Mbi katolikocentrizmin, rikoinkustën katolike në Kosovë...

Probleme, diskutime rreth shoqerise shqiptare. (dhe te huaj)

Nen-Forum: Politike, Teologji.

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82

User avatar
psy
Posts: 447
Joined: Wed May 26, 2010 1:44 pm

Mbi katolikocentrizmin, rikoinkustën katolike në Kosovë...

Post by psy »

http://www.mesazhi.com/mendime/mbi-kato ... ra-e-kohes

http://rrokum.tv/?page=1,9,1361

http://tribunashqiptare.com/komente/?p=1434

Mbi katolikocentrizmin, rikoinkustën katolike në Kosovë, dhe tjetërsimin që po e sjellë konjuktura e kohës



Fatlum Sadiku



Introdukt



Përurimi i Katedralës “Nëna Tereza” në Prishtinë, në njëqindvjetorëshin e lindjes së Nënë Terezës, dukej se e riktheu edhe njëherë debatin fetar në kuloaret debatuese të hapësirës shqiptare. Në fakt, debati nuk ishte në esencë fetar që nga fillimi, dhe as nuk mund të jetë i tillë, sepse për të qenë në kuadrin e konturave të tilla, do të duhej që për (mos)ndërtimin e kësaj katedraleje, të debatohej gjatë, shtruar, me alternime, dhe duke marrë parasysh vullnetin e shumicës muslimane. Mostrasimi dhe mungesa e një debati të tillë me kohë, në mënyrë implicite pamundëson debatin e tanishëm fetar. Tani ngelet vetëm të shtrohet si pyetje, se mbi qfarë bazash u inicua ideimi dhe ndërtimi i një objekti të tillë të krishterë më i madhi në Ballkan, me aq pompozitet politik, e medial. Pra medoemos në debat interferon politika. E kur jemi te kjo e fundit, në lidhshmëri direkte me kontekstin, vërejme se prania e politikës, respektivisht rrymës katolikocentriste në Kosovë në ndërrmarrësi dhe çështje tilla, e imponuar me aparencë e vello fetare është e hershme. Veprimtaria e kësaj rryme, që e ka kryet në Vatikan, nuk është vetëm një e vërtetë e faktuar dhe kapshme, që mund të shihet e dëgjohet tash e sa vite, nga qytetari kosovar i çakërdisur mendësisht nga impenjimet finoke të nomosit politik dhe rrethanave politike, por është një praktikë konsistente e vërejtur edhe nga autorë të huaj, të cilët kanë bërë karrierë zhurnalistike në Kosovë e Ballkan. Por, rreth kësaj më vonë. Së pari ç’është katolikocentrizmi ?



Burimet konvencionale të katolikocentrizmit shqiptar



Sipas profesor Hysamedin Ferajt, rënia e komunizmit, impaktoi lindjen e rrymave në thelb politike por të sodisura me mëlmesa fetare, siç është rasti me katolikocentrizmin shqiptar. Vetë dalja në pah dhe gëlimi i fesë pas rënies së komunizimit, shënoi sythin e përpjekjeve të secilës fe, për tu qendërzuar dhe patur impakt politik. I tillë është edhe katolikocentrizimi shqiptar që ka një histori madje edhe parakomuniste dhe shekullore, mirëpo shkrimi bënë fjalë vetëm për katolikocentrizmin post-monist. Ky rrymim, konsiston në përpjekjet politike për të forcuar rolin politik (jo fetar) të minorancës katolike, kundruall edhe atij pak ndikimi minimalit që kanë institucionet islame në hapësirën shqiptare. Rritën dhe promovimin e kësaj rryme politike e siguron dhe subvencionon Vatikani. Megjithëse edhe Kushtetuta e Shqipërise edhe ajo e Kosovës janë taksativisht laike, çuditërisht katolikocentrizmit si rrymë i’u është lejuar dhe i lejohet fushëveprimi edhe në Shqipëri edhe në Kosovë, impakti i katolikëve si minorancë është kulminativ, kurse roli i institucioneve islame, diku në margjina, tek i dorës së pesëdhjetë, apo edhe i stigmatizuar, siç u dëshmua kjo në Shqipërinë post-komuniste, kur muslimanëve shqiptarë i’u ndalua veprimtaria e përbashkët me misionarët arabë të ardhur në Shqipëri, që u dëbuan nga vendi pa nam e pa nishan, karshi tolerimit të çindra misionarëve : vatikanez, protestantë, e sektarë që harbuan dhe po harbojnë Shqipërinë. Rryma katolikocentriste, nuk interesohet as për ndjenjat dhe mendimet e katolikëve shqiptarë. Interesi është kthimi i shqiptarëve jokatolikë në katolikë, ndërsa vetë katolikët nuk vlerësohen ndryshe, vetëm se si vegla për kthimin në katolik të të tjerëve. Katolikocentrizmi shqiptar, shikuar etimologjikisht është një rrymë, që mëton të nxjerr në pah dhe qendër të vëmendjes minorancën katolike, kundrejt mazhorancës muslimane, kurse praktikisht është një ideologji që ka gjetur dhe gjen etablim tek një pjesë e caktuar e besimtarëve të fesë katolike, (jo tek të gjithë) dhe që për synim ka të vetëaktualizojë, dhe të vetëafrimojë rolin dhe impaktin politik të katolikëve, në dëm të muslimanëve, si dhe të promovojë retorikë demagogjike të llojit kinse



a)“islami është pranuar me dhunë dhe është një fatëkeqësi për shqiptarët”

b)“muslimanët shqiptarë janë tradhëtarë dhe haxhiqamilë (ironizimin ky për keryngritjen e Haxhi Qamilit në Shqipëri më 1914)”,

c)“Europa nuk i do shqiptarët si musliman”

d)“kthimi në fenë e të parëve është domosdoshmëri e kohës” (!?)



T’i dekonstruktojmë tani rradhazi paqëndrueshmëritë e këtyre paradigmave të katolikocentrizimit.



a)“islami është pranuar me dhunë dhe është një fatëkeqësi për shqiptarët”



Rreth çështjes se a është përhapur islami me dhunë, dhe se a ishte/është fatkeqësi për shqiptarët kalimi në islam, përgjigje më direkte katolikocentrizmit, i japin pikërisht autorët jo-muslimanë. Kështu, Tomas Arnold si studiues fetar, para njëqind vjetësh ka shkruar se feja islame nuk është përhapur me dhunë tek shqiptarët, por është akceptuar me vetëdëshirë dhe pa imponime. Arnoldi konkludon, se feja islame qe përhapur në masë të madhe tek shqiptarët orthodoksë, dhe ka ndikuar pozitivisht tek ata, ngase ata atëbotë veçse po kalonin nga faza parohiale drejt asimilimit total në sllavë, si reperkusion presionit të tri perandorive sllave të mesjetës (asaj serbe, greke dhe bullgare), ikonoklastisë si rregullim politiko-juridik i shtetit të Nemanjiçëve, si dhe mësimit të dhunshëm të çirilicës si pjesë inkorporcionale e kishave sllave. Përpos këtyre, dy studiuesit britanikë J.M Rodwell dhe Edvin Jacques pos të tjerash shkruajnë : “Sikur Turqia të kishte përdorur metoda dhune në përhapjen e islamit, ajo do të arrinte unitet të plotë. Megjithatë feja islame nuk e lejon përdorimin e metodave të tilla”. Më tej studiuesi Robert Matran në librin e tij “Historia e Perandorisë Osmane” shkruan : “Nga ana e drejtuesve osman nuk pati vullnet për asimilim të popujve të nënshtruar, nuk pati as osmanizim dhe as islamizim me detyrim”. Edhe Jacob Gould Schurman bashkëkohës i Luftërave Ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore, është i po të njejtit mendim. Senad Maku në shkrimin e tij, “Feja islame në trojet shqiptare gjatë osmanlinjëve”, orfron një guidë citatesh nga autorë të huaj që shkërmoqin pretendimin e katolikocentrizmit.



Fillimisht, Muhamet Pirraku shkruan se: “Islami nuk ishte fe turke, e as fe e poshtuesit, por ishte sa fe e turqve aq edhe e shqiptarëve dhe të tjerëve dhe turqit në Bashkësinë muslimane osmane paraqisnin vetëm pakicën sunduese”. (Islami në trojet iliro-shqiptare gjatë shekujve, N. Ibrahimi, fq. 222,223,232). Historiani ynë i periudhës osmane, Dr. Ferid Duka në lidhje me këtë çështje ka shkruar: “Faktorët që përcaktuan përhapjen e Islamit në tokat shqiptare janë të ndryshëm, por një gjë duhet thënë: nuk ka pasur një politikë islamizuese të zhvilluar me tendencë të posaçme nga sunduesit Osman. Të dhënat flasin se feja Islame është pranuar me dëshirë, nuk ka pasur dhunë në përhapjen e saj me qëllim që të imponohej si fe në masat e popullit shqiptarë”. Mark Tirta ka pohuar se Islamizimin e shqiptarëve nuk e shihte si dhunë; por si një ftohje, si një bojkotim i shqiptarëve kundër krishterimit, e pikërisht fillimisht kundër ortodoksisë serbe, greke e bullgare që i shpiente në shkombëtarizimin, në tjetërsimin etnik”. Aristidh Kolaj në “Arvanitët”, Athinë, 1985 thotë se: "Nuk ka egzistuar absolutisht asnjë rast kthim feje me dhunë nga ana e turqve”. (Përmbledhje studimesh, vepër e cituar, fq. 47). Dr. Çiro Truhelka i ka thënë se: “Është mendim i gabuar se Islamizmi është përhapur me dhunë. Egzistojnë argumente të shumta, të cilat e hedhin poshtë këtë. Unë mund të përmend vetëm një dhe ai është se shekulli i 19-të nuk do të gjente asnjë të krishterë dhe asnjë kishë e manastirë në Ballkan, sikur Islamizmi të përhapej me dhunë shtetërore”. Ndërsa Hadrian Renald, është shprehur se: “Nuk ka në botë besim i cili të ketë qenë kaq keq i komentuar nga armiqët e tij dhe që u është shtruar aq shumë nënçmimit dhe mllefit sikurse është Islami" Italiani Roberto Marocco della Roca, ka shkruar: “Islamizmi i Shqipërisë ka qenë një pritë kundër trysnisë sllave”.Përt ë provuar këtë me 1604 arqipeshkvi katolik i Shkupit informon Romën se shqiptarët ndiqeshin më shumë nga kisha ortodokse se sa nga turqit musliman”. (A.M. Basha, vepër e cituar, fq. 47,48,53,54,59)




Kurse, në rolin e islamit në pengimin e orthodoksizmit dhe sllavizmit të shqiptarëve, Arsa Millotoviqi, armik i madh i shqiptarëve thoshte se “shqiptarët me përqafimin e fesë islame i shpëtuan sllavizmit”. (Islami në shqipëri gjatë shekujve, Ali M. Basha, fq. 70) Predrag Simic shprehet se te keqijat ne Ballkan filluan me myslimanizimin e shqiptareve, sepse qysh atëherë u be e fortë “diga shqiptare” për te ndaluar vershimet sllave me tej. Pra Për serbet e keqe për Ballkanin quhet ajo qe është e keqe për qëllimet shoviniste serbe. Prandaj serbet gjithnjë janë perpjekur t’u rrasin me zor ne kohe shqiptareve se e keqja edhe për këta ka qenë sundimi osman e myslimanizmi. Profesori i historisë dhe filozofisë politike Hysamedin Feraj, resentimentin anti-musliman e konsideron substrat të rrymave serbofile dhe grekomane të të mentalitetit dhe praktikumit politik shqiptar.



Përpos këtyre Noel Malcolm tek libri i tij “Kosovo a short History” (“Kosova një histori e shkurtër”), përmend një faktorë me rëndësi në observimin realistik të kontemplacionit fetar tek shqiptarët : fenomenin e kriptokrishterizmit. Substancialisht ky fenomen nënkupton(te) faktin që gjatë sundimit osman në trevat tona, kishte raste kur të krishterët konvertoheshin në fenë islame vetëm formalisht, ndërsa ruanin njëkohësisht fenë krishtere spiritualisht ! Pra ky fakt përpos që vërteton katërcipërisht faktet më lartë se feja islame nuk ishte përhapur me dhunë, dëshmon madje edhe një për një privilegj të llojit të vetë që gëzonin të krishterët në atë kohë. Pa u ndalur më shumë në burimet shkencore që dëshmojnë non-vioelencën e përhapjes së islamit (ngase janë të shumta dhe të pafundme), po ndalemi në dëftimin e kontekstit doktrinar të Islamit, sa i përket këtij segmenti (pra atij të përhapjes), dhe të shikojmë se çfarë na thotë Kurani i Madhërishëm :



Në fe nuk ka dhunë. Është sqaruar e vërteta nga e kota. E kush nuk i beson tagutët, e i beson All- llahut, ai është kapur për lidhjen më të fortë, e cila nuk ka këputje. All- llahu është dëgjues i dijshëm.” [Sure Bekare: 256]

(Violenca e ndaluar doktrinarisht)



Sikur të kishte dashur Zoti yt, do t’i besonin çka janë në tokë që të gjithë. A ti do t’i detyrosh njerëzit të bëhen besimtarë?” [Sure Junus: 99]

(Sqarimi i faktit se është në vullnetin dhe tektirin e Allahut xh.sh, aderimi i njerëzve në besim dhe ku nuk kanë vend detyrimi dhe imponimet)



“E, nëse të polemizojnë, thuaj: “Ia kam nënshtruar fytyrën All- llahut, e po kështu edhe ata që më ndjekin (pasojnë) mua! ”E thuaju edhe atyre që u është dhënë libri dhe atyre që janë analfabetë: “A nënshtroheni edhe ju?” Nëse janë nënshtruar, atëherë janë përudhur e nëse refuzojnë, vërtetë ti ke (për obligim vetëm) kumtimin e porosinë; All-llahu është Gjithvëzhgues i robërve të e Tij.” [Sure Ali Imran: 20]

(Sqarimi mbi jo-autenticitetin e librave të tyre dhe ndërhyrjet që kanë bërë në to si dhe mbi obligimin që si muslimanë kemi t’ua komunikojmë mesazhin e çartë hyjnor)



Fundja, islami tek shqiptarët nuk është përhapur vetëm si rezultat i ndasisë para-islame të arbërve orthodoksë/katolikë, por edhe si rezultat i heretizmave që eksiston tek iliro-arbërit siç ishin katarët, pastaj një version i devijuar islamik që u sollë 400 e më shumë vite para depërtimit osman nga Sari Salltëku, turqit vardariotë, ismaelitët etj., ndaj që assesi nuk mund të thuhet se proto-shqiptarët bashkohehin në unison brenda ndonjë tutele të vetme fetare, apo se kishin uniformitet të vetëm fetarë. Kjo është rrenë e kulluar. Ishin me shumicë orthodoksë uniatë që po konvertoheshin me zor në katolikë, por me të madhe ishin edhe heretikë. Kjo edhe e bërë të mundshëm përqafimin më të lehtë islamit.



b)“muslimanët shqiptarë janë tradhëtarë dhe haxhiqamilë”



Kjo është një paradigmë tjetër e katolikocentrizimit, si dhe mendësi, bindje dhe rezon i shumë katolikëve shqiptarë. Mirëpo është paradigmë fundamentalisht e pasaktë, sepse së pari nuk çartëson problemin kognitiv dhe gnoseologjik, se kur dhe si “u krijua” shqiptari. Është një e vërtetë e madhe, se deri me masovizimin e islamit dhe xhamiave në Ballkan, askush nuk e kishte degjuar epominimin “shqiptarë”. Është pikërisht islami, ai që e krijoi shqiptarin identitarë, nëpermjet diferencimit kulturor nga elementet dhe influenca mediavale bizantine, serbe, bullgare e latine, nëpermjet veçimit lingual (pasi që çirilica sllave, shkrimi grek dhe ai latin u larguan), si dhe nëpërmjet pavarësimit të proto-shqiptarëve nga varësia fetare e fqinjëve, respektivisht nga kishat e tyre kombëtare. Vetëm pas këtij procesi u arritë formësimi identitar i shqiptarëve neo-arbër të shkapërdershur. Vetëm në saje të përhapjes së islamit, u arritë krjimi i një etnotopi shqiptarë, sipas konceptit osman të “Arnautllëkut” që nga Shumadia e Serbisë e deri në Mesdhe. Ata që nuk i’a nështruan procesit të islamizimit, dhe rrjedhimisht të shqiptarizimit ngelën “arbereshë” (që emigruan në Itali, Dalmaci, Rumani e gjetiu), “arvanitë” (Peleponez/Greqi), “malësorë”/”fandë” (Mal të Zi). Të parët, u bënë kontributorë të rëndësishëm të bashkimit të Italisë dhe udhëheqjes së saj (Franqesko Krispi & Antonio Gramschi etj,) si dhe krijues të Rumanisë (Dinastia Lupi & Elena Gjika), të dytët, krijues dhe drejtues të Greqisë (Kosta e Theodor Kollokotroni me familje, Kiço Xhavella, Marko Boçari, Laskarina Bubulina, Jani Kapodistria etj.), kurse të tretët Malit të Zi e Serbisë (Mark Millani me origjinë shqiptarë katolik nga fisi Kuçi, si dhe “Gjergji i Zi” – Karagjorgje – themeluesi i Dinastisë serbe të Karagjorgjeviqëve, që sipas Dimitrije Tucevicit, Milorad Bosnjakut, Slobodan Jakovljevicit e Ana Di Leiolos konsiderohet të jetë me origjinë shqiptarë katolik nga Kelmendi). Pra shihet çartazi se krijues identitarë i shqiptarit është islami, dhe janë pikërisht proto-shqiptarët e krishterë, ata të cilët nuk e pranuan asnjeherë brumosjen identitare shqiptare duke u bërë kështu shërbëtorë të armiqëve të shqiptarëve. Perandoria Osmane ishte eksterminatore e armiqëve biologjikë të prot-shqiptarëve : bizantinëve, serbëve, bullgarëve, e latinëve. Ri-krijues të tyre në shekujt XIX-XX janë të krishterët shqiptarë së bashku me popujt vendas, Rusia dhe Europa. Perandoria Osmane po mbushë 100 vite që nuk është prezente tek shqiptarët, kurse Turqia sot është partneri më i fuqishëm i shqiptarëve në çdo aspekt, ndërkaq që katolikocentrizimi mjellë në mendësinë shqiptare, vrerë anti-osmane e anti-turke më shumë se sa që mbjell Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Serbisë (SANU). Sa i përket “haxhiqamilizmit” ndoshta këtu katolikët duhet të nisen të vetja dhe të kujtojnë prijesësin e tyre mirëditor Gjon Marka Gjonin, kur në “Republikën e Mirëditës” më 1921, thërriste :



E kush i ka nimu delegazjonit Mirdits? Serbija, e cila asht ne konferenz ne Paris t'pagjt i ka dal zot liris ton. Serbija asht miku i jon e don me ken KOJMSHI I MIRE.


Diftoni sbashkut:Nuk e dona ycymetin e Turkijes t'Tirans! (© olsijazexhi.com)




Pasi që muslimanët shqiptarë konsideroheshin turq nga shqiptarët katolikë, dhe pasi që prijësi mirëditor Marka Gjoni ndihmonte atasheun banditë të Vidit, holandezin Tomson në luftimin e muslimanëve shqiptarë, qenësisë muslimane në Shqipëri atëbotë, do ti voliste më shumë Turqia se sa Serbia aq e dashur nga katolikët a po jo ? Eh, në mes Marka Gjonit edhe Haxhiqamilit, edhe injoranti më i madh mund të vëreje konviniencën.



c)“Europa nuk i do shqiptarët si musliman”



Këtë historia e ka dëshmuar si të vërtetë, duke i copëtuar shqiptarët 4 here brenda vetëm 67 vjete (Berlin 1878, Londër 1913, Paris 1919, dhe Jaltë 1945), si dhe duke heshtur gjenocidin serbo-grek mbi ta për 140 vite, dhe në esencë Europa është edhe sot islamofobe, porse pretendimi katolikocentrist se Europa na do vetëm si katolikë, nuk qëndron. E para, sepse Europa e sotshme ka lindur pikërisht nga konflikti me katolicizmin. BE-ja si superstrukturë, pretendon të jetë produkt i liberal-demokracisë, e jo e shënpalizmit kishtar. Atë e krijuan renesansa, iluminizmi dhe moderniteti. Katolikocentristët, nuk i bëjnë nderë Europës kur i’a kujtojnë të kaluarën e dominimit kishtar. Në fakt me këtë i’a kujtojnë turpin. Ishte kjo periudhë, kur barbaritë kishtare organizuan katër kryqëzata lemeritëse, me masakrat e papara der atëherë të Richard Lionheartit në Jerusalem. Ishte periudhë mesjetare (e mbiquajtur “dark age”), kur si rezultat i praktikave të inkuzicionit, njerëzit digjeshin me urdhër të Kishës për së gjalli, duke u pjekur ngadalë të lyer me vaj; Ishte periudhë kur shkencëtarët poashtu digjeshin në turra të druve (Galileu, Bruno etj.); Ishte periudhë kur stratifikimi shoqëror serf-senior, ishte i atillë sa që fëmijet (edhe nga 20 vjeqarë e lartë) e aristokratëve francëzë duhej të barteshin në shpindë nga bujkërobërit, deri në qytet apo ku dëshironin ata, ishte periudhë kur anti-semitizmi kalonte barbaritë naziste, sikurse ndodhi në vitin 1298 kur Rindfleish nga Rottingeni filloi kampanjën e përndjekjes së çifutëve dhe djegies së tyre për së gjalli. Ishte periudhë kur Papë Urbani urdhëronte masakrimin e neo-ilirëve kristian-heretikè bogumilë, ishte periudhë e barbarive vizigote mbi muslimanët dhe hebrenjët e Andaluzisë, masakrave të Filipit të Katiljes, si dhe Jovanit III të Ankonës mbi mulimanët, që kulmuan me masakrat e Ferdinandit dhe Izabellës më 1492, si dhe përndjekjen përfundimtare të muslimanëve dhe çifutëve sefardë nga Spanja. Katolicilizmi kishtar europian, qe ai që orkestroi dhe zbatoi masakrimin e mijëra e mijëra hugenotëve protestantë, brenda një natë të vetme : në Natën e Shën Bartolemeut. Katolicizimi politik kishtar i Europës, qe ai që poashtu urdhëroi masakrimin e 700.000 femrave të akuzuara si “shtriga”. Prandaj, referimi në të kaluarën katolike të Europës, reduktimi i Europës në determinantët katolike, definitivisht marrosë identitetin e pretenduar europian të shqiptarëve, si dhe krejt fytyrën e Europën. E dyta, pretendimi katolikocentrist mbi Europën ekskluzivisht katolike, nuk qëndron, pasi që nihilizon me pjestarët e ritit protestantë. Gjysma e Europës është protestante, ndaj që duhet kujtuar se iluzioni i Europës puro-katolike, ka përfunduar pas Luftës 30 vjeçare 1618-1648, me Traktatin e Vestfalisë (1648). E treta, katolikocentrizimi duhet ta bëjë të çartë se cilës periudhë katolike i referohet. Nëse thirret në shekujt XV-XVI, atëherë lindë çështja tjetër : duhet potencuar edhe cilës qendër katolike i referohet: Vatikanit, Avnijonit apo Kishës Anglikane, që në kohën e mbretit Henry VIII, në vitin 1534 u shkëput nga Vatikani. Brenda mëse një shekulli, në Europë kishim tre papë që mallkonin njëri tjetrin, njejtë siç kemi sot në qindra e qindra sektarë katolikë, mësimet e të cilëve doktrinarisht janë të papërputhura me mësimet e Vaitikanit. Ndaj që katolikocentristët, duhet ta bëjnë të çartë pozicionin e tyre në këtë çështje. E katërta, pretendimi katolikocentrist mbi Europën shënpaliste, bie ndesh me reformat dekonsekracioniste të vetë reformatorëve europainë, siç ishte Marseli i Padovës, që shekullarizoi botëkuptimin e pabazë divin krishterë të Europës Mesjetare. E pesta, pretendimi katolikocentrist e atrofon Europën, i’a mohon Renesansën dhe Ilumunizimin. E gjashta, pretendimi katolikocentrist nuk i kalon as mësimet filloriste të një europiani, që “shkenca” akoma “e mëson” se është majmun me prejardhje e jo katolik. E shtata, pretendimi katolikocentrist, del se nuk e njeh për të mos thënë se del kundër vetë realitetit eksistues në Europë, që sot numëron mbi 30 milionë muslimanë. Katolikocentrizmi në të gjitha aspektet mund vetëveten. Europa mund të jetë islamofobe, por jo katolike. Dhe përderisa muslimanët janë të gatshëm t’ia përcjellin asaj vlerat që bartë islami, katolikocentrizimi inferiorë shqiptarë pretendon ta katandisë Europën në Mesjetën e Errët. Europa dëshmoi dhe po dëshmon islamofobinë e saj, me indiferencën në Bosnje, me mospranimin e Turqisë, me karikaturat ndaj profetit Muhamed, me djathtizmin ksenofob në rritje në Holandë, nepërmjet filmave anti-muslimanë sikurse ai i Geerd Willers, me ndalimin e hixhabit në vendet publike në Francë, e me shumë shembuj tjerë, por katolikocentristët duhet ta dinë, se muslimanët shqiptarë nuk e kanë ndërmend të heqin dorë nga identiteti i tyre, dhe se janë të përkushtuar në devocionin e tyre deri në Ditën e Gjykimit dhe nuk i nënshtrohen kujt përpos Allahut xh.sh. Edhe pas tërë krimeve që kanë kryer mbi muslimanët në Ballkan, Europa po e lutë Serbinë të integrohet, kurse kjo e fundit po refuzon kundruall mbajtjes peng të së ardhmes së Kosovës, dhe pengimit të funksionimit të saj si shtet, ndërkaq që katolikocentrizimi po gjen kohë të manovrojë kinse kusht për tu integruar shqiptarët në BE na qenka domosdo kthimi masiv i shqiptarëve në katolikë.



d)“kthimi në fenë e të parëve është domosdoshmëri e kohës” (!?)



Ky është pretendimi më i pabazë i katolikocentrizimit. Sepse në esencë, është i kthyer kundër vetëvetes. Siç e thotë edhe Prof. Dr. Hysamedin Feraj, nëse do të duhej të ktheheshim në “fenë e të parëve”, do të duhej të bënim punën e kristosllavizmit dhe Janatullosit: të konvertohemi kolektivisht në orthodoksë. Kjo qëndron kështu, sepse kur i referohemi fesë së parë të proto-shqiptarëve (arbërve), siç u potencua fe e parë e tyre ishte orthodoksizmi e jo katolicizmi. Kjo e para. E dyta, shtrohet pytja përse në këtë kërkesë katolikocentrizimi tagenton vetëm muslimanët ? A nuk është detyrë e katolikëve tu bëjnë thirrje sekteve të katolicizmit, protestantëve, orthodoksëve, ateistëve, të pavendosurëve etj., që të kthehen në katolicizëm, e t’i lënë muslimanët rehat ? Integrimin apo prozelitizimin fetar, katolikët duhet nisur nga oborri i shtëpisë. Kur kjo nuk ndodhë, dhe kemi tagentim vetëm të muslimanëve, prapavia politike e Opus Dei-istëve del krejtësisht e çartë : muslimanët shqiptarët duhet lënë fenë e tyre. Por, vallahi kot e kanë !

Nga e tërë çfarë u tha për katolikocentrizmin, dy gjëra dalin mëse të çarta : e para se konsiston mbi baza krejtësisht të rreme, dhe e dyta se është shumë i fuqishëm politikisht. Me të parën, kanë problem vetëm të pavendosurit, ndaj që si muslimanë e kemi për obligim që atyre t’ua shpjegojmë falsitetin e përrallës me Shën Palë, duke i maturuar kështu në islam. Me çështjen e dytë, kemi të bëjme ne muslimanët praktikues, që jemi kthyer në dervishë shekullarë, e po i hapim sytë karshi rikoinkustës politike.



Fillesat e gravitimit të Vatikanit dhe të katolikocentrizmit në Kosovë



Gazetari i njohur britanik James Pettifer, në librin e tij zhurnalistik “Kosovo Express”, për finokëritë vatikaneze në Kosovë shkruan kësodore :

Organizata katolike italiane ”Shën Egjidio”, pastaj organizata e quajtur antikomuniste ”Opus Dei”, kishin shërbimet e tyre sekrete në mesin e disa prifërinjve dhe politikanëve të Kosovës. Këto organizata kishin qëndrime ekstreme kundër muslimanëve. Millosheviqi e shihte kishën katolike në Kosovë si një forcë pozitive kundër shqiptarëve shumicë dërrmuese muslimane të vendit.

Duke folur për rolin misionar, bëmirës, të Nënë Terezës, Gonxhe Bojaxhiut të njohur, shenjëtereshë e shpallur nga Vatikani, z. Pettifer saktëson se që nga fundi i vitit 1992, Nënë Tereza pati disa punë të sukseshme me regjimin e Milosheviqit në Beograd. Nënë Tereza kishte intervenuar që të lejohej krijimi i një organizate humanitare në Kosovë me emrin e saj.

Organizata masone katolike ”Shën Egjidio”, sipas gazetarit britanik parapëlqente sundimin e serbëve në Kosovë, madje edhe me Milosheviqin në krye, meqë kishte orientim ekskluziv kundër myslimanëve, por në të njëjtën kohë kishte një miqësi të çuditshme dhe të paspjegueshme me Ibrahim Rugovën, i cili në saje të emrit dhe prejardhjes familjare, konsiderohej të ishte me fe islame.

Sipas kësaj që shkruan z. Pettifer, vërejmë haptazi praninë konsistente të rrymës katoliko-centriste në Kosovë, sidomos në 22 vjeqarin e fundit, me në krye eksponentin politik të Vatikanit Ibrahim Rugovën, që po pasohet edhe sot nga pinjollët partiakë e ideologjikë të tij. Triada e fuqishme në mes Vatikanit, Klerit Katolik dhe LDK-së, nëpërmjet totemit të krijuar idolitarist të veprimtares së Kalkutës, kanë krijuar me kohë një bastion të fuqishëm të rezonit katolikocentrist në Kosovë.



Indoktrinimi nëpërmjet historisë, politikës, mediave



Një indoktrinim katolikocentrist, haset fuqishëm dhe në literaturën dhe tekstet e historisë, ku në menyrë të paparë, islami tentohet të paraqitet si i imponuar (siç u tha një e pavërtetë e madhe dhe në vijë me mendësinë serbofile), anashkalohen figurat kombëtare të besimit islam, kërcehet nga Skënderbeu tek Ali Pashë Tepelena, duke i anashkaluar 500 vite të plota të pranimit të islamit, dhe të qeverisjes së muslimanëve shqiptarë me Ballkanin, dhe me Commonwellthin Osman, si dhe qendërzohen figurat e krishtera, në veçanti të ritit katolik. Tërë këto botime, në pajtueshmëri të plotë me psuedo-shkencën vlleho-krishtere të Tiranës, u servohen nxënësve e studentëve musliman në Kosovë, që nga klasa e tretë fillore e deri në fakultet. Një qendërzim dhe glorifikim i madh i bëhet Pjetër Bogdan Maqedonit, që u bashkua me serbin Stevan Crnojevic III, në masakrimin e muslimanëve gjatë desantit inkurziv të Pikolominit austriak në Kosovës më 1689, dhe që po i njejti tek “Çeta e profetëve”, shprehë hapur antisemitizmin e tij ndaj muslimanëve dhe çifutëve. Po ky bashkëpunëtor i serbëve, Kosovën e konsideronte pjesë të Serbisë, si dhe Lumin Drin, kufi në mes Serbisë Orthodokse dhe Shqipërisë që duhej bërë katolike. Një prezencë e madhe e rrymimit katolik gjendet edhe në emrat e rrugëve, bulevardeve, shkollave, institucioneve etj., si në Shqipëri e poashtu edhe në Kosovë, ku dominojnë afilimet me emra të figurave të ritit katolik.Totemizmi ateisto-komunist, po zëvendësohet nga totemizimi katolikocentrist. Statujat, bustet e afreskat e Marksit, Engelsit, Leninit, Stalinit e Enverit në bulevardet Tiranës, po zëvendësohen nga ato të Terezës, njejtë siç po ngjanë edhe në Kosovë, ku Tereza po zë vendin e Titos. Nga tërë këto, del se edhe katedralja e ndërtuar, i përket të njejtit fazon të praktikumit katoikocentrist (katolicizimit politik) edhe në asnjë komponentë nuk përkon me atë rrafshin fetar. Katolikëve të Klinës e Zllakuqanit, u bien 50 e më shumë km, për tu gjendur në Prishtinë. Atyre të Stubllës së Vitisë afro 70. Atyre të Shpenadisë së Prizrenit 80 e më shumë. Pjestarëve tjerë të kësaj feje, nga ana e Rugovës dhe e rrethit të Gjakovës, mbi 90 km. Ndaj që është fare e qartë, që katedralja nuk është ndërtuar me qëllim që tu ofrohet besimtarëve katolikë, por me qëllim që ta ofrojë Vatikanin në Kosovë. Religiocidi i katolicizimit politik, ka marrë hov jashtëzakonisht sidomos vitet e fundit në Kosovë, kur p.sh. para pesë viteve, menjëherë pas vënies pa leje të gurthemelit të Katedrales mbi truallin e Gjimnazit të rënuar “Xhevdet Doda” në Prishtinë, më 20 tetor 2005 në fashtin Kuqishtë të Rugovës, u pati përuruar në praninë e ipeshkvit Mark Sopi edhe një kishë tjetër katolike, anipse në këtë fshat nuk ka pjestarë të devocionit katolik. Thirrjet e shumta “ungjillizuse” për rikthim në “fenë e të parëve” po ashtu janë prezente madje edhe në shkolla fillore, ku filloristëve nga ca idiotë u ofrohen pamflete të “Thirrjes Biblike”. Për sa i perket propagandës mediale, prinë broshura ditore thaçiste “Express”, që çjerret kundër islamit dhe muslimanëve shqiptarë më shumë se sa gazetat propagandistike të Beogradit, por që as gazetat e mediet e tjera elektronike në mos ofendimit e shpifjeve, nuk e lënë keq, dhe bëjnë çmos në survejimin dhe qendërzimin e “imazhit katolik të shqiptarëve”



Kosova në krahasim me vendet e tjera të koinkustës vatikaneze - më e rrezikuar



Shikuar me dioptri të gjerë, veprimaritë katolikocentriste të Vatikanit, nuk ishin dhe nuk janë prezente vetëm në Kosovë. Ato janë kudo, dhe në konviniencë të rikoinkuistës së njeriut të bardhë të cilin ai po e praktikon sot ndaj vendeve të “botës së dyte” dhe të “tretë”. Në këto vende, Vatikani graviton jo në dobi të amerikanëve apo europianëve, që kanë në rend të parë interesat e tyre (gjeo)politike dhe ekonomike, por në interes të çakërdisjes, tjetërsimit dhe prozelitizimit në rradhë të parë të muslimanëve. Kjo pra bëhet kryesisht në vendet me vetëdije të ulët politike, në vendet që ballafaqohen me një armik të jashtëm siç ishin shqiptarët e Kosovës me Serbinë, dhe në vendet post-konfliktuoze. Në këso situatash, Vatikani del në rolin e “babagjanit” dhe “ndihmon të shtypurin”. I tillë ishte rasti gjatë kolonizimit 132 vjeqarë të Algjerisë nga ana e Francës, ku Vatikani anipse gjatë periudhës mesjetare ka patur armiqësi të shumta me Francën (e cila qe shkëptur nga “selia e shenjtë” për ta krijuar qendrën e saj katolike në Avnijon), prapëseprapë u gjend krahas Francës me tërë potencën e tij në Algjeri, në misionin e tij për konvertimin e algjerianëve në katolikë. Misionarizma të tillë të Vatikanit, janë hasur viteve të fundit edhe në Afganistan e Irak. Por, në esencë Algjeria së bashku me Irakun dhe Afganistanin, në rradhë të parë janë shtete shumëfish më mëdha se Kosova, së dyti janë kryesisht shtete të dominuara nga muslimanë praktikues, si dhe kishin/kanë të bëjnë proporcionalisht me më pak me prezencë të Vatikanit në krahasim me Kosovën në vendet e tyre. Këto realitete bëjnë të konkludojmë që orgjia katolike, kërcënon Kosovën më shumë se sa që ishin/janë të kërcënuara shtetet e lartëcekura, sepse Kosova është një vend i vogël, ka një elitë fetare shumë servile ndaj konjukturës pushtetare, ka praktikues shekullarë (apolitikë) të fesë, si dhe përfundimisht siç u tha edhe më herët, është bërë fuqishëm target i bandave katolikocentriste të “Opus Dei-it”, “Kalorësve të Maltës”, e “Shën Egjidios” e të eksponentëve të tjerë të Vatikanit.



Tendencat për ta imponuar katedralen si “kombëtare”



Këtu qëndron tendenca finaliste e katolikocentrizmit, që kombit t’ia mveshë shënpalizmin. Katolikët arbëreshë nuk kishin kishë kombëtare as në Mesjetë, kurse tani në shekullin XXI një kombi 8 milionësh, po u’a imponojnë investimin vatikanez, këtij vendi që nuk e ka njohur Kosovën shtet, dhe që mbanë miqësi me Kishën Famëkeqe Orthodokse Serbe. Kjo flet për fillimin e fundit të shekullarizmit në Kosovë, dhe hapësirën shqiptare të rrethuar nga kristosllavizimi e janatullizmi. Se a duhet kënduar mevlude ndaj këtyre tendencave ekskluzivisht politike, unë nuk mund të flasë në emër të të gjithë muslimanëve, ngase nuk jam kompotent, por vetëm opinionistë. Fundja një tendencë e tillë, nuk i prekë vetëm muslimanët, por edhe shekullarët, ateistët nacionalistët afetarë shqiptarë etj., që besojë se nuk e duan Kosovën pas 10-15 vitesh, filialë të Vatikanit.



Efektet e tjetërsimit : Kompleksi i inferioritetit, pasimi dhe Sindromi i Mynhenit



Një gjë duhet ditur botërisht : kjo që po ndodhë sot, nuk është një diçka e re. Po kështu siç po vrapojnë sot shqiptarët pas Vatikanit, po kështu kanë vrapuar në 150 vjeqarin e fundit edhe stërgjyshërit, gjyshërit e baballarët e tyre pas : Austro-Hungarisë, Italisë, Francës, Gjermanisë, Jugosllavisë, Rusisë e Kinës. Vrapimi pas Vatikanit, vetëm sa i plotëson bythëlëpirjet e mëhershme. Shqiptarët janë PASUES qe 150 vite. Jemi dëshmitarë që shqiptarë via musliman, që mbajnë emra musliman (madje në këtë mes edhe të profetëve) si : Ibrahim, Muhamet, Isa, Adem, Sulejman, Abdullah, Ali, Gani, Daut, Beqir, Muharrem, Hamza, etj., etj., janë plotësisht inferiorë në islam, u vie turp që janë musliman, nuk ndihen komod në unin e tyre, në qenësinë e tyre, në identitetin e tyre, në “është”-sinë e tyre, siç thotë Hajdegeri. Ndihen fatkeqë për atë që janë. E tërë nga vie si rezultat i inxhinjerjimit komunist për dyzetë vite, si dhe nga orgjia katolikocentriste e dy dekadave të fundit. Ky kompleks i madh inferiorieti, haset sot sidomos tek të rinjtë universitarë, edhe në Kosovë edhe në Shqipëri edhe në Maqedoni, që çjerrën për ndonjë bursë të Dajë Sorosit, apo për ndonjë të tillë për studime jashtë vendit, për ta shpërlarë trurin, për tu bërë snobë, e të pa-identitet dhe shërbëtorë të politikave të huaja. Askush nuk po thotë të mos shkollohen, por ta dinë se KUSH janë dhe ÇKA janë. Të mos na lodhin me përralla të “shoqërisë civile”, kur shqiptarët akoma nuk kanë shoqëri politike. Kumrovecalinjtë komunistë të Jugosllavisë Titoiste, po zavendësohen nga snobët robotë e të klonuar, që po projektohen për të ardhmen. Mendojnë njejtë, veprojnë njejtë. Unë kam hasur shqiptarë ë atillë, që është në gjendje t’i shajë antarët e familjes, kurse vetëm pas një cingërrime telefoni, të ndonjë ndërkombëtari “mik”, është dhjerë nga inferioriteti, duke i’a kthyer menjëherë : “Oh hello my dear brother” ! Dhe ajo çka është megapardoksi i krejt kësaj : besimtarët dalin të jenë pengesë për pabesimtarët. Pabesimtarëve u pengojnë besimtarët, e jo e kundërta ! Pabesimtarët tanimë e kanë arritur kulmit Sindromit të Mynhenit : i frikësohen shpëtimit ! I frikësohen Islamit. Janë ksenofob ndaj shpëtimit ! Prandaj edhe e luftojnë !



Nacional-europianizmi si zëvendësues i komunizimit (në kontekstin enverist)



Karl Shmit në studimet e tij mbi politikën, na flet për mikun dhe armikun në marrëdhëniet e një eniteteti politik me të tjerët dhe në politikbërje. Në këtë kontekst eksiston një ngjashmëri perfekte, ndërmjet qëllimit të enverizimit dhe nacional-europianizmit patoligjik të ditëve të sotit, të elitave shqiptare në pushtete. Kështu përderisa enverizimi pretendonte se “krejt bota janë armiqë të shqiptarëve”, dhe se krejt bota “komplotojnë kundër nesh”, nacional-europianizmi “Satchi & Satchi” i pasluftës, përpiqet të na thotë se “krejt bota janë miqë tanë” apo se “e gjithë bota na do” etj. Në intencë enverizimi dhe nacional-europianizimi mbesin qëllim-njejtë : karrabythës të mendjes së shqiptarëve, se kush me të vërtetë është mik e kush armik i tyre. Prandaj siç është ditur edhe thënë në Lidhjen e Prizrenit duhet ditur dhe thënë edhe sot : armiqë të shqiptarëve mbesin triada orthodokse : Rusi-Serbi-Greqi, si dhe shtetet që po u bashkangjiten me mosnjohjen e Kosovës, dhe që nuk e duan faktorizmin e shqiptarëve me shumicë muslimane në Ballkan. Si dhe përfundimisht Vatikani, që po shfetarizon e shkombëtarizon shqiptarët. Prandaj bëhet çmos, që në fuçi të ngelet rusofilizmi si dhe mendësia sllavofile, që pretendon se e keqja shqiptarëve u ka ardhur nga Islami, nga Perandoria Osmane, si dhe u vie edhe sot nga Turqia. Prandaj të paktën ata shqiptarë që ndjehen muslimanë, është mirë që përfundimisht të heqin dorë nga ky rezon orthodokso-ruso-serb. Duhet ta dinë se historia nuk është matematikë dhe se mund të mos qëndrojnë ato gjëra që na i kanë servuar. Nuk është thënë kot se historinë e shkruan fituese dhe kontrolluesi i saj. Muslimanët shqiptarë qe 100 vite, janë larg, shumë larg kësaj gjëje.



Përfundim : Muslimanët shqiptarë duhet të jenë vigjilentë për kohën dhe të ardhmën



Se feja është një gjë personale, dhe krejtësisht subjektive, shumëkujt i është ngulitur në kokë, si rezultat i edukimit shekullaristë. Islami si fe hyjnore është SISTEM JETE. Islami është jetë, është dashuri, është përkushtim, është angazhim, është politikbërje, është syqelësi, ndaj konjukturës së establishuar në pushtet, në atë se ç’drejtim ka marrur, dhe se ç’do të ngjetë me muslimanin si pjesë e konjukturës. Të gjithë shqiptarët muslimanë praktikues, ata jo-praktikues, por edhe jo-muslimanët, duhet kuptuar njeherë e mirë, që nuk ka komb apo etni pa fe. Ka shtet neutral ndaj fesë, por jo edhe shtet/komb që së paku formalisht nuk denominohet nga ndonjë fe e caktuar karakterizuese, pavarësisht se sa praktikues fetarë janë shtetasit. Roli i feve në akcerelimin krijues dhe formësues të identiteteve kombëtare siç argumenton edhe Anthony Smith, është vendimtar. I tillë ishte edhe i islamit, në akcerelimin dhe brumosjen e identitetit shqiptarë. Duhet kuptuar njëherë e mirë, se nuk eksiston ndonjë kusht për integrim në BE, që na detyron të heqim dorë nga islami. Nëse Europa vazhdon të jetë islamofobe, ne duhet t’i masim hesapet, se a është në konvinencën tonë integrimi në të apo jo, e jo të na vie turp që jemi musliman. Muslimanët në të gjithë hapësirën shqiptare, duhet të jenë përfundimisht më syqelë dhe të angazhuar për të ardhmen. Të mos defetizohen në kërkesat më elementare, por t’i ndjekin të gjitha rrugët ligjore në survejimin e të drejtave të tyre. Letargjia e muslimanëve, do ta thellojë edhe më shumë katandisjen e tyre.

(Autori është studiues i teorive politike)
Last edited by psy on Sat Sep 25, 2010 7:49 am, edited 2 times in total.
User avatar
[CORNHOLIO]
Posts: 1869
Joined: Sun Jun 21, 2009 12:37 am

Re: Mbi katolikocentrizmin, rikoinkustën katolike në Kosovë.

Post by [CORNHOLIO] »

Une e lexova prej Rrokumit :D
ne fillim ja nisa me e studju edhe deshta me i shkeput do pjese me i nenvizu edhe me i qit qetu me ngjyre te kuqe, po e pash qe krejt shkrimi ke fort i pucit e nuk mujke njeri me e nda ne informata qa jon ma interesante e ma te rndesishme, masi krejt shkrimi fjal per fjal ke i rendesishem e qkado qe kisha citu i kisha bo padrejtesi pjeve tjera te shkrimit! Citimet e atyne studjusve, qe nuk ken musliman edhe nuk kan kurrfar lidhje sentimentale me musliman po megjithate kan marre guximiin me i qit ne siperfaqe angazhimet tendencioze te shoqerive kryesisht katolike ken 1 ilaq i madh per ket helmin katolikocentrist qe po e perhapin bash gjithkun ne tv , internet, sistem te arsimit edhe tash fatkeqsisht qaq te paskrupullt jon bo saqe presidenti i Shtetit shiptar me plotkuptimin e fjales per hir te KATOLIKOCNTRIZMIT e han MUTIN edhe shkon ja merr ne jog Anton Kqires !
User avatar
psy
Posts: 447
Joined: Wed May 26, 2010 1:44 pm

Re: Mbi katolikocentrizmin, rikoinkustën katolike në Kosovë.

Post by psy »

po jo more, po Kosoven e rrezikon vehabizmi o shpiErt. Edhe mon mutin ma hongshin qata qe se kane kuptu mo qe Rusi, Greqi e Serbi e kane kryte hala, si rezultat i pushtimit territorial, politik, shpirteror, sentimental, e llogosal t'ktyne vendeve e t'panorthodoksise qe 100 vjete n'raptishe. Kapakun osht kah ja qet Vatikani qe 22 vjet. Ai zaten tuk osht katolikocentrizimi kaq i madh, edhe NAMAZI i muslimanve raptishve ju doket radikal. Sikur n'terr nese e dheze ni shkendize t'vetme, qysh doket menihere, qashtu edhe ktu : kryqi kqyri o shpirt e ka kap n'tona ant; e balave edhe NAMAZI ju doket radikal. Edhe per Topin kome bo shkrim. Per fillim, veq muna me e bo ni parabolle n'mes ktyne dyve edhe Zherard Monese (ideatorit t'themeleve t'BE-se), me Eihmanin nazist, qe ka pjeke jahudi e polak neper krematoriume, e qe per me i ike Procesit t'Nurmbergut pat ike n'Ameriken Latine. Paramendoni tash ideatori i se "ardhmes europiane" (atebote) - Zherard Moneja, me e pase vizitu Eihmanin n'Ameriken Latine edhe me u puthe me to. A e kishe sha krejt historia ? I njejti sen osht ky veq n'miniature. Ni president qe se lshon prej goje kurre t`"ardhmen europiane" t'vendit me u taku me ni QEN qe i ka sha 2 milion musliman t'Kosoves, edhe qe ka shpreh admirim per Milloshin edhe Masakren ma t'madhe mas Luftes t'Dyte Boterore : Srebrenicen, kjo sdon koment. Ta zome nese edhe Moneja ish kon anti-semitist, hiq sish kon qud me u taku ni francez me ni gjerman nazist, qe kish mujt me i bashku tutela e anti-semitizmit, ama me kto qka ka bo Topi, e ka tregu nihilizmin e vete per neve si pjestare t'kombit, se Kqira mllefin e ka shprehe n'pjestare t'kombit t'vete n'rradhe t'pare. Se u taku me njerin qe i ka sha donile KREJT SHQIPTARET MUSLIMAN ! Mas kti akti, per mu ky njeri osht FASHIST, anti-shqiptar edhe nuk mun e ndaj prej Milloshit.
User avatar
AciDiuS
Moderator
Posts: 7206
Joined: Wed Mar 09, 2005 4:11 pm
Location: Free on Universe

Re: Mbi katolikocentrizmin, rikoinkustën katolike në Kosovë.

Post by AciDiuS »

Qata o e mir ajo thanja "Feja e Shqiptarit osht Shqiptarija" , perndryshe na ka hanger maca me ka krejt , katolikt extremista kohve t'dundit po investojn me tmadhe nkatolicizmin e shqiptarve sllogoani kryesor i tyne "Kthimi ne fen e te parve" osht absurditet i papam n'tjetren ane muslimant extremista jon kah i bojn do gjesta qe veq pe ushqejn propaganden e katolikve kur pe menon ma fell barazimi po del i frikshem .
User avatar
psy
Posts: 447
Joined: Wed May 26, 2010 1:44 pm

Re: Mbi katolikocentrizmin, rikoinkustën katolike në Kosovë.

Post by psy »

a baglove a ?

mos t'vjen marre tash qe je MUSLIMAN. Baba yt e ka emnin Xhafer mos harro. Ama po kallxojne gjinja, e shajke tha Zotin ktynehere n'shkolle qe menja sta merr, e ju thojke nxansave qe ska Zot. A u bo nacionalist tash baba ? A po flet per Shqipni t'madhe allahile ? A po t'thote kapju Pashko Vases, se sish kon as hajri i Tites, as i Rugoves ? A pot fol per MAJKA TEREZEN ? Heh, tishe kon pak ma n'moshe e me nxon komunizmin t'kish knaq per Titen e Stalinin. Se qashtu osht trendi : komunstat mu bo nacionalista. Kur t'i realizohet ideali nacionalist, i hin globalizmit masnej. Edhe fe e shqiptarve mbetet shqiptaria natyrisht.
User avatar
[CORNHOLIO]
Posts: 1869
Joined: Sun Jun 21, 2009 12:37 am

Re: Mbi katolikocentrizmin, rikoinkustën katolike në Kosovë.

Post by [CORNHOLIO] »

::shky-tu-kesh:::: ::shky-tu-kesh:::: ::shky-tu-kesh:::: ::shky-tu-kesh:::: ::shky-tu-kesh:::: a bon dikush me ma spjegu bre qfar ritualesh kan qeta besimtaret e religjionit SHQIPTARIA!
User avatar
AC/DC
Posts: 339
Joined: Sun Feb 07, 2010 7:38 pm

Re: Mbi katolikocentrizmin, rikoinkustën katolike në Kosovë.

Post by AC/DC »

Me falni per injorancen por kush mund te ma spjegoj titullin:
Mbi katolikocentrizmin, rikoinkustën katolike në Kosovë
User avatar
psy
Posts: 447
Joined: Wed May 26, 2010 1:44 pm

Re: Mbi katolikocentrizmin, rikoinkustën katolike në Kosovë.

Post by psy »

AC/DC wrote:Me falni per injorancen por kush mund te ma spjegoj titullin:
Mbi katolikocentrizmin, rikoinkustën katolike në Kosovë
Katolikocentrizimi osht definim, qe teoria politike ja bon tendences per me e qenderzu rolin e katolikve/fese katolike n'proceset edhe vendimarrjet politike.

"Rikoinkusta" osht term qe metaforikisht i referohet kohes se kryqezatave/kryqezatoreve, qe ndryshe quhen edhe "koinkuzatore". E "rikoinkusta", osht si metafore pra, qe deshmon se ndermarresi te tilla po ka edhe sot. Nese jo ushtarake, politike edhe kulturore gjithsesi.
User avatar
psy
Posts: 447
Joined: Wed May 26, 2010 1:44 pm

Re: Mbi katolikocentrizmin, rikoinkustën katolike në Kosovë.

Post by psy »

qe ni PERLE historie nga Arben Xhaferi, rreth asaj se sa ka vlejt thanja "Feja e Shqiptarit osht Shqiptaria", n'shekullin kur u thone (n'shekullin XIX)

Në vitin 1806, Karagjorgje çliroi Beogradin nga osmanët. Rol të rëndësishëm në këtë luftë luajti çami Kondo Bimbashi, i cil bashkë me luftëtarët e tij, kryesisht çamë, hyri i pari në kala. Një tjetër luftëtar çam ortodoks, qe morri pjese ne luftime ishte Gjergj Olimpiasi, i cili me 300 vullnetarë të tij shqiptarë luftoi për krah për krah me serbët për çlirimin e Serbisë (Arbën Xhaferri, "Legalizimi i krimit")

Corni,

Shqiptaria osht fe MESIANIKE edhe kontribuese ne ngritjen e Dexhalleve KOMSHI, nga ana e vellezerve tane krishtere ! Vete Marka Gjoni bre po thote, une sen spo shtoj. Lum Serbia e Greqia per kryqalite tone.
User avatar
[CORNHOLIO]
Posts: 1869
Joined: Sun Jun 21, 2009 12:37 am

Re: Mbi katolikocentrizmin, rikoinkustën katolike në Kosovë.

Post by [CORNHOLIO] »

psy wrote:qe ni PERLE historie nga Arben Xhaferi, rreth asaj se sa ka vlejt thanja "Feja e Shqiptarit osht Shqiptaria", n'shekullin kur u thone (n'shekullin XIX)

Në vitin 1806, Karagjorgje çliroi Beogradin nga osmanët. Rol të rëndësishëm në këtë luftë luajti çami Kondo Bimbashi, i cil bashkë me luftëtarët e tij, kryesisht çamë, hyri i pari në kala. Një tjetër luftëtar çam ortodoks, qe morri pjese ne luftime ishte Gjergj Olimpiasi, i cili me 300 vullnetarë të tij shqiptarë luftoi për krah për krah me serbët për çlirimin e Serbisë (Arbën Xhaferri, "Legalizimi i krimit")

Corni,

Shqiptaria osht fe MESIANIKE edhe kontribuese ne ngritjen e Dexhalleve KOMSHI, nga ana e vellezerve tane krishtere ! Vete Marka Gjoni bre po thote, une sen spo shtoj. Lum Serbia e Greqia per kryqalite tone
.
ashiqare bre bac, mirpo po me doket dej te vetdisohen krejt agraret e trojeve shiptare kena me e honger keq!
User avatar
psy
Posts: 447
Joined: Wed May 26, 2010 1:44 pm

Re: Mbi katolikocentrizmin, rikoinkustën katolike në Kosovë.

Post by psy »

qe ni PERLE tjeter nga dora Thimi Mitkos qe sot e dominon historine, emnat e shkollave n'Kosove, edhe emnat e rrugeve :

Po edhe Greqia duhet t’u sillet Shqiptarëve, si mëmë e vërtetë edhe e dashur, duke u folur në gjuhën e tyre të foshnjërisë edhe shtëpijake.Greqia duheshe si mëmë e dashur të ngrohi pe Shqipëtarëve jo vetëm bashkëfetarët e saj, po edhe Shqiptarët Mohamedanë edhe katolikë.

"Bleta Shqiptare", mars 1878.

a pe sheh bab qysh pat nis me marr hovi kryqali n'Lidhje t'Prizrenit e knej ? Tu u munu me na bo pjese t'Greqise, njejte si sot filiale t'Vatikanit !
Last edited by psy on Sat Sep 25, 2010 9:05 pm, edited 1 time in total.
User avatar
AciDiuS
Moderator
Posts: 7206
Joined: Wed Mar 09, 2005 4:11 pm
Location: Free on Universe

Re: Mbi katolikocentrizmin, rikoinkustën katolike në Kosovë.

Post by AciDiuS »

psy wrote:a baglove a ?

mos t'vjen marre tash qe je MUSLIMAN. Baba yt e ka emnin Xhafer mos harro. Ama po kallxojne gjinja, e shajke tha Zotin ktynehere n'shkolle qe menja sta merr, e ju thojke nxansave qe ska Zot. A u bo nacionalist tash baba ? A po flet per Shqipni t'madhe allahile ? A po t'thote kapju Pashko Vases, se sish kon as hajri i Tites, as i Rugoves ? A pot fol per MAJKA TEREZEN ? Heh, tishe kon pak ma n'moshe e me nxon komunizmin t'kish knaq per Titen e Stalinin. Se qashtu osht trendi : komunstat mu bo nacionalista. Kur t'i realizohet ideali nacionalist, i hin globalizmit masnej. Edhe fe e shqiptarve mbetet shqiptaria natyrisht.
Ah bre lum pom dhimet intelekti yt qe gjendet ne ty kur po reagon nqisi mnyrash , pe di edhe kush t'paska fole per babin tem , ai skoka njeri e ja man vetes kogja nifar njeri i dishem e sene vene ai me plot kuptimin e fjales skoka njeri , edhe allahile thuj si te takojsh ka than djali Xhafes shko n'3000 p!dha t'nanes qe tkan bO mos ma merr baben per goj se rAapt ti qi .

Po babi jem osht kon Ateist ni kohe , por quditrisht mu mka eduku ne frymen e besimit n'Zot edhe ato besim t'fortee ne Zot mka jep gjat edukimit tem . Edhe jo spom fol per pasho vaesen e ka kry moti jo nt'25tAt , edhe so kon komunist babi jem kurr , ateist nuk dmth pa tjeter me kon komunist . Po lej foret lum fol qa ki me fol n'citim temin e mos i hi llugave edhe ti jo qe diqka amo vallahi troh t'nevojes nuk kiE . A pot dhem fakti qe pot deshtojn vllaznija pot bohen allkaidasha a ?
User avatar
AciDiuS
Moderator
Posts: 7206
Joined: Wed Mar 09, 2005 4:11 pm
Location: Free on Universe

Re: Mbi katolikocentrizmin, rikoinkustën katolike në Kosovë.

Post by AciDiuS »

[CORNHOLIO] wrote:::shky-tu-kesh:::: ::shky-tu-kesh:::: ::shky-tu-kesh:::: ::shky-tu-kesh:::: ::shky-tu-kesh:::: a bon dikush me ma spjegu bre qfar ritualesh kan qeta besimtaret e religjionit SHQIPTARIA!

Rituale jon me shku n'kisha me shku n'xhamija si krejt njerzija , po mbi t'gjitha me qen Shqiptarija , feja osht diqka personale dhe si e till nuk munet mu qit para interesave kombtare se po kalon ne egoizem .
User avatar
psy
Posts: 447
Joined: Wed May 26, 2010 1:44 pm

Re: Mbi katolikocentrizmin, rikoinkustën katolike në Kosovë.

Post by psy »

mos e shaje njerin, se ai diskutim u kon publik n'fb t'Qendrimit. E kom pa me sy te mi, e s'm'ka kallxu ai. E kom lexu me syte e mi. Lej tash foret. Ateizmi per krejt periudhen 1945-1889 lidhet me komunizem, se qaj u kon sistemi qajo u kon literatura. Mu su m'pengon pse u kon komunist, po pse me krejt zemren u kon ateist edhe e ka luftu Zotin. Pse ka besu n'komunizem ma shume se shkijet. Xhaferi ska pas rast me lexu per Dawkinsin po Marksin, Engelsin, Leninin, Stalinin. Edhe ku ja besu ma shume se ti Pashko Vases. Po, nime ateizmi osht zgjedhje krejt normale apo jo ? Qka t'dhimti qe e permena ? Lej tash foret. Folna diqka per GLOBALIZEM !
User avatar
AciDiuS
Moderator
Posts: 7206
Joined: Wed Mar 09, 2005 4:11 pm
Location: Free on Universe

Re: Mbi katolikocentrizmin, rikoinkustën katolike në Kosovë.

Post by AciDiuS »

e terhjeku shamjen me pendes :S , po ti shprehu ma mire "po kallxojn gjinja" . Edhe sdi pse bre ndebat me mu shum i shmanges temes per t'cilen flas une gjith i hin llugave qishtu . Feja e shqiptarit osht shqiptarija nuk osht Religjion me t'dergum e me naj liber t'shejt me me rituale etj po osht veq metafor per t'cilen e din edhe vet boll mir , po as realiteti i saj qe osht shumm fryt dhans ty nuk t'pelqen . P.S a je per ni Xhihad me ba n'KS ?

Xhafa so merr me komnunizem po me ART, xhafa besimin e vet si ateist se ka bazu ne komunizem po ne vet filozofin e tij ku me evoulimin e mendjes tij fillozofija e veten e qon ne besim te fort ne Zot , mi 2000 libra ne Atele qe ju kan kall as ni liber i vetem so kon ne lidhje me komunizem , edhe kurr njet dy fjal tmira smi ka fol per komunizem .
Last edited by AciDiuS on Sat Sep 25, 2010 9:23 pm, edited 2 times in total.
Locked