Izraeli

Shkruni qka dini per histori, vetni, msoni... ma mire se n'shkoll ko me u kan.

Moderator: AciDiuS

User avatar
BENDI - PROKA
Posts: 263
Joined: Fri Oct 10, 2008 9:14 am
Location: FERIZAJ - JERUSALEM
Contact:

Re: Izraeli

Post by BENDI - PROKA »

Po me duket se sa me shume qe po i permendim qafirat qifut aq me shume po shtohen perkrahesit e tyre :shsmile:
User avatar
gothblood
Posts: 3096
Joined: Wed Jul 12, 2006 7:53 pm
Location: CEMETERY
Contact:

Re: Izraeli

Post by gothblood »

BENDI - PROKA wrote:Po me duket se sa me shume qe po i permendim qafirat qifut aq me shume po shtohen perkrahesit e tyre :shsmile:
veq le te shtohen ,kujt i intereson kjo ,shpresoj qe krejt bota bahen perkrahes te izraelit dhe shpresoj te behen sherbetor izraelit
pa marr parasysh, shqiptart jan msu me u ba me ata qe mundet me sundu ,pa marr parasysh nese ata perhapin terror,se zakonisht njerazit qe ne te vertet nuk jan terroista ne i vendosim ket noft,shame for us :oops:
User avatar
BENDI - PROKA
Posts: 263
Joined: Fri Oct 10, 2008 9:14 am
Location: FERIZAJ - JERUSALEM
Contact:

Re: Izraeli

Post by BENDI - PROKA »

Prendimi nëse dëshiron të luftojë terrorizmin, ai nuk guxon të përdorë dy kritere, njëri të vlejë për muslimanët, ndërsa tjetri për izraelitët dhe botën tjetër. Prendimi e din fare mirë se shteti i Izraelit është themeluar me terrorizëm dhe ai edhe sot e kësaj dite përdorë format më të egra të terrorizmit ndaj popullatës autoktone arabe. Janë të njohura organizatat terroriste çifute qysh para themelimit të Izraelit si dhe ato pas themeleimit të tij në vitin 1948, të cilët luftuan edhe kundër interesave të Britanisë, nën protetoratin e së cilës edhe u themelua shteti Izraelit. Ndërsa njëri prej prisëve të atyre organizatave (terroriste). Ishte Menahim Begin, në vitet e shtatdheta ai do të arrijë në postin e kryeministrit, si dhe do të fitojë çmimin Nobel për paqë. Prendimi ende i ka të freskëta mjetet shpërthyese në formë të paketave që Mosadi u dërgonte liderëve Palestinez dhe prej të cilave gjeten vdekjen nji numër i madh i tyre. E mos të flasim per bombardimet izraelite në qytete fshatra dhe shkolla arabe (pas qershorit 1967) nga te cilat gjeten vdekjen dhjetra mijëra njerëz të pafajshëm.
User avatar
fastex
Posts: 437
Joined: Tue Dec 16, 2008 8:37 pm
Location: peja

Re: Izraeli

Post by fastex »

mendimi jem :

qatje osht ty ndodh qajo qka ka ndodh ne KS...
+ qka o ma e keqja... edhe me perfundu lufta... mbetet urrejtja (gjuhen me gur toni)

me ja nis mi ngje tash sa pushtimi e sa seni ka ndodh... kjuuu... kush dreqin e din sa komploti o kon n'at vakt
User avatar
TALEBANI
Posts: 1914
Joined: Thu Mar 23, 2006 10:45 pm

Re: Izraeli

Post by TALEBANI »

Vendimi i KB për ndarjen e Palestinës (më 29 nëntor 1947) dhe rezoluta 181

Në 18 shkurt të viti 1947, ministri i punëve të jashtme të Britanisë, Ernest Bevan njoftoi se Britania do t’ia parashtronte problemin e Palestinës Kombeve të Bashkuara dhe do t’ia dorëzonte çështjen e qeverisë së ardhshme të Palestinës Kombeve të Bashkuara. Më 2 prill të vitit 1947, ajo iu drejtua Sekretarit të Përgjithshëm, duke kërkuar që çështja e Palestinës të vihet në rendin e ditës së takimit të rregullt të KB, duke theksuar urgjencën e plotë të asaj çështjeje. Sekretarit i Përgjithshëm ka propozuar thirrjen e takimit të seancës speciale të KB për Palestinën, e cila ka filluar me 23 prill 1947.

Në fillim të seancës speciale të KB për Palestinën, shtetet arabe kërkuan që OKB të proklamojnë pavarësinë e Palestinës në bazë të dokumentit të Ligës Arabe dhe theksuan panevojshmërinë e krijimit të Komitetit Ad Hoc të KB për Palestinën. Meqenëse kërkesa e arabëve u refuzua nga shumica dërmuese, Asambleja e Përgjithshme e KB pranoi lirimin e obligimeve mandatore të Anglisë dhe formimin e Komitetit Special të KB UNSCOP, më 14 Maj 1947 (United Nations Special Comittee Of Palestine) për shqyrtimin dhe propozimin e zgjidhjes përfundimtare të çështjes së Palestinës.[1]

Në përbërjen e Komitetit janë zgjedhur këto shtete: Australia, Kanadaja, Çeko-Sllovakia, Guatemala, India, Irani, Holanda, Peruja, Suedia, Uruguai dhe Jugosllavia.[2]

Detyra e UNSCOP ka qenë që të shqyrtojë çështjen e Palestinës në vendin e ngjarjes dhe deri më 31 gusht 1947 t’i sjellë propozimin Asamblesë së Përgjithshme të KB për zgjidhjen përfundimtare të çështjes. UNSCOP ka filluar punën më 26 Maj 1947 duke rënë në kontakt direkt me përfaqësuesit e palës çifute dhe arabe. UNSCOP-i vizitoi Palestinën dhe mblodhi dëshmi nga organizatat sioniste në Palestinë dhe në SHBA.

Përfaqësuesit e Agjencisë Hebraike (Vajcman, Ben Gurion, Sharet, Halperin, Neuman) theksuan para Komitetit Special të drejtat e hebrenjve të bazuara në lidhjet me Palestinën, duke u mbështetur veçanërisht në Deklaratën e Balfourit dhe obligimet mandatore të Anglisë. Ata theksuan, gjithashtu, se bashkësia çifute kishte aftësuar tashmë një pjesë të konsiderueshme të tokës jopjellore dhe për shkak të kësaj çifutët kishin të drejtë të formonin një shtet të tyre. Ky shtet do të obligohej që t’i garantonte popullatës arabe të drejta të barabarta. Gjatë punës së UNSCOP-it, përfaqësuesit e agjencisë hebraike mbështetën propozimin për ndarjen e Palestinës, duke insistuar veçanërisht në marrjen e shkretëtirës të Negevit që del në Detin e Kuq.[3]

Ndërkaq, arabët në Palestinë e pritën UNSCOP-in me armiqësi dhe refuzuan të bashkëpunonin me të. Komiteti më i lartë arab e bojkotoi Komisionin dhe kërkoi që KB t’i jepte menjëherë Palestinës pavarësinë e saj. Komiteti ndoqi në mënyrë aktive emigrimin e disa hebrenjëve. Disa anëtare të komitetit të UNSCOP-it ishin prezent në portin e Haife-s kur emigrantët hebrenj u nxorën forcërisht nga anija nga forcat britanike dhe u dëbuan që të ktheheshin në Evropë. Këta të fundit deklaruan se kjo kishte ndikuar shumë te ta për të gjetur një zgjidhje urgjente për problemin e Palestinës.[4]


Popullata e Palestinës 1947 TOTALI 1,845,000

67% Jo-izraelitë
( 1,237,000 )


33% Izraelitë
( 608,000 )


Udhëheqja arabe brenda dhe jashtë Palestinës e kundërshtoi planin. Arabët argumentuan se ai do të shkelte të drejtat e shumicës së popullatës në Palestinë, që në atë kohë ishte 67% johebraike (1.237.000) dhe 33% hebraike (608.000). Gjithashtu, udhëheqësit arabë argumentuan se një numër i madh arabësh do të kurthoheshin në shtetin hebre si një minoritet. Çdo udhëheqës i rëndësishëm arab e kundërshtoi në parim të drejtën e hebrenjve për një shtet të pavarur në Palestinë, duke pasqyruar politikën e Ligës Arabe.[5]

Meqenëse pala arabe kishte vendosur t’i bojkotonte bisedimet me UNSCOP-in, udhëheqja sioniste duke vendosur dialogun bilateral me KB, përpunoi me lehtësi planin për ndarjen e Palestinës. Emisarët sionistë, në bisedimet me Komitetin Special të KB, prezantuan një hartë që tregonte shtetin që ata dëshironin. Ajo përfshinte tërë territorin që Izraeli do ta pushtonte pas 1 viti, d.m.th. Palestinën në kuadër të udhëheqjes mandatore pa Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazes. Mirëpo, pjesa e konsiderueshme e UNSCOP-it e konsideroi një kërkesë të tillë si pak të tepruar dhe i bindi izraelitët që të kënaqen me 56 % të tokës së Palestinës, duke ia lënë 44% të saj palestinezëve. Ndarja e tokës palestineze në 2 pjesë ka rezultuar me pasoja katastrofale sepse është bërë kundër vullnetit të popullatës autoktone shumicë.[6]

Pakica e UNSCOP-it (India, Irani dhe Jugosllavia) mbrojti propozimin e krijimit të shtetit unik arab-hebraik me bazë federate. Kur Asambleja e Përgjithshme e KB, më 23 shtator 1947, filloi në mbledhjen e rregullt shqyrtimin e çështjes së Palestinës, krahas dy propozimeve të UNSCOP-it, u paraqit rezoluta iraniane-saudite me të cilën u kërkua ndërprerja e mandatit anglez, pranimi i pavarësisë palestineze dhe krijimi i shtetit arabo-palestinez. Meqenëse kjo rezolutë u përkrah nga një numër shumë i vogël, filloi debati në bazë të raportit të UNSCOP-it. Propozimi i pakicës (Indisë, Iranit dhe Jugosllavisë) për formimin e një shteti unik arabo-izraelit, as nuk u shqyrtua në Asamblenë e Përgjithshme. Dy Fuqitë e Mëdha kanë qenë në favor të ndarjes së Palestinës.[7]

Votimi në OKB u bë më 29 nëntor 1947, në Lake Succes, në shtetin e Nju Jorkut. Asambleja e Përgjithshme pranoi planin për krijimin e dy shteteve: shtetit arab dhe shtetit hebraik, dhe internacionalizimin e territorit të Jerusalemit me vendet e shenjta.[8]

Rezultati i votimit për ndarjen e Palestinës ka qenë: 33 vende anëtare kanë qenë për ndarjen e Palestinës; 13 vende kundër ndarjes së Palestinës; 10 vende kanë abstenuar nga votimi (ndër to edhe Britania), kurse Siami (Tajlanda) ka munguar dhe nuk ka marrë pjesë në votim.[9]



--------------------------------------------------------------------------------
[1]Janeković, Dara, op. cit., str. 228.
[2] http://en.wikipedia .org/wiki/ UNSCOP#Members_ of_UNSCOP (me datë 15. 06. 2008.)
[3] Sobajić, Vojimir, op. cit., str. 184.
[4] http://en.wikipedia .org/wiki/ UNSCOP (me datë 17. 06. 2008.)
* http://www.represen tativepress. org/IsraelHistor y.html (me datë 29. 06. 2008.)
[5] http://en.wikipedia .org/wiki/ 1947_UN_Partitio n_Plan#The_ vote. (me datë 30. 06. 2008.)
[6] Pappe, Ilan, Etničko čisćenje u Palestini, Bookline, Sarajevo, 2008, str. 58-59.
[7] Si rezultat i qëndrimeve të ndryshme, pas një kohe të shkurtër puna e UNSCOP-it u nda në 3 nënkomitete: Nënkomiteti për përpunimin e planit detajues në bazë të propozimit të shumicës, nënkomiteti për përpunimin e planit detajues në bazë të propozimit të pakicës dhe nënkomiteti (për pajtim dhe kompromis) mes hebrenjve dhe bashkësisë arabe dhe palestineze. Pas përfundimit të punës të tre nënkomitetet dorëzuan raportin në plenumin e UNSCOP-it. Shumica e tij e refuzoi propozimin e pakicës, kurse nënkomiteti i tretë njoftoi dështimin e tij në përpjekjen për pajtim mes palës hebraike dhe arabe, shih: Sobajić, Vojimir, op. cit., f. 184.
[8] Meir ,Golda, Izraeli im (fejtoni 24), Zëri, e premte, 4 tetor, (Prishtinë), 2002, f. 21..
[9] http://en.wikipedia .org/wiki/ 1947_UN_Partitio n_Plan#The_ vote. (me datë 20. 06. 2008.)
User avatar
AciDiuS
Moderator
Posts: 7206
Joined: Wed Mar 09, 2005 4:11 pm
Location: Free on Universe

Re: Izraeli

Post by AciDiuS »

i kallabllak postime i kom fshi nuk osht tema ktu per me qit ndy zen punen e izraelit vs palestines ktu muni me fol naj sen me qit naj sen lidhje me HISTORI

p.s mo nuk fshij postime jepi vrejtje :)
User avatar
KFK
Posts: 1188
Joined: Mon May 28, 2007 9:55 pm
Location: Prizren

Re: Izraeli

Post by KFK »

ven i bekun...kta njo bashke me ameriken....kta tjert veq ja rrujn bothen mrapa!! :lol: bota osht topi i futbollit,kurse palet kundershtare jon amerika dhe izraeli besoni apo jo,te cilat lujn me boten si ronaldinho me topin se jon shtete t'fuqishme edhe t'perparune....vazhdoni ju se me arab keni me ec perpara o ka shihet...shkon gruja shkon i myt 30 vet t'pafajshem e knej thojn kqyre izraeli shka po bon n'palestine more pak jon tu bo po hajt se e dijn ata se jon t'popull qe i urren VETEM muslimant [e mos thuni krejt bota si don se krejt bota ka perfitim bashke me neve ju veq jeni tu e rrejt veten] edhe sundusit e ksaj bote...ju duaa...
User avatar
AciDiuS
Moderator
Posts: 7206
Joined: Wed Mar 09, 2005 4:11 pm
Location: Free on Universe

Re: Izraeli

Post by AciDiuS »

KFK qe je edhe per ni vrejtje tjeter lirisht lajmrou qishtu njejt
AciDiuS wrote:i kallabllak postime i kom fshi nuk osht tema ktu per me qit ndy zen punen e izraelit vs palestines ktu muni me fol naj sen me qit naj sen lidhje me HISTORI

p.s mo nuk fshij postime jepi vrejtje :)

qe sdon mo vrejtje munesh me fol me naj fakt historik a naj sen :)
User avatar
AciDiuS
Moderator
Posts: 7206
Joined: Wed Mar 09, 2005 4:11 pm
Location: Free on Universe

Re: Izraeli

Post by AciDiuS »

apet i fshiva do postime Amerika vs izraeli vs arabia vs kosova so tema ktu ksi teme muni me qel te politika .
Bilderberg Group
Posts: 28
Joined: Fri Jul 03, 2009 4:33 pm

Re: Izraeli

Post by Bilderberg Group »

The STATE OF ISRAEL would not exist if it were not for the Jewish Rothschild Dynasty. Shimon Peres, the current President of Israel, recently said the following about the Rothschilds:

“Never has a family donated so much of its wealth to the making of the State of Israel.” Israel/Zionism


Pra pa ndihmën e Dinastise Rothschild, kurre sdo te egzistonte shteti i Israelit. Familja Rothschild është një dinasti bankare me origjinë cifute Gjermane, e cila ka degë në gjithë Evropën. Familja u bë e njohur në rrafsh ndëkombëtar pas veprimeve që mori Mayer Amschel Rothschild (1744-1812), strategjia e së cilit për suksesin e ardhshëm ishte të ruante kontrollin e biznesit nga familja dhe duke ruajtur sekret të plotë mbi pasurinë dhe arritjet në biznes. Mayer Rothschild arriti të mbante pasurinë në familje me anë të martesave brenda rrethit të ngushtë farefisnor. Sot kjo familje është ndër më të fuqishmet e të pasurat në botë.
User avatar
cowboy
Posts: 8957
Joined: Mon Aug 16, 2004 12:53 pm
Location: Sweet Home Hell

Re: Izraeli

Post by cowboy »

postim i mir nga ky ma lart...edhe une qeshtu e pata lexu me nje Liber qe shteti i Izraelit u be...pra Rotchildet jan Mason...e qe shkojm ne kohen e hershme te Egjiptit atehere na del se shteti ose Emri ISRAEL ka dal nga kta zotra te kohes se lashte:

Zoti i Nentokes i Egjiptit: OsirIS=IS
Baba i Qiellit i Egjiptit: RA= RA
Baba i Qiellit i Sumeris: EL= EL

dmth ISRAEL, kjo ke veq nje lidhje me zotrat e hershem e cila shum eshte interesante me dit se prej kohes se hershme Masonet kan dit se cka me ba rreth Politikes...

Masonet kan edhe shum sene tjera t'mshefta t'cilat si publikojn (edhe pse kisha pas qef shum me i dit :P )

me t'mira...
User avatar
DeSeRtRoSe
Posts: 886
Joined: Thu Aug 24, 2006 3:53 pm

Re: Izraeli

Post by DeSeRtRoSe »

Bilderberg Group wrote:The STATE OF ISRAEL would not exist if it were not for the Jewish Rothschild Dynasty. Shimon Peres, the current President of Israel, recently said the following about the Rothschilds:

“Never has a family donated so much of its wealth to the making of the State of Israel.” Israel/Zionism


Pra pa ndihmën e Dinastise Rothschild, kurre sdo te egzistonte shteti i Israelit. Familja Rothschild është një dinasti bankare me origjinë cifute Gjermane, e cila ka degë në gjithë Evropën. Familja u bë e njohur në rrafsh ndëkombëtar pas veprimeve që mori Mayer Amschel Rothschild (1744-1812), strategjia e së cilit për suksesin e ardhshëm ishte të ruante kontrollin e biznesit nga familja dhe duke ruajtur sekret të plotë mbi pasurinë dhe arritjet në biznes. Mayer Rothschild arriti të mbante pasurinë në familje me anë të martesave brenda rrethit të ngushtë farefisnor. Sot kjo familje është ndër më të fuqishmet e të pasurat në botë.
incest?
a eshte kjo e ndalume ne Torah?
User avatar
AciDiuS
Moderator
Posts: 7206
Joined: Wed Mar 09, 2005 4:11 pm
Location: Free on Universe

Re: Izraeli

Post by AciDiuS »

ueH a osht ?
Bilderberg Group
Posts: 28
Joined: Fri Jul 03, 2009 4:33 pm

Re: Izraeli

Post by Bilderberg Group »

DesertRose, incest vlen veq per gjakun e njejte. Por Dinastia Rothschild eshte nje peme e madhe e anetareve te familjes, te cilet formojne martesa te aranzhuara por te zgjedhura me shume kujdes qe te mos prekin deri tek gjaku i njejte. Pra eshte me rendesi veq gjaku kurse lejohet edhe martesa ne farefisin e ngushte veq qe pasuria te mbete ne familje. Ata nuk i pengon ligji ose shteti Izraelit qe te mos martohen me anetare tjere te fisit, sepse jane shume te fuqishem. Ndonje gje tjeter... ju pres
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Izraeli

Post by Clavicula »

Bilderberg Group

qysh o puna e bijave, a i bin n'pan hiq, a k'ta shkojn i morrin se bash po m'intereson se po get ki shume infotmacione.

flm
Post Reply