Terma Psikologjik

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82

Post Reply
User avatar
The Green
Posts: 4079
Joined: Sun Jul 01, 2007 12:59 pm

Terma Psikologjik

Post by The Green »

Arketipa
Struktura origjinale, prototipa ose parime mbi te cilat modelohen sjelljet.
Sipas Jungato..janë imazhe themelore universale qe gjenden ne pavetedijen kolektive.

Atribucion.
Fakt i veshjes se sjelljes personale ose i asaj se tjetrit, e bërë kjo menderisht.

Biheviorist
Psikolog qe beson se psikologjia duhet te trajtoje sjelljet e vezhgueshme dhe lidhjet midis stimujve dhe përgjigjet.

Frustracion
Është gjendje afektive e brendshme e shkaktuar nga interferenca me kenaqjen e një nevojë ose bllokimin e një sjelljeje te orientuar drejt një qëllimi.

Kretinizmi.
Forme e papermbajtjes mendore e shkaktuar nga crregullimi i gjendres tiroide.

Empatia,
Komunikim afektiv me tjetrin.
Është baza e identifikimit dhe e kuptimin psikologjik te te tjerëve.

Introverti
Ky subjekt ka tendence për të mos u interesuar për mjedisin rrethues dhe te kërkoje te gjithë kenaqesite ne botën e tij te brendshme.

Angështia
Gjendje shqetësimi qe vjen nga te parandjerit e një rreziku.

Klaustrofobia
Frika nga vendet e mbyllura.

Megalomania
Ndjenjë e superioritetit dhe e pagabueshmerisë.
Last edited by The Green on Sat Oct 04, 2008 11:40 pm, edited 1 time in total.
User avatar
The Green
Posts: 4079
Joined: Sun Jul 01, 2007 12:59 pm

Re: Terma Psikologjik

Post by The Green »

Komplianca
Është një formë e ndryshimit të qëndrimit i cili arrihet kur njerëzit bëjnë kërkesa të drejtpërdrejta dhe të hapura.
Komplianca ka disa forma të shprehjes. Ajo përfshin jo vetëm kërkesën e miqve dhe shokëve për ndihmë ( A mund të bësh diçka për mua?) por, edhe kërkesën e rrezikshme të shitësit për të shfrytëzuar një “okazion” të uljes së çmimeve ( Blini diçka me çmim të ulët!).
Komplianca mund të realizohet në rrugë të ndryshme, me premtime, me mashtrime, me përkdhelje, me falenderime, me politikë, me arsyetime, por edhe me kërcënime të fshehura.
Teknikat e kompliancës janë: Ingratacioni, lajkatimi, kontrolli i përshtypjes, vetëdeprekacioni, vetëhapja, këmba në derë, dera në fytyrë etj.

Obedienca
Në shumë fusha të jetës, si në raportet e drejtuesve të biznesit me vartësit, të oficerëve ushtarakë me ushtarët, të prindërve me fëmijët, të drejtuesve të policisë me plicët etj., në vend të konformizmit me presionin e mjedisit, apo të taktikave të kompliancës, përdoret më shpesh urdhri, autoritetim detyrimi për t’u bindur. Obedienca ëstë një nga format e ndikimit shoqëror, që, në dallim nga të tjerat, e realizon ndryshimin e qëndrimit duke e detyruar objektin nëpërmjet komandimit dhe direktivave të atuoritetit.

Katarisi
Në kuptimin aktual të katarisit mendohet që zgjimi i fortë emocional mund të shkarkohet nëpërmjet shprehjes motorike të dhunshme duke e nxjerrë jashtë atë. Mekanizmi i katarisit supozohet se përfshin ndërveprimin e komponentëve emocionalë të ndjenjave, ekspresivë dhe fiziologjikë. Duke amplifikuar ekspresivitetin, individi e çliron dhe e lehtëson organizmin, e pakëson zgjimin dhe në të njëjtën kohë, ndryshon ose deamplifikon gjendjen e ndjenjave subjektive.

Kohezioni
Shumë studiues menojnë se opinioni minoritar i dikujt që është jashtë grupit tonë na ndikon më pak se sa i njëjti opinion minoritar i dikujt brenda grupit tonë. Një heteroseksual që përpiqet për të drejtat e homoseksualëve është më bindës për heteroseksualët sesa do të ishte një homoseksual. Kohezioni është lidhja e anëtarëve të një grupi kryesisht nëpërmjet tërheqjes dhe pëlqimit.

Unanimiteti
Kur shumica është dakord me gabimin, atëherë edhe subjekti e ka të lehtë të konformohet. Por, kur dikush nuk është dakord me shumicën, atëherë niveli i konformizimit pakësohet në ¼ e nivelit të mëparshëm. Pra ne mund ti rezistojmë më mirë ndikimit social kur kemi një mbështetje morale. Sidoqoftë, mirë apo keq, edhe një zë i vetëm mosaprovues mund ta thyejë unanimitetin e mazhorancës, mbështetja e tij e rrit shumë kurajon sociale të individëve të tjerë dhe pavarësinë e tyre.

Egocentrizmi -
Shumica e njohurive qe kemi lidhet me kujtimet autobiografike, me të dhënat për mjedisin e jashtëm, për ngjarjet dhe njerëzit me të cilët kemi qenë në kontakt të drejtpërdrejtë. Një qytet të caktuar ne e kujtojmë kryesisht me rrugët, ndërtesat dhe vendet që kemi parë dhe kemi vizituar vetë. Pikërisht, tendenca për të kujtuar më mirë informacionin që lidhet me veten quhet egocentrizëm.
User avatar
The Green
Posts: 4079
Joined: Sun Jul 01, 2007 12:59 pm

Re: Terma Psikologjik

Post by The Green »

Skicofrenia -
Çrregullim i rëndë psikik që karakterizohet nga dëmtimet në të menduar, në përceptim dhe në emocione.

Psikoterapia -
Psikoterapia është një llojë terapi në formë të bisedës që ndihmon të gjeni mënyra se si t’i përballoni problemet që ju i përjetoni për momentin. Qëllimi është që të ju jap mundësi që të punoni kah një jetë më të kënaqshme dhe më të pasuruar.
Procesi/tretmani psikoteraupetik shkon më thellë se konsultimi: ju ndoshta do të inkurajoheni që të shikoni më dendësisht në të kaluarën tuaj, posaqërisht në fëmijërinë dhe marrëdhëniet me personat më të rëndsishëm në jetën tuaj.

Kognicioni -
Aktivitet mental, siç është: vëmendja, memoria, zgjedhja e problemeve, të menduarit, inteligjenca.

Instinkti-
Sjellje e trashëguar dhe shumë stereotipike e njejtë për të gjithë antarët e një lloji, që shfaqet shpesh në formë të plotë në mungesën e rasteve të dukshme për ta mësuar atë.

Halucinacion -
Përjetim i objekteve dhe dukurive, të cilat nuk veprojnë në shqisat e njeriut (nuk egzistojnë ngacmues të jashtëm). Halucinacionet shpesh përbëjnë simptoma të një sëmdunjeje mendore.

Depresioni -
Gjendje shpirtërore patologjike e njeriut, që shfaqet me një lodhje të përgjithshme, me dobësimin e guximit e të vetëveprimit, rënie shpirtërore.

Autizmi -
Çrregullim i cili ndikon ne aftësinë e personit për t’u lidhur me te tjerët. Individët autistik kanë probleme me komunikim, formim te lidhjeve me njerëz te tjerë dhe kanë mungesë te teorisë se mendjes. Njerëzit autistik zakonisht iu shmangen kontakteve shoqërore dhe drejtohen ne ambiente monotone që paraqesin njëlloj ngushëllimi. këto probleme shpesh iu referohen vendeve anësore te dëmtuara. Nganjëherë disa individë autistik demonstrojnë dhunti te jashtëzakonshme ne disa aktivitete (p.sh. aftësia e përpikte për ta vizatuar ndërtesën, apo llogaritja e 7 figurave te numrave themelor), megjithëkëtë këto aftësi janë te pazakonta. Autizmi është gjendje e rrallë (afërsisht 4 ne 10000 te lindur) qe zakonisht është e trashëguar por mund te shkaktohet nga dëmtimi i trurit.

Atashim -
Proces gjatë të cilit individi shfaq sjellje që nxisin afërsi me objekte ose persona të veçantë.

Ankth -
Ankthi (ose anksioziteti) është një gjendje ndjenjore e njeriut, të cilën e karakterizon përjetimi i drojës së madhe, i trysnisë dhe i pasigurisë.

Anketim -
Anketim është një metodë hulumtuese. Gjatë kësaj metodë stidime probandet (pra personat që intervestohen) u japin përgjigje pyetjeve zakonisht në formë të shkruara.

Animizëm -
Një karakteristikë e të menduarit të fëmijëve në periudhën (stadin) paraoperacionale të teorisë së Piaget-it në të cilën fëmijët tentojnë t’u japin jetë objekteve jo të gjalla, posaçërisht atyre që lëvizin dhe janë aktive si p.sh. era dhe retë e nganjëherë lodrat dhe objektet tjera.

Androgjin -
Androgjin është një lloj tip i personalitit, ku personi shfaq si karakterstika mashkullore ashtu edhe ato femerore.

Afazia-
Çrregullim gjatë të cilit personi humbet aftësine për të kuptuar se ç'thuhet.

Afekt -
Afektet janë përjetime emocionale, që paraqiten papritmas dhe me furi jashtëzakonisht të lartë, me ndryshime të mëdha fiziologjike dhe zgjasin shkurt. Disa nga afektet janë: tmerri, dëshpërimi i thellë apo tërbimi.
Gjendjet afektive janë shpërthime të paprituara ndjenjash, që lindin kur një ngacmuesi prek thellë qenien e njeriut dhe lajmi është i papritur.
Gjendja afektive mund të shprehet me që qarë apo me bërtitje, etj, të cilat njeriu zakonisht e ka vështirë t'i frenojë apo ndalojë.
E kundërta me sjelljen (çfarë dikush bën në një situatë), dhe kognicionin ose njohurinë (si mendon dikush rreth situatës).
User avatar
The Green
Posts: 4079
Joined: Sun Jul 01, 2007 12:59 pm

Re: Terma Psikologjik

Post by The Green »

Psikologjia individuale.
Studimi i individit si një i tërë, i pandashem, si një unitet, një un qëllim-drejtuar, i cili ne gjendje te shendetshme është një anëtar i plotë i shoqerise dhe një pjesemarres ne marrëdhëniet njerëzore. (Alfred Adler)

Kompleksi i inferioritetit.

Ndjenja te pamjaftueshmerise qe prodhojne stres, shmangie psikologjike dhe një impuls kompensator ne drejtim te gjykimit iluziv te superioritetit

Stili i jetës.
Një koncept kyç ne psikologjine individuale: tërësia e filozofise personale, besimi dhe trajtimi karakteristik i jetës se individit dhe bashkimi i tipareve te personalitetit të tyre. Stili i jetës përfaqëson përgjigjen krijuese te experiencave te hershme te individeve i cili ne vazhdim ndikon te gjithë perceptimet ndaj vetes dhe botës, si dhe ndaj emocioneve, motiveve dhe veprimeve.

Protesta mashkullore.
Një kunderveprim i seksit tjetër ndaj paragjykimeve te shoqerise sone rreth maskulinitetit dhe feminilitetit. Sjellja e një burri mund te krijoje një proteste përballë kerkesave te bëra mbi te nga miti i superioritetit mashkullor; ndërsa e një gruaje mund te jetë një proteste ndaj denigrimit te feminitetit dhe kufizimeve te vendosura ndaj grave.

Perkedhelja.
Plotesim ne maksimum i deshirave ose mbrojtja e tepruar e fëmijëve, duke penguar zhvillimin e mbeshtetjes ne forcat e veta, te kurajos, përgjegjësisë dhe aftesise për bashkveprim me te tjerët.

Detyrimet e jetës.
Tre fusha te gjëra te experiences njerëzore qe çdo individ duhet te përballë:1- detyrimi i ushtrimit te një profesioni ose pune shoqerisht te dobishem. 2- i ndërtimit te marredhenieve njerëzore te dobishme. 3- permbushja e rolit ne dashuri, martese, familje
Post Reply