Rocku ne krize: A po vdes rocku?

Probleme, diskutime rreth shoqerise shqiptare. (dhe te huaj)

Nen-Forum: Politike, Teologji.

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82

Post Reply
User avatar
AC/DC
Posts: 339
Joined: Sun Feb 07, 2010 7:38 pm

Rocku ne krize: A po vdes rocku?

Post by AC/DC »

Filloi me Rock n’Roll shume vite me pare dhe per nje periudhe te shkurter kaloi ne nje muzike qe çdo kush e pelqente, u krijuan dhe shume zhanre te ndryshme dhe u vulos emri “Rock”. Gjate viteve ’50 deri ne vitet ’90 kjo muzike ishte muzika me e ndegjuar ne mbare boten, sidomos ne vitet ’65 – ’75 ku ky lloje i muzikes kishte arritur kulmin.

Ate kohe muzika “Rock” nuk ishte vetem muzike, ishte diçka krejtesisht ndryshe, qe njerezit ate kohe s’kishin hasur ne diçka te tille, ishte diçka krejtesisht e re dhe e mrekullueshme, ishte revolucion ne muzike dhe jo vetem, ishte dhe arsye per ndryshime te medha ne bote, ishte thirrje per liri, ishte thirrje per te drejta njerezore dhe tekstet benin thirrje per vetedijesim dhe per te qene mendjehapur, rebelim? Ne shume raste po ndoshta dhe gjate gjithe kohes, ne tekstet e kengeve te rock-grupeve gjindet nje doze e madhe rebelimi, sigurishte qe pozitiv i cili “rebelim” ndikoi me mire se çdo lloje tjeter i rebelimit, ndaj padrejtesive qe beheshin ate kohe dhe e njejta form e rebelimit ende vazhdon te praktikohet, me ane te teksteve, me ane te muzikes “Rock”, me ane te artit, per kete arsye dhe Jim Morrison, lideri i “The Doors” nga fansat e shumte te tij konsiderohet qe eshte njeriu qe e solli “frymen e lirise” ne jeten e tyre.

Faktikisht, ajo çfare ne do te shtjellojme ne kete teme nuk eshte e kaluara e muzikes Rock n’Roll, por çfare po ndodh tani me kete muzike dhe si do te jete e ardhmja? Duke pare qe edhe ne radiot me te medha kushtuar muzikes “Rock” ne te shumten e kohes leshohen kenge te vjetra, te grupeve qe e bene rockun, por shume pak te rock-grupeve qe jane krijuar me vone, koheve te fundit. Shtrohet pyetja a mund te ri-ngjallet muzika rock duke u fokusuar tek rock muzika e viteve ’60 – ’90 ? Sigurishte qe jo, ato vite dhe grupet qe e ben historine e rockut ne ate kohe asnjehere s’do te harrohen dhe kontributi i tyre eshte mese i rendesishem, por nuk mund te presim nga Bob Dylan (sot 72 vjeçare) te bej nje tur boterore ose diçka e tille, Motorhead? Lemmy tani eshte 68 vjeçare, po e nenvlersojme? Sigurishte qe jo, por nuk eshte njelloje si te jesh 34 vjeçare si 68. Gary Rossington i Lynyrd Skynyrd tanime 62 vjeçare, Billy Gibbons i ZZ Top 64 etj., kryesishte ata qe e bejne muziken rock edhe sot, jane njerez te moshuar edhe nese themi se ata jane te rinje ne shpirt ende, çfare do te ndodh pas vdekjes se tyre? Kush do t’i mbush uleset e stadiumeve te ndryshme ne mbare boten? Kush do te jete ne top-lista dhe kush do te fitoje çmime?

Rreth kesaj çeshtje flasin dhe vete rock-muzikantet, shembull:
Bobby Gillespie ka thene: “…pak a shume ka vdekur, ka mbaruar…” per BBC4′s Review Show.
“...Rock n’Rolli ka vdekur…” shprehet Jimmy Ashhurst ne nje status ne facebook-un e tij zyrtare.
“…rock muzika eshte ne nje makine e cila do te perplaset (permbyset)…”- thote Ginger Wildheart.

Te tilla thenje ka shume, por po e lem me kaq. Nje çeshtje me rendesi qe duhet te tregojme eshte problemi qe tanime muzika rock nuk eshte si ne vitet e lartepermendura, nuk ka ndegjueshmeri te larte, madje pas vitit 2003 muzika rock pesoi renie te madhe te ndegjueshmerise dhe kjo eshte diçka qe nuk ju pelqen fare “biznismeneve” atyre qe ju interesojne vetem parate dhe bejne gjithçka per te fituar para. Duke marre parasysh qe muzika rock nuk ndegjohet me aq shume, si mundet qe kompanite e inqizimeve, distributoret, kontribuesit etj., te mbeshtesin rock-grupet e reja. Pra, nuk ka mbeshtetje per muzicientet e rinje, rock-muzicientet eshte fjala, ata e kane problem te fitojne audience, sepse televizioret e ndryshme nuk i kushtojne shume rendesi atyre dhe nese ate futen ne ndonje pjese te ndonje radio, kjo nuk do thote qe ata fitojne shume audience. Madje problemi tjeter eshte se promotuesit, nuk deshirojne te rrezikojne dhe te sjellin nje grup te ri per te bere hapjen e ndonje koncerti kur performon ndonje grup i madh, ata me shume preferojne rock-grupe te njohura qe te kene siguri me te madhe per shitje te biletave.

“Eshte shume e pakendshme, qe ne s’mund te shkojme te performojme ne nje koncert me grupe te reja, te bejne ata hapjen e koncertit, sepse promotuesit nuk e lene kete gje te ndodhe, ata me shume preferojne te dalin Heart apo Poison te bejne hapjen per ne, sepse ata e dijne qe kjo do te bej te shiten te gjitha biletat e tyre dhe kjo eshte ajo çfare atyre u intereson, gjithsesi une s’mund te mirrem me kete gje me ta, por gjithsesi kjo eshte diçka qe nuk i ndihmon grupet e reja” ka thene Joe Elliot i Def Leppard. Kjo eshte mese e kuptueshme, reklamimi i muzikes, ajo çfare servirin mediat eshte ajo çfare e ben ate te njohur, kur kjo mbeshtetje mungon sigurishte qe edhe ndegjueshmeria ulet.
Kjo eshte njera nga arsyet, por duhet te dijme qe edhe rock-grupet sot s’jane te nivelit me rock-grupet dikur.

Gjeneratave te reja nuk u serviret rock, sot te rinjet jane te rrethuar me zhanre te ndryshme por jo me muzike rock, jo me zhanret e kesaj muzike. Faji sigurishte qe nuk eshte tek ata, nuk eshte tek te rinjet, faji mund t’u hidhet situates qe eshte krijuar, mos-servimi i kesaj muzike ne TV, mungesa e grupeve te reja rock (dhe kualitative), gjithashtu devijimi nga tradita rock-muzikore ne shtepite e njerezve, sepse sigurishte qe dikur ne mbare boten me se shumti eshte degjuar muzika rock, sot? Sot shija e njerezve ka ndryshuar, jo se ashtu eshte me mire, por se ashtu eshte imponuar.

Top 13 albumet me te shitura te vitit qe e lam pas, asnjera nuk perbehet nga ndonje rock-grup! Ndersa ne vitin 1960 top 10 albumet me te shitura ishin nga rock-grupe. Sigurishte qe per shume njerez eshte nje krahasim absurd, arsyet mund te jene te shumta ato mund t’i kerkojme çdo kund mund te themi çdo gje por realiteti thote se gjerat kane ndryshuar, muzika si muzike (ai rocku i vertet) nuk ka ndryshuar, kane ndryshuar grupet si duket me kalimin e kohes./rockshqip.com

Shkroi: Agon Gashi per Rock Shqip
User avatar
darian
Posts: 1040
Joined: Wed Nov 05, 2008 4:50 pm
Location: .www

Re: Rocku ne krize: A po vdes rocku?

Post by darian »

secilla gjenerate e ka muziken e vet qe e karakterizon. sa jan gjalle qata njerz e kujtojn edhe e kultivojne. do sene te mira edhe trashegohen ne gjeneraten tjeter do zbehen do humbin.
njejt dhe rocku i viteve 60,70,80 ka me dek ne aspektin ska me kon kurre qyah u kon IN ne qato vite. po do sene te paharuahme kujtohwn hala. vec kur sbesoj qe lind dicka e njejte. se muzika ndikohet prej zhvillimeve shoqrore, teknologjike e kshtu me rradh.

pergjigjia perfundimtare nen A. Po Rocku do tw vdes.

ps. edhe rambo
User avatar
AC/DC
Posts: 339
Joined: Sun Feb 07, 2010 7:38 pm

Re: Rocku ne krize: A po vdes rocku?

Post by AC/DC »

@Darian, jo s'ma merr' menja qe ka me vdek, qaq sa ka me vdek edhe veprat klasike t'muzikes, ato s'desin kurr' amo problemi o qe koh' mas kohe po shkon tu u ul' popullariteti i rock muzikes, po asiher n'asimilm t'muzikes. Ka njer'z qe ngojn' rock, ka shum' amo s'ka grupe qe bojn' rock t'mir' pej t'rive ose shum' pak.
User avatar
dream_th
Administrator
Posts: 5529
Joined: Sat Dec 13, 2003 2:55 am
Contact:

Re: Rocku ne krize: A po vdes rocku?

Post by dream_th »

Uh teme e dhimshme qe rocku po vdes po sipas trendit po do te vdese.

@AC/DC rocku ka me mbet qaq sa muzika klasike ka mbet. Sa njerz ngojne muzike klasike? 0.01%. Ne aspektin filozofik, astronomik, historik, ____ik, ajo nuk vdes kurr por mbetet vetem histori, shum pak njerz sot ngojne muzike klasike.

Rocku i para viteve 90 (nashta edhe 2000tave) veq ka vdek sipas mendimit tem, qysh tha edhe @Darian "secila gjenerate e ka muziken e vet" keto gjeneratat e reja nuk ngojn muzike te vjeter ngojne ajo qka osht ne trend, edhe per ni kohe ajo gjenerata e vjeter nuk ka me ekzistu ma!

Ni send qe mendoj qe po ndikon ne stilin rock osht teknologjia. Ne dite te sotit shum leht me pak talent, njeri po mundet me ba nje kange t'veten me shum pak investim (nashta edhe pa investim) nepermjet kompjuterit.
Muzika qe bahet nepermjet kompjuterit osht 99% elektronike, sado qe dikush ka qef rock e ka talent ne muzike, e don me ba publike ide'te e veta ka me shku ne qat drejtim sepse qato jane mundesit ma te mira e ma te lira.

Sdi muj me filozofu e me spekulu shum per ket qashtje mirpo per fat te keq une mendoj qe Rock Is Dead.

Personalisht jam Rock-er edhe mburrna, kto kang't te reja muj me ngu nja apo dy prap ka me u kthy te Rocku e deri te Metali (shtine naj Jazz e Funk nmes)

Keep It Heavy!

:hardman:
User avatar
6POUNDER
Posts: 5966
Joined: Thu Jul 27, 2006 12:24 am
Location: Prizren, the Greater Albania
Contact:

Re: Rocku ne krize: A po vdes rocku?

Post by 6POUNDER »

kshtu, aj qe o rocker ne shpirt aj kurr diqka tjeter ska me mujt me u kon. problemi o qe ka shume pozera e kan ni periudh ku pozeraven qe kishe, sa me i taku ni rrethi qe menojne qe o cool me u kon nto.
User avatar
AC/DC
Posts: 339
Joined: Sun Feb 07, 2010 7:38 pm

Re: Rocku ne krize: A po vdes rocku?

Post by AC/DC »

@dream_th, un' po menoj' qe me dek s'ka me dek, amo ka me u ul' popullariteti me kalimin e kohes amo gjithmon' ka me pas grupe edhe njer'z qe kan' me majt rockun gjall' tu u nis pej Kosoves pa shku hic ma larg. Ka mjaftueshme t'ri qe ngojn' rock, ma e mira o qe po ka edhe t'ri qe po bojn' rock. Shembull: The Lovers o ni grup me t'ri qe bojn' rock, 2 femra 2 mashkuj antar t'grupit. Fisniku, Florenti, Vesa qe kan' dal prej AGT, rock shkolla n'Mitrovic' qe qet' rockera t'ri. Antar't e Indigos jon' t'ri n'Shkoder e s'po hi me permend shum' grupe tjera qe jon' t'ri. Mandej poj shoh' "llajkatar't" e rockshqip.com qe jon't'ri kryesisht. E s'po folim per simaptin' qe e kem tont per kangtar't edhe rock-grupet e vjetra si 403, Minatori, Telex, ASD etj., pra gjithmon' ka me pas njer'z edhe rock kangtar' edhe rock-grupe qe kan' me bo muzik gjith'. Mujm me u nis pej nejave t'shpeshta edhe t'audiences t'k'naqshme qe o n'Kosov' konkretisht' n'Prishtin'.
User avatar
dream_th
Administrator
Posts: 5529
Joined: Sat Dec 13, 2003 2:55 am
Contact:

Re: Rocku ne krize: A po vdes rocku?

Post by dream_th »

@6POUNDER edhe numri i pozerave t'rockut ka nis me ra

@AC/DC me dek total jo ska shansa se krejt njerzt nuk jane njesoj dhe secili e ka shijen e vet dikujt i flen rocku n'vesh e n'shpirt dikujt jo, e kur po thom Me Dek po du me than qe interesi ka me u kan shum shum shum i vogel (shembull muzika klasike).

Po me vje mire qe ka neja te shpeshta e grupe te reja. Mirepo une vet jam kane pjese e asaj shoq'rie si muzikant edhe lirisht muj me than qe publika nuk osht qaq e shnosh te na. Nuk e di naj grup te gjeneratave te reja (pas 2000) qe jan prap aktiv si kur ja kan fillu. Perkrahja e ktyne grupeve te reja osht e vogel qe ata me mbijetu ni kohe te gjate.
User avatar
Zagor
Posts: 669
Joined: Mon Sep 29, 2008 1:32 am
Location: Gjermani

Re: Rocku ne krize: A po vdes rocku?

Post by Zagor »

Rock n' Roll-i kurr nuk ka me vdeke.
glam metal 87
Posts: 15
Joined: Sun Jul 20, 2014 4:16 pm

Re: Rocku ne krize: A po vdes rocku?

Post by glam metal 87 »

METAL WILL NEVER DIE MANOWAR nigjoni ket kengen dhe do ta kuptoni se metali nuk do vdesi kurre bashke me rrokun
User avatar
rock_boy18
Posts: 5437
Joined: Sun Mar 04, 2007 12:24 pm
Location: n'Mitrovicë

Re: Rocku ne krize: A po vdes rocku?

Post by rock_boy18 »

valla katastrof osht kur i sheh edhe do bende qe kan bo gjith rock dhe disa rockera , kohen e fundit kan fillu mi ju pershtat krejtve e me dal jasht zhandrit :/
kjo osht ni shenje se nime po vdek rocku !
dmth per te ardhmen gjithmon ma pak e ma pak ka me pas krijime rock apo metall , krejt qka mbetet osht mu ngushellu me kenget e se kaluares, te bendeve legjenda e rockerave .
Post Reply