te Kesh apo Jesh!?
Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82
Re: te Kesh apo Jesh!?
Per kete ceshteje ka folur edhe Schopenhaueri. Me se shumti e ka trajtuar ne librin "keshilla per jeten". Ai ben nje ndarje te trefishte: ajo cka jemi, ajo cka kemi dhe ajo cka paraqesim. Te kjo e fundit kupton menyren se si na shohin te tjeret. Nejse. Mmm... jam e nje mendje me Schopenhaurin me e rendesishme eshte ajo cka jemi! Per lumturine tone ajo qe jemi eshte vendimtare. Personaliteti dhe karakteri jane ata qe do te na shoqerojne gjithe jeten keshtuqe me e redesishme eshte ajo qe jemi. Ajo cka kemi eshte gjithmone relative. Plus qe vlera e asaj qe kemi varet nga ajo cka jemi.... varet cfare vlereson me shume secili perj nesh. Njerzit jane te gjithe te ndryshem. Se di a po shprehem qarte. Gjithsesi, kshu mendoj.
Re: te Kesh apo Jesh!?
per me pas duhesh me kon niher me ekzistu
Re: te Kesh apo Jesh!?
TE JESH.Do t'thot te rinovohesh,te rritesh,te dashurosh,te dalesh nga izolimi i unit tond te burgosur,te ndjesh interes,"te dhurosh vemendje",te japesh.ERICH FROMM.