Dosja K

Diskutime rreth Filmave dhe TV serialeve

Moderator: AciDiuS

Post Reply
User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

Dosja K

Post by V | a G r a »

Dossier K

Image



Që nga sot, në kinematë e Belgjikës, nuk do të flitet për ndonjë film tjetër përveç atij që quhet Dossier K. Ky film vjen nga dora e regjisorit të njohur flaman Jan Verheyen. Në film flitet për shqiptarët dhe flamanët si protagonistë kryesorë.

Ekipi i filmit përbëhet nga aktorë nga Belgjika por edhe me një kastë të madhe të aktorëve të cilët vijnë nga territore të ndryshme ku flitet shqip. Njëri prej rroleve kryesore brenda filmit është ai i Nazim Tahir, që luhet nga aktori nga Maqedonia, Blerim Destani. Ndërsa luajnë edhe aktorët : Kushtrim Sheremeti, Fatos Kryeziu, Çun Lajqi, Safete Rugova, Afrim Kasapolli, Jehon Gorani, Eglantina Cumeri.

“Premierën e filmit e patëm me datën 6 të këtij muaji në Metropolis Cinema në Antwerpen të Belgjikës. Ka qenë një ndjenjë e veçantë ta shihesh një punë tënde e cila paralelisht lëshohet në 12 salla me 800 spektatorë në secilën sallë”, tregon Kushtrim Sheremeti, njëri ndër aktorët e këtij filmi.

Tema e këtij filmi flet për disa klane shqiptare të cilat jetojnë në Belgjikë, e që merren me punë të pista siç janë paratë fallco, armët por direkt të lidhur edhe me vetë shtetin e Belgjikës. Filmi nis me hakmarrjen e bandave shqiptare në Belgjikë por duke involvuar edhe hakmarrjen apo duke e prekur kështu edhe Kanunin e Lekë Dukagjinit.

“E bukura e filmit është që në esencë e trajton kapitullin e hakmarrjes në Kanunin e Lekë Dukagjinit. Tema kryesore e filmit është hakmarrja që trajtohet përmes Kanunit të Lekë Dukagjinit”, tregon Sheremeti.

Sipas Sheremetit, komentet të cilat kanë dalë pas premierës së filmit kanë qenë shumë pozitive.

Përpos hakmarrjes, sipas aktorit tjetër që ka luajtur në këtë film Fatos Kryeziu, aty flitet edhe për hakmarrjen flamane. Filmi thuhet të jetë produksioni më i shtrenjtë flaman deri më sot ndërsa pritet e producentëve janë që filmi me arrit 1.5 milionë shikues vetëm brenda Belgjikës. Trailerin e filmit ‘Dossier K’ mund ta shikoni këtu.

“Prej janarit filmi do të shfaqet në 300 kinema në gjithë Evropë ndërsa po shpresojmë që filmi të vjen në Kosovë në janar”, tregon Kryeziu për Express. Aktori Kushtrim Sherementi, luan rrolin e Hakis, një prej atyre karaktereve shqiptare, i cili bashkëpunon me dy klane, dhe mundohet ta ketë mirë me dy palët por që në fund pëson prapë. Hakia është një biznesmen që merret me prodhimin dhe shitjen e suxhukut në Belgjikë. Ndërsa Fatos Kryeziu, luan rolin e Pjetër Gabës, djali Gabës - shef i klanit mafioz shqiptarë. Pjetri është një djalë temperament dhe vrasës i shumicës së hakmarrje në film. Por si përfundim çka ndodh me Gabën, ju mbete juve ta shikoni brenda filmit.

Faqja zyrtare:

Code: Select all

http://www.dossierkdefilm.be/
User avatar
SprinT
Posts: 4307
Joined: Wed Aug 08, 2007 4:31 pm
Location: Deutschland

Re: Dosja K

Post by SprinT »

duhet me kqyr per qit film edhe pse ne gjermani su kan kerkun neper kino me kqyr mos po asht naj kun me shku me kqyr
User avatar
metalheart
Posts: 2786
Joined: Fri Jul 07, 2006 4:59 pm
Location: SHKUP
Contact:

Re: Dosja K

Post by metalheart »

User avatar
Therion
Posts: 4454
Joined: Mon Sep 10, 2007 3:00 am
Location: The Giggle Loop

Re: Dosja K

Post by Therion »

Filmin e kshyra, interesant ish! Per mem knaq tu aktru ke Fatos Kryeziu, e ka lujt rrolin PROFI diqka, tipik bandit shiptar.

Studim ekstrem i kishin bo Kanunit Lek's. Tash ka fundi shum ja kan nis me banda t'shiptarve mu honger regjisort, me ni dokumentar qe e pata pa, ni agjend i C.I.A/F.B.I thojke qe bandat shiptare osht mas shtiri mi kap, se kejt jon familjar mes veti edhe nuk i zojn bes kerkujt ndrrohen shpesh,tipike shiptare be nonen.

edhe ni thanje qe fort um terheki regjisori mos gabofsha qe e kish thon " n`qdo vend t'botes ka gjak'marrje, amo e bukura e ksaj te shiptart osht qe ka rregulla "
User avatar
ToxicGirl
Posts: 1405
Joined: Sat Apr 12, 2008 5:14 pm
Location: Belgique
Contact:

Re: Dosja K

Post by ToxicGirl »

m'shtyne me kqyr filmin se as nuk e kom pas njet ^^
User avatar
David Gilmour
Posts: 5122
Joined: Sun Sep 09, 2007 9:05 am
Location: Prizren
Contact:

Re: Dosja K

Post by David Gilmour »

e lavdun shum, qitash duhet me kqyr si t'shkoj n'banes
User avatar
SprinT
Posts: 4307
Joined: Wed Aug 08, 2007 4:31 pm
Location: Deutschland

Re: Dosja K

Post by SprinT »

a ka munci dikush me na kallzu ose me qit me ja bo download se ktu ne gjermani kerkun neper kino su dal.
User avatar
John Lennon
Posts: 4138
Joined: Fri Jan 09, 2009 8:39 am
Location: tu shpija...

Re: Dosja K

Post by John Lennon »

shum film i mir ke..
User avatar
David Gilmour
Posts: 5122
Joined: Sun Sep 09, 2007 9:05 am
Location: Prizren
Contact:

Re: Dosja K

Post by David Gilmour »

film i mir ke shum, dyqysh me tu knaq zemra tu ndigju shqip :) e shqiptari ksi filma aksion dyqysh m'erdh mir

edhe filmi ke shum OK, tema per tradhti


btw qka m'ka ardh shum me kesh, Alessandro Del Piero is killed hahhahahaha
Post Reply