Po du ju me pa BOTEN Bardh & Zi n'qet tem

Probleme, diskutime rreth shoqerise shqiptare. (dhe te huaj)

Nen-Forum: Politike, Teologji.

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82

User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Po du ju me pa BOTEN Bardh & Zi n'qet tem

Post by Clavicula »

cdo kohe i ka karakteristikat e veta. perpara per me morr ni lajm, osht dasht me shkru ni telegraf edhe me prit kogja do dite me mrri lajmi, tash te duhen pak min per me kry nji pune, komunikimi permes internetit na ka qu nji hap para, po kem kohe ma shume. ndodh qe per me vet dikon a je mire osht dasht me morr nji rruge te gjate, tash ni web cam, edhe i smuti pi n'krevet te flet edhe e shef, dmth jo qe ka hup sensi po jon lehtesu gjonat edhe mire qe osht kjo kohe, mire qe na e shijojme kete stad te zhvillimit.

Une s'kisha dasht me kthy sen te mas, kurr ma mire su kan :D
User avatar
Bittersweet
Posts: 1738
Joined: Sun May 10, 2009 9:17 pm
Location: Écailles de Lune

Re: Po du ju me pa BOTEN Bardh & Zi n'qet tem

Post by Bittersweet »

Spe marr vesh temen :(
User avatar
Sitting Bull
Posts: 2403
Joined: Mon Jul 02, 2007 11:09 pm
Location: Gjilan
Contact:

Re: Po du ju me pa BOTEN Bardh & Zi n'qet tem

Post by Sitting Bull »

Sot kemi shtëpi më të mëdha, por familje më të vogla.

Më shumë komoditet, por më pak kohë.

Kemi më tepër diploma, por më pak mëndje të shëndoshë.

Më shumë dituri, por më pak kthjelltësi.

Kemi më tepër ekspertë, por më shumë probleme.

Më shumë mjekësi, por më pak shëndet.

Shpenzojmë pa arsye
Qeshemi pak
Vozisim shpejt
Shumë shpejt hidhërohemi
Zgjohemi vonë
Lexojmë pak
Shikojmë shumë TV
SHUMË RRALLË LUTEMI


Po e shtojmë pasurinë, por po I zvogëlojmë kriteret tona.

Flasim shumë, dashurojmë pak dhe shpesh po gënjejmë.

Kemi mësuar si të jetojmë, por jo dhe cfarë është jeta!

T`ia shtojmë vitet jetës, e jo jetën viteve!

Kemi ndërtesa më të larta, por vision më të shkurtër.

Rrugë më të gjera, por pikvështrimë më të ngushta.

Shpenzojmë më tepër, por kemi më pak.

Blejmë më shumë, por pak kënaqemi me këtë.

Kemi qenë madje edhe në HËNË, por kemi probleme ta kalojmë rrugën gjer te FQINJËT tanë.

Zotërojmë me botën e jashtme, por jo edhe me atë të brendshme.

Kemi ndarë atomin, por jo edhe paragjykimet tona.

Shkruajmë më tepër, mësojmë më pak.

Planifikojmë shumë, realizojmë pak.

Kemi mësuar të nxitojmë, por jo edhe të presim.

Kemi të ardhura më të mëdha, por më pak moral.

Bëjmë më tepër kompjuter, që të ruajmë sa më tepër informatat dhe të bëjmë sa më shumë kopje, por kemi më pak komunikime.

Jetojmë në sasi, e jo në cilësi.

KËTO JANË KOHËRA TË USHQIMIT TË SHPEJTË DHE PËRPUNIMIT TË NGADALSHËM.

Njerëzve të mëdhenjë, por karaktereve të vogla.

Më tepër liri e më pak argëtim….

Më shume llojë të ushqimit, por më pak ushqyeshmëri.

Kohëra të të marrurave të dyfishta…por edhe të shkurorëzimeve.

Shtëpive më moderne, por vendbanimeve më të shkatërruara.
User avatar
psy
Posts: 447
Joined: Wed May 26, 2010 1:44 pm

Re: Po du ju me pa BOTEN Bardh & Zi n'qet tem

Post by psy »

nese osht fjala veq per muzike, s'kom ngu e as nuk ngoj. Nese osht fjala n'pergjithesi per ecajaken jetesore, n't'90-tat sju knu mire popullit tone politikisht, se jena kon t'okupum, po megjithate njerzit jon kon shume ma solidar, shume ma t'lidhte, shume ma t'afert njoni me tjetrin. E kom fjalen n'pergjithesi per raptishe. N'kohe edhe n'hapesire ke pas pavazhdueshmeri t'mdhaja, ose thjesht e ke pas ni rutine t'thjeshte qe u perserite çdo dite pa naj dinamizem t'madh, edhe per qato sot gjithkush munet me shkoqite pasazhe prej asaj kohe. Per qato e ki shume ma kollaj (s'paku une), me kujtu ni sen qe ka ndodhe para 15 vjete, se sa ni sen qe t'ngjan mrena dites.

si fmi, more a kom honger buke a skom honger menihere kom dale para banese me lujt me chilhooda, se perpos qasaj shkolle skom pas tjeter gajle. Je shku te dajt te akrabaja me jave ke bujt, je shku n'kojshillak si me kon n'shpi tone, edhe thjesht komplet populli u kon ni frateri n'miniature, edhe u kon ni diqka krejt normale edhe e domosdoshme lidhja me njoni tjetrin. Kjo edhe sociologjikisht spjegohet, qe ni popull qe osht n'okupim predispozon me kon shume solidar. Shume sociolog menyren e jeteses t'raptishve, e kane krahasu me t'kurdve, se thjesht eksiston ni ngjashmeri e madhe edhe tek organizimi fisnor, edhe tek t'qenurit t'okupum.

madje sa per kuriozitet, raptishte edhe kurdet jon i vetmi popull qe predisponojne me qit edhe femna n'lufte, se thjesht edhe femna e konsideron obligim solidarizmin me burrin. Franca menxi e ka qit ni Zhana D'Ark, kurse na njihemi me Noren e Kelmendit, Shote Galicen, Marie Shllakun, Zahide Jasharin, Xheve Lladrovcin, Fatime Bistricen etj. Kto e interferova n'kontekst, per me tregu krejt at artificalitetin qe turlifar shurre sot u bo me shit coolerizem t'masluftes, a babgjyshin e ka me tirqi hala, edhe me tregu qe krejt tedenca per me u shite ma europian se europiant osht smundje edhe kompleks i thelle inferioriteti.

maslufta definitivisht ndryshoj gjithqka, dinamizmi i jetes u bo i pandalshem edhe shume i vrullshem, afersia me njoni tjetrin osht hupe, parja osht bo ZOT, edhe absolutisht kerkush kerkon nuk pe njeh. Osht sen qe edhe Napoleoni e ka vrejt, kur pat thone qe "njerzit ne lufte i bashkon vetem frika, ne paqe vetem interesi". Spo thome qe u dek solidariteti, se ka perjashtime t'shumta per t'mire, ama pergjithesisht sot je ma i kufizum n'krjimin e ni rrethi, n'krijimin e ni mileu shoqeror, se nuk ki kah shkyhesh prej dinamikes t'jetes. Pra per sot vlen ajo thanja : "ma mire ni shok per 100 vjet, se sa 100 per ni vjet".

me krejt qenien e urreje vetine e do do dove qe kqyrin me i pas 2-3 vena t'punes, veq edhe veq per pare, e qe nuk ndajne kohe per familje, e per angazhime tjera n'jete. Jena popull pa vetedije shteterore, edhe thjesht qanej kah o forca edhe möda qanej ngajna. Sot per sot eksiston ni konflikt i madh n'mes tradicionalizimit tone si popull edhe vetedijes t'shnoshe fetare, me rrymimin e modernitetit qe veq po ndrron prizem qe 100 vjet. Poashtu eksiston edhe ni konflikt i madh n'mes gjeneratave.

po nau thuhet qe jena europian, e knena çdo sen i huazum prej Europe po e tregon at falsitetin e vete n'start. Vete huazimi e tregon falsitetin. Gjithqka qka na kena marr prej Europe e kena bo mut. E murrem pluarizmin politik, e shndrrum n'oligarki klanore. E murrem laicizmin, qohen zagart e Vatikanit e kthejne n'katoliczem politik. I morrem zgjedhjet me lista t'mbylluna/t'hapuna, vidhen vota me sanaka. E murrem "shoqerine civile", pa pas shoqeri politike. Kurre prej goje demokracia nuk lshohet, demokracia spo duket as n'horizont. E morrem ekonomine e lire t'tregut e bonem mut, me privatizim t'eger, pare t'privatizimit jashte shtetit, me 20% t'humbun, me inkuadrim n'CEFTA qe nuk t'jep grante, po t'rras borxhe deri n'fyt. E morrem per obligim respektimin e "te drejtave te njeriut", e qe 20 vjet gati KMLDNJ-se i dul mas shumti pune tu u merr me SHKELJEN e te drejtave te njeriut. E morrem per obligim luftimin e korrupcionit, jena vendi ma i korruptum n'toke.

problemin na n'parim e kena t'brendshem, se vete jena t'pavakt. Vete jena HAJNA t'mdhej, qe nuk ka njeri qe mun na bjen n'dine. Une t'80-tat nuk i maj n'men, po edhe qka kom lexu e ni per to, anipse pleqt e livdojne komunizimin, si ni anti-komunist i madh nuk du me jau ni zanin atyne koherave. Sa per t'90-ta, definitivisht ky milet u kon ma i nalun, nuk e di a u kon puna pernime te tuta e te autoriteti apo qka u kon n'pytje. Nese osht e para, atehere po del qe per me e kthy at kohe, duhet me jau kthy STUPCIN apet mi kry raptishve.
Post Reply