Hipnoza

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82

User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

Hipnoza

Post by V | a G r a »

:arrow: Hipnoza ? ...
User avatar
Bittersweet
Posts: 1738
Joined: Sun May 10, 2009 9:17 pm
Location: Écailles de Lune

Re: Hipnoza

Post by Bittersweet »

Hipnoza.
User avatar
bg82
Moderator
Posts: 2564
Joined: Fri Dec 01, 2006 11:56 am
Location: New York

Re: Hipnoza

Post by bg82 »

nime viager, kur te qel temen edhe bonje naj pytje lidhje me temen ose jepe naj fakt ne kete rast te hiponozes, jepja ni te shtyme temes se qishtu qe pi qel temat si me marre, nuk po te terhek me shkrujt n'to.
User avatar
AciDiuS
Moderator
Posts: 7206
Joined: Wed Mar 09, 2005 4:11 pm
Location: Free on Universe

Re: Hipnoza

Post by AciDiuS »

Image
User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

Re: Hipnoza

Post by V | a G r a »

pse qa osht kjo shigjet :arrow: ne drejtim te fjales Hipnoz ... ( edhe ikonat e kan domethanjen e vet ) Dhe kjo shigjet tregon se duhet te diskutohet per tematiken e hipnozes rreth hipnozes dhe gjithqka mbi te ...

ju po ja boni ajt dikush e paska shtru sorfen e bukes po ulum e po pritum nashta vjen na ushqen dikush ...

lodhne pak trunin !
User avatar
Bittersweet
Posts: 1738
Joined: Sun May 10, 2009 9:17 pm
Location: Écailles de Lune

Re: Hipnoza

Post by Bittersweet »

N'fakt ti je ai qe je ul n'sofer e po pret kush qka po bjen,se e ke qel temen edhe kurgjo ske thon..
User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

Re: Hipnoza

Post by V | a G r a »

une shqip jom tu shkru oj qik ... nejse !

.............................

Qka osht hipnoza ?
Çfarë ndiejn njerzit në të vërtet në hipnozë ?
Si e realizojn njerzt hipnozen ?
Trego qka din per Hipnoz ?


etc ...
User avatar
[CORNHOLIO]
Posts: 1869
Joined: Sun Jun 21, 2009 12:37 am

Re: Hipnoza

Post by [CORNHOLIO] »

:lmao:
AciDiuS wrote:Image
User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

Re: Hipnoza

Post by V | a G r a »

Mbasi ju i qitni aso figura kjo rubtik nuk e don ashtu mirpo nejse ...

ÇKA ËSHTË HIPNOZA?

Hipnoza është një gjendje e ngjashme me gjumin. Pra, nuk është gjumë i vërtet! Hipnoza është një koncentrim ekstrem, i pavetëdijshë në hipnotizuesin, ku të gjitha shqisat (gjatë hipnozës së thellë) flejnë dhe vetëm vëmendja në hipnotizuesin forcohet.

Hipnoza është një gjendje natyrore. P.sh. kur e lexon një libër me vëmendje të plotë dhe thellohesh në ngjarje, kalon pa vetëdije në një gjendje hipnotike (hipnoz të lehtë).

Me hipnozë unë nënkuptoj një gjendje gjumi të arritur në mënyrë artificiale. Si të doni; një gjendje gjumi me koncentrim të plotë në diçka të përcaktuar.

Stundimi i hipnozës nëpërmjet ushtrimeve, ju mundëson shumë mundësi si: Përparim në jetë, jetë të shëndetshme, regresim e shumë gjëra tjera.

Mund ta përdorni edhe si mjet eksperimentimi në parapsikologji.Të mësohesh të hipnotizosh d.m.th. të përfitosh më shumë dije se sa kam menduar.

Hipnotizim është vetëm teknike, të cilën mund ta mësoj secili.

Të gjithë që e mësojnë këtë teknik janë në gjendje të hipnotizojnë të tjerë dhe t’i zgjojnë mediumet e tyre pa kurrfarë rreziku. Para se të mësoni të hipnotizoni veten dhe të tjerët duhet ti njifni disa rregulla.

Sipas pines dhe përvojës time shumë vjeçare kam parë se thuaja se në qfare gjendje kam qene une po ashtu ne hipnozë mediumi e ka ndje veten.

Nese une kam qeshur për ndonje rast, mediumi njejt ka qeshur, nese une kam qene i shqetesuar ku kjo rrall më ka ndodhur, edhe mediumi ka qenë i shqetesuar, po edhe këtu përvoja më ka mësuar që ta pyes mediumin se çka ka që është i shqetesuar dhe gjithnjë ka dhane përgjigjen negative dhe nuk e ka ditur për çka është është i shqetesuar.

Une menjihere i kam dhane sygjestione pozitive dhe mediumi është normalizuar.

Çfarë ndiej unë në të vërtet në hipnozë?

Hipnoza është një gjendje shumë e këndshme. Çdo stres largohet, ju keni plotësisht qetësi dhe kënaqësi të plotë. Ngarkesat e ditës largohen; të gjitha mendimet e mërzitshme për ju gjithashtu largohen.

OSHO MBI HIPNOTERAPIINË

Hypnoterapija është një medicine shume e thelle. Ajo e arrin vigyamayakos, trupin e katërt, trupin e vetëdijës.
Hypnoterapija nuk përdor barna medicionale. Nuk përdore asgjë për veq sygjestionit. Kjo është e tëra.

Mendjes suaj thjesht ia hedhni një sygjestion, ta quajm kete gjendje magnetizem shtazarak, mesmerizem, hipnozë, apo pa marrë parasysh si ta quajm, por ajo ndikon nëpërmes forcës së mendimit, jo nëpërmjet forcës së materjes.

Deri edhe hemopatija është forcë e materjes në masë shumë subtile të imë. Hipnoterapija plotsisht e hedh anash materjen sepse sado që është subtile kjo prap është materje.

Në potencionin dhjetmijt, por prap, kjo është potencion i materjës. Kjo thjesht është kërcim në energjin mentale, vigyanmayakos-it : trup i vetëdijës.
Në qoftë se vetëdija e juaj e pranon iden e caktuar, kjo fillon të funksionoj.

Hypnoterapija e ka një ardhmëri të madhe. Kjo ka me qenë medicina e ardhmërisë sepse nëse me nderrimin e kuptimit apo formes mendore të juaj mund të ndrrohet mendja e juaj, nëpërmes mendjes ndrrohet trupi energjetik, dhe nëpërmes ndrrimit të trupit energjetik ndrrohet trupi mendor, e atëher çka na nevoiten helmet (barnat medicionale), për se po mirreni medicinen e trupit? Pse nuk po punoni nëpërmjet të fuqise mendore?

Osho për Hypnozë

„Në hypnozë ndodh kjo: Imagjinata fillon të ndikoi plotsisht, kurse gjykimi plotesisht bjen, sepse në hypnozë gjykimi bie në gjume. Hypnoza nuk është asgjë tjetër për veq se fjetje e gjykimit i cili dyshon; atëherë imagjinata ndikon përsosshmërisht, atëherë nuk ka frena,vetem ekcelerator, vetem shkoni përpara, nuk ka frena“.
Osho

Autohipnozë

Para se ta provoni vet të futi në Autohypnozë duhet ta gjeni nji vend të qete ku askush nuk ju pengon, as telefon, as dere , agjë mos leni të hapur dhe uluni apo shtrihuni diku po me kusht mos të ju merr gjumi dhe lshojeni trupin aq shume sa të filloni me humb ndjenjat se keni trup fizik afer jush.

Me anë të imagjinatës mundemi ta thellojmë Autohipnozën. Në veten tone duhet ta „shihni“ apo imagjinoni si disi po hyni thelle e ma thelle ne vete ose se si po thellohemi thelle e ma thelle dhe po fundosemi në hypnozë.

Pastaj „shtiheni“ se nuk po mundemi t'i hapni sytë, para kësaj i japmi sygjestione se si sytë po mbyllen dhe kapakt nuk po mundemi me i hap dhe kështu forcohet besimi dhe nuk mundesh me i hap sytë. Pastai e provojmë se si dora po shtangohet dhe nuk po ngritet kështu gjithnji duke e përserit sygjestionin me imagjinat.

Ndërdija nuk e dallon imagjinaten prej të vërtetës ajo e bën ate qka e ka pa. Psh. i sygjerojm nderdijes se ne doren e majt ma nuk po e ndiem dhimbjen dhe këtë sygjestion e përsërismi disa here dhe presim pak deri sa te realizohet sygjestioni.

Pastai e pickojm doren e majt apo të djatht për ta ndi dhimbjen dhe a ka ndikuar sygjestioni.

Nese nuk ndin ma dhimbje veç je ne autohypnozë po nese ndin dhimbje duhet ta përsërisish sygjestionin deri sa realizohet qëllimi pa e humbur as durimin as besimin.

Nëse nuk keni sukses atë dite vazhdoni ditëve tjera pa prites as mos i humbni durimin dhe besimin në ju.

Dalje prej Autohipnozës

Kur don me dal prej autohipnozes i sygjeron vetit apo tjetrit kështu: „Une po kënaqem me këtë ndjenjë të mrekullueshme dhe falenderoj ndërdijën time për ndihmën që ma dha. Shumë mirë po e ndij veten si në shpirt, mendje dhe në trup timin fizik.

Paramendimet dhe mendimet e mija dhe dëshirat kane me u realizu nga universi. Une po marre frymë thelle dhe po e nxjerre frymën.

Po e ndij se si forca ime po rritet dhe fuqija po më kthehet , po marr frym thelle edhe një here dhe po e nxjerre frymen dhe për çdo frymëmarrje po marr forcë dhe energji.

Une jam i mbushur me energji të freskët në shpirt, mendje dhe trup fizik.

Tash po numroi deri në tre dhe te numri tre une po i hapi syte dhe po zgjohem plotsisht dhe kam me e ndi veten mrekullueshem.

1. Une po marr frymë thelle dhe po e nxjerre frymen, tere trupin dhe shpirtin tim kjo frymarrje po e mbush me fuqi dhe fillova me u zgju.

2. Tash po më lirohet tër trupi im, po i lëvizi duert dhe kamt dhe ma shum po zgjohem dhe po kthjellohem.

3. Un po i hapi syte e mi dhe jam plotsisht tash dhe ketu i zgjuar dhe i kthjellt ne mendje dhe me vetëdije të plote. Tash une jam zgju dhe i kthjellt dhe po e ndi veten shum mire“.

Hypnozë- Duhani dhe largimi i shprehisë për pirje të ti

Në Hipnozë duhet dhanë sygjerim se:
„Gjatë pirjës së duhanit apo cigareve po ndin gërditje“.
Në raste të rënda ata që pin shumë gjatë cigare thuhet: „Veç si të mendon për duhan ke me ndje gërditje“.

„Për çdo cigare që po e pin po ndjen gërditje“. „Ti po heq dore prej pirjes së duhanit“ (disa here e përsërit) dhe këte 7 – 10 dite duhet në hipnozë këto fjale me ja përsërit dhe me e urdhru me marrveshje të tij.

Nga Salih Basha
User avatar
bett
Posts: 3782
Joined: Mon Nov 26, 2007 7:21 pm
Location: Killadelphia

Re: Hipnoza

Post by bett »

s po di osht ni sen kogjo interesant , pak e frikshme
mu hipnotizu munet qdo kush , veq duhet me besu, qka kom pa pram hipnoza diqysh shum intersant , e pabesushme deri sa ta provosh vet
kogjo freekin kur ta mendosh qe ke qen nen hipnoz
shum munesh me komandu trunin me ba qka dush , kape qet sen , provoje qet ndjen , thirrem n telefon
s di s di

tash muj me ba edhe autohipnoz
e pse pe quj freekin osht arsyja m se nuk e di a osht e mir a e keqe , po is feeling good
User avatar
rock_boy18
Posts: 5437
Joined: Sun Mar 04, 2007 12:24 pm
Location: n'Mitrovicë

Re: Hipnoza

Post by rock_boy18 »

bett a tka hipnotizu naj kush a ? :P

se di shum sene interesantqki mu doken, esht diqka reale edhe shum kisha pas qef me lexu shummm naj qka tmadhe per me msu naj qisi hipnoze :P naj video a naj sen naj hipnoz qe vlen :P
User avatar
bett
Posts: 3782
Joined: Mon Nov 26, 2007 7:21 pm
Location: Killadelphia

Re: Hipnoza

Post by bett »

jo , jam hipnotizu me nifar video e kom postu ktu n RS amo kur s kum desht ne njefar menyre mu hipnotizu , e dje ju dhash krejt qasaj edhe met paren heren jam hipnotizu edhe kom vazhdu disa here me video deri sa e kom fitu autohipnozen krejt rastesisht e vrejtaa qe muj edhe autohipnoz , + edhe shoki mujti mem hypnotizu edhe ansjalltas
edhe qdokush munet me provu veq duhet miu jap krejt qasaj edhe besimit qe munesh mu hipnotizu
kogjo interesant , provoni :)
User avatar
rock_boy18
Posts: 5437
Joined: Sun Mar 04, 2007 12:24 pm
Location: n'Mitrovicë

Re: Hipnoza

Post by rock_boy18 »

ajt ana qat videon e krejt qato ti provoj edhe un :P qata me qat shokun e autohipnotizimin ne qoftse spriton :)
User avatar
bett
Posts: 3782
Joined: Mon Nov 26, 2007 7:21 pm
Location: Killadelphia

Re: Hipnoza

Post by bett »

User avatar
rock_boy18
Posts: 5437
Joined: Sun Mar 04, 2007 12:24 pm
Location: n'Mitrovicë

Re: Hipnoza

Post by rock_boy18 »

veq qikjo osht a po ?
e na se sdil anglisht a funksionon veq me kqyr :P se pom doket po dufka edhe me lexu ata se qka me bo -4-
Post Reply