosovës ka ngritur krye dhe kërkon që udhëheqësit e Lidhjes të dënohen rëndë nga gjykata ushtarake.22
Në luftën e saj kundër pushtuesve otomanë dhe përpjekjeve të monarkive ballkanike për copëtimin e tokave shqiptare, popullsia e Kosovës, qe e bashkuar pa dallim feje dhe rrethine. Në betejat e rëndësishme, si ajo e Shtimjes, e Slivovës, e Caralevës, etj., muslimanët dhe katolikët janë të bashkuar, me gjithë përpjekjet e qeveritarëve osmanë dhe të agjentëve të huaj për t'i përçarë. Këtë bashkim të shqiptarëve, pa dallim feje e rrethine, detyrohet t'a pranojë edhe pushtuesi osman, i cili pohon se „ndryshimi në fe nuk e ka dobësuar patriotizmin e tyre", se „devotshmëria kombëtare dhe patriotizmi midis shqiptarëve janë aq të fortë, saqë ndryshimi në fe nuk mund t'i dobësojë aspak ata".23
Për të thyer dhe shpërndarë Lidhjen e Prizrenit dhe bashkimin e popullsisë së Kosovës rreth saj, Qeveria osmane përdori mjete nga më të ndryshmet.
Porta bëri plane për të copëtuar vilajetet shqiptare. Ajo u përpoq t'i paraqesë interesat e saj sikur të ishin interesa të shqiptarëve duke bërë shpifje për patriotë shqiptarë dhe aktivistët e Lidhjes, të cilët u cilësuan si „rebelë", „banditë", „ngatërrestarë", „bashibozukë", „njerëz të shitur tek i huaji", „vegla të të huajve", etj. Puna shkoi aq larg sa dhe Abdyl Frashërin, këtë mësues të atdhedashurisë dhe pishtar të luftës për liri e çrilim kombëtar, e quajtën „agjent të Greqisë".24
Ushtritë turke pas shpërndarjes së Lidhjes, bënë krime të shëmtuara kundër popullsisë së Kosovës. Për të frikësuar popullin turqit vranë pa gjyqe shumë vetë, ndërsa nga torturat vdiqën nëpër burgje mjaft patriotë, ndër të cilët duhet të përmendim Shuaip Spahiun, nënkryetarin e Lidhjes Shqiptare dhe të Qeverisë së Përkohëshme. Gjithashtu nga Kosova u arrestuan, u dënuan dhe u internuan mbi 4.000 vetë,25 gjë që është dëshmi edhe e përpjesëtimeve të mëdha të territorit edhe e pjesëmarrjes masive popullore të popullsisë së vilajetit të Kosovës në lëvizjen çlirimtare të udhëhequr nga Lidhja.
Qeveria Osmane me armë e theu Lidhjen. Por ajo nuk mundi të shuante luftën për liri e pavarësi të popullsisë së Kosovës. Edhe pas vitit 1881 ngjarje të rëndësishme e beteja të pandërprera për liri mbushin historinë e kësaj krahine. Këto kurorëzohen me kryengritjet e njëpasnjëshme të shekullit tonë, që arrijnë apogjeun e tyre në kryegritjen e përgjithshme shqiptare të vitit 1912.
----------------------------
1 S. Brestovci, Lëvizja Kombëtare Shqiptare në vitet '60—'70 të shek. XIX në dokumentet arkivale serbe. në rev. „Gjurmime albanologjike". nr. 3, Prishtinë 1973, f. 37.
2 Lidhja shgiptare e Prizrenit në dokumentet osmane, përgatitur nga K. P r i f t i, Tiranë 1978, dokumenti 98.
3 Akte të Rilindjes Kombëtare Shqiptare (1878—1912), përgatitur nga c- P o 11 o dhe S. P u 1 a h a, Tiranë 1978, f. 43.
4 Lidhja Shqiptare e Prizrentt,... dokumenti 110 f. 191.
5 Po aty.
6 Po aty, dokumenti 113.
7 Po aty, dokumenti 109.
8 Akte të Rilindjes..., dokumenti 19, f. 43.
9 Akte të Rilindjes..., dok. 19, f. 46.
10 S h. R r a h i m i, Vila.ieti i Kosovës, Prishtinë, f. 59—60.
11 Shih S. Rizaj, O migraciomm kretanjima na Balkanu (1877— 1879), Sarajevo 1978.
12 Haus-Hof-und Staatsarchiv Wien_ Politisches Archiv (më tut'je do të citohet HHStA, PA). Telegrami i baronit Herbert Nr. 4298 dt. Beo-grad 19 prill 1879 dërguar kontit Andrashi.
13 HHStA, PA. Raporti i baronit, Herbert Nr. 107, Beograd, 1 qer-shor 1879 dërguar kontit An d r a s h i, Vjenë.
14 HHStA, PA. Letër e Ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ristid, dër-guar Ministrit të Jashtëm të Austro-Hungarisë, Nr. 3030, Beograd 18/30 maj 1879.
15 HHStA, PA, Telegram i L i p i h u t dërguar baronit H a j m e r 1 e, ministër i jashtëm, Vjenë nr. 31 dt. Skodër 26 shkurt 1881.
16 HHStA, PA, shih raportet e përfaqësuesve diplomatikë austro-hnnga-rezë nga Shkodra, Prizreni, Shkupi, Selaniku të viteve 1880—1881.
17 Lidhja Shgiptare e Prizrenit... dok. 113, fq. 200.
18 Po aty, dok. 60 fq. 101.
19 Po aty, dok. 62 fq. 102.
20 Po aty, dok. 67 fq. 108—109.
21 HHStA, PA, Raport i konsullit austro-hungarez në Selanik G r e n-vile dërguar ministrit të jashtëm baronit Hajmerle në Vjenë më 'O. 4. 1881.
22 Lidhja Shqiptare e Prizrenit... dok. 97 fq. 164.
23 Po aty, dok. 40 fq. 71.
24 Po aty, dok. 124, fq. 236.
25 Sh. Rrahimi, Vilaieti i Kosovës, Prishtinë fq. 73.
User avatar
tormentor
Posts: 169
Joined: Wed Jan 09, 2008 3:09 pm
Location: United Kingdom
Contact:

Re: Cilen Luftë

Post by tormentor »

UCK vs Serbian Paramilitary Forces :D
User avatar
SOPRANO
Administrator
Posts: 12039
Joined: Thu Jun 17, 2004 3:04 am
Location: tu plepi

Re: Cilen Luftë

Post by SOPRANO »

KanGaro_Toure wrote:Cilen lufte kishit mujt me vequ ne historin e njerzimit ?
dhe per cka bash qat lufte

Un e kisha vequ luften E ROMAKVE me Garden e HANIBALIT
qe o zhvillu 100 Kilometra larg ROMEs

edhe Per hanibalin un sdi kur kom lexu pak per ta jam habit edhe sdi pse ne histori e mesojm na se aj ka qen njeri i frikshem edhe njeri keq aj
sdi sa e ka prit ROMEN mu ba gati se ka sulmu se ka mendu se po bahet KUkavic me sulmu pa u kan gati ato
ska pas ushri hanibali per me pushtu romen...para portave tromes osht stacjonu tu prit perforcim...

...osht interesant se njoni prej komandanteve romak (spom kujtohet emri) e ka mujt me metodat e tij...ku edhe osht qit ne harres kryengritja e tij...

...pra smenoj se Hanibali u kon qaq i sukseshem kunder romakve...deri sa Atila mbreti i Hunve,i ka hi mrena ne rom...po perqudi se ka prish qytetin e as ska vjedh kurgjo...
User avatar
KanGaro_Toure
Posts: 2997
Joined: Wed Jun 14, 2006 12:19 am
Location: N`Karrig
Contact:

Re: Cilen Luftë

Post by KanGaro_Toure »

SOPRANO wrote:
KanGaro_Toure wrote:Cilen lufte kishit mujt me vequ ne historin e njerzimit ?
dhe per cka bash qat lufte

Un e kisha vequ luften E ROMAKVE me Garden e HANIBALIT
qe o zhvillu 100 Kilometra larg ROMEs

edhe Per hanibalin un sdi kur kom lexu pak per ta jam habit edhe sdi pse ne histori e mesojm na se aj ka qen njeri i frikshem edhe njeri keq aj
sdi sa e ka prit ROMEN mu ba gati se ka sulmu se ka mendu se po bahet KUkavic me sulmu pa u kan gati ato
ska pas ushri hanibali per me pushtu romen...para portave tromes osht stacjonu tu prit perforcim...

...osht interesant se njoni prej komandanteve romak (spom kujtohet emri) e ka mujt me metodat e tij...ku edhe osht qit ne harres kryengritja e tij...

...pra smenoj se Hanibali u kon qaq i sukseshem kunder romakve...deri sa Atila mbreti i Hunve,i ka hi mrena ne rom...po perqudi se ka prish qytetin e as ska vjedh kurgjo...
une skom lexu edhe qaq shum per hanibalin veq sa kom mesu ne shkoll

po mas shumti u pata fasionu per ekspediten e tij kur e kom pa nje dokumentar qe ja kishin kushtu atij
edhe sipas atij dokumentari Hanibali Shumicen e ushtris e ka humb gjate rruges naper malet e ftofta por Hanidal gjithsesi i ka prit romakt deri sa te perforcohen nuk ju ka hy sikur qysh kan hy krejt okupust me myt cka tgjojn perpara tpakten qesht eshte ne dokumentar

tana hanibali humb mo qysh e dim na edhe ata nuk e zajn qaty ne at betej por ku arrin te ik shkon deri ne afrike diku ka afrika mesme spo kujtohet mir veq e di se shkon qaty edhe nje kohe te gjate romaket e kerkojne naper gjitha vendet pas nje kohe e gjajn Hanibalin duke e shkru krejt HISTORIN e tij edhe kur e marrin kur e arrestojn aj romaki togeri apo polici i merr krejt ato letrat qe i ka shkru aj per historin e tij edhe thote se hitorin e tij mujtet veq ndonje romak me shku tana i djeg ato letra dmth nashta ti e ke marr verzionin e ketyne edhe ky verzion qysh ke ne dokumentar eshte ma i kapshem edhe ma logjik per mu

se edhe ne shkolla mesonim se nenat romake i kan frigu femijet e tyne ikni se HAnibali por aj nuk ka pas hiq ngjajshme me ato aj veq ka dasht me ju hakmerr romes kurxha qeter
User avatar
valon@krrali
Posts: 298
Joined: Thu Feb 28, 2008 3:12 pm
Location: every where

Re: Cilen Luftë

Post by valon@krrali »

KanGaro_Toure wrote:
SOPRANO wrote:
KanGaro_Toure wrote:Cilen lufte kishit mujt me vequ ne historin e njerzimit ?
dhe per cka bash qat lufte

Un e kisha vequ luften E ROMAKVE me Garden e HANIBALIT
qe o zhvillu 100 Kilometra larg ROMEs

edhe Per hanibalin un sdi kur kom lexu pak per ta jam habit edhe sdi pse ne histori e mesojm na se aj ka qen njeri i frikshem edhe njeri keq aj
sdi sa e ka prit ROMEN mu ba gati se ka sulmu se ka mendu se po bahet KUkavic me sulmu pa u kan gati ato
ska pas ushri hanibali per me pushtu romen...para portave tromes osht stacjonu tu prit perforcim...

...osht interesant se njoni prej komandanteve romak (spom kujtohet emri) e ka mujt me metodat e tij...ku edhe osht qit ne harres kryengritja e tij...

...pra smenoj se Hanibali u kon qaq i sukseshem kunder romakve...deri sa Atila mbreti i Hunve,i ka hi mrena ne rom...po perqudi se ka prish qytetin e as ska vjedh kurgjo...
une skom lexu edhe qaq shum per hanibalin veq sa kom mesu ne shkoll

po mas shumti u pata fasionu per ekspediten e tij kur e kom pa nje dokumentar qe ja kishin kushtu atij
edhe sipas atij dokumentari Hanibali Shumicen e ushtris e ka humb gjate rruges naper malet e ftofta por Hanidal gjithsesi i ka prit romakt deri sa te perforcohen nuk ju ka hy sikur qysh kan hy krejt okupust me myt cka tgjojn perpara tpakten qesht eshte ne dokumentar

tana hanibali humb mo qysh e dim na edhe ata nuk e zajn qaty ne at betej por ku arrin te ik shkon deri ne afrike diku ka afrika mesme spo kujtohet mir veq e di se shkon qaty edhe nje kohe te gjate romaket e kerkojne naper gjitha vendet pas nje kohe e gjajn Hanibalin duke e shkru krejt HISTORIN e tij edhe kur e marrin kur e arrestojn aj romaki togeri apo polici i merr krejt ato letrat qe i ka shkru aj per historin e tij edhe thote se hitorin e tij mujtet veq ndonje romak me shku tana i djeg ato letra dmth nashta ti e ke marr verzionin e ketyne edhe ky verzion qysh ke ne dokumentar eshte ma i kapshem edhe ma logjik per mu

se edhe ne shkolla mesonim se nenat romake i kan frigu femijet e tyne ikni se HAnibali por aj nuk ka pas hiq ngjajshme me ato aj veq ka dasht me ju hakmerr romes kurxha qeter
ky fakt nuk e paraqet hanibalin si njeri i shemtuar apo perbindesh, mirpo kjo tregon se qaq frike te madhe kane pas romaket prej tij sa qe edhe femijet kur nuk i ka zene gjumi i kan futur ne gjume me kete fraze qe e potencove ti. ne fakt hanibali here pas here eshte futur naten ne rome mirpo prap eshte terhjek kjo ka qene nje strategji e tina qe me ua shtuar friken edhe me shume romakeve.

Ps. nese oshte nejkush i interesum me lexue per historin antike e kom nje liber qe muj me ja huaza per lexim per me shume info sheno ne pm edhe mirremi vesh rrespekt
User avatar
pocki
Posts: 1074
Joined: Mon May 28, 2007 12:58 am
Location: utopia

Re: Cilen Luftë

Post by pocki »

ni fakt shum interesant; Lufta Guerile e UCK edhe vet UCK jon shpall si Guerlia ma e sukseshme edhe ma e organizune e viteve 90, per ma pak se ni dekade ja kan arrite qellimit te tyne gati se 100% ma e ransishmja osht qe e kan largu okupatorin pi venit tyne kuptohet qe me ndihme po si Guerile ja kan kalu Ceceneve edhe rrebeleve te Fark'ut te Kolumbise e shum organizatave tjera edhe plus ne fund nuk ka dal si organizate terroriste po si guerile ose mini ushtri qlirimtare.

shkrimi u ba ne ni gazete britanike pas ni sontazhi edhe analize te gjate te luftes se uck'se artikulli osht botu ne vitin 99.
Post Reply