Temperamenti

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82

Post Reply
User avatar
Aria
Posts: 1092
Joined: Wed Jan 09, 2008 6:03 pm

Temperamenti

Post by Aria »

Për disa njerzë themi se janë temperament ose se "kanë temperament", për disa të tjerë se "jan pa temperament", në këtë mënyrë përafërshisht themi se ata vështirë apo lehtë përmbahen, apo përmbahen, sepse e kundërta për njeriun me "shum temperament" është njeriu i përmbajtur, stabil.
Mirëpo, njeri pa temperament në kuptimin shkencor në të vërtetë nuk ka, siç nuk ka as njeri pa karakter: atë që e quajm të pakarakter është vetëm një lloj i caktuar ose një linjë e karakterit.
Në këtë mënyrë kemi lloje të ndryshme të temperamenteve.
Studimi i temperamentit ende nuk ka dhënë rezultate të volitshme edhe përgjithësisht të pranueshme.
Njëri nga psikologët qysh para 2000 vitesh e ka bërë ndarjen e temperamentëve. (sanguinik - me reagim të shpejtë por të dobët; kolerik - me reagim të shpejtë dhe të fuqishëm; melankolik - me reagim të ngadalshëm dhe të fuqishëm; flegmatik - me reagim të ngadalshëm dhe të dobët).
Sipas ligjeve të psikologjisë njeriu sa më tepër të jetë i shqetësuar(i irritueshëm) kjo aq më tepër është mllef që e nxit të qarë. Ta marrim vetëm temperamentin sanguinik, psh çka nuk do të bëjë ky? Njeriu i këtillë do t’ia nxjerr sytë tjetrit por me të njëjtën mëshirë pas pak kohe do të pikëllohet, pendohet dhe do të nxjerrë lot të hidhur; e përse? Damarët subtilë atë e shtyjnë të bëjë shumë gjëra; përkundrazi flegmatiku nuk mund të jetë as për të keq as për të mirë i shpejtë;sepse edhe ndjenjat e tija dembele atëfare nuk e shqetësojnë.

Temperamenti nuk tregon asgjë për aftësitë dhe prirjet e njerëzve, për atë se çka mund dhe çka bëjnë ata, përveç se me çfarë shpejtësie dhe intensiteti do të reagojnë.
Last edited by Aria on Wed Feb 25, 2009 3:19 pm, edited 3 times in total.
User avatar
Pandemonis
Posts: 2495
Joined: Sat Jun 24, 2006 2:39 pm
Location: Lluga-city
Contact:

Re: Temperamenti

Post by Pandemonis »

sigurishte qe Teperamenti nuk ka te beje me intelegjencen por ka te boj me zellshmerine. ndersa une Temperamentin nuk e kisha nda nga Karakteri dmth temperamenti eshte pjese e pandashme e karakterit.
Agonn.
Posts: 1668
Joined: Mon Oct 20, 2008 3:15 pm

Re: Temperamenti

Post by Agonn. »

Pandemonis wrote:sigurishte qe Teperamenti nuk ka te beje me intelegjencen por ka te boj me zellshmerine. ndersa une Temperamentin nuk e kisha nda nga Karakteri dmth temperamenti eshte pjese e pandashme e karakterit.
:wink: :arrow:
Post Reply