Magjia e zezë dhe ndikimi i saj

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82

User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

Magjia e zezë dhe ndikimi i saj

Post by V | a G r a »

Magjia e zezë dhe ndikimi i saj

Kohën e fundit të gjithë jemi dëshmitarë se shumica e njerëzve për shumë sëmundje, brenga jetësore, çrregullime të ndryshme psikike dhe shqetësime shpirtërore, kërkojnë ndihmë nga terapeutët laikë të metodave alternative të shërimit.

Kur në jetën e përditshme ballafaqohet me situata të këtilla, edhe skeptikut më të madh, me një edukatë të fortë materialiste, dyshimi i parë intim që do t'i bie ndërmend është: "Mos jam vallë nën ndikimin eventual të magjisë së zezë?!"

Jo vetëm tek ne shqiptarët, por frika nga magjia e zezë ekziston dhe ka ekzistuar përherë, edhe tek të gjithë popujt tjerë, pa marrë parasysh shkallën e zhvillimit të tyre kulturor dhe civilizues.

Nëpër shumë shtete të Evropës së sotme si dhe në kontinentet e tjera, ekzistojnë dhe përherë kanë ekzistuar kulte të ndryshme, të cilat e kultivojnë magjinë e zezë.

Ato janë bashkësi dhe shoqata të ndryshme që veprojnë legalisht, gjysmë-legalisht, ose të fshehura pas ndonjë shkolle të ushtrimit dhe të edukatës psikike.

Këto kulte dhe shoqata kanë një numër të madh anëtarësh, e shpesh në mesin e tyre gjenden edhe personalitete të larta të jetës shoqërore-politike.

Bie fjala HITLERI, themeluesi i nazizmit famëkeq, ka qenë anëtarë aktiv i një sekti të magjisë së zezë në Gjermani e ashtuquajtur "TULLA". Edhe simboli nazist i kryqit të thyer është simbol magjik që ka prejardhjen nga simbolet e magjisë së Egjiptit të lashtë.

Edhe pse njohuritë për magjinë e zezë në Kosovë dhe tek populli shqiptar në përgjithësi, janë nga lashtësia, fatkeqësisht, kjo frikë, edhe sot e kësaj dite, me përmasa të mëdha është e shprehur ende tek gjeneratat tona të reja.

Përveç termit të popullarizuar "magji e zezë", për këtë dukuri, në popullin tonë mund të dëgjojmë edhe termet: "sehire", "të bame" etj.

ÇKA ËSHTË, NË REALITET, MAGJIA E ZEZË?

Magjia e zezë është ndikimi psikik i një personi në personin tjetër nga larg, pa dijeninë e tij, me qëllim që atij ose ndonjë anëtarit tjetër të familjes, t'i shkaktohet dëm apo çfarëdo e keqe.

Magjia e zezë kryhet nga personi i caktuar që disponon aftësi të jashtëzakonshme të ndikimit psikik nga larg dhe quhet magjistar.

Këta persona, aftësinë e veprimit përmes magjisë së zezë, e kanë të lindur, të trashëguar nga njeri prej të afërmve (zakonisht prej prindërve) ose të arritura me ushtrime të caktuara mentale si pjesëtar i ndonjë kulti të magjisë së zezë.

Praktika ka treguar se magjistarët që aplikojnë magjinë për qëllime negative, aftësitë e tyre i kanë vërejtur tek pas tejkalimit të ndonjë krize mentale, prandaj me plot të drejtë mund të konstatojmë se ata janë njerëz psikikisht të sëmurë.

Magjistari, zakonisht ritualin e caktuar të magjisë së zezë e kryen me porosinë e personit të tretë dhe për këtë veprim realizon të mira të konsiderueshme materiale.

Rituali i magjisë së zezë mund të kryhet në mënyrë direkte, ku mjafton vetëm emri, emri i njërit prind, mbiemri dhe mosha e viktimës, si dhe në mënyrë indirekte, përmes sendit të caktuar fizik ndërmjetësues.

Si send ndërmjetësues fizik, zakonisht kërkohet: fotografia e viktimës, copa e thoit, qimja e flokut, copa e veshjes intime që është bartur një kohë të gjatë nga viktima, gjaku te femrat nga një vatë higjienike e mbeturinës menstruale, unaza etj.

Njëra ndër veprimet më të rëndësishme të bërjes së magjisë së zezë është parafytyrimi tejet i qartë i ngjarjes. E keqja që duhet t'i ndodhë viktimës duhet të vizuelizohet qartë nga magjistari në pëlhurën filmike të paramenduar si figuracion psikik.

Pasi të kryhet ky ritual, përdorohet metoda tjetër e mbushjes emocionale të ngjarjes së paramenduar dhe, së fundi, e tërë kjo si formë tejet e fortë energjetike bartet (induktohet) tek sendi fizik i viktimës.

Po të bëjmë krahasime, ky veprim përafërsisht është i njëjtë sikurse tek magneti aktiv, i cili pas fërkimit me forcën e vet magnetike, magnetizon në metal tjetër.

Më pas, sendi fizik i viktimës ku është kryer rituali induktiv i magjisë, i dorëzohet porositësit duke i sugjeruar që atë ta vendosë diku afër vendit ku më së shumti qëndron viktima gjatë ditës: tavolinisë së pupnës, shtratit të fjetjes, pragut të shtëpisë etj.

Kur jemi tek format energjetike të induktimit psikik, vetëm të konkretizojmë se, kjo energji mentale që e përdor mendja gjatë koncentrimit të fortë dhe induktimit të saj kah sendi i caktuar, nuk është energji e ndonjë forme kinetike që e njeh fizika e jonë si shkencë, por kemi të bëjmë me një energji nga dimensionet astrale të absorbuara përmes gjendjes së koncentruar të transit psikik.

Pasi që kjo energji nuk mund të regjistrohet nga asnjë instrument sado i sofistikuar matës, mu për këtë shkak, magjia si mënyrë e ndikimit psikik tek të tjerët nga larg, mohohet prej shkencës zyrtare si një besëtytni e kotë paganë.

Nëse do të arrihet ndonjëherë deri te një zbulim i ndonjë instrumenti të tillë, atëherë pa dyshim se kjo do të jetë arritja më e madhe e njerëzimit. Kjo do të na mundësonte që lehtë të regjistrohen dhe të lexohen edhe mendimet e të tjerëve.

SI VEPRON NDIKIMI MAGJIZEZË?

Për ta sqaruar veprimin e ndikimit të magjisë, në rend të parë duhet sqaruar kuptimin e trupit astral që është pjesë e ndërtimit të tërësisë së çdo gjallese.

Njeriu si qenie e përsosur fizike me të gjitha organet e veta funksionale, përbëhet edhe nga trupi energjetik që ndryshe quhet si: "trupi astral", ose në shumë literatura të popullarizuara ezoterike, si "AURA".

Ajo, në një distancë prej 7,5 cm, e përshkruan tërë trupin fizik të njeriut. "Trupi astral" është substancë energjetike dhe ajo nuk mund të vërehet me shqisat tona normale, edhe pse ka njerëz të prirë dhe të ushtruar mentalisht që "Aurën" e regjistrojnë edhe me shqisa fizike.

Se "Aura" si mbështjellëse energjetike e trupit vërtet ekziston, nuk ka dyshim edhe për shkencën bashkëkohore, sepse kohën e fundit janë zbuluar shumë instrumente tejet precize digjitale elektronike që e regjistrojnë dhe e incizojnë atë.

Këtu si ilustrim mund të përmendim kamerën e popullarizuar të KIRILIJANOVIT (sipas mbiemrit të zbuluesit sovjetik).

Trupi astral, pra, është trup energjetik dhe funksioni i tij është i shumëfishtë. Si detyrë themelore ka, që në rend të parë ta furnizojë me ENERGJI VITALE (jetësore) tërë qenien tonë, të cilën e pranon nga Universi.

Në "trupin astral", (që gjendet në AURË) përveç funksionit të furnizimit me energji vitale, në forma të "valëve elektromagnetike" janë të regjistruara të gjitha mendimet, emocionet dhe synimet tona në përgjithësi, së bashku me ngjarjet e ndryshme që na kanë ndodhur dhe presin të ndodhin në të ardhmen.

Për nga funksionaliteti i tij, "trupi astral" është neutral dhe nuk bën dallime në mes të mirës dhe të keqes. Nëse ato kanë depërtuar në ndërdijen tonë, aty regjistrohen dhe ekzekutohen të gjitha mendimet, përjetimet emocionet dhe parafytyrimet e ndryshme.

Ky funksion i natyrshëm i qenies sonë është tërësisht i pavetëdijshëm, prandaj ne as që mund ta vërejmë me vetëdije të plotë.

Ai nuk njeh largësi të shprehura me metra ose kilometra. Në të nuk ekziston hapësira e caktuar e veprimit dhe as koha.

Një "trup astral" individual, njëkohësisht është integrim në trungun e përgjithshëm astral kolektiv që ne ndryshe e quajmë edhe si "ndërvetëdije kolektive" (sipas K.G. Jungut).

Prandaj, në të, përveç aktiviteteve të vetëdijshme të mendjes sonë, regjistrohen edhe porosi telepatike (transmisive) që përmes planit "astral kolektiv" përcillen në planin "astral individual" konkret.

Pas këtij sqarimi, t'i kthehemi sërish sendit fizik ku është kryer rituali i magjisë së zezë.

Kur personi i caktuar-viktima, vjen për së afërmi në kontakt me pjesën e vet fizike, në të cilën më parë nga magjistari është induktuar porosia magjizezë, atëherë "Aura" e tij e njeh atë si diçka e vetja, ashtu që pa kurrfarë pengesa e pranon mbushjen energjetike nga ai send.

Kështu energjia e indiktuar nga sendi ndërmjetësues transmetohet në "Aurën" e viktimës dhe, varësisht nga forca e mbushjes energjetike që është induktuar, pret momentin e caktuar të realizimit.

ZBULIMI DHE EVITIMI I MAGJISË SË ZEZË

Së pari duhet pasur kujdes se çdo problem, "fati i zi", apo ndonjë sëmundje e pashërueshme, nuk duhet të merret decidivishtsi e shkaktuar nga magjia e zezë.

Sepse, nëse për vete permanent krijojmë mendime negative në formë të frikës, dyshimeve... etj., atëherë edhe këto gjendje psikike, si valë elektromagnetike, përmes shtypjes, depërtojnë dhe regjistrohen në ndërvetëdijen tonë, duke pritur aty çastin e favorshëm të realizimit.

Çdo mendimi i yni, pa marrë parasysh në është negativ apo pozitiv, krijohet si figuracion i vizuelizuar dhe nëse përcillet me një emocion të fortë shpirtëror, si valë elektromagnetike, regjistrohet në ndërvetëdijen tonë.

Përsëritja e përhershme shkakton mbushjen energjetike dhe kjo porosi e shkaktuar nga vetë ne është reale, me tendencë që të materializohet në praktikë.

Pra, analizën e parë në evitimin e magjisë së zezë duhet nisur nga vetvetja. Mos jemi vetë shkaktarë të saj?

Nëse kemi indice të forta se, vërtet, jemi nën ndikimin e magjisë së zezë, atëherë hapi i dytë që duhet bërë është zbulimi i sendit ndërmjetësues fizik.

Kjo ka një rëndësi të madhe dhe të shumëfishtë, sepse nga shëruesi (terapeuti) i aftë me zbulimin e sendit ndërmjetësues, mund të vërehet se çfarë metode e ndikimit energjetik është kryer në të (ritualit të ajrit, zjarrit, ujit ose tokës).

Më pas, përmes djegies, hedhjes në lum, varrosjes në tokë, bëhet asgjësimi i sendit ndërmjetësues dhe pengohet ndikimi i mëtejmë i tij.

Të kemi kujdes!

Me zbulimin dhe asgjësimin e sendit ndërmjetësues fizik nuk është shkatërruar edhe ndikimi i magjisë së zezë, e cila veç ka depërtuar. Ajo, si "larvë" ekziston në "AURËN" e viktimës dhe ende vepron.

Prandaj, duhet lajmëruar terapeutin e aftë, i cili posedon aftësi që me metoda të kundra ndikimeve pozitive (magjisë së bardhë), ta asgjësojë në tërësi nga "Aura" veprimin e mëtejmë të "lavrës" së mbetur negative.

PREVENTIVA DHE MBROJTJA NGA MAGJIA E ZEZË

Në të gjitha literaturat profesionale ezoterike të shumë shkollave të magjisë së bardhë, përveç disa metodave terapeutike vetëmbrojtëse, si metodë më e fortë dhe më efikase theksohet mosbesimi në magjinë e zezë (negacioni i vetëdijshëm i ndikimit të saj).

Por, sa është reale që vërtetë dhe me gjithë qenien tonë e mohojmë se ajo ekziston? Frika nga e keqja dhe pasiguria permanente në vete na bëjnë tolerant dhe diku në intimen e shumë njerëzve ekziston doza e caktuar e dyshimit.

Metoda tjetër rituale tejet efikase është metoda e autosugjestionit, përmes së cilës, si vazhdimësi ndikojmë në vetvete duke rrënjosur gjithnjë mendime pozitive të vetëbesimit. Kështu krijojmë një barrierë të fortë energjetike rreth "Aurës" sonë, e cila pengon çfarëdo ndikimi negativ nga jashtë.

Autosugjestioni duhet të jetë i përhershëm dhe me besim të fortë në suksesin e saj. Kur për veten krijojmë "larva" të forta energjetike pozitive, atëherë në "Aurën" tonë kurrë nuk do të ketë plasaritje për ndikime të padëshirueshme nga jashtë.

Personalitetet e ndryshme me karakter dhe vetëbesim të fortë, kurrë nuk ka mundësi të jenë nën ndikimin e veprimeve nga jashtë: "Aura" e tyre është e mbyllur dhe vepron vetëm në brendinë e vet funksionale.

Adnan Abrashi
Ian
Posts: 180
Joined: Fri Nov 27, 2009 2:18 am
Location: Mecca

Re: Magjia e zezë dhe ndikimi i saj

Post by Ian »

:arrow:
User avatar
Al-Shama
Posts: 3436
Joined: Mon Mar 01, 2004 9:53 pm
Location: n'shpi!

Re: Magjia e zezë dhe ndikimi i saj

Post by Al-Shama »

une veq qeto di me e than -
ne Islam asht haram i madh nese kqyr tjetrin tu bo magji e leje mo me msu


Allahu na rujt !
User avatar
cowboy
Posts: 8957
Joined: Mon Aug 16, 2004 12:53 pm
Location: Sweet Home Hell

Re: Magjia e zezë dhe ndikimi i saj

Post by cowboy »

Slayer - Black Magic :P


Cursed
Black magic night
We've been struck down
Down in this Hell
Spells surround me day and night
Stricken by the force of evil light
The force of evil light

Cast
Under his spell
Blinding my eyes
Twisting my mind
Fight to resist the evil inside
Captive of a force of Satan's might
A force of Satan's might

Fighting the curse
Break it I must
Laughing in sorrow
Crying in lust

My strength slips fast
Soon I must fall
Victim of fortune
My sources grow small
Life slips away
As demons come forth
Death takes my hand
And captures my soul

Mujsha mavon e lexoj qet magjien e zez se paska shum...
User avatar
David Gilmour
Posts: 5122
Joined: Sun Sep 09, 2007 9:05 am
Location: Prizren
Contact:

Re: Magjia e zezë dhe ndikimi i saj

Post by David Gilmour »

Burdushin e kom kujshi perqat pun kurr s'kom magjistru zezaski
User avatar
dreni
Posts: 519
Joined: Tue Jun 21, 2005 8:28 pm
Location: gjethka kapak

Re: Magjia e zezë dhe ndikimi i saj

Post by dreni »

nshumicen e sendeve qa i ka shkru viagra pajtohna veq mendoj qe qashtja e magjis shpjegohet nmnyr shum tsakt edhe te detajume prej religjioneve hyjnore...krejt kto ndikime qe bohen prej largsis prej personit ne person bohen permes bashkpunimit te magjistarit me gjindet
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Magjia e zezë dhe ndikimi i saj

Post by Clavicula »

e di njifar rasti ekstrem ashtu, ama atyne vec ju kan mungu brinat sen tjeter. njoni qe une e njof, kogja do motra kallabllak e ky ma i vogli sene vene, edhe mosi u martu i dhimke koma, edhe shipja jo me qu te mjeku, po naper gra e naper qesi hoxhallar e sene, edhe baj baj qeshtu pale se sa dite edhe sen nuk i ka bo hajr, edhe, menxi qe i bidn dikush o edha, qone te doktorri leni k'to pordhacione, edhe e kan qu, e kan shti ne rentgen edhe tipi komen e krist e ka pas, e ata tu i thon, jo a i kini gjet do kime te dera, jo do thoj qesi sene, thjesht magjia o vec per njerz te ulet
User avatar
darian
Posts: 1040
Joined: Wed Nov 05, 2008 4:50 pm
Location: .www

Re: Magjia e zezë dhe ndikimi i saj

Post by darian »

magjia e zez osht kur tgjon duqa te flokve mas kauqit.
User avatar
Bittersweet
Posts: 1738
Joined: Sun May 10, 2009 9:17 pm
Location: Écailles de Lune

Re: Magjia e zezë dhe ndikimi i saj

Post by Bittersweet »

Budallakia e zezë :roll:
User avatar
santana
Posts: 6342
Joined: Sat Oct 08, 2005 5:56 pm
Location: nër pantolla
Contact:

Re: Magjia e zezë dhe ndikimi i saj

Post by santana »

qysh ja ngul niri vetit nkr krejt osht kjo pun
User avatar
dreni
Posts: 519
Joined: Tue Jun 21, 2005 8:28 pm
Location: gjethka kapak

Re: Magjia e zezë dhe ndikimi i saj

Post by dreni »








[youtubedWrqwmXegIE][/youtube]






2:102. (E hodhën librin e Zotit) E ndoqën atë që e thonin djajt në kohën e sundimit të Sulejmanit. Po Sulejmani nuk ishte i pafé, djajt ishin të pafé, sepse u mësonin njerëzve magjinë. (ndoqën) Edhe çka u zbriti në Babil dy engjëjve, Harutit dhe Marutit. E ata të dy nuk i mësonin askujt (magjinë) para se t’i thonin: “Ne jemi vetëm sprovë, pra mos u bën i pa fé!” E, mësonin (njerëzit) prej atyre dyve atë (magji) me çka ndanin burrin prej gruas së vet, por pa lejën e All-llahut me atë askujt nuk mund t’i bënin dëm dhe ashtu mësonin çka u sillte dëm e nuk u sillte dobi atyre. E ata (jehuditë) e kanë ditur se ai që (hodhi librin) e zgjodhi atë (magjinë), ai në botën tjetër nuk ka ndonjë të drejtë (në mëshirën e Zotit). Po ta dinin, ata se për ç’ka e shitën vetveten, ajo është shumë e keqe.
User avatar
DemoniCa
Posts: 1313
Joined: Wed Dec 05, 2007 11:15 pm
Location: Kingdom of Loss

Re: Magjia e zezë dhe ndikimi i saj

Post by DemoniCa »

darian wrote:magjia e zez osht kur tgjon duqa te flokve mas kauqit.

Hahhahahahhaahaha :lol: :lol:

Kjo puna e magjise t'zeze osht si ajo puna kur t'smuhen njerzt edhe shkojn me ju shkri plum e me ju fry a cka po di une,nuk osht se ato pernime ju bojn hajr, po ja nisin me besu qe kane me u shnosh edhe qeky osht ai qelsi i suksesit ,njejt ma merr menja qe osht edhe te magjia e zeze..ja nis me besu qe dikush t'ka bo magji..edhe t'doket qe krejt punte po t'shkojn keq e kur ti ja nis me besu n'kete sen intensivisht ateher edhe ja nisin me t'shku keq.
User avatar
cowboy
Posts: 8957
Joined: Mon Aug 16, 2004 12:53 pm
Location: Sweet Home Hell

Re: Magjia e zezë dhe ndikimi i saj

Post by cowboy »

mos u tutni o tucana se Magjin e zez ka ba njeri e jo magjia e zez njeriun.

:D
User avatar
system of A down
Posts: 825
Joined: Tue Nov 04, 2008 6:02 pm
Location: protesta! i`manevrushem:P

Re: Magjia e zezë dhe ndikimi i saj

Post by system of A down »

David Gilmour wrote:Burdushin e kom kujshi perqat pun kurr s'kom magjistru zezaski
kojshi :lol:
allahile a po ka myshteri hiq :P
User avatar
David Gilmour
Posts: 5122
Joined: Sun Sep 09, 2007 9:05 am
Location: Prizren
Contact:

Re: Magjia e zezë dhe ndikimi i saj

Post by David Gilmour »

system of A down wrote:
David Gilmour wrote:Burdushin e kom kujshi perqat pun kurr s'kom magjistru zezaski
kojshi :lol:
allahile a po ka myshteri hiq :P
paj po ka kapak, do bakshisha t'vegjel (X5 e qisi kerra palidhje po ka bakshisha)
Post Reply