Ninja Assassin

Diskutime rreth Filmave dhe TV serialeve

Moderator: AciDiuS

Post Reply
User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

Ninja Assassin

Post by V | a G r a »

Ninja Assassin

Image

Regjia: James McTeigue; skenari: Matthew Sand dhe J. Michael Straczynski bazuar në librin e Mr. Sand; regjisori i fotografisë: Karl Walter Lindenlaub; montazha: Gian Ganziano dhe Joseph Jett Sally; muzika: Ilan Eshkeri; dizajner: Graham Walker; producent: Joel Silver, Andy Wachowski, Larry Wachowski dhe Grant Hill; distributor Warner Brothers Pictures. Kohëzgjatja: 1 orë e 36 minuta.

Rolet kryesore: Rain (Raizo), Naomie Harris
(Mika Coretti), Ben Miles (Agjenti Ryan Maslow),
Rick Yune (Takeshi) dhe Sho Kosugi (Lord Ozunu).


Trilleri :


Code: Select all

http://www.youtube.com/watch?v=KdZa8E7pQAQ
Gjëja më e mirë e këtij film është se vjen me një titull që shumë pak e kemi njohur por ndoshta është njëri prej filmave më interesant që paraqet dhunën dhe atë që ushtrohet nga “Ninjat” që konsiderohet edhe vrasës por edhe paqe-vënës për vende të ndryshme në botë.

Por cila është gjëja më e mirë e kësaj sage, e cila është xhiruar në Berlin dhe në qendër ka karaktere të cilët e përgjakin njëri tjetrin. Raizo është një nga vrasësit më të rrezikshëm në botë, një djalosh i rritur që në vegjëli në Klanin famëkeq e të frikshëm Ozonu, një shoqëri e fshehtë, ekzistenca e së cilës konsiderohet mit. I përndjekur nga ekzekutimi i pamëshirshëm i mikut të tij më të mirë, ai do të vendosë të arratiset e të sfidojë vetë mësuesit e tij për të marrë hak.

Kjo e fut në funksion Mikan (Naomie Harris), një police të Interpolit e cila dyshohet nga qeveria që ia fsheh të palarat dhe veprat e këqija ninxhave. Por është vetëm Raizo ai i cili dëshiron që ta provoj të kundërtën.

Kjo ndoshta për të treguar se kemi një yll i cili di të merret me artet parciale përderisa regjisori i filmit James McTeigue ka bërë një film që më të vërtetë ka pasur një sukses të madh në tërë botën.

Në film kemi pjesë të shkollës së ushtrimeve të ninxhave – dashurinë e tyre të parë dhe plagët e parë – që e bën filmin që të kaluarën ta shndërron në të tashmen duke paraqitur aksionet e ashtuquajtura të kuqe dhe të zeza.

Ninxhat nuk mund të konsiderohen të atillë apo të shihen sikurse është Indiana Jones, por duhet ti shohim më argëtues sepse ata të këtillë vinë në këtë film.

A e keni pa ?
User avatar
rock_boy18
Posts: 5437
Joined: Sun Mar 04, 2007 12:24 pm
Location: n'Mitrovicë

Re: Ninja Assassin

Post by rock_boy18 »

e kom pa , shum film i fort teper i mir ama e kan tepru me gjak ... thu ti kumedit sa gjakun e ka njeri khuuu !
ama npergjithsi shum i mir ...
User avatar
SprinT
Posts: 4307
Joined: Wed Aug 08, 2007 4:31 pm
Location: Deutschland

Re: Ninja Assassin

Post by SprinT »

un e kom pa tepeer me ka pelqy ... puna e gjakut nuk asht e teprun besoj se ne pikat ku i rrok ky normal qe ka me kcy qashtu gjaku ... ni pules me ja nuk kryt ta flliq zidin e jo ni njerit me ja hek doren ose kamen ose kryt ...
User avatar
rock_boy18
Posts: 5437
Joined: Sun Mar 04, 2007 12:24 pm
Location: n'Mitrovicë

Re: Ninja Assassin

Post by rock_boy18 »

nfillim tfilmit a se shihshe a , su nalke gjaku :p
User avatar
SprinT
Posts: 4307
Joined: Wed Aug 08, 2007 4:31 pm
Location: Deutschland

Re: Ninja Assassin

Post by SprinT »

rock_boy18 wrote:nfillim tfilmit a se shihshe a , su nalke gjaku :p
nejse pak pooooo po ska gajle se ninxh mo .. :p
User avatar
rock_boy18
Posts: 5437
Joined: Sun Mar 04, 2007 12:24 pm
Location: n'Mitrovicë

Re: Ninja Assassin

Post by rock_boy18 »

ama nime film i fort shum sa per filmat me ninxha qyky u hi te filmat qe mpelqen mas shumti :D
veq nfillim qfar seni harro qysh i mytshin , e tani qe tregojke trajnimin e ninxhave , nime film perfekt :)
User avatar
6POUNDER
Posts: 5966
Joined: Thu Jul 27, 2006 12:24 am
Location: Prizren, the Greater Albania
Contact:

Re: Ninja Assassin

Post by 6POUNDER »

tish kon ky far ninja interist dej tash ish dal interi pej krize me ton at gjak
User avatar
rock_boy18
Posts: 5437
Joined: Sun Mar 04, 2007 12:24 pm
Location: n'Mitrovicë

Re: Ninja Assassin

Post by rock_boy18 »

ncuk sma merr mendja pa e pre benitezin nkriz gjith kan mu kon ani aj 90 killa e ma shum i ka qet gjak me tonelata :mrgreen:
User avatar
David Gilmour
Posts: 5122
Joined: Sun Sep 09, 2007 9:05 am
Location: Prizren
Contact:

Re: Ninja Assassin

Post by David Gilmour »

filmi n'fakt ke palidhje, paramendo pe pren me shpate midis barkut, gjeth ai gjak delke kurgjo kerkujt, tani pi shkel kerri me 80 km/h ata dy po qohen n'kambe, palidhje
User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

Re: Ninja Assassin

Post by V | a G r a »

perqata osht ningj ...
User avatar
GzI3mOsS
Posts: 1085
Joined: Thu Nov 20, 2008 7:21 pm
Location: United colours of Prishtinë

Re: Ninja Assassin

Post by GzI3mOsS »

vet emri i filmit t'tregon se per qka po bohet fjal , e keni kqyr .. tash mos u ankoni : :)
Post Reply