Me (Pa) arsye?!

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82

User avatar
Black Bird
Administrator
Posts: 537
Joined: Sat Dec 20, 2003 6:34 pm
Location: NYC

Me (Pa) arsye?!

Post by Black Bird »

Dikush thote qe gjerat ne jete ndodhin secila me arsye te veten, dhe ka rrjedhen e saj qe gjithcka ndodhe per nje shkak te caktuar.
Por cili eshte aj shkaku, cfare eshte esenca e arsyes? Nese ne veprojme pas instikteve tona, a eshte mendja ajo qe duhet te na shpie deri tek nje vendim i duhur, i mirefillt per ne? Dhe poqese nuk elaborojme mire alternativat e mundeshme te veprimit paraprakisht, a pason me tej rezultati i arsyes se pamjaftueshme, cfare eshte arsyeja?
Nje fjale shum e perdorur qe e preferoj "congito ergo sum" qe ne perkthim eshte "mendoj, pra jam" me nderlidh deri tek qeshtja se; a ndodh gjdo qe me arsye? Nese mendoj, veproj me mendje te paster a eshte veprimi jem si pasoje e arsyes te caktuar?! pra arsye - i bjen diqka qe eshte me mendje e nderlidhur. Por nese ndonje veprim eshte i pa-mend, i pa-elaborueshem dhe i pakuptimt, si mund ky veprim te kete nje arsye? kur nuk eshte vepruar me ratio- arsye - mendje?

A eshte termi " gjithcka ndodhe me arsye" vetem nje term ngushllues per shoqerin?
A ka dhe a ekzistojne gjera qe ndodhin pa arsye?
cili eshte rezultati i tyre?
sa prej jush pajtohet me termin e mesiperm, se gjithqka ka arsyen/qellimin e vet?
a mendoni se cdo veprim racional ka efektin shkak-pasoje ose jo?

a ndodh gjithcka me arsye?


respect :!:
User avatar
Fulladrenalin
Posts: 34
Joined: Sun Apr 10, 2005 9:58 pm
Location: Bern

Re: Me (Pa) arsye?!

Post by Fulladrenalin »

Mvaret nga njeriu sa ka experienc t'jetes, a esht spiritual sa duhet a jo, per mu pergjigj. une perverti po bi me nje dilem kur analizoj " a ka gjithqka arsyen, qellimin e vet, Besoj qe po!
User avatar
Black Bird
Administrator
Posts: 537
Joined: Sat Dec 20, 2003 6:34 pm
Location: NYC

Re: Me (Pa) arsye?!

Post by Black Bird »

Fulladrenalin wrote:Mvaret nga njeriu sa ka experienc t'jetes, a esht spiritual sa duhet a jo, per mu pergjigj. une perverti po bi me nje dilem kur analizoj " a ka gjithqka arsyen, qellimin e vet, Besoj qe po!
a nuk beson se njeri per te aritur sukses ne cfardo spektri jetesor duhet te veproj vetem sipas ratios- mendjes? dhe se ajo te shpie ne nje rezultat me te volitshem. pertej besimeve spiritoze?
a mos jemi na faktoret qe ndrikojne ne arsye? dhe veprimet tona?
User avatar
Pandemonis
Posts: 2495
Joined: Sat Jun 24, 2006 2:39 pm
Location: Lluga-city
Contact:

Re: Me (Pa) arsye?!

Post by Pandemonis »

se di mu pom doket qetu pak jon perzi gjonat, njeren ane permend instinktin, ne tjetren arsyen. edhe na si njerz veprojm sipas te dyjave, instinkt ( qe ne fakt nuk eshte aq i thjesht qysh na mendojme, por ne kete "instinkt" eshte i kqyun nje laborator i tere hormonesh) shembull, ki etje vepron sipas instinktit, lyp qysh me ardh deri te uji, shume triviale por edhe kjo e ka njer arsye apo jo?
User avatar
Black Bird
Administrator
Posts: 537
Joined: Sat Dec 20, 2003 6:34 pm
Location: NYC

Re: Me (Pa) arsye?!

Post by Black Bird »

po njerezit veprojn sipas instiktit, por edhe kafshet veprojne me instikte. e vetmja gje qe na dallon prej kafsheve eshte mendja, mundesia per te perdorur mendjen. a sdo te ishte me mire sikur keto instikte te perdoren vetem per nevoja elementare, dhe se veprimet tjera shoqerore te bazohen ne ate te mendjes? pertej ndjenjave?
User avatar
Pandemonis
Posts: 2495
Joined: Sat Jun 24, 2006 2:39 pm
Location: Lluga-city
Contact:

Re: Me (Pa) arsye?!

Post by Pandemonis »

Black Bird wrote:po njerezit veprojn sipas instiktit, por edhe kafshet veprojne me instikte. e vetmja gje qe na dallon prej kafsheve eshte mendja, mundesia per te perdorur mendjen. a sdo te ishte me mire sikur keto instikte te perdoren vetem per nevoja elementare, dhe se veprimet tjera shoqerore te bazohen ne ate te mendjes? pertej ndjenjave?

une tash kur po ndalna e po mendoj, e di qe thuhet...."cdo gje qe ndodh, e ka nje arsye" e jo cdo gje qe boj ose mendoj, edhe pse si njejt doket me kone amo puna eshte ne gjonatq e ndodhin ku na nuk kemi ndikim ne to, nashti osht kjo edhe vetngushellim, spo di.

ne filmin "Signs" ku lujn Mel Gibson Joaquin Phoenix me pelqen nje bisede e tyne, masi po flasim per FATIN edhe ate cdo gje qe ndodh e ka nje arsye.

e pyt gibsoni Phoenixin (ne rolin e vllaut ne film) se a beson ne fat apo ne mrekullina. ai fillon mi tregu nje ngjarje kur kan fitu ne loje te bejzbollit edhe kan shku me festu, edhe jane pi bo drras, edhe tash kti i vjen afer nje femen e don mu pth me to (edhe ajo e pime dru) po ajo ka pas sekez n'goje, kthehet ne anen tjeter me nxerr sekezin, edhe ne ate moment ajo t'ja fut t'vjellne. tash thott Phoenixi, merre me mend sikur ajo te mos kishte sekez, ma kish fute mu t'vjellne n'goje....

besoj pom kupton cka po du me thone....
User avatar
Therion
Posts: 4454
Joined: Mon Sep 10, 2007 3:00 am
Location: The Giggle Loop

Re: Me (Pa) arsye?!

Post by Therion »

Hmm.. qdo sen fillon me ni Pikpytje(?) edhe mbaron me ni Pik (.) ka raste kur edhe mas pikpytjes vjen presja(,) shtimi diqkajës rren/e vertet. edhe perfundon me Piquditse(!) ose thjesht prap me pikpytje varet prej esences tasaj qka bohet fjal ose ku ndodhet arsyja nqofse veq ka arsyje nat veprim/mendim.
User avatar
DeSeRtRoSe
Posts: 886
Joined: Thu Aug 24, 2006 3:53 pm

Re: Me (Pa) arsye?!

Post by DeSeRtRoSe »

Teme shume e qelluar BlackBird.

Jam nga ato qe mendojne dhe besojne se çdo gje ne jete ndodh me nje arsye, te cilen moto e pranoj plotesisht dhe jo vetem si ngushellim.

Megjithese ne fillim nuk mund te kuptojme pse na ndodhin gjera ne shikim te pare- te papelqyera per ne, vjen koha dhe bindemi se ajo çfare na ka ndodh ka qene per te miren tone.
Nje shembull ilustrues e kish treguar edhe Pandemonis nga filmi "Signs".
Gjera te tilla jane me te vertete shenja te vogla ne shikim te pare, por me nje mesazh kuptimplote.

une besoj se nje e keqe e vogel qe mund t'na ndodh ne nje kohe te caktuar, na ruan nga nje te keqe me te madhe, apo na shpie drejt nje mundesie tjeter me te mire ne te ardhmen..

psh. konkurron ne nje vend pune, per te cilen mendon se eshte ideale per ty dhe nuk pranohesh..ne fillim normal se deshperohesh, por ne nderkohe gjen pune edhe me te mire, dhe nje dite kupton se puna e pare nuk ka qene ideale ashtu siç e ke paramenduar, pasi pozita ne nderkohe eshte shuar, ndersa ne punen aktuale ke avancuar ne disa aspekte qe te kane hapur deren e mundesive te reja..dhe pse jo, ke gjetur edhe fatin e jetes tende :)
Por nese ndonje veprim eshte i pa-mend, i pa-elaborueshem dhe i pakuptimt, si mund ky veprim te kete nje arsye? kur nuk eshte vepruar me ratio- arsye - mendje?
Per t’iu pergjigjur kesaj pyetje, une mendoj se njeriu mund te bej dicka te pamenduar vetem atehere kur humb arsyen/mendjen, apo aftesine per te njohur dhe dalluar natyren e veprimeve te veta..kjo arsye dallon nga arsyeja per te cilen po flasim (megjithese eshte pjese e saj), e cila eshte diçka qe shkon pertej njohurive tona, pasi ngerthen ardhmerine, dhe na perfshin te gjitheve ne teresi dhe si e tille, burim ka Krijuesin e Gjithedijshem.
User avatar
dakk!
Posts: 279
Joined: Sun Oct 21, 2007 11:22 pm
Location: ne ledin

Re: Me (Pa) arsye?!

Post by dakk! »

ja paskit huq kogja :)
ose mu osht ka me doket qe sjeni ka dini me e dallu arsyen=shkakun prej arsyes=mendjes (la fiqir). shkaku ≠ mendja.
User avatar
DeSeRtRoSe
Posts: 886
Joined: Thu Aug 24, 2006 3:53 pm

Re: Me (Pa) arsye?!

Post by DeSeRtRoSe »

dakk! wrote:ja paskit huq kogja :)
ose mu osht ka me doket qe sjeni ka dini me e dallu arsyen=shkakun prej arsyes=mendjes (la fiqir). shkaku ≠ mendja.
Po, ke te drejte, arsyeja/shkaku nuk eshte e njejte me arsyen/mendjen, (siç e kam cek terthorazi ne postimin e meparshem), megjithese jane ne korrelacion dhe veprimi i ketij te fundit 'shkakton' paraqitjen e te parit.
User avatar
Black Bird
Administrator
Posts: 537
Joined: Sat Dec 20, 2003 6:34 pm
Location: NYC

Re: Me (Pa) arsye?!

Post by Black Bird »

Therion wrote:Hmm.. qdo sen fillon me ni Pikpytje(?) edhe mbaron me ni Pik (.) ka raste kur edhe mas pikpytjes vjen presja(,) shtimi diqkajës rren/e vertet. edhe perfundon me Piquditse(!) ose thjesht prap me pikpytje varet prej esences tasaj qka bohet fjal ose ku ndodhet arsyja nqofse veq ka arsyje nat veprim/mendim.
E cka eshte simbas teje qajo qe ndikon ne rezultatin e ndonje ndodhie? A eshte dicka qe ka ndodhur me arsye, a eshte dicka qe kemi elaboruar dhe kemi punuar shume per me ardhe deri tek arsyetimi i asaj vepre, ose ajo ndodh kot se koti, pa arsye...por prap themi gjithqka ka nje arsye???
User avatar
Black Bird
Administrator
Posts: 537
Joined: Sat Dec 20, 2003 6:34 pm
Location: NYC

Re: Me (Pa) arsye?!

Post by Black Bird »

dakk! wrote:ja paskit huq kogja :)
ose mu osht ka me doket qe sjeni ka dini me e dallu arsyen=shkakun prej arsyes=mendjes (la fiqir). shkaku ≠ mendja.
Nuk po thojm qe mendja eshte shkaku, por po pyes se a ndodh shkaku si pasoj e mendjes-ratios? A eshte gjithcka qe shkon neper mendjen tone e arsyeshme? Nese nuk eshte perse ateher themi "gjithcka ka nje arsye pse ka ndodhur"???
new
Posts: 34
Joined: Fri Aug 01, 2008 4:56 pm

Re: Me (Pa) arsye?!

Post by new »

gjithqka ndodh me ni arsye . veq qe shum her per diqka qe na ndodh qitash ... arsyen e kuptojm mas ni kohe bajagi te gat
User avatar
Psycholog*ist
Posts: 129
Joined: Thu Aug 28, 2008 6:00 pm
Contact:

Re: Me (Pa) arsye?!

Post by Psycholog*ist »

Secili send e ka arsyjen e vet.
User avatar
Black Bird
Administrator
Posts: 537
Joined: Sat Dec 20, 2003 6:34 pm
Location: NYC

Re: Me (Pa) arsye?!

Post by Black Bird »

Psycholog*ist wrote:Secili send e ka arsyjen e vet.
Pikerisht per kete edhe po diskutojme si po vjen deri tek qikjo arsye...a eshte diqka e planifikuar paraprakisht qe nuk varet vetem nga ne apo ka te beje me formen e te menduarit, elaboruarit tone lidhur me nje veprim qe do ta bojme??!!
Post Reply