Ligjet e jetës profesionale dhe suksesit të përgjithshëm

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82

Post Reply
Selma
Posts: 81
Joined: Thu Jun 04, 2009 12:21 pm

Ligjet e jetës profesionale dhe suksesit të përgjithshëm

Post by Selma »

Mendova me hap kete teme, mqns vec ka filluar periudha e studimeve e ndoshta per dike eshte edhe vit i pare...
Disa keshilla interesante per te mesuar, ushtruar vullnetin, shprehite e punes etj...disa fragmente... lexim te kendshem.
Selma
Posts: 81
Joined: Thu Jun 04, 2009 12:21 pm

Re: Ligjet e jetës profesionale dhe suksesit të përgjithshëm

Post by Selma »

Armiku i pare i suksesit është përtacia


Përtacia nuk është armik i cili i del përpara njeriut dhe përleshet me të si
burrat. Përkundrazi, përtacia është një frikacake që merr forma te ndryshme
si trimat e tregimeve te vjetra dhe duke përdorë me mijëra dredhi mundohet
që ta mposhtë njeriun. Madhësia e rrezikut fshihet pikërisht këtu. Përtacia nuk shfaqet para çdo kujt në te njëjtën formë. Herë merr formën e mikut te sinqertë dhe mirëdashës, here formën e arsyetimit, si sëmundje, lodhje, dhembje e herë duket se bën punë por në te vërtetë nuk punon asgjë, ndërsa herën tjetër flet ëmbël dhe të mashtron...

-puna është lodhje. -jeta është një shans .-nëse ke shans ke çdo gjë. -lere
njëherë shtriu se nesër ne mëngjes e bën. -E kam shprehi, nuk mundem që tërë vitin të endem nëpër biblioteka me libër nen sqetull, çfarë bej..! –Njëzet
dite para provimeve do te ulem, do ta lodh kokën dhe do t'i jap provimet.
Nuk e di pse mendja vetëm në provime me zgjohet.



Armiku tjetër i suksesit është edhe shoku i keq


Ai është fatkeqësia më e madhe që mund ta godasë te riun. Përtacia është në brendinë tënde dhe të flet me gjuhën tënde, kurse shoku i keq flet me gjuhën e vet dhe më shpejtë të tërheq kah vetja. Shoku i keq shqetësohet prej punëtorëve dhe fshehurazi ua ka zilinë, fillon te tallet me ta dhe t'i
nënçmojë e në këtë mënyrë hakmerret ndaj tyre. Mundohet te gjeje mënyre qe me çdo kusht te të tërheqë në greminën në te cilën ka rrëshqitur vetë. Me fjalët dhe sjelljet e veta ta shkatërron energjinë shpirtërore dhe të lë
përballe me një lodhje shpirtërore. Po qe se bashkohen përtacia dhe shoku i
keq, atëherë shumë vështirë mund të shpëtohet nga kthetrat e këtyre dy
armiqve keqbërës.

Kushtet te cilat do t'i kërkosh te shoku yt duhet të jenë; puna, sinqeriteti
dhe mirësia. Njeriu i cili i ka këto cilësi është edhe me të gjitha cilësitë
tjera të mira. Këtë mos e harro dhe me njerëzit të cilët nuk i plotësojnë
këto kushte mos u shoqëro kurrë.

Armiku i tjetër i suksesit është shembulli i keq !!!
Selma
Posts: 81
Joined: Thu Jun 04, 2009 12:21 pm

Re: Ligjet e jetës profesionale dhe suksesit të përgjithshëm

Post by Selma »

KUSHTET E SUKSESIT


Ti ke dy armë të fort a me te cilat mund t'i luftosh këta armiq: PUNEN dhe
VULLNETIN
Kushti i parë i suksesit është vullneti. Arma e parë pra se cilës gjunjëzohen
përtacia e mosbindja,këto sëmundje djallëzore,është vullneti. Po qe se
vullnetin e përdorë në rrugën e së mirës, atëherë mos ki frikë..." E njerëzit
duke harruar se lumturia është në brendinë e tyre,e kërkojnë atë në
kafe-bare të natës, kafene dhe ne argëtime te ndryshme". Ti mos rrëshqit në këtë greminë dhe beso se edhe fshehtësia e suksesit edhe zogu i lumturisë janë në brendinë tonë, në kafazin e artë të vullnetit tonë

-Mos prit kohë dhe ditë të qëlluara për punë. Dije se çdo orë dhe çdo ditë
është e qëlluar për punë.

-Mos kërko vend të përshtatshëm për punë. Dije se çdo skutë është vendi më i përshtatshëm i punës.

-Assesi punën e sotme mos e lë për nesër, për arsye se çdo ditë i ka
vështërsitë dhe punët e veta.

-Ne një kohë të caktuar bëre vetëm një punë, vetëm një mësim, respektivisht puno rreth një problemi derisa mos të dobësohen kujdesi dhe fuqia. Nëse thua se do të bësh më shumë punë për një kohë, atëherë asnjërën prej tyre nuk do ta mund ta bësh si duhet.

-Pa e kryer një punë, mësim, libër apo obligim që e ke filluar mos kalo në
tjetrën. Puna e mbetur përgjysmë është sikur të mos jetë nisur fare.

-Pasi ta kryesh punën e ditës së sotme, vendos se çka do të bësh nesër. Ose, së paku para se ta fillosh punën, vendos se cilën punë do ta bësh.

-Para se te fillosh punën, mësimin ose librin pranë vetes merri të gjitha
gjërat të cilat do të nevojiten gjatë kryerjes së tyre, ashtu që mos te të
humbë kujdesi duke u ngritur pandërprerë për të marrë letër, laps, etj.

-Ne momentin kur nuk ke mundësi të përballosh një problem rreth çështjes të cilën e punon , assesi mos bën hap prapa. Dije që lëshimi pe është përtaci e maskuar. Duhet ta dish se dashuria ndaj punës lindet dhe forcohet përmes
përballimit të problemeve. Kënaqësia shpirtërore që paraqitet pas kapërcimit
te problemeve është e padiskutueshme. Te jesh i sigurt se ngadhënjimi në luftë dhe suksesi në punë janë me atë që nuk kthehet prapa. Përpara këmbënguljes problemet shkrihen dhe të pamundurat bëhen të mundshme.


Vazhdon...
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Ligjet e jetës profesionale dhe suksesit të përgjithshëm

Post by Clavicula »

seni ma i ransishem siper studim si per per pune osht, mos me ja bajtgajle po me msu, edhe mos me ja bajt gajle po me punu. nese vec ja nis me ja bajt gajle msimit s'ka msim, po edhe nese ja ban gajle punes s'ka pune. mi definu qeto dy sene s'ka nevoje me shku ma fell hiq
User avatar
GzI3mOsS
Posts: 1085
Joined: Thu Nov 20, 2008 7:21 pm
Location: United colours of Prishtinë

Re: Ligjet e jetës profesionale dhe suksesit të përgjithshëm

Post by GzI3mOsS »

sen i mire , e i ditun :)
User avatar
AC/DC
Posts: 339
Joined: Sun Feb 07, 2010 7:38 pm

Re: Ligjet e jetës profesionale dhe suksesit të përgjithshëm

Post by AC/DC »

1. Mos jep mendime apo keshilla ne rast se nuk te jane kerkuar.

2. Mos fol rreth problemeve te tua me te tjeret, beje vetem ne rast se ata duan te te degjojne rreth tyre.

3. Ne rast se je i ftuar i dikujt, respektoje, ne rast te kundert mos shko fare atje.

4. Ne rast se nje i ftuari yt nuk tregon respekt ndaj teje, trajtoje ashper dhe pa meshire.

5. Mos bej afrime seksuale, beje vetem ne rastin kur partneri ka dhene shenja se eshte i gatshem .

6. Mos e merr nje gje qe nuk te takon, merre vetem ne rastin kur eshte e humbur ose personi qe e ka deshiron te shpetoje prej saj.

7. Njihe meriten e magjise kur e ke perdorur me sukses per te plotesuar nje deshire tenden. Ne rast se do ta mohosh kete fuqi pasi e ke perdorur me sukses te gjitha ato qe ke perfituar do humbasin.

8. Mos u anko per dicka te cilen nuk po e vuan personalisht.

9. Mos demto femijet.

10. Mos vrit kafshe, beje vetem per tu ushqyer ose per vetembrojtje.

11. Kur je duke ecur mos ngacmo njeri, kur dikush te ngacmon, kerkoi te ndaloje, ne rast se nuk pranon shkaterroje.[/b]
Post Reply