Qeveria miratoi Projektligjin e punës
Në prag të 1 Majit, Ditës së Punëtorëve, Qeveria e Kosovës ka miratuar të premten Projektligjin e punës, ligj ky që do të rregullojë të drejtat e punëtorëve në sektorin publik dhe atë privat.
Projektligjin e ka prezantuar ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq, i cili ka kërkuar nga kabineti qeveritar mbështetje për këtë projektligj, i cili ka thënë se i plotëson të gjitha kriteret evropiane.
Ministri Rashiq, po ashtu, ka njoftuar se brenda muajit maj do të përgatitet dhe procedohet edhe Projektligji për pensionistët.
Kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se Ligji i Punës i ka munguar për kohë të gjatë Kosovës, por tash e tutje punëtorët do të mbrohen me ligj.
“Ky është ligj që i ka munguar Kosovës, që rregullon të drejtat e punëtorëve në sektorin publik dhe privat, është i konsultuar. Tash e tutje punëtorët do të mbrohet me ligj. Qeveria do të mbulojë koston financiare të këtij ligji”, ka thënë ai.
Ai po ashtu e ka vlerësuar si një lajm shumë të mirë, faktin që do të finalizohet edhe Projektligji për pensionistët.
“Është lajm shumë i mirë edhe zotimi që gjatë muajit maj të përmbyllet, apo të finalizohet edhe Projektligji për pensionistët. Janë këto dy projektligje që i kanë munguar Kosovës. Edhe sa i përket Ligjit për pensionistët Qeveria e Kosovës është e angazhuar dhe ka një harmonizim edhe me faktorët ndërkombëtarë”, ka thënë Thaçi, transmeton Kosovapress.
Ministri i Ekonomisë dhe Financave (MEF), Ahmet Shala, ka vlerësuar se miratimi i Projektligjit të punës është një përmbyllje e suksesshme e të gjithë aktorëve të involvuar në këtë projektligj, i cili rregullon marrëdhëniet e punës.
“Unë besoj se ky projektligj i ka plotësuar kriteret dhe standardet. Është i harmonizuar edhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore që kanë qenë ndihmës kryesor gjatë të gjitha fazave”, ka thënë Shala.
Qeveria ka miratuar edhe Projektligjin për vlerësimin e ndikimit në mjedis, ndërkaq është duke shqyrtuar propozim-vendimin për miratimin e kornizës afatmesme të shpenzimeve 2011-2013, raportin e tremujorit të parë të buxhetit 2010 dhe propozim-vendimin për miratimin e raportit për vlerësimin e përshtatshmërisë së sistemit të financimit komunal në vitin 2009.
/express/
Qeveria miratoi Projektligjin e punës
Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82
- V | a G r a
- Posts: 12726
- Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
- Location: Pr!sht!n
- Contact:
Re: Qeveria miratoi Projektligjin e punës
Ehh mir koka bo shum .. Me shpresen qe kem me pas ku ankohum na puntort kur tna vyn naj sen , ishalla zbatohet !!
Re: Qeveria miratoi Projektligjin e punës
a mujna me shkarku naj qysh?
Re: Qeveria miratoi Projektligjin e punës
cfare permban ky projektligj se s'po e gjej dot vete ne internet?
Re: Qeveria miratoi Projektligjin e punës
n'kosove shkelen dreitat e puntorve n'myren mat keqe tu ja nis prej orareve t'gjata , paga t'vogla , pastaj n'kosove ne sektorin privat ka puntore qe punojn qe 10 vjet e nuk ju ec stazhi i punes nuk jon te lajmrum kerkun . Qito jon gjanat elementare qe ligji i punes ka mei rregullu !
Re: Qeveria miratoi Projektligjin e punës
n'kosove punttpri osht skllav hesapi. tash sa u ktheva do punojshin per ujsells dicka, edhe pos pantollavete mavit sen tjetr, me patika t'kines tu punu, jo mi pase tesaht e punes qe duhet mu kankusht, e dyta shlemi, syzat mu kan obligative definitivisht
- Ambassador
- Posts: 482
- Joined: Fri Dec 12, 2008 7:07 pm
- Location: n'mrriz
Re: Qeveria miratoi Projektligjin e punës
ani bre hajr boft