SHQIP !!!

Probleme, diskutime rreth shoqerise shqiptare. (dhe te huaj)

Nen-Forum: Politike, Teologji.

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82

User avatar
John Lennon
Posts: 4138
Joined: Fri Jan 09, 2009 8:39 am
Location: tu shpija...

SHQIP !!!

Post by John Lennon »

Pse nuk jemi nacionalista e nuk e flasim gjuhen tone qysh duhet?
po nisna prej vetes,qe nuk i kushtpj shum rendsi,ama kur po i shoh do raste "per studim" nime s'po din njeri a po folin shqip a qka..
ose disa te tjer qe mundohen me u shit kishe po flas mir,e bohen gaz i botes, me ato fjal "me gramatik",e nuk e din qe ne te vertet jan katastrof e nuk jan ne rrjedha me gjuhen shqipe..
Pse nuk bejme vetkontroll mbi gjuhen,po po e prishim dita dites qdo her e me shume.
User avatar
The Red Devil
Posts: 184
Joined: Sun May 02, 2010 12:23 pm

Re: SHQIP !!!

Post by The Red Devil »

e gjithe kjo,nga kendveshtrimi institucional i kosoves eshte nje hiç gjë,duke ndryshuar ne menyre shume proporcionale me abuzime dhe enciklopedi rrënqethëse te kultures parashekullore shqiptare!
Por,por..besojme se do te permiresohemi!
Me respekt!!!!!!!!!!!!!!!!
User avatar
psy
Posts: 447
Joined: Wed May 26, 2010 1:44 pm

Re: SHQIP !!!

Post by psy »

Nuk ki qysh bohesh nacionalist, nese problemet i ki mrena n'gjuhe. Zbraztesirat gjuhesore, medoemos duhet me u mbulu me naj fjale t'huje se kur ski fjale adekuate shqip ski qka bon. Ama kur ki fjale adekuate shqipe, nuk ki nevoje me fut fjale t'huja. Puna e garamtikes, dikush e merr si ngritje personale me fole me gramatike, me u vequ prej rrethit edhe qysh the edhe ti sdin e bohet hore, edhe masnej pos daju tu kesh me to. Popullata jone e pafajshme jon hyp se t'vrava zhdryp se t'vrava. Me bo me ju fol taman qysh e kuptojne, nuk t'bojne hesap edhe t'marrin si kategori t'ulte. Me bo me jau dredhe n'gjuhe qe se kuptojne thojne : aaaaaaaaaa i felle ish birro birro. E qka tha bre ? Qyqy more nuk e di une qka tha, po i felle ish.

masnej jena popull qe e flasim 70% ni gjuhe t'njejte (gegnishten), edhe e shkrujme ni dialekt t'standardizum (tosknishten). Ideja per me e bo gegnishten standard tash mas 40 vjet t'standardizimit osht pune pa krye, se apet kish me qene ni inxhinjerim i ri me gjeneratat qe jon dal t'inxhinjerum me tosknishte. Edhe ideja tjeter : me e fut prej tashti prej klases t'pare fillore gegnishten, nuk osht e frytshme se apet bohet sallamadi orale edhe literale n'mes pjeses qe u rrite me tosknishte t'shkrume edhe asaj qe tash shkrun gegnisht. Zdhedhja ma e mire osht rishqyrtimi i standardit, me pranimin e paskajores t'gegnishtes edhe shume fjalve/nocioneve tjera gege prej 51.000 krejt sa i permban.

Kongresi duhet me kon gjithekombetar e jo me vendos veq Shqipnia, po me vendos krejt, edhe vendimet qe dalin me kon edhe per Shqipnine t'obligushme. Jena rasti i kundert me Serbine edhe Malin e Zi. Nese ata mrena ni dekade (2000-2010) shkun drejt ndarjes n'gjithqka, tu e perfshi edhe gjuhen, na duhet me gjet pika t'perbashketa me Shqipnine pa ju subrodinu komplet Tiranes gjuhesisht e kulturalisht. Para 3 vjete malazezet i'a kane shtu edhe 3 shkronja alfabetit t'tyne : "zh-ne", "z-ne", edhe "sh-ne" malazeze edhe e krijun standardin e tyre liqan qe dallon prej ati serb shtokavian anipse osht ni gjuhe. Na skena nevoje as per shkronja t'reja e as ksi ekstremitete ndasore. Nese 72-ta ka dite me na e shkaktu kete sallamadi n't'folme e n't'shkrume (tu na bo keq) duhet ja me ja gjet qaren ksaj pune (me u munu me i bo vetes mire) ja me vazhdu me laramani.

PS : N'kohen e Zogut, u pate gjetr "pika e rendeses" e dy dialekteve : Elbasani, edhe elbasanishtja pat sherby si standard n'periudhen zogiste.
User avatar
AciDiuS
Moderator
Posts: 7206
Joined: Wed Mar 09, 2005 4:11 pm
Location: Free on Universe

Re: SHQIP !!!

Post by AciDiuS »

jo bre, pse sjem nacionalista me fole shqipen , ni dit nkomun 10 shiptar i folshin shkaut serbisht ta pritshin shkaun si pllum n'komun ti kryjshin pun shkaut pa ren pa te ngjofshem pa kurgjo .

Une per veti kom pak problem me gjuhen standarde e kjo si pasoj e "rrugaqris" kur jom kon nshkolle , qitash i kom ra shumm pishmon per shum sene qa i kom bo ne shkolle te mesme !
User avatar
John Lennon
Posts: 4138
Joined: Fri Jan 09, 2009 8:39 am
Location: tu shpija...

Re: SHQIP !!!

Post by John Lennon »

@lumi..
nuk e pata per fjalorin e manget te gjuhes sone ne fusha relativisht t'reja..po po me pengon shume vet (MOS)VETEDIJESIMI i popullates..thjesht nuk jon te interesum per me e fol paster gjuhen..per me fol SHQIP..po nisna edhe prej prizrenit ku po jetoj..a iu vjen ma leht me fol turqisht sesa gjuhen tonde a qka eshte puna nuk po muj me i ra nfije..


krejt po pajtohna me acidiusin qe eshte realitet qajo qe e tha,ama pse mos me e ndrru..
me shku diku jashte..edhe pse i pyt anglisht per ni vend ku osht a diqka, ai ta kthen ne gjuhe te vet,a me dur a diqysh..e shqiptari ?? munet me u shit i menqem e mshtjellav ne gjuh te huj haj medet..secili prej nesh,kur jemi ne mese te ndryshme mundohemi me u pershtat me te folur..ama tpakten me dit me fol shqip,se neser tbjen me nejt me dike me te ngritur,ose tbjen me shkru diqka...edhe nese nuk e folish,tpakten me e DIT..
User avatar
Vagenta
Posts: 2397
Joined: Fri Apr 13, 2007 4:44 pm
Location: Italia

Re: SHQIP !!!

Post by Vagenta »

John Lennon wrote:@lumi..
nuk e pata per fjalorin e manget te gjuhes sone ne fusha relativisht t'reja..po po me pengon shume vet (MOS)VETEDIJESIMI i popullates..thjesht nuk jon te interesum per me e fol paster gjuhen..per me fol SHQIP..po nisna edhe prej prizrenit ku po jetoj..a iu vjen ma leht me fol turqisht sesa gjuhen tonde a qka eshte puna nuk po muj me i ra nfije..


krejt po pajtohna me acidiusin qe eshte realitet qajo qe e tha,ama pse mos me e ndrru..
me shku diku jashte..edhe pse i pyt anglisht per ni vend ku osht a diqka, ai ta kthen ne gjuhe te vet,a me dur a diqysh..e shqiptari ?? munet me u shit i menqem e mshtjellav ne gjuh te huj haj medet..secili prej nesh,kur jemi ne mese te ndryshme mundohemi me u pershtat me te folur..ama tpakten me dit me fol shqip,se neser tbjen me nejt me dike me te ngritur,ose tbjen me shkru diqka...edhe nese nuk e folish,tpakten me e DIT..
qesaj sun i bi nfije as une per gilangjit e mi edhepse jane pak shyqyr nkrahasim me popullaten npergjithesi.. gjithashtu qysh sun i bi nfije as shqiptareve te Shqiperise qe shumicen e fjaleve i perdorin te gjuhes italiane edhepse i kemi korresponentet ne gjuhen shqipe...
faktikisht veteijesimi per gjuhen tone duhet me ja nis qysh prej berthames familjare e qe te na shume pak ndodh..pak shkaku i kushteve ekonomike ( msoje biri jem anglisht se sun hin pa to npune kurrkun) une nuk jam per mos me msu anglishten apo gjuhe te tjera ama mos me huazu fjale te teperta prej tyne ne shqip e pak edhe shkaku i injorances ...
User avatar
John Lennon
Posts: 4138
Joined: Fri Jan 09, 2009 8:39 am
Location: tu shpija...

Re: SHQIP !!!

Post by John Lennon »

nuk te pengon anglishtja me fol shqip..edhe pse globalizimi e ben te domosdoshem njohjen e anglishtes, ski me pas tan kohen pun me te huj..ki mu kthy "najher" te shpija..per mu anglishtja edhe shqipja nuk kan te perbashket..

po e shoh prej vetit qe mu ka bo perditshmeri gjuha e "keqe"..edhe pse po folim per çeshtje te gjuhes, prap inercioni i perditshmeris po e bon tvetin..
User avatar
MUSE
Posts: 244
Joined: Thu Jun 03, 2010 5:26 pm

Re: SHQIP !!!

Post by MUSE »

njerz a e dini ju qe ne gjuhen angleze çdo vit shtohen 5000 deri 6000 fjale te reja.
tash secila gjuhe ka nevoje me ju shtu fjale te reja
edhe na nese i marrum prej anglishtes nuk shoh kurgjo te keqe.

p.s gjuha shqipe osht shume e komplikume me gramatike.
duhet mu bo far revulucioni me thjeshtu pak.
User avatar
John Lennon
Posts: 4138
Joined: Fri Jan 09, 2009 8:39 am
Location: tu shpija...

Re: SHQIP !!!

Post by John Lennon »

pse ti marrim tgatshme??
a nuk mujm me bo neologjizma na a?
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: SHQIP !!!

Post by Clavicula »

duhet mu kan vetja, me fol qashtu qysh te pershtatet e jo qysh po lypet se e idh, si aj tipi qe thojke e shpallim te hapur takimin permylles, thjesht dugja qysh ty te vjen, kush t'kupton mire kush nuk t'kupton n'**** t'sames
User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

Re: SHQIP !!!

Post by V | a G r a »

Gati n' gjitha trevat shqiptare n' t' folun njerzt kan ndryshime bile diku diku as qe mundesh mu marr vesh p.sh une qe jom i prishtines ata t' tetoves 50 % se kuptoj ... ose ni shqiptar pe zam qe jeton n' gjermani ka shum ksi por un e njoh njerin 23 vjeqar osht dy shkronja shqip sdin me ti lidh , a bab e babgjysh shqiptar i ka : kjo osht e zeza n' t' zez / ... gjithmon ngado qe shkon osht mir me e kultivu me e permirsu me e shqiptu me e fol gjuhën amtare ( sjom kurgjo kunder asni gjuhe perkundrazi sa ma shum qe din gjuh osht ma mir , mirpo , gjithmon jom kan dhe jam kategorikisht kunder atyre familjeve qe fmiun e vet ( shqiptar ) mundohen me ba anglez , gjerman etc etc ...

Servimi i gjuhes n' familje direkt te fmiu ka rendsi shum t' madhe : nese n' shpi flitet gjuh e rruges . edhe fmiu ka mu msu ashtu n' at rrym t' të folurit | nese n' familje fol me gramatik ashtu edhe fmiu do dal ma i zgjut ma gojombel ma preciz , pra me pak fjal hapat e par t' gjuhes dhe drejtimin se qka ki mu bo ti qysh ki me fol , qfar theksi dhe t' shprehuri ki me pas ta jep gjiri i ngusht familjar ...

( Qa osht ma e rendsishmja osht që duhet mos me e lan fmin ton me harru gjuhen dhe me e msu me shkru e me fol pastert , rrjedhshum ... )

Clavi : pajtohna plotsisht me ty me t' madhe po rrshasin sidomos n' politik ka shprehje qe kaniher me ba mi pyt as vet zdin qa po thojn ... zdin me ta spjegu qata qe e kan than ...

Tema osht gogja e gjan dhe autori i temes meriton qdo rrespekt ...

Mir u Lexofshum ...
User avatar
John Lennon
Posts: 4138
Joined: Fri Jan 09, 2009 8:39 am
Location: tu shpija...

Re: SHQIP !!!

Post by John Lennon »

krejt u nisa prej do anetareve ketu qe ishin mundu me qit Ë-ja,e zoti na rujt ku i kishin qit..edhe ka poezi qe duhet me qen ajka e gjuhes..edhe atty mpostoj me 500 mij gabime..nuk po thom tash me fol tan kohen ne fjalor tngritur..ama tpakten kur te eshte rasti me e DIT..se nese nuk e dish gjuhen tende eshte marreee..thjesht marre..

po mtregon shoku i dhomes qe qka i kish ndodh ne internet kafe..kish shku 1 qik me e printu 1 seminar a ku me e dit qka ka pas..nja 100 gabime veq me 1 flet tha :L..qysh ka ftyr me ja dorzu profesorit at punim ???

thjesht e kem gjuhen fort tbukur e fort tmir,saqe eshte mekat mos me tregu respekt..
thjesht najher po mhidhet qe me shpirt me e luftu veten kunder qdo fjale te perdorur gabim prej anes teme..ama rrethi po e ben gjithnje tveten..
User avatar
John Lennon
Posts: 4138
Joined: Fri Jan 09, 2009 8:39 am
Location: tu shpija...

Re: SHQIP !!!

Post by John Lennon »

Viagra..sa i perket te folurave krahinore..secila gjuhe ne bote i ka..pe marrim gjermanishten..a e dish qe sa fshtir e kan me u marr vesh ni gjerman qe jeton ne hamburg edhe njo qe jeton ne mynhen..teper..profesoresha e gjermanishtes mka tregu sa fshtir e ka pas..se ajo dajt ne hamburg e jetojke ne mynhen..krejt ndryshe..ama kur tfolet ne nivel te Hoch Deutsch atehere eshte tjeter muhabet..bone e fole gjuhen e tyne gabim,ata tbojn hor (edhe pse je i huj) tkeshin para sysh,e tbojn per 5 pare..e na shqiptart..i nijm njoni tjetrin tu fol palidhje,edhe na u ka msu veshi me to..se per ne ska vler gjuha..
ska me shku edhe shum koh kur ska me i met "erë shqipe" gjuhes ton
User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

Re: SHQIP !!!

Post by V | a G r a »

spaku duhemi me u mundu ...

gjuha duhet t' qëndroj n' këmb / jo përtoke ...
User avatar
Froese
Posts: 88
Joined: Wed Jan 27, 2010 11:14 pm

Re: SHQIP !!!

Post by Froese »

Pune e pare, problemi osht te vet ai/ajo qe s'prek liber me dore, qe s'angazhohet n'debate qe bohen n'ambiente ma t'ngritura, edhe nuk mundohet me pas nje mendim pak ma kritik rreth çeshtjeve t'ndryshme ne menyre qe me zhvillu t'folurit edhe mendimin, e i cili ma vone bohet automatik edhe i pavetedijshem.

Kjo s'do t'thote qe po njejt duhesh me fol edhe n'shpi. Lejohet edhe kjo praktika e perditshme gjuhesore qe e kemi. Ndihemi ma rahat me fol n'menyren tone, edhe pse edhe niveli i saj sot osht objekt debati.

Kjo puna e perdorimit t'fjaleve angleze (gjate t'folunit Shqip) vjen edhe prej tendencave per nje ngritje individuale mbi nje bazament shume t'dobet. Ndodh shpesh me nejt me persona qe jon kon per dy muj n'Amerike, e t'cilet kur kthehen i lejojne vetes ni t'folur bash 'melodioz'. Tash mu kallxu ma t'forte mas cdo t'dytes fjale thojne: 'Hey, do ya know what I mean' ose 'Oh my gAAsh', 'Yeah, stay out of it'.

Nese jo bash n'qet ekstrem, ndikimi i gjuhes angleze osht i tille te krejt na, qe ma leht t'vjen me thon 'Funny' sesa 'Hokatar' psh.

Eh po, osht perparesi per dikon qe e ka fjalorin e pasur edhe din ku/kur mi perdor edhe fjalt ma t'rralla. Perderisa jon shqip edhe autori e din renin e perdorimit, pse jo. Po problemi osht me kete pjesen tjeter qe perdorin fjale t'tilla n'tekstet qe i formulojne e qe as vet s'ja dijn kuptimin edhe i msojn gabimisht, por per ta jon t'nevojshme mu perdor per mi dhon peshe shkrimit e me zavensu mungesen e permbajtjes.
Post Reply