A duhet te festohet 28 Nentori

Shkruni qka dini per histori, vetni, msoni... ma mire se n'shkoll ko me u kan.

Moderator: AciDiuS

User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: A duhet te festohet 28 Nentori

Post by Clavicula »

Taleban ti kishe je historian edhe duhesh mi dite rrethanat edhe pse ka mbet ky flamur qe osht sot. Shqiponja dihet qe osht karakteristike e mesjetes edhe e principatave, amo cka na lidhe neve me shqipnonje osht figura e Skenderbeut, si figura ma emlematike ne historiene e shqiptareve. Na nuk e kemi edhe nuk na ka mbet pse e kane pas bizantinet edhe popujt tjere, po pse e ka pas si vule fmilja e Kastrioteve.
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: A duhet te festohet 28 Nentori

Post by Clavicula »

Taleban nuk u dorova pa dal edhe pak te firma jote, mosi edhe jemi tek 28 nentori.

- se kanë prit Isa Buletinin
- flamuri u kan fallc, nuk e ka qendis MarigonA
- shpija eshte fallc, nuk eshte ajo nepër libra
- I.Qemajli u kan i shtym prej Frances edhe shteteve ballkanike me shpall Pamvarsin
ETJ.

- Kur thu per Isa Buletinin, a i din rrethanat edhe gjendjen e rond ne ate kohe?
- S'u kon fallc, po ka shume verzione, e ranishme qe u shpalle pavaresia, se deri ne qat kohe osht menu per autonomi.
- Pavresia nuk ka ndohe me 1999 ose 2007 ku secilli pe ka ni telefon me kamere, po u kon kohe qe nuk kane pas njerezia as aparata as sen.
- Shteteve Ballkanike :roll: :roll:. A nuk jon qeto shtete ballkanike qe i shpallen lufte P. Osmane, edhe i luftun edhe osmanet edhe neve? A nuk osht pasoje e Luftes se Pare Ballanike humbja e Kosoves dhe viseve tjera? A nuk osht e vertete se Serbia pat okupu bajagi nji pjese te Shqipnise.

Une e kom edhe ni artikull per verzionet e munshme te flamurit.

Versionet e sjelljes së flamurit në Vlorë


Për shumë vite me radhë ka dominuar versioni zyrtar,se flamuri që Ismail Qemali ngriti më 28 Nëntor 1912 në Vlorë,u qëndis nga korçarja Marigo Pozio,që jetonte në atë kohë në Vlorë dhe ajo e qëndisi atë brenda natës.

Por,ky version i shndërruar në mit nuk i kënaqi të gjitha interpretimet që bëhen kohëve të fundit.Një version tjetër që del nga kujtimet e pjesëmarrësve të Kuvendit të Vlorës,vë në pah se,flamuri që Ismail Qemaili ka ngritur në Vlorë,është po ai që zbukuronte podiumin e Hotelit-„Kontinental“në Bukuresht,në mbrëmjen e 5 nëntorit 1912.Takimi i Ismail Qemaili me komunitetin shqiptar të Bukureshtit,realisht vendosi shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë,që do të jetësohet 23 ditë më vonë në Vlorë.Të gjitha burimet rezultojnë se flamuri u mor nga Spiridon Ilo dhe gjatë gjithë udhëtimit me shpurën e Ismail Qemailit,e ka mbajtur me vet në gji.Meqë z.Ilo ishte djali i tezes së Marigo Pozios,natën e 27 nëntorit,ka fjeturr në shtëpinë e saj në Vlorë dhe sipas dëshmive,znj.Pozio ka qëndisur brenda natës vetëm theket e flamurit.Sipas kujtimeve të Vangjo Ilos(djalit të Spiridon Ilos)flamuri që e ka sjellur i ati nga Bukureshti në Vlorë ishte i stampuar e jo i qëndisur dhe ka pas përmasën 80 cm me 1 metër.Ky flamur nuk ishte i qëndisur më fije ari siç është pohuar deri më tani,por ka pasur thekë të verdhë,të cilat siç u tha më lartë, i ka qëndisur Marigo Pozio.

Ekziston edhe një version tjetër që lidhet me emrin e Marigo Pozios.

Në një shkrim të gazetës“Dielli“që botohet në SHBA,thuhet se flamurin e ngritur në Vlorë e kishin sjellur mërgimtarët shqiptarë nga Amerika në Korfuz,për këtë qëllim.Meqenëse Marigo Pozio(grua e një tregëtari vlonjat),ato ditë ndodhej në Korfuz,në pamundësi që ta fuste një mashkull flamurin në Shqipëri(për shkak të pengesave të mëdha doganore),këtë e bëri Marigo Pozio,e cila e mbështolli brenda veshjeve të sipërme dhe e solli në Vlorë.

Eqrem bej Vlora thotë se flamuri që u ngrit në Vlorë,në vitin 1914 u dogj nga grekët në Delvinë! .

Ndërkaq,përveç këtyre versioneve,Eqrem bej Vlora(kusheri i Ismail Qemalit), në kujtimet e tij,thotë se-flamuri që u ngrit më 28 Nëntor 1912 në Vlorë,ishtë një flamur që e mbaja në shtëpi si kujtim,të dhuruar solemnisht më 1909 nga një pinjoll i familjes Kastrioti(don Aladro Kastrioti)me banim në Paris.Dhe këtë pohim të Eqrem bej Vlorës e vërtetojnë plotësisht disa dokumente(letërkëmbime) që janë gjetur në maj 2004 në arkivat e ministrisë së jashtme të Shqipërisë.

1.Në dokumentin e parë thuhet se në vitin 1930 qeveria shqiptare ka marrë një vendim të rëndësishëm që flamurin e ngritur në Vlorë ta kthente në një material muzeal dhe për këtë qëllim,prefekturës së Vlorës i drejtohet me një letër zyrtare,ku i kërkohej ta gjej flamurin dhe ta sjellin në Tiranë për ta vendosur në muzeun kombëtar.Në vitin 1930 pothuaj se të gjithë protagonistët ishin gjallë përfshirë këtu edhe Marigo Pozion.

2.Ndërkohë Prefektura e Vlorës i dërgon një letër zyrtare ministrisë së brendshme të Shqipërisë(asokohe ministër ishte Musa juka) në të cilën sqaron se flamuri,që Ismail Qamaili e ka ngritur në Vlorë ishte pronë private e Eqrem bej Vlorës,ashtu siç thotë edhe vet Eqrem bej Vlora në kujtimet e tij.Së këndejmi kjo perfekturë kërkonë nga ministria që t´i drejtohet zyrtarisht Eqrem bej Vlorës,i cili asokohe ishte zyrtarë i qeverisë shqiptare(mbretërisë zogiste) në Athinë.

3.Zoti Rauf Fico,ministër i jashtëm i Shqipërisë përmes një letre dërguar z.Eqrem bej Vlorës në Athinë,kërkon që ta dorëzon flamurin për ta vendosur në muzeun kombëtar.

4.Ndërkohë z.Eqrem bej Vlora në letër-përgjigjen e tij prej 3 faqesh,pasi e falënderon ministrinë e jashtme që më në fund është kujtuar për ta kthyer flamurin e ngritur në Vlorë,në material muzeal,me keqardhje thotë,se ai flamur nuk ekziston më!Në vijim ai shpjegon se ky flamur,pas përfundimit të Kuvendit të Vlorës,u rikthye në shtëpinë e tij dhe ka vazhduar ta mbajë atë si të shenjtë.Mirëpo në vitin 1914 kur në Vlorë hynë forcat rebele të Shqipërisë së Mesme,nga frika se do ta gjenin flamurin(sepse shtëpitë e bejlerëve shqiptar që kishin orientime perëndimore u dogjën tërësisht),zonja Delvina-një grua patriote që kishte qëndruar në shtëpinë e tij,gjatë largimit nga Vlora e merr edhe flamurin me vete në Delvinë.Znj.Delvina këtë flamur e ruan me kujdes(si të shejt) së bashku me sendet e saja pesonale.Asokohe,ndonëse në jug të Shqipërisë krijohet qeveria„vorio-epirote“që luftonte për bashkimin e kësaj pjese shqiptare me Greqinë,familja e znj.Delvina duke qenë në fokus për t´u persekutuar,detyrohet të largohet për në Korfuz,dhe lënë gjithçka kishin në shtëpinë e tyre.Pas një kohe,shtëpia plaçkitet nga forcat“vorio-epirote“dhe digjet me të gjitha gjësendet së bashku me flamurin.Pra,sipas këtyre dokumenteve që gjinden në arkivin e ministrisë së jashtme të Shqipërisë,duket se janë demantuar të gjitha versionet që kanë të bëjnë më flamurin,që është ngritur më 28 Nëntor 1912 në Vlorë.
User avatar
TALEBANI
Posts: 1914
Joined: Thu Mar 23, 2006 10:45 pm

Re: A duhet te festohet 28 Nentori

Post by TALEBANI »

misioni_im wrote:Nje pytje per ju:
Ne diten e 28-te Nentori, te vitit 1912 ne Vlore Ismail Qmaili ngriti flamurin ne Vlore per pamvarsi por ajo dite nuk ishte qlirimi i tokave shqiptare por coptimi i tyre , pra A duhet te festohet 28 Nentori,

Kollaj me qit flamurin ne Vlorë, pse sjon dal natan ure e me qitë

N'ven sa me nga me i njek shkijet e me shliru Kosoven, ata IsmajlQemajli, LuigjGurakuqi, IsaBuletini, etj, ngajshin me nxan banesa te turqve ,

Kur na luftojshum, IsmailQemajli e LuigjGurakuqi rrishin ne villa te MehmetShehut ne Tiranë,

IsmailQemajli atje ne Rumani ka vjedh farmerka,

Kur luftojke AdemJashari, IsmailQemajli, LuigjGurakuqi, IsaBuletini, etj, e kqyrshin prej kodrave e nuk shkojshin me i ndihmu, e kur u kry lufta tash tetan, si Ismajli, Liigji, IsaBegu, HasanPrishtiona po thojn ''shok i AdemJasharit jom kanë''

hajt KLM e urime 28 Nanduer
User avatar
hp11
Posts: 7415
Joined: Tue Apr 08, 2008 7:09 pm
Location: n'protesta

Re: A duhet te festohet 28 Nentori

Post by hp11 »

Refresh
User avatar
Adagio
Posts: 719
Joined: Wed Feb 03, 2010 11:59 pm

Re: A duhet te festohet 28 Nentori

Post by Adagio »

normal qe po..osht fest kombtare..
User avatar
cowboy
Posts: 8957
Joined: Mon Aug 16, 2004 12:53 pm
Location: Sweet Home Hell

Re: A duhet te festohet 28 Nentori

Post by cowboy »

Urime Festa o burra.
User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

Re: A duhet te festohet 28 Nentori

Post by V | a G r a »

urime urime gjith shqiptarve an e mban botes festen kuq e zi 28 nentorin

daljen e par publike t' UQK-s

ditlindjen e legjendarit Adem Jasharit

dhe Lavdi gjith deshmorve qe derdhen gjakun per tokat shqiptare
TheEyes
Posts: 3
Joined: Sat Nov 27, 2010 4:02 pm
Location: Norway

Re: A duhet te festohet 28 Nentori

Post by TheEyes »

Urime te gjithve festa e 28 Nentorit :))
User avatar
David Gilmour
Posts: 5122
Joined: Sun Sep 09, 2007 9:05 am
Location: Prizren
Contact:

Re: A duhet te festohet 28 Nentori

Post by David Gilmour »

urime festa :)
User avatar
rock_boy18
Posts: 5437
Joined: Sun Mar 04, 2007 12:24 pm
Location: n'Mitrovicë

Re: A duhet te festohet 28 Nentori

Post by rock_boy18 »

urime urime gjithve festa :)
User avatar
The Red Devil
Posts: 184
Joined: Sun May 02, 2010 12:23 pm

Re: A duhet te festohet 28 Nentori

Post by The Red Devil »

JO.
Aesculapius
Posts: 830
Joined: Wed Feb 25, 2009 6:13 pm

Re: A duhet te festohet 28 Nentori

Post by Aesculapius »

PO T`MADHE... sem ha **** qa thojn njerzia me fakte e pordha se bash sem intereson, un jom rrit me ni rreth ku kjo fest u festu, e masi veq mi hi thellit ather tybe naj fest nese mun mu festu sot...

nashta cmimi u kan i lart per pavarsin e Shqipnis ``Londineze`` amo kryesorja shteti shqiptar u kriju, edhe osht ni sen qe un du me festu...

qao
User avatar
dreni
Posts: 519
Joined: Tue Jun 21, 2005 8:28 pm
Location: gjethka kapak

Re: A duhet te festohet 28 Nentori

Post by dreni »

nkofsh shiptar festo mos kofsh shiptar mos e festo
kija
Posts: 9
Joined: Fri Dec 17, 2010 11:44 am

Re: A duhet te festohet 28 Nentori

Post by kija »

normal qe duhet te festohet edheee sduhet mu kqyr fejaa qysh ke nje fjal:mos shikoni xhamija e kisha se feja jon osht shqiptarija...............
Post Reply