Studim socio-psikologjik: Rryma islamofobe

Probleme, diskutime rreth shoqerise shqiptare. (dhe te huaj)

Nen-Forum: Politike, Teologji.

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82

Post Reply
Muki Vojvoda
Posts: 1049
Joined: Fri Jun 19, 2009 8:06 pm

Studim socio-psikologjik: Rryma islamofobe

Post by Muki Vojvoda »

Studim socio-psikologjik: Rryma islamofobe shqiptare si substrat i kristendomit ballkanik/kristosllavizimit, dhe si ndjenjë e sëmurë

Shkruan : Fatlum Sadiku

Domosdoja e njohjes së sfondit të islamofobisë shqiptare

Duke parë me të madhe riakizivizmin e rrymës islamofobe ndër shqiptarë, pashë të arsyeshme të merrem me të, por përfundimisht vendosa që sfondit të saj rezonues (ideve, qëndrimeve, filozofisë), t’ia kushtoj këtë shkrim special, të ndarë nga shkrimi tjetër (që nuk do të vonojë), e që merret veç e veç me rastet e shpërfaqura të islamofobisë muajve të fundit. Këtë e pashë më të arsyeshme, për të mos dalur në të kundërtën shkrimi shumë i gjatë, i pa nëndrenditur e i pa-strukturuar mirë.



Aspekte nomosale



Njohës të filozofisë dhe sociologjisë së religjionit në Ballkan, analitikisht potencojnë konvulsionet e ndryshme nomosale të feve në Ballkan, gjatë historisë dhe sot. Filozofi Ferid Muhiq, në një shkrim të tij për Ballkanin, avokon një të vërtetë të faktuar : për shekuj, Ballkani ka qenë i integruar en-block. 900 vjet prej 1000 vjetëve të fundit; 500 vjet në 600 vitet e fundit. Pra, pavarësisht ndryshimit të rrjedhave dhe trajektoreve gjepolitike që i ka sjellur e reprodukar historia, popujt e Ballkanit, duke qenë pjesë të ex-Perandorive fetare/kozmopolite (Perandorisë Romake/Bizantine, Bullgare, Serbe, e Osmane), me shekuj kanë jetuar e rezonuar, në një sfond të përbashkët territorial (pavarësisht copëzimeve administrative) : atë ballkanik si sfond të tyre rajonal.



Shpesh ky sfond, ka qenë edhe tabloja e tyre politike, ideore, e mbi të gjitha fetare (në një periudhë kur feja ishte primare e jo etnia/kombi). Në rastin e Ballkanit, ishin kristendomi në unison, përkatësisht Islami në unison (deri para 100 viteve), dy fetë që bënë përpjekjet siflitëse për prijetari në Ballkan, dhe ky realitet garues ka vazhduar deri me etablimin e shtetit-komb, respektivisht deri me triumfin e nacionalizmit të krishterë në Ballkan (term i përdorur nga studiuesja Nuray Bozora, kursivi F.S.) në shekujt XIX dhe XIX, që copëzoi Ballkanin në shtete-kombe të pavarura. Por edhe në këtë periudhë, realiteti fetar i përbashkësisë dhe ndasive, nuk u eleminua, por për më tepër u forcua e ashpërsua, sidomos tek ortodoksia tashmë pan-nacionaliste që damkosi Islamin, duke larguar Perandorinë Osmane nga Ballkani dhe duke pushtuar muslimanët e Ballkanit.



Natyrisht se Ballkani ka kaluar edhe në periudha afatmesme të paqes, mirëpo Muhiq bënë fjalë për pikat epiqendrore të botëkuptimeve dhe arsyeve të përbashkësive dhe ndasive në Ballkan, që akoma vazhdojnë edhe sot..



Rënia e monizmit, respektivisht ideologjive jo-fetare dhe anti-fetare (rigorizisht është fjala pasi që ideologjitë anti-fetare po na përcjellin edhe sot) siç ishin komunizimi e në masë të konsiderueshme edhe socializmi, si ideologji të disperziura për topitur fetë, sipas Muhiqit (por edhe sipas Huntingtonit), kanë ringjallur sfondin e përbashkët të mëhershëm: aiflencat fetare, kulturore e nacionaliste në Ballkan. Kështu ky realitet i fundit, ka bërë që edhe sot e kësaj dite, të gjallërojë e kohabitojë një rrymë panballkanike kristiane në Ballkan (pasi që muslimanët vazhdojnë të jenë të getoizur në të), apo ndryshe e njohur edhe si “kristendomi ballkanik”.



Kristendomi ballkanik si lokus territorial, botëkuptimor dhe fetar i islamofobëve



Kristendomi ballkanik, shpërfaqet si strofull botëkuptimor e fetar, të cilin e ka krijuar e kaluara. Direkt apo indirekt, ai sot mëton që ndërsjellazi t’i bashkojë nën një tutelë popujt krishterë të Ballkanit e ata që mendojnë si këta, në ide, qëndrime, rezonime, e madje edhe në çështjen e mikut dhe armikut të përbashkët, sikurse në të kaluarën. Anipse shpërfaqet me ngjyrime nacionaliste e pseudo-nacionaliste, ai fetarisht e territorialisht (duke mos llogaritur kufinjtë politik por Ballkanin si tërësi), bashkon serbin e kroatin islamofob, shqiptarin e serbin islamofob, maqedonin e grekun islamofob etj.



Kristendomi ballkanik, me apo pa vetëdije është strofulli territorial, botëkuptimor dhe fetar edhe i krejt islamofobëve arbëro-shqiptarë që nga e kaluara. Dallimi është vetëm se sot - në modernitet - idetë dhe qëndrimet e kristendomit, janë të kamofluara e të sofistikuara, me aureolat (supra)ideologjike moderne. Shikuar historikisht, kristendomi ballkanik, ka themell të forte panfetar në Ballkan, si rezultat i mungesës së shtetit-komb dhe shekullarizmit, procese që pak a shumë në Ballkan u përmbyllën në shekujt XIX-XX me pakënaqësi e ri-pretendime ekspansioniste, në kontekst zgjerues e ndryshues.. Por koheziviteti pan-fetar dhe i eklispsuar në vete i krisrendomit ballkanik, buron nga vetë ontologjia e tij : popujt ballkanik kurrënjëherë gjatë historisë, nuk ka qenë pjesë e Europës Perendimore, apo e konceptit të sotshëm europianist supranacional (që nuk ka ekistuar si ide serioze në Europe deri pas Luftës së Dytë Botërore). por që edhe sot - kur ky ky koncept veçse eksiston - prapëseprapë është i sfiduar seriozisht nga vetë Sistemi Vesfalian i shtet-kombeve në Europë, sistem i kirjuar nga vetë kombet europiane, e të cilin nuk e kanë krijuar popujt e Ballkanit, dhe as që kanë participuar në të, kur ai u krijua..



Popujt e Ballkanit, përpos gjeografikisht që janë pjesë e Europës Juglindore, kanë histori mijëvjeqare të pavarur nga Europa Perendimore. Europa është Europë historikisht, Ballkani është Ballkan historikisht. Prandaj strofulla e islamofobëve të Ballkanit, e njëkohësisht edhe e islamofobëve shqiptar nuk është Europa, por Ballkani përkatësisht rrymat ballkanike pan- krishtere dhe anti-islame, të mbjellura gjatë historisë.



Pra, shekujt e tërë të bashkjetesës, internalizimeve të përbashkëta, religjionit/feve të përbashkëta, etj., kanë bërë që në Ballkan, nomosi i përbashkësisë e i ndasisë, përkatësisht – thënë me gjuhë politikologjike - ideja shmitiane e mikut dhe armikut, të jetë gati e njejtë si në të kaluarën. Ky me fjalë të tjera është “homo ballkanicusi”, që shumëkush kur analizon mbi nacionalizmin në Ballkan, e konsideron këtë të fundit burimin e vetëm të konflikteve në Ballkan, duke anashkaluar rolin eksponencial të fesë, respektivisht të kristendomit ballkanik kundruall digës Islame (sot fatëkeqësisht të dobësuar), si nomos në Ballkan e si burim përbashkësie e ndasie.





Pjella e kristendomit ballkanik : kristosllavizimi si ideologji politike panballkanike dhe si patericë e rrymës islamofobe shqiptare



Ç’është kjo ideologji dhe nga derivon ? Së pari, termi “kristosllavizëm” është futur në përdorim nga studiuesi i politikave të religjionit Michael Sells, pas luftërave në ish-Jugosllavi. Sipas Sells, qëllimi fundamental i kristosllavizimit, është bashkimi politik dhe ideologjik i kristendomit sllavofonë ballkanik, me një afilim të mundshëm edhe të helenizimit grek dhe të krishterëve shqiptarë. Klasifikimin e rrymës islamofobe shqiptare si “kristosllave”, nuk e bëjë nisur nga nga ndonjë parim “shqiptaromadh” i imi (përkundrazi nuk jam nacionalist, dhe më shumë e çmoj faktin kur një serb jo-islamofob heshtë, duke mos e sharë një fe 1 miliardë e 200 milionshe, se sa kur një shqiptar e bënë të kundërtën duke më ofenduar edhe mua), apo nga ndonjë ndjenjë revanshi, por pikërisht nga fakti, se rryma islamofobe që po promovohet nga çarçe të caktuara shqiptare, në parime, resentimente e qëndrime, në menyrë konsistente huazon nga rryma tradicionale (politike) kristosllave, që halë në sy i ka



1.Islamin,

2.Muslimanët,

Të kaluarën osmane (periudhë në cilën shqiptarët e pranuan Islamin që u dëshmua faktor shpëtimtar i qenies së tyre në Ballkan), si dhe

4.Turqinë.



Kjo sepse tradicionalisht dihet se në Ballkan, nacionalistët religjioz serbë, malazezë, bullgaro-maqedonë e kroatë (të ndihmuar edhe nga panhelenistët ortodoksë grekë) janë të ushqyer me urrejtje vizavi të njejtë : urrejnë Islamin, muslimanët, Perandorinë Osmane (jo-eksistente sot) si dhe Turqinë (natyrisht nuk e kam fjalën kolektivisht si kombe sepse ka pasur dhe ka përjashtime, por flas për atë që ka dëshmuar historia dhe programet e tyre politike) Prandaj rryma islamofobe shqiptare, pavarësisht vellove të cilat i ndryshon, pos që është pjesë kristendomit ballkanik, si lokus territorial, botëkuptimor e fetar, fundament ideo-politik të sajin ka kristosllavizmin si ideologji politike, dhe kjo duhet potencuar në start. Pra para së gjithash, për të folur mbi rrymën islamofobe shqiptare, duhet ditur se ajo është me apo pa vetëdije substrat dhe vegël e nacionalizmave religjioz : serb, malazez, bullgaro-maqedon, kroat e grek. Mbi këto themele, rryma islamofobe shqiptare pastaj sendërton diskursin e saj, çoftë ai nacional-shqiptarist, nacional-europianst etj. pseudo-sekular etj.



Burimet konvencionale : Si mund ta dalloni në rezon rrymën islamofobe shqiptare ?



A mund të rezonoj një islamofob shqiptar me apo pa vetëdije si nacionalist serb ? Nëse po, si ? Kur arrihet ky stad ? Në ç’mënyrë islamofobi shqiptar interiorizon qëndrime kristosllave dhe nacionaliste serbe e greke karshi Islamit dhe muslimanëve ?



Brenga e islamofobit për “imazhin e Kosovës/shqiptarëve”



Pika epiqendrore e diskursit e rrymës kristosllave/islamofobe shqiptare, është ajo që vokubulari i saj e determinon si “imazhi i Kosovës”, apo “imazhi i shqiptarëve” para “botës së civilizuar”. Por problemi qëndron në atë se kemi të bëjme me aludim në një imazh siç e do vet rryma islamofobe/kristosllave shqiptare, SOT PËR SOT, e jo siç mund ta sjellin : rrjedhat, situimet, konstelacionet, lebensraumi, ndryshimet, apo siç e duan/mbajnë qëndrim shumica (për të cilët bota në të cilët thirret rryma islamofobe mund edhe të mos jetë “e civilizuar”), si dhe pa shikuar në histori. Të gjitha këto sipas rrymës në fjalë, duhen ngrirë, duhet vazhduar status quo-ja islamofobe sa të jetë e mundur, si dhe u duhet bërë “amEni” të gjitha makinacioneve që aleatët e rrymës kristosllave shqiptare, bëjnë ndaj Islamit e muslimanëve. Rryma islamofobe (e sotshme) jeton dhe vepron SOT PËR SOT, pa kognitim e anticipim ndaj të kaluarës (apo me kognitim të rremë e sipas qejfit) dhe të ardhmes (që mund të ndryshojë) sepse nuk ka prodhuar dhe nuk prodhon histori, por eksistencën i’a ka borq KRONIKËS , situimeve të atypëratyshme, dhe krijimit të strofullit NGA JASHTË (e them në kuptimin e bazave që i’a kanë krijuar rrymat krishtere ballkanike). Përbëhet në thelb nga ateistë, të konvertuar me para e nga inferioreti, filokatolikë akoma të pakonvertuar, mercanarë të paguar të internetit e të shtypit, por edhe nga katolikë radikalë, e më pak ortodoksë. Dijet dhe liria e rezonimit të pavarur, tentohen të manipulohen për të tjerët nga kjo rrymë, dhe “e vërteta” të imponohet vetëm siç interpretohet nga ta. Nga kjo rrjedh se rryma kristosllave/islamofobe shqiptare, themelet i ka të përgaditura që moti nga të huajt, dhe nuk mund t’i lëkund (tradhëtoj) ato, kurse kjo ndrron vetëm fasaden e saj, të cilën e ndërton vet.



Nacional-europianizmi si pseudo-arsye e islamofobisë shqiptare



Arsyen islamofobe, serbi a greku islamofob, e fundamenton në fenë e nacionalizmin e tij, në konfliktin me muslimanin shqiptar, si dhe në rrjedhat e tjera të historisë: “Islamizmi përbën rrezikun vdekjeprurës për kombin grek dhe goditjen më të tmerrshme që mori gjatë kalimit të tij historik” (Elefterias Nikolaidhu – Tezë Doktorature 1979”). Kurse shqiptari islamofob është i zënë ngushtë : nëse do të thirrej në fenë/besimin e tij, ateherë kjo do ta zbythte edhe atë që akoma nominalisht po quhet “tolerance fetare” dhe do të ishte thirrje latente në luftë fetare, kundruall muslimanëve (anipse edhe kjo nuk mungon). Prandaj duke anashkaluar pak a shumë këtë opcion, shqiptari islamofob e ka bërë trend të thirret me perfiditet në Europën (pa e shijuar kurrë), kur shfaq islamofobinë e tij. Me këtë, ai tregon se është arratisur nga uni i vet (e ka gëlltitur kristendomi ballkanik në taborrin e tij, apo filo-katolicizmi), se urren shumicën e kombit të tij, se nuk e njeh Europën, dhe se nga mosnjohja, e do Europën Mesjetare të kryqëzatave e të inkuzicionit. Sepse nëse e ardhmja europiane, qenka siç e do islamofobi shqiptar, atehërë vaj halli për tërë Europën dhe vizionin integralist të saj. Islamofobit shqiptar, nuk i ka rënë konkretisht ta dijë se a usheqehet Europa me islamofobi akoma apo jo (anipse me padrejtësitë ndaj muslimanëve të Ballkanit përfshirë edhe shqiptarëve është dëshmuar se po), por ky sërish është i bindur se po, dhe duke shtuar islamofobinë e tij (si “kerkesë europiane”), beson në perfeksionizmin e tij “europianist”, e që në fakt është perfeksionizëm në të qenurit provajder i diversionit të nacional-krishterizimit ballkanik (serb, grek, maqedon), karshi muslimanëve shqiptar. Ai nuk e ka shijuar Europën por ushqehet me kompleksin e inferioritetit ndaj saj; ai nuk di se secili do të jetë imazhit i europianit që vetë Europa po e kërkon, po ky para vetë-europianëve e do si imazh të një Europe pa Islamin (pa 30 milionë muslimanë të Europës), duke i’a kaluar me ketë qëndrim edhe të së djathtës ekstreme europiane.



Nacional-shqiptarizimi si vello e islamofobisë shqiptare



“Bazë” tjeter e rrymës islamofobe është tribalizimi i ngritur në nivel nacionalizmi pagan (por me prapavijë kristiane gjithsesi), alias “shqiptarizmi”, të cilin fashisti serb Dobrica Qosiq, e do më shumë se islamofobët shqipfolës sepse sipas kalkulimeve të tij u ka mundësuar serbëve “shpërlarje kokash” të shqiptarëve. Madje do të thoja, se kjo është arma më e fortë e islamofobëve shqiptarë sot. Sepse shqiptarizimi është kthyer në MJET PËRDORIMI. Në leckë. Me shqiptarizëm lidhet shantazhimi i Islamit e i muslimanëve orë e qast..Me shqiptarizëm lidhet edhe laicizmi (i standardeve të dyfishta). Me shqiptarizmin lidhet edhe perfiditeti i minorancës katolike (si shtresa më së paku e goditur nga lufta), kur këta etiketojnë muslimanët shqiptarë si “turqë”, “arabë” e “talebanë”. Me shqiptarizimin lidhet gjithçka që prek në status quonë dhe komoditetin e rrymës islamofobe dhe kuteve të saj. Por – rrjedhë pyetja logjike – përse thirrja në shqiptarizmin pagan (“të domosdoshëm”), u bëhet vetëm muslimanëve shqiptarë ? A u bëhet e njëjta thirrje edhe të krishterëve, respektivisht a hoqën dorë të krishterët nga kishat sot e 112 vite pas thirrjes “mos shikoni Kisha e Xhamia feja e shqiptarit është shqiptaria” ? Apo kjo thënie, u qenka drejtuar e u drejtohet vetëm muslimanëve, për t’i ndarë nga Islami përfundimisht ? Nën kë ishin shqiptarët e mbetur jashtë shtetit shqiptar, 100 vite pas asaj thënieje dhe rënies së Perandorisë Osmane ? Ishin nën Sundim Islam, të pavarur apo në sundim të krishterë ? Dihet mirëfillazi se është e treta.

“Bazë” (fasadë) tjetër e rrymës kristosllave/islamofobe shqiptare është thirrja në laicizëm/shekularizëm (të standardeve të dyfishta).



“Laicizmi/shekullarizimi” me standarde të dyfishta i islamofobisë shqiptare



Rryma islamofobe në formë patetike thirret në laicizëm rigjid, të ndarjes të politikës nga feja dhe shekullarizim të shoqërisë (siç i quan sistemet e tilla studiuesi i religjionit Scott.Wallac tek “Politics of Veil” kur analizon shekullarizmin francez), por edhe këtu, këtë e bënë vetëm njëtrajtshmërisht, dhe në një drejtim të caktuar : kundër Islamit dhe kërkesave më elementare të muslimanëve (lejimit të hixhabit në shkolla e futjes së mësim-besimit), duke heshtur ndaj katolicizmit politik rapid të 22 vjeqarit të fundit në Kosovë, ndërtimit të Katedralës Politike, imponimeve të miteve/festave katolike permes historisë, politikës e madiave (siç është p.sh. urimi orë e qast i kërshëndellave katolike me pasuesin “të gjithë shqiptarëve”), dhe në veçanti : nuk denjon ta hapë as gojën ndaj eksterritorialitetit të Kishave Ortodokse që ka mbirë me Pakon e Ahtisaarit në Kosovë, ndaj vizitave të klerikëve ortodoksë serbë në Kosovë, dhe deklaratave të tyre politike e nacionaliste, ndaj kurikulimit mësimor nacionalist serb në komunat serbe, dhe mësim-besimit të tyre, anipse shtirret si rrymë shqiptariste e laiciste. Një standard i tillë i dyfishtë i rrymës islamofobe shqiptare, lakuriqon krejt perfidtetin e natyrës së saj : kjo rrymë pra është e predestinuar të mos-reagoj ndaj politizimit të katolicizimit e ortodoksisë (edhe kur thirret në laicizëm), por vetëm ndaj kërkëseve më elementare të muslimanëve, sepse në thelb themeltohet mbi kristianzmin politik, të ndërtuar nga të huajt, që i kanë bërë edhe vet islamofobët shqiptarë të tëhuajsuar ndaj jetës, realitetit e ahiretit.

Si dhe “paradigma” e fundit e rrymës islamofobe ngjashëm me të parën, ka të bëjë me “imazhin” e shqiptarëve, por këtu gjithnjë duke u druajtur …”se mos Serbia na paraqet si fundamentalistë para botës”.



Çështja “e tjetrit” : Islamofobi i tëhuajsuar, me Serbinë brenda tij. Internalizimi dhe interiorizimi i resentimeneve nacionaliste serbe, karshi Islamit dhe muslimanëve shqiptarë



Nëse argumentet e sjellura ga Muhiq dhe Sells, i e çojmë më tej, duke i provajduar me rastin shqiptar, vijmë deri tek pyetja : kush kujt i imponon idetë islamofobe ? Kush nga kush huazon e internalizion ? Kush është subjekt e kush objekt ? A kanë ndikim rrymat a krishtera fqinje mbi të krishterët/islamobofobët shqiptarë, apo e kundërta ? A janë ndjenjat e rrymës islamofobe shqiptare, përvijime substrative të kristendomit ballkanik, kristosllavizimit e nacionalizmave serb e grek? Pasi u tha se islamofobi serb e grek burrim të urrejtes ndaj Islamit dhe muslimanëve, e ka fenë e tij dhe nacionalizmin, ateherë cili është burimi i urrejtjes së islamofobëve shqiptar ? A huazon serbi islamofob nga shqiptari kur urren muslimanin shqiptar, apo shqiptari islamofob huazon nga serbi islamofob kur urrenë Islamin/muslimanët shqiptar ? Këto pyetje na çojnë tek ekzaminimi me sipas metodës gjenaologjike e Fukosë, dhe tek çështja “e tjetrit” në kontekstin e internalizimeve dhe interiorizimeve islamofobe. Sepse dihet që pos Amerikës e Europës dhe brengave për “imazhin” para tyre, në retorikën islamofobe shqiptare (sidomos në Kosovë) hynë edhe Serbia, përkatësisht brenga se çfarë mendon ajo, në rast se muslimanët shqiptarë “bëhen të padëgjueshëm”. Është mu kjo pikë, pika vendimtare, kur islamofobi shqiptar (çoftë i krishterë, ateist apo inferiorë karshi Islamit), tanimë vetëm flet shqip, por rezonon si nacionalist serb (anipse thirret akoma në shqiptrarizëm), karshi Islamit e muslimanëve shqiptar. Ai kalon në stadin e “identitetit të tëhuajësuar” (Vincent Descombes). Sepse brenga për atë se çfarë mendon Serbia për fenë e shumicës/shumicën e kombit të tij, është e interiorizuar në të. SERBIA TANIMË ËSHTË NË TË. Pra nga momenti në fjalë, kur ndërmend i sillet qëndrimi i mundshëm Serbisë ndaj Islamit dhe muslimanëve shqiptarë, ateherë islamofobi shqiptar mendon si nacionalist serb. Pra arrihet kulmi : islamofobin shqipfolës e pengon Islami i kombit të tij, sepse njejtë, dhe në të njejtën kohë, edhe Serbinë e pengon Islami i shqiptarëve, dhe islamofobi nuk do që Serbia të trazohet. Pra metoda gjenaologjike na ofron si rezultat faktin se islamofobi shqiptar, burim të islamofobisë të tij (me aureola “europianiste” e “shqiptarsite”), pos Amerikës e Europës (ndaj të cilave ka kompleks inferioriteti) e ka më së shumti Serbinë (ndaj së cilës ka ndjenjë inercioni, frike e dëgjueshmërie). Pra islamofobi shqiptar, shastiset nga brenga se se çfarë mendon Serbia ndaj shumicës së kombit të tij, sepse Serbinë e ka në unin e tij.



Kështu rryma kristosllave/islamofobe shqiptare, përfaqëson përfundimisht rrymën internale të diversionit ndaj muslimanëve shqiptarë. Ajo nuk ngritë zërin kundër pretendimeve greke në jugun e Shqipërisë, ajo nuk ngritë zërin ndaj ndërrimit masiv të kombësisë në jug dhe veri nga ortodoksia e katolicizimi, ajo nuk ngritë zërin ndaj batërdive serbe ndaj shqiptarëve në veriun e Kosovës e Luginën e Preshevës, e as ndaj batërdive maqedone mbi shqiptarët e Maqedonisë (e qyrravet si “shqiptariste”) por vetëm dhe vetëm militon kundër Islamit. Të tëra energjitë i shpenzon kundër Islamit. Njëjtë siç kanë bërë e bëjnë tërë nacionalizmat e kristendomit ballkanik, substrat i të cilëve edhe është.



“Të krishterët atetistë/agnostikë” & “Ateistët/agnostikët e krishterë” islamofobë shqiptar



Është bërë një trend, që pos islamofobisë së praktikuesve të krishterë shqiptarë (madje edhe klerit të tyre), islamofobi edhe me të ashpër, të dëgjojmë dhe lexojmë edhe nga të konvertuarit, që në esencë nuk janë kurrfarë praktikikuesish, por konvertohen vetëm sa për tu arratisur nga Islami, dhe sa për të shprehur urrejtjen e tyre hapur kundër Islamit, muslimanëve e shqiptarëve musliman. Këta lirisht mund t’i quajmë “të krishterë ateistë/agnostikë”, sepse asnjeherë nuk merren me devotshmëri pos me afinitet të sëmurë të të pafeve, karshi Islamit. Sidomos në trend është konvertimi në protestant me para. Dhe ç’farë ndodhë ? “Protestantët” shqiptarë, vëllezërit e të cilëve Kisha Katolike gjatë historisë i ka rjepur per së gjalli, në kuloare debatuese, i gjen të bashkuar troq me katolikë, duke adhuruar Papën e Vatikanin , si dhe duke u shfryrë së bashku ndaj Islamit e muslimanëve.

Por nuk janë vetëm këta. Sepse ata që shiten si ateistë, agnostikë e neutral ndaj feve, më së shumti i gjen të ushqyer me prirje anti-Islame. Në asnjë moment, nuk i gjen duke polemizuar apo duke kundruar me të krishterë e islamofobë. Këta janë pra “atesistët/agnostikët e krishterë”, që qyrraven kundër kërkesave më elementare të muslimanëve, kurse nuk bëzajnë ndaj dikakturës shpirtërore krishtere (në veçanti asaj katolikocentrike). Pra që të dyja taborrat e humbura në jetën e tyre, i gjen të pozicionuar kundër Islamit, muslimanëve e shqiptarëve muslimanë.



Përfundim : Islamofobia si sëmundje dhe nevoja e ndalimit të hovit të saj



Islamofobia është histeri, është sëmundje që e ka kapluar shumëkë ndër shqiptarë. Ajo është diversion shpirtëror e politik, që po u bëhet muslimanëve si komunitet shumicë në mbarë hapësirën shqiptare, e më gjerë. Atë e kanë kultivuar me vite, fakti i mbetjes së shqiptarëve nën shtetet e huaja, respektivisht i Shqipërisë nën një ndër sistemin më diktatorial që ka prodhuar moderniteti, e që sot po vazhdohet nga protektorati amerikan; edukimi dhe arsimimi islamofob në të tri qendrat shqiptare: Tiranë, Shkup e Prishtinë; kompleksi i inferoritetit; pasimi i sistemeve ideologjive anti-Islame që u janë disperzuar e u disperzohen shqiptarëve; politikat ditore; mjetet e informimit; neglizhenca e vetë muslimanëve në davet; mercenarizmi; mosleximi; mosdija; mosinformimi i duhur mbi Islamin i islamofobëve. Islamofobia po disperzohet si një njollë e keqe në hapësirën shqiptare, sepse po i vë në pozitë të vështirë edhe vetë muslimanët si kumunitet, duke u’a ngushtuar kufinjtë e tolerances. Është shumë e quditshme, se përpos institucioneve tërësisht neglizhente, edhe ata që thirren sociologë, antropolog e psikolog po e heshtin këtë fenomen. Shkruajnë e flasin për çështje shumë më rudimentare, kurse për islamofobinë, nuk e qelin gojën. Islamofobisë duhet thënë stop, sa nuk ka marrur përmasa edhe më alarmante. Në këtë drejtim, edhe insitucionet si BIK-u, Forumi Musliman i Shqipërisë, Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë si dhe rrjetet Islame të vëllezërve në Maqedoni, por edhe në diasporë, duhet të jenë shumë më vigjelentë, pasi që u damkoset vetë ontologjia e tyre, dhe nëse veç pretendojnë se janë me krejt qenien në Islam, ateherë duhet lëvizur gurët. Ata duhet të merren sa më shumë me temat e realitetit aktual të Islamit, pasi që me të madhe dominojnë temat mbi ahiretin. Kruciale janë edhe shkrimet/botimet e raportimet mbi Islamofobinë edhe në gjuhë të huaja, nga të gjithë vëllezërit që njohin cilëndo gjuhë të huaj. Vreri i ndjellur ndaj nesh, nuk duhet konturuar e lokalizuar.
User avatar
SatanMyMaster
Posts: 154
Joined: Tue Apr 13, 2010 2:27 pm
Contact:

Re: Studim socio-psikologjik: Rryma islamofobe

Post by SatanMyMaster »

Islamofobia nuk ekziston ashtu sic po mendon me paraqit ti por ekziston rrezistimi kunder nje radikalizimi i islamit sic eshte duke ndodhur ne trevat tona me nje kulture arabe duke u munduar te kthej shoqerine shqiptare mbrapa ne kohen e mesjetes se erret kur shumica e njerzimit jetonin sikur kafshe dhe cdo qendrim kunder besimit fetar vritej si antifetar dhe per kete ke shume fakte ku feja ka shkaterruar me mijera dokumente dhe fakte qe tregonin per dhunimet e besimeve fetare ne pergjithesi. Keshtu mos be copy/paste sepse mundesh me terhequr vemendjen e atyre te papuneve dhe femijve qe mund ti blesh edhe me nje euro por jo te intelektualeve. Shiko se cilat shtete jane me shume radikale perreth besimeve fetare dhe pastaj flasim, te gjitha shtetet me radikale ne bote ne aspektin e besimeve religjioze jane shtetet e varfera ku lehte manipulohet ne emer te zotit dhe te derguarve te tij.
User avatar
David Gilmour
Posts: 5122
Joined: Sun Sep 09, 2007 9:05 am
Location: Prizren
Contact:

Re: Studim socio-psikologjik: Rryma islamofobe

Post by David Gilmour »

SatanMyMaster wrote:Islamofobia nuk ekziston ashtu sic po mendon me paraqit ti por ekziston rrezistimi kunder nje radikalizimi i islamit sic eshte duke ndodhur ne trevat tona me nje kulture arabe duke u munduar te kthej shoqerine shqiptare mbrapa ne kohen e mesjetes se erret kur shumica e njerzimit jetonin sikur kafshe dhe cdo qendrim kunder besimit fetar vritej si antifetar dhe per kete ke shume fakte ku feja ka shkaterruar me mijera dokumente dhe fakte qe tregonin per dhunimet e besimeve fetare ne pergjithesi. Keshtu mos be copy/paste sepse mundesh me terhequr vemendjen e atyre te papuneve dhe femijve qe mund ti blesh edhe me nje euro por jo te intelektualeve. Shiko se cilat shtete jane me shume radikale perreth besimeve fetare dhe pastaj flasim, te gjitha shtetet me radikale ne bote ne aspektin e besimeve religjioze jane shtetet e varfera ku lehte manipulohet ne emer te zotit dhe te derguarve te tij.
jo bre njeri qfar radikalizmi, veq tripi osht mu kan musliman :P n'Kosove s'ka islamofobi po islamomani
Post Reply