PLATONI (filozof Idealist i greqis se lashte)
Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82
Re: PLATONI (filozof Idealist i greqis se lashte)
eh, e mos te kish permen platoni i pari ket dukurin e "dashuris platonike" , qysh ish qujt kjo dashuri ndryshe .. qe psh me kon un profesor jau kisha bo nxansve qit pytje..
-
- Posts: 3171
- Joined: Mon Jan 01, 2007 7:25 pm
Re: PLATONI (filozof Idealist i greqis se lashte)
E kisha permen une, edhe ish qujt dashnija jem
Re: PLATONI (filozof Idealist i greqis se lashte)
'dashuria meritonike' a najsen ;pVoodoo Child wrote:E kisha permen une, edhe ish qujt dashnija jem
Re: PLATONI (filozof Idealist i greqis se lashte)
me qita mu kujtu edhe ni sen i Baruch De Spinoza-s....sipas ktina ni njeri e don ma shum kur e ke urrejt ma heret se sa kur NUK e ke urrejt ma heret? eh?dakk! wrote:un pajtohna nese Platoni pajtohet qeAjruplanka wrote:"It is more satisfying to desire than to have" - Platonic love
kush pajtohet?
per me desire dicka duhesh niher me have dicka
e sa per platonin...pajtona me qata 'its more satisfying....' ,mirepo n'raste t'caktume.
Re: PLATONI (filozof Idealist i greqis se lashte)
se ndryshe prej indiferences,Urrejtja osht ndjenj.alterlife wrote:me qita mu kujtu edhe ni sen i Baruch De Spinoza-s....sipas ktina ni njeri e don ma shum kur e ke urrejt ma heret se sa kur NUK e ke urrejt ma heret? eh?dakk! wrote:un pajtohna nese Platoni pajtohet qeAjruplanka wrote:"It is more satisfying to desire than to have" - Platonic love
kush pajtohet?
per me desire dicka duhesh niher me have dicka
e sa per platonin...pajtona me qata 'its more satisfying....' ,mirepo n'raste t'caktume.
- dark_ang3l
- Posts: 27
- Joined: Sun Mar 29, 2009 9:26 pm
- Location: n'Hell
Re: PLATONI (filozof Idealist i greqis se lashte)
Platon eshte maja e mendimit grek, ne maturine e plote te tij dhe ne rrezatimin e plote te tij.
Re: PLATONI (filozof Idealist i greqis se lashte)
Hosefinë wrote:
se ndryshe prej indiferences,Urrejtja osht ndjenj.
po..dhe duke qene ashtu e forte, nese kthen edhe dashuria me e forte eshte...po kshu npraktike sdi... ose sme ka ndodh...
- Mondvalsen Junior
- Posts: 987
- Joined: Sat Jan 17, 2009 11:43 pm
- Location: Anfield Road
Re: PLATONI (filozof Idealist i greqis se lashte)
Platoni (427-347 para erës së re) është nga Athina, ishte filozof dhe themelues i idealizimit objektiv antik. Ishte bir i familjes aristokrate dhe kishe bindje kundërshtare në raport me demokracinë në Athinë. Si i ri ishte nxënës i Sokratit. Ai mendoi se në oborrin e tiranit Dionisi Plak dhe Dionisi i Ri do të mund të realizonte shtetin shembullor në frymën e parimeve të tij filozofike. Në kodrën e heronjve në Akadem të Athinës, ai themeloi shkollën filozofike, Akademinë e njohur.
Në një numër të madh shkrimesh të ruajtura (42 dialogje, përmbledhjen prej 13 letrash) ka edhe të atilla që supozohet se nuk janë të Platonit. Për këtë, qysh në kohën antike janë paraqitur dyshime lidhur me autenticitetin e disa shkrimeve, kurse vështirësi edhe më e madhe është çështja e radhitjes kronologjike të shkrimeve. Autorësi dhe kronologjia e shkrimeve bëjnë të ashtuquajturën çështje të Platonit për të cilën nuk është zgjidhur çdo gjë. Kritika moderne është munduar shumë lidhur me këtë dhe përpjekjet e saj nuk kanë dështuar. Nuk është caktuar radha e saktë kronologjike e shkrimeve, por megjithatë, kjo është përcaktuar për disa shkrime në krahasim me të tjerat.
Shkrimet më të njohura të Platonit janë: Apologjia e Sokratit, shkrimi është thellësisht poetik, i gërshetua nga afshi heroik i Sokratit i cili shkon në vdekje që të mbesë besnik ndaj misionit të vet. Shkrimet më ta mëdha të Platonit janë: Shteti (Republika), me 10 libra dhe Ligjet në 12 libra, në to është paraqitur shteti ideal. Shteti shpreh filozofinë e Platonit dhe mundemi me thënë se nuk është vepër vetëm politike, por edhe pedagogjike dhe metafizike e psikologjike. Ligjet është vepra e fundit dhe më e gjera e Platonit, ku dëshiron të jep mendimin e fundit dhe të japë frytin e përvojës së pjekur. Biseda zhvillohet midis kretasit, spartanit dhe athinasit, dialogu është i caktuar pak hapësirë, sepse vepra është, në të vërtetë, shqyrtim i vërtetë.
Platoni është mendimtar dhe artist dhe del se shkrimet e tij përveç që kanë rëndësi filozofike, ato kanë edhe vlerat e veta letrare. Apologjia e Sokratit nuk është e shkruar në formë të dialogut, kurse veprat e tjera po. Dialogu si formë paraqitet në poezinë e vjetër greke, si lloj i veçantë i prozës filozofike fitoi formën e vet në shkollën e Sokratit, kurse përpunimi i vërtetë është bërë në shkrimet e Platonit.
Në kuadër të veprimtarisë së tij krijuese, Platoni filozofi i shquar grek dhe një nga filozofët e mendimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohëve, jep mendime dhe vlerësime të çmueshme dhe mjaft interesante edhe për artin (poetik).

Imitimi sipas Platonit
Platoni njihet me një paradoks të tij, për atë se Ai kishte kërkuar që nga shteti i tij ideal, t’i dëbojë dhe t’i censurojë plotësisht poetët. Preferenca e tij shfaqet aty vetëm ndaj himneve ku madhërohen perënditë, mirëpo për veprat siç janë tragjeditë e Eskilit dhe veprat e Homerit nuk do të ketë vend. Përmes kësaj, Platoni dëshironte që filozofia të jetë mbi poezinë dhe të jetë më e avancuar. Për Platonin, krijimi poetik nuk është i vetëdijshëm, pra nuk është fryt racional, por iracional. Pikëpamjet e veta, Platoni i ka shprehur në një kontekst shumë më të gjerë. Mendimet mbi poezinë i ka shprehur përmes dialogëve të tij të shumtë në kuadër të filozofisë. Sulmi i ashpër i Platonit ndaj poezisë është një përpjekje për të zhvendosur poezinë, me të cilën bashkohej muzika, vallëzimi, lojnat e ndryshme, pastaj manifestimet e shumta teatrale, këndimi i këngëve epika, të gjitha këto ishin kryesore sipas Platonit për formimin e moshës së re, këtë rol Platoni dëshironte t’ia jepte filozofisë, pra i riu të mos formohej nga ajo që ofronte poezia, pra përmes botës së ndjenjave, por nga filozofia. Është kënaqësia ajo që paraqet rrezikun kryesor për njeriun e shtetit të tij ideal. Poezinë Platoni e barasvlerson me kënaqësinë, se siç thekson ai kënaqësia nuk është e barasvlershme me vlerën. “Kënaqësia është mashtruesja më e madhe” thoshte Platoni. Krijimet e poeteve janë të ngjashme me kënaqësinë, gjerat më të cilat me të cilat veprojnë ata janë shumë larg realitetit, ajo shpreh shkallën e tretë të ekzistencës së gjërave duke qenë imitim i imitimit të esencave. Sipas Platonit, ekziston ideja e qenies ose e sendit, pastaj materializimi i saj në natyrë përmes materies dhe poezia e imiton josubstancialisht këtë realizim material i cili edhe vet është imitim i esencës. Del që imitimi sipas Platonit është një aktivitet sipërfaqësor, jo i thellë, i cili barazohet me kopjimin e jashtësisë së dukshme, sepse objekti i poezisë është sidomos fusha e ndjeshme e pasioneve dhe e ndjenjave, poetët bëhen imitues të llojit të gabuar të sjelljes dhe me krijimet e tyre prishin shpirtin e dëgjuesve. Ky qëndrim i Platonit që është qëndrim anti-poet, që e hasim në librin “Republika”, vazhdon edhe te libri tjetër “Apologjia e Sokratit”, ku Platoni thotë për poetët: ”Gjithë sa ishin aty të pranishëm, do të kishin folur më mirë se sa ata, që ishin vetë autorët. Me një fjalë, shumë shpejt kuptova se poetët i hartonin veprat e tyre jo duke përdorur trurin, po duke e shfrytëzuar një aftësi të tyre natyrore, njëfarë frymëzimi, siç bëjnë fallxhoret dhe profetët. Edhe ata në fakt thonë shumë gjëra, bile shpesh edhe të bukura, por pa ditur se ç’bëjnë. Po e njëjta gjë ndoshta edhe me poetët, bile vura re njëherësh se falë talentit të tyre poetik, besonin se ishin njerëz më të ditur nga të gjithë të tjerët, ndonëse nuk ishin aspak të tillë”. Me këtë Platoni ka formuar qëndrimin e tij mbi poezinë se produkt hyjnor dhe ngrit në kulm konfliktin midis poetëve dhe filozofëve, për të fituar statusin njëra nga këto dy pale, statusin e mësuesit të rinisë dhe prijësit shtetëror.
Poetët në shtetin e tij duhet ta kenë vendin e vetë, por ai vend duhet të jetë i përcaktuar sipas rregullave shumë të precizuara dhe të harmonizuara me kërkesat e sundimtarëve, pra në një far mënyre poezia duhet të jetë në shërbim të ideologjisë. Platoni nuk mund t’i pranojë qytetarët që nuk do të dinë të këndojnë, të gjithë qytetarët duhet të këndojnë në këngë, mirëpo këngët duhet të jenë të tilla që ta orientojnë shpirtin drejt virtyteve dhe jo “të ëmbla sikur himnet për Orfeun” . Për Platonin poezia është e papranueshme sepse ajo shpreh me shumësi ndjenjat. Platoni përshkruan gjendjen psikologjike të recituesit, kur ai duke recituar përhumbet, përfshihet në emocionet aq shumë sa manifeston prirjen për t’u identifikuar me personazhet dhe ngjarjet e epit dhe me atë rast bëhet i përhumbur, që për Platonin është argumenti mbi pushtetin që mund të ushtrojë poezia mbi njeriun, d.m.th. mbi një pjesë të tij, pjesën inferiore e cila mund të ndikohet nga një emocion pa qenë kontrolluar prej arsyes.
Platoni thoshte se aftësitë e njeriut janë bërë për të pasur një veprim të kufizuar, kështu që ata e kanë të vështirë të imitojnë mirë shumë gjëra dhe as të paraqesin mirë veprimet kopje e të cilave janë imitimet. Pra, poetët nuk duhet të imitojnë asgjë që është e ulët dhe e turpshme, duke u ruajtur e duke imituar të tilla gjëra ata vinë e bëhen si ato që po imitojnë. Ai nuk e ka vënë re se si imitimi i filluar që në rininë e parë dhe i vazhduar gjerë vonë në jetë, me kohë rritet brenda nesh dhe bëhet një natyrë e dytë e jona duke prekur trupin, zërin dhe mendjen tonë. Ai vazhdon më tutje duke theksuar se nuk do t’i lejojmë ata për të cilët përkujdesemi dhe për të cilët themi se duhet të bëhen njerëz të mirë, të imitojnë, ta zëmë, një grua, e re qoftë apo plakë, që zihet me të shoqin apo e fryrë nga mendjemadhësia, fyen zotat dhe i shkon mendja të barabitet me ta qoftë kur e ndien veten të lumtur apo fatkeqe apo kur ankohet e qan. Dhe ca më pak do të imitojë ata që janë të sëmurë, të dashuruar apo që janë duke vuajtur.Ca më pak ata do të imitojnë skllevërit, burra e gra qofshin, në veprime që nuk u përshtatet gjendjes së tyre.
Siç shkruam edhe më herët, poetët duke imituar nuk janë në gjendje e nuk janë të aftë të prekin dhe ta njohin të vërtetën, për atë që shkruajnë. Vërtet, poetët nuk janë në gjendje ta shpjegojnë atë që kanë shkruar, pra, as nuk e kuptojnë e as nuk janë të aftë që atë ta bartin tek të tjerët. Kjo, mbase për arsyen se poetët në momentin e krijimit janë jashtë vetvetes, pra, nuk janë në gjendje normale të vetëdijes, por krijojnë nën diktat të ekstazës hyjnore, Muzave. Krijimi që është rezultat i një gjendjeje të tillë i drejtohet zemrës së dëgjuesit, duke derdhur tek ai një sasi të madhe ndjenjash nga të cilat atij mund t’i prishet arsyeja. Në këtë mënyrë, poezia, në vend se ta formojë rininë greke, e shkatërron atë.

- David Gilmour
- Posts: 5122
- Joined: Sun Sep 09, 2007 9:05 am
- Location: Prizren
- Contact:
Re: PLATONI (filozof Idealist i greqis se lashte)
emri Platon qysh ka ardhen? a e din najkush?
Re: PLATONI (filozof Idealist i greqis se lashte)
diqka lidhur me fizionomin e tina,per ka pamja kom harru ikzektlli qka/qysh.David Gilmour wrote:emri Platon qysh ka ardhen? a e din najkush?
- David Gilmour
- Posts: 5122
- Joined: Sun Sep 09, 2007 9:05 am
- Location: Prizren
- Contact:
Re: PLATONI (filozof Idealist i greqis se lashte)
bravo, perafersisht ja ki qellu Hosefinë, ma sakt per ata qe se din Platon dmth njeri muskuloz, nime u kan se u marr shum me sportHosefinë wrote:diqka lidhur me fizionomin e tina,per ka pamja kom harru ikzektlli qka/qysh.David Gilmour wrote:emri Platon qysh ka ardhen? a e din najkush?
e bana pytjen se veq dashta me dit kush pe din
Re: PLATONI (filozof Idealist i greqis se lashte)
Ni Thenje e Platonit shum me ka pelqy:
Ndonëse ndokush është krejt mosbesues ndaj ekzistencës së zotave, nëse ka drejtësi të karakterit, ai e urren të keqen tek njeriu. Ky zët ndaj padrejtësisë nuk e lë atë të bëjë veprime të padrejta, e kështu tek i shmanget së padrejtës i bashkohet së drejtës.