Varferia ekstreme, plage boterore!

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82

Post Reply
User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

Varferia ekstreme, plage boterore!

Post by V | a G r a »

VARFËRIA COPËTON ZEMRA…

Image

Fotoja e cila shihni me lartë nuk është aspak produkt montazhi, por vecse “fruti” i varfërise ekstreme që fatkeqsisht miliona njerëz jetojnë cdo ditë në mbarë botën. Varfëria, definohet si një gjendje e vështirë ekonomike, e cila vjen si rezultat i mungesës se nevojave bazë te jetesës. Sigurisht, qe fjalën “varfëri” secili prej nesh e interpreton me mënyrën e vet. Ne fund te fundit, jo të gjithë kemi te njëjtat nevoja. Për disa varfëri konsiderohet pamundësia për të blerë një copë bukë, ndërsa për ca te tjerë mosarritja e blerjes së një “Ferrari”. Sic e shikoni pra nevojat variojnë nga rasti ne rast, dhe nga shteti në shtet. Por varfëria nuk ështe vetëm kaq, ekzistojnë lloje te ndryshme varfërish midis tyre më të njohurat janë:

1. Varfëria ekstreme: brenda të cilës bëjne pjesë të gjithë individët te cilët jetojnë me një shumë të vogël të hollash, ku në shumë raste arrijnë ekstremin. Shohim njerëz ku nuk kanë te hanë, trupa te skeletuar dhe analfabetizem total. Varfëria perbën nje zinxhir dëshperimesh shpirtërore, por dhe një zinxhir perbuzjesh shoqërore. Te varfërit ne pergjithësi nuk i duan, nuk i respektojnë, i konsiderojnë te pakulturë dhe individë me një nivel shumë te ulët arsimor. Statistika më e njohur qe përdoret dhe nga Banka Boterore bën të ditur se te gjithë individët të cilët jetojnë me 1 (një) dollarë në ditë, i perkasin kësaj kategorie të ndjeshme ekonomiko-shoqërore.

2. Varfëria relative: në këte kategori bëjnë pjesë të gjithë individët, të ardhurat e të cilëve nuk i tejkalojnë gjysmën e shumës së pagës mesatare, për shembull, nëse paga mujore ështe 1000 euro, ata jetojnë vetëm me 500 euro. Gjitheashtu, kur flasim për këto shifra pa diskutim nuk i referohemi vendeve shumë te varfëra, por atyre të cilat janë pak më të zhvilluara. Ne Shqipëri për shembull, paga 500 euro në muaj do të konsiderohej mjaft e kënaqshme, por kur flasim për Europën dhe Amerikën pa dyshim qe kjo pagë quhet minimale. Shkaqet e varfërisë lidhen ngushtë me papunësinë. Fatkeqsisht, papunësia ka “paralizuar” dhe forcën puntore, d.m.th gjeneratën e re. Ende nuk ekzistojnë programe te mirëfillta per ofrimin e vendeve te ndryshme te punës. Është i dhimbshëm fakti që mijëra të rinj te cilet kane studjuar per vite me rradhe, menjehere pas marrjes se diplomave janë të detyruar te “vrasin orën” me kafe dhe cigare…PSE?! Sepse nuk ka vende te lira pune!!! Ky eshte shpjegimi që u jepet te diplomuarëve nga organet perkatëse, vendet e të cilëve i kanë zvendësuar niprit dhe mbesat e pseudo-cubave te rradhës. Vitet kalojnë…kohërat ndryshojnë…por gjendja ekonomike sic duket është “hedhur ne allÇi”. Askush s’do t’ia dijë!!! Pastaj po të kthesh veshtrimin nga vendet Afrikane, komentet janë të tepërta. Varfëria ekstreme, sëmundjet e transmetueshme dhe analfabetizmi MBRETËROJNË KUDO. SYTË E PËRLOTUR TE FËMIJËVE JETIM DHE TRUPAT E SKELETUAR PERSHKRUAJNË TMERRIN E PAFUND QE ATA ËNGJËJ TE PAFAJSHËM FATI I KEQ I FTOI QË NË MOSHËN MË DELIKATE DHE MË TË BUKUR TË JETËS SË TYRE, ATË TË FËMIJËRISË…TË PËRBALLESHIN ME DALLGËT E PA MPOSHTME TË REALITETIT TË SHËMTUAR.
User avatar
Dr.SkaL.
Posts: 1079
Joined: Sat Apr 21, 2007 1:03 pm
Location: Khazad Dum

Re: Varferia ekstreme, plage boterore!

Post by Dr.SkaL. »

bota e ka politiken e ashper
Agonn.
Posts: 1668
Joined: Mon Oct 20, 2008 3:15 pm

Re: Varferia ekstreme, plage boterore!

Post by Agonn. »

nAfrik ka shum ksi raste...mjerim nboten ku jetojna...
User avatar
rock_boy18
Posts: 5437
Joined: Sun Mar 04, 2007 12:24 pm
Location: n'Mitrovicë

Re: Varferia ekstreme, plage boterore!

Post by rock_boy18 »

varferia esht seni ma i keq, i pikellueshem ne bot :? ne te cilen ska ven se nuk ka varferi , njerz se skan as buk e dalin shtrejn doren per me marr diqka :(
bile me honger buk e me ja qu do buk ne shpi familjes qe presin ni cop buk prej
prej burrit te shpis :( :?
Un shum pikellona kur i shoh ksi sene qe edhe ni poezi prej Migjenit qe tregon krejt te verteten qe ndodh ne varferi :

POEMA E MJERIMIT

Kafshatë që s'kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,
kafshatë që të mbetë në fyt edhe të ze trishtimi
kur shefftyra të zbeta edhe sy tëjeshilta
që të shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita
edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin
të tanëjetën e vet derisa të vdesin.
E mbi ta n'ajri, si në qesendi,
therin qiellën kryqat e minaret e ngurta,
profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrta
shkëlqejnë. E mjerimi mirfilli ndien tradhti.

Mjerimi ka vulën e vet të shëmtueme;
asht e neveritshme, e keqe, e turpshme;
balli që e ka, syt që e shprehin,
buzët që më kot mundohen ta mshefin -
janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes,
të mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezës
mbi të cilën hangri darkën një qen e pamshirshëm
me bark shekulluer, gjithmon i pangishëm.
Mjerimi s'ka fat. Por ka vetëm zhele,
zhele fund e maje, flamujt e një shprese
të shkymë dhe të coptuem me të dalun bese.

Mjerimi tërbohet në dashuni epshore.
Nëpër skaje t'errta, bashkë me qej, mij, mica,
mbi pecat e mykta, të qelbta, të ndyta, të lagta
lakuriqen mishnat, si zhangë; të verdhë e pisa;
kapërthehen ndjenjat me fuqi shtazore,
kafshojnë, përpijnë, thithen, puthen buzët e ndragta
edhe shuhet uja, dhe fashitet etja
n'epshin kapërthyes, kur mbytet vetvetja.
Dhe aty zajnë fillin të marrët, shërbtorët dhe lypsat
që nesër do linden me na i mbushë rrugat.

Mjerimi në dritzën e synit te kërthini
dridhet posi flaka e mekun qirini
nën tavan të tymuem dhe plot merimanga,
ku hije njerzish dridhen ndër mure plot danga,
ku foshnja e smueme qan si shpirt' i keq
tu' ndukë gjitë e shterruna të së zezës amë,
e kjo prap shtazanë, mallkon zot e dreq,
mallkon frytn e vet, mallkon barrn e randë.
Foshnj' e saj nuk qesh, por vetëm lëngon,
e ama s'e don, por vetëm mallkon.
Vall sa i trishtueshëm asht djepi i skamit
ku foshnjën përkundin lott edhe të fshamit!

Mjerimi rrit fënnin në hijen e shtëpive
të nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis,
ku nuk mund t'u prishet qetsia zotnive
kur bashkë me zoja flejnë në shtretënt e lumnis.

Mjerimi pjek fëmin para se të burrnohet;
don ta msojë t'i iki grushtit q'i kërcnohet,
atij grusht që në gjumë e shtërngon për fytit
kur fillojnë kllapitë e etheve prej unit
dhe fetyrën e fëmis e mblon hij' e vdekjes,
një stoli e kobshme në vend të buzqeshjes.
Një fryt kurse piqet dihet se ku shkon
qashtu edhe fëmia në bark të dheut mbaron.

Mjerimi punon, punon dit e natë
tu' i vlue djersa në gjoks edhe në ballë,
tue u zhigatun deri në gjujë në baltë
e prap zorrët nga uja i bahen palë-palë.
Shpërblim qesharak! Për qindenjë afsh
në ditë - vetëm: lekë tre-katër dhe "marsh!".

Mjerimi kaiher' i ka faqet e lustrueme,
buzët e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme,
trupin pënnendore e një tregtis së ndytë,
që asht i gjikuem të bijë në shtrat të vet i dytë;
dhe për at shërbim ka për të marrë do franga
ndër çarçafë, ndër fëtyra dhe në ndërgjegje danga.

Mjerimi gjithashtu len dhe në trashigim
-jo veç nëpër banka dhe në gja të patundshme,
por eshtnat e shtrembta e në gjoks ndoj dhimbë,
mund që të len kujtim ditën e dikurshme
kur pullaz' i shtëpis u shemb edhe ra
nga kalbsin' e kohës, nga pesha e qiellit,
kur mbi gjithçka u ndi një i tmerrshmi za
plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit,
ish zan' i njeriut që vdiste nën tra.
Kështu nën kambë të randë të zotit t'egërsuem -
thotë prifti - vdes ai që çon jetë të dhunuem.
Dhe me këto kujtime, ksi lloj fatkeqësinash
mbushet got' e helmit në trashigim brezninash.

Mjerimi ka motër ngushulluese gotën.
Në pijetore të qelbta, pranë tryezës plot zdrale
të neveritshme, shpirti me etje derdh gotën
në fyt për me harrue nandhetenand' halle.
E gota e turbull, gota satanike
tu' e ledhatue e pickon si gjarpni -
dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni,

nën tryezë qan-qeshet në formë tragjikomike.
Të gjitha hallet skami në gotë i mbyt
kur njëqind i derdh një nga një në fyt.

Mjerimi ndez dëshirat si hyjet errsina
dhe bajnë tym si hejt q'i ban shkrum shkreptima.

Mjerimi s'ka gëzim, por ka vetëm dhimba,
dhimba paduruese që të bajnë të çmendesh,
që t'apin litarin të shkojsh fill' e të varesh
ose bahe fli e mjerë e paragrafesh.

Mjerimi s'don mshirë. Por don vetëm të drejt!
Mshirë? Bijë bastardhe e etënve dinakë,
të cilt në mnyrë pompoze posi farisejt
i bijnë lodërtinës me ndjejt dhelparak
tu' ia lëshue lypsiti një grosh të holl' në shplakë.

Mjerimi asht një njollë e pashlyeme
në ballë të njerzimit që kalon nëpër shekuj.
Dhe kët njollë kurr nuk asht e mundshme
ta shlyejnë paçavrat që zunë myk ndër tempuj.
User avatar
Vissy Dream
Posts: 5699
Joined: Sun Jul 15, 2007 7:20 pm
Location: Old Trafford

Re: Varferia ekstreme, plage boterore!

Post by Vissy Dream »

Varferia osht seni ma i keq qe munet me e perjetu ni njeri, shume m`dhimen ata persona te cilt jane te varfun.

Ishalla kjo varferi shkon duke u zhduk sa ma shpejt!
jack4500k
Posts: 1
Joined: Tue Jan 20, 2009 1:57 am

UGG Boots

Post by jack4500k »

Wherther you have been flocking to stores around the world in search of the perfect pair of UGGs? Look no further than UGG Boot Central, your ultimate destination for high quality casual foot wear.
UGGs are High Quality Casual FootwearUgg boots are amongst the highest quality casual footwear you’ll ever purchase. Once you have a pair in hand you’ll understand why celebrities and fashion icons from all over the world have clamored to find their own UGGs.
Every single pair of Uggs we make - whether for man, woman, child, or baby - are hand crafted with a reinforced toe and heel to ensure maximum durability. The soles are made of a synthetic material that varies depending on the type of Ugg slipper or boot you are purchasing, allowing for support or flexibility for both indoor and outdoor wear.
Ugg boots australia make an incredible fashion statement as well. No matter which style you choose, you can dress them up or down to match any outfit. Girls will love wearing their new Uggs to school while women will enjoy showing them off in the office or when they’re out with the girls. Even men have found Uggs to be a classy and sophisticated addition to their casual wardrobes as walmart rumor!
User avatar
HolyAlbanian
Posts: 370
Joined: Sun Sep 25, 2005 10:30 pm
Location: shkup

Re: Varferia ekstreme, plage boterore!

Post by HolyAlbanian »

vallah i ngiti sja di te untit, veq varfria krejt kqijat i ka te le te unt, budall, pa goj etj. ishAllah veq Zoti madh i shperbleft per hjekat qe i perjetojn kto njerz per qdo sekond.
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Varferia ekstreme, plage boterore!

Post by Clavicula »

ka pas, ka edhe ka me pas fukarallak hon e don, edhe osht kuriozitet, sado pak me pas njerez ne toke, nuk ka munsi me i plotesu kerkesat e njezimit (po dihet pse), edhe sado me pas shume same shit.
opqr591

New York Jets jersey

Post by opqr591 »

These http://www.b2bjersey.com include being made of recycled plastic materials, New York Jets jersey
an e-manual embedded into the phone, a condensed user guide, it is Pittsburgh Steelers jerseys free of hazardous chemicals, a green calculator, the walk mate eco application, a charger San Francisco 49ers jerseys with low power cheap Vikings jerseys consumption
User avatar
AciDiuS
Moderator
Posts: 7206
Joined: Wed Mar 09, 2005 4:11 pm
Location: Free on Universe

Re: Varferia ekstreme, plage boterore!

Post by AciDiuS »

perderisa 80% e Amerikanve vujn prej mbi peshes qka nuk osht aspak natyrale gjith ajo pesh , neper bote e sidomos ne afrike vujn urie njerzit . Veq kthimi ne normalitet i Amerikanve e ksih ushqy krejt ato pjes te Afrikes . Se di n'cilin shtet te amerikes qitash niva qe pe bojshin ni ligj pi shtishin me pagu tatim kush osht mbi pesh.


Toka ka boll per nevojat e krejt njerzimit , po jo per lakmi .

Ghandi .
User avatar
David Gilmour
Posts: 5122
Joined: Sun Sep 09, 2007 9:05 am
Location: Prizren
Contact:

Re: Varferia ekstreme, plage boterore!

Post by David Gilmour »

boll keq walla osht kjo gjendje n'bot

Image
User avatar
rock_boy18
Posts: 5437
Joined: Sun Mar 04, 2007 12:24 pm
Location: n'Mitrovicë

Re: Varferia ekstreme, plage boterore!

Post by rock_boy18 »

AciDiuS wrote:perderisa 80% e Amerikanve vujn prej mbi peshes qka nuk osht aspak natyrale gjith ajo pesh , neper bote e sidomos ne afrike vujn urie njerzit . Veq kthimi ne normalitet i Amerikanve e ksih ushqy krejt ato pjes te Afrikes . Se di n'cilin shtet te amerikes qitash niva qe pe bojshin ni ligj pi shtishin me pagu tatim kush osht mbi pesh.


Toka ka boll per nevojat e krejt njerzimit , po jo per lakmi .

Ghandi .
plus e kishin bo pom doket ne Amerik me ligj , kush osht i trash e don me udhetu me aeroplan i duhet mi pagu 2 ulse :P hhahhah qishtu kom n'degju -4-
User avatar
AciDiuS
Moderator
Posts: 7206
Joined: Wed Mar 09, 2005 4:11 pm
Location: Free on Universe

Re: Varferia ekstreme, plage boterore!

Post by AciDiuS »

Jo ska kurfar ligji amo ajo osht kon gjith , te trasht ni karrike nuk i nxan kshtu qe duhet mi pagu dy karrika . Edhe ni dost i jemi ne ulcin kur shkoishim ka dy bileta veq per veti i nxerke se qashtu i trashe
Post Reply